VOAL

VOAL

PROTOKOLLI I GJENEVËS PËR VIKTIMAT E LUFTËS – Nga KOLEC TRABOINI

January 26, 2018
blank

Komentet

blank

Mediat gjermane: Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej?

Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore.

Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri.

Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. ‘Megjithëse kam kompetenca që m’i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi, qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar.’

SHBA nuk janë ‘entuziastë’ me Kosovën

Por parimisht 58 vjeçari e quan të drejtë që qeveria e Prishtinës kishte këmbëngulur që ai të fillonte punën si kryetar komune. Përgjegjësinë për këtë gjendje, Izmir Zeqiri e shkon vetëm tek Serbia. ‘Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj, se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurtë, që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.’

Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre. Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori

amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë u shpreh se ‘do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziastë, kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës.’

Kush përfiton?

Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. ‘Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan.’ Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. ‘Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade.’

Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë. ‘Duhet kërkuar me kujdes se kush është përgjegjës për këtë dhunë. Ka arsye të forta për të besuar, se përgjegjësia qëndron tek Beogradi.’

BE para rrënojave të politikës së saj

Si Prishtina edhe Beogradi nuk marrin as edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. BE përpiqet tani të pastrojë rrënojat para të cilave ndodhet: Jo shumë kohë larg BE ndërmjetësoi në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo arriti të lëvizë të dyja palët në deklarata verbale që të normalizojnë marrëdhëniet.

Dhuna e re që shpërtheu është një hap mbrapa për një proces, fuqia lëvizëse e të cilit nuk është e sigurtë. ‘Gati mund të thuash, se e vetmja gjë pozitive në këto zhvillime është që BE-së dhe SHBA-së iu demonstrua para syve, se përpjekjet e deritanishme të tyre nuk kanë aspak sukses’, thotë eksperti Florian Bieber.

Një hap pozitiv

Të paktën kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi. Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës europiane, për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që ‘të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura.’

Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi.

Serbisë i pëlqen statusquoja

Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. ‘E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis’, thotë Bieber.

Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. ‘Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë.’ Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada. /DW/

blank

Fjala e plotë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Kuvendin e Kosovës

Për mua është mjaft zhgënjyese kjo seancë, sepse kam pritur diçka krejt tjetër. Mendoj që edhe qytetarët e Republikës sot kanë pritur një seancë krejt tjetër. Mendoj që kanë pritur një seancë në të cilën deputetët dhe qeveria, së bashku, do t’i shprehin një mbështetje të plotë policisë, do të tregojnë që i përkrahin dhe i mbështesin ushtarët e KFOR-it, mbështesin aksionet të cilat mëtojnë të vënë në vend sovranitetin në të gjithë vendin tonë. Prandaj e shoh kaq zhgënjyese këtë seancë.
Jemi mirënjohës përjetë për mbështetjen e partnerëve tanë, të aleatëve tanë, të KFOR-it, të të gjitha organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët na kanë përcjellë, na kanë shoqëruar, mbështetur, ndihmuar në rrugën tonë për Republikën e Kosovës, që para luftës e deri sot.
Ndjejmë detyrim ndaj tyre sepse së bashku me ne mbrojnë sigurinë tonë dhe mbrojnë fëmija tanë.
Të gjithë këtu të pranishëm, por e dhe jashtë kësaj salle, e dijnë që dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe.
Nuk ka të bëjë aspak me sigurimin e të drejtavet të tyre dhe e dimë shumë mirë se cilat janë bandat serbe që terrorizojnë banorët brenda Republikës sonë.
Është një kohë e vështirë, e cila kërkon vendime të vështira.
Me partnerët dhe alatët tanë bisedojmë hapur, edhe debatojmë me ta.
Jemi të pastër dhe synojmë të bindim partnerët tanë për qëndrimet tona të drejta.
Në dallim nga ata, që sot flasin në emër të Lidhjes Demokratikë të Kosovës dhe ngatërrojnë partneritetin me sërvilizmin, politikën me thashethemet, kam qenë piesë e zhvillimeve më të rëndësishmë të Kosovës së viteve të 90-ta. Në krah të Presidentit Rugova e kam mësuar gjatë takimeve të tij me Helmut Kohl, Klaus Kinkel dhe me plot partnerë të rëndësishëm që miqtë, aleatët dhe partnerët tanë nuk duhen gënjyer, por duhet shpjeguar, diskutuar dhe koordinuar me ta për të siguruar mbështetjen e tyre për interesat legjitime të qytetarëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerët tanë në BE, nga ne nuk presin dhe as nuk kërkojnë as nënshtrim dhe as servilitet. Presin të ndërtojmë një shtet demokratik dhe ligjor, presin vendime të guximshme, presin marrje të përgjegjësisë për çdo veprim tonin, presin debat të hapur në shërbim të prosperitetit të Republikës e Kosovës.
Në letërën e tij drejtuar para disa vitesh ish-Presidentit Hashim Thaci, Sekretari i atëhershëm i State Departmentit, Michael Pompeo, thekson: SHBA-të kanë investuar gati 2 miliard Dollarë për të mbështetur një Kosovë sovrane, të pavarur e demokratike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Pra, anti-amerikanizëm është shkelja e sovranitetit të Republikës së Kosovës, cënimi i demokracisë së saj dhe minimi i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.
Jo debati parimor rreth asaj se cila është rruga e duhur për të arritur rezultatin e dëshiruar, edhe nga Kosova, edhe nga SHBA-të.
Një sondazh amerikan na ka të treguar gjatë javëve të fundit, se mbi 80% e qytetarëve të Republikës sonë janë kundër kompromiseve me Serbinë. Tregojuni, të nderuar deputetë, tregojuni qytetarëve, sa vlerë ka për juve mendimi tyre.
U përmend fjala turp – deputeti Haradinaj e paska lëshuar sallën – turp nuk është të mbrosh qëndrimet legjitime të Republikës Kosovës. Turp është me prit në zyrë Radojçiçin dhe shokët e tij. Jo pse është serb, por se është kriminel.
Dy prej partive të pranishme këtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe PDK-ja, thjesht nuk kanë kredibilitet për të folur për aleancen me Amerikën. Që nga qeveria Hoti, as LDK-ja më nuk ka kredibilitet. Personalisht Presidentit të Amerikës i kanë premtuar gjëra të pamundura për t’u implementuar,
të cilat e kanë ditur që s’kanë për t’i realizuar kurrë. Nuk iu ka ardhur turp ta gënjejnë në sy presidentin e atërheshëm amerikan. Marrëdhëniet me Shtetët e Bashkuara i kemi gjetur në nivel të mjerueshëm, është shumë e vërtetë. Por, ne nuk i gënjejnë Shtetet e Bashkuarat të Amerikës, nuk e gënjejmë as BE-në.
Jo si ju, deputet të nderuar të opozitës, që këtu në foltore jeni shqiponjë, po kur shkoni nëpër ambasada, kthehni në pula.
Kryeministri i përmendi emrat e kriminelëve, të cilët janë duke shkaktuar dhunë të paparë në veri të vendit. Pyetja që më shtrohet mua është: A ka prokuror ky vend, apo i ka zënë të gjithë prokurorët gjumi? Çfarë ka nevojë më tepër sesa të filojnë punën për arestimin e tyre?
Unë, në dallim nga Kryeministri nuk përmend emra konkret të serbëve, të cilët kanë organizuar dhunën në katër komunat veriore, sepse po e shoh që, sidomos tek PDK-ja po shqetësoheni fort kur po i dëgjojnë emrat e tyre. A thua përse po shqetësohen kaq fort? Kaq fort po ju djeg që po përmenden emër për emër?
Shumë do të kisha dëshirë, shumë do të kisha dëshirë, të mund të ktheja kamerat kah ju edhe t’ju shohë qytetari se në çfarë gjendjeje e zhvilloni debatin në këtë seancë. Lum ata që nuk ju shohin.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, njësoj si Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet këtë herë në veri. Prandaj nuk e di se pse angazhoheni në këtë debat. Thjesht nuk ju kuptoj.
Pse nuk shkojnë në zyrë dy kryetarët e zgjedhur të komunave? Pse i ndaloni kryetarët e zgjedhur të marrin detyrën e tyre dhe i detyroni të bojkotojnë institucionin? Pse?
Cili është opsioni juaj, nëse opsioni jonë qenka i gabuar? Cila është alternativa juaj? Ajo që keni paraqitur në të kaluaren? Shkëmbimi i territoreve? Injorimi i sovranitetit të vendit? Cili është opsioni juaj?
A thua pse e kemi këtë situatë sot? Sepse ju, gjatë kohës që keni qenë në pushtet, e keni zgjidhur çështjen e sovranitetit të komunave me shumicë serbe?
A jeni të sigurtë që e keni zgjidhur çështjen e komunave me shumicë sërbe?
Kosova ka nevoj për zgjidhje, është e vërtetë, sepse vetëm me zgjidhje të qëndrueshme hapet rruga drejt integrimeve euroatlantike.
Na akuzoni se nuk po dijmë të riparojmë gabimet tuaja. Pra, paskeni ndërruar qëndrim, nuk po pajtoheni me atë që keni thënë në të kaluarën, me atë çfarë keni bërë në të kaluarën. Pajtohem me ju, gabim ka qenë.
Ne nuk kemi e kemi ndërruar qëndrimin tonë. As ndaj sovranitetit, as ndaj integritetit territorial, as ndaj pazarit me tokat e Kosovës, as ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ju që paskeni ndërrruar qëndrimin, të paktën kështu tingëlloni në këtë sallë, i paskeni kuptuar gabimet tuaja të së kaluarës, të cilat me vërtet e kanë vështirësuar shumë gjendjen e vendit tonë, e të cilat ne po mundohemi t’i riparojmë, ende nuk ju dëgjuam të kërkoni falje.
Kërkoni falje për gabimet që keni bërë.
Për ndarjen e Mitrovicës, kërkoni falje për pazaret me tokat e këtij vendi,
kërkoni falje për marrëveshjen e vitit 2013, e cila mundëson një Republikë Serbe të dytë brenda territorit të Republikës Kosovës.
Kërkoni falje për tolerimin e shkeljes së vazhdueshme të sovranitetit të vendit.
Kërkimfalja do të mundsonte për ju një fillim të ri.
Edhe diçka krejt për fund.
Unë e kuptoj betejën politike të opozitës, për mos flisni ju lutëm për izolim.
Presidentja Osmani, jo më larg se dje ishte në mesin e burrështetasve, e ulur jo si Vuçiçi diku në një qoshe, por ishte ulur mes presidentit francez Macron edhe kancelarit gjerman Scholz.
Kjo nuk duhet t’ju zemërojë juve, të nderuar deputetë të opozitës, kjo duhet t’ju bëjë krenarë, sepse përmes respektit për Presidenten e Republikës sonë, partnerët tanë shprehin respektin për Republikën e Kosovës dhe përparimin e saj.
Por, hiç mos u shqetësoni, se vjen koha dhe qytetari na e tregon vendin, edhe juve edhe neve.
Dhe krejt në fund:
Liria nuk vdes vetvetiu, ajo vdes sepse nuk mbrohet më.
Faleminderit shumë.
blank

