VOAL

VOAL

Putini nis zyrtarisht mandatin e katërt si president i Rusisë

May 7, 2018

Komentet

Izraeli i sulmon objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit

Radio Evropa e Lirë

Izraeli ka kryer sulme në Iran mëngjesin e së premtes, duke thënë se ka goditur objektet bërthamore dhe ushtarake të tij, dhe duke paralajmëruar se sulmet do të vazhdojnë me qëllim për të mos e lejuar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”.

Ai tha se sulmi “do të vazhdojë derisa të eliminohet ky kërcënim”.

“Ne goditëm në zemër të programit të Iranit për pasurimin bërthamor. Në shënjestër ishin objekti kryesor i pasurimit të uraniumit i Iranit në Natanz… Gjithashtu goditëm në zemër të programit iranian të raketave balistike”, tha ai në një deklaratë me video.

Izraeli gjithashtu sulmoi shkencëtarë bërthamorë iranianë “që punonin për zhvillimin e bombës iraniane”, shtoi ai.

Një zyrtar izraelit tha se Izraeli goditi dhjetëra objekte në të gjithë Iranin, duke e rritur mundësinë e një lufte të përgjithshme mes dy vendeve.

Ndër vendet e goditura ishte dhe selia komanduese e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Teheran, sipas televizionit shtetëror iranian. Sulmi vrau komandantin e IRGC-së, Hossein Salami, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Tasnim.

Objekti i pasurimit në Natanz u godit “disa herë”, raportoi televizioni shtetëror, duke treguar pamje me tym të dendur që ngrihej nga vendi.

Zona të banuara në Teheran dhe në disa qytete të tjera u goditën gjithashtu, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, e cila raportoi se sulmet shkaktuan vdekjen e disa njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë, në një kompleks banimi në Teheran.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasoja të rënda për shkak të këtyre sulmeve.

“Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm dhe do ta marrë atë pa dyshim”, tha Khamenei në një deklaratë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili vetëm disa orë para sulmeve kishte bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve, do të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në mëngjesin e së premtes, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Izraeli ndërmori “veprim të njëanshëm kundër Iranit” dhe se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë.

Izraeli kishte njoftuar Uashingtonin se besonte se sulmet ishin të nevojshme për vetëmbrojtje, tha Rubio në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa për t’i mbrojtur forcat e tyre dhe kanë mbajtur kontakt me partnerët në rajon, tha Rubio, duke paralajmëruar Iranin që të mos ua mësyjë interesave apo personelit amerikan.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shpalli “gjendje të veçantë” në vend në pritje të një sulmi të mundshëm hakmarrës nga Irani.

“Pas sulmit parandalues nga Shteti i Izraelit kundër Iranit, pritet në një afat të menjëhershëm një sulm me raketa dhe UAV (dronë) kundër Shtetit të Izraelit dhe popullatës së tij civile”, tha Katz në një deklaratë.

Kompania ajrore izraelite, El Al, njoftoi se ka pezulluar të gjitha fluturimet për dhe nga Izraeli, ndërsa media shtetërore iraniane raportoi se Irani ka mbyllur hapësirën ajrore deri në një njoftim të radhës. Edhe Iraku mbylli hapësirën e tij ajrore dhe pezulloi fluturimet në të gjitha aeroportet, sipas mediave shtetërore.

Netanyahu e kishte ngritur mundësinë e sulmeve kundër Iranit në një bisedë telefonike me Trumpin më herët këtë javë, sipas gazetës Wall Street Journal.

Trump tha se i kishte bërë thirrje Netanyahut të përmbahej nga veprime të tilla tani për tani, derisa administrata e tij po negocionte me Iranin për programin bërthamor.

“Përderisa mendoj se ka [mundësi për] marrëveshje, nuk dua që ata të ndërhyjnë, sepse mendoj se do të prishin punë”, tha Trump.

Në rrjetin e tij Truth Social, të enjten vonë, Trump shkroi se Shtetet e Bashkuara ende dëshirojnë të negociojnë me Iranin, megjithëse paralajmëroi gjithashtu se një sulm izraelit ndaj Iranit është i mundshëm.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore iraniane! E gjithë administrata ime është udhëzuar të negociojë me Iranin”, tha Trump.

Megjithatë, Trump shtoi se Teherani “duhet fillimisht të heqë dorë plotësisht nga shpresat për të zhvilluar armë bërthamore”.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar bisedime për programin bërthamor iranian, me synimin për të arritur një zgjidhje diplomatike. Rundi i gjashtë i bisedimeve është planifikuar të nisë më 15 qershor në Oman. Irani ka pohuar vazhdimisht se përpjekjet e tij bërthamore janë vetëm për qëllime civile dhe jo ushtarake.

Të enjten, Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) e miratoi një rezolutë, e cila deklaroi zyrtarisht se Irani i ka shkelur detyrimet e tij për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Kjo është hera e parë që nga viti 2005 që kjo agjenci e OKB-së e shpall Iranin si shtet që nuk respekton obligimet bërthamore. Ky vendim është dënuar nga Teherani.

Rezoluta u miratua me 19 vota pro, 3 kundër dhe 11 abstenime në bordin prej 35 anëtarësh. Rezoluta ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë – Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3.

Si përgjigje, Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se do të krijohet një objekt i ri për pasurimin e uraniumit në një zonë të sigurt dhe centrifugat e gjeneratës së parë (IR-1) në objektin Fordow do të zëvendësohen me makineri të përparuara të gjeneratës së gjashtë (IR-6).

“Siç e kemi deklaruar më parë, Republika Islamike e Iranit nuk ka tjetër zgjidhje përveçse të përgjigjet ndaj kësaj rezolute politike”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

FOTO/ Hëna e plotë e Luleshtrydhes, pamje spektakolare nga disa kryeqytete të botës. Në 18 vitet e ardhshme do të jetë më jugore

Spektakli i Hënës së plotë përsëritet çdo muaj a më shpesh, por ai i 11 qershorit 2025 është ndryshe nga çdo tjetër, është Hëna e plotë më jugore e 18 viteve të ardhshme , e cila u shfaq jashtëzakonisht ulët në horizont falë fenomenit të njohur si “hëna e madhe”.

Një gjendje e ngjashme, në fakt, kishte ndodhur edhe në qershor 2024 , pikërisht sepse Hëna ishte tashmë afër kulmit të ciklit të saj prej rreth 18 vitesh.

