VOAL

VOAL

Rastet me COVID-19 në mbarë botën shkojnë në mbi 90 milionë

January 10, 2021

Komentet

Franca dhe Britania kryejnë simulimin e parë të përbashkët të një sulmi bërthamor

Në këto stërvije u përfshin aeroplanët francezë, Rafale (sikurse fluturaket në këtë fotografi), dhe ata Typhoon të Britanisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

 

Radio Evropa e Lirë

Forcat ajrore franceze dhe britanike kanë zhvilluar për herë të parë një stërvitje të përbashkët që simulon një sulm bërthamor, njoftuan të premten ministritë e Mbrojtjes të të dyja shteteve.

Stërvitja, me emrin e koduar “Rummy”, u zhvillua të martën dhe përfshiu aeroplanë luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike, së bashku me aeroplanët francezë Rafale, mbi Detin Mesdhe, u tha në njoftim.

Sipas dy shteteve, stërvitja u zhvillua në përputhje me procedurat e sigurisë, nuk përfshiu armë të vërteta bërthamore dhe kishte për qëllim forcimin e koordinimit mes dy fuqive bërthamore të Evropës Perëndimore.

Pas ngritjes nga një bazë në verilindje të Francës, “aeroplanët francezë Rafale, të shoqëruar nga britanikë Typhoon, zhvilluan një simulim të një sulmi bërthamor”, u tha në njoftim.

Stërvitja u zhvillua në një kohë kur tensionet mes vendeve të NATO-s dhe Rusisë, e cila posedon armë bërthamore, mbeten të larta, rreth katër vjet e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ofruar që mbrojtja nga fuqia parandaluese bërthamore e Francës të shtrihet edhe tek aleatët e tjerë evropianë. Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian që nga Brexit-i.

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, theksoi se “zotërimi i forcave të pavarura bërthamore nuk e përjashton koordinimin”.

Ajo shtoi se stërvitja e përbashkët me Britaninë tregoi se “forcat tona bërthamore dëshmojnë se mund të kontribuojnë edhe më shumë në sigurinë e përgjithshme” të NATO-s.

Në versionin në gjuhën frënge të deklaratës së përbashkët, ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, e cilësoi stërvitjen si një “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes Britanisë dhe Francës në fushën e mbrojtjes bërthamore.

“Kjo stërvitje dëshmon thellësinë e partneritetit tonë, besueshmërinë e kapaciteteve tona parandaluese dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar të bashkuar përballë kërcënimeve”, tha ai.

Në një postim në llogarinë e tij në X, Streeting shtoi se ky është “një hap historik në bashkëpunimin e mbrojtjes mes Britanisë dhe Francës dhe një sinjal i qartë se qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë për sigurinë evropiane dhe një kapacitet parandalues të besueshëm”.

Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

Një akullthyes rus, që punon me fuqi bërthamore, i quajtur Yamal, në afërsi të Ngushticës së Vilkitskit. Fotografi nga arkivi.

 

Ray Furlong

Një grup cisternash ruse, që janë të sanksionuara, u ankoruan rreth 1.300 kilometra në veri të Rrethit Arktik në korrik, pasi mbetën të bllokuara dhe u detyruan të përgatiteshin për një pritje të gjatë në ujërat e ngrira në skajin verior të botës. Ndihma nga dy akullthyese, që funksionojnë me energji bërthamore, ishte disa ditë lundrim larg.

Anijet kishin mbetur të bllokuara në Ngushticën e Vilkitskit, një pikë e ngushtë detare që është 55 kilometra e gjerë dhe që gjendet midis bregdetit të Siberisë veriore dhe ishullit Bolshevik, në Rrugën Veriore Detare të Rusisë (NSR) drejt Kinës.

Kremlini ka investuar shumë në pritjet se tërheqja e akullit detar në Arktik do të hapë një rrugë që më parë ishte e pakalueshme – një rrugë që ndodhet më larg rrezes së sulmeve me dronë ukrainas dhe të mundësisë së ndërhyrjes së flotave detare evropiane kundër anijeve të flotës në hije.

Këtë vit, nëpërmjet NSR-së, eksportet ruse të naftës bruto dhe gazit të lëngshëm natyror (LNG) kanë arritur nivele rekord. Por, siç e tregon bllokimi i trafikut detar në Arktik, lundrimi nuk është gjithmonë i lehtë.

“Ky është një shembull i mirë i një prej mesazheve tona kryesore: më pak akull nuk nënkupton lundrim më të lehtë”, tha për Radion Evropa e Lirë Ksenia Vakhrusheva, drejtuese e projektit për Arktikun në organizatën mjedisore Bellona, me seli në Lituani.

“Kur akulli shkrihet, pjesë të tij shkëputen dhe pluskojnë dhe ndonjëherë ndodh që në vende të caktuara, veçanërisht nëpër ngushtica, akulli grumbullohet dhe një anije pa klasifikimin e duhur për lundrim në akull nuk mund të kalojë”, shtoi ajo.

Vakhrusheva iu referua klasifikimit që përcakton shkallën në të cilën një anije është e aftë të përballojë akullin detar. Mungesa e anijeve të këtij lloji në Rusi është një nga disa faktorët që pengojnë zhvillimin e NSR-së, pavarësisht deklaratave optimiste të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarëve të tjerë rusë për këtë rrugë.

“Rrugë e sigurt”

NSR-ja ka “rëndësi kyç në situatën e tanishme sfiduese ndërkombëtare – është një rrugë e besueshme dhe e sigurt drejt tregjeve më të mëdha të botës”, tha Putin muajin e kaluar, gjatë ceremonisë së nisjes së projektit kryesor të naftës, Vostok Oil, në Gadishullin Tajmir, në jug të Ngushticës së Vilkitskit.

Putin tha se në vitin 2025, përgjatë kësaj rruge ishin transportuar 37 milionë tonë mallra, ndonëse jo përgjatë gjithë gjatësisë së saj, dhe parashikoi se kjo shifër do të “dyfishohej” deri në vitin 2030. Në fakt, që në vitin 2019, zyrtarët e Kremlinit janë përpjekur të përmbushin objektivin e Putinit prej 80 milionë tonësh deri në vitin 2024.

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si shifrat tregojnë një tablo më të ndërlikuar për NSR-në.

Deri në fund të muajit të kaluar, Qendra për Logjistikën e Veriut të Largët (CHNL), e financuar nga Norvegjia, raportoi se Rusia kishte transportuar rreth 2 milionë tonë ngarkesa, kryesisht naftë bruto, ose afërsisht 15 milionë fuçi, përgjatë gjithë NSR-së drejt Kinës dhe destinacioneve të tjera aziatike. Shumica e këtyre ngarkesave ishin nisur nga porti i Murmanskut, në Detin Barent.

Deri në mesin e muajit tetor, shifra u rrit në rreth 20 milionë fuçi, raportoi Reuters, duke cituar tregtarë dhe të dhëna për transportin detar. Kjo përbën një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin 2025. Megjithatë, në të njëjtën kohë, kjo sasi përfaqëson vetëm rreth 1 për qind të eksporteve të përgjithshme të naftës ruse që transportohet përmes rrugëve detare.

“Pa dyshim, atje ka një rritje të ndjeshme të aktivitetit. Megjithatë, ajo nis nga një nivel relativisht i ulët”, tha për Radion Evropa e Lirë Tomas Alexa, analist në kompaninë e konsulencës për sigurinë detare Ambrey.