Monitor: Pirateria online kthehet në shqetësim në Shqipëri

Një serial i fundit, një reality show apo një ndeshje futbolli e parë në rehatinë e divanit të shtëpisë nga një platformë interneti që ka “vjedhur” transmetimin mund të duket si një gabim i pafajshëm i kujtdo dhe pa ndonjë ndikim të madh.

Ky fraksion i vogël që nis me një individ, në fakt është një grup që numëron mijëra e miliona persona të cilët shfrytëzojnë mundësitë që jep interneti për të piratuar programet televizive.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, piratimi online i filmit dhe televizioneve shkakton 29 miliardë dollarë humbje. Kjo është maja e ajsbergut, pasi efekti në të ardhurat e munguara është vetëm një prej aspekteve. Spiralja e pasojave përshkallëzohet në vende pune të humbura, investime të ulura, në më pak taksa të paguara në buxhet.

Në Shqipëri mungon një shifër zyrtare përmbledhëse mbi efektet financiare të piraterisë nga interneti, por në mënyrë periodike ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv, apo platforma të licencuara nga AMA, raportojnë mbi dëmet që u shkaktohen.

Në raportin e fundit vjetor, AMA nënvizonte se pirateria nga interneti po kthehet në një fenomen shqetësues, i cili po rritet vit pas viti edhe në vend. Por mënyra sesi është përshkruar fenomeni ku nënvizohet se ka vështirësi për ta frenuar duket si një dorëzim pa betejë, në një luftë që zhvillohet globalisht, secili vend në terrenin e tij.

“Vlen për t’u përmendur një fenomen i ri në transmetimet audiovizive që po kryhet nëpërmjet internetit. Kjo është një formë e sofistikuar piraterie, e cila po përhapet gjithmonë e më shumë në vitet e fundit.

Pirateria televizive, nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i ndërlikuar për t’u identifikuar, për shkak se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet në formë abuzive, vjen nga servera të vendeve të botës dhe nuk janë të instaluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë” – thuhet në raportin e AMA.

Pirateria nga interneti vë në rrezik platformat televizive

 

Ofruesit e Shërbimit të Programit Audioviziv në Shqipëri po përballen vit pas viti me dëme të shumta në aspektin financiar për shkak të piratimit nga interneti.

Si një industri ende relativisht e re, por me rritje të shpejtë të nxitur nga investimet e shumta, pirateria po e bën më të vështirë ruajtjen e ritmit në aspektin e investimeve teknologjike apo kapaciteteve njerëzore.

“I gjithë ky progres, i arritur me investime kolosale financiare dhe burime njerëzore, që janë trajnuar në mënyrë sistematike gjatë këtyre viteve, vihet në rrezik nga fenomeni i piraterisë televizive, i cili po nuk u zhduk apo minimizua, mund të na çojë dy dekada pas.

Platformat Televizive dhe Televizionet Kombëtare, por edhe ato lokale, punësojnë mijëra njerëz. Ata përfaqësojnë profesionistë të cilët i kanë kushtuar karrierën e tyre kësaj industrie, duke u zhvilluar si në planin personal, por edhe në atë që i ofrojnë gjithë publikut.

Nëse kjo industri do të kërcënohet nga pirateria, dëmet direkte dhe indirekte do të jenë të pallogaritshme”, – pohon Eglinor Ramaj, Drejtor Ekzekutiv i DigitAlb.