Megjithatë, në ngjarjen e këtij viti, rekordi i vendosur në atë datë do të tejkalohet , megjithëse jo saktësisht nga Hëna e plotë: një pozicion edhe më jugor do të arrihet rreth orës 02:30 të 12 qershorit.

“Në atë moment do të jetë pak më e ulët jo vetëm se disa orë më parë, por edhe se vitin e kaluar”, tha për ANSA-n astrofizikani Gianluca Masi, drejtor shkencor i Teleskopit Virtual:

“Që 17 orë para fazës së plotë, disku i Hënës është praktikisht i padallueshëm – shtoi ai – është e arsyeshme ta tregojmë këtë si një moment rekord , i cili mund të përfaqësojë një arsye për t’u drejtuar drejt qiellit”.

Hëna kryesore është një ngjarje e përsëritur që ndodh çdo 18.6 vjet , gjatë së cilës sateliti ynë lind dhe perëndon në pozicione ekstreme shumë më në veri ose jug se normalja. Në rastin e parë, Hëna përshkruan një hark të gjerë në qiell që duket shumë lart, ndërsa kur është në pikën e saj më jugore, siç është rasti këtë vit, ajo përshkon një hark të shkurtër dhe duket jashtëzakonisht ulët në horizont.

Fenomeni është i ngjashëm me atë të Diellit: ylli ynë lind saktësisht në Lindje dhe perëndon saktësisht në Perëndim vetëm në ekuinoks, ndërsa gjatë pjesës tjetër të vitit këto pozicione lëvizin progresivisht drejt Jugut ose Veriut.

Diçka e ngjashme i ndodh Hënës, megjithëse lëvizja e saj është edhe më komplekse, sepse ajo rrotullohet njëkohësisht rreth Tokës dhe Diellit. Pikat në horizont ku lind dhe perëndon sateliti i Tokës, pra, ndryshojnë vazhdimisht , por ato më ekstreme , të cilat korrespondojnë me dy periudhat kryesore hënore, arrihen vetëm çdo 18 vjet a më shumë .

” Faza e plotë do të arrihet në orën 09:46 në orët tona, në kohën e plotë të ditës”, komenton Masi. “Nga Italia, pra, vëzhgimet më të afërta me fazën e plotë do të jenë të mundshme në orët e para të 11 qershorit, ndoshta duke shoqëruar yllin e shkëlqyer deri në agim kur do të perëndojë rreth orës 04:45.

Vëzhgimi – vazhdon astrofizikani – mund të përsëritet më pas në mbrëmjen e së njëjtës ditë, me Hënën që lind rreth orës 21:30, rreth 45 minuta pas perëndimit të diellit”.

Kjo Hënë përkon gjithashtu me Hënën e Plotë të Luleshtrydhes , një nofkë që vjen nga tradita amerikane për shkak të korrjes që u bë në këtë periudhë. Entuziastët do të jenë në gjendje ta ndjekin ngjarjen drejtpërdrejt në faqen e internetit të Projektit të Teleskopit Virtual, duke filluar nga ora 21:30 më 11 qershor: falë instrumenteve të instaluara në Manciano, në provincën e Grossetos, nën qiellin më të errët në Italinë kontinentale, do të jetë e mundur të vëzhgohet sateliti i Tokës ndërsa ngrihet në horizontin e Maremmës dhe do të shfaqen edhe imazhet e marra në agim nga kryeqyteti. bw

FOTO-LAJM: Kjo është bileta fatsjellëse 11 A ku ishte ulur i mbijetuari i tragjedisë ajrore në Indi. Ja sedilja ku ndodhej

Në rrjetet sociale është publikuar bileta e avionit ku ishte ulur i mbijetuari i vetëm deri tani, i tragjedisë ajrore në Indi, Vishwashkumar Ramesh.

Ai ishte ulur në sediljen me numër 11 A, biletë që i solli fat atij, duke shpëtuar nga vdekja, ndërsa 241 të tjerë fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.

Avioni i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi të enjten, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarët lokalë.

 

Whatsapp Image 2025 06 12 At 19.20.11

Sedilja siç duket në foton më poshtë ndodhej pranë derës së sigurisë dhe në anën e dritares së avionit.

Screenshot 2

Midis të vrarëve janë pasagjerët në fluturim dhe njerëzit që ishin brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ kur avioni u përplas me të.

“Afërsisht 294 persona kanë vdekur. Këtu përfshihen disa studentë, ndërsa aeroplani u rrëzua mbi ndërtesën ku po qëndronin”, tha për Reuters Vidhi Chaudhary, një oficer i lartë i policisë shtetërore. bw

Rrëzohet një avion me 242 udhëtarë pak pas nisjes nga India drejt Londrës

Radio Evropa e Lirë

Një avion i Air India – i cili po fluturonte drejt Londrës me 242 njerëz në bord – është rrëzuar disa minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, të enjten, njoftuan kompania ajrore dhe policia. Zyrtarët thanë se deri më tani nuk kanë informacione për të mbijetuar.

Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.

Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim.

“Në këtë çast po e verifikojmë hollësitë dhe do të njoftojmë për to”, tha Air India në platformën X.

Sipas kanaleve televizive, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Një kanal shfaqi pamjet e avionit duke fluturuar mbi një zonë banimi, përpara se të zhdukej nga ekrani dhe një re e madhe zjarri të ngrihej në qiell përtej shtëpive.

Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.

Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.

“Avioni i përfshirë është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB,” u tha në deklaratë.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.

Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.

Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.

Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.

Aksidenti i fundit ajror në Indi ndodhi në vitin 2020 dhe përfshiu kompaninë Air India Express.

Avioni Boeing-737 doli jashtë një piste në Aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Indinë jugore. Ai rrëshqiti jashtë pistës, ra në një humnerë dhe u përplas me pjesën e përparme në tokë.

Në atë aksident humbën jetën 21 persona.

Air India, e cila më parë ishte në pronësi shtetërore, u ble nga kompania indiane Tata Group në vitin 2022 dhe u bashkua me Vistara – një ndërmarrje e përbashkët mes këtij grupi dhe Singapore Airlines – në vitin 2024.

Tata njoftoi se ka aktivizuar një qendër emergjente dhe ka ngritur një ekip mbështetës për familjet që kërkojnë informacion.