“Mesazhi i drejtohet kryesisht audiencës së brendshme, por edhe Indisë dhe Kinës. Rusia po përpiqet të riafirmojë veten si një partnere e besueshme, e aftë të sigurojë sasitë e dakorduara ose të parashikuara”.

Alexa shtoi se, ndonëse Rusia ka vënë në shërbim një numër anijesh të reja të afta të lundrojnë në Arktik, aftësia e saj për t’i ndërtuar dhe mirëmbajtur këto anije, si dhe infrastrukturën tjetër në rajon, është penguar në mënyrë të konsiderueshme nga sanksionet perëndimore.

“Pjesët e këmbimit dhe materialet e ndërtimit shpesh duhet të sigurohen përmes palëve të treta për të shmangur regjimet e sanksioneve, sepse ato mund të bliheshin vetëm nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Koreja e Jugut ose Evropa”, tha ai. Ai shtoi se mirëmbajtja dhe riparimet më parë kryheshin nga kompani norvegjeze, daneze dhe holandeze, të cilat tani nuk janë më të gatshme t’i ofrojnë këto shërbime.

Një front i ri

Ndonëse pjesa dërrmuese e transportit përgjatë kësaj rruge përbëhet nga eksportet ruse të energjisë, edhe vende të tjera po nisin të provojnë të lundrojnë nëpër këto ujëra të ftohta.

Më 22 tetor, Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi se anija e parë kontejner e vendit kishte përdorur këtë rrugë. Ajo e vlerësoi si një rrugë më të shkurtër drejt Evropës, por vuri në pah edhe kushtet e vështira, përfshirë masat e mëdha të akullit lundrues në ngushticat e Beringut dhe të Vilkitskit.

Këtë vit, Kina, për herë të parë, nisi një shërbim të rregullt transporti me anije kontejnerë drejt Evropës përgjatë NSR-së, duke realizuar disa udhëtime.

Catherine Sendak, drejtuese e programit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Transatlantike në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA), tha se ka pikëpyetje të mëdha lidhur me mënyrën se si Rusia do ta menaxhojë këtë rrugë.

“Rusia e konsideron Arktikun, pjesën më të madhe të tij, si territor të vetin dhe mendon se… kjo është një rrugë e brendshme ujore”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Ka pasur diskutime për tarifat e kalimit… dhe për atë që autoritetet ruse do t’u ofronin anijeve tregtare që kalojnë nëpër këtë rrugë”, u shpreh ajo.

“Nuk mendoj se për momentin ka përgjigje të qarta për këto çështje. Do të më interesonte të shihja nëse pas një viti Rusia ende do të mendojë se përdorimi i kësaj rruge është në interesin e saj më të mirë, por ndoshta pa e hapur atë aq shumë për aktorët e tjerë”.

Një raport i CEPA-s i publikuar në shtator tha se “Rusia po e shndërron Arktikun në një fortesë”. Zyrtarët në Uashington, Bruksel dhe vende të tjera kanë përdorur gjuhë të ngjashme.

“Me rritjen e pranisë dhe ambicieve të Rusisë dhe Kinës, Arktiku është shndërruar në një vijë të frontit të konkurrencës globale për pushtet”, tha shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, më 21 tetor, teksa prezantoi një strategji të re të BE-së për Arktikun. “Qasja në rrugët detare të Arktikut dhe në burimet natyrore është me interes strategjik për BE-në”.

NATO-ja nisi në shkurt misionin e ri Roja e Arktikut, me qëllim shtimin e pranisë së saj në rajon. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan për planet për të zgjeruar praninë e tyre ushtarake në Grenlandë, si pjesë e një marrëveshjeje që synon po ashtu kapërcimin e një përplasjeje të ashpër brenda aleancës, të nxitur nga thirrja e presidentit amerikan, Donald Trump, që ishulli të vihet nën sovranitetin e SHBA-së.

Krahas shqetësimeve të sigurisë, organizata si Bellona vazhdojnë të tërheqin vëmendjen ndaj rreziqeve mjedisore që vijnë nga rritja e transportit detar në rajon, veçanërisht nga cisternat e vjetra dhe të mirëmbajtura keq të flotës në hije, si disa prej atyre që mbetën të bllokuara në Ngushticën e Vilkitskit.

Vetëm njëra prej tyre arriti të kalonte. Anijet e tjera në fund gjetën një rrugë alternative, pasi pritën deri në dy javë për akullthyeset, por sërish nuk arritën të lundronin përmes ngushticës.

“Një rrjedhje nafte në mjedisin e Arktikut është më e rrezikshme për natyrën sesa në pjesët e tjera të botës, sepse degradimi natyror i naftës në temperatura të ulëta është shumë më i ngadaltë sesa në rajonet më të ngrohta. Për më tepër, nafta mund të përhapet edhe mbi akull, gjë që mund t’i përshpejtojë efektet e ndryshimeve klimatike”, tha Vakhrusheva.

“Rusia nuk publikon asnjë informacion për incidentet ose aksidentet përgjatë Rrugës Veriore Detare, ndërsa zona është aq e madhe dhe e largët, saqë nuk ka organizata të pavarura apo aktivistë që mund të raportojnë për ndonjë ngjarje”, paralajmëroi ajo. rel

Çmimi Saharov i jepet Gjykatës Ndërkombëtare Penale

 Me çmimin për gjykatën e lartë, e cila prej kohësh është shënjestruar nga Trumpi, Parlamenti Evropian nënvizon punën e tij për të mbështetur sundimin e ligjit dhe drejtësinë në nivel global

 

VOAL- Parlamenti Evropian ka vendosur t’i japë Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit 2026 Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN) dhe përfaqësuesve të saj, të cilët prej kohësh janë shënjestruar nga administrata Trump. Çmimi u njoftua sot, të enjten, nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. “Bashkimi Evropian bazohet në respektin për multilateralizmin dhe institucionet ndërkombëtare”, tha Metsola para asamblesë, duke theksuar “punën e rëndësishme të bërë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe drejtësinë në nivel ndërkombëtar”.

Për GJND-në, “sfida të papara”

Me këtë njohje, theksoi Presidentja Metsola, Parlamenti Evropian “njeh punën e atyre që sjellin drejtësi për viktimat, duke përfshirë hetimet, ndjekjet penale dhe gjyqet”, duke shtuar se ata “duhet të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë parim”. Dallimi vjen në një kohë kur Gjykata e Lartë me seli në Hagë “dhe zyrtarët e saj po përballen me sfida të papara, veçanërisht sanksione që synojnë pengimin e mandatit gjyqësor” të GJND-së, komentoi Presidentja e saj, Tomoko Akane, duke iu referuar sanksioneve të fundit të SHBA-së që synojnë të gjithë institucionin.  Agjencitë

Protesta e studentëve, reagon IDU: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve, populli shqiptar meriton qeverisje të përgjegjshme

Unioni Ndërkombëtar Demokratik (IDU) shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, ku protestat e drejtuara nga studentët, të cilat nisën në Tiranë më 13 tetor 2026, tashmë janë përhapur edhe përtej kryeqytetit. E drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes janë gurë themeli të çdo shoqërie demokratike.

IDU i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe forcave të saj të sigurisë që të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të respektojnë parimin e proporcionalitetit dhe të garantojnë të drejtat themelore të çdo qytetari. Raportimet për përdorimin e plumbave prej gome, gazit lotsjellës dhe granatave trullosëse kundër turmave të përbëra kryesisht nga studentë janë alarmante. Çdo rast i përdorimit të tepruar të forcës duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, dhe personat përgjegjës duhet të mbahen para përgjegjësisë.