Për shkak të piratimit, industria mund të hyjë në një rreth vicioz ku fillimisht pakësimi i të ardhurave do të ndikojë përmbajtjen e asaj që ofrohet dhe më pas kjo mund të rezultojë në një interes më të ulët të abonentëve të rregullt për t’i blerë të drejtat.

“Platformat e transmetimeve dixhitale dhe mediat audiovizive mbështeten kryesisht në të ardhurat e tyre për të financuar projekte të reja dhe për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes ekzistuese.

Nëse një pjesë e publikut e shikon materialin e tyre në internet në mënyrë të paligjshme, atëherë këto platforma nuk do të kenë të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e tyre.

Mungesa e të ardhurave mund të ndikojë negativisht në investimet e tyre në të ardhmen, pasi platformat nuk do të kenë mjaftueshëm fonde për të investuar në projekte të reja”, – nënvizon Armand Selimaj, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë për Tring TV.

Lufta ndaj piraterisë s’është e pamundur, duhen investime

Zhdukja e plotë e piraterisë nga interneti mund të jetë një dëshirë e madhe e bizneseve që preken nga ky fenomen apo dhe institucioneve por nuk mund të arrihet plotësisht. Gjithsesi, operatorët e tregut pranojnë se minimizimi i pasojave të saj mund të arrihet duke bërë investimet e duhura teknologjike dhe në kapacitete njerëzore.

“Një mënyrë për të luftuar piraterinë në internet është përmirësimi i teknologjisë së sigurisë dhe ndërprerjes së aksesit në këta servera të paligjshëm. Kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar me autoritetet dhe institucionet si në Shqipëri, por dhe në të gjithë botën për të identifikuar dhe për të ndaluar serverat e paligjshëm që shfrytëzohen për të shpërndarë përmbajtje të piratuar.

Platformat e transmetimeve dixhitale, mediat audiovizive dhe ofruesit e shërbimeve ‘Internet’ mund të bashkëpunojnë me këto autoritete dhe institucione për të ndërmarrë veprime konkrete në këtë drejtim dhe për të siguruar që të drejtat e pronësisë intelektuale të mbrohen në mënyrë efektive”, – pohon z.Selimaj.

Kryerja e investimeve të nevojshme në infrastrukturë dhe teknologji, në funksion të luftës ndaj piraterisë mund të arrijë të frenojë abuzimin. Shqipërisë, në këto raste, nuk i duhet që të gjejë modele të reja, por të aplikojë ato që sot janë më efikaset në treg ku shumë vende kanë zgjedhur që shërbimin kundër piraterisë ta marrin nga kompani që kanë në objekt të aktivitetit pikërisht këtë profil.

“Me një investim shumë modest nga organet rregullatore, mund të bëhet i mundur kontrolli i gjithë trafikut ‘streaming’, pra trafikut që mundëson transmetime nëpërmjet internetit.

Kjo ofron mundësi të sigurta për bllokimin e streaming/transmetimeve pirate në kohë reale pa pasur rëndësi se ku ndodhen lokalisht serverat që mundësojnë këto transmetime pirate. E thënë më qartë, serverat le të operojë nga Kina apo India, por ai lloj trafiku mund të ndalohet të hyjë në Shqipëri.

Ka shoqëri ndërkombëtare të specializuara për këto lloj shërbimesh, të cilat kanë kontrata me organet rregullatore në çdo vend të botës dhe mundësojnë kontrollin e trafikut të internetit jo vetëm për piraterinë televizive, por edhe për çështje të sigurisë kombëtare, përmbajtjeve të papërshtatshme në internet etj.” thekson z.Ramaj nga DigitAlb.

Rritja e kapaciteteve njerëzore, bashkërendimit institucional mes disa rregullatorëve që janë të përfshirë në treg dhe task-forca të përbashkëta shihen si forma efikase për të frenuar piratimin. Për z. Ramaj, kohët e fundit ka pasur koordinim më të mirë mes AMA dhe AKEP për minimizim e piraterisë nëpërmjet internetit, por sigurisht mbetet shumë për të bërë.

AMA: Po kërkojmë sugjerime nga tregu për modelin

Autoriteti i Mediave Audiovizive pranon se nuk mund të ndalojë plotësisht fenomenin e piraterisë nga interneti, por se po bën një përpjekje për të gjetur mënyra për të ulur ndikimet negative. Përfaqësues të AMA-s thanë për “Monitor” se në fillim të këtij viti ka pasur takime me operatorë të tregut, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

“Në fillim të vitit, Kryetarja e AMA-s organizoi një takim me operatorët më të mëdhenj për qasjen se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për të minimizuar këtë fenomen. Një ndër problematikat e ngritura në takim ka qenë kostoja shumë e lartë.

Megjithatë AMA është treguar e gatshme që, me fondet e saj, të vijë në ndihmë për krijimin e një softi apo blerjen e një aparature që arrin të identifikojë dhe minimizojë këtë fenomen. U kemi kërkuar kompanive të na sjellin rekomandime apo modele për të cilat janë në dijeni dhe që funksionojnë për frenimin e piraterisë.

Këto të fundit kanë më shumë kapacitete njerëzore, pasi janë të mëdha, por kanë edhe përvojën dhe njohjen e tregjeve falë partneriteteve me palë të treta, për të sjellë sugjerime të vlefshme. AMA, pavarësisht ekspertizës, është shumë e kufizuar në kapacitete njerëzore.

Kemi kërkuar aparatura, teknologji apo modele tregu për të bërë një llogaritje kostoje në mënyrë që, edhe nëse AMA nuk i ka mundësitë, të lobojë për t’i siguruar. Por të themi të drejtën, deri më tani, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga pala tjetër”, – konfirmuan ata.

Në përgjigje të kësaj, operatorët e tregut thanë për “Monitor” se AMA si rregullator mund të sigurojë modelet dhe praktikat më të mira nga institucione homologe të saj, si dhe nga kompani ndërkombëtare me ekspertizë në këtë fushë./Monitor.al

blank

Ku do ta çojnë rajonin demonstratat masive në Beograd dhe dhuna në Kosovë- Nga JANUSZ BUGAJSKI

Demonstratat masive në Beograd dhe reagimet e qeverisë Vuçiç ndaj tyre, tregojnë se Serbia mund të jetë në prag të një revolucioni politik. Pas vitesh nën kontrollin shtrëngues të regjimit, korrupsionit masiv të zyrtarëve dhe gjuhës së vazhdueshme të urrejtjes në media, populli serb po zgjohet nga hutimi.

Megjithatë, rezultatet e revoltës paqësore popullore mbeten të pasigurta dhe mund të përshkallëzojnë dhunën si në Serbi ashtu edhe në rajon.

Protestat masive në Serbi kundër regjimit të Vuçiçit shprehin një ndjenjë të thellë kundërshtie ndaj politikave shtetërore që pengojnë përparimin e vendit. Qytetarët e Serbisë kanë një mundësi historike për të organizuar një revolucion demokratik duke mbajtur zgjedhje, por votimi duhet të jetë plotësisht i lirë dhe i drejtë, me akses të barabartë në media për të gjitha palët dhe monitorim të gjerë ndërkombëtar.

