Pse more burre i dheut shkon keshtu ne Shkoder, rrethue me roje, duke i bllokue Pjacen shkodraneve?! Prej kujt ke frike?! Maksimumi kane me kalue dhe s’kane me t’i hedhe syte! A te tham nji gja per mos me e harrue? As Princ Danillo me Krajl Nikollen,se kane ba kete pune , kur kane hy ne Shkoder, me trathti, pas 6 muejsh rrethim te qytetit: Pjacen nuk ua bllokuen shkodraneve, e sikurse e sheh ne foto, kane ndeje ne periferi; Pjaca nuk bllokohet se asht toke e lire, pikepjekjeje e jona dhe e miqve dhe e paprekun prej askujt: asht toke e Shkodres europiane, qe smund te mbyllet, as diten e Europes, e as kurre: Asht zemra e Shkodres komunitare, e qyteti nuk mund te jetoje dot pa ate… Asht vendi ku Marubi delte dhe takonte qytetaret, fshataret, malsoret, konsujt e huej, vizitoret, qe vinin ne qytetin metropolitan te Shqipnise
Ah po! Ke te drejte mbase: i ke ba keq Shkodres keto tre vjet; e ke vorfnue, ia ke pilotue perfaqesine simbas qejfit, ia ke ule 1% fondet, keshtu qe e din qe nuk shlyhesh per sot, e mbase edhe per mot! Nuk ke me e pase kollaj mundesine, pa ndryshue sjellje, me ece sic ecje dikur neper Pjace, me te madhin Danish Jukni e rrethin e tij te spikatun shoqnuer e profesional. A thue do i kishte shkue ne mend Danishit, e shokve tuej shkodrane, asokohe, se do vinte nje dite qe t’i ne Shkoder do ecje i rrethuem me forca te shumta civile, ne nje pjace qe ia ke boshatis?! Sa keq me vjen per ty! Nuk je ma ai djali me nji gem shkodran qe dije me u gezue dhe me e respektue qytetin e gjyshes. Je ba shoku Edi, qe po punon me militanta, si dikur ai qe e tallje, duke u pergatite me organizue Partine per me perforcue pushtetin e pasardhesve te Dulles.

Komentet