BRUKSEL- Emigratët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme përballë godinës së Këshillit Europian, për të protestuar. Përmes kësaj proteste ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Protesta vjen ndërsa pritet të nisë dhe konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Në këtë protestë ka folur edhe Presidenti i Demokratëve Studentë Europianë, Francesco Sismondini. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mbështetjen për protestuesit, duke e cilësuar rininë shqiptare si burim frymëzimi për të rinjtë në mbarë Europën./Dosja.al