VOAL

VOAL

Protestuesit ultimatum 72 orësh Edi Ramës për të shkarkuar ministrat

August 5, 2022
blank

Komentet

blank

Kurti në NATO: Në një anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, në anën tjetër strukturat ilegale të Serbisë

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në selinë e Aleancës Veri Atlantike në Bruksel.

“Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Sekretari Stoltenberg tha se NATO në Kosovë është prezent me mbi 4 mijë trupa dhe janë të angazhuar për të parandaluar eskalimin e situatës.

“NATO është në Kosovë me mbi 4 mijë trupa kjo demonstron angazhim për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të përmbushim mandatin e OKB-së në Kosovë. Pjesëtarët e NATO-s janë të pajisur dhe të ushtruar mirë. Ne kemi dëshmuar që ne mund rrisim patrullimet në veri dhe të rrisim numrin e pjesëtarëve. Veprimet tona do të jenë proporcionale dhe do të bëjmë çfarë është e mundur që të parandalojmë eksalimin e situatës”, tha Stoltenberg.Express

blank

blank

Paralajmërohet takim midis Kurtit, Escobarit dhe Lajçakut

I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

RFE/RL

Në prag të rundit të ri të dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë takim në Bruksel në mbrëmjen e 17 gushtit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, mëson Radio Evropa e Lirë.

Sipas burimeve diplomatike, ky takim dëshmon koordinimin gjithnjë e më të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Kosovës.

Burimet diplomatike i thanë REL-it se Uashingtoni dhe Brukseli kanë interes të përbashkët paqen e stabilitetin në rajon, si dhe realizimin e aspiratave që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet në familjen evropiane.

Ky bashkëpunim është i domosdoshëm për të arritur sukses edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, thanë burimet diplomatike.

Kurti dhe Vuçiq do të takohet më 18 gusht në Bruksel, në rundin e ri të dialogut. Temë e bisedimeve, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, do të jetë edhe synimi që të ulen tensionet mes dy vendeve.

Tensionet u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Më 17 gusht, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti tha se nuk do të heqë dorë nga zbatimi i vendimeve, pasi tha se ato janë ligjore.

Me Stoltenbergun u takua edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Shefi i NATO-s tha se misioni në Kosovë, KFOR, mbetet i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria.

Takimet me Stoltenbergun, por edhe rundi i ri i dialogut është thënë se kanë për synim uljen e tensioneve.

Edhe pas heqjes së barrikadave, zyrtarët në Kosovë dhe Serbi kanë ashpërsuar retorikën, gjë që bëri që BE-ja të reagonte duke paralajmëruar se do të mbajë përgjegjës liderët për çdo përshkallëzim eventual të situatës.

Gjatë 17 gushtit, Vuçiq ka njoftuar se është takuar me Lajçakun.

“Në një bisedë me Lajçakun përsërita përkushtimin e fortë të Serbisë që të vazhdojë të bëjë gjithçka me qëllim të ruajtjes të paqes dhe stabilitetit në rajon, sikur edhe që përmes dialogut të vijmë deri te gjetja e kompromisiz, pa presion dhe ultimatume. Përsërita se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të dakorduara dhe nënshkruara në Bruksel, sepse ne i kemi përmbushur në tërësi të gjitha obligimet tona”, shkroi Vuçiq në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja më 2011. Por, palët kanë dallime sa i përket epilogut të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi.

blank

Stoltenberg pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet siguria

RFE/RL

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës.

I pyetur se çfarë nënkupton paralajmërimi për intervenim të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se KFOR-i është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.

Stoltenberg ka thënë se fakti që KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës – me rreth 4.000 trupa – flet për përkushtimin e saj në parandalim të tensioneve.

Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se Serbia e respekton misionin e KFOR-it.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është i gatshëm të intervenojë nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiq, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket dialogut, Vuçiq e ka parë takimin si të vështirë.

“Paqja dhe stabiliteti janë shumë të rëndësishme për Serbinë. Nuk dua t’ia lë fajin dikujt. Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, dhe duam të evitojmë çfarëdo konflikti. Ne besojmë që nuk kemi bërë asnjë lloj provokimi”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivi të udhëhequr nga Kurti.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti, sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Qëndrim të njëjtë shprehu edhe Stoltenberg gjatë një bisede telefonike me Vuçiqin më 3 gusht.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë”, kishte thënë Stoltenberg në Twitter pas bisedës me Vuçiqin.

Serbët lokalë më 31 dhe 1 gusht ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe ekzekutivi u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Kryeministri Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht se ka pasur rrezik që tensionet në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Ai ka fajësuar Beogradin për rritjen e tensioneve.

Ai po ashtu ka thënë se deri te rritja e tensioneve erdhi si pasojë e një fushate të dezinformimit të udhëhequr nga Serbia dhe