…Kjo Nudo – Statuetë është një statuetë e shekullit të 5-të gjetur në Persi – Irani i sotem… Gjendet ne Muzeun Metropolitan ne New York, ne seksionin e Lindjes se Mesme… Eshte gdhendur ne kuarc, e gjate 9 cm dhe si e shihni eshte pa kokë … Eshte nje nudo e punuar me shume finesë! Vjen nga koha kur Persia ishte ne kulmin e lulezimit te vet,lulezim qe i dha botes nje nga qyterimet me te shkelqyera… Qyteterim qe i dha aq emer ne bote …
Ai qyteterim ishte para 15 shekujsh …Sot !?… Statueta eshte gjetur nga arkeologet ne afersi te Teheranit…
Mu kujtua kjo Statuete – Nudo Persiane sot teksa po lexoja ne lajme vendimin e qeverise Italiane per te mbuluar Nudot e famshme Italine per shkak të vizitës se presidentit iranian Hasan Rouhan…Per shkak te vizitës se presidentit Rouhan qeveria Italiane kishte vendosur qe te mbulonte skulpturat nudo në Muzeun Capitolini në Itali… Nudot italiane ne pikture dhe skulpture nuk jane ndaluar as ne kulmin e Mesjetes se Errët ne Evrope,nuk jane ndaluar as ne kohën e inkuizicionit të eger dhe ja ku vjen koha i ndalojne sot per kenaqesine e disa vizitoreve nga nje tjeter Mesjetë e Njerezimit!…
…Nje veprim kaq burracak nga ana e qeverise Italiane,nje zhbjerrje e neveritshme deri ne përulesi para drejtuesit te njerit prej shteteve me regresiste te botës…Irani nuk respekton te drejtat e njeriut,shtyp liritë e njeriut…Para disa kohesh nje poet iranian vetem pse mbante doren e femres qe dashuronte u be shembull mes sheshit,çifti u poshterua publikisht duke u rrahur me nga 100 kamzhikë per atë veprim!Pse ky lëshim kaq i peshtire nga ana e qeverise Italiane?!…
Per hater te ketyre linçuesve qe dhunojnë njerezit panderprerje,qeveria Italiane vendos te mbuloje statujat e Rilindjes Evropiane,bash statujat e Artit që Përndriti Njerezimin?!
Duke mbuluar ato statuja qeveria Italiane zbuloi lakuriq para botes hipokrizine e saj neveritëse…Çfare inkurajimi per mugujt e territ iranian!
Ku shkon keshtu Itali!?
Ku shkon keshtu Evrope!?
Quo Vadis Italia!?

Komentet