VOAL

VOAL

Punësoi burrin pensionist si financier, nis hetimi për ambasadoren Kodra

August 8, 2016
blank

Komentet

blank

BBC: Çfarë ndodh nëse arrestohet Trumpi?

RFE/RL

BBC

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016.

Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale.

Për çka mund të akuzohet Trump?

Më 2016, ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniel i ka kontaktuar disa media, duke u ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka supozuar se e ka pasur me Trumpin, më 2006.

Ekipi i Trumpit është angazhuar në këtë rast dhe avokati i tij, Michael Cohen, e ka paguar 130.000 dollarë Danielsin që të heshtë.

Diçka e tillë është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump e ka rimbursuar Cohenin, në regjistrat zyrtarë thuhet se pagesa është kryer nën arsyetimet për angazhime ligjore.

Prokurorët kanë thënë se kjo vërteton që Trump i ka falsifikuar dokumentet biznesore dhe kjo përbën kundërvajtje – vepër penale – në Nju Jork.

Prokurorët ka mundësi që të supozojnë se diçka e tillë shkel edhe ligjin zgjedhor, sepse tentimet e tij për të fshehur pagesën e kryer për Danielsin, janë motivuar nga dëshira që votuesit të mos e marrin vesh aferën.

Fshehja e një krimi, duke falsifikuar dokumentet, në Shtetet e Bashkuara trajtohet si shkallë më e lartë krimi, sesa shkeljet tjera.

Edhe avokatët e ndjekjes penale e pranojnë se ky rast nuk është aspak i qartë.

Ekzistojnë pak shembuj për një gjykim të tillë, dhe tentimet në të kaluarën për të akuzuar politikanët që kanë tejkaluar linjën mes financave të fushatës dhe shpenzimeve personale, kanë përfunduar me dështime.

“Do të jetë e vështirë”, ka thënë Catherine Christian, ish-prokurore për financa në qytetin e Nju Jorkut.

A do të mund të akuzohet Trump?

Vendimi nëse do të ketë padi varet prej Prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg.

Ai e ka krijuar një juri të madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm të dhëna për ndjekje penale dhe ai është i vetmi që e di nëse – apo kur – do të ketë padi.

Javën e kaluar, avokatët e Trumpit kanë thënë se ish-presidentit i është ofruar mundësia e paraqitjes para një jurie të madhe, çka është shenjë se hetimet janë afër fundit.

Avokatët e ish-presidentit kanë hedhur poshtë sugjerimet se ata, apo vetë Trump, kanë njohuri për një padi në ardhje, duke thënë se komentet e Trumpit për arrestimin e mundshëm të së martës bazohen vetëm në raportimet e mediave.

Megjithatë, ekzistojnë edhe shenja tjera se juria e madhe është afër përfundimit të punimeve.

Të dy, Michael Cohen dhe ish-këshilltari i tij ligjor, Robert Costello – tani kritik i ashpër i tij – pritet të dëshmojnë për këtë rast.

Costello do të mund të prezantohet nga ekipi mbrojtës i Trumpit, në tentim e sipër për të diskredituar dëshminë e Cohenit.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trumpit kanë thënë se arrestimi i ish-presidentit do të realizohet sipas procedurave standarde.

Kjo nënkupton se ai do të udhëtojë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u paraqitur para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut, dhe t’iu nënshtrohet procedurave, siç është dhënia e shenjave të gishtave dhe shkrepja e fotografive të të akuzuarve.

Duke marrë parasysh natyrën historike të një veprimi të tillë, dhe shqetësimet për sigurinë, mënyra si mund të ndodhin këto zhvillime është e paqartë – dhe mund të jetë subjekt i negociatave në mes të Zyrës së Prokurorit dhe ekipit të Trumpit.

Kur të vendoset për rastin dhe të caktohet gjyqtari, detajet tjera janë më lehtë të menaxhueshme, sikurse koha e gjykimit dhe kufizimet e mundshme në udhëtim, apo kërkesat për lirim me kusht të të pandehurit.

Dënimi eventual për kundërvajtje mund të rezultojë me gjobë.

Nëse Trump dënohet për shkelje të rëndë, ai mund të dënohet me katër vjet burgim, ndonëse disa ekspertë ligjorë parashikojnë se gjoba është më e mundshme, dhe se vënia e ish-presidentit mbrapa grilave është opsion me pak gjasa.

A do të ketë protesta?

Pas deklaratës së tij në rrjetet sociale se do të paditet të martën, Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj mbështetësve të tij për protesta masive.

“Ne nuk mund të lejojmë më diçka kësisoj. Ata po vrasin shtetin tonë teksa ne ulemi dhe vështrojmë”.

Gjuha e përdorur vë në pah retorikën e ashpër të tij para sulmeve ndaj Kongresit amerikan më 2021.

Prandaj edhe janë rritur shqetësimet për përsëritje të dhunës.

Bragg është në kontakt të ngushtë me policinë e Nju Jorkut dhe autoritetet e sigurisë, sipas një letre që ka rrjedhur te mediat amerikane.

“Ne nuk do të tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë apo që të kërcënohet sektori për sundim të ligjit në Nju Jork”, ka shkruar ai.

“Partnerët tanë për sundim të ligjit do të sigurojnë që çfarëdo kërcënimi specifik apo kredibil ndaj zyrës sonë, do të hetohet dhe do të garantohet mbrojtje”.

Prapëseprapë, tani ka pak të dhëna që mund të organizohen protesta të mëdha, sikurse ato të 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.

A mund të garojë Trump për president?

Padia eventuale, apo edhe dënimi penal, nuk do t’ia ndalonin Trumpit garën, nëse synon ta vazhdojë atë.

Trump ka dhënë shenja se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht se çfarë ndodh.

Në fakt, në ligjet amerikane nuk ekziston asnjë nen që ia parandalon një kandidati – që dënohet për një krim – garën apo edhe mandatin e presidentit – qoftë edhe nëse ai është në burg.

