VOAL

VOAL

Pushime të mbara Madam Ambasador! Shqiperia po digjet nga zjarret, plehrat, emigrimi! – Nga ALBA KEPI

August 4, 2021
blank
3 Comments
  • author avatar
    Ndue Pjetra 1 year ago Reply

    Deri sa na tregon kusiat tepsiat dhe na permend ndihmat qe i paska dhene Shqiperise.nuk do beje hajr ky vebd.
    Ambasadore ne dem te vendit kete po njokim.te thyej qafen ne shtator e te shkoj te dhit se ketu e beri nje pacaure qe vone do shkojm ku ishim
    VETEM LEKET QE QEVERIA JU DHA KASTRATIT,MABES E TJ.DO ISHIM NJE VEND QE DO NA KISHTE ZILI EDHE USA.

  • author avatar
    Chri chri 1 year ago Reply

    Zonja Kepi!
    Zonja e nderuar që ju përmëndni e që i uroni me shpoti pushime të mbara është e fundit që mund të kritikohet për llumin që ka mbytur vëndin tënd e timin bashkë.Halenë e pastron i zoti i shtëpisë,nuk e pastron miku.Përpara se të gjuash me kunja ambasadoren e nderuar bëj atë që të takon të bësh si gazetare e qytetare,ndërgjegjëso e bëji njerëzit të ngrihen në këmbë,të protestojnë kundër hajnisë e padrejtësive.Duke bërë këtë ne i dalim në krah zonjës që ju shpotisni,i japim kurajo dhe e motivojmë për të qënë edhe më aktive në punën e saj.Boll me pordh e me maninë për të dhënë mënt!Pushime të mbara edhe ty dhe vër në kokë ndonjë kapele mos të të godasë dielli.

  • author avatar
    Chri chri 1 year ago Reply

    Z. Kepi!
    Zonja e nderuar të cilës ju i drejtoheni me shpoti është e fundit që mund të kritikohet për ndyrësitë dhe llumin që kanë mbytur vëndin tënd e timin bashkë.Halenë e pastron i zoti e jo miku.Bëj së pari detyrën si gazetare e qytetare,mobilizo e ngri në këmbë njerëzit të protestojnë kundër hajnisë e padrejtësive e pastaj merru me ambasadoren e nderuar.Kësisoj ne i vijmë në ndihmë ambasadores,i japim krahë e kurajo,e motivojmë në misionin që ka.Lërini pordhët e maninë për t’ju dhënë mënt të tjerëve.Pushime të mbara dhe ty dhe vër ndonjë kapele në kokë mos të të zërë dielli.

Komentet

blank

Kokaina e Fierit, Washington Post: Gjysmë ton drogë në shtëpinë e zyrtarit të shtetit!

Gazeta e njohur amerikane Washington Post i ka kushtuar  një artikull të posaçëm, operacionit të fundit policor të kryer në Shqipëri, ku u sekuestruan 430 kg kokainë, të zbuluara në shtëpinë e një zyrtari të shtetit në zonën e Fierit.

Sipas gazetës, “autoritetet shqiptare bënë të ditur të premten se kishin kapur 430 kilogramë kokainë në një operacion të koordinuar me Malin e Zi dhe institucione të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Njësia kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar tha se 10 shtetas shqiptarë ishin arrestuar pas gjetjes së kokainës në një ngarkesë prej 24 tonësh plehu kimik. Gjatë operacionit të së enjtes, policia sekuestroi edhe automatikë, municione dhe pará.

Dërgesa ishte importuar në shtator nga Kolumbia, me ndalesë fillimisht në Selanik, për t’u shkarkuar më pas në Bar të Malit të Zi. Prej andej u transportua me kamionë në Shqipëri, thanë autoritetet. Policia e sekuestroi kokainën e fshehur në mes të një sasie plehu kimik në Fier,” thuhej më tej.

Në vijim, artikulli i publikuar nga Washington Post.

blank

blank

40 milionë euro kokainë në Frakull- Hetimi u ndal te Viktor Çervanaku

Në përfundim të aksionit për sekuestrimin e 430 kilogramëve kokainë që erdhën nga Kolumbia, në Fier u arrestuan 10 persona. Nga emrat që janë zbuluar deri tani kuptohet se të arrestuarit janë “ushtarë” në hierarkinë e grupit kriminal që porositi kokainën. Një ndër emrat më të lakuar është Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u sekuestrua kokaina e ngrirë në pleh.

Aktori i vogël i Partisë Socialiste në Fier

Ish-kryetar i Komunës Frakull, emri i Çervanakut bëri bujë për shkak të angazhimit të tij politik në radhët e Partisë Socialiste. Në media qarkulloi një foto, kur Çervanaku shfaqet bashkë me kryeministrin Edi Rama. Është po kaq e lehtë të gjesh në internet, momentet kur ai shoqëron Ramën gjatë vizitave në Frakull, si një prej drejtuesve socialistë të zonës.

Aktualisht, Çervanaku ishte emëruar si drejtor i OST-së.

Pritja e kokainës ishte kthyer në biznes familjar. Plehu u porosit nga vëllai i tij, Zeneli, ndërsa i arrestuar është edhe djali i tij, Denilsoni dhe e fejuara e tij.

Por a mund të konsiderohet ky aktor i vogël Partisë Socialiste si njeriu në krye të organizatës që porositi 430 kilogram kokainë? A mund të garantonte ai transportin e një sasie kaq të madhe droge?

Ndalesat e kokainës në disa shtete

Sasia e madhe e kokainës që u nis nga Kolumbia dhe dërgimi i disa kolumbianëve në Shqipëri tregojnë se bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej Çervenakut. Ish-kryetari i Komunës së Frakullit konsiderohet vetëm një hallkë e zinxhirit kriminal, por jo më i rëndësishmi. Njësoj si në rastin e kokainës së Xibrakës, nga Kolumbia kishin ardhur disa ekspertë për ta “shkrirë” kokainën.

Roli i tyre ishte të kryenin procesin e ndarjes së kokainës nga plehu. Deri tani flitet për dy kolumbianë të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim me emrin Zamir Rodriguez.

Ngarkesa është nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi. Kontenieri me pleh organik ishte i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

Pikëpyetjet për ndërhyrjen

Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço lëvizja e një sasie kaq të madhe kokaine nuk mbetet tek familja Çervanaku. Në një intervistë për abc, Karamuço thotë se në raste të tilla, kur flitet për shuma të mëdha parash, kërkohen garantë të fuqishëm për transportin.

“Për shkak se ky është krim transnacional, ne kemi pritësit, por jo porositësin dhe garantët. Kush janë garantët e kësaj? Një garanci që do të vijë nga grupe shumë të organizuara kriminale, që marrin përgjegjësinë që kjo ngarkesë që shkon deri në 40 milion dollarë, do të futet në një prej porteve ku do të kalojë për çertifikim që është pleh kimik, do të kalojë doganën, do të kalojë policinë kufitare dhe të gjithë postoblloqet gjatë rrugës dhe do të vijë në destinacion e paprekur” u shpreh eksperti.

Megjithëse 25 ton pleh nuk janë një sasi e vogël për t’i ikur syrit të policisë dhe megjithëse lëvizja e kokainës ishte mbajtur në vëzhgim prej muajsh, SPAK vendosi të ndërhyjë. Duke pasur si referim rastet e tjera të zbulimit të kokainës, hetimet do të konkludojnë tek Çervenaku, ndërsa porositësit e vërtetë do të mbeten mister./Lapsi.al

blank

Reportazhi- Rrënjët e mafias shqiptare me kartelet në Amerikën Latine

Ishte 9 qershori që kaloi kur një dërgesë me etiketën “Asparagus i imët” u nis me një kontejner 18 tonësh nga qyteti i Trujillo, në Perunë veriperëndimore. Ai po shkonte për në portin tregtar Ofcallao, më i rëndësishmi në vend që ndodhet në Lima. Atje, një anije priste për dërgesën e perimeve, destinacioni përfundimtar i së cilës ishte porti i Roterdamin në Holandë. Por dërgesa nuk mundi të dalë nga vendi në Amerikën e Jugut.

Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro) të Policisë Kombëtare të Perusë arritën të zbulonin se asparagu ishte i kontaminuar me një substancë që rezultoi se ishte kokainë e lëngshme.

“Droga në Huallaga mund të kushtojë 500 ose 700 dollarë/kilogrami. Në Lima tashmë ka një vlerë prej 1300 dollarësh dhe për të mbërritur në një port të Evropës arrin në një çmim prej 40 mijë dollarësh për kilogram”, – shpjegon Deny Rodríguez, drejtor i Dirandro.

Ata zbuluan 2 tonë kokainë me një vlerë e vlerësuar prej 77 milionë dollarësh. Rodríguez thotë se në krye të piramidës së këtij rrjeti të trafikut të kokainës ndodheshin dy shtetas shqiptarë: Franc Malo alias “Pelao” dhe Gentjan Meta, “Barbas”.

Meta dhe Malo ishin vënë në ndjekje nga autoritetet gjatë qëndrimit të tyre në Peru. Të dy hynë legalisht në këtë vend, si turistë përmes kufirit me Ekuadorin, por Dirandro po i vëzhgonte gjatë qëndrimit të tyre në vend.

“Këto subjekte shqiptarësh janë ata që kujdesen për temat financiare dhe logjistike për të gjeneruar operacione të paligjshme të trafikut të drogës në territorin peruan” – thotë Rodríguez.

Edhe pse jo e shumtë, prania e meshkujve me origjinë shqiptare në vendet ku operojnë kartelet e prodhimit dhe trafikut të drogës në Amerikën Latine nuk është e re. Që në vitet 2000, anëtarë të klaneve familjare të të ashtuquajturës “mafia shqiptare” kanë udhëtuar në rajonin e Amerikës Latine për të zgjeruar biznesin e tyre në Evropë.

“Klanet kriminale shqiptare janë në Amerikën Latine për një arsye: për të blerë kokainë të lirë”, – thotë Alessandro Ford, një hetues i InsightCrime.

“Asparagu i imët” i konservuar në Peru përmbante kokainë të lëngshme që më vonë do të tregtohej në Evropë. Shqiptarët kanë krijuar kontakte me kartele dhe grupe të trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuadori, Meksika dhe Peruja për të paktën dy dekada. Pa pasur nevojë për komandim të shumë njerëzve dhe armë të kalibrit të lartë, si kartelet e Amerikës Latine, ata kanë bërë biznes fitimprurës me kartelet e atyre vendeve.

“Funksioni i tyre është të jenë ndërlidhës të biznesit. Të mbyllin marrëveshje dhe të merren me çështje logjistike. Por nuk do të shihni kurrë një kolonë të armatosur të mafies shqiptare. Ata mbajnë pas vetëm ndonjë roje që i ofron mbrojtje,” – shpjegon Víctor Sánchez, një hetues meksikan që studion krimin e organizuar.

Fuqia e shqiptarëve qëndron në kontrollin e përbashkët me mafiet e tjera (si ajo italiane) të porteve në Evropë, përmes të cilave hyn droga dhe produktet ilegale.

Pse shqiptarët?

Shqipëria ka qenë historikisht një korridor në tranzit tregtar midis Azisë dhe Evropës në Gadishullin Ballkanik.

“Pasi u shemb komunizmi, Shqipëria, së bashku me ish-Bashkimin Sovjetik, përjetuan një rigjallërim dramatik të krimit të organizuar” – shpjegon Ford. Nga tregtia e paligjshme e heroinës, armëve, cigareve apo dhe njerëzve, “klanet kriminale shqiptare i kontrabanduan të gjitha”, thotë ai. Në fillim të viteve 2000, shqiptarët filluan të lidhen me mafian italiane. Në veçanti, ata u lidhën me klane në organizatën e fuqishme kriminale ‘Ndrangheta nga Italia jugore.

“Megjithatë, shqiptarët shumë shpejt dërguan emisarët e tyre në Amerikën Latine për të negociuar blerjen me shumicë të kokainës së lirë. Këta njerëz u vendosën kryesisht në dy qytete portuale të Paqësorit: Guayaquil në Ekuador dhe në një masë më të vogël, El Callao në Peru” – shpjegon Ford. Që atëherë ata ndërtuan kontakte me vende të tjera ku prodhohet droga, si Bolivia, Kolumbia dhe Meksika.

“Kompania e bukur”

Mafia shqiptare nuk është vetëm një grup, por ka disa klane në të gjithë Evropën, thonë ekspertët. Organizata më e njohur, e cila bashkoi disa klane, është kompania e vetëquajtur “Kompania Bello”. Ka qenë një nga më të mëdhatë dhe më të përhapurat në vende si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja, Portugalia, Italia dhe Gjermania.

“Funksionon si një lloj diaspore. Paksa si mafia italiane. Si Cosa Nostra, Camorra dhe La ‘Ndrangheta për shumë vite. Ajo që ka bërë mafia shqiptare është pikërisht fillimi i kolonizimit të vendeve të tjera me të ardhura më të larta. Dhe më pas emigrantët shqiptarë bëhen bashkë si një lloj familjeje dhe fillojnë të kontrollojnë tregjet ilegale” – shpjegon Sánchez.

Operacionet e “Kompania Bello” janë zbuluar prej kohësh në porte si Roterdami. “Kompania Bello” ka konsoliduar fuqinë e saj gjatë 20 viteve të fundit. Interpoli njoftoi në vitin 2020 një operacion të madh në 10 vende evropiane që çoi në kapjen e 20 anëtarëve të saj. Kjo ishte një goditje e rëndë për klanet familjare.

Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), mafia shqiptare ka zgjedhur të mbulojë të gjithë zinxhirin e shitjes së drogës: “nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri tek shpërndarja në të gjithë Evropën”.

Për ta arritur këtë, klanet kanë arritur të kontrollojnë trafikun e paligjshëm në portet e Roterdamit (Holandë) dhe Antëerp (Belgjikë) nga ku shpërndajnë drogë dhe bëjnë tregti ilegale. Europol njoftoi në vitin 2020 një goditje të madhe ndaj “Kompania Bello” që e la organizatën pa disa nga drejtuesit e saj. Europol raportoi se “Kompania Bello” kishte pastruar paratë përmes “një sistemi alternativ të dërgesave klandestine me origjinë kineze, i njohur si “systemfei ch’ien”.

“Ashtu si sistemi i transfertave “Hawala”, njerëzit që përdorin “Fei ch’ien” depozitojnë një shumë në një “agjenci” të rrjetit në një vend. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon atë marrësit të synuar.” Kështu, “pa lënë gjurmë provash zbuluese për hetuesit”, ata kanë pastruar miliona euro ndër vite.

Ndikimi në Amerikën Latine

Lajmi më i fundit që mafia shqiptare ka gjeneruar në Amerikën Latine është lidhja e saj me një krah të kartelit të fuqishëm meksikan Sinaloa të drejtuar nga Ismael “El Mayo” Zambada, partneri i madh i Joaquín “El Chapo” Guzmán. Raportime të ndryshme në shtyp, të cilat citojnë informacione nga Kabineti i Sigurisë së qeverisë meksikane, tregojnë se “El Mayo” Zambada ka krijuar një shoqatë me qëllim pastrimin e parave me anëtarë të klanit të vëllezërve Hysa.

Ismael Zambada
Ismael “El Mayo” Zambada

Me ndihmën e tij, ata krijuan kompani për kazino, restorante dhe një kompani eksporti në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonora, sipas dokumenteve të inteligjencës.

“El Mayo” është në trafikun e drogës për më shumë se 40 vjet dhe është një nga drejtuesit e mëdhenj të kartelit Sinaloa. Për Víctor Sánchez, i specializuar në operacionet e grupeve kriminale në Meksikë, kjo lidhje e tij me shqiptarët është logjike pasi ata “janë më mirë në pastrimin e parave se meksikanët”.