Për më tepër, nga thjesht një mënyrë për të shprehur ankesat anti-qeveritare tubimet popullore duhet të kthehen në një program konkret politik të një lidershipi koherent kombëtar.

Zhvillimet e tanishme mund të vijojnë të jenë paqësore ose mund të kthehen në të dhunshme, në varësi të faktit nëse Vuçiç është i gatshëm të sakrifikojë njerëz për pushtetin e vet. Në revolucionet demokratike paqësore, këmbëngulja e popullit për dorëheqjen e regjimit intensifikohet, numri i mbështetësve rritet në mbarë vendin, forcat e rendit nuk janë të gatshme të sulmojnë civilët e paarmatosur, kështu qeveria tërhiqet dhe bën thirrje për zgjedhje.

Revolucione të tilla demokratike kundër intensifikimit të autoritarizmit dhe manipulimit elektoral shpesh fillojnë në mënyrë spontane, ndërkohë që grupet qytetare dhe lëvizjet politike luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kanalizimin e ankesave të popullit ndaj regjimit të diskredituar.

Rezultati përfundimtar i këtyre revolucioneve, me kalimin e kohës, mund të zbehet apo edhe të përmbyset, por, gjithsesi, të tilla revolucione ngjallin shpresë se fraksione më të gjerë të shoqërisë mund të kenë një zë në procesin politik.

Serbia përjetoi një kryengritje të tillë popullore gjatë “revolucionit të buldozerit”, i cili, në tetor të 2000-it rezultoi në zëvendësimin e Millosheviçit, por që atëhere arritjet janë shuar.

Qeveria Vuçiç mund të përpiqet për shterrimin dhe shpërndarjen e protestave, por nëse ato zgjerohen me kërkesa politike konkrete, nuk përjashtohet as skenari i dhunshëm. Kjo ka gjasa më të larta të ndodhë në rast se regjimi refuzon të përgatitet për zgjedhje ku ka konkurrencë dhe ruan mbështetjen e aparatit të sigurisë.

Me organizimin e mitingjeve massive, që i ngjajnë atyre të kohës kur punëtorët merrnin pjesë me detyrim, Vuçiç po përpiqet dëshpërimisht të tregojë se gëzon ende popullaritet. Ai gjithashtu po nxit armiqësi dhe po përpiqet të diskreditojë opozitën demokratike duke pretenduar se pas protestave qëndrojnë “shërbimet e huaja të inteligjencës”.

Mitingjet e Vuçiçit mund të fillojnë t’i ngjajnë mitingjeve të Millosheviçit në fillimin e viteve 1990, kur fjalimet zemërake nxitën ndarjet etnike që kontribuan në shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe vrasjet masive të civilëve.

Beogradi ka në posedim një sërë mjetesh për të provokuar konflikte brenda Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës dhe për të mobilizuar popullin kundër armiqve të huaj të supozuar.

Dhuna shkaktuar, së fundmi, nga bandat e organizuara kundër policisë së Kosovës dhe trupave të NATO-s në Kosovën veriore mund të jetë parashtresë e një konflikti më të gjerë të krijuar nga Beogradi, nëse Vuçiç merr një përgjigje të dobët nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Moska gjithashtu do të kishte rolin e vet në krizën që po shpaloset. Për zyrtarët rusë, revolucionet popullore janë fenomen negativ i imponuar nga shërbimet speciale amerikane. Dhe nëse ata kanë gjasa të kulmojnë me reforma demokratike dhe integrim perëndimor, atëherë kryengritja paqësore duhet të shuhet në mënyrë që Kremlini të mos humbasë një tjetër aleat.

Çdo qeveri që është miqësore me Rusinë dhe sfidohet nga një opozitë popullore e përhapur, shihet, automatikisht, si viktimë e “Perëndimit kolektiv” dhe duhet të ndihmohet për t’u mbajtur në pushtet.

Shërbimet ruse dhe suportuesit e tyre lokalë, duke përfshirë grupe të ndryshme nacionaliste radikale, mund të organizojnë provokime për të destabilizuar vendin. Kaosi i brendshëm në Serbi dhe konfliktet e armatosura në Kosovë, Bosnjë dhe Mal të Zi do të ishin zgjidhja e dytë më e preferuar për Kremlinin, në rast se regjimi në Beograd rrezikon të zëvendësohet.

Kjo gjithashtu do të ndihmonte në largimin e vëmendjes nga lufta e dështuar e Moskës në Ukrainë dhe përshkallëzimi i trazirave të brendshme në Rusi.

Për të parandaluar një spirale dhune në rajon, Uashingtoni duhet të japë një mesazh të qartë: duhet të deklarojë se ai i mbështet aspiratat e popullit serb dhe se do të mbrojë të pacënuar integritetin e fqinjëve të Serbisë. Mbështetja e fortë ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme në Serbi mund të ndihmojë në krijimin e një qeverie properëndimore që do të ndërpriste lidhjet korruptive të Beogradit me Moskën dhe do të revokonte çdo ambicie të tij ekspansioniste në rajon.

Pa një revolucion të suksesshëm demokratik në Serbi, Ballkani do të përballet me perspektivën e përshkallëzimit, që nuk mund të depërshkallëzohet më.

https://gazetadita.al/analiza-e-bugajskit-ne-dita-ku-do-ta-cojne-rajonin-demonstratat-masive-ne-beograd-dhe-dhuna-ne-kosove/

blank

SHIFRAT: Popullsia në Shqipëri ra me 1.1% më 2022, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion. Ja sa arrin mosha mediane

Popullsia e Shqipërisë ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, duke pësuar rënie me 1,1%, krahasuar me 1 janar 2022.

Rënia ka ardhur si rrjedhojë e ikjes së një pjese të popullsisë në emigracion, ndërsa u kthyen më pak persona.

Nga ana tjetër, popullsia nuk po shtohet në mënyrë natyrore, pasi numri i vdekjeve është pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve. Gjatë vitit 2022, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje, që është niveli më i ulët historik, me përjashtim të periudhës së pandemisë.

Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5% më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Nuk ka vetëm të ikur, pasi rezulton të jenë rritur dhe personat që kthehen në vend. Numri i imigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona: 51,9% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) shënoi një përmirësim të lehtë, krahasuar me një vit më parë: nga -32.853 në -32.497 banorë në 2022.

Shqipëria plaket më tej, gjysma e popullsisë mbi 38.8 vjeç

Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane, që është mosha që e ndan popullsinë përgjysmë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2023 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022, që nënkupton që gjysma e popullsisë së vend është nën 38.8 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë.

Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0 % në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2023 ka pësuar rënie, në krahasim me 1 janar 2022: nga 98,6 në 98,0 meshkuj për 100 femra.

Raporti gjinor në lindje pësoi rënie të lehtë, duke shënuar vlerën 107,4 në vitin 2022, nga 107,6 që ishte në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2022 ishte 23.998 persona, duke pësuar një rënie prej 21,3%, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2022 numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5% më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Numri i imigrantëve ishte 13.963 persona: 51,9% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33,5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5% dhe 9,8% përkatësisht.

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1,9% deri 4,1% të popullsisë gjithsej.