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Sergei Titov, Systema

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tri vjet më parë, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema.

Rritja e pasurisë së fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së Medvedevit gjatë kohës së luftës, të cilin presidenti Vladimir Putin e kishte shkarkuar nga posti i kryeministrit në vitin 2020.

Megjithatë, ai ka gjetur një audiencë prej miliona ndjekësish në rolin e ri si “sulmues online”, ndërkohë që mban ende rol në Qeveri si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Putinit dhe kryetar i partisë mbizotëruese, Rusia e Bashkuar.

Medvedev, dikur figurë e butë dhe e moderuar, është shndërruar në përkrahës të zjarrtë të luftës, dhe mban qëndrime të ashpra dhe plot urrejtje ndaj Kievit dhe Perëndimit në rrjetet sociale.

Në përgjithësi, 15 fondacione të lidhura me Medvedevin morën rreth 28 miliardë rubla, apo 424 milionë dollarë, mes viteve 2015 dhe 2021, viti i fundit para fillimit të pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, sipas dokumenteve financiare të vlerësuara nga Systema.

Nga viti 2022 deri në vitin 2024, kjo shumë u rrit në më shumë se 130 miliardë rubla, apo 1.39 miliardë dollarë. Më shumë se gjysmën e këtyre parave u morën vetëm gjatë vitit të kaluar.

Fondacionet kishin gjithsej 23.5 miliardë rubla, apo 316 milionë dollarë, në llogaritë e tyre në fund të vitit 2021 dhe 86.4 miliardë rubla, apo 850 milionë dollarë, në fund të vitit 2024, tregojnë të dhënat.

Fondet janë shpërndarë për qëllime të ndryshme, përfshirë për forcat ruse që luftojnë në Ukrainë dhe projekte të pasurive të paluajtshme – të cilat duket se kanë lidhje me Medvedevin – nga Shën Petersburgu deri në bregun e Detit të Zi, zbuloi Systema.

Fondacionet nuk i identifikojnë publikisht donatorët e tyre dhe vetëm dy nga 14 që ekzistojnë ende aktualisht kanë faqe interneti. Njëra prej tyre, Nasha Pravda (E Vërteta Jonë), thotë se ka shpenzuar 2.4 miliardë rubla gjatë dy vjetëve të fundit për të mbështetur “operacionin special ushtarak”, termi i detyruar nga Putini për luftën kundër Ukrainës, me shpenzime për mijëra dronë, syze nate, gjeneratorë, pajisje mjekësore dhe furnizime të tjera.

Bashkëpunimi me Rusinë e Bashkuar

Nasha Pravda u krijua me iniciativën e Medvedevit, sipas kreut të komitetit ekzekutiv qendror të Rusisë së Bashkuar, Aleksei Sidyakin. Fondacioni ka bashkëpunuar me partinë – në shkurt 2025, për shembull, dhuruan bashkërisht pajisje me vlerë më shumë se 14 milionë rubla (177.000 dollarë) për një njësi ushtarake ruse, sipas faqes së fondacionit.

Djali 29-vjeçar i Medvedevit, Ilya, i cili iu bashkua partisë në shtator 2022, mori pjesë në ceremoni dhe u prezantua si drejtor projekti në të njëjtin komitet partiak.

Shumë nga fondacionet nuk japin hollësi për mënyrën se si i shpenzojnë fondet.

Por, dëshmitë tregojnë se disa janë përdorur për të mbështetur drejtpërdrejt ose tërthorazi projekte të pasurive të paluajtshme që kanë lidhje me Medvedevin – një temë me interes të madh publik që nga raporti i Fondacionit Anti-Korrupsion (FBK) të ndaluar tashmë, i udhëhequr nga Aleksi Navalny, që zbuloi një rrjet pronash luksoze, jahtesh, vreshtash dhe pasurish të tjera që i atribuoheshin kryeministrit të atëhershëm.

Raporti i FBK-së përmendte prona të mundshme të Medvedevit në qytetin Plios në lumin Volga, në rajonin Kursk, në Rubliovka (një lagje luksoze në periferi të Moskës), në Soçi, një prodhues verërash të quajtur Skalisty Bereg, dhe disa jahte. Systema zbuloi se shumica e këtyre pronave janë ende të lidhura me fondacione që kanë lidhje me Medvedevin.

Në mars, Nasha Pravda bashkëpunoi me Skalisty Bereg, që ka vreshta pranë resortit bregdetar Anapës, për të ndihmuar në pastrimin pas një derdhjeje të madhe vaji në dhjetor. Skalisty Bereg kontrollohet nga fondacione të lidhura me Medvedevin dhe Ilya Medvedev është në bordin drejtues të saj.

Në dhjetor 2022, një firmë e quajtur FKK – në pronësi të një fondacioni të lidhur me Medvedevin – bleu një kompani menaxhimi, Makna, që administronte një resort të rrënuar të quajtur Shingary, vetëm 7 minuta larg detit.

Shkatërrimi i resortit nisi pak muaj më pas, dhe FKK bleu disa parcela aty pranë dhe mori tokë me qira nga Makna, duke sugjeruar një zhvillim të ri, edhe pse nuk është e qartë se çfarë do të ndërtohet.

Afër qytetit të tij të lindjes, Shën Petersburg, një fondacion i quajtur Nevsky bleu një vilë dykatëshe në periferi të qytetit në vitin 2023 – dhe në 2024 shtoi një shtepizë në Pavlovsk, ku Medvedev kalonte verat si fëmijë dhe që e vizitoi si president në vitin 2009.

Medvedev nuk iu përgjigj kërkesave të Systemas për koment, ashtu si edhe fondacionet Nasha Pravda dhe Nevsky. Skalisty Bereg nuk u përgjigj gjithashtu, ndërsa shefi ekzekutiv i FKK-së e mbylli telefonin sapo dëgjoi që e telefononte një gazetar dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me mesazh.

Ndezja e një lufte

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, transformimi i figurës publike të Medvedev ka qenë i thellë. Si president nga 2008 deri në 2012, në periudhën ndërmjet dy mandateve të Putinit, ai shfaqte veten si një liberal relativ, reformator dhe mbështetës i lirive më të mëdha.