“Për të pasur një marrëdhënie të mirë me organizatat meksikane, ato mund t’i ndihmojnë në pastrimin e parave. Por me siguri ajo që krijoi kontaktin ishte shitja e drogës”, – konsideron Sánchez.

Për shqiptarët, si vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, prania e të cilëve u zbulua në Meksikë, vendet e rajonit të Amerikës Latine ofrojnë kushte të favorshme për biznesin tuaj. Alessandro Ford thotë se rajoni është “shumë tërheqës” edhe për ata që nuk janë vetëm emisarë, por që vendosen për periudha të gjata ose të përhershme.

“Shumë nga ata që migrojnë, tashmë kanë precedentë penalë në Evropë. Ndërsa disa janë në kërkim. Të kalosh Atlantikun do të thotë anonimitet. Do të thotë një shans i dytë. Ata mund të krijojnë identitete të reja. Të jetojnë në komunitete të pasura dhe të shfrytëzojnë kapacitetin më të dobët të zbatimit të ligjit për trafikimin e kokainës”, – shpjegon studiuesi.

Dritan Rexhepi

Është rasti i Dritan Rexhepit, një trafikant droge, i cili emigroi në Ekuador në fillim të dekadës së fundit. Aty ngriti një skemë të dërgesës së drogës për “Komania Bello”. Ai u quajt “mbreti i kokainës”. U arratis nga Evropa ku ishte në kërkim nga gjykatat e Italisë dhe Shqipërisë dhe adoptoi identitete të ndryshme si Edmir Kraja dhe Mutaraj Lulezim, ndër të tjera.

Në vitin 2014 ai u arrestua dhe më pas u dënua me 13 vjet burg. Europol e identifikoi atë si “kreun e organizatës”. Dyshohet se ai ka vazhduar të drejtojë trafikun e drogës në Evropë edhe gjatë kohës që qëndronte në burg.

“Çdo person i shpallur në kërkim në Evropë mund të gjejë një strehë relativisht të sigurt në Amerikën Latine. Kjo për shkak të forcës në organizatat aleate, për shkak të korrupsionit mbizotërues, për shkak të kushteve ekonomike”, konsideron Sánchez.

Raportimet e shtypit, duke cituar dokumente të gjykatës së Ekuadorit, treguan se Rexhepit i është dhënë lirimi me kusht. Megjithatë, eksperti paralajmëron se grupe si shqiptarët do ta kishin shumë të vështirë të vendoseshin në vendet e rajonit si një poster i plotë dhe i pavarur.

“Një celulë mafioze shqiptare që e konstaton veten si e tillë, tingëllon e ndërlikuar sepse janë shumë të dukshëm. Për konkurrentët do të ishte shumë e lehtë t’i eliminonin. Aq më tepër që do të ishte një organizatë e re që vjen pa mbrojtje,” – shpjegon ai.

Dhe për sa u përket shifrave, në fakt ka shumë pak shqiptarë në rajon. Fitimet e tyre nuk janë aq të rëndësishme në Amerikën Latine sa ato të karteleve të mëdha vendase të drogës. Biznesi i tyre kryesor është në Evropë.

“Ata marrin një copë të “tortës”, por organizata si ato meksikane kanë pjesën më të madhe të saj” – e mbyll eksperti. ©Marrë nga MexicoDetailZero.com/ Përshtati në shqip LAPSI.al

blank

Mbi 40 milionë euro kokainë- Roli i drejtorit të Ramës në trafikun e drogës

Edhe pse Policia e Shtetit e mohoi dy ditë më parë që në operacion ishin forca të tjera, ditën e djeshme SPAK doli dhe tregoi pak detaje të një prej goditjeve më të mëdha në fushën e narkotikëve në vendin tonë.

Përpos personave të arrestuar, të cilët duket se kanë secili nga një rol të caktuar në grup, që thuhet se drejtohej nga një biznesmen, mësohet se ende në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë. Tre pretendohet se janë në Kolumbi, ndërkohë dy janë në Shqipëri. Mendohet se bëhet fjalë për dy shtetas kolumbianë, të cilët kanë luajtur rolin e ‘mjeshtrave’ të përpunimit të lëndës narkotike brenda ambiente të banesës së zyrtarit të lartë shtetëror.

Ajo çka ra në sy në të gjithë punën hetimore që Prokuroria ka kryer në këtë goditje, është fakti se bëhet fjalë për një trafik të mirorganizuar, që nga momenti kur është hapur biznesi në Qendrën Kombëtare, nëse trafiku nis pikërisht atëherë. Por Prokuroria pretendon që nga ai moment e deri pak ditë më parë, ka dyshime që grupi të ketë kryer trafikun e kokainës me porosi të nisura nga Kolumbia dhe të kamufluara në tregtimin e plehut kimik dhe të frutave të thata.

Për pasojë u vunë në pranga pikërisht Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, vajza e Genci Ferhatit, Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Fokusi i hetimit për këtë linjë trafiku droge është ndërtuesi i njohur, Nikolin Gjolena. Ai bashkë me personat e tjerë të përfshirë në role konsiderohen si pjesë e trafikantëve që përmes tonelatave me pleh kimik futën në Shqipëri kokainë me vlerën mbi 40 milionë euro.

Sipas planeve, që janë dokumentuar edhe në dosjen hetimore, ngarkesa do të përpunohej në një laborator të improvizuar në Frakull të Madhe përmes ekspertizës së një kimisti kolumbian që hyri në vendin tonë pak javë më parë dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Së bashku me të SPAK identifikoi pritësit që i hapën derën kokainës dhe që janë me rol kryesor në grup si Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, aktualisht drejtor drejtorie në OSHEE, vartës i ministres Belinda Balluku; djali i tij, Denilsoni dhe i vëllai Zeneli, i cili rezulton të jetë administrator i firmës që do të furnizohej me pleh kolumbian.

“Në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial, ngarkuar në kontejner me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit, Mal i Zi, me porosi të një shtetasi shqiptar të Shqipërisë”, u shpreh prokurori Adnan Xholi.

Nga hetimet komplekse ku përfshihen dhjetëra orë përgjime dhe vëzhgime, sipas të dhënave hetimore, SPAK dyshon si financues kryesor shtetasin Nikolin Gjolena, i cili rezulton si personi që mblodhi të gjithë njerëzit e nevojshëm për të realizuar lëvizjen e mallit nga porti i Barit deri në Fier.

4 të tjerët, të cilët ranë në pranga të mërkurën pasdite në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Tujan, mësohet se kanë dalë në përgjime teksa sinjali i parë i dyshimeve ka ardhur në fakt nga policia portuale malazeze. Në fakt, Policia e Komisariatit Nr. 4 mori urdhër të ndërhynte për të ndaluar një mjet që po lëvizte me drejtim Peshkopinë për kontroll dhe verifikim personash. Dhe ashtu ndodhi. Në mjet ishin katër të rinj, tre prej të cilëve mjaft të njohur për drejtësinë, të cilët mbanin me vete 2 pistoleta. Më pas, në kontrollin e banesave të tyre u gjendën edhe dy kallashnikovë, por nuk u bë me dije nëse u gjend drogë apo ndonjë send tjetër komprometues.

Prokurori i çështjes saktësoi dje se: “Kanë vijuar sërish veprimet e zhdoganimit, veprimet e transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri në ditën e djeshme”.

Policia u tha se aktivizoi rreth 60 oficerë që vëzhguan e ndoqën trafikantët, të cilët kanë bashkëpunëtorë në Kolumbi disa shtetas shqiptarë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim. syri.net

blank

Selia e qeverisë italiane “vishet” me ngjyrën e gjakut të grave të vrara, midis tyre vajza e gra shqiptare Nga Alba Kepi

 

 

Selia e qeverisë Italiane, Pallati Chiggi, është veshur mbrëmjen e të enjtes me ngjyrën e gjakut.