Megjithatë, arrestimi eventual i Trumpit do ta komplikonte fushatën e tij presidenciale.

Ndonëse kjo situatë mund të nxisë disa mbështetës të tij republikanë që të marshojnë, arrestimi mund të shpërqendrojë dukshëm fushatën e tij.

Një zhvillim i këtillë, po ashtu, mund të thellojë edhe më shumë ndasitë në sistemin politik amerikan.

Konservatorët besojnë se ish-presidenti është duke u trajtuar në një nivel tjetër të drejtësisë, derisa liberalët e shohin këtë si çështje të mbajtjes përgjegjës edhe të atyre që mbajnë, apo kanë mbajtur, pozitat më të larta në pushtet.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Alfred Lela: Raporti i DASH hedh një dritë jo pozitive mbi ambasadoren e SHBA në Tiranë

Gazetari dhe analisti Alfred Lela, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV gjatë diskutimit për raportin e Departamentit të Shtetit, është shprehur se gjuha e përdorur në këtë dokument është ndër më të ashprat e viteve të fundit.

Lela u shpreh se gjuha e përdorur në raport, hedh një dritë jo pozitive mbi ambasadoren aktuale të SHBA-së në Tiranë.

‘Gjuha e raportit që është ndër më të ashprat të viteve të fundit dhe marr gjuhën e ambasadës dhe ambasadores. Nuk kanë përputhje kërkund.

Gjuha, statuset në Twitter në Facebook të ambasadores janë sikur ne jetojmë në Danimarkë, kurse raporti flet për atë që me gjithë mend është Shqipëria; një vend me plot probleme, demokraci hibride, probleme të autoritarizmit, korrupsionit, probleme të mëdha të medias e me radhë. Kjo mospërputhje më bën përshtypje dhe besoj se hedh një dritë jo pozitive mbi ambasadoren aktuale të SHBA në Tiranë e cila flet me dy gjuhë.

Ka një gjuhë tjetër për këtu dhe ka një gjë tjetër për të thënë në raportin që çojnë tek institucioni që përfaqëson atë.

E sigurtë që raporti nuk është ‘copy paste’ dhe Rama nuk e thotë dot këtë. Përmendja e Agron Shehajt dhe medieve në pronësi të Hysenbelliut, janë raste që kanë bërë zhurmë dhe janë kapur. Por nuk janë vetëm portalet dhe mediat që kanë censurë, por thotë për ndikim të drejtpërdrejtë të qeverisë. Është qeveria që pamendet në fillim për shtrembërimin e peizazhit mediatik të vendit.

Një gjë tjetër me të cilën qeveria është krenuar, nuk ka patronazhistë, i duam patronazhistët, të dhënat personale janë të përmendura në raport’, theksoi gazetari Alfred Lela në SYRI TV.

blank

Miranda Devine: Administrata e Biden po mbron narko-shtetin e Edi Ramës – Allison Guerriero: Kjo është vetëm maja e ajsbergut

 

Artikulli i Washington Examiner i John Schindler është shpërndarë edhe nga gazetarja e Uashington Post, Miranda Devine. Ajo akuzon administratën e Joe Biden se mbron narkoshtetin e Edi Ramës dhe sanksionon kundërshtarin e tij politik, duke ngritur edhe pikëpyetje se pse e bën ai një gjë të tillë.

Image

 

Mirëpo, postimi që ka marrë vëmendje ka qenë shënimi ai i ish të dashurës së Charles McGonigal.

Allison Guerriero shkruan në Twitter se ajo që është publikuar në mediat e mëdha amerikane është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka bërë Charles McGonigal, të cilin ajo pretendon se e njeh mirë për shkak të bashkëjetesës prej 18 muajsh, dhe Edi Ramës.

“Vetëm maja e ajsbergut, Miranda. Më beso për këtë. Unë jam ajo që kam jetuar me të kur ai gënjeu se ishte divorcuar dhe unë jetova me të për 18 muaj. Thirrja ime si dëshmitare nga Juria e Madhe shkon në shumë më tepër se sa kjo. #CharlesMcGonigal #FBI #tradhtar #Ballkani #Shqiperi”, ka shkruar Guerriero.

Image

Pas nisjes së hetimeve nga FBI për Charles McGonigal, është thirrur për të dhënë dëshmi edhe ish-partnerja e tij, Allison Guerriero.

Guerriero ka qenë personi i parë që ka zbuluar kontaktet e McGonigal me Edi Ramën, pasi sicc është shprehur ajo në një intervistë, kryeministri shqiptar dhe ish-agjenti i FBI flisnin çdo ditë në telefon.

Në shtëpinë e tyre në New York, ajo kishte zbuluar në një moment edhe një çantë me dollarë, për të cilën McGonigal ishte justifikuar se i kishte fituar në një bast sportiv.

Por në momentin që raporti i tyre nuk po shkonte mirë, për shkak se McGonigal e kishte gënjyer për divorcin me bashkëshortin e tij, Allison Guerriero nis një email te zyrat e FBI ku kërkon që të hetohet veprimtaria e McGonigal me Edi Ramën.

Agjentët e FBI mbërritën në shtëpinë e saj me foton e Edi Ramës në dorë duke e pyetur nëse ishte personi që komunikonte me McGonigal.

Allison Guerriero e quan Edi Ramën si personin më të korruptuar për të cilin ajo ka dëgjuar ndonjëherë.

blank

Biden përballet me një skandal të madh të politikës së jashtme, por kur do ta vënë re Republikanët e Kongresit? Nga John Schindler

 

Tani që Republikanët kanë një kontroll të ngushtë të Dhomës së Përfaqësuesve, GOP po heton me dëshirë administratën e Biden.

Megjithatë, Republikanët duket se nuk e kanë vënë re një skandal të madh të politikës së jashtme që fshihet në pamje të qartë.

