Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.
ZVICER – Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA për muajin janar. Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion siç e mbyllën edhe 2025, në vendin e 63-të me 1401.07 pikë të grumbulluar

Ajo që është ngjitur dhe ka fituar sërish pozicione është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79-të, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308.84 pikë

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje.
Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8-të, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar.
Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12-të, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13-të.
Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.
B.T (Dosja.al)