Drita të kuqe kanë ndriçuar fasadën e tij për të kujtuar Ditën Botërore të Dhunës ndaj Grave.

104 emrat e viktimave gra të regjistruara nga 1 janari 2022 e deri 20 nëntor 2022, përshkojnë këtë ngjyrë gjaku e mes tyre dhe emrat e historitë dramatike të shqiptareve Nevila Pjetri, Myrevete Karabollaj, Brunilda Halla.

35 nga 104 viktimat gra, kanë moshën nën 64 vjeç. 88 prej tyre janë ekzekutuar në ambientin familjar e afektiv e 52 nga dora e partnerit apo ish-partnerit.

Gruaja e fundit viktimë në Itali është shqiptarja Myrevete Karabollaj, 37 vjeçe, ekzekutuar sëbashku me partnerin e ri, nga ish-bashkëshorti i saj Viron Karabollaj.

Ndër 273 krime vrasjesh të dokumentuara më 2022, në Itali nga të dhënat e Ministrisë së brendshme, 104 prej tyre janë gra të ekzekutuara.

Gra të vrara e të karbonizura në bagazhet e automjeteve, 37 gra të ekzekutuara me thikë, 23 të tjera viktima nga armë zjarri, e të tjera akoma të mbetura viktimë nga dhuna fizike.

57.4% e viktimave janë krim i kryer nga partnerrët e 12.7% nga ish-partnerë.

Vetëm në javën e fundit, nga 14 në 20 nëntor, në Itali janë regjistruar 10 gra viktima të feminicidios.

“T’i jepet fund dhunës ndaj grave, denoncimi është një akt kurajoje”, ka deklaruar Presidenti italian Sergio Mattarella.

“Një veprim efektiv për c’rrënjosjen e këtij fenomeni, duhet të bazohet në parandalimin e shkaqeve strukturore të fenomenit dhe në një kulturë respekti që investon tek të rinjtë përmes edukimit për barazi e refuzimit të çdo forme abuzimi.

Për të qenë më efikas në këtë fenomen dramatik të shoqërisë së sotme, Komisioni i Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin italian ka aprovuar një mocion për ngritjen e një Komisioni Hetimor Dy Dhomësh, i cili impenjon qeverinë italiane në vazhdimësinë e politikave për të luftuar dhunën në familje.

E për këtë kërkohet zgjerimi i fondit të politikave të mundësisë e barazisë gjinore, si dhe ngritja e një fondi për viktimat e krimeve të dhunshme ndërkombëtare. E po ashtu një fushatë ndërgjegjësuese tek burrat”.

“Parandalim, mbrojtje e dënim ligjor i fortë, janë tre pilastrat thelbësore ku do të bazohet puna e qeverisë italiane kundër këtij fenomeni”, ka deklaruar kryeministrja italiane Giorga Meloni, e cila ka kujtuar se ndaj kësaj drame nuk ka ngjyra politike, e të gjithë jemi pjesë e një skuadre për të punuar kundër një tragjedie që ka shkaktuar sivjet 104 viktima.

Shqiptarja Myverete Karabollaj (Vera Myrtaj) 37 vjeç, është viktima e fundit grua në Itali, u ekzekutua natën e 20 nëntorit 2022 në komunën e Spinea në provincën e Venecias ku jetojnë rreth 27 mijë banorë e pak a shumë 300 shqiptarë.

U godit me thikë së bashku me partnerin e ri, nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvar.  Vera, siç e thërrisnin të gjithë, ishte nënë e dy vajzave 13 e 15 vjeçe.

Nevila Pjetri, 35 vjeç, u gjet e vdekur mëngjesin e 6 qershorit 2022, në komunën Marinella di Sarzana, pranë shtratit të lumit Parmignola. U ekzekutua me armë zjarri nga një shtetas italian.

Brunilda Halla, 37 vjeç, u godit gjashtë herë me thikë nga një person me probleme psikologjike. Ngjarja ndodhi në provincën e Raguzës në maj të 2022. Brunilda ishte nënë e dy fëmijëve 16 e 14 vjeç.

Në tetor të 2022, në Bolzano të Italisë shqiptari Avni Mecja goditi disa herë me thikë duke e lënë të vdekur partneren e tij, shtetasen rumune Alexandra Elena Mocanu.

Në nëntor të 2022 në komunën Puglieze Cassano delle Murge, shqiptari Oltjon Sallaku qëllon me pistoletë partneren dhe nënën e vajzës së tij disa muajshe, 18 vjeçaren marokene Lamia El Amri, e më pas vetëvritet.

 

blank

Asgjë nuk ndryshoi – Opinion i Laert Pasko, një shqiptaro-amerikan mbështetes i partisë Republikane

Për ata që kanë frikë nga ndryshimi, rezultati i zgjedhjeve te mesmandatit (midterms) në Amerikë, që u zhvilluan me 8 nentor, ishte ai i duhuri. Për ne, shqiptaret e Amerikes, keto zgjedhje ishin te nje rendesie te vecante per shkak te gjeopolitikes dhe miqesise qe kemi me Ameriken cila shpesh here mbron interesat e shqiptareve. Por personalisht mendoj qe ndikon edhe ne politiken per konsum te brendshem ne USA.

Kur u zgjova atë mëngjes, vrapova për të parë pjesëmarrjen në zgjedhje. Vetem 7 milion banore nga 22 milion qe ka Florida ishin pjesemarres. Nuk u befasova kur pashë që shumë nga ata që fituan u rizgjodhën. Mos më keqkuptoni, sado i lumtur te shoh që guvernatori DeSantis u rizgjodh dhe që Kat Cammack – deputetja e Dhomës së Përfaqësuesve të Distriktit 3 të Florides – do të vazhdojë të shërbejë edhe një mandat; sado i qete që partia republikane eshte ende zgjedhja e favorizuar në shtetin e Florides, nuk isha dhe aq i kenaqur

Ndryshe nga fushatat e mëpareshme, çështjet sociale kanë qenë më të përfolurat ne shoqerine dhe zyrat amerikane dhe jane rritur ndjeshem ne vitet e fundit. Ndoshta shume prej nesh nuk i japin rendesine e duhur dhe nuk jemi plotësisht te vetëdijshëm për atë që po ndodh në të vërtetë, mes temave si psh: A jemi koshiente? Nëse po, a jemi koshiente mjaftueshëm? Apo jemi shumë koshiente? Je nje majtist i çuditshem? Një konservator i çmendur? Keni votuar për Trump-in dy herë? Po Obamen e votuat dy herë? Me kë flini? Kujt i lutesh? A falesh perdite? Çfarë banjo përdorni? Cilat vende favorizoni? Cilët i urreni? A kemi ushtri te forte per lufte? A po nuk duhet të kemi fare ushtri? A ju pëlqejnë armët? A e respektoni zbatimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë? A ju pëlqen Gjykata e Lartë? A shikoni FOXNews apo MSNBC apo CNN? Pro apo kundra abortit? Duhet mesuar komunizmi ne shkolla? Etj. etj. Pra këto çështje janë bërë delikate por edhe te rëndësishme për t’u trajtuar nga kandidatët.

Te nominuarit dhe te rizgjedhurit, nuk folen hapur, por përkundrazi e fokusuan fushatën e tyre vetem në retoriken politike per mbrojtjen e demokracise dhe rritjen e ekonomisë amerikane. Por shume pak konkretisht folen per kualitetin e shendetesisë, uljen e varferise, hapsirat ekonomike, shkollimin e perballueshem, çarmatimin e popullsisë, ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, borxhet e studenteve, buxhetin e NASA, buxhetin e ushtrise, ndryshime ne legjislacion e te tjera te cilat jane thelbësore për funksionimin tone si qytetare amerikan.