Siç kam raportuar kohët e fundit, skandali në rritje rreth zyrtarit të lartë të FBI-së në pension, Charles McGonigal, është ndoshta më i keqi në historinë e byrosë. Burime të shumta më kanë thënë se McGonigal, ndërsa shërbente ende me FBI-në si kreu i kundërzbulimit në Nju Jork, tronditi biznesmenët e Ballkanit, shumica prej tyre shqiptarë, në një skemë të guximshme korrupsioni politik me vlerë shumë miliona dollarë.

McGonigal me sa duket e realizoi këtë mashtrim të paprecedentë në bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Partia Socialiste e të cilit ka drejtuar atë vend të vogël për një dekadë.

Ndryshe nga imazhi i kultivuar me kujdes i Ramës si një luftëtar pro-amerikan i NATO-s dhe madje edhe i korrupsionit, gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria në fakt është bërë narkoshteti kryesor në Evropë. Siç ka raportuar Washington Examiner, Shqipëria e Ramës është shndërruar në një analoge me Panamanë e Manuel Noriega-s në vitet 1980. Për çfarëdo arsye, administrata Biden duket se nuk shqetësohet.

Tani të tjerët kanë filluar të vënë re.

Këtë javë, Financial Times raportoi për qeverisjen e gabuar të Ramës, duke lënë të dhëna delikate të ngjarjeve shqetësuese në prapaskenë, duke vënë në dukje se “reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit të SHBA”, d.m.th. McGonigal, “i akuzuarse ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë”. Gazeta vuri në dukje butësisht se shumë shqiptarë mesatarë “besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës.

Po, ata e bëjnë. Dhe njerëzit duhet të fillojnë të pyesin pse Uashingtoni e bën rrugën e tij për të mbrojtur qeverinë narkomiqësore të Ramës kundër kritikëve të saj.

Gëlimi i drogës nuk është më i keqi. Shqipëria është një aleat i SHBA-së dhe një anëtar i vlerësuar i NATO-s, megjithatë administrata Biden ka ndërhyrë vazhdimisht në politikën e brendshme të një miku dhe aleati për arsye që janë të vështira për t’u deshifruar. Zemra e skandalit përfshin Sali Berisha, ish-presidentin dhe kryeministrin e vendit. Megjithëse Berisha është një mbështetës i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ai u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2021 për korrupsion të dyshuar. Ndërsa përpjekja për të gjetur një politikan pa korrupsion në Shqipëri është po aq sfiduese sa të gjesh një kryetar të Çikagos, askush që është i informuar për Shqipërinë – si ish-drejtor teknik i Divizionit të Ballkanit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, unë do të përfshij veten në atë listë. — mendon Berisha dhe demokratët e tij janë më të korruptuar se Rama dhe socialistët e tij. (Shumica do të thoshin më pak.)

Financial Times la të kuptohet se çfarë po ndodh këtu: “Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në 2021 ishte rezultat i kontakteve të supozuara të Ramës me McGonigal. Vendimi i SHBA, ‘tetë vjet pasi u largova nga pushteti … bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës.” Edhe pse tronditja ballkanike e McGonigal filloi nën administratën Trump, Shtëpia e Bardhë Biden ka mbikëqyrur ndërhyrjen më të thellë dhe më të dyshimtë amerikane në politikën shqiptare për të ndihmuar Ramën dhe për të lënduar Berishën. Merrni rastin e Ylli Ndroqit, një manjati mediatik shqiptar dhe kritik i Ramës, i cili u sanksionua nga Uashingtoni (për gjoja “sjellje destabilizuese”) dhe më pas iu konfiskua stacioni televiziv nga socialistët për korrupsion të dyshuar.

Më tej Ndroqi pretendon se armiqtë e tij politikë në Shqipëri, përfshirë aleatin e Ramës, Erjon Veliaj, kryebashkiak i kryeqytetit, Tiranë, e ngacmuan atë duke pohuar se kishin forcën e plotë të Uashingtonit pas socialistëve. Sipas rrëfimit të Ndroqit, Veliaj e kërcënoi atë me hakmarrje të mëtejshme nga amerikanët – gjë që, duke marrë parasysh se Rama kishte zgjedhur një zyrtar të lartë të FBI-së si të rëndë, dukej si një kërcënim i besueshëm për Ndroqin.

As pretendimet e Ndroqit nuk janë një incident i izoluar. Diplomatët amerikanë kanë kërcënuar shqiptarët, si dhe amerikanët pro-Berishës, se po e ekspozojnë veten ndaj një rreziku ligjor të papërcaktuar nëse vazhdojnë të kritikojnë Ramën dhe socialistët.

Më e keqja nga të gjitha, në tetor 2021, ambasadorja Yuri Kim u tha drejtpërdrejt pronarëve të mediave shqiptare se duhej të ndërprisnin të gjitha raportimet televizive kombëtare që ishin kritike ndaj kryeministrit Rama apo pro-Berisha. Burime të shumta dëshmojnë se ky takim ka ndodhur dhe çfarë ka kërcënuar Kim. Që kur është e pranueshme që çdo diplomat amerikan t’u thotë të huajve, veçanërisht në një vend mik aleat, çfarë mund dhe nuk mund t’u thotë? I pyetur për koment, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se “nuk ka të vërtetë në këto pretendime për Ambasadoren Kim.”

Asnjë nga këto nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë normale. Jashtë kufijve të parëndësishëm, politika shqiptare është fort pro-amerikane dhe pro NATO-s. Pavarësisht nëse demokratët apo socialistët janë në pushtet, politikat e Tiranës ndaj Uashingtonit dhe Brukselit do të vazhdojnë të pandryshuara. Pse, atëherë, administrata e Biden është kaq e vendosur për të shtyrë një parti politike shqiptare në kurriz të tjetrës?