Rusët që kishin shpresa për ndryshim u ndien të tradhtuar kur Putini u rikthye si president në vitin 2012, duke e zhvendosur Medvedevin në vendin e dytë, si kryeministër. Nën një shtypje gjithnjë e më të ashpër të opozitës, Rusia pushtoi Krimenë dhe mori kontrollin e pjesëve të Ukrainës Lindore në vitin 2014, duke ndezur një luftë që çoi në pushtimin e plotë tetë vjet më vonë.

I cilësuar nga shumë si i dobët dhe i parëndësishëm pasi u largua nga posti i kryeministrit në janar 2020, vlerësimi i besueshmërisë publike të Medvedevit ishte nën 23 për qind në fund të vitit 2021, krahasuar me 65 për qind për Putinin, sipas sondazhit të VTsIOM-it të financuar nga shteti.

Në rezultatet e VTsIOM-it më 1 qershor, vlerësimi i besimit ndaj Medvedevit ishte dyfishuar në 45.7 për qind, më i larti pas Putinit dhe kryeministrit Mikhail Mishustin. Kanali i tij në Telegram, që e nisi disa javë pas fillimit të pushtimit të plotë, u bë më i ndjekuri në Rusi deri në fund të vitit 2022, me postime që tani marrin mesatarisht mbi 1.8 milionë shikime.

Postimet e Medvedevit në rrjetet sociale janë shpesh të mbushura me gjuhë të ashpër e fyese ndaj qeverive perëndimore, paralajmërime të rënda për Kievin dhe kërcënime të fshehura për sulme bërthamore. Në vitin 2023, ai doli me idenë për ta bombarduar Bundestagun në Berlin.

Javën e kaluar, ai shkroi në Telegram se qëllimi i Rusisë në bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqe me Ukrainën pas tri vjetësh nuk ishte paqja, por “sigurimi i një fitoreje të shpejtë dhe shkatërrimi i plotë i Qeverisë në Kiev”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe vende të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Dmitry dhe Ilya Medvedevit në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Ekrem Idrizi

PEC 2025 award goes to Kurdish journalist Perihan Kaya

 

PEC press release
(en français après l’anglais)
PEC 2025 award goes to Kurdish journalist Perihan Kaya
Geneva, June 10, 2025 (PEC) The Press Emblem Campaign (PEC) prize for the Protection of
Journalists was awarded on Saturday to Kurdish refugee journalist Perihan Kaya, on the occasion of
the first edition of Presstival in Bienne (Switzerland).
Born in 1986 in Kars (eastern Turkey), Perihan Kaya began her career as a journalist at the Dicle
news agency (DİHA) and the Jinha women’s news agency (JINHA). She focused on sensitive topics
such as the Kurdish question, women’s and children’s rights, and became known for her courageous
reporting. She has also worked as a freelance journalist and platforms in Turkey. Today, she is the
general coordinator of Podcastkurdi.
As a result of her journalistic activities and publications on social networks, she has faced numerous
legal proceedings in Turkey. In 2005-2006, she was imprisoned for 8 months. In 2021, she was
sentenced to 1 year and 3 months in prison for “organizational propaganda” and 11 months and 20
days for “insulting the president”.
In 2022, faced with trials and convictions, she was forced to leave her country. She fled to
Switzerland in August 2022 and is now trying to rebuild her life in Geneva. “As a Kurd, a woman
and a journalist, I have paid a heavy price for the truth: arrests, prison, exile. But I continue to
fight,” said Perihan Kaya, thanking PEC for awarding her the prize.
“Being here today is both a joy and a sadness, as I would have preferred to receive this award in my
own country, pursuing my professional career,” she added.
“We Kurdish journalists write the existence of a people. We try to make visible the unrecognized
language, the repressed identity, the ignored suffering of a stateless people.
In
Rojava, Hewlêr,
Şengal, Qandil, Mahabad or Diyarbakır…”, explained Perihan Kaya, recalling that three Kurdish
journalists have been killed since the start of the
year
Nazim Daştan, Aziz Köylüoğlu and Cihan
Bilgin, in Rojava and Southern Kurdistan.
“Perihan Kaya is yet another example of the many journalists forced into exile to flee repression
and violence in their countries,” said PEC President Blaise Lempen. “We have a duty to support
them,” he said at the award ceremony.
“The Kurds are forgotten by the international community. They have experienced war in Iraq, Syria,
eastern Turkey and Iran. Kurdish journalists have taken and continue to take great risks to inform
us”, stressed the PEC President.
Worldwide, the safety of journalists continues to deteriorate. Last year, a record
number of
179
journalists were killed, half of them in Gaza, and this year, in just over five months, almost 80
media workers have paid for their profession with their lives.
The Prize for the Protection of Journalists has been awarded annually since 2009 by PEC, an
independent NGO based in Geneva since 2004 and in consultative status with the UN. The previous
winner in 2024 was Palestinian journalist Iyad Alasttal from Gaza, a refugee in France.
For further information, speeches and photos:
www.pressemblem.ch/pec-award
Communiqué PEC
Le prix PEC 2025 décerné à la journaliste kurde Perihan Kaya
Genève, 10 juin 2025 (PEC) Le prix de la Presse Emblème Campagne (Press Emblem Campaign
PEC) pour la Protection des Journalistes a été décerné samedi à la journaliste kurde réfugiée en
Suisse Perihan Kaya, à l’occasion de la première édition du Presstival à Bienne (Suisse).
Née en 1986 à Kars (Turquie orientale), Perihan Kaya a commencé sa carrière de journaliste à
l’agence de presse Dicle (DİHA) et à l’agence de presse féminine Jinha (JINHA). Elle s’est
concentrée sur des sujets sensibles tels que la question kurde, les droits des femmes et des enfants et
s’est fait connaître par ses reportages courageux. Elle a également travaillé en tant que journaliste
indépendante pour divers journaux et plateformes en Turquie. Aujourd’hui, elle est la
coordinatrice générale de Podcastkurdi.
En raison de ses activités journalistiques et de ses publications sur les réseaux sociaux, elle a fait
face à de nombreuses poursuites judiciaires en Turquie. En 2005-2006, elle a été emprisonnée
pendant 8 mois. En 2021, elle a été condamnée à 1 an et 3 mois de prison pour « propagande
d’organisation » et à 11 mois et 20 jours pour « insulte au président ».
En 2022, face aux procès et aux condamnations, elle a été contrainte de quitter son pays. Elle
s’est réfugiée en Suisse en août 2022 et tente aujourd’hui de reconstruire sa vie à Genève.
« En tant que Kurde, femme et journaliste, j’ai payé un lourd tribut pour la vérité : arrestations,
prison, exil. Mais je continue à me battre », a déclaré Perihan Kaya en remerciant la PEC de lui
avoir accordé ce prix.
« Être ici aujourd’hui est à la fois une joie et une tristesse, car j’aurais préféré recevoir ce prix dans
mon propre pays, en poursuivant ma carrière professionnelle », a-t-elle ajouté.
« Nous, journalistes kurdes, écrivons l’existence d’un peuple. Nous essayons de rendre visibles
la langue non reconnue, l’identité réprimée, les souffrances ignorées d’un peuple sans État. À
Rojava, Hewlêr, Şengal, Qandil, Mahabad ou Diyarbakır…», a expliqué Perihan Kaya, en
rappelant que trois journalistes kurdes ont été tués depuis le début de l’année Nazim Daştan,
Aziz Köylüoğlu et Cihan Bilgin, à Rojava et au Kurdistan du Sud.
« Perihan Kaya est un exemple de plus de ces nombreux journalistes contraints de s’exiler pour fuir
la répression et la violence dans leur pays », a déclaré le président de la PEC Blaise Lempen. «Nous
avons le devoir de les soutenir», a-t-il dit lors de la remise du prix.
«Les Kurdes sont des oubliés de la communauté internationale. Ils ont connu la guerre en Irak, en
Syrie, dans l’est de la Turquie, en Iran. Les journalistes kurdes ont pris et continuent de prendre de
grands risques pour nous informer», a souligné le président de la PEC.
Au niveau mondial, la sécurité des journalistes continue de se détériorer. L’an dernier, un record de
179 journalistes ont été tués, dont la moitié à Gaza, et cette année, en un peu plus de cinq mois, près
de 80 travailleurs des médias ont payé de leur vie leur profession.
Le Prix pour la Protection des Journalistes est décerné chaque année depuis 2009 par la PEC, ONG
indépendante basée à Genève depuis 2004 et dotée du statut consultatif à l’ONU. Le précédent
lauréat a été en 2024 le journaliste palestinien de Gaza Iyad Alasttal, réfugié en France.
Pour plus d’infos, discours, photos :
www.pressemblem.ch/pec-award