Më 1 janar 2023 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,6%).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3,6%), Berat (- 3,1%) dhe Dibër (- 2,9%).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,7%), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra me (28,0%), ndjekur nga qarku i Lezhës me (27,8%).

blank

Monitor

./ dita

blank

Tritan Kalo: “Përgjigja që mora prej tij më tronditi”, çfarë i thanë guvernatorit të parë të Kosovës kur urdhëroi të kalohej Ibri

Në Qershor 1999 trupat e KFOR-it francez e ndaluan marshimin në veri të Kosovës pikërisht në urën e Ibrit, e cila ndan në dy pjesë qytetin e Mitrovicës….

Asokohe Veriu i Kosovës banohej nga mbi 23.000-25.000 shqiptarë etnikë dhe më pak sërbë, të vendosur kryesisht aty pas Marëveshjes së Paqës në Versajë më 1919 e në vijim….

Lënia e dorës së lirë të serbëve për të vijuar genocidin mbi shqiptarët, ani pse tashmë Kosova mbrohej nga KFOR dhe administrohej nga UNMIK, bëri që mbi 20.000 shqiptarë të largoheshin me dhunë nga kjo zonë për në jug të urës së Ibrit, dhe kolonë të tjerë sërb të vendoseshin aty midis viteve 2000-2023….

ASKUSH nuk e përmënd këtë fakt të turpshëm për Komunitetin Ndërkomnëtar, pa përmëndur edhe rëndësinë ekonomike për ekzistencën e pjesës tjetër të Kosovës, sepse në ato zona shtrihet pjesa më kryesore e Kompleksit mineralo-metalurgjik të Trepçes dhe Rezervuari i Ujmarit nga furnizohet me ujë të pijshëm Mitrovica e Prishtina, si dhe dy Termoçentralet në Obiliq…..

Ju kujtohet besoj thënia e famshme në kohën e Titos se: “Trepça punon dhe Beogradi ndërtohet”, sepse Tito kurdoherë vinte pasuritë e Trepçes si kolateral për borxhet e Jugosllavisë në Bankat Ndërkombëtare….

Në kujtimet e tij për kohën e drejtimit të Kosovës si Guvernator i parë i UNMIK, Dr. Bernard Couchner qartëson se:

“U lidha me komandantin e trupave franceze, të cilët e kishin ndaluar marshimin për në veri të Kosovës në jug të urës së Ibrit, dhe e urdhërova që të vijonin marshimin e tyre deri në pikën kufitare të Merdares ku zyrtarisht ndahej Kosova nga Sërbia. Përgjigjia që mora prej tij më tronditi. Unë nuk mar urdhëra vetëm nga ju por edhe nga Presidenti i vëndit tim” (Jacque Chirac ishte asokohe President i Francës)…..

blank
Kalo dhe Kushner

Gjeopolitika e shtrirjes së Perandorisë Cariste të Aleksandrit të II-të deri në urën e Ibrit, u respektua nga filosllavët francezë. Po ashtu në përbërjen e ushtarëve të kontigjentit francez të KFOR-it kishte jo pak ushtarë sërb të Legjionit të huaj, që kishin marë pjesë në luftërat e viteve 90-të në ish-Jugosllavi (Slloveni, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë)…..

SI MUNDET TË RESPEKTOHET E ZBATOHET MËVEHTËSIA E KOSOVËS kur pengohet shtrirja e qeverisjes së Autoriteteve të Prishtinës edhe në Veri të vëndit?!….

VETËM e vetëm NËSE vëndet e Kuintit kanë bërë një Marrëveshje sekrete për faktëzimin e krijimit të një Republike Srbska në Veri të Kosovës, sipas modelit të pa kuptimtë dhe të dështuar të Marëveshjes së Paqes në Dayton më 1995, për ndalimin e luftës në Bosnje-Hercegovinë….

Mbi 114 vënde të cilat e kanë njohur Mëvehtësinë e Kosovës të 17.02.2008 në tërësinë e teritorit të saj, përfshirë edhe vëndet pjesmarëse të Kuintit….

PËRSE u bëhet presion autoriteteve legjitime të Kosovës në lidhje me shtrirjen e autoritetit të organeve të zyrtare të tyre qeverisëse në Veri të vëndit, dhe jo Sërbisë për mos ndërhyrje aty si dhe mos përkrahjen e autoriteteve të administratës paralele sërbe të instaluar aty, me mbështetjen dhe financimin e Beogradit….

Në vënd që të defaktorizohet Sërbia pas katër luftërave gjakatare në Ballkan të drejtuara nga “kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç”, vijohet nga Ndërkombëtarët me mbështetjen e faktorizimin e agresorëve sërb në Veri të Kosovës dhe më gjërë….

Po Tirana zyrtare në cilin krah po qëndron, në atë të “Ballkanit të Hapur” apo në atë të “Shqipërisë së Hapur”…..

Jemi dy pjesë të një KOMBI, Shqipëria e andej dhe Shqipëria e këndej Drinit….

Nga faqja e autorit në FB

blank

Ja pse leku po shpartallon euron- Nga LUTFI DERVISHI

Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut. Teorikisht forcimi monedhes lidhet me një sërë faktorësh.

1. Stabiliteti Ekonomik: Një vend me një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje tërheq investime të huaja, gjë që rrit kërkesën për monedhën vendase. Investitorët kanë besim në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.

Praktikisht nuk është se kemi interes në rritje të investitorëve të huaj, përkundrazi edhe ata që janë ankohen për mjedis jo miqësor.

2.Teorikisht normat e larta të interesit, ndikojnë në forcimin e monedhes. Kur një vend ofron norma interesi relativisht më të larta në krahasim me të tjerët, ai mund të tërheqë investitorët. Kjo kërkesë e shtuar për monedhën vendase forcon vlerën e saj.

Praktikisht nuk kemi normë të lartë interesi.

Teorikisht monedha vendas forcohet kur kemi:
3. Tepricë tregtare: Një vend që eksporton vazhdimisht më shumë mallra dhe shërbime sesa importon, krijon një suficit tregtar. Kjo gjeneron kërkesën për monedhën e saj pasi blerësit e huaj duhet ta blejnë atë për të blerë eksportet e vendit. Rritja e kërkesës çon në mbiçmim të monedhës.

Praktikisht ne kemi jo suficit, por deficit tregtar

Teorikisht monedha forcohet kur kemi:

4. Stabiliteti politik: Stabiliteti politik është një faktor i rëndësishëm për një monedhë të fortë. Vendet me mjedise të qëndrueshme politike dhe institucione që funksionojnë mirë priren të frymëzojnë besimin tek investitorët, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për monedhën e tyre.

Teorikisht institucionet dhe ligjet i kemi të mira, praktikisht…

Teorikisht monedha forcohet kur vendi ka:

5. Politika të forta fiskale dhe monetare: Politikat e shëndosha fiskale, të tilla si nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë dhe buxhetet e balancuara, si dhe politikat monetare efektive që menaxhojnë inflacionin dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve. Këta faktorë, mund të kontribuojnë në një monedhë të fortë vendase.

Praktikisht borxh është i lartë dhe çmimet janë “çmendur”.

Teorikisht monedha vendas forcohet nga:
6. Pasuria e Burimeve Natyrore: Vendet e pasura me burime natyrore, si nafta, gazi ose mineralet, mund të kenë një monedhë të fortë për shkak të kërkesës së lartë për këto burime. Ky njihet si fenomeni “mallkimi i burimeve”.