Për më tepër, Kim është një oficer i Shërbimit të Jashtëm në karrierë. Në fakt, ajo u dërgua në Tiranë nga presidenti i atëhershëm Donald Trump. Është e pamundur që ajo vendosi vetë të shtyjë Ramën dhe të zvogëlojë Berishën. Departamenti i Shtetit dhe Uashingtoni thjesht nuk funksionojnë kështu. Me urdhrat e kujt, pra, po vepron Kim, në një mënyrë kaq të zhveshur partizane, në lidhje me një aleat besnik të SHBA-së?

Një muaj më parë, unë deklarova, “Kongresi duhet të bëjë pyetje së shpejti pasi korrupsioni i McGonigal mund të ketë infektuar më shumë zyrtarë të FBI-së sesa ai vetë.” Tani është e qartë se Kongresi duhet t’i bëjë Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë Biden disa pyetje edhe për Shqipërinë. Ndroqi pohon se ka bërë ankesa në Departamentin e Shtetit dhe të Thesarit për trajtimin e tij të ashpër nga miqtë e Biden. Çfarë ndodhi me ta? Ky mund të jetë një vend i mirë që Kongresi të fillojë të gërmojë.

 

John R. Schindler shërbeu në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si analist i lartë i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimi.

https://www.washingtonexaminer.com/restoring-america/fairness-justice/biden-faces-a-major-foreign-policy-scandal-but-when-are-congressional-republicans-going-to-notice

blank

VIDEO- Si ju duket aranzhimi i ri i komunitetit serb?

blank

Blogu i Brukselit: Marrëveshja e vetëkënaqshme e BE-së për Kosovën e Serbinë

Rikard Jozwiak

Kur shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar përmes Twitter-it se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, pas një dite të gjatë bisedimesh, më 18 mars në Ohër, shumë njerëz e kanë marrë atë si të mirëqenë.

Në fakt, ajo ka qenë një “bravo” për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën palët kanë rënë dakord më 27 shkurt.

Dhe, ashtu sikurse një muaj më herët, Borrell e ka publikuar tekstin e Aneksit në faqen e internetit të korpusit të politikës së jashtme të BE-së: Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Por më e rëndësishmja është se këtij teksti – ashtu sikurse në shkurt – i ka munguar një aspekt i rëndësishëm: nënshkrimet e dy lojtarëve kryesorë – kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pa to, negociatat – si ato në Bruksel, ashtu edhe ato në Ohër – kanë rezultuar në një marrëveshje që nuk është, pavarësisht se sa shumë përpiqet BE-ja që ta “shesë” si të tillë.

Mungesa e nënshkrimeve në të dyja dokumentet është e meta kryesore këtu, por nuk është e vetmja.

Pritej që Aneksi t’i përcaktonte afatet kohore dhe renditjen e duhur të paragrafëve të rënë dakord në Marrëveshjen e shkurtit. Kjo, kryesisht, mungon. Për më tepër, mungojnë edhe mekanizmat e nevojshëm të zbatimit, për ta shndërruar në realitet atë që thuhet në letër.

Brukseli duhet të marrë disa merita për hartimin e Marrëveshjes së shkurtit. Ndonëse nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet që i kanë prishur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ajo ka qenë një hap përpara.

Në shumë mënyra, është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit – një ‘shtëpi’ në gjysmë të rrugës që ofron njohje ‘de facto’ të Kosovës, nëse jo ‘de jure’.

Marrëveshja ofron njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, si: pasaportat, diplomat, targat, vulat doganore. Të dyja palët do të shkëmbejnë gjithashtu misione të përhershme në qeveritë përkatëse dhe nuk do ta bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE. Beogradi, po ashtu, është zotuar se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Në “këmbim” të kësaj, Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do t’i formalizohej statusi. Me një mënyrë më elegante fjalësh është pranuar edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – pa e përmendur emrin e tij, por duke siguruar “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Megjithatë, Aneksi, në formën e tij përfundimtare, ka zhbërë pjesën më të madhe të punës. Sipas burimeve që kanë dijeni për bisedimet, por që nuk mund të citohen, draftet origjinale kanë qenë shumë më të detajuara – për ç’gjë ka aluduar edhe vetë Borrell në deklaratën e tij. Së pari do të bëhej lëvizje nëpër komunat serbe, e më pas do të kishte njohje reciproke të dokumenteve dhe më pas shkëmbim misionesh.

Por, tani, i vetmi afat i përcaktuar kohor lidhet me Nenin 7 të Marrëveshjes – krijimin e komunave me shumicë serbe – ku Kosova duhet t’i nisë “menjëherë” negociatat, çfarëdo që të thotë kjo. Se kur duhet të ndodhë njohja reciproke e pasaportave apo shkëmbimi i misioneve, nuk ka asgjë konkrete.

Sigurisht, dikush mund t’i nxjerrë në dukje disa pika në Aneks dhe të pretendojë se gjërat do të ecin përpara. Për shembull, aty thuhet se “Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”. Po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia “pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra” dhe që “rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre”.

Gjithçka bukur, por ku është “në të kundërtën” këtu?

Zyrtarët e BE-së thonë se aty është zotimi për të ngritur një komitet të përbashkët monitorues, brenda 30 ditësh, të kryesuar nga BE-ja, por çfarë fuqie ka ky komitet?

Përgjigjja nuk mund të gjendet në tekst. Dhe po, në Aneks thuhet se “mosrespektimi i obligimeve nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre [Kosovës dhe Serbisë] të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja”.

Kjo mund të tingëllojë si një gjë ogurzezë, por nuk është. Kosova nuk njihet si shtet i pavarur nga të gjitha vendet e BE-së dhe nuk do të njihet së shpejti. Është në vullnetin e çdo shteti evropian për t’iu bashkuar klubit. Të bëhesh anëtar i BE-së nuk është një gjë realiste tash e sa dekada. Bisedimet e pranimit të Serbisë në BE janë ndërprerë gjithashtu, për shkak të dështimit të saj për t’u anuar politikisht kah BE-ja, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Nëse do të duhen dekada që Kosova të anëtarësohet, Serbisë mund t’i duhen vite. Brukseli, thjesht, nuk ka me çfarë ta “kërcënojë” Beogradin dhe Beogradi e di këtë.