Shqetësimet e ngritura nga të rinjtë shqiptarë meritojnë një përgjigje të sinqertë dhe konkrete, jo shpërfillje. Etiketimi i një lëvizjeje të gjerë studentësh dhe qytetarësh si rezultat i ndërhyrjes së huaj nuk ndihmon në adresimin e pakënaqësive që i kanë nxjerrë ata në rrugë.

Thellësia dhe shtrirja e pakënaqësisë publike e bëjnë tashmë të qartë se një zgjidhje e qëndrueshme duhet të vijë nga vetë populli shqiptar. Për këtë arsye, IDU i bën thirrje qeverisë Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme, duke garantuar respektimin e plotë të lirisë së medias, një administrim të pavarur zgjedhor dhe akses të pakufizuar për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugëtim demokratik, të begatë dhe evropian. IDU qëndron në krah të popullit shqiptar në aspiratën e tij për një qeverisje të përgjegjshme, sundimin e ligjit dhe një të ardhme me mundësi e perspektivë në vendin e vet. bw

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi

VOAL- Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2026 iu dha të hënën dy profesorëve amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, të cilët japin mësim përkatësisht në Universitetin Stanford dhe Columbia, për punën e tyre “mbi themelet mikroekonomike të stabilizimit makroekonomik”. Modelet që ata zhvilluan, shpjegoi komiteti i Akademisë Suedeze, “kanë përmirësuar aftësinë tonë për të zbatuar politika efektive të stabilizimit” për të luftuar krizat ekonomike dhe për të mbajtur inflacionin nën kontroll. Ata studiuan reagimin e bizneseve dhe familjeve ndaj ndërhyrjeve qeveritare dhe të politikës monetare, veçanërisht në lidhje me pritjet për të ardhmen, që do të thotë se vetëm njoftimi i masave nga qeveritë dhe bankat qendrore mund të ndikojë në sjelljen ekonomike. I konsideruar kandidat për shumë vite, Ernst Fehr, një shtetas zviceran dhe austriak, i cili jep mësim në Universitetin e Cyrihut dhe konsiderohet një figurë kryesore në ekonominë e sjelljes, pasi ka kontribuar në relativizimin e idesë së “homo economicus”, të drejtuar vetëm nga interesi vetjak, mbeti përsëri duarbosh. I fundit në seri Në vitin 2025, çmimi iu dha Joel Mokyr (gjysma), Philippe Aghion dhe Peter Howitt (një të katërtën secili). I pari, një izraelito-amerikan i lindur në Holandë, i dyti francez dhe i dyti kanadez, u shpërblyen për “shpjegimin se si rritja ekonomike nxitet nga inovacioni”. Edhe pse u dha në të njëjtat ditë me çmimet e tjera, i fundit në seri, dhe gjithashtu u dha më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel, Çmimi për Ekonomi nuk është pjesë e Çmimeve origjinale Nobel. Ai u krijua nga Banka Mbretërore e Suedisë vetëm në vitin 1968, me rastin e 300-vjetorit të tij. Javën e kaluar, u shpallën fituesit për mjekësi (Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel), fizikë (Francis Halzen), kimi (Henri B. Kagan dhe Kenso Soai), letërsi (Anne Carson) dhe paqe (Navi Pillay).

Deklaratë bombë nga Britania- Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka deklaruar publikisht se autoritetet vendase besojnë se ka pasur ndërhyrje direkte të Rusisë në referendumin e vitit 2016 për daljen nga Bashkimi Evropian (Brexit).

Gjatë një interviste të dhënë për podkastin “The Rest Is Politics”, Burnham zbuloi se menjëherë pas marrjes së detyrës në Downing Street kërkoi një mbledhje informuese sekrete mbi këtë çështje sensitive.

 

“Pyeta drejtpërdrejt nëse kishte ndërhyrje ruse në referendum dhe mora përgjigjen e qartë se: Po, kishte,” u shpreh kryeministri britanik, duke shënuar kështu herën e parë që një kryeministër në detyrë e pranon zyrtarisht këtë fakt.

Deri tani, ekzekutivi britanik i kishte shmangur me kujdes konfirmimet publike mbi gjetjet e shërbimeve të inteligjencës. Edhe pse në vitin 2020 Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë në Parlament ngriti dyshime të forta mbi përdorimin e llogarive të rreme dhe rrjeteve të dezinformimit nga Moska për të ndikuar votën pro-Brexit, qeveritë e mëparshme nuk dhanë kurrë një vlerësim përfundimtar.

Kryeministri Burnham argumentoi se Britania ka qëndruar për vite me radhë në mbrojtje dhe se qytetarët duhet të informohen qartë mbi sulmet që u bëhen proceseve demokratike:

“Këto çështje duhet të thuhen qartë. Qytetarët nuk janë informuar mjaftueshëm për shkallën në të cilën fuqitë e huaja përpiqen të minojnë demokracitë tona.” gsh

Ja kur nisi gjithçka mes Izraelit dhe Palestinës

15 prilli i vitit 1936 është ndoshta data që i afrohet më shumë një pikënisjeje të konfliktit mes hebrenjve dhe arabëve në Palestinë. Shumë gjëra kishin ndodhur përpara dhe jashtëzakonisht shumë të tjera do të ndodhnin më pas, por ngjarja e asaj dite konsiderohet nga shumë ekspertë dhe historianë si një pikë kthese, si edhe çasti kur hebrenjtë u bindën se problemet me arabët e Palestinës do të zgjidheshin vetëm me forcë. Për të kuptuar se çfarë ndodhi atë ditë, duhet të kthehemi disa hapa pas.

Në vitin 1904, Israel Zangwill, një nga shkrimtarët hebrenj më të njohur të fillimit të shekullit XX, mbajti në Nju-Jork një fjalim të famshëm, në të cilin argumentonte nevojën që populli hebre, prej shekujsh i shpërndarë në vende të ndryshme evropiane, ta pushtonte me forcë Palestinën, të cilën hebrenjtë e kanë konsideruar gjithmonë «tokën e premtuar» që u është dhuruar nga Zoti. Zangwilli, në veçanti, mendonte se Palestina duhej pushtuar me dhunë, «për t’i dëbuar me shpatë fiset që e zotërojnë, ashtu siç kanë bërë etërit tanë».

Një lëvizje politike dhe kulturore që mbështeste një prani më të madhe hebraike në Palestinë ekzistonte prej dekadash dhe, mes shekujve XIX dhe XX, atje ishin krijuar disa bashkësi hebraike. Por në atë kohë drejtuesit e lëvizjes sioniste ishin kryesisht intelektualë dhe filantropë të borgjezisë evropiane, dhe lëvizja rrallëherë kishte marrë forma kaq të dhunshme. Për shkak të qëndrimeve të tij, Zangwilli u përjashtua nga lëvizja sioniste dhe u ripranua vetëm vite më vonë, megjithëse vazhdonte të mbante qëndrime po aq radikale.

Disa vjet më pas, në vitin 1918, David Ben-Gurioni, kryeministri i parë i ardhshëm i Izraelit, e kritikoi ashpër Zangwillin dhe qëndrimet e tij. Në një artikull të revistës Yiddishe Kemper, ai shkruante se shpronësimi i banorëve të Palestinës «nuk është qëllimi i sionizmit. […] Për asnjë arsye nuk duhet t’i cenojmë të drejtat e banorëve të saj. Vetëm njerëz si Zangwilli mund të përfytyrojnë se Toka e Izraelit do t’u jepet hebrenjve bashkë me të drejtën për t’i shpronësuar banorët e tanishëm».

Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, arabët dhe hebrenjtë zhvilluan përplasjen e parë të mirëfilltë të një lufte që vazhdon edhe sot: mes viteve 1936 dhe 1939, banorët arabë të Palestinës u ngritën kundër «mandatit» britanik në vend, një lloj protektorati, kryesisht sepse mendonin se ai favorizonte së tepërmi emigrantët e rinj hebrenj. Fillimi i së ashtuquajturës «Kryengritje e Madhe Arabe», siç njihen revoltat e asaj periudhe, datohet pikërisht më 15 prill 1936.

Gjatë tridhjetë viteve të para të shekullit XX, një numër gjithnjë e më i madh hebrenjsh kryen aliyah-n, që në hebraisht do të thotë «ngjitje», «kthim», drejt territorit palestinez. Atje blinin toka nga pronarët arabë, thanin këneta dhe përmirësonin toka të shkreta për të ndërtuar kibuce, bashkësi të mbështetura te barazia, ku prona private ishte shumë e rrallë, shkolla dhe institucione të tjera hebraike.

Më optimistët mes sionistëve mendonin se bashkëjetesa do të ishte paqësore dhe se arabët do ta pranonin gradualisht të mbeteshin pakicë në Palestinë. Më pesimistët mendonin se fluksi i pandërprerë i hebrenjve evropianë do t’i detyronte arabët të shpërnguleshin në vendet arabe fqinje, si Siria, Jordania dhe Libani.

Megjithatë, për shumë hebrenj të mbërritur në Izrael, popullsia vendase arabe nuk ishte problemi kryesor. Që kur, në vitin 1917, Perandoria Britanike, e cila kishte një lloj protektorati mbi Palestinën, njohu legjitimitetin e krijimit të një shteti hebre, hebrenjtë u përqendruan kryesisht në ngritjen e një sistemi ekonomik të qëndrueshëm, të frymëzuar nga socializmi. Ata investuan shumë, për shembull, në kultivimin dhe tregtinë e agrumeve, si edhe në krijimin e institucioneve të para shtetërore. Universiteti i njohur Hebraik i Jerusalemit u themelua në vitin 1918. Në atë kohë, rreth 90 për qind e popullsisë së Palestinës ishte arabe.

Në vitet që pasuan pati shumë shembuj tolerance, madje edhe bashkëjetese paqësore, mes arabëve dhe hebrenjve. Në Lida, një koloni e lashtë greke që më pas ishte shndërruar në një qytet të vogël arab, 20 kilometra larg Tel Avivit, mjeku hebre gjerman Siegfried Lehman themeloi më 1927 një shkollë me konvikt për të rinj hebrenj, që gëzonte shumë respekt në fshatrat arabe përreth. Lehmani u ofronte kujdes mjekësor banorëve të këtyre fshatrave, nxënësit shkonin shpesh atje për shëtitje dhe në shkollë ishte krijuar një «panair» për të nderuar dhe studiuar kulturën arabe. Në vitin 1947, njëzet vjet pas themelimit, shkolla e Lehmanit kishte rreth një mijë nxënës dhe ishte ndër më aktivet e bashkësisë hebraike në Palestinë.

Bashkëjetesa mes Izraelit dhe Palestinës

Në librin e tij të botuar së fundmi, Toka ime e premtuar, editorialisti i gazetës Haaretz, Ari Shavit, tregon se forma të ngjashme bashkëjetese paqësore mes arabëve dhe izraelitëve ekzistonin edhe në Rehovot, qytetin e vogël izraelit ku ai lindi në vitin 1957. Shaviti shkruan:

Ashtu si Rehovoti, edhe Zarnuga [fshati arab nga i cili vinte në atë kohë gjysma e fuqisë punëtore të Rehovotit] po zhvillohet me shpejtësi. […] Gjatë dhjetë viteve të fundit, popullsia e fshatit është rritur, duke arritur në 2.400 banorë; gjatë pesë viteve të fundit është dyfishuar edhe sipërfaqja e portokallishteve, e cila tani arrin në 2.555 dynymë. Në dhjetë vjet, çmimet e pasurive të paluajtshme janë dhjetëfishuar.

Duke punuar dhe duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në Rehovot, shumë prej banorëve të tij kanë mësuar plot gjëra. Tani dinë të ngasin traktorët, të vënë në punë pompat e puseve dhe t’i kultivojnë portokallishtet sipas teknikave më të fundit. Ndërtojnë shtëpi moderne prej guri, gjithnjë e më të ngjashme me ato të Rehovotit. Në vendbanimin arab blejnë xhaketa me prerje perëndimore, mobilie, tenxhere dhe tiganë të prodhuar në Perëndim, ushqime të konservuara, ilaçe dhe ushqime për fëmijë.

Kështu, në vjeshtën e vitit 1935, kultivuesi [izraelit] i portokalleve mund të mendojë se çështja arabe nuk është aspak një çështje. Arabët që punojnë për të nuk përbëjnë problem […]. Rehovoti rritet dhe, krahas tij, edhe Zarnuga. Rehovoti pasurohet dhe po kështu edhe Zarnuga. Çdo mëngjes, kur punëtorët e fshatit mbërrijnë përpara portës së portokallishtes, duket sikur gjithçka po shkon për mrekulli. Dhe çdo ditë, kur dhjetëra djem të vegjël nga Zarnuga mbërrijnë në Rehovot me biçikletat e tyre, duket sikur nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Në të vërtetë, gjatë viteve njëzet dhe tridhjetë, situata ishte bërë gjithnjë e më e tensionuar. Hebrenjtë vazhdonin të mbërrinin me mijëra në Palestinë, të blinin toka dhe të themelonin kibuce. Kriza ekonomike botërore e vitit 1929 kishte vënë në vështirësi sidomos bujqit arabë, të cilët kishin humbur punën ose ishin detyruar t’ua shisnin tokat hebrenjve, që zotëronin burime të mëdha financiare të ardhura nga Evropa.

Si reagim ndaj gjithë kësaj, gjendjes së keqe ekonomike të popullsisë arabe të Palestinës dhe përparimit të projektit sionist, nacionalistët palestinezë u organizuan në shoqata nacionaliste dhe brigada paraushtarake. Ata kundërshtonin emigracionin hebraik dhe projektin sionist, të cilin e akuzonin se donte të imponohej mbi një tokë që e konsideronin të tyren.

Përplasja e parë e madhe ndodhi në vitin 1929. Në fund të gushtit u përhap fjala se hebrenjtë në Palestinë do të përpiqeshin të merrnin kontrollin e Murit të Lotëve, një vend që konsiderohet pjesë e tempullit të lashtë hebraik të shkatërruar nga romakët. Por Muri ndodhet menjëherë poshtë Esplanadës së Xhamive, më e rëndësishmja prej të cilave është xhamia Al-Aksa, e ndërtuar në vendin ku, sipas besimit islam, Profeti Muhamed u ngjit në qiell.

Pas përhapjes së këtyre fjalëve, popullsia arabe sulmoi banorë hebrenj në Palestinë. Në përplasjet e ditëve që pasuan u vranë rreth 130 hebrenj, gjysma e tyre në Hebron, një qytet me shumicë arabe në Bregun Perëndimor, që vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm, dhe pothuajse po aq arabë.

Historiani James L. Gelvin, autor i një libri të vlerësuar mbi historinë e konfliktit izraelito-palestinez, e ka përshkruar shumë mirë situatën e atyre viteve nga këndvështrimi i arabëve palestinezë:

Sa më shumë hebrenj mbërrinin në Palestinë, aq më shumë tokë blinin agjentët sionistë. Çmimet e tokave bujqësore u rritën në qiell dhe jo pak pronarë tokash [arabë] që jetonin në qytete vendosën të nxirrnin fitime të majme duke ia shitur tokat e tyre Fondit Kombëtar Hebraik.