Praktikisht pasurite tona nën dhe mbi tokë i shpërdorojmë

Literatura ekonomike e ballafaquar me praktiken nuk shpjegon forcimin e lekut. Pyetja ku e merr fuqinë leku nuk merr përgjigje të plotë as me:

Rritjen e numrit Turisteve

As me remitancat

As me eksportet

As me të ardhurat në valutë që gjenerohen nga puna on line.

As (vetëm) zgjedhjet.

Po të ishin zgjedhjet faktori kryesor

pse Turqia, aleatja jonë strategjike nuk merr këshilla nga ne? Ne futemi në zgjedhje dhe leku forcohet, Turqia futet në zgjedhje dhe lira dobësohet, ne dalim nga zgjedhjet dhe leku shpartallon euron bashkë me dollar e co, Turqia del nga zgjedhjet dhe shpartallohet lira…

Pse tregohemi egoist dhe mendojmë vetëm për veten?

blank

Serbia të përjashtohet nga OKB-ja, ndryshe nuk tërhiqet nga Veriu i Kosovës- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

*** Me Amerikën kundër Serbisë koloniliste,  neokolonialiste  dhe  militariste

***-Ndryshe, të vetmuar, nuk na mbetet rrugë tjetër veçse drejt “Gulagut”  famëkeq  ballkanik me  kolonistët sllavo-danubianë bizantinë.Kjo do të ishte një tragjedi e re jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Shqipërinë Etnike. Nëse do të ndodhte diç e tillë ( si rrjedhojë e izolimit të Kosovës nga Amerika dhe nga NATO-ja), Kosova do të shuhej si shtet i pavarur dhe sovran në Ballkan.

Mirëpo,  për të penguar dhe parandaluar kanonierat diplomatike ruso-sllave evropiane të sferave të interesit lindor sllav ( të botës sllave) dhe  manovrat politiko-propagandistike, diplomatike, gjeopolitike dhe ushtarake serbo-ruse të “dizajnuara” nga kryeliderët e Serbisë dhe të Rusisë, Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin, që me forcë dhe me agresion të përbashkët të zhbëjnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008- 2023) ,krerët udhëheqës së Republikës së Kosovës (Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca), duhet të forcojnë në maksimum lidhjet dhe bashkëpunimin e gjithanhsëm politiko-propagandistik, diplomatik dhe ushtarak me Amerikën , me NATO-n dhe me BE-në (me 22 vendet që e kanë njohur Republikën e Kosovës), në mënyrë që Kosova të shpëtojë nga agresioni dhe nga pushtimi militarist neokolonial dhe gjenocidal i aksit Beograd-Moskë.

Lufta nuk është strategji dalëse nga konflikti në Veriun e Kosovës, por paqja  e drejtë dhe e domosdoshme

Kjo duhet të jetë strategjia dalëse nga konflikti i krijuar në Veriun e Kosovës, (ruajtja  sine qua non e marrëdhënieve miqësore dhe aleatare me Amerikën), jo përplasja diplomatike  mes Prishtinës dhe Uashingtonit, sepse  këtë me çdo kusht po e provokon dhe po e stimulon politika, propaganda dhe diplomacia e Beogradit zyrtar me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq në krye. Këtë kurs të regjimit militarist serb dhe antidemokratik të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, para së gjithash e paralajmëruan: (1) tërheqja e policëve nga instiutcionet dhe nga organet shtetërore të Kosovës dhe (2) protestat e organizuara të kriminelëve paramilitarë të maskuar në Zveçan (26-31 maj 2023), të cilët brutalisht i sulmuan me forcë dhe i plagosën “34 ushtarë” të KFOR-it, si dhe plagosën një polic shqiptar, me qëllim që të pengonin inaugurimin dhe fillimin nga puna të katër kryetarëve shqiptarë, të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës (Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Leposaviq). Kjo ndërhyrje e forcave kriminele serbe ishte krejtësisht antiligjore,antiukshtetuese,antidemokratike dhe antipaqësore, sepse dhunuan të drejtën e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, dhunuan edhe të drejtën humanitare e paqësore ndërkombëtare, ngase plagosën “34 ushtarë” të NATO-s, të dislokuar sipas Rezolutës 1244 të OKB-së (10 qershor 1999).

 Kryeministri Albin Kurti nuk rrezikon strategjinë amerikane në Kosovë e as në Ballkan

Vërtet, vështruar nga prizmi diplomatik i aletëve dhe i miqve tanë amerikanë dhe evroperëndimorë, qasja taktike politike e Albinit ishte e gabuar lidhur me shtrirjen dhe me mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës në Veriun e Kosovës (sepse sipas tyre nuk ishte konsultuar paraprikisht me Amerikën dhe me ambasadorët e shteteve përfaqësuese të Kuintit në Prishtinë), por jo në shpërputhje me qasjen dhe me interesat  vitale të strategjisë amerikane në Kosovë, as me Kushtetutën e Kosovës e as me të drejtën ndërkombëtare për  mbrotjen dhe për respektimin e sovranitetit të Kosovës.

Në këtë rast, Amerika do të duhej të ndëshkonte ndërhyrjen agresive të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, jo Albin Kurtin dhe Kosovën, duke e mënjanuar nga manovrat ushtarake “Defender 23”, vetëm pse tentoi që ligjërisht dhe me Kushtetutë ta rikthente sovranitetin e humbur në pjesën veriore të Kosovës ( qershor 1999-2023).

Për mikun dhe për drejtësinë ky akt sanksionues reflekton ca paqartësi, që  do të thotë se nuk është në frymën e drejtësisë dhe të objektivitetit të gjendjes së krijuar në terren, atje ku qe 20 vjet (1999-2023) Serbia, duke instrumentalizuar dhe ndihmuar minoritetin serb ka futur nën kontrollin e saj sovranitetin e Kosovës, që nga përfundimi i luftës në Kosovë (qershor 1999). Kjo ndërhyrje e Serbisë nuk mund të quhet ndryshe veçse agresion direkt dhe indirekt madje “në mënyrë paqësore” me lejen e bashkësisë ndërkombëtare! (OKB-ja hesht, edhe pse Serbia e ka shkelur Kartën e saj me të dy këmbët, duke ndërhyrë në punë të brendshme të Kosovës. Ky është absurditet juridik ndërkombëtar, që shpërfaq paaftësinë e OKB-së për zgjidhjen paqësore të këtij problemi kolonial mes Serbisë dhe Kosovës (1912-1999).

Në këtë rast konkret , Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur në kuptimin juridik ndërkombëtar, ngase Serbia e ka vënë gjendje varësie dhe ndërvarësie, duke ia mohuar ushtrimin e së drejtës së sovranitetit brenda tërësisë territoriale të saj summa potestas.

Jo Kurti, por Serbia të sanksionohet, që nuk po tërheqet nga Veriu i Kosovës !

Derisa Serbia nuk  e heq  nga Kushtetuta e saj në fuqi (2006) sintagmën: “Kosova është provincë e Serbisë”, dialogimi me Beogradin zyrtar është i kotë, pa asnjë dobi reciproke për palët negociuese të Serbisë dhe të Kosovës.