Ai është plotësisht i vetëdijshëm se Brukseli nuk mund t’i ofrojë një autostradë fitimprurëse drejt anëtarësimit dhe, në të njëjtën kohë, heziton të shkurtojë shumë fonde, nga frika se Serbia mund të përafrohet edhe më shumë me Kinën e Rusinë.

Vetëm vini re se sa shpërfillës ka qenë Vuçiq për Marrëveshjen dhe Aneksin, menjëherë pas bisedimeve. Për aq kohë sa BE-ja është më shumë e interesuar për ushtrime si kjo “marrëveshje”, në vend se të bëhet një lojtare e vërtetë në fqinjësinë e gjerë evropiane, ai mund të jetë i tillë, pasi e di se nuk ka asnjë pasojë reale.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Vetëmenaxhim a Asociacion

Mbishkrime “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe” në veri të Mitrovicës. Fotografi nga arkivi.

Bekim Bislimi

Dykuptimësia e fjalëve të përdorura në Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi e shton paqartësinë në opinion dhe e vështirëson interpretimin e drejtë të kësaj marrëveshjeje, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd, Rrahman Paçarizi dhe Dushan Janjiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rënë dakord për këtë aneks gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars, ndërsa vetë marrëveshjen, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e kanë pranuar në parim gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Marrëveshja ka 11 nene dhe “loja me fjalë” është bërë sidomos te Neni 7, thonë analistët.

Ky nen kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Pika 5 e Aneksit, ndërkaq, thotë se për të zbatuar Nenin 7, Kosova do të veprojë “në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut” me Serbinë.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo e vitit 2013 për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë, deri tash, ka refuzuar ta zbatojë, me arsyetimin se rrezikon funksionalitetin e shtetit.

As Aneksi, as Marrëveshja e 27 shkurtit nuk e përmendin në mënyrë specifike Asociacionin, por a bëhet fjalë, në fakt, për Asociacionin?

“Ne ende nuk e dimë se çfarë nënkupton vetadministrimi [v.j. në Marrëveshje thuhet vetëmenaxhim], në cilat sfera do të zbatohet vetadministrimi, ndërkaq që Marrëveshja e vitit 2013 dhe parimet e vitit 2015 e përshkruajnë në mënyrë të qartë se si do të duket Asociacioni. Tash, ne nuk e dimë se çka nënkuptohet me termin ‘komunitet serb’, cilat të drejta do t’i përshkruhen një formacioni të tillë dhe a do të jetë fare formacion”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, negociatat lidhur me këtë çështje nuk kanë përfunduar, sepse “duhet të gjendet një modus, i cili do të akomodojë Nenin 7 dhe marrëveshjet e mëhershme”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës më 19 mars me pyetjen se në cilin kuptim e ka pranuar pala e Kosovës termin “vetëmenaxhim” apo “selfmanagement” (në versionin anglisht) – si “vetëqeverisje”, “vetadministrim”, “vetorganizim”, apo “autonomi, në kuptimin e vetadministrimit të pakicës”? Por, deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje.

Vetëmenaxhimi si mekanizëm mbrojtës

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, sqaron se në praktikën e mbrojtjes së pakicave dhe në praktikën e së drejtës publike ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për pakica dhe komunitete lokale, ekziston termi “vetëmenaxhim” (në anglisht: self-management) dhe vetadministrim (në anglisht: self-administration). Sipas tij, në esencë, në gjuhën serbe këto përkthehen si “vetëqeverisje”.

Janjiq shpreh bindjen se në Marrëveshje është ndërlidhur çështja e decentralizimit të komunave, e cila është paraparë me Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

Marrë parasysh se Serbia nuk e ka pranuar këtë dokument, thotë ai, marrëveshjet në Bruksel nuk e kanë trajtuar autonominë kulturore, gjuhësore dhe të sferave të tjera të pakicave.

Këto çështje tash, sipas tij, janë inkorporuar në termin “vetëmenaxhim i komunitetit serb”.

“Ne jemi në rrugë të mirë që të krijohet një mekanizëm mbrojtës apo, siç e quajnë disa të tjerë, ‘autonomi e pakicës’… Në esencë, kjo nënkupton që nuk ka kompetenca ekzekutive. Opinioni ndërkombëtar këtë nuk e di, por me decentralizimin në Kosovë, kryetarët e komunave janë ‘zotët’ e vegjël”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

 

Asociacioni “nuk përjashtohet”

Pas takimit në Ohër, Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

Paçarizi thotë se deklaratat e ndryshme të dy liderëve dhe Aneksi për të cilin janë pajtuar, nuk e specifikojnë në mënyrë të qartë nëse do të ketë një strukturë me emërtimin Asociacion.

Por, duke iu referuar Marrëveshjes së 27 shkurtit, thotë ai, Asociacioni nuk përjashtohet.

“Nuk nënkuptohet që duhet të jetë Asociacion, sepse këtu flitet për zbatimin e Nenit 7, për një nivel të duhur të vetëmenaxhimit, vetadministrimit për komunitetin serb, i cili do të ishte në përputhje me marrëveshjet e mëhershme. Kjo do të thotë në përputhje me Marrëveshjen për Asociacionin. Vetë kjo fjali nënkupton akomodimin e Asociacionit brenda këtij formacioni – nëse është formacion. Por, nuk përjashtohet në asnjë mënyrë Asociacioni si i tillë”, thotë Paçarizi.

Janjiq shton se termi “vetëmenaxhim” do të duhej të definohej saktë në tekstin e marrëveshjes përfundimtare, që duhet të dalë nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ky proces do të jetë i gjatë, por, shton ai, në rast se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb” do të nënkuptojë “autonomi për komunitetin pakicë”, atëherë askush, përfshirë edhe Serbinë, nuk do të mund ta shantazhonte Kosovën për të drejtat e komunitetit serb.