Përtej bërjes së Mr. Pelosit si prioriteti kryesor i problemeve tona ne ditet e fundit ne media ne lidhje me sulmin ne shtepine e tij, duket gjithashtu se Mr. Biden dhe pretorianet e tij si John Fetterman gjoja dëshirojne të vazhdojne të na thone qe po punojne dhe do te vazhdojne te punojne per keto probleme thelbesore shoqerore qe ka Amerika, si psh te drejtat e grave për abortin. Ndërkohë që demokratet kane patur senatin dhe kongresin dhe cdo funksion tjeter per ta zgjidhur kete problem, por Biden vazhdon të dëshmojë mungesën e kujdesit, kujteses, bashkepunimit dhe mirëkuptimit të tij kur bashkangjit deklarata te paqarta dhe i perdor per fushate!

Më duket mjaft konfuz fakti që dikush si Biden, Obama, Pelosi, që duken mjaft te apasionuar për të shtypur recetat që mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e një gruaje që është mbarsur pa dëshirë ose është e rrezikuar për shkak të komplikimeve në lindje, nuk kane bere asgje. Paraqitja e çështjes nga demokratet është simbolike; kam frike se është një përpjekje për të manipuluar.

Problemi me Amendamentin e Dytë: shume kandidate nuk përmenden asgjë në lidhje me planet për t’i mbajtur armët të sigurta, dhe per te garantuar siguri ne shkolla dhe per te rritur pergjegjesine institucionale.

Mënyra se si keta politikane planifikojne të heqin financimin e Planned Parenthood, ndërsa promovojne përdorimin e armëve është përtej cmendurise. Republikanet janë pro jetës kur përfshihet fetusi, megjithatë, nderkohe mijëra po vdesin nga të shtënat masive ne Florida dhe SHBA. Si është e mundur që guvernatori DeSantis nuk do të vendosë kufizim funksional në përdorimin e armëve ne Florida? Rritjen e kontrolleve te te dhenave per perdoruesit etj. Duket sikur është pak hipokrite.

Unë besoj në demokracine amerikane për të sjellë ndryshimet qe vertet i nevojiten. Besoj qe amerikanet ne morfologjine e tyre flasin. Por dua qe dhe shqiptaro-amerikanet ta kuptojne me mire politiken amerikane sepse lidhet shume me fatin gjeopolitk shqiptar.

Arritja më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte kur u njoftua se Dhoma e Perfaqesuesve u rimorr nga republikanet dhe kur guvernatori DeSantis do të mbante sërish detyrën dhe Floriden ne drejtimin e duhur financiar. Florida eshte pothuajse e kuqe keto zgjedhje. Me qindra mijera shqiptare e kombesi te ndryshme qe levizin ne kete shtet per dite fale jetes cilesore dhe mundesive ekonomike qe jane krijuar keto 10 vitet e fundit e bejne Floriden nje supershtet amerikan. Eshtë ngushëlluese kur sheh New York City-n që qëndron ne dhimbje duke duruar edhe nje ehere demokratet me legjislacionet e tyre jo reformiste.

Ndryshe nga shumica demokrate që përdorin termin “demokratë” si një mënyrë polarizimi, për të krijuar një shoqëri kohezive dhe të barabartë, gjë që me ka habitur për një kohë të gjatë, do të doja të mendoja se e drejta mbizotëron gjithmonë. Shpresoj që ngadalë te shkojme drejt nje demokracie përfaqësuese e kushtetuese dhe te distancohemi nga demokracite e monitoruara ku Amerika dhe Shqiperia nuk duhet te bejne pjese.

blank

Berisha për Albin Kurtin: Mbrojti me guxim interesin kombëtar dhe evropian duke refuzuar ‘Ballkanin e Hapur’!

Prishtinë – Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë për televizionin ATV të Kosovës, gazetaren Flaka Vitaku, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekti i cili pa diskutim vendos hegjemoninë serbe.

“Dhe mendoj se një nga meritat kryesore të Albin Kurtit është refuzimi me guxim i këtij projekti mirëfilltas antishqiptar. Se këtu në këtë gadishull që ka ngelur po të shkojmë në etnicitete kemi të bëjmë me sllav dhe shqiptarë, shqiptarë dhe sllav, ky është realiteti, dhe kundërshtitë historike madhore nuk kanë ekzistuar midis sllavëve, u shfaqën në këto luftërat e fundit, sepse ato kanë ekzsituar vetëm midis shqiptarëve dhe sllavëve”, theksoi Berisha.

Në këtë kontekst, Berisha tha se shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës kryeministrit Albin Kurti që refuzoi këtë projekt.

“Albin Kurti mbrojti me guxim dhe vendosmëri interesin kombëtar të shqiptarëve kundër vendosjes hegjemoniste serbe në rajon si dhe rajonit nën ndikimin rus. Kjo është e vërteta. Duhet t’i jemi shumë mirënjohës në këtë rast duhet ta them këtu”, tha ai.

Berisha mes tjerash tha se me refuzimin e Ballkanit të Hapur, Kosova dhe lidershipi i saj tregoi se mbrojti në rajon interesin kombëtar të shqiptarëve, por dhe interesat evropiane.

“Pardje Parlamenti Evropian në një rezolutë shprehu shqetësim të madh, disaprovim të plotë për nismat të tipit të Ballkanit të hapur, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet e një Ballkani të Procesit të Berlinit, i cili në të vërtetë është thjeshtë një instrument një projekt për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse. Në këtë kontekst Albin Kurti me refuzimin e tij të prerë mendoj se mbrojti projektin evropian të Ballkanit perëndimor. Po këtë gjë bënë Mali i Zi si dhe Bosnja e Hercegovina”, tha ai për A23.

Berisha tha se po ashtu Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e këtij projekti, dhe se në cdo formë ai dhe shqiptarët do ta kundërshtojnë.

“Ne do të bëjmë gjithëqka që ky projekt të dështoi. Rama ka thirrur Samitin. Dhe unë i këshilloj të dy vendet e aleancës trilaterale Beograd-Shkup –Tiranë mos të parashikojnë një mbeldhje në Tiranë sepse populli do të jetë në rrugë. Janë të mirëpritur në vizita bilaterale dhe të tjera. Por në projektin e Ballkanit të hapur është një projekt antishqiptarë dhe ne do qëndrojmë dhe Edi Rama nuk është më ai që bënte ligjin këtu. Edi Rama do të marrë përgjigje të fuqishme nga opozita shqiptare poqese guxon të ftojë në Tiranë një samit të tilllë”, tha Berisha duke iu referuar datës 6 dhjetor kur në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, drejtues të ‘Unionit’, me qindra gazetarë etj.

Opozita shqiptare ka paraloajmëruar një protest për të ndaluar mbajtjen e këtij Samiti.

blank

‘Fabrika’ e kokainës në Fier, paralajmëron Artan Hoxha: Në jug të vendit ka tjetër laborator droge! Uroj që SPAK të ketë gjetur fije të tjera

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.

Hoxha tha se ka një laborator tjetër në jug të vendit, i cili është funksional. Ndërkohë, laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.

“Gjatë gjithë këtij viti kamm folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme, pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend dhe si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmruar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari në Abc.

blank

Karakteri politik i drejtshkrimit! – Nga ALBERT DOJA*

Gjatë veprimtarive përkujtimore me rastin 50- vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, shumë zhurmë u bë në rrjete sociale e në media mbi çështjen e standardizimit dhe njësimit të drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe. Me këtë rast po shkëput disa refleksione që kam paraqitur mes të tjerash edhe mbi këtë çështje në fjalën e dhënë në Kuvendin e Studimeve Albanologjike, 25-27 nëntor 2021 (https://youtu.be/ 5buwp-GBJ0M). Standardizimi dhe njësimi i drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe nuk është vetëm çështje shkencore gjuhësore, por para së gjithash një çështje politike e kushtëzuar historikisht nga pikësynimet imperial-kolonialiste austriake dhe nacional-komuniste vendase.