Bilanci i rëndë i Moskës në fushëbetejë, Rusia ka humbur rreth 1 milion ushtarë nga nisja e luftës në Ukrainë

Rusia ka humbur 998,080 ushtarë në luftime që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës në një deklaratë.

Ndërsa shtabi i përgjithshëm nuk e specifikoi, kjo shifër kuptohet se përfshin të vrarët, të plagosurit, të zhdukurit dhe të kapurit .

Humbjet e mëtejshme përfshijnë gati 11,000 tanke, 40,000 dronë dhe gati 30,000 sisteme artilerie, sipas shtabit të përgjithshëm. bw

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë Thunbergun e aktivistët e tjerë

Radio Evropa e Lirë

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael.

Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë të hënën pasdite dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez.

Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg, tha FFC-ja në llogarinë e saj në Telegram.

Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi më pas se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen.

“‘Jahti i selfie-ve’ i ‘të famshmëve’ po shkon sigurt drejt brigjeve të Izraelit. Pritet që pasagjerët të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, shkroi Ministria izraelite në X.

Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe të padëmtuar, shtoi më vonë Ministria.

“U janë dhënë sandviçë dhe ujë. Spektakli mbaroi”, shtoi ajo.

Pjesë e ekuipazhit prej 12 vetash ishin edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg dhe Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Evropian.

Arrestohen anëtarët e ekuipazhit

“Ekuipazhi i Flotës së Lirisë u arrestua nga ushtria izraelite në ujëra ndërkombëtare rreth orës 2 të mëngjesit”, postoi Hassan në X.

Një fotografi shfaq ekuipazhin të ulur në anije, të gjithë me jelekë shpëtimi dhe me duart në lart.

Jahti po transportonte një sasi të vogël ndihmash humanitare, përfshirë oriz dhe qumësht pluhur për foshnja.

Ministria e Jashtme izraelite tha se ndihmat do të dërgohen në Gazë.

“Sasia e vogël e ndihmës që ndodhej në jaht dhe nuk u konsumua nga ‘të famshmit’ do të dërgohet në Gazë përmes kanaleve të vërteta humanitare”, thuhej në deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, urdhëroi ushtrinë të dielën të mos e lejonte anijen të mbërrinte në Gazë, duke e quajtur misionin e saj përpjekje propagandistike në mbështetje të Hamasit.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Hamasi e dënoi konfiskimin e anijes si “terrorizëm shtetëror” dhe tha se përshëndet aktivistët e saj.

Izraeli vendosi bllokadë detare mbi enklavën bregdetare pas marrjes së kontrollit nga Hamasi në vitin 2007, me qëllim të ndalimit të dërgesave të armëve për grupin militant.

Bllokada ka mbetur në fuqi gjatë disa konflikteve, përfshirë edhe luftën e tanishme, e cila filloi kur militantët e drejtuar nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ndaj Hamasit prej atëherë ka vrarë mbi 54.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dhe ka lënë mbi 2 milionë banorë të zhvendosur dhe në rrezik urie, sipas Kombeve të Bashkuara.

Raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, ka mbështetur operacionin e FFC-së dhe të dielën u bëri thirrje anijeve të tjera ta sfidojnë bllokadën e Gazës.

“Udhëtimi i Madleen mund të ketë përfunduar, por misioni nuk ka mbaruar. Çdo port mesdhetar duhet të dërgojë anije me ndihma dhe solidaritet për Gazën”, shkroi ajo në X.

Trumpi: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se shpresonte që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të mos shndërrohej në “një konflikt bërthamor”.

Shpresoj që jo”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.

Trump më pas kritikoi sulmin me dron ukrainas brenda kufijve të Rusisë.

“Ata i dhanë Putinit një arsye për t’i bombarduar ata. Kjo është gjëja që nuk më pëlqeu. Kur e pashë këtë, mendova se tani do të ketë hakmarrje’”, u tha presidenti gazetarëve.