[Kur edhe] pronat e mëdha filluan të rralloheshin, agjentët sionistë nisën të blinin parcela të vogla, drejtpërdrejt ose duke i marrë nga fajdexhinjtë. Kështu ranë në kontakt me një numër gjithnjë e më të madh palestinezësh që jetonin në kufijtë e mbijetesës.

Deri në vitin 1931, blerjet e tokave nga sionistët kishin sjellë dëbimin e rreth njëzet mijë familjeve fshatare nga tokat e tyre. Brenda pak vitesh, përqindja e bujqve palestinezë pa tokë do të arrinte në 30 për qind. Për më tepër, 75–80 për qind e pronarëve zotëronin parcela që nuk mjaftonin për të siguruar mbijetesën. Sionizmi, i cili më parë kishte qenë diçka krejt abstrakte për shumë banorë vendas të Palestinës, ishte shndërruar në një prani të prekshme.

Në tetor të vitit 1935, situata u përkeqësua më tej. Në fund të atij viti, një zyrtar britanik zbuloi në portin e Jafës, një qytet i lashtë në jug të Tel Avivit, një sasi të madhe armësh të destinuara për bashkësinë hebraike në Palestinë, të fshehura në një ngarkesë çimentoje të nisur nga Belgjika.

Pas këtij zbulimi, një predikues popullor dhe udhëheqës ushtarak islamik, i quajtur Izz Abd al Kader Mustafa Yusuf ad Din al Kassam, bëri thirrje për xhihad kundër popullsisë hebraike. Megjithëse al-Kassami gëzonte popullaritet, duke shfrytëzuar varfërinë dhe pakënaqësinë e popullsisë arabe, pak njerëz iu bashkuan brigadave të tij. Vetë ai u vra gjatë një përplasjeje me ushtrinë britanike më 20 nëntor 1935.

Kështu u mbërrit te 15 prilli i vitit 1936, kur një grup burrash të armatosur bllokoi rrugën nga Tulkaremi drejt Tel Avivit. Kalimtarëve të parë iu kërkuan para për kauzën arabe. Kur mbërritën dy tregtarë hebrenj shpendësh që po shkonin në Tel Aviv, Israel Khazan dhe Zvi Dannenberg, grupi i armatosur i grabiti dhe i vrau.

Gazetat arabe të kohës, shkruan Haaretz, raportuan se një gjerman që ndodhej aty në atë çast u la i lirë dhe se grupi i armatosur i tha: «Shko në paqe, në emër të Hitlerit». Lidhjet mes udhëheqësve islamistë në Palestinë dhe diktaturës naziste vazhdojnë të jenë objekt studimi, megjithëse ekzistenca e tyre konsiderohet praktikisht e sigurt.

Rami Khazan, një pasardhës 64-vjeçar i Israel Khazanit, i tha Haaretz-it: «I zunë pritë. E ndaluan te postblloku dhe ai, nga krenaria, që në atë rast mund të quhet edhe papërgjegjshmëri, u përball me grupin e armatosur dhe u tha: “Ja ku jam, çfarë mund të më bëni?”. Dhe pastaj e qëlluan».

Pas vrasjes së Khazanit dhe Dannenbergut, Haaretz botoi një editorial që shprehte shqetësim të madh: «Këto ditë atmosfera është e elektrizuar. Gjendja shpirtërore e masave është helmuar nga një propagandë tërësisht ideologjike, sipas së cilës qëllimi justifikon çdo mjet. Ky elektricitet mund të shkarkohet në çdo çast, qoftë në akte “të vogla” kriminale, si ai i dy ditëve më parë, qoftë në mizori masive».

Më 17 prill, gjatë funeralit të Khazanit, një grup hebrenjsh u përpoq të vriste, në shenjë hakmarrjeje, disa punëtorë arabë që ndodheshin në rrugë. Në ditët që pasuan, popullsia civile hebraike u bë objekt i disa atentateve, mes tyre hedhja e një bombe në një nga rrugët më të mbushura me njerëz të Tel Avivit dhe disa vrasje nga snajperët. Gjithsej, gjatë verës së vitit 1936 u vranë 88 hebrenj.

Ndërkohë, udhëheqësit palestinezë, historikisht shumë të përçarë, kishin arritur të bashkoheshin në një «Komitet të Lartë Arab», i cili duhej të përfaqësonte interesat e tyre përballë britanikëve. Komiteti organizoi një grevë të përgjithshme të punëtorëve arabë, e cila shkaktoi probleme të ndryshme dhe, me kalimin e kohës, e thelloi ndarjen mes dy bashkësive. Britanikët dhe hebrenjtë i zëvendësuan punëtorët arabë në grevë me punëtorë hebrenj. Greva përfundoi në tetor të vitit 1936, pa pasoja të mëdha, ndërsa pak muaj më vonë britanikët e shpallën të jashtëligjshëm Komitetin e Lartë Arab, i cili pushoi së funksionuari.

Dhuna vazhdoi edhe në vitet pasuese. Gelvini shkruan se në vjeshtën e vitit 1937, «mes 9 mijë dhe 10 mijë luftëtarë arabë, palestinezë dhe të tjerë, lëviznin nëpër fshatra, duke sulmuar forcat britanike dhe vendbanimet sioniste e duke mbjellë panik».

Por viti më i dhunshëm i gjithë kryengritjes ishte 1938-a. Më 19 qershor, 18 civilë arabë u vranë nga shpërthimi i një bombe në një treg arab të Jerusalemit. Një tjetër bombë shpërtheu më 6 korrik në tregun arab të Haifës, duke vrarë 21 arabë. Të dy atentatet i janë atribuar Irgunit, një organizatë paraushtarake hebraike e themeluar pak vite më parë, e cila kreu dhjetëra sulme gjatë kryengritjes.

Në muajt që pasuan, ushtria britanike e shtypi kryengritjen arabe, kryesisht me dhunë. Por përplasjet e bindën bashkësinë hebraike se bashkëjetesa paqësore me palestinezët nuk ishte më e mundur. Në të njëjtin përfundim arritën edhe autoritetet britanike, të cilat, për këtë arsye, disa vite më vonë propozuan një plan ndarjeje që parashikonte krijimin e një shteti hebre dhe të një shteti arab.

Në vitin 1938, siç shkruan Shaviti në librin e tij, David Ben-Gurioni tha: «Zgjidhja ime për çështjen e arabëve në shtetin hebre është transferimi i tyre në vendet e tjera arabe».

Më 19 shtator 1939, kur kryengritja tashmë kishte përfunduar, u krijua shtabi i përgjithshëm i Haganahut, një organizatë paraushtarake hebraike që vepronte prej vitesh dhe që, pas luftës së vitit 1948, u bë bërthama e ushtrisë kombëtare izraelite.

Në vitin 1948, gjatë asaj që izraelitët e quajnë Lufta e Pavarësisë dhe palestinezët Nakba, «katastrofa», një nga veprimet ushtarake më të debatueshme të ushtrisë izraelite ndodhi në Lida, qyteti ku Lehmani kishte hapur shkollën me konvikt për të rinjtë. Për shkak të një lloj keqkuptimi, ushtria izraelite, e cila e kishte pushtuar tashmë qytetin me një operacion ushtarak, urdhëroi të hapej zjarr pa dallim mbi një grup civilësh që kishin mbetur në qytet: u vranë mes 150 dhe 200 persona.

