Ngjarja e fundit ku disa rekrute me origjine shqiptare ne kazermen greke te Mesolongjit, u ndaluan vetem pse ne kohen e lire u fotografuan duke bere shenjen e shqiponjes, tregon edhe njehere se te verber, intolerante dhe armiqesore ndaj gjithckaje shqiptare jane nacional shovinistet greke.
Ndalimi i ushtareve dhe kercenimi per denimin e tyre tregon gjithashtu se ne Greqi , kur shfaqet dicka shqiptare, thirren ne ndihme instiktet dhe praktikat e kohes se Koloneleve te Zinj te diktatures greke te perfaqesuar tashme nga ministri i mbrojtjes Kamenos.
Ne se autoritetet shqiptare kane heshtur kur ne paradat e ushtrise greke kendoheshin kenge per vdekjen e shqiptareve, te pakten tani te aktivizojne te gjitha kanalet diplomatike e deri ne qendrime te vendosura zyrtare , me qellim qe djelmoshave tane qe kryejne sherbimin ushtarak ne Greqi ,te mos u cenohet asnje e drejte dhe te vazhdojne te qete jeten e tyre ne ushtri apo jashte saj. Ky eshte detyrim kushtetues per shtetin shqiptar.
Komentet