 

 

Vetëm tri ditë më parë, Trump tha se kishte diskutuar me presidentin rus, Vladimir Poutin për ”sulmin e Ukrainës ndaj avionëve rusë të ankoruar në port dhe sulme të ndryshme të tjera nga të dyja palët. Ishte një bisedë e mirë, por jo një që do të çojë në paqe të menjëhershme”.

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Serhiy Stetsenko, Olha Ivlieva

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për zjarr në hyrjen e ndërtesës. Zjarri ishte i vogël, duke shkaktuar dëme minimale në derën kryesore dhe nuk ishte ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, përveç një gjëje.

Shtëpia, në lagjen Kentish Taun, i përkiste kryeministrit britanik, Keir Starmer, që e lëshoi me qira pasi u zhvendos në shtëpinë e kryeministrisë. Ishte një nga tre aktet e zjarrvënies në maj që shënjestruan prona të lidhura me Starmerin, tha policia.

Një police duke qëndruar jashtë shtëpisë së kryeministrit britanik, Keir Starer, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri. 13 maj 2025.

Një police duke qëndruar jashtë shtëpisë së kryeministrit britanik, Keir Starer, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri. 13 maj 2025.

Misteri u thellua tri ditë më vonë, kur policia njoftoi për akuzën ndaj ukrainasit, Roman Lavrynovych. Që atëherë, tre burra të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një tjetër ukrainas dhe një rumun që më herët kishte jetuar në Ukrainë.

Duke thelluar edhe më tej misterin: zyrtarët britanikë të sigurisë tani po hetojnë nëse Rusia mund të jetë e përfshirë, sipas The Financial Times.

Përveç Lavrynovychit, policia britanike dhe prokurorët kanë identifikuar edhe dy burrat e tjerë si Stanislav Carpiuc, 26-vjeçar, dhe Petro Pochynok, 34 vjeç. Një person i katërt, që u arrestua më 2 qershor, nuk është identifikuar.

As Shërbimi Prokurorial Mbretëror, as Policia e Londrës, nuk kanë komentuar për Radion Evropa e Lirë për këto raste.

Oleksandr Shapovalov, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Ukrainës, tha se agjencia ka bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit në Britani dhe Evropë dhe po tenton që të përcaktojë nëse ka ndonjë lidhje “me shërbimet e huaja të inteligjencës apo grupe të tjera terroriste”.

Është e paqartë se si këta burra janë të lidhur me krimet e pretenduara.

Policë britanikë duke patrulluar pranë shtëpisë private të Starmerit në Londër. Maj, 2025.

Policë britanikë duke patrulluar pranë shtëpisë private të Starmerit në Londër. Maj, 2025.

“Do ta shqyrtoj çdo opsion”

Një tregues për vendndodhjen dhe aktivitetet e Lavrynovychit erdhi nga grupet e mesazheve në Telegram për punësim, që u zbuluan nga Schemes, njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

Mes viteve 2022-2025, Lavrynovych, që ka jetuar në Britani për një periudhë të panjohur, ishte anëtar i disa grupeve që shënjestronin njerëz që flisnin gjuhën ruse dhe atë ukrainase, e të cilët kërkonin punë.

Lavrynovych kishte dërguar një mesazh në një nga këto grupe më 3 maj, pesë ditë para se një makinës që më herët ishte e regjistruar në emër të Starmerit, i ishte vënë flaka. Në grupin London Robota (Punë në Londër) ai shkroi: “Tung, po kërkoj një vend pune. I kam të gjitha dokumentet. Mund të jem një punëtor krahu apo ndihmës mjeshtër”.

Më 2 maj, Lavrynovych shkroi një mesazh në një grup tjetër ku kërkohet punë, të quajtur London UA – shkurtesa UA i referohet Ukrainës – ku ai shkroi në gjuhën ukrainase: “Tung, po kërkoj një punë. E shqyrtoj çdo opsion”.

Dy orë më vonë, një llogari me emrin Yurii u përgjigj: “Më shkruaj mesazh privat”.

Është e paqartë nëse Lavrynovych u përgjigj. Më 30 maj, gazetarët e REL-it e kontakuan Yuriin për koment. Ai mohoi se i kishte ofruar punë Lavrynovychit apo dikujt tjetër. Kur iu tregua këmbimi i mesazheve që kishte bërë gjatë 2 majit, Yurii tha se kishte të bënte “me një ofertë për punë si asistent për një të njohur polak”.

Yurii i tha REL-it se Lavrynovych nuk ishte përgjigjur.

REL-i tentoi të kontaktonte Lavynovychin dhe një burrë tjetër. E motra e Pochynokit, Anna, tha se ajo nuk kishte pasur kontakt me të vëllain që një kohë, dhe sipas informacioneve që ajo kishte, ai jeton në Rumani.

“Agjentë të zëvendësueshëm”

Më 2 qershor, në ditën e njëjtë kur personi i katërt – i paidentifikuar – u arrestua, agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës lëshoi një paralajmërim të pazakontë publik.

“Shërbimet speciale ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të rekrutuar qytetarët ukrainas në mënyrë që t’i përfshijë në aktivitete të paligjshme në territorin e Bashkimin Evropian”, tha agjencia, e njohur si HUR.

“Autorëve potencialë u ofrohen shpërblime monetare për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme, monitorim të objekteve të infrastrukturës kritike dhe kryerje të detyrave të tjera në dobi të shtetit agresor”, u tha në njoftim. “Këta janë kryesisht ukrainas nga territore të pushtuara përkohësisht, të cilët e kanë gjetur veten në situatë të vështirë”.

Viktor Yagun, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë kryesore të sigurisë të Ukrainës, SBU, tha se kanalet në Telegram janë një mjet që agjencitë ruse të inteligjencës i përdorin për të identifikuar dhe rekrutuar njerëz – dhe disa prej tyre nuk e kuptojnë fare këtë.

Këto janë “metoda moderne për të tërhequr njerëz që janë në situatë të vështirë dhe po tentojnë që disi ta gjejnë veten në jetë”, tha Yagun për REL-in. “Përveç kësaj, të njëjtët ukrainas nuk po kërkojnë punë në faqet polake apo britanike, por shpesh në ato rusishtfolëse.”

Qendra kulturore dhe sportive, ku ish-ushtarakë apo përfaqësuesit e shërbimeve speciale ruse mund të jenë duke punuar si trajnerë, janë gjithashtu pjesë e këtij rrjeti, shtoi Yagun.