Komunitetit serb, ndërkaq, do t’i lehtësohej pranimi i legjitimitetit të institucioneve të Kosovës, thotë Janjiq.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë janë dakorduar për parimet e tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa parime nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Ky asociacion do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tij.

Kurti ka thënë më herët se refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike me kompetenca ekzekutive shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës kanë qenë hezituese.

Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë.

Pajtimi i shprehur në Ohër nga Kurti dhe Vuçiq, ndonëse nuk është nënshkruar, është pritur me kritika si nga opozita në Prishtinë, ashtu edhe nga ajo në Beograd.

blank

Evropa e Bashkuar nuk ka alternativë-Nga Skënder MULLIQI

Për Kosovën dhe rajonin është shumë e rëndësishme inkuadrimi në Evropën e Bashkuar.Kosova ka nevojë për një organizim të ri shoqëror dhe politik.Kosovën duhet ta shohim si vend të modernizuar, civilizues, republikë më të drejta të pakontestueshme të te gjithë qytetarëve.Ne duhet të përballemi më situatën e tashme politike më Serbinë, të përballemi më problemet e grumbulluara, në menyrë që mos të mbesin barrë e gjeneratave të reja.Tashmë përvoja na mëson , së çdo rast I humbur që problemet të gjejnë zgjidhje, vetëm së e komplikon edhe më shumë situatën.Është e papranueshme që mos të pranojmë plane nese jo krejtw përfekt nga BE-ja, siq është plani franco-gjerman, për normalizim të marrdhënjeve më Serbinë. Ajo çka ka ndodhur më shumë marrveshje në të kaluarën , që nuk ishin në favor të Kosovën, dhe ka pasur mundësi të shmangën nga ish-pushtetet, tash është e kotë të vajtohen.Kërkohet unitet i mbarë spektritë politikë në vend, që përballja më Serbinë hegjemoniste të Vuqiqit., të jetë efikase.Duhet opozita të këtë qëndrime të prera rreth temës së Asociacionit, e jo të vënë pyka pa nevojë, kur dihet së sa është e rëndësishme integrimi I Kosovës në BE-e, NATO dhe OKB.Kosova duhet të jetë në rrugën e drejtë të historisë të saj.Duhet të rreshtohemi në krahë të botës perëndimore, për të ekzituar si shtet, kur dihet së jemi të rrethuar në të katër anët më armiqë shekullor.Kosovës i duhet përspektiva evropiane e jo stopimi i saj.Nuk do të këtë zëvëndësim tjetër për Planin e Evropës për paqë në rajon, i cili në mbrendi është plan më bazë tw mirw për vazhdimin e bisedimeve më Serbinë.Politikat iracionale të ndara mbi baza ideologjike apo mbi baza të tjera nuk i duhen Kosovës.Serbia ende po ulët në dy karrige falë tolerancës të pakuptimt të bashkësisë ndërkombëtare.Është lufta në Ukrainë e cila ka ndikur shumë që ndërkombëtarët të përkdhelin pasardhësinë e Millosheviqit në pushtet, presidentitin serb, Aleksander Vuqiq, i cili më politika ultranacionaliste dhe populizem po tenton të bëhët pjesë e BE-së. Dhe, në fund vendimet tona politike që i marrim sigurisht së nuk janë të lehta, që ti afrohemi Evropës së Bashkuar, së tjetër zgjedhje nuk kemi.Kosova ka të drejtë në ardhmerinë e saj…!

blank

Berisha: “Presidenti i Serbisë kishte urdhër nga Kremlini të mos firmoste”

Berisha pak takimit Kurti-Vuçiç në Ohër: Pala që refuzoi duhet të përballet me SHBA, në të kundërt…

 

Pas përfundimit të bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç në Ohër, Sali Berisha shprehet ndër të tjera se presidenti i Serbisë nuk firmosi, megjithëse kreu i qeverisë së Kosovës pranoi asociacionin.

Sipas Berishës Vuçiç nuk firmosi pasi “kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë”.

Berisha thotë se ai nuk është dakord që vendi i tij “të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb”. Për këtë, Berisha thotë se pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHB, në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë.

Reagimi i Berishës:

 

Ohri një marrëveshje sui generis! Apo pa marrëveshje. Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin!

 

Miq, takimi shumë orësh i Ohrit përfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëlloj si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.

blank

 

Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.

blank

 

Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qenë ligjërisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar, gjatë procesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

blank

 

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm për dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë.

blank

“VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË” IDRIZ ZEQIRAJ

 

Kështu më thoshte simboli i rezistencës të Kosovës, Adem Demaçi, në vitin 1991, përgjatë një interviste, që realizova me atë në Gjermani. Shkas i kësaj interviste ishte një letër publike, që unë i dërgova Demaçit, titulluar “Kur ndjenja mund arsyen”, duke reaguar në dy intervistat e dhëna nga ai mediave kroate, duke qenë ende i prangosur, si njëshi i shqiptarëve rezistent, ndaj regjimit komunist jugosllav.

Demaçi, në intervistat e tij, i pyetur për regjimin stalinist të Enver Hoxhës në Shqipëri, ai e vlerësonte, çuditërisht, pozitivisht, edhe pse Hoxha i Tiranës ishte diktatori stalinist i fundit në Evropë, me elemente të bollshme të fashizmit. Edhe pse deklarimet e tij ishin zhgënjyese, si i burgosur politikë, afro tri dekada, falë vuajtjes së tij të gjatë, mungesës të informacionit të nevojshëm, letra ime e gjatë, ishte e matur dhe gjithë respekt për Bacën, por parimore dhe bindshëm e argumentuar. Dhe, demantohej në 10 (dhjetë) lavdërimet e tij paushalle për regjimin hoxhist!

