Duke shfletuar librin e ri “Οι σοκολάτες του Σεφέρη ” (“Çokollatat e Seferit”) i shkrimtares greke: Stefi Korti – Kondi.
.
( Libri mban këtë titull, pasi Seferi, sa herë që shkonte për vizitë tek familja greke, fqinje me konsullatën, i dhuronte Ketit, vajzës nëntëvjeçare të shtëpisë, dy çokollata “Peruxina”.)
.
-Një libër për Korçën e viteve ’30 dhe konsullin grek, nobelistin JORGOS SEFERIS.
.
( Kemi sjellë fragmente nga pjesa për Shqipërinë dhe konsullin, poetin nobelist Jorgos Seferis.)
.
Dy surpriza nga jeta e poetit nobelist:
.
Në këtë libër mësova pse Seferi u emërua konsull në Korçë.
.
e para: Seferi nuk i kishte mirë punët me sistemin diktatorial të Metaksait. Edhe pse në kohën kur Seferi u emërua konsull në Korçë, Metaksai nuk jetonte, por burokratët e diktaturës u hakmorrën ndaj intelektualit dhe poetit Jorgos Seferiadhis.
.
së dyti: Seferi u dashurua me një grua të martuar me dy fëmijë, me Maron, e bindi që të ndahet nga i shoqi. Dashuria me Maron shkaktoi në Athinë një thashethemnajë të madhe për Seferin, kjo shqetësoi dhe babain e poetit, i cili ishte një intelektual i njohur i kohës, dhe mendoi, se largimi i poetit për disa kohë larg Athinës dhe Greqisë do të bënte që të daravitej kjo mjegull rreth poetit.
.
Ndaj ai nuk bëri përçapje për një vënd më të mirë për diplomatin Seferis. Maroja nuk e ndoqi poetin në Korçë. Dashuria e tyre u kthye në një dashuri platonike. Janë të mrekullueshme letrat e tij nga Korça për Maron në Athinë.
.
Autorja e librit thotë se Seferi vajtjen në Korçë e konsideronte si një formë internimi nga diktatura për ato që Seferi bëri në dëm të saj . Seferi, me origjinë nga Azia e Vogël, banor i Athinës dhe student në të, me studime edhe në Francë, me të drejtë e quante internim këtë emërim. Megjithatë, Seferi kishte marrëdhënie të mira me Korçën , ai i deshi korçarët dhe u frymëzua në krijimin e një cikli të gjatë poetik me titull “Cikli i Korçës”, njëri nga ciklet më të bukur të tij.
.
Në një poezi të Seferit përkthyer nga Kadare, në një varg thuhet: Gegët e gjatë , toskët rrondokopë”.
.
Një libër interesant për të njohur Korçën e viteve ’30, rrëfyer nga grekë që jetuan aty në ato vite, një përshkrim realist i rrjedhave të kohës, i qytetit dhe jetës së tij, i arkitekturës, i rrugicave të pastërta, i serenatave, të cilat prefekti i Korçës i indaloi që të këndohen në greqisht, qyteti i diplomatëve dhe i ushtrive të huaja, ekskursionet jashtë qytetit, në Voskopojë e Dardhë, në Polenë, në Drenovë dhe Mborje, të dënuar politikë që punojnë në kanalin e Maliqit.