VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rama hyri gabim në sfidën seksuale kur i tha Bashës, ‘lider pa hallate – Nga Artur ZHEJI

By | March 25, 2019

Komentet

Momenti kur Shefqet Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë

Krerët e institucioneve, Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK’së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani, sot u përballën me një situatë jo fort të këndshme, kur një nga ish-të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim, raporton T7.

Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së, iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

“Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin, madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

“Ka kush vendos rend këtu, nëse nuk tërhiqesh me forcë të largoj, hiqe këndej qiteni jashtë”, tha ai.

E duke u larguar nga ambientet e burgut të Dubravës, Kabashi i shoqëruar nga policët me zë të lartë thoshte se “ju na keni bërë më zi se serbët”.

“Unë ha shqip, ju na keni bë ma zi se shkijet”, tha Kabashi.

I pranishëm në këtë manifestim ku po përkujtoheshin të rënët e masakrës në burgun e Dubravës ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shumë të mbijetuar të kësaj masakre, të cilët kërkuan që ata që e kryen këtë krimi të dënohet pasi autorët e kësaj masakra thanë se dihen.

Në masakrën e Dubravës, nga data 19 maj e deri 24 maj 1999, u vranë mbi 160 të burgosur, ndërsa masakrës i mbijetuan mbi 300 të tjerë.

Ndryshe, Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

“Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë”- Ish-ministri i Drejtësisë jep alarmin

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkruan se që prej ditës së sotme, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate të Lartë, duke shtuar se drejtësia në vendin tonë ka hyrë në kolaps total.

 

Sipas tij, janë rreth 40 mijë dosje që presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, duke nënvizuar se deri në fund të vitit, numri i tyre do të shkojë deri në 60 mijë.

Juristi Halimi shkruan se një qytetar apo një biznes do t’i duhet të presë deri në 8 vite për të shqyrtuar dosjen në këtë gjykatë.

Reagimi i plotë:  

Nga sot Shqipëria i vetmi vend ne Evropë pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithë si një gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetëm mbylljen përfundimtare te Gjykatës së Lartë.

Nga sot Shqipëria është jo vetëm pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte. Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtësia përfundimisht është futur ne kolaps total. Ate qe Komisioni i Venecias thoshte ne dhjetor 2015 po dalin çdo dite.

Dhe ne këtë pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistencës se një sistemi gjyqësor normal hierarkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume biznesi. Sikur Gjykata e Lartë te krijohet ne fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, çdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje për t’i ardhur radha.

#sundimiiligjit#neudhekryq

Krimet e rënda burgosin një tjetër anëtar të bandës së Avdylajve

Gjykata ka lënë në burg Mario Zeqirin, 36 vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme nga policia gjatë vijimit të Operacionit “Vol-vo 4” i nisur që në dimrin e vitit të kaluar ku u goditën 4 grupe kriminale.

Mario Zeqiri ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kirminal të Avdylajve në Shijak

Njoftimi i policisë mbi arrestimin e Zeqirit

Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” . Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:

• Mario Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mario Zeqiri ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Socialisti Arben Malaj thirrje Ramës: Nesër do të të vijë turp, tërhiqu dhe ofro një zgjidhje

Ish- ministri socialist i Financave, Arben Malaj, një ndër figurat e rëndësishme në PS i kërkon publikisht Ramës të tërhiqet përkohësisht dhe të japë një zgjidhje për situatën ku po kalon vendi. I ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 21 majit në Oranews, Malaj tha se Rama duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike dhe të ofrojë një zgjidhje.

Arben Malaj: “Unë publikisht ia kërkoj Edi Ramës. Nuk jam nga ata prapa shpine që ta godasë. Ai duhet të mendojë për trashëgiminë e tij politike. Ai mund të mbijetojë përmes konflikteve por për atë që do të lërë pas, nesër do i vijë turp. Ai duhet të ofrojë zgjidhje. Zgjidhja, është nëse kemi ngecur dhe ekonomia përditë e më shumë po përkeqësohet dhe kërkohet një qeveri teknike dhe atij nuk i thuhet ik nga kryetar partie, ik nga deputet por i thuhet krijo një spacio për disa muaj, që vendi të fitojë një besim tjetër nga politika, sepse akuzat nga të gjitha krahët, jo vetëm PD ndaj PS por dhe PS ndaj PD, i gjithë ambienti politik ka arritur në një pikë që kredibiliteti publik i njerëzve tek politika është minimale. Të tërhiqet përkohësisht.