Të nesërmen, ushtria izraelite i urdhëroi banorët e mbetur të mblidhnin plaçkat dhe ta braktisnin qytetin, për të shkuar drejt regjimenteve arabe që ndodheshin disa kilometra larg. Shumë prej tyre, ndoshta dhjetëra, ka shkruar historiani izraelit Benny Morris, vdiqën rrugës nga dehidratimi dhe rraskapitja.

Në një artikull të shkruar më 2013 për revistën The New Yorker, Shaviti shpjegonte:

«Lida është kutia e zezë e sionizmit. E vërteta është se sionizmi nuk mund ta toleronte një Lidë arabe. Që në fillim, ekzistonte një kontradiktë thelbësore mes sionizmit dhe Lidës. Nëse sionizmi duhej të mbijetonte, Lida nuk mund të ekzistonte.

Duke e parë pas në kohë, gjithçka është shumë e qartë. Kur Siegfried Lehmani mbërriti në Lida në vitin 1927, duhej ta kishte ditur se Lida ishte një pengesë për krijimin e një shteti hebre dhe se një ditë sionizmit do t’i duhej ta hiqte qafe. Por Lehmani nuk e kuptoi dhe sionizmi bëri sikur nuk kishte asgjë.

Për dekada, hebrenjtë arritën t’ia fshihnin vetes kundërthënien mes lëvizjes së tyre kombëtare dhe Lidës. Për 45 vjet, sionizmi bëri sikur ishte shkolla Ben Shemen dhe sikur jetonte në paqe me Lidën. Pastaj, brenda tri ditësh në verën e vitit 1948, Lida pushoi së ekzistuari»./ Bota.al

Alarm për sulme me dronë! Kaos në aeroportet e Moskës, mbi 370 fluturime anulohen ose vonohen

Mbi 370 fluturime janë vonuar në aeroportet e Moskës, ndërsa dhjetëra të tjera janë anuluar, pas aktivizimit të alarmit për sulm ajror në kryeqytetin rus dhe rajonin përreth, për shkak të një sulmi me dronë.

Situata ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të trafikut ajror, duke prekur si nisjet, ashtu edhe mbërritjet. Autoritetet aeroportuale aktivizojnë rregullisht protokollin e emergjencës të njohur si “Carpet” gjatë kërcënimeve të tilla, i cili parashikon pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve.

Masat e sigurisë synojnë të minimizojnë rreziqet gjatë sulmeve me dronë, por sjellin vonesa të shumta dhe ndryshime në oraret e udhëtimit. Pasagjerët përballen me pritje të gjata dhe pasiguri për fluturimet e tyre, ndërsa dhjetëra udhëtime janë anuluar.

Nuk ka ende të dhëna të mëtejshme për kohëzgjatjen e kufizimeve apo për momentin kur trafiku ajror në aeroportet e Moskës do t’i kthehet normalitetit. bw

Nobeli për Paqe i ndahet gjyqtares afrikanojugore Navi Pillay

Radio Evropa e Lirë

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2026 iu nda të premten gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay, e cila drejtoi gjykatën për gjenocidin në Ruandë dhe vitin e kaluar kryesoi një komision të OKB-së që akuzoi Izraelin për gjenocid në Gazë.

Pillay, e cila aktualisht është gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në një çështje ku edhe Mianmari akuzohet për gjenocid, ka qenë “vendimtare për të siguruar që krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi të ndiqen penalisht”, tha Jorgen Watne Frydnes, kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit, në Oslo.

Pillay drejtoi Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së, i cili nuk flet në emër të organizatës botërore dhe që vitin e kaluar arriti në përfundimin se në Gazë po kryhej gjenocid.

Në atë kohë, Pillay i tha agjencisë AFP se ekipi i saj kishte ndarë me prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare “mijëra pjesë informacioni”.

OKB-ja tha se çmimi për Pillayn ishte dëshmi e “vlerës” së të drejtave të njeriut.

Juria e Nobelit tha se po e nderonte atë në një kohë kur “sistemi i së drejtës ndërkombëtare është nën presion të jashtëzakonshëm dhe institucionet e tij janë nën sulm”.

“Në një kohë sfidash ekzistenciale, përfshirë më shumë luftëra dhe konflikte se sa ka parë bota prej shumë kohësh, e drejta ndërkombëtare nuk është më thjesht një plotësim i paqes dhe sigurisë. Ajo është një domosdoshmëri absolute”, tha Frydnes.

“Përkushtimi i Navi Pillayt ndaj parimeve universale ligjore dhe busulla e saj e fortë morale kanë qenë të pandryshueshme gjatë një karriere të gjatë”, thuhet në deklaratën e komitetit.

Çmimi, një nga vlerësimet më të larta diplomatike dhe humanitare, pritet të shkaktojë pakënaqësi te presidenti amerikan Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar vazhdimisht institucionet e drejtësisë ndërkombëtare.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Trump nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të fituar çmimin.

“Nëse duartrokisni pak më shumë, mund ta ndaj këtë çmim me Trumpin”, tha Pillay, mes duartrokitjeve në këmbë, në një moment të filmuar nga sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, në Nuremberg dhe të publikuar në rrjetin social X.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila më pas ia dhuroi Trumpit medaljen e artë të Nobelit.

Çmimi përfshin një medalje ari, një diplomë dhe një shumë prej 1.2 milionë dollarësh.

Çmimi do të dorëzohet në një ceremoni zyrtare në Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes, në vitin 1896, të krijuesit të çmimeve, shpikësit dhe filantropit suedez Alfred Nobel.

Çmimi Nobel për Paqe është i vetmi çmim Nobel që jepet në Oslo, ndërsa çmimet në kategoritë e tjera shpallen në Stokholm.

Të enjten, Çmimi Nobel për Letërsinë iu dha poetes kanadeze Anne Carson, për risjelljen e miteve dhe antikitetit grek në forma moderne, të cilat kanë frymëzuar mënyra të reja të të shkruarit.

Sezoni i Çmimeve Nobel për vitin 2026 përfundon të hënën me shpalljen e çmimit në ekonomi.

Raport i agjencisë së lajmeve AFP

Çmimi Nobel për Letërsi 2026 i shkon kanadezes Anne Carson

VOAL- Si çdo vit, ka njëfarë paparashikueshmërie në vendimet e Akademisë Suedeze. Shumë veta parashikuan se Çmimi Nobel për Letërsi 2026 do t’i shkonte një gruaje, duke respektuar rotacionin gjinor që duket se është bërë një rregull i pashkruar në dekadën e fundit. Megjithatë, ishte më pak e parashikueshme që çmimi do t’i shkonte një autoreje nga Amerika e Veriut (jo shumë larg Louise Glück), dhe akoma më pak një kanadeze, duke pasur parasysh se e fundit, Alice Munro, daton “vetëm” që nga viti 2013 (jo pak vite më parë, por Çmimet Nobel sigurisht që nuk jepen shpesh). Shanset ishin të larta për autorët nga Amerika e Jugut, ndërsa disa po vinin bast për një Nobel për kontinentin Afrikan.

 

Fituesja është Anne Carson, e lindur në Toronto 76 vjet më parë, një shkrimtare që e ka kaluar jetën duke shembur etiketat me të cilat letërsia pëlqen të përfshihet. Sot, ajo po festohet nga Akademia Suedeze për “veprën e saj të guximshme dhe krijuese, e cila, në një dialog të gjallë me traditën klasike, ka dhënë jetë formash të reja për letërsinë bashkëkohore”.

