Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karaçnaj është pjesë e asaj që Prokuroria e Posaçme (SPAK) e konsideron grup i strukturuar kriminal. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa pak ditë më parë, konkretisht më 3 dhjetor ajo ka dhënë dëshminë e saj në SPAK.
Karçanaj është filmuar me zë dhe figurë nga Ergys Agasi, në zyrën e këtij të fundit, ku së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri bënin pazaret.
Në asnjë moment në dëshminë e saj në SPAK Karçanaj nuk i ka mohuar takimet me Ergys Agasin në zyrën e këtij të fundit, madje thotë se të dy kanë njohje të vjetra. Ajo thotë se në zyrën e Agasit janë takuar për punë private.
“Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private.
Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjedhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim.
Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin projekteve shtetërore.
Me shtetasin Ergys Agasi, mund të jem takuar disa herë në zyrën e tij, për shkak të raportit miqësor që ne kemi. Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri, që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë. Në këtë eveniment në Greqi kanë qenë të gjithë operatorët ekonomikë, pjesë të shoqatës “Akti”, në të cilën edhe prezenca e kompanive në panairin e punësimit është kërkuar nga zëvendëskryeministrja në bllokun e ekonomisë…”
Për procedurat e prokurimit
Në SPAK ajo është pyetur në lidhje me ndjekjen dhe organizimin e procedurave të prokurimit, ku ka deklaruar se sipas ligjit për prokurimin publik, nuk lihet shumë hapësirë për veprime të tjera, pasi ligji e përcakton qartë se si funksionon kjo procedurë. Ajo mohon të ketë ndonjëherë në hartimin apo modifikimin e kritereve.
“Në rastin kur sipas ligjit për qeverisjen elektronike, vijnë kërkesa nga institucione të ndryshme, ato diskutohen paraprakisht me AKSHI dhe në rast se vlerësohet nevoja, ne ndjekim të gjithë procedurën e prokurimit, si hartimin e termave të referencës e të gjithë pjesën tjetër të procedurës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Në rast se buxheti miratohet, ne i drejtohemi institucioneve përgjegjëse për krijimin e grupeve të punës pasi na duhen përfaqësues të këtyre institucioneve, pasi është e nevojshme për shkak të problematikave ose nevojave që kanë këto institucione, gjithmonë në varësi të tipologjisë së nevojave apo procedurës konkrete që do të prokurohet. Termat e referencës dakordësohen nga grupet e punës, përveç se mbledhjeve të drejtorisë së projekteve që bën mbledhje në mënyrë të vazhdueshme. Ndërhyrja ime në termat e referencës gjithnjë ka karakter teknik, lidhur me platformën e ndërveprimit. Projektet ndiqen edhe nga ne dhe nga ana e institucioneve kërkuese, me qëllim garantimin e integritetit dhe mirëfunksionimit të të gjithë sistemeve që do të prokurohen. Në përvojën time 12 vjeçare, nuk kam ndërhyrë ndonjëherë në hartimin apo modifikimin e kritereve“, ka deklaruar ajo.
Lidhur me vendosjen e emrave në grupet e punës të cilat hartojnë kriteret e veçanta të kualifikimit ajo deklaroi se: “..Në varësi të tipologjisë së sistemit, konsultohem me drejtorët e departamenteve apo shefat e sektorëve, pasi ata kanë dhe informacion lidhur me ngarkesën e punës së stafit të tyre, por dhe ekspertizën e gjithsecilit. Zakonisht janë tre veta në grup, gjithnjë me një përfaqësues të institucionit i cili do të marri dhe shërbimin. Në rastin e blerjeve të pajisjeve TIK, janë të gjithë drejtorët e drejtorive të institucionit tonë, të cilët janë pjesë e hartimit të termave të referencës, përcaktimin e kritereve të veçanta të kualifikimit si dhe përcaktimin e fondit limit…”
Anulimi i dy procedurave të prokurimit
Lidhur me interpretimin e bërë në dy memo-t të datës 20.05.2025, si pasojë e të cilave u anuluan dy procedura prokurimi, pas njoftimit të shpalljes së fituesit, konkretisht BOE “Advanced Business Solutions-ABS” dhe “Synapse ATS, Mirlinda Karçanaj shpjegoi se kjo lidhet me CSP pasi oficeri i sigurisë së AKSHI-t ka marrë dijeni që operatori në fjalë i është hequr CSI dhe si rrjedhojë ka sugjeruar anulimin.