Frank Umbach, konsulent sigurie në Universitetin e Bonit, i përshkroi njerëzit e rekrutuar nga agjentët e huaj si “agjentë të zëvendësueshëm”.

“Atyre iu afrohen elemente kriminale. Njerëzit zakonisht rekrutohen përmes Darknet-it, përmes Telegramit apo platformave të tjera. shpesh, këta njerëz vetëm duan të bëjnë para”, tha ai për REL-in.

Një mjet tjetër që përdoret për rekrutim nga shërbimet e inteligjencës është Kisha Ortodokse, tha Fjodor Venislavski, deputet që është anëtar i komitetit për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë në Parlamentin e Ukrainës.

Kisha Ortodokse në Ukrainë u përça në vitet para pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022, me një degë që shihej si e varur nga Kisha Ortodokse Ruse në Moskë.

Fjodor Venislavskiy tha se kjo degë, e lidhur me Kishën në Moskë, ka hapur dhjetëra famulli nëpër Evropë gjatë viteve të fundit.

“Duke pasur parasysh se nuk është shumë e vështirë të zbulohet nëse një person është nga Ukraina, ata mund të bëhen objekt i ndikimeve të caktuara, dhe jo domosdoshmërish nga priftërinjtë”, deklaroi ai.

Një zëdhënës i Kishës së lidhur me Moskën i tha REL-it se nuk kishte dijeni për ukrainas që rekrutohen nga shërbimet ruse të inteligjencës në famullitë e Kishës.

Sipas Yagunit, qëllimi i Rusisë është ta diskreditojë imazhin e Ukrainës në sytë e partnerëve perëndimorë.

“Ata janë të interesuar të tregojnë se ukrainasit janë terroristë potencialë, sabotues të mundshëm, kriminelë të mundshëm”, tha ai. “Ata e bëjnë këtë për vetëm një qëllim, për ta zvogëluar mbështetjen për ukrainasit jashtë vendit”.

Në tetor të vitit 2024, Schemes zbuloi një fushatë online të organizuar nga shërbimet ruse të inteligjencës, që rekrutonte adoleshentë ukrainas për të djegur automjete të përdorura nga personeli ushtarak dhe rekrutuesit e ushtrisë.

Disa ditë pas publikimit të raportit, qindra institucione shtetërore të Ukrainës – përfshirë ambasadat dhe shkollat – pranuan emaile kërcënuese që përmendnin emrat e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që kishin realizuar hulumtimin.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Radio Evropa e Lirë

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën akuzat për abuzim të stafit të hotelit – çka ai e ka mohuar – dhe më pas është zhvendosur në një klinikë psikiatrike, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Tater është ndaluar në Moskë më 12 gusht 2024, nën akuzën e “huliganizmit” dhe është mbajtur në burg për 15 ditë. Ndalimi i është vazhduar pasi Komiteti rus i Hetimeve, ka nisur të hetojë një akuzë më serioze, atë të përdorimit të dhunës kundër një zyrtari policor.

Më 6 prill, një gjykatë e ka urdhëruar Taterin të zhvendoset nga një qendër ndalimi për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Sipas medias shtetërore, gjykata ka thënë se ai nuk është penalisht përgjegjës për veprimet e tij, pasi është diagnostikuar me çrregullime mendore.

Sipas TASS-it, Tater është lëshuar prej klinikës psikiatrike më 6 qershor.

Disa burime kanë thënë për agjencinë ruse se klinika nuk ka pasur arsye që të mbajë Taterin dhe e ka liruar për trajtim jospitalor.

TASS ka thënë se Tater nuk është më në Rusi, por që nuk dihet vendndodhja e tij

Ambasada amerikane në Moskë dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk kanë komentuar për këtë rast.

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters e ka cituar një burim të Kremlinit të ketë thënë se Tater ka qenë njëri prej nëntë amerikanë që po mbahen në Rusi, që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar t’i përfshijnë në këmbim të të burgosurve.

Ky informacion ka ardhur pasi këshilltari i Kremlinit për politikë të Jashtme, Yuri Ushakov ka thënë se këmbimi është diskutuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në bisedën e tyre telefonike të zhvilluar më 20 maj.

Uashingtoni dhe Moska veçse i kanë kryer dy këmbime të të burgosurve, prej kur Trump e ka nisur mandatin në janar.

Në prill, shtetasja ruso-amerikane, Ksenia Karelina, e cila ishte burgosur në Rusi për dhënie donacioni prej 51 dollarësh për një qendër bamirësie ukrainase, por me bazë në SHBA, është liruar në këmbim të Arthur Petrovit, shtetas gjermano-rus, që dyshohet të ketë eksportuar mikroelektronikë sensitive.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë liruar kriminelin kibernetik rus, Aleksandr Vinnik në këmbim të mësuesit amerikan, Marc Fogel.

Kufizimi i fjalës së lirë – Alarm në Britani/ Qeveria i cilëson kritikat ndaj emigracionit si ‘ideologji terroriste’, zbulohen pasojat …

Shqetësimi për migrimin masiv është një “ideologji terroriste” që kërkon ndërhyrje nga programi qeveritar për parandalimin e radikalizimit “Prevent”, sipas dokumenteve zyrtare.

Një kurs trajnimi online, i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë për “Prevent”, rendit “nacionalizmin kulturor” si një besim që mund të çojë një individ drejt referimit në këtë skemë deradikalizimi.

Kjo përfshin bindjen se “kultura perëndimore është në rrezik nga migrimi masiv dhe mungesa e integrimit nga grupe të caktuara etnike dhe kulturore”, sipas pjesëmarrësve në trajnim.

Ky është shembulli më i fundit i asaj që shihet si kufizim i lirisë së shprehjes nga autoritetet, policia dhe gjykatat.

Në javët e fundit, The Telegraph ka raportuar se një pensionist u arrestua gabimisht për një postim në Twitter që paralajmëronte për antisemitizmin, si dhe për rastin e një burri që u dënua për djegien e Kuranit.

Programi “Prevent” ka qenë subjekt i një raporti kritik dy vjet më parë dhe dështoi të ndalonte Axel Rudakubana-n, vrasësin e Southport-it, i cili ishte referuar tri herë në këtë program.

Kritikët e lirisë së fjalës paralajmërojnë se përkufizimi i “nacionalizmit kulturor” është tepër i gjerë dhe teorikisht mund të përfshijë edhe figura si Sir Keir Starmer dhe Robert Jenrick, për komentet e tyre të mëparshme.

