Mos po kthehemi 100 vjet prapa?
Debati mbi dekorimet e martireve te luftes tregoi se shoqeria shqiptare ende eshte e papergatitur per te implementuar rregullat, normat, moralin e nje shoqerie te vertete demokratike. Etiketimet fyese ndaj nacionalisteve shqiptare , me shqyerje pulash , apo te partizaneve me shqyerje qingjash e vicash etj tregon per nivelin e ulet por dhe veprime te qellimshme te elites politike qe ne kushtet kur duhen bere perpjekje serioze per pajtim kombetar, per shkak edhe te rreziqeve qe i kanosen rajonit , kerkon te instrumentalizoje opininionin publik per nje grusht votash per pushtet , i cili dhe pa keto ka rezultuar i kompromentuar dhe amoral. Dekorimet duhen pare si nje akt perkujtimi per dicka makabre qe vertete ka ndodhur, dhe ketu duhet mbyllur diskutimi. Diskutimi duhet te shtrohet: perse martiret e kombit te mos kene nje varreze te perbashket dhe te mos perkujtohen e nderohen njelloj. Perse politika nuk ngrihet mbi interesat e castit dhe te ndermarre veprime qe te realizoje ate qe Franko( padyshim diktator) beri ne Spanje , ku krijoi varreza te perbashketa te Ruajalisteve dhe Republikaneve qe luftuan ashpersisht kunder njeri tjetrit ne nje lufte te tmerrshme civile me qindra mijera viktima?
Ose a nuk duhej qe parlamenti shqiptar ne nje Rezolute bashke me martiret e kishes te perkujtonte te gjithe martiret e luftes se dyte boterore duke mos bere dallime nga pikpamja religjioze cka perben nje veprim jo fort te mencur pasi ben diferencime qe ndikojne ne harmonine fetare, me te cilen mburremi te gjithe.
Keto gabime e pakujdesi na kthejne fiks 100 vjet prapa ne kohen e Princ Vidit i cili shperfilli dukshem perberjen religjioze te vendit , duke favorizuar religjione te vecanta cka provokoi revolte te padeshirueshme qe coi ne largimin e tij. Jemi 100 vjet me vone zoterinj . Eshte koha per pajtim kombetar dhe jo per veprime diletanteske dhe te papergjegjshme.
Komentet