Derisa  krerët udhëheqës politikë të Serbisë (Aleksandër Vuçiq, president; Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm, Ana Bërnabiq, kryeministre…etj.,) të japin deklarata kërcnuese se ‘Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”,  vazhdimi i dilaogut me Beogradin nuk do të ketë kurrfarë efekti politik, diplomatik, demokratik dhe paqësor.

Derisa Serbia nuk tërheq forcat kriminale paramilitare pa uniforma nga Veriu i Kosovës, nuk do të ketë  shtendosje të situates së tensionuar nga Serbia, sepse atje Beogradi së bashku me kriminelët e instaluar serbë po kërkojnë shkëputjen e asaj pjese të territorit të Kosovës, për shkak se llogarisin në shfrytëzimin e mëtejmë të pasurisë së begatshme të burimeve nëntokësore minerare (ari, argjend, zink, bakër, plub),

Prandaj, nëse duam të vendosim sovranitetin, demokracinë dhe paqen në Veriun e Kosovës, Amerika, OKB-ja, NATO-ja, BE-ja dhe OSBE-ja, duhet ta sanksionojnë Serbinë, sepse kjo është shkaktarja kryesore e shpërthimit të konflitkit të armatosur në Kosovën Veriore (26 -31 maj 2023), me qëllim që përmes luftës të rikolonizojë dhe të rianeksojë Kosovën, ashtu sikurse bëri kryekrimineli Slobodan Milosheviq (1989-1999). Nëse nuk veprohet kështu, Serbia kurrë nuk do të heqet nga Kosova Veriore, në saje të ndonjë dialogu të zhvilluar paqësor. Këtë e provon edhe Dialogu i Brukeslit (2011-2023), i cili nuk prodhoi asgjë të dobishme për normalizimin e marrëdhënieve  mes Serbisë dhe Kosovës, përpos tensione, barrikada dhe “shkëndija” të luftës në Veriun e pushtuar të Kosovës.

 Të zbatohet e drejta ndërkombëtare

Shtrohet pyetjja e arsyeshme, nëse ende janë në zbatim Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e drejta ndërkombëtare, atëherë Serbia duhet të sanksionohet, duke e përjashtuar nga OKB-ja, sepse de fakto dhe de jure ka pushtuar territorin verior të Kosovës. Këtë shkelje  të së drejtës ndërkombëtare nuk duhet lejuar më tej, por duhet sanksionuar Serbinë ( duke mos harruar edhe 3 gjenocidet e kryera të saj në vitet ’90 dhe ’99 kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës), ashtu sikurse , që veproi Lidhja e Kombeve kur nga radhët e saj përjashtoi BRSS-në për shkak të agresionit kundër Finlandës më 1939. Kështu, duhet vepruar edhe OKB-ja e sotme  me Serbinë, sepse në mënyrë flagrante ka kryer agresion ndaj Kosovës.

Vërtet, është absurde heshtja e diplomacisë preventive ndërkombëtare, pse nuk vepron ligjërisht dhe në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e luftës së Serbisë në Kosovë?

Edhe sa dhjetëra ushtarë paqësorë të KFOR-it, duhet të terrorizohen dhe të plagosen nga kriminelët paramilitarë të maskuar në veriun e Kosovës, të  dirigjuar dhe të mobilizuar nga Beogradi zyrtar i Aleksandër Vuçiqit?!

Serbia provokoi luftën, jo Kosova !

Kriminelët serbë të dirigjuar dhe të urdhëruar nga Aleksamdar Vuçiq nga Beogradi në protestat e tyre në Zveçan sulmuan ushtarët paqësorë të KFOR-it, me ç’rast lënduan “34” sish! Mirëpo, për çudi, ende as BE-ja, as OKB-ja nuk kanë marrë asnjë vendim ligjor për sanksionimin e Serbisë, e cila qe 20 vjet po financon dhe po mbështet terroristët e maskuar në veirun e Kosovës (qershor 1999)., me qëllim që t’i detyrojnë minoritarët kolonë serbë, të mos e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, por Serbinë.

Kjo është esenca e konfliktit të krijuar, që murkulohet në vellon politiko-propagandistike gjoja të kursit paqësor të Serbisë, se Beogradi përmes Dialogut të Brukselit (2011-2023) po synon “normalizimin” e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës !?

Kjo është absolutisht gënjeshtër, mashtrim dhe spekulim sui generis, sepse në veriun e Kosovës nuk ekziston kurrfarë problemi minoritar serb,por  Beogradi zyrtar e ka shpifur këtë problem dhe, po mbrohet në emrin e tij para bashkësisë ndërkombëtare, gjoja se në veriun e Kosovës, “serbët  janë privuar nga të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre” !

Përkundrazi, sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi të Kosovës (15 qershor 2008), si dhe sipas Planit të Marti Ahtisarit, monoriteti serb është  një nga grupet më të favorizuara të minoriteteve të tjera etnike në Kosovë.

-Andaj, çfarë po kërkojnë më shumë ata? –As më pak e as më shumë, krijimin e një “republika srpska”  për ta “bosnjëzuar” Kosovën shqiptare për t’ia bashkëngjitur Serbisë së dikurshme kolonizuese dhe gjenocidale. Ky është problemi i minoritet serb në Kosovë, jo shkelja dhe mohimi i të drejtave të tyre njerëzore as individuale e as kolektive. Kjo është shpifje dhe gënjeshtër sui generis për ta mashtruar Amerikën, BE-në, NATO-n , OKB-në dhe OSBE-në.

blank

RAPORTI I PLOTË- ‘Soros’ kërkoi që minierat e Trepçës t’i jepen Serbisë

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur dega  Beograd (Soros Foundation), është nxitësi dhe autori i studimit të detajuar për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ‘Hashtag.al’ ka mundur të sigurojë raportin e plotë, origjinalin, pa redaktime në gjuhën serbe, ndërsa më herët në media janë ofruar disa versione të kufizuara të këtij raporti, kryesisht përmbledhje përshkruese në gjuhën angleze. Raporti në fjalë është përfunduar në muajin prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e zgjedhjes nëpërmjet një këmbimi territorial. Pasi Fondacioni “Soros” dega Beograd ka hartuar këtë raport (prill 2018), Alex Soros djali i multimiliarderit George Soros, në harkun kohor qershor 2018 – mars 2019, ka vizituar me dhjetëra herë Tiranën-Beogradin-Prishtinën, për të mbikëqyrur gatishmërinë e qeverive në zbatimin e këtij studimi të hartuar nga fondacioni i tij, dega e Beogradit.

Struktura e raportit

Duke qenë se raporti është voluminoz, ‘Hashtag.al’ në këtë shkrim do të thjeshtëzojë shpjegimin e tij, duke ofruar kolonat kryesore të konceptimit të këtij studimi. Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, studimi i Soros-Beograd, ofron tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1- Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegjë-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut. Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.

Skenari 2- Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.

Skenari 3- Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës. Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos, te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite, biznesi i minierave të Trepçës. Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat, në disa miliardë dollarë, për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën, në rastin e këtij skenari.

Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni “Soros” e përfunduan këtë raport në prill 2018, pas një pune disajavore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit, që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se, ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë, interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë. Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të Kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur, duke krahasuar tre raportet. Rezulton se Fondacioni “Soros” është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura.

“Soros” si ekuivalent i “Omerta”

Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë. Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vetë Alex Soros, në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve, nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori. I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit “Soros”, është Sali Berisha. Është i vetmi. Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin “Soros”. Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë.

