Janë publikuar pamjet e flakëve që përfshinë mbrëmjen e kaluar zonën e Malit të Krujës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.
Teksa zjarri përhapej me shpejtësi, banorët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa kanë ngritur akuza ndaj shtetit dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i mjaftueshëm për përballimin e situatës.
Një prej banorëve, i revoltuar për situatën, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
“Unë jam banor i lagjes. Edi Rama të shkarkohet me sekonda, mos të rrijë në zyrë. Na shkatërroi, na dogji. O kriminel, o zagar, ik! Ku i ke emergjencat, ku i ke paratë e vjedhura që na ke vjedhur gjakun o kriminel”, tha një banor.
“Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë asnjë masë. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi. Banorët janë larguar. Janë djegur dy shtëpi”, tha banori tjetër.
Pamjet tregojnë përmasat e zjarrit gjatë orëve të natës, ndërsa banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve. Panorama
