Maaloula është qytezë e vogël në verilindje të Damaskut në Siri. Bashkë me fshatrat e vogla Jubb’adin dhe Bakhah, është i treti vend ku ende flitet aramaishtja perëndimore. Gjuha aramaike ka dominuar Lindjen deri në kohën e pushtimeve arabe.
Aramaishtja perëndimore flitej në Levantin e lashtë, që përfshin këto rajone të sotme: Qipron, Izraelin, Irakun, Jordaninë, Libanin, Palestinën, Sirinë dhe Turqinë. Kjo është gjuhë semite dhe alfabeti që përdorej për ta shkruar është adaptuar më vonë nga izraelitët dhe arabët.
Kjo gjuhë vjen nga arameanët të cilët jetonin në Aram (ku gjendet Aleppo). Ata kurrë nuk formuan një shtet unik, por shtete të vogla në rajonin e Levantit; kurrë nuk patën forcë të madhe politike e ushtarake, por me shpërndarja në rrugët e tregtisë mes popujve më të fuqishëm, bën që gjuha e tyre të jetë gjuhë komunikimi mes popujve të ndryshëm. Nga shekulli VIII ajo bëhet gjuhë zyrtare e Asirisë që kishte pushtuar pjesën më të madhe të Lindjes se Afërt dhe Lindjes së Largët.
Pas pushtimit arab, arameanët të cilët ndër të parët kishin përqafuar krishterimin, bëhen pakicë dhe pothuajse shuhen si popull.
Në kohën kur ka jetuar Jezu Krishti, në Jude flitej aramaishtja. Pra, kjo ishte gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti dhe apostujt e tij (gjuhë të cilën e përdor Mel Gibson për filmin “The Passion of the Christ). Aramaishten e flisnin hebrenjtë deri te kryengritja e Simon Bar Kokhbas, kundër Perandorisë Romake. Atëherë, gjuha hebraike që ishte gjuhë e klerikëve, rikthehet mes popullit.
Pas pushtimit arab dhe shpërnguljes së hebrenjve, hebraishtja sërish mbetet gjuhë e riteve fetare. Populli fliste gjuhën e vendit ku jetonte. Atëherë madje hebrenjtë mendonin se hebraishtja është gjuhë e shenjtë që nuk duhet të jetë pjesë e komunikimit të përditshëm. Gjërat ndryshojnë në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX.
Maaloula është qytezë me afro 3000 banorë. Por, ky numër gjatë verës arrin në afro 10 mijë, meqë dimrin e kalojnë në Damask. Qyteza ka myslimanë dhe të krishterë (ortodoksë të kishës së Antiokës dhe me Melkitës), por që të dy palët flasin aramaisht. Në këtë vend gjenden dy nga manastiret më të lashta në botë, Mar Sarkis dhe Mar Tekla, si dhe dy nga ikonat më të vjetra në botë.
Qyteza më 2013 përfshihet nga Lufta Civile e Sirisë. Vendi pushtohet nga ekstremistët e Frontit Al-Nusra në shtator dhe në dhjetor. Me ndihmën e Hezbollahut dhe Partisë Nacional-Socialiste të Sirisë, Ushtria siriane në prill 2014 merr kontrollin në qytet. Shumë monumente të lashta u shkatërruan.
Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, u futën rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik. Edhe pse nuk e dinin se k . . .
Nga Pjetër Logoreci
Një ndër personazhet e spikatur që kontribuuan për vendosjen e themeleve të sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shumë talenti, atleti nga Shkodra, Qazim D . . .
PROF.DR.ELMAS LECI
Në vitin 1995, për një “gabim” të sajuar në gazetë, ministri pezulloi nga detyra kryeredaktorin e gazetës së Ushtrisë. Ngjarja bëri bujë edhe në median e kohë . . .
Të ndalemi në disa paragrafë të hyrjes së librit me kujtime të Ramiz Alisë “Jeta ime”:
“Duke kthyer kokën prapa, shkruan ai, -pa dyshim ka arsye të bëjmë autokritikë dhe t’i kërkoj . . .
Nga Uran Kalakulla/ Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e . . .
DON KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
Don Kolec PRENNUSHI u le në Shkoder me 1 Janar 1902 nga prindët Pjeter e Nine Prennushi. Ishte nipi i At Mati Prennushit, Provinçial i Fretenve. Don . . .
Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminisë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose j . . .
Nga Dashnor Kaloçi
Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin marrë veten nga fatkeqësia e madhe që pësuan prej . . .
Prof. dr. sc. Murat Meha, ka lindur më 3 dhjetor 1956 në Prekaz të Poshtëm, Skënderaj, Kosovë. Shkollimi: Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prekaz dhe Skënderaj. Në Universitetin . . .
Nga Shkëlqim Abazi/ Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin ë zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetues . . .
Shtjefën Gjeçovi ishte frat françeskan, arsimtar, mbledhës folklori, arkeolog dhe publicist shqiptar. U shqua për punën kërkimore të mbledhjes së traditave dhe mënyrës së jetesës të shq . . .
PROLOG
Një buzëmbrëmje, fundmarsi të vitit 1991, pesë ditë para zgjedhjeve të para pluraliste 31 marsit të atij viti, pranë një shtëpie tiranase, aty nga fillimi i rrugës “Derv . . .
Komentet