Intervistë me Refik Hasanin, publicist dhe veprimtar në Luginë të Preshevës /Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc/
Refik HASANI, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën MekuliPress, lidhur me rifillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, i cili pritet të zbatohet nga 1 janari 2026, dhe po shkakton shqetësim të madh në Rajonin që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Në këtë intervistë z.HASANI, flet, se me rikthimin e këtij shërbimi, që ngjallë shqetësimin te shqiptarët në Krahinën shqiptare, për shkak të përvojave të hidhura nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, ku akoma rëndojn e jan të rënda, për ato pasoja tragjike e të dhimbshme.
Në intervistë, ndër tjerash, tregon se shqiptarët në ushtrinë jugosllave në vitet 1980-ta, përballeshin me diskriminim në mos përfaqësim proporcional me numrin e ushtarëve shqiptarë, e mos avancim në karrirën e hirarkin ushtarake, dhe sipas statistikave të konfirmuara, jan 135 ushtarë shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë, gjatë periudhës 1980-ta, u jan kthyer familjarëve në arkivole me shenja dhune mbi trupat e kthyer si një fenomen, ku ishin të regjistruar si ’’vetëvrasje’’ , e të ngjashme.
Intervista e plotë:
Mekulipress.com: Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, janë në përfundim të përgaditjeve të fundit, lidhur me rifillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, i cili pritet të zbatohet nga 1 janari 2026.Si e komentoni këtë zhvillim?
Refik HASANI: Është e vërtet me sa jam i informuar se Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, mbi rifillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, që është në dëm të sigurisë rajonale, për të treguar e vazhduar hegjemoninë e Serbisë në raport me fqinjët, janë me ambicie ekspansioniste, me ambicien shoviniste, veçmas për Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedonin e Veriut dhe Republikën e Kosovës. Nga parada e zhvilluar më datën 20 shtator të këtij muaji, fletë si një paralajmërim dhe pritet të zbatohet nga 1 janari 2026, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi. Me rikthimin e këtij shërbimi të detyrueshëm, që ngjallë shqetësimin tek shqiptarët për shkak të përvojave të hidhura, ku akoma rëndojn e jan të rënda, për ato pasojat tragjike e të dhimbshme, ku ushtarët shqiptarë ktheheshin në arkivole. Tani të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, shqetësimeve të shtuara duke u përballur e ballafaquar me rreziqe tjera, sapo të mbushin 18 vjeç, përveqë që dominon diskriminimi përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, pasi egziston diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime, pasi mungon perspektiva, nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, mugon Spitali në këtë Rajon, mungon ruatja e trashigimisë kulturo-historike, dhe tani edhe shërbimi ushtarak i detyrueshëm, është një arsye tjetër për t’u shpërngulur, pasi i pret ftesa për rekrutim, pasi e kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve të kësaj Krahine.
Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijojë pakënaqësi, pasigurinë jo vetëm tek ne shqiptarët por edhe tek Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat e tjera.
Parashtrohet pyetja vetë vetiu: Si ka mundësi Lugina , kur për ne shqiptarët ka diskriminim, nuk ka përfaqësim, në Gjykata, Prokurori, Gjeodezi, Kadastër, Administratë Tatimore, mungon përfaqësimi proporcional në zingjirin komandues të Policisë, Komandantët i Policisë në, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Kryetarët e Gjykatë sdhe Prokurorët Rajonal nuk jan të nacionalitetit shqiptarë, si ka mundësi tani të pranojn dhe të shërbejn në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, ku nuk ka oficer shqiptarë të kësaj ushtrie në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.
Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, në këto rrethana, me të pranuar ftesën për shërbim ushtarak të detyrueshëm, do të kujtojnë një pa dy se kjo ushtri, gjitha ato luftëra i ka zhvilluar, dëme të luftës e shkatrrime, në këto hapsira të Ballkanit, si mund të pajtohen dhe të veshin uniformën e kësaj ushtrie, ku nuk ka oficer e nënoficer të nacionalitetit shqiptarë.
Mekulipress.com: Me rifillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, A mendoni se do të jetë një shkak më shumë për rritjen e shpërnguljes nga Rajoni që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc?
Refik HASANI:Mendoj se rifillimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, nga 1 janari 2026,vërtet do të jetë një shkak plusë për rritjen e shpërnguljes së shqiptarëve në krahinën që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Tani përveqë përballjeve të politikave diskriminues të Serbisë, ishte është dhe vazhdon të mbetët tejet i përmasave të mdha me rrezikshmëri të lartë, është tepër shqetësuese, marrë paraysh duke e parë këtë si një përpjekje për presion do të detyrohen në shpërnguljen masive të rinjët shqiptarë për t’i ikur shërbimit ushtarak të detyrueshëm.
Rifillimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, nga 1 janari 2026, për shqiptarët droj se do të nënkuptohet si një përpjekjet e vazhdueshme e Serbisë për asimilimin shqiptarëve, shpërnguljen, pra rinia shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku shpesh në vendbanimet dhe lokalitete të kësaj Krahine, hasin në grafite antishqiptare, në media të Serbisë ku flitet e shkruhet në kuptimin e urrejtjes. Në çfardo proteste që mbahen në Serbi, përmendemi në kuptimin e një urrejtje, si të pajtohen në këtë frym që po kultivohet në Serbi të shërbejn në një ushtri shqiptarët, kështu do të detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht ka një tretman diskriminues.
Sipas statistikave të konfirmuara, jan 135 ushtarë shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë, gjatë periudhës së viteve 1980-ta, u jan kthyer familjarëve në arkivole me shenja dhune mbi trupat e kthyer si një fenomen ku ishin të regjistruar si ’’vetëvrasje’’, e të ngjashme
Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë,ku i njëjti shtetë përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, asnjë zbatim, e respektim të këtyre marrëveshjeve në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar.
Kjo është edhe një dëshmi shtesë se përveqë pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.
Kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë.
Kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë. /MekuliPress.com/