Poete? Sigurisht. Por edhe eseiste, përkthyese, filologe, dramaturge, klasiciste. Dhe mbi të gjitha, kontrabandiste. Anne Carson është lëkundur midis zhanreve me të njëjtën shkujdesje si një udhëtare që nuk beson në pasaporta. Në librat e saj, poezia pushton esenë, kritika letrare maskohet si rrëfim, miti grek merr një taksi dhe përfundon në shekullin e 21-të. Provë se edhe letërsia tani është hibride.

Në një epokë që prodhon romane si kos industrialë, të paketuar në mënyrë perfekte dhe të padallueshëm nga njëri-tjetri, shkrimet e Carson i kërkojnë lexuesit të bëjë një përpjekje pothuajse revolucionare: të mendojë.

Kryevepra e saj mbetet Autobiografia e të Kuqes. Ideja, në letër, duket si marrëzia e një seminari universitar të dështuar: marrja e mitit të Gerionit, përbindëshit të kuq të vrarë nga Herakliu, dhe transformimi i tij në një adoleshent me krahë, të prekshëm dhe të dashuruar. Megjithatë, nga ky material i papritur vjen një nga librat më të habitshëm të dekadave të fundit, një histori dashurie, dëshire dhe identiteti që përdor Greqinë e lashtë si një lente përmes së cilës vëzhgon plagët bashkëkohore.

Sfondi i saj si klasiciste shpjegon shumë, por jo mjaftueshëm. Klasikët, në duart e Carson, nuk janë gjetje arkeologjike për t’u lëmuar me skllavëri. Ajo përkthen Safon, Stesikorin dhe Euripidin për të treguar se ata janë ende gjallë dhe mjaftueshëm të rrezikshëm për të na folur për dëshirën, vetminë dhe humbjen.

Kjo është arsyeja pse shkrimi i tij është kaq irritues për disa dhe i domosdoshëm për të tjerët. Nuk ofron shpëtim. Nuk ofron as ngushëllimin e fabulës dhe as rehatinë e një fjalie të bukur dhe zbukuruese. Funksionon me anë të fërkimit. Bën që konceptet e largëta të përplasen derisa ato të prodhojnë shkëndija. Dhe ai e di se e vërteta nuk arrin kurrë në një vijë të drejtë. Ajo arrin në fragmente, citime, copëza miti, shënime filozofike, kujtime dhe heshtje.

Prandaj, Carson mishëron shpresën se letërsia ka ende territore të pashkelura. RSI

Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim

Ray Furlong

Një të enjte, në fillim të marsit, Milad Pourtalebian u kthye në apartamentin e tij dhe gjeti se ai ishte bastisur dhe hallakatur. Më pas, vuri re një detaj rrëqethës që sugjeronte se kjo nuk ishte një vjedhje: Kapela e tij e bejsbollit me mbishkrimin “Make Iran Great Again” ishte ngulur në mur me një thikë të madhe kuzhine.

Pourtalebian është shtetas iranian dhe, që kur mbërriti në Kanada në vitin 2024, ka organizuar tubime të opozitës iraniane në mërgim në qytetin e tij të adoptuar, Saskatun, në Saskatçevan.

Thyerja në apartament, e cila ndodhi disa ditë pasi sulmet ajrore amerikane dhe izraelite nisën një luftë me Iranin, pasoi një seri kërcënimesh në internet ndaj 32-vjeçarit lidhur me aktivitetet e tij. Ai e raportoi menjëherë incidentin në polici, duke u thënë autoriteteve se ishte shënjestruar për arsye politike.

Pourtalebian pozon me një portret të ish-princit të kurorës së Iranit në mërgim, Reza Pahlavit. Ai thotë se mbështetja e tij për Pahlavin e ka bërë shënjestër.

Pourtalebian pozon me një portret të ish-princit të kurorës së Iranit në mërgim, Reza Pahlavit. Ai thotë se mbështetja e tij për Pahlavin e ka bërë shënjestër.

“Incidenti fillimisht ishte jashtëzakonisht i frikshëm për mua”, i tha ai Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se që atëherë e ka kapërcyer këtë ndjenjë. “Vendosa të mos lejoj që frika të më ndalojë të shpreh pikëpamjet e mia politike. Mendoj për mijëra iranianë që kanë humbur jetën duke kërkuar lirinë”.

Fotografitë, dokumentet e policisë dhe pamjet e ekraneve nga rrjetet sociale që Pourtalebian i ndau me Radion Evropa e Lirë japin një ide se, pavarësisht se ndodhet mijëra kilometra larg Iranit, ai nuk është jashtë mundësive të shërbimeve të sigurisë së vendit.

Një postim në Telegram e denoncon atë për “aktivitete propagandistike kundër establishmentit politik” dhe për mbështetjen e “sulmit të Amerikës dhe regjimit zionist kundër Iranit”.

Postimi përfundon duke thënë: “Ky person jeton në Saskatun. Disa muaj më parë, e gjetëm dhe ia përcollëm mesazhin tonë në shtëpinë e tij”.

Kjo, tha Pourtalebian, ishte “veçanërisht shqetësuese”. Nga apartamenti i tij nuk ishte marrë asgjë dhe askush nuk është arrestuar.

Represioni transnacional

Përvoja e Pourtalebianit është specifike, por duket se është pjesë e një fenomeni më të gjerë, në të cilin shtetet autoritare ndjekin kundërshtarët e tyre edhe pasi ata gjejnë strehë në vende perëndimore që duken të sigurta.

Irani ka praktikuar vrasje dhe sulme prej dekadash, por presioni i tij global shkon shumë përtej kërcënimeve fizike.

Factnameh, një shërbim verifikimi faktesh në gjuhën perse, me bazë në Kanada, vuri në dukje kohët e fundit një rritje të “mbikëqyrjes së kryer nga turma, publikimit të të dhënave personale dhe frikësimit të mundësuar nga teknologjia, që synojnë kritikët jashtë Iranit”.

Ndër mjetet e përdorura është Alaj, një faqe interneti ku njerëzit mund të bëjnë denoncime, e cila thuhet se mban dosje për rreth 1.600 persona. Televizioni shtetëror iranian i ka kërcënuar personat e përfshirë në këto lista me “sekuestrim të pasurive, pezullim të plotë të shërbimeve konsullore dhe Njoftime të Kuqe të Interpolit”, tha Factnameh. Një tjetër mjet, Goorkan (në persisht “Gërmuesi i Varreve”), publikon të dhëna personale të atyre që i quan “tradhtarë”.

Shërbimet e inteligjencës amerikane, britanike dhe holandeze raportuan muajin e kaluar se Irani po zhvillonte një fushatë globale kibernetike. Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha se një program keqdashës i quajtur Heavygram ishte përdorur “për të kryer aktivitete keqdashëse kibernetike, për të shënjestruar disidentë iranianë, gazetarë kundër Iranit dhe grupe të tjera opozitare në mbarë botën”.

Irani nuk është i vetmi në ndjekjen e kritikëve jashtë vendit.

Yana Gorkhovskaia, drejtuese e kërkimit dhe analizës në Freedom House, me bazë në Uashington, ka vite që studion këtë fenomen.

“Kina, Irani dhe Rusia janë ndër 10 autorët kryesorë të represionit transnacional, sipas të dhënave tona. Kina i tejkalon dukshëm të gjitha qeveritë e tjera”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë. “Nga këto tri vende, Rusia është shumë më e dhunshmja sa i përket atentateve dhe sulmeve.”

Shembuj të njohur përfshijnë helmimet e dezertorëve Aleksandr Litvinenko dhe Sergei Skripal në Britani, si dhe sulmin me çekiç ndaj aktivistit të opozitës Leonid Volkov, bashkëpunëtor i disidentit të ndjerë rus, Aleksei Navalny, në Lituani.