“Me thënë të drejtën në 12 vite punë, nuk jam marrë ndonjëherë me operatorët ekonomikë. Sipas argumentimit të kësaj memo, CSP fitohet ngushtësisht e lidhur me vendin e punës që kishte AKSHI. Në rastin konkret, shoqëria ABS, kishte CSP të pajisura vetëm për vendin e punës në Kuvend dhe vetëm për këtë ambient dhe për rrjedhojë nuk do të mund të kualifikohej dhe as të lejohej të hynte në data-center. Nuk di t’ju them lidhur me vendimmarrjen e KVO-së pasi ata kanë bërë punën е tyre sipas përcaktimeve ligjore. Memo në fjalë, është konsultuar me zëvendësdrejtoreshën dhe mе mua, sepse siguria e data-center është primare dhe unë i kam qëndruar këtij arsyetimi pasi nëse do lidhnim kontratën me operatorin në fjalë, ai do të ishte i paaftë ti përgjigjej kërkesave të kontratës së lidhur. Madje mund t’ju them se është bërë një problem i madh nga ky operator ekonomik pasi ka pezulluar punën e të gjithë institucioneve shqiptare, nëpërmjet ankesave që ka bërë për shumë procedura prokurimi dhe jo vetëm në AKSHI, fakt për të cilin kam rënë në dijeni, edhe nëpërmjet informacionit që është publik në faqen e KPP-së.”
Ndërsa u pyet konkretisht për bisedën e zhvilluar midis saj dhe shtetasit Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj deklaroi se: “Ka qenë një projekt që nuk kishte të bënte me shtetin, një projekt izraelit, nuk më kujtohet saktë se për çfarë bëhej falë, por për shkak të njohurive të mia në këtë fushë, më kërkoi mendim teknik lidhur me çështjen…”.
Përsa i përket lidhjes shoqërore mes shtetasve Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni të raportit që ata kanë midis tyre.
Gjithashtu, Mirlinda Karçanaj u pyet edhe për faktin nëse në bisedën e zhvilluar midis saj dhe shtetasit Ergys Agasi, a kuptoi që dhe shtetasi Ermal Beqiri do të ishte pjesë e këtij projekti, pyetje së cilës ajo ju përgjigj duke deklaruar se: “Jo, ai qëlloi thjesht aty dhe nuk mu duk sikur ai ishte pjesë e këtij projekti…”.
Ndërkohë, lidhur me faktin që shtetasit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë dhe bashkëpunim financiar, konkretisht se dhe shtetasi Ergys Agasi është ortak i një shoqërisë “EA Solution”, e cila ka objekt aktiviteti zhvillim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve, programeve në fushën e teknologjisë së informacionit, shtetasja Mirlinda Karçanaj u përgjigj se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti, dhe se nuk ka enë pjesë e diskutimeve asnjë herë.














LAVDI DESHORVE TE DEKOKRACISE! POSHTE DIKTATORET E KOMUNIZMIT BOLSHEVIK!
1. Kush është Sali Berisha i vërtetë?
SALI RAM BERISHA ËSHTË TRASHGIMTARI I DIKTATORIT KOMUNIST TË FUNDIT NË SHQIPËRI……
PD E FAMILJES SALI BERISHA PO TENTOJNË TË SHKATRRROJNË RIORGANIZIMIN E STRUKTURAVE TË REJA TË ORGANEVE TË DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPERISË .
PO NUK KENI TURP O FAQEZI QË PROPOGANDONI SI LIDËR HISTORIK TË DEMOKRACISË KRIMINELËT E DIKTATURËS KOMUNISTE-LINDORE TË PARTISË KOMUNISTE HOXHA-BERISHA!!!???……..
KOMUNISTËT E ORIGIJNES BOLSHEVIKE JANË SI SHEJTANI, ATA BAHËN SI ANTIKOMUNIST DHE SI DEMOKRAT, SI FASHISTË DHE SI NAZISTË E GJITHË ÇFARË LLOJË SOROLLOPI I KËSAJ BOTE.
NJË KOMUNIST I TILLË NUK KA ASNJË SHANC QË TË BËHET DEMOKRAT APO DEMOKRAT I SISTEMIT TË MODELIT TË KAPITALIZMIT AMERIKAN-PERENDIMOR….
Respekt për Ambasadoren U.S. në Tiranë dhe për znj. Yuri Kim, për ndihmën e madhe që po i jep Organëve të Drejtësisë në Shqipëri.
Falenderime për Ambasadën U.S. në Tiranë dhe për SHBA!
Organizata e Krimit dhe Korrupsionit e themeluar dhe e drejtuar nga koka e krimit Sali Berisha, ka një veprimtari me themele të thella dhe të ërrëta që nga viti 1944-2020.
Kjo Organizatë Kriminale e Berishizmit është pro diktaturës të PK Kineze.
Qëllimi i Organizatës Kriminale të Berishizmit është destabilizimi i situatës në Shqipëri për të shpëtuar kokën e Kryekriminelit Sali Berisha nga SPAK-u dhe rikthimin e tyre në qeverisjën e Shqipërisë.