I pyetur nëse qëndron ende pas deklarimeve të dy viteve më parë, duke qenë ende i burgosur, Demaçi u përgjigj prerazi: “Isha në Shqipëri, e pashë, u zhgënjeva dhe u mërzita fort, sepse gjithçka kishte qenë propagandë e rrejshme. Unë jam dialektik dhe mbi bazën e fakteve, ndryshoj mendimin. Sepse, – vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk ndryshojnë -“. Më qartë dhe më mençurisht nuk ka si të thuhet.

Opozita e sotme PAN-iste, e zhytur në krime dhe tradhti, meritore për të qenë e jashtëligjshme, në mungesë të fakteve, për ta kundërshtuar Albin Kurtin, ia kujton të djeshmen statike, njëkahëshe. Reflektimi i tanishëm i Kurtit, i kushtëzuar nga rrethanat politike aktuale, është i natyrshëm dhe në funksion të proceve politike, por, gjithëherë në mbrojtje të parimeve bazë dhe, mbi të gjitha, në përpjekje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, nga nënshkrimet fatale, të cilat i kanë bërë qeveritarët e inkriminuar, për rrjedhojë, skajshëm të shantazhuar.

Janë, pikërisht, dy çështjet e lëna “peshqesh”, nga qeveritarët paraprak, “Zajednica” dhe Statusi i Kishës Ortodokse Serbe, të cilat kanë bllokuar, për dy vjet radhazi, qeverinë aktuale. Kanë dhënë Debelldenë, Çakorrin, Ujmanin, Veriun e Kosovës, duke e mbikëqyrur boshatisjen e shqiptarëve nga ajo zonë; 24 hektarët tokë të dhëna Manastirit të Deçanit dhe shumë pisllëqe të tjera. Dhe, megjithatë, paturpësisht dhe kriminalisht, ish-ministri Skënder Hyseni, deklaron se “asnjë marrëveshje, e bërë me Serbinë, nuk ka qenë e dëmshme!?”

Akuza e paqëndrueshme se Kurti nuk bëri transparencë, për bisedimet e fundit në Bruksel, nuk qëndron. Ai i ftoi disa herë në takim krerët e opozitës, pikërisht, për t`i informuar ata. Por, ata, qëllimshëm, kalkulonin mes tyre, njëri i përgjigjej ftesës, dy të tjerë mungonin, me aryetimin se “duhet biseduar në Kuvend”, edhe pse e dinin porosinë e Quintit që “aktualisht, të mos zbulohet më shumë në opinion, rreth kornizës franko-gjermane”. Qëllimi ishte dështimi dhe largimi i Kurtit nga pushteti, pa iu interesuar fare fati i Kosovës!

Opozita premtoi, mashtrueshëm, se “Asociacionin do ta dialogojë Kurti me qeverinë e tij”. Por, eksponentët e saj, nxituan, njëri pas tjetrit, në SHBA dhe deklaruan se opozita është e gatshme ta nënshkruajë Asociacionin!” Ishte zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, që i denoncoi opozitarët dhe lansoi deklaratën skandaloze se “kam gjetur partnerë të tjerë, për ta bërë marrëveshjen për Asociacionin, edhe pa Kurtin dhe qeverinë e tij!”

Kjo pabesi e opozitës, e dobësoi, madje dukshëm, pozicionin qendresëtar të kryeministrit Kurti, në përballjen e njëkohëshme me Serbinë dhe ndërmjetësuesit, të cilët vazhdojnë të jenë, – en bloc -, mjerisht, në favor të të fortit, Serbisë! Ndërkohë që, qeveria Thaçi, me kryenegociatoren Edita Tahiri, vite me radhë mashtronte, kinse, me dialog teknik, por e bënte atë politikë. Dhe, opozita e sotme “heshte si peshku!”

Opozita mburret se kishte pushtet në Veriun e Kosovës, ndërsa “Kurti e dorëzoi atë pushtet!” E vërteta është se ai “pushtet” ishte i rrejshëm, fiktiv. Të ashtuquajturin “pushtet” e kishte makro-kontrabanda, me banditërit vendorë serbë, në lidhje të fortë me komandantët e gjithëpushtetshëm shqiptarë, me bandat e tyre anekënd Kosovës. SHBA i denoncoi, publikisht, kontrabandistët serbë, duke i shpallur “Non grata”, por, çuditërisht, ende vazhdon t`i kursejë bashkëpunëtorët e tyre kontrabandistë shqiptarë!

Konformistët e pacipshëm, qofshin ata nga opozita apo pozita, nëse një ditë do të ndëshkohen komandantët kontabandistë nga SHBA, njësoj si sivëllezrit e tyre në Verin e Kosovës, lehaqenët do t`i mbrojnë si “ndëshkim i padrejtë”, ashtu siç bëjnë sot mbrojtjen, apriori, të akuzuarëve nga Gjykata Speciale në Hagë, ende pa e thënë fjalën e saj drejtësia! Me të drejtë thuhet, “kush mbronë krimin, bëhet pjesë e krimit”.

Krimet në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, ku viktimat kanë qenë, kryesisht, shqiptarët, ishin një “e fshehtë publike”, sepse ishin numerike. Pra, as 100 dhe as 200, por disa qindra viktima! Hetimi për krime lufte dhe pas saj, duhej të fillonte në Tiranë, që nga presidenti Rexhep Mejdani, me bandën zyrtare social-komuniste të tij. Sepse, me dijeninë e tij dhe të qeverisë së tij, u instruktuan banditërit nga radhët e LPK-së, nga oficerët e Sigurimit monist, se si duhet marrë pushteti me dhunë e gjak, duke shkelur mbi kufoma, ashtu siç e mori filo-sllavi kryekriminel, Enver Hoxha, duke i vrarë kundërshtarët politikë, gjatë LDB dhe pas luftës me dajak e plumb.