“Një lloj paranoje”

Kjo është diçka që e shqetëson jashtëzakonisht shumë Mikhail Klimaryovin, një ekspert rus i sigurisë kibernetike dhe kritik i Kremlinit, i cili u largua nga Rusia pasi ajo nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022.

Tani që jeton në Berlin, ku bashkëpunon me Volkovin, 53-vjeçari i tha Radios Evropa e Lirë se, për shkak të kërcënimit, kishte vënë re tek vetja “një lloj paranoje”.

“Jam tepër i shqetësuar për sigurinë. Të paktën nga këndvështrimi i një personi normal dhe të shëndetshëm. Kur jam jashtë, kontrolloj nëse po më ndjek dikush. Para se të prek dorezën e derës së apartamentit tim, e kontrolloj fillimisht, sepse ishte ai rasti kur një dorezë dere u ly me Noviçok”, tha ai.

Por, Klimaryov tha se jeta e tij e përditshme ndikohej gjithashtu nga një mori presionesh më të vogla, që nga sulmet përmes mesazheve mashtruese deri te vështirësitë administrative, të cilat së bashku përbëjnë “një luftë psikologjike” të Moskës ndaj njerëzve si ai.

Për shembull, ai nuk mund ta rinovojë pasaportën ruse, e cila skadon në vitin 2029. Kjo do të ndikojë në statusin e tij të qëndrimit në Gjermani.

“Do të jetë një problem administrativ, dhe nuk do të jetë aq e thjeshtë sa mund të duket. Do të më duhet të punësoj një avokat”, tha ai.

Klimaryov shpjegoi se nuk ka azil në Gjermani dhe nuk dëshiron të aplikojë për të, sepse kjo do të nënkuptonte se nuk do të mund të vazhdonte të drejtonte një biznes që punëson 20 persona.

Klimaryov këmbëngul se, pavarësisht presionit të Kremlinit, ai nuk është viktimë. “Nuk jam në burg. Mund të siguroj jetesën".

Klimaryov këmbëngul se, pavarësisht presionit të Kremlinit, ai nuk është viktimë. “Nuk jam në burg. Mund të siguroj jetesën”.

Udhëtimet janë një tjetër problem. Rusia e ka futur atë në një listë terroristësh, gjë që mund të shkaktojë probleme në çdo kufi. Ai kujtoi se, teksa po kthehej nga një udhëtim të fundit në Shtetet e Bashkuara, një oficer “me automatik dhe qen” e nxori nga radha e hipjes në avion dhe e mori në pyetje për 30 minuta.

Rreziku i ekstradimit do të thotë se ai duhet të jetë i kujdesshëm se cilat vende viziton.

Klimaryov është gjithashtu në listën e agjentëve të huaj në Rusi dhe ka borxhe prej rreth 1 milion dollarësh nga gjobat e vendosura ndaj tij nga autoritetet, për të cilat ai thotë se janë për arsye politike.

Në shumë raste, ai nuk ka qenë në gjendje të merret me çështjet administrative që grumbulloheshin kundër tij në vendlindje, sepse numri i tij rus i telefonit u anulua, duke e penguar të komunikonte me autoritetet në internet ose të hynte në llogaritë e tij bankare në Rusi.

Klimaryov thotë se nuk përdor telefon përveçse kur kjo i kërkohet nga autoritetet gjermane dhe nuk ia jep numrin askujt tjetër, për shkak të frikës nga hakerimi. Ai ndihmon rusë të tjerë që bien pre e sulmeve përmes mesazheve mashtruese dhe thotë se një herë edhe vetë pothuajse ra pre e një të tillë.

“Arrita ta ndaloj veten në momentin e fundit. Ishte një mashtrim i një niveli shumë të lartë”, tha ai, duke përshkruar një shkëmbim të sofistikuar mesazhesh me dikë që hiqej si klient i mundshëm i kompanisë së tij. Pas disa javësh komunikimi, ai për pak sa nuk vendosi një kod të dërguar në Telegram, i cili mund t’i kishte komprometuar llogarinë.

“A ndikon e gjithë kjo tek unë psikologjikisht? Sigurisht që po”, tha Klimaryov. “Kam kërkuar këshillë mjekësore…. Më kap paniku. Sulme paniku – e di se çfarë janë?”.

Pavarësisht kësaj, Klimaryov këmbënguli se nuk e konsideron veten viktimë. “Jam më mirë se shumë njerëz. Nuk jam në burg. Mund të siguroj jetesën”.

Por, Klimaryov shtoi se po shqyrton këshillën mjekësore për të pezulluar aktivitetet e tij politike si pasojë e presionit. Gorkhovskaia theksoi se pikërisht ky është qëllimi.

“Mbikëqyrja, frikësimi, kërcënimet ndaj familjes, kërcënimet digjitale – ato funksionojnë, për t’i bërë njerëzit të paktën të mendojnë dy herë nëse ia vlen të marrin pjesë në një protestë ose të bëjnë diçka publikisht”, tha ajo.

Sipas Freedom House, shtete të tjera kryesore përgjegjëse për represionin transnacional përfshijnë Turqinë, Arabinë Saudite dhe Ruandën. Gorkhovskaia tha se reagimi i fuqishëm dhe afatgjatë nga vendet perëndimore është i rrallë. Kjo ndodh si për shkak të mundësisë për mohim të besueshëm të praktikave të tilla, ashtu edhe për shkak të konsideratave më të gjera politike.

“Autorët e represionit transnacional nuk paguajnë kosto për shënjestrimin e disidentëve jashtë vendit… Ata mësojnë nga njëri-tjetri se kjo është një praktikë që mund të vazhdojnë ta përdorin”, tha Gorkhovskaia.

Pourtalebian tha se do të dëshironte të shihte një përgjigje më të ashpër nga Kanadaja, duke argumentuar se ajo “mbetet tepër e hapur ndaj individëve të lidhur me Republikën Islamike”.

Policia e Saskatunit i tha Radios Evropa e Lirë se e kishte mbyllur dosjen e rastit, por do ta rihapte atë nëse “do të paraqitej informacion i mëtejshëm lidhur me një të dyshuar ose prova shtesë”.

Ministri francez fton Britaninë të rikthehet në Bashkimin Evropian: Ejani, në çdo kohë

Ministri francez i Financave, Roland Lescure i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të rikthehet në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se Londra është e mirëpritur të “kthehet në çdo kohë”.

Deklarata vjen pasi kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham tha se një referendum i dytë për Brexit-in mund të jetë një mundësi në të ardhmen dhe se Britania duhet të shqyrtojë alternativat e saj në marrëdhëniet me BE-në.

Burnham ka deklaruar se opsionet mund të variojnë nga ruajtja e marrëdhënieve aktuale, te rikthimi në unionin doganor ose tregun e vetëm evropian, deri te një rikthim i plotë në BE.

Duke komentuar këto deklarata, Lescure tha për BBC se vendimi për Brexit-in ishte marrë nga populli britanik dhe se, nëse britanikët do të dëshironin të riktheheshin në BE, do të duhej të merrnin vetë një vendim të tillë.

“Por ajo që mund t’u them është: ejani të ktheheni, në çdo kohë”, u shpreh ministri francez.

Lescure pranoi se anëtarësimi në BE shoqërohet me disa vështirësi, por argumentoi se pjesëmarrja në bllok u mundëson vendeve anëtare të përballojnë më mirë sfidat globale. Panorama


Send this to a friend