Më tej i kujton zgjedhjet e 2005 kur PS u tërhoq për të mirën e vendit.

Arben Malaj: Apeli im publik edhe për Ramën. Ai mund të bëjë çfarë të dojë me pushtetin e tij por nuk qeveriset më pas zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. Në 2005 PS kishte mundësinë të merrte mandatin e tretë dhe është lëvizur për 2-3 vota dhe në balotazh. Ne kemi diskutuar brenda PS-së – dhe ishte koha që ne vajtëm në zgjedhje me protesta, nuk u votuan ministrat e PS-së, vendi ishte në një situatë të vështirë politike, dhe gjëja më e mirë për vendin ishte rrotacioni politik sesa mbijetesa jonë me mandat të tretë. Kjo është përgjegjshmëri qytetare dhe politike.

Malaj tha se iku me dëshirën e tij nga PS: “Mes karriges dhe lirisë për të menduar i lirë zgjodha lirinë. Ika vetë nuk më përzunë. Unë do isha anëtar i thjeshtë”

Rihapet pas 25 vitesh dosja e “Masakrës së Peshkëpisë”, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

Pas 25 vitesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur dosjen që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”, ku mbetën të vrarë dy persona.

Ditën e sotme Krimet e Rënda kanë marrë në pyetje për këtë çështje, edhe Fredi Bejlerin.

Posta kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët pasi vranë rojen ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit kapiten i Parë Fatmir Shehu plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.

Fiqiri Shehu vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkoi edhe një herë gjetjen e vrasësve.

Shoqatat patriotike dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga godina e ish – postës kufitare të Peshkëpisë, një objekt plotësisht i degraduar pas 25 vitesh, kanë kërkuar vlerësimin e figurave që kanë kontribuar për të mbrojtur kufijtë kombëtare dhe kthimin e dinjitetit për qindra efektivë të rënë në krye të detyrës. Ata kanë marrë nismën për nënshkrimin e një peticioni drejtuar ministrisë së brendshme ku kërkojnë vendosjen e emrave të dy dëshmorëve të Peshkëpisë kësaj ish – poste kufitare dhe një tjetër të ngjashmeje në kufi.

E regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek ngjarja e Peshkëpisë ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa ndër vite dëshmitarët kanë pohuar se agresorët që flisnin greqisht mund të jenë ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Presidenti Meta vuri në dyshim suksesin e reformës gjyqësore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, foli sot me shqetësim për vonesat në reformimin e sistemit gjyqësor dhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të saj.

“Në korrik mbushen 3 vjet që u miratua me konsensus maksimal reforma në drejtësi. Ende edhe sot rezultatet nuk po duken. Kam kërkuar nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, që vlerësojnë ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej disa kohësh kur ajo nuk duhej të heshtte asnjë ditë” – tha Presidenti Meta.

Zoti Meta i bëri këto komente gjatë një fjalimi në një konferencë të Qendrës George Marshall mbi sigurinë rajonale, ku vuri në dyshim suksesin e reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj këtyre kritikave me një status në rrjetet sociale se “Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda”. Sipas zotit Rama, kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e vet. Ai pyeti në mënyrë retorike nëse e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë datën e zgjedhjeve, që vet e dekretoi sipas Kushtetutës.

“Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme, por edhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit” – theksoi kryeministri Rama.

Presidenti Meta tha në Konferencën e Qendrës Marshall se Shqipëria është në një krizë serioze, pasi në 2008 me ndryshimet në Kushtetutë vendi kaloi nga një sistem parlamentar në një sistem të mbyllur partiak, ndaj parlamenti nuk është funksional, sepse “partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet e tyre, por ka qenë jofunksional edhe kur kanë qenë ata”.

“Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t’ju them që po të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve” – tha zoti Meta.

Replikat e sotme mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama shënojnë një zhvillim të ri në situatën e acarruar politike të Tiranës, kur qeveria po shkon me vendosmëri drejt zgjedhjeve vendore, ndërsa opozita po vazhdon me po aq këmbëngulje serinë e protestave për të penguar zhvillimin e tyre.

VIDEO – Milo: Socialistët janë dele që vihen në rresht për të votuar

Historiani Paskal Milo i ftuar në “Provokacija” është shpreh se asnjëherë nuk është ndikuar nga politika në studimet mbi historinë.

Ai është shprehur se nuk ka pasur qasje pozitive ndaj regjimit, madje ishte larguar nga Tiranë si djali i armikut të popullit, pasi ka qenë i persekutuar.

Paskal Milo: “Asnjëherë! Ta them me sinqeritetin më të madh. Nuk kam bërë koncesionin më të vogël përsa i përket ndikimit të politikës në studimet e mia historike. Në mënyrë absolute! E di pse, qoftë edhe për një arsye që ti mund ta quash banale, unë në periudhën e komunizmit kam qenë i persekutuar në një farë mase, nuk kam qenë në burg.

Por unë jam larguar nga Tirana më motivacioni djali i armikut të popullit. Dhe këtë shumë pak njerëz e dinë sepse unë nuk bëj propagandë për këtë punë. Për 8 vite të tëra nuk më është lejuar të shkruaj. Më është ndaluar të shkruaj. E drejta themelore e një intelektuali. Unë nuk kam pas ndonjë qasje pozitive ndaj regjimit.

Pas viteve ’90 se unë pas viteve ’90 u futa në politikë si shumë intelektualë të tjerë isha profesor universiteti u ktheva, se 5 vjet shkova në Fier si dënim dhe kur edha kam ardhur me qasjen super të qendërzuar që të merrem me studime historike pa u influencuar nga politika”.

Duke komentuar votuesit e majtë dhe veçanërisht ata socialistë Milo i etiketon si dele që vihen ne rresht për të votuar.

Basha paralajmëron Ramën: Mos guxo! Asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari

“Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari”, ka qenë ky paralajmërimi i qartë i kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndaj kryeministrin Edi Rama.

I pranishëm në Berat, Basha theksoi se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet sa nuk është vonë, duke shtuar se beteja e nisur prej tyre është “betejë për jetë a vdekje”.

 

Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale grusht shteti, mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari. Nuk na ndalon dot, nuk e dorëzojmë demokracinë.

Ju një grusht njerëzish që për përfitimet tuaja, jeni mbledhur si një grusht, nëse tentoni grushtin e shtetit më 30 qershor, do t’ju arrestojmë do t’ju dërgojmë para drejtësisë. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Tërhiquni sa nuk është vonë, përndryshe sovrani do t’ju gjykojë”, tha kreu i PD-së.

Ujërat e zeza vijojnë të shkarkohen në… plazhin e Durrësit

Shkarkimi i ujërave të ndotura në gropa septike mbetet një problem në qytetin bregdetar të Durrësit.

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës në këtë qytet, ministri i Mjedisit kërkoi që institucionet të shtojnë numrin e kontrolleve për t’i paraprirë problematikave.

“Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bëjnë ende shkarkimet e ujërave të ndotura në gropa septike.

Bizneset janë njoftuar, por jemi përsëri vonë. Gropat septike duhen eliminuar”, tha ministri Klosi.

VIDEO – Në prag të sezonit turistik, të shkosh në jug të Shqipërisë duhet të shkatërrosh makinën në Llogara

Rruga e Llogarasë në Vlorë, një nga rrugët më problematike gjatë sezonit turistik ka pësuar dëmtime të shumta, shkarje të tokës dhe ngushtimet në pika të ndryshme.

Vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik, në ngjitje të Llogarasa ka kamionë të shumtë të cilët kanë nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti.

“Shpresojmë, edhe pse me vonesë, se nuk është momenti i përshtatshëm ky, mund ta bënin gjatë dimrit… shpresojmë t’i kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi”.

Në sezonet e kaluara këtu ka patur bllokim të qarkullimi për disa orë, pa llogaritur trafikun e përditshëm.

Kjo rrugë që kalon nëpër qafën e Llogarasë lidh Vlorën dhe Orikumin. Më pas shkon drejt Palasës, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës. Praktikisht është arteria kryesore për një pjesë të jugut dhe në sezonin turistik lëvizja e mjeteve ka qenë përherë e vështirë.

Jaka: Kosova kërcënon Shqipërinë me taksën 100%

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, ka zbardhur detaje nga përplasja e sotme në Forumin Ekonomik Mbarëshqiptar, midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria sipas palës kosovare është vendi numër 2 pas Serbisë përsa i përket barrierave financiare që vendos ndaj mallrave kosovare.

Sipas Jakas, qeveria kosovare i ka bërë një paralajmërim të fortë sot qeverisë shqiptare, ku i ka thënë se nese nuk shikon barrierat e vendosura për disa produkte atëherë brenda dy muajsh do të përballet me reciprocitet nga pala kosovare,

“A e dini që Shqipëria rendita e dyta pas Serbisë për barrierat që vendos ndaj mallrave të Kosovës. Madje sot Ministri kosovar tha se ka ndërhyë në sondazhe pasi Shqipëria ishte kokë më kokë me Serbinë përsa i përket barrierës ndaj mallrave të Kosovës.

Këtu në Shqipëri nuk ka asgjë tjetër vetëm se folklorizëm dhe spektakël ndaj Kosovës.

Ministri Limaj shpalosi qartë sot një platformë, madje bëri edhe një sfidë “më gjeni një barrierë që Kosova bën ndaj prodhimeve shqiptare dhe ne e heqim menjëherë.”

Dhe këtu hyn edhe historia e barrierave të vendosura ndaj miellit që vjen nga Kosova.

Nuk mund ta godasësh një produkt pa ekspertizë dhe të bindemi që kjo është e drejta që kjo dëmton një target të sipërmarrësve.

Sot ministri i Indusitrsë së Kosovës tha se: ‘Nëse Shqipëria për një periudhë dy mujore, ne do jemi me reciprocitet për mallrat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, Dhe këtu bëhet fjalë për miellin, pataten dhe birrën. Janë tre produkte ku Qeveria e Kosovës insiston fort dhe që kërcënon se do të kalojn në reciprocitet.”, tha Jaka në Syri.net

Forca të sigurisë evropiane do të vendosen në kufirin Shqipëri-Greqi

Një ekip i Agjencisë Evropiane të Kufijve (Frontex) do t’i bashkohet policëve të Shqipërisë në patrullime tokësore dhe detare për të ndihmuar në luftimin e krimit. Bashkëpunimi përfshin edhe çështjet e sigurisë sa i përket emigrantëve.

Ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji që Bashkimi Evropian e ndërmerr në territorin e një vendi që nuk është anëtar i bllokut, thanë në Tiranë, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos dhe shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri.

Komisionari Avramopulos tha se marrëveshja është “një moment historik në bashkëpunimin e BE-së me rajonin”.

Ndërkaq, shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri bëri të ditur se nuk ka asnjë afat kohor për këtë bashkëpunim të forcave të sigurisë shqiptare dhe atyre të BE-së.

Pesëdhjetë oficerë, 16 makina patrullimi dhe një furgon që vijnë nga 12 vende anëtare të BE do të vendosen përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj tha se kishte një rritje prej gjashtë herë në numrin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve nga kufiri grek në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

Shqipëria nuk është një rrugë e preferuar për emigrantët, por disa hyjnë në Shqipëri për të lëvizur më pas drejt Evropës Veriore.

BE-ja ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Shqipëria shpreson që këtë vit të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.