Ambasada e SHBA në Tiranë i është përgjigjur interesit të News24 në lidhje me raportin e paraqitur një ditë më parë nga socialistët, të cilët u shprehën kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ish zëvendës kryeministres dhe ish-zëvendës ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila akuzohet për abuzime me tenderat.
Në reagim, ambasada amerikane thekson se nuk komenton çështje ligjore që janë në proces, por shton se pavarësia e institucioneve të drejtësisë janë thelbësore për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”, shprehet ambasada.