Një burim diplomatik i tha ‘Hashtag.al’ se në muajin korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros. Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit “Soros” në këtë lojë. Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni “Soros” (Quantum Fund), ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri, për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës./‘Hashtag.al’

Raporti Soros-Përkthim i përmbledhur për Trepçën

“Trepça” përfshin këto njësi kryesore minerare dhe metalurgjike:
Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;
Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;
Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;
Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.
43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”. Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.
Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milionë ton. Rreth gjysma (28 milionë ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi, “Stari trg”. Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milionë ton. Nëse këto janë rezervat minerale të papërpunuara të tërë Kosovës dhe Metohisë, janë përkthyer në metal të pastër, vlerësimet shkojnë nga rreth 3 milionë ton plumb dhe 2 milionë ton zink si dhe rreth 4.5 mijë ton argjend. Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu, duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerare. Është e rëndësishme të theksohet se, çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, në rreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.
– Nëse shfrytëzimi i mineraleve sigurohet, prodhimi i metalit mund kontrollohet në masë të madhe edhe nëse ky prodhim është në pronësi të dikujt tjetër.
-Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Glogovaci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi.
– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.
– Të vetëdijshëm për faktin se, rehabilitimi i këtyre kompanive, do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë për të kaluar. Ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht, nëse është ana jonë.

blank

Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare, në Bazilikën e Nazaretit vendoset mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë”

Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare. Mësohet se sot në Bazilikën e Nazaretit është vendosur mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë”.

Në ceremoninë ku i pranishëm ishte at Gazmend Tinaj, i cili shoqërohej dhe nga grup prej më se 50 pelegrinësh shqiptarë të besimit katolik, ishin të pranishëm dhe ambasadori Bardhyl Canaj dhe Këshilltarja Sonila Turshilla.

“Ngjarje e veçantë për Kishën Katolike shqiptare, sot, në datën 3 Qershor 2023 vendoset në Bazilikën e Nazaretit mozaiku i “Zojës së Këshillit të Mirë” nga Atë #GazmendTinaj i shoqëruar nga një grup prej më se 50 pelegrinësh shqiptarë të besimit katolik. Në meshën e mbajtur me këtë rast mori pjesë Ambasadori Bardhyl Canaj dhe Keshilltarja Sonila Turshilla. Qëllimi i realizimit të Mozaikut të “Zojës së Këshillit të Mirë”, është që të jetë e pranishme Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kombi ynë, si “Pajtorja e e tij” në Nazaret, Israel, atje ku është edhe Bazilika kushtuar Lajmërimit të Zojës së Bekuar, meqë të gjitha kombet e botës kanë vendosur nga një imazhe të Zojës Mari që nderohet në vendet e tyre. Vendi ynë deri më sot nuk ka një Mozaik të Zojës Mari atje.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, Fretërit Françeskanë në Shqipëri nën kujdesin e Atë Gazmend Tinaj, Fretër Françeskanë të Kustodies së Tokës së Shenjtë (Israel dhe Palestinë), Bamirësja Mara Tinaj si dhe puna e palodhëshme dhe e shkëlqyer e artistëve Eduard & Albana Sinaj e bënë të mundur realizimin e kësaj vepre Fetare dhe artistike.”, thuhet në postimin e ambasadës izraelite.bw

blank

Kodi ‘Valkyri’- Ky dron është krijuar për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën

BILD

Ata janë ndihmës të vegjël, por shumë efektivë: mjete fluturuese pa pilot, të njohur ndryshe edhe si dronë. Ato po përdoren masivisht nga forcat e armatosura ukrainase dhe ruse.

Përveç dronëve të armatosur të mëdhenj dhe të shtrenjtë si Bayraktar turk ose dronët kamikazë më të vegjël si Lancet rus, dronët e zbulimit- që mund të ofrojnë imazhe në kohë reale të fushës së betejës- janë veçanërisht të përhapur.

Një prej tyre është droni zbuluese ASU-1, i njohur ndryshe edhe si Valkyri. Ai mund të sigurojë imazhe në distanca të shkurtra deri të mesme.

Ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përdorin më shpesh dronët e lirë, komerçialë të prodhuar nga Kina për zbulim me rreze të shkurtër veprimi, Valkyri ka nisur të përdoret së fundmi.

Avantazhi i tyre: Dronët e prodhuar nga kompania ukrainase Avia Systems kanë një rreze të përgjithshme më të lartë (deri në 35 kilometra) sesa dronët më të vegjël komerçialë.

Valkyri mund të fluturojë mbi fushën e betejës për gati dy orë dhe të sjellë imazhe të mprehta. Ky informacion transmetohet drejtpërdorejt në një postë komandimi.

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga fusha e betejës është i rëndësishëm për skenarët e mëposhtëm, ndër të tjera:

-Zbulimi i lëvizjeve të trupave armike

-Zbulimi i objektivave ruse me vlerë të lartë në zonë, si pozicionet e artilerisë

-Koordinimi i lëvizjeve të trupave

-Zbulimi i fortifikimeve ruse

-Kontroll i shpejtë i objektivit pas goditjes së artilerisë për të korrigjuar zjarrin nëse është e nevojshme.

Ndërsa dronët komerçialë më të lirë zakonisht janë në dispozicion për një çmim prej 2 deri në 3 mijë euro, Valkyri është më shumë se dy herë më i shtrenjtë.

Megjithatë droni, i cili prodhohet posaçërisht në Ukrainë, mund të operojë edhe në lartësi pak më të larta, prandaj mbrohet më mirë nga zjarri kundërajror dhe është ende mjaft ilirë që humbja e një droni të jetë e përballueshme. syri.net

blank

“Ai s’duhet të kthehet kurrë më në shtëpi”- Çmenduria serbe, fushatë e organizuar me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan në Veri

Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën për sigurinë në atë pjesë, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë.

Nga aktet e dhunës të serbëve lokalë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarez, kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por duket se serbët nuk po mjaftohen me kaq.

Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit.

“Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan.

Një tjetër llogari, ka komentuar te postimi i njëjtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit. “Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.

“Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër.

Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”.

Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.

Pas krimeve monstruoze të forcave serbe ndaj shqiptarëve të paarmatosur, dëbimeve masive dhe masakrave të shumta të forcave paramilitare serbe ndaj civilëve shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999 më 24 mars kishin marrë vendimin për bombardimin e Jugosllavisë. Pas 78 ditë bombardimesh nga Aleanca Veri-Atlantike, Sllobodan Millosheviç kishte nënshkruar kapitullimin e Serbisë dhe forcat serbe ishin larguar nga territori i Kosovës.

Forcat amerikane që nga ajo kohë vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë dhe janë të vendosura në një prej bazave më të mëdha në rajon e vendosur në qytetin e Ferizajt e që quhet “Bondsteel”. Bazuar në Rezolutën 1244 forcat amerikane bashkë me forcat e tjera të KFOR-it kujdesen për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Disa prej “screen shot” të marra në postimin e llogarisë së Darko Bubonja një person nga Serbia. Ky postim i Darko Bubonja ka marrë mbi 600 shpërndarje, mbi 2 mijë pëlqime dhe e kanë parë afro 62 mijë njerëz në “twitter”.bw


Send this to a friend