Objektivi final i Organizatës Kriminale të Berishizmit është për të shkatrruar mardhënjët e Shqipërisë me SHBA. Shteti Demokratik i SHBA janë shpresa e vetme për të shkatrruar Organizatën Kriminale të Berishizmit, kjo do të finalizojë vëndosjen e Shtetit Demokratik në Shqipëri.
Ish Presidenti dhe ish Kryeministri Sali Berisha është kyetari organizues i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri nga viti 1991-2020. Vëndosja e shteti ligjor demokratik në Shqipëri do të zbardhë dhe do të zbulojë nga viti 1991-2020, gjurmët dhe faktet tranditëse të krimeve të rënda të kryera nga ”Organizata kriminale Berisha”. Respekt për gjithë personat e rrezistencës që luftuan kundër diktaturës komunist Enver-Ramiz-Sali nga viti 1944-2020! Ky është Sali Berisha i vërtetë, i cili ka mbuluar dhe fshehur këto gjurmë vrasjesh e krime të rënda të bërë prej tij dhe vrasjet dhe krimet çnjërzore të bëra nga diktatorët e mëparshëm Hoxha-Alia.
PD e familjes Berisha ka falimentuar sepse në themelet e saja ka krime të rënda dhe gjakë të pastër shqiptarësh, të vrarët në pabesi pas shpine, ata ishin atdhetar dhe demokrat të vërtetë. Me opozitën e sotme 30 vjecare të të djathtës fallso apo me PD komuniste-fashiste të z. Lulzim Basha. Kjo levizje politike që nga themelimi është e deshtuar sepse ajo është themeluar dhe e drejtuar nga spiuni i UDB i ish Jugosllavisë Sali Ram Berisha me psedonimin ”Bisturia”. PS do të qëndroje në pushtet sa herë qe ajo ka deshire sepse i mungon rezistenca kundërshtare e partisë rivale demokratike e vërtetë.
Të nderuar demokrat të djathtës së vërtetë! Në Shqipëri ”Shteti Deokratik Ligjor” nuk është shkatrruar nga PS sepse ata nuk e kan braktisur e tradhëtuar kurrë elektoratin dhe mbështetësit e të majtës tyre socialiste, ata kan qëndruar në parlament. Drejtuesit e PS nuk janë larguar nga mbështetësit e të majtës socialiste në zgjedhjet e pushtetin vëndor për Bashki. ”Shteti Deokratik Ligjor” është shkatrruar nga PD fallso sepse ajo është një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. Ajo sikur bëri në vitin 1997 ka kërkuar herë pas herë destabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në vendin tonë. PD e familjes Berisha për 30 vite ka korruptuar e shkatrruar policinë e shtetit, prokurorinë dhe gjykatat (Lexoni vendimet e VETINGUT -ut dhe të SPAK-ut). PD kohën e fundit ka djegur mandatet parlamentare të tyre dhe janë larguar nga votimet e Bashkive sepse e kishin nuhatur shumë mirë humbjen e thellë të tyre në pushtetin vëndor. PD kishte si qëllim për të zvarritur reformën demokratike në Organet e Drejtësë dhe për të mashtruar dhe për prerë në besë demokratët e vërtetë të PD. PD e familjes Berisha nuk i kish ngelur rrugë tjetër demokratike për të vepruar sepse ajo ishte shëndrruar totalisht në një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” ose PD me aleatët fallso demokratike kërkon të vijë në pushtet jo me vota demokratike. PD e Berishizmit kërkon si përherë për të marrur pushtetin me vota të përcaktuara në tovalinë, sipas porosisë të ish Presidentit Ramiz Alia që kishin bërë me kryetarin e PD z. Sali Berisha. Ata të dy në vitin 1990 kishin bërë në marveshtjën e fshehtë për të qëndruar në pushtet vetëm dy parti (8 vite, me 8 vite). Kjo llojë marveshtje kriminale në politikën shqiptare për zgjedhjet e vitit 2021 ka dështuar. Kjo marveshtje e fshehët e vitit 1990 ishte antikombëtare, ishte shumë kriminale e djllëzore dhe kish si objektiv final:- Për të degjeneruar para opinionit të shëndosh publik PD dhe gjithë Sistemin Demokratik në Shqipëri sepse ky sistem ishte i modelit demokratik-amerikno-perendimor. Nga dora e zezë e tradhetarit Sali Berisha ky objektiv deri tani në vitin 2020 është ralizuar në masën 100 % dhe më shumë. Në Shqipëri ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë organizimin e krahut politik i të djathtës së vërtetë. Kjo situatë kriminale e skandaloze në ”Sistemin e Organizimit Politik në Shqipëri” do të vazhdojë deri kur personat drejtues të PD do të ballafaqohen me Organin e Drejtësisë së vërtetë SPAK-un dhe deri kur ky Organ i Drejtësië të shpall PD ”Një Organizatë Korruptive Kriminale” e cila është drejtuar direkt nga kryekrimineli Sali Berisha ose (Bisturia e UDB-së e ish Jugosllavisë).