Të tjerë që mund të cilësohen si ekstremistë përfshijnë autorin bestseller Douglas Murray, që ka shkruar gjerësisht për migrimin, si dhe akademikun dhe prezantuesin e GB News, Matthew Goodwin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi: “Prevent nuk ka të bëjë me kufizimin e debatit apo lirisë së fjalës, por me mbrojtjen e atyre që janë të ndjeshëm ndaj radikalizimit.”

Lord Young, sekretari i përgjithshëm i Free Speech Union (FSU), i ka shkruar ministres së Brendshme, Yvette Cooper, duke e nxitur të rishqyrtojë urgjentisht këtë klasifikim.

Ai theksoi se kushdo që referohet në Prevent mund të përballet me “pasoja serioze dhe afatgjata” për arsimin, punësimin dhe reputacionin publik.

Prevent ka për qëllim të identifikojë njerëzit në rrezik për t’u bërë terroristë, të cilët më pas i nënshtrohen një procesi ndihmës për të shmangur radikalizimin. Të dhënat personale të tyre ruhen për të paktën gjashtë vjet dhe shpërndahen mes policisë dhe shërbimeve të inteligjencës.

Shkollat, universitetet, spitalet dhe institucionet publike kanë detyrim ligjor për të ndaluar radikalizimin. Çdo vit, mijëra mësues, oficerë policie dhe punonjës të tjerë marrin trajnim për Prevent.

Kursi zyrtar “refresher awareness” në gov.uk thotë se “nacionalizmi kulturor” është një nga “nën-kategoritë më të zakonshme të ideologjive terroriste të ekstremit të djathtë”, së bashku me supremacinë e bardhë dhe etno-nacionalizmin.

Në letrën për znj. Cooper, Lord Young e cilësoi këtë si një “çështje me shqetësim serioz”.

Ai tha: “Ndërsa nuk është përcaktuar ligjërisht, përkufizimi në kursin e trajnimit zgjeron fushën e dyshimit për të përfshirë individë me qëndrime plotësisht të ligjshme, por politikisht kontraverse.”

“Duke qenë se tani ‘nacionalizmi kulturor’ është kategorizuar si një nënkategori e ideologjisë terroriste të ekstremit të djathtë, edhe besimet e qendrës së djathtë që janë brenda kufijve të ligjshëm të shprehjes, rrezikojnë të trajtohen si ideologjikisht të dyshimta.”

Ai shtoi se kjo mund të përfshijë edhe z. Jenrick, ish-ministrin e emigracionit, i cili më parë kishte paralajmëruar se “migrimi i tepruar dhe i pakontrolluar rrezikon të gërryejë dhembshurinë e publikut britanik.”

Edhe politikanë të lartë laburistë mund të përfshihen në këtë përkufizim. Lord Young përmendi deklaratën e fundit të Sir Keir: “Pa rregulla të drejta emigracioni, rrezikojmë të bëhemi një ishull i të huajve, jo një komb që ecën përpara së bashku.”

Ka shqetësime në rritje se policia po kufizon padrejtësisht lirinë e fjalës.

Muajin e kaluar, The Telegraph raportoi se Julian Foulkes, një ish-oficer policie, u arrestua për një postim në rrjetet sociale për antisemitizmin. Policia, që bastisi shtëpinë e tij, përshkroi koleksionin e librave të tij si “shumë Brexity”. Më vonë ai mori falje dhe dëmshpërblim prej 20,000 £.

Vitin e kaluar, gazetarja Allison Pearson u mor në pyetje nga dy oficerë në shtëpi për një postim në X pas protestave pro-palestineze.

Në një rast tjetër, Hamit Koskun u gjobit këtë javë për djegien e një Kurani, çka nxiti z. Jenrick të akuzojë gjykatat për ringjalljen e ligjeve për blasfeminë.

Lord Young tha se materiali i kursit përfaqëson një zhvendosje të qasjes së Prevent, nga përqendrimi te sjellja (si blerja e armëve apo nxitja e dhunës) drejt “trajtimeve të ideologjisë si tregues rreziku, që përfshin bindje, qëndrime apo pozicionime politike.”

Ai tregoi një rast ku një burrë autik 24-vjeçar u referua në Prevent nga një punonjës social, sepse kishte parë faqe “ofenduese dhe anti-trans” dhe ishte fokusuar te “humori i errët i djathtë”.

Një referim në Prevent mund të njollosë emrin e dikujt, edhe nëse më pas vendoset që nuk nevojitet asnjë veprim tjetër. Emri i tyre mund të mbetet në databaza që përdoren nga MI5, MI6, Ministria e Brendshme, Forcat Kufitare, Doganat, Komisioni i Bamirësive dhe ekipet lokale të mbrojtjes.

Lord Young tha: “Ka raste të dokumentuara ku individët e referuar në Prevent – edhe pse nuk janë përfshirë më tej – kanë përjetuar pasoja serioze vetëm sepse emrat e tyre janë regjistruar në sistem.”

Kjo polemikë vjen pavarësisht një raporti të Sir William Shawcross, ish-vëzhgues i pavarur i Prevent, i cili kritikoi mënyrën se si literatura kryesore dhe një ish-ministër i kabinetit u përshkruan si “nacionalistë kulturorë”. Ministri në fjalë u zbulua më vonë të ishte Sir Jacob Rees-Mogg.

Sir William rekomandoi që Prevent duhet të jetë “konsekuent në aplikimin e standardeve për të gjitha ideologjitë për të garantuar një përgjigje të balancuar dhe efektive.”

Lord Carlile, ish-vëzhgues i pavarur për legjislacionin kundër terrorizmit, tha: “Është një detyrë shumë e vështirë ajo që ka Ministria e Brendshme, por ndoshta duhet të bëjnë një redaktim të kujdesshëm që njerëzit afër qëndrimeve politike kryesore të mos përfshihen në mënyrë të padrejtë.”

Një ish-këshilltar i qeverisë tha se përkufizimi i “nacionalizmit kulturor” ishte “mjaft i dobët”.

“Agjenci si policia kundër terrorizmit dhe MI5 janë shumë më rigoroze në klasifikimet e tyre,” tha ai./The Telegraph – SYRI.NET


Send this to a friend