Njësimi dhe standardizimi i gjuhës shqipe ka pasur gjithmonë qëllime të qarta politike. Me fillimet e lëvizjes kombëtare, Kongresi i Manastirit në vitin 1908 u hapi rrugën përpjekjeve të Rilindësve për njësimin e gjuhës e të alfabetit në luftë me administratën otomane, që përpiqej me çdo mjet ta pengonte këtë proces, ndërsa përpjekjet e para shtetërore dhe administrative për njësimin e gjuhës shqipe u kryen nga rrjeti diplomatik dhe administrata ushtarake austriake në kuadrin e asaj që njihet si Komisia Letrare Shqipe e themeluar në vitin 1916 në Shkodër. Ashtu si lëvizja politike e Rilindjes kombëtare apo rrjeti diplomatik dhe administrata ushtarake austriake, edhe fushata e fuqishme e aparatit të propagandës shtetërore nacional-komuniste krijoi kushtet për një standardizim të gjuhës si një domosdoshmëri politike, që u kurorëzua me të ashtuquajturin Kongres i Drejtshkrimit në vitin 1972.

Por asnjë lloj pushteti shtetëror apo administrativ nuk mundet të imponojë kriteret shkencore dhe të përcaktojë se si duhej të ishte dhe as se si u bë standardi i gjuhës letrare. Kështu është dhe kështu ka ndodhur, sepse nuk ka si të jetë ndryshe, edhe me të gjitha gjuhët e tjera të botës, që janë njësuar vetëm në sajë dhe për nevoja të konsolidimit të pushtetit politik, siç është rasti i greqishtes së vjetër nën ndikimin e sundimit politik të Perikliut në Athinë apo rasti i frëngjishtes nën ndikimin e sundimit politik të François I.

Edhe në Shqipëri, pushteti komunist imponoi kushtet për trajtimin shkencor të mbarë çështjeve shqiptare, por cilat teori dhe metoda duhej të përdoren dhe çfarë prurjesh rezultative-koherente ishin të domosdoshme në përputhje me ideologjinë nacional-komuniste, kjo nuk mund të imponohej nga pushteti komunist.

Me fjalë të tjera, standardizimi dhe njësimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe nuk ka të bëjë me natyrën e regjimit të pushtetit komunist, përkatësisht totalitar e diktatorial, ashtu si dhe nuk ka një “diktaturë” të standardit të gjuhës së njësuar që bën të mundur mbijetesën e dinamikave komunikuese në kushtet e një shoqërie të lirë pa diktaturën shtetërore. Thjesht, drejtshkrimi i një gjuhe letrare të njësuar është detyrimisht pjesë përbërëse e proceseve shtet-formuese dhe komb-formuese që përshpejtohen në kushtet e një pushteti politik të konsoliduar

Në këtë kuptim, jo vetëm është naive të mendohet se gjuha e njësuar është “diktaturë” e një dialekti krahinor mbi një dialekt tjetër krahinor, por edhe orvatjet e moderuara apo të zhurmshme për të vënë në diskutim arritjet e drejtshkrimit të gjuhës së njësuar nuk dëshmojnë vetëm rënien e autoritetit diktatorial e totalitar të regjimit komunist.

Pavarësisht nga forma e regjimit, proceset shtetformuese dhe kombformuese përfshijnë dhe nuk përjashtojnë përpjekjet për ndryshime cilësore të vazhdueshme, që janë pa dyshim të shumta dhe të lavdërueshme, kur synojnë mirëmbajtjen dhe pasurimin e gjuhës së njësuar me prurjet dialektore dhe krahinore. Gjithashtu, përpjekje të tilla përfshijnë dhe nuk përjashtojnë pluralizmin politik, lirinë e shprehjes dhe të fjalës, apo diversitetin social e kulturor, kur synojnë përforcimin e proceseve shtetformuese dhe kombformuese në kuadrin e një forme të re të regjimit politik, përkatësisht demokratik.

Megjithatë, orvatjet që synojnë rishikimin e standardizimit dhe njësimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe në kushtet e sotme duket se përsëri nuk kanë të bëjnë aspak me ndryshime të karakterit kërkimor e shkencor gjuhësor, por me ndryshime të karakterit politik e ideologjik në përputhje me kërkesat bashkëkohore. Pikërisht pikësynimi kryesor i orvatjeve të tilla është të vënë në pikëpyetje dhe në fakt ato përpiqen të zhbëjnë procesin politik të standardizimit nacional-komunist të gjuhës letrare, që konsiderohet si një rezultat i pushtetit diktatorial e totalitar të kohës. Edhe pse këto paraqiten si orvatje shkencore apo të moderuara, si dhe sado shkencore e të moderuara qofshin, ka gjasa që këto lloj orvatjesh afrohen më shumë me përpjekjet otomaniste për të penguar njësimin e alfabetit dhe mësimin e gjuhës shqipe që përkrahej nga lëvizja politike e Rilindjes kombëtare.

Procese të tilla ndodhin edhe gjetiu, si për shembull në Francë, ku në kushtet e shkërmoqjes së padallueshme të shtetit dhe nën presionin e vazhdueshëm të ideologjive gjinore radikale ka filluar shkatërrimi i drejtshkrimit të gjuhës frëngjishte nëpërmjet një lloj shkrimi të quajtur inkluziv. Në rastin tonë, këto lloj hamendësimesh mund të jenë ekzagjerime të papranueshme, thjesht sepse nuk jemi në gjendje të shohim ndonjë agjenci politike apo ideologjike prapa orvatjeve të tilla. Por procese të tilla tregojnë se deri në çfarë mase studimet shqiptare janë çoroditur sa herë u është dashur ta fillojnë nga e para trajtimin e problemeve të tyre shkencore. Konkretisht kjo duket se po ndodh si rezultat i ndryshimit të kuadrit botëkuptimor për të kaluar nga ideologjia nacional-komuniste tek ideologjia postkomuniste tranzicionale.

Orvatjet për rishikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe të njësuar, ashtu si dhe bjerrjet e vazhdueshme dhe zvetënimet e praktikimit të gjuhës së njësuar dhe të sjelljes gjuhësore standarde, sidomos në rrjete sociale dhe në mediat televizive, mund të konsiderohen fare mirë në kuadër të anarkisë sociale, kulturore dhe ideologjike, si rrjedhojë e shpërdorimit të lirisë dhe të drejtave themelore demokratike, që në fushë të komunikimit dhe të drejtshkrimit të gjuhës dikush mund ta quajë edhe si “anarki gjuhësore”. Sidoqoftë, të gjitha së bashku, këto nuk mund të jenë gjë tjetër veçse një shprehje e shkërmoqjes së padallueshme por regresive të proceseve shtet-formuese dhe komb-formuese, si dhe të mbarë sistemit politik e ideologjik të vlerave shoqërore e kulturore kombëtare, gjatë kësaj periudhe të ashtuquajtur tranzicionale.

* Anëtar i Akademisë Shkencave të Shqipërisë, Profesor titullar i Antropologjisë në universitetin e Lilës, France

blank

Sfida për paqe edhe mbas 78 vitesh çlirim! – Gjeneral PIRO AHMETAJ

Paraprakisht, dëshiroj të uroj përzemërsisht mbarë shqiptarët: Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë si dhe 78-vjetorin e çlirimit nga okupatorët nazifashistë. Po ashtu, në këtë atmosferë festimesh të përvitshme, dëshiroj të përsëris: “PËRULJEN për martirët që me pushkë dhe me penë janë flijuar për pavarësinë, çlirimin si dhe për vlerat perëndimore; NDERIMIN për gjeneratën e veteranëve dhe familjarëve të tyre që pa dallim feje, bindjesh politike dhe krahine iu bashkuan fitimtarëve të koalicionit antifashist në Luftën II Botërore duke shkruar një histori lavdie për kombin; MIRËNJOHJE për ushtarakët që me përkushtim shembullor vijojnë të sakrifikojnë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe vlerave euroatlantike”

Nga ana tjetër, e gjej tërësisht të padenjë, në mos cinike, që në vend që kjo ngjarje të shërbente për të mjekuar plagët, ndërtuar paqen dhe pajtimin mes qytetarëve, 78 vjet pas çlirimit dhe 30 në vjet pas përmbysjes së regjimit komunist, shoqëria vijon të mbahet e kacafytur në një betejë me ndasi ekstreme. Ndërsa është e sigurt se shqiptarëve nuk iu ka shërbyer, pyetja mbetet e thjeshtë: “Kujt i ka shërbyer dhe për axhendën e kujt riciklohet çdo fund nëndori kjo luftë bolshevikësh dhe politikanësh zullumqarë”?

Po ashtu, jo pa qëllim sjell në vëmendje qëndrimin e atdhetarit të përkushtuar, shtetarit (ish-Kryeministër) mendjehapur, Mehdi Bej Frashëri, i cili më 7 prill 1939, në Radio Tirana, mbasi i bëri thirrje popullit shqiptar që “të ngrihej me armë kundër pushtimit” iu drejtua Musolinit: “Nga hiri i shpirtit të Skënderbeut, ju bëjmë thirrje mos ta cenoni pavarësinë e Shqipërisë, përndryshe, armata juaj fashiste do të kalojë vetëm mbi kufomat e burrave dhe grave të këtij vendi!”.

Thënë këtë, do të ishte shumë e padrejtë të mos përulemi me të njëjtin nderim edhe para dhjetëra-mijëra shqiptarëve, që po ashtu kanë dhënë gjithçka për pavarësinë, çlirimin dhe vlerat perëndimore, por u vranë, u burgosën dhe u persekutuan brutalisht nga regjimi komunist mbas Nëntorit 1944.

Së dyti, fatkeqësisht 78 vjet mbas çlirimit nga nazifashistët, nuk është gjetur ende paqe mes shqiptarëve. Por, gjithsesi, është besoj e qartë për shqiptarët se edhe 32 vjet pas përmbysjes së komunizmit dhe 13 vjet mbas anëtarësimit në NATO, “beteja e Stalingradit për datën e çlirimit” nuk ka të bëjë me nderimin e dëshmorëve dhe as çlirimtarëve, por vetëm me luftën mes skalioneve/partive politike për të frymëzuar ushtrinë e nostalgjikëve, militantëve dhe sekserëve të pushtetit në betejat elektorale të radhës, për të vjedhur votat si dhe marrë me çdo çmim pushtetin!

Nëpërmjet këtij opinioni, nuk po bëj as historianin, as analistin e gjithëdijshëm, thjesht po përpiqem të kontribuoj me sa mundem për “të zgjuar vetëdijen e shoqërisë rreth të vërtetave dhe vlerave që i bashkojnë dhe pajtojnë shqiptarët mes vedit”.

Thënë sa më sipër, ndërtimin e një platforme të pajtimit, bashkëjetesës mes shqiptarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, paqes, solidaritetit dhe tolerancës, kurrsesi nuk e gjej të pamundur, por një mision fisnik, përgjegjësi kombëtare dhe detyrim shtetëror njëherësh.

Por insistoj edhe më fort se ilaçi më i mirë për pajtimin dhe paqen janë të vërtetat mbi vlerat që i bashkojnë, jo që i ndajnë shqiptarët.

Së treti, prandaj qëllimi i këtij opinioni është të identifikojë një paketë të vërtetash/ilaçesh dhe vlerash të gjithëpranuara, për sa i përket çlirimit të vendit nga okupatorët nazifashist:

E vërteta/ Ilaçi nr. 1: përtej kundërshtive për detajet (ditën, natën, datën, orën, etj.) çlirimi i vendit nga pushtuesit nazifashist mbetet një ngjarje me peshë në historinë tonë kombëtare. Ende shpresoj se kjo ngjarje do duhej/t të shërbejë jo për të ndarë shqiptarët sipas interesave të politikanëve, por si “ilaç për të mjekuar plagët e luftës, ndërtuar paqen, kohezionin ndërqytetar, si dhe për të ndriçuar arsyen në udhëtimin drejt perspektivës Euroatlantike të Shqipërisë”.

Duke pranuar këtë, duhen mëshiruar mohuesit e luftës NÇL, si dhe çdo shtrembërim që minon përpjekjet për paqe dhe pajtim kombëtar.

E vërteta/Ilaçi nr. 2: besoj mbetet vlerë përbashkuese dhe krenari legjitime që Shqipëria jonë e vogël iu bashkua koalicionit të madh të fitimtarëve, e vërtetë e konfirmuar nga Henry Kissinger në librin Diplomacy: “Shqipëria ishte një ndër të vetmet vende që u vetëçlirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëve perëndimorë”

E vërteta/Ilaçi nr. 3: vetëdije kombëtare mbi ekzagjerimet folklorike të historisë së shkruar nga diktatori Hoxha mbi Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe pendesë fisnike për vrasjet, burgosjet, denigrimin dhe luftën e klasave ndaj jo vetëm kundërshtarëve, por edhe bashkëluftëtarëve.

E vërteta/Ilaçi nr. 4: përtej vlerave të luftës na duhet ta pranojmë se vendet e vogla si Shqipëria, do vijojnë ta kenë të pamundur të vetëpërcaktojnë fatet gjeopolitike.

Kështu, rreshtimi i Shqipërisë në kampin lindor (nën sundimin Stalinist), nuk u realizua as nga prezenca fizike e Ushtrisë së Kuqe, as nga e drejta e vetëvendosjes, por nga dakordësia e fuqive të mëdha. Si e tillë, rreshtimi me lindjen komuniste as i jep kredite, “as i mitizon, as i fajëson, as i shfajëson” aktorët politikë dhe pushtetarët e kohës.

Shpresoj të gjithëpranohet që kontributi i Shqipërisë ishte modest në pikturën e madhe të Luftës II Botërore, ose më thjesht, Shqipëria do ishte çliruar gjithsesi jo më vonë se 8 maji 1945.

E vërteta/Ilaçi nr. 5: është fakt i hidhur, por do të duhet të pranohet se mbas çlirimit të vendit në nëntor 1944, regjimi komunist që u instalua edhe në Shqipëri: “U mori jetën, pronën, të drejtën e fjalës dhe besimit në Zot shqiptarëve”.

Pa pranuar qetësisht këtë të vërtetë kriminale, pa kërkuar falje shtetërore dhe pendesë njerëzore për vrasjet, burgosjet dhe internimet, ndërtimi i paqes dhe pajtimi kombëtar “mes sho-shoqit” jo vetëm për datën e çlirimit do të vijojë të mbetet mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

E vërteta/Ilaçi nr. 6: për hatër të së vërtetës, duhet “ rikthyer shiriti i kujtesës”, se aplikimi i modelit bolshevik të diktaturës së proletariatit, sigurisht nuk ishte vetëm në dorën e aktorëve lokalë të Partisë Komuniste. Kështu, diskutimet histerike mbi historinë: “sikur Balli të kishte bashkëpunuar me partizanët apo Mukja të ishte e suksesshme ..?!” dhe përralla të tilla, nuk do kishin ndryshuar as kufijtë, as rreshtimin e Shqipërisë në Lindje dhe as krimet e regjimit përgjatë 45 viteve.

E vërteta/Ilaçi nr. 7: shpresoj të njihet gjerësisht fakti se, në shumicën dërrmuese të vendeve të sunduara nga “modeli stalinist” u aplikua dënimi i krimeve të komunizmit, i udhëheqësit suprem dhe aktorëve të kohës në: “Byronë politike, drejtuesve të Hetuesisë dhe Sigurimit kriminal të Shtetit”. Me apo pa të drejtë, Shqipërisë, si vend i vogël i’u imponua një qasje, më e butë nga rasti i Rumanisë etj, ndoshta pasi vëllavrasja nuk do t’i shërbente askujt. Gjithsesi, mësimi i përbotshëm i historisë është se ngjarjet makabre që lihen në harresë, rrezikojnë të përsëriten. (Forgive, but do not forget)!