Ekzekutimi i Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut, të Ibrahim Rugovës, si dhe të tjerë brenda llojit, në territorin e Shqipërisë, ishte e koordinuar me strukturat e sigurisë vendore. Bardhyl Mahmuti, i ngarkuar për punët e Jashtme të LPK-së, në një takim me pjesëmarrje të madhe të mërgimtarëve në Suedi, tha se “Ahmet Krasniqin do ta vrasim, ditët i ka të numëruara!” Dhe, ashtu ndodhi, Koloneli u ekzekutua, zyrtarisht, madje, në mes të Tiranës.

Pak muaj më parë zotëri Mahmuti, u bë yll në Kosovë, nga njëri televizion në tjetrin dhe askush nuk e pyeti, nga e dinte ai ekzekutimin e pritshëm të Kolonel Krasniqit?! Ai, Ministri, profesionalisht, ngriti bazat ushtarake-ushtrimore, për t`i përgaditur ushtarët për luftën në Kosovë, si në: Qerret të Kavajës, në Tiranë, në Kolsh e Kalimash të Kukësit, në Papaj të Tropojës. A vritet Ministri i Luftës, në kohë të luftës?!?” Një gjeneral kroat, me habi e përlotje, do të pyeste: “A e dinë shqiptarët se kënd kanë vrarë?!”

Aleat me Thaçin, në krime, u bë edhe UNMIK-u, me francezin Bernard Kouchner. Ky i fundit i dinte lidhjet konspirative-agjenturore të Hashimit më dhëndrrin e Serbisë, Damjean Arnaud të Shërbimit DGSE të Francës. Andaj i heshti krimet vrastare serike të kundërshtarëve politikë shqiptarë, të listuar nga SHP të “UÇK-së” dhe të ekzekutuar nga bandat e komandantëve.

Këtu zënë fill dosja kriminale e Hashimit me shokë, prej nga vjen shantazhimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve, me elemente të bollshme të tradhtisë kombëtare, me të cilat po përballet sot Albin Kurti, qeveria e tij dhe të gjithë shqiptarët e përbotshëm. Këto fakte domëthënëse, duhet të shtrohen në tavolinën e bisedimeve dhe ndërkombëtarët, me UNMIK-un e tyre, janë pjesë e krimeve makabre, sepse bënin “sehir”, arrestonin kriminelët faktikë dhe i lironin “për mungesë faktesh”, ose i dënonin, sikur të kishin vjedhur një lopë fshati! “Ngatërrohet”, qëllimshëm, akuza bazike, reale “komanda e dhënë bandës për ekzekutim të kundërshtarit politik”, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, thjeshtë, për karrierë, pushtet e para, duke e zëvendësuar me “pakujdesi në komandë!”

Për fund, reflektimi i kryeministrit Kurti, nuk është “ngënie e qershive”, por, rrjedhojë logjike, që ai nuk është as “budalla dhe as i vdekur”, për të mos ndryshuar mendimet, kur rrethanat ndryshojnë, siç është rasti “merre ose lëre!” Andaj, nëse korrekton në kahjen pozitive, kjo është dialektike, në rrjedhën konformë politikave të kohës dhe të mundësive, gjithnjë me mendjen dhe shpresën për të mirën e Kosovës.

 

blank

Nezir Kraki: Gjumashat e LDK-se ende jane ne amnezi kolektive

Kane harru qe jane prodhuesit e Asociacionit ne versionin e republikes serbe dhe nenshkruesit e marreveshjes grenelliane ku Kosova hiqte dore nga shtetesia e saj dhe merrte « ndaljen e çnjohjeve » nga Serbia.
Jane poashtu prodhuesit e Hashim Thaqit president dhe puçistë te Grenellit me nje SMS.
A mundet dikush me i tregu Lumirit qe eshte kryetar i te njejtes parti dhe minimumi qe pritej nga ai ishte distancimi nga vendimet dhe veprimet skandaloze e antishteterore te saj.
Skenderin e Agimin i ka menjanu nga partia edhe pse ata nuk ishin ne origjine te atyre skandaleve.
P.s. Lumirin e njoh dhe kam respekt per te si person. Ketu po flas vec per Lumirin politik.
blank
blank

Përplasja me Mehmet Shehun, kur arkeologët kundërshtuan ndërtimin e bunkerëve në Apolloni

Arkeolog dhe zëvendësdekan, autor i veprës “Kultura ilire e tumave të matit” dhe “Historia e ilirëve”, Selim Islami u kujtua në Akademinë e Shkencave në 100-vjetorin e lindjes. Arkeologu Neritan Ceka, nxënës e mik i tij për 4 dekada e rrëfen sipas kujtimeve të veta, mes korridoreve të fakultetit dhe atyre në muzeut të Arkeologjisë, në kohë kur mbrojtja e trashëgimisë mund të përbënte rrezik.

“Dua të kujtoj këtu përballimin e Selim Islamit e Gani Strazimirit me kryeminisitrin e asaj kohe Mehmet Shehu në Apolloni kur e kundërshtuan me rrezik që të akuzoheshin si sabotatorë të mbrojtjes nga sulmi imagjinar i NATO-s, kërkesën e tij këmbëngulëse për të ndërtuar bunkerë në sitin arkeologjik”, tha Ceka.

Pas studimeve në Moskë ai u bë drejtor i muzeut arkeologjik dhe solli konceptin e gërmimeve të shpëtimit në Mat, ndërsa me gërmimet në tuma, u dëshmua procesi i etnogjenezës ilire. Por survejimi ndaj tij, nuk u ndal.

“Selim Islami nuk u trajtua siç e meritonte nga pushteti i kohës. Më 1966 u transferua si punonjës i thjeshtë në muzeun e Shkodrës në të ashtuqujaturin qarkullim kuadrosh ku futeshin ata që dyshoheshin për qëndrim joortodoks ndaj politikave maoiste të partisë. Më pati thënë atëherë për atë qarkullim: ‘le ta provojmë edhe këtë gjellë”, tha Ceka.

 

Për kontributin e dhënë në arkeologji dhe Islamit ju dha pas vdekjes titulli “Nderi i Akademisë” që u tërhoq nga mbesa e tij.bw


Send this to a friend