Që nesër të mos jetë vonë…
Ndihmoni dhe shpëtoni Mihal Luarasin…
Si të gjithë njerëzit edhe ai priste të festonte ndrimin e viteve…por nuk ishte e thënë. Natën e e fundit të vitit 2016 ai doli pasdite për të marë një medikament për të shoqen Edin…pasi për disa ditë farmacitë do t’qenë mbyllur. Ishte e njëjta rrugë më tregonte sot duke iu dridhur zëri, që e kam bërë me qindra herë…Isha në trotuar dhe po ecja avash…kur befas këmba më kap në cep të një pusete pa kapak dhe fluturova në ajër. Nuk e di se si u ngrita mbaj mend që më ndihmojë një grua…një dhimbje e thellë në kërbishte po thuaj ma mori frymën, dhe çapita me shpirt në dhemb deri në shtëpi. Që nga ajo ditë ka mbetur i shtrirë. U përpoqa sot bashkë me të birin Eltonin ta ngrinim, e veshëm dhe e zbritëm me ashensor ta hypnim në një taksi për ta shpënë së paku për një grafi tek mjeku…Ishte e pamundur, një turbullirë me marje mendsh dhe ndjesia e të vjellës. Mezi e kthyem në shtëpi dhe presim që me njohje nesër të vij një mjek ti bëj një grafi në shtëpi…Porse trupi është bllokuar, gjendja shtrirë i ka prishur metabolizmin…Sapo fola në telefon me Edin dhe ajo me gjysmë zëri më tha,… nuk është mirë…ndaj unë po ngre thirrjen…Ndihmoni dhe shpëtoni Mihal Luarasin…
Së pari Ju kryetari bashkisë Zoti Erjon Velija, që vërtetë nuk keni përgjegjësi direkte për pusetën pa kapak, por përgjegjësi morale keni.
Kërkoj ndihmën e Ministrit të Shëndetësisë zotit Ilir Beqja, që të sigurojë shërbimin për ta shpënë në spital me makinë të specializuar enkas për këtë lloj transporti…
I kërkoj kryeministrit Zotit Edi Rama të kujdeset për të ndihmuar njeriun dhe artistin Mihal Luarasi…
Koha nuk prêt…nëse ndodh nesër diçka atëhere…unë do të bëj akuzë publike se pakujdesia dhe mosshërbimi juaj vret në Shqipëri…
Besoj ndaj po Ju drejtohem…
Pkabo 5 janar 2017
Komentet