E vërteta/Ilaçi nr. 8: konflikti 30- vjeçar, gati banal: “Për ditën dhe orën që ushtari fundit nazist kapërceu kufirin në këmbë ose me zvarritje në Hanin e Hotit…”, nuk riciklohet për të respektuar luftën, por për të shtrënguar radhët e votuesve kamikazë rreth partisë dhe Pushtetarëve të radhës.

Vetëm kështu mund ta justifikosh këmbënguljen për 29 Nëntorin, datë e cila për 78 vjet, por edhe pas 30 vitesh, vijon t’i mbajë të ndarë dhe duke u kacafytur shqiptarët.

Për më keq, kjo datë, qoftë edhe rastësisht mbart simbolike antishqiptare, pasi ishte një “provë” e luftës për pushtet dhe vasalitetit të diktatorit E. Hoxha, për të njehsuar ditën e çlirimit të Shqipërisë me festën e Federatës së Jugosllavisë (shpallur nga Marshalli Tito, më 29 nëntor 1943).

Në përmbledhje, me përulësinë e një eksperti për Sigurinë Kombëtare, Rajonin & NATO-n, në vend të një date që 78 pas çlirimit nuk prodhoi paqe por thelloi konfliktin mes shqiptarëve, do të sugjeroja:

Opsioni 1 – data 17 nëntor 1944 (çlirimi i Tiranës), e cila besoj do të gjente kohezion qytetar dhe konsensus të gjerë. Për më tepër, me definicion ndërkombëtar: “Dita zyrtare e çlirimit të një vendi është data kur është ulur flamuri i pushtuesit në kryeqytet dhe institucionet qendrore dhe në vend të tij është ngritur zyrtarisht flamuri kombëtar”!

Opsioni 2 – Data 8 maj 1945, ose bashkimi me ditën e fitores mbi fashizmin nga koalicioni i fitimtarëve. Nënvizoj se këtë datë çlirimi e kanë aplikuar më shumë se gjysma e vendeve të tjera të lindjes, mbasi ato u anëtarësuan në NATO.

Në shtesë, besoj fortë se secila nga këto dy data, jo vetëm do të mjekonte plagët e konfliktualitetin dhe bënte nder luftës NÇL, por do të kontribuonte për ndërtimin e paqes së munguar për 78 vjet si dhe pajtimin kombëtar rreth datës çlirimin dhe jo vetëm.

Për të qartësuar keqkuptimet dhe qetësuar (nëse ka) të lënduarit nga ky këndvështrim, dëshiroj të përsëris përuljen për dëshmorët që në shekuj kanë dhënë jetën, për pavarësinë, çlirimin nga pushtuesit si dhe që kontribuuan me sakrifica dhe përkushtim shembullor për ndërtimin e paqes dhe mbjelljen e vlerave perëndimore edhe në Shqipëri.

 * Ekspert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si &

Ish: Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH;

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO.

blank

Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës

Përgjimet që implikonin Taulant Ballën në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë azgjesuar me një vendim të përbashkët të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të prisheshin.

Lapsi.al ka arritur të ‘zhvarrosë” vendimin e gjykatës, ku nga numri i celularit që përfundon me “399” kuptohet se bëhet falë pikërisht për politikanin e lartë të PS.

Po si u përfshi Balla në këtë ngjarje dhe përse prokuroria vendosi ta përgjojë?

Gjithçka lidhet me një ngjarje e rëndë që ndodhi në Elbasan më 3 shkurt 2016. Aty u vranë tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosen 7 të tjerë. Veprimi i parë i hetuesve ka qenë të vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve dhe të gjithkujt që komunikonte me ta. Njëri me sa duket ka qenë “politikani Taulant”, numri i të cilit si rrjedhojë është vënë edhe ai në përgjim. Sipas burimeve të pa konfirmuara, që përsërisin atë që thonë vetë pjestarët e njërës prej bandave, Balla ka dashur të ndihmojë në mjekimin, ndoshta duke i çuar edhe helikopterin njërit prej pjestarëve të grupit Çapja. Pikërisht për këtë çështje ai ka folur edhe me ministra të tjerë të kabinetit Rama.

Se çfarë ka folur Balla me ata për të cilët u vu në përgjim dhe se ç’biseda të tjera ka bërë ai me shokët e lartë të partisë kjo nuk dihet. Por dyshimi është se në disqet e regjistrimeve të prokurorisë janë thënë gjëra të rënda, pasi vetëm pak ditë më pas e gjithë kupola e pushtetit u vu në alarm. Urdhri me sa duket ka qenë i prerë: nuk duhet të ekzistojë asnjë provë për këto biseda. Dhe shumë shpejt, në datë 6 shkurt 2016 nga drejtoria e policisë Elbasan, oficeri Edvin Ndreu i çon një shkresë të çuditshme prokurorisë. Ai pretendon se me numrin e telefonit të shtetasit me emrin Taulant është bërë një lapsus. Pra ndonëse e përmendin vetëm me emër (ndoshta nga frika), ata bëjnë sikur e kanë ngatëruar gabimisht numrin e Ballës. Nga ky moment, menjëherë prokuroria ndërpret përgjimet, që imagjinohet se ç’duhet të kenë qenë deri sa ngjallën gjithë këtë pështjellim dhe i drejtohet menjëherë gjykatës.

blank

Por, historia nuk përfundon këtu, sepse nuk mjafton që përgjimi vetëm të ndërpritet, por bisedat duhet të jenë aq kompromentuese sa edhe ato që tashmë janë të regjistruara duhet të shkatërrohen si prova. Dhe mjafton një ‘lapsus” që gjithë ingranazhi të vihet në punë.

Në datën 17 shkurt, pra me një shpejtësi maramendëse, gjykatsja Zamira Vyshka merr vendimin që çdo provë duhet të zhduket.

blank

Në vendimin e saj prej 5 faqesh, që Lapsi.al arriti ta sigurojë thuhet shprehimisht se azgjesimi duhet bërë menjëherë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Ironia më e madhe e vendimit është se ai shprehet se personi që është përgjuar, pra Taulanti, nuk duhet të njoftohet që është përgjuar. Pra me demek ai nuk dinte gjë.

Po me kë ka folur dhe çfarë ka thënë Taulant Balla tre ditë pas vrasjes në intervalin nga data 5 shkurt 2016 deri në mesditën e së nesërmes? Ndoshta kjo nuk do të merret vesh kurrë, pasi policia e Elbasanit, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi bashkëpunuan me shpejtësi për të zhdukur çdo provë. Ato morën vendim për asgjesimin e CD-ve të atyre afrove 23 orëve në të cilat celulari i Taulantit u përgjua. Dhe nuk u mjaftuan me kaq. Aq rëndë do ketë qenë situata, sa gjykatësja Zamira Vyshka, urdhëroi edhe fshirjen e përgjimeve nga serverat që gjenden në prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

Requested 400,000 ALL for shortening the sentence of a prisoner, GJKKO's appeal does not change the measures for Elbasan judge Zamira Vyshka and 4 others - Aktualitet

Gjyqtarja Zamira Vyshka qe mori vendimin

Pra gjithçka duhej zhdukur pas bisedave që Taulant Balla kishte bërë menjëherë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur dhe shtatë të plagosur. Dhe ndoshta kështu do të kish ndodhur sikur tre ditë më parë, i ndodhur para gjykatës ku po gjykohet për vrasje, Ardian Çapja mos fliste për faktin se politikani i lartë ishte përgjuar nga prokuroria. Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi ai. Përpos zhdukjes së përgjimeve edhe avokati Ravik Gurraj nuk jeton më.

©Lapsi.al

blank blank blank blank

blank

BE pro protestës së 6 dhjetorit- Berisha: Përshëndes deklaratën e tyre

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme, qëndrimin e Komisionit Europian pro protestës së 6 dhjetorit.

“Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo.

Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falënderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme, u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë e të drejtat e qytetarëve të respektohen, ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët në reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorët e të gjithë botës.

Kjo mori përgjigjen përfundimtare me deklaratën e tyre,” tha Berisha.

“Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare,” theksoi Berisha. syri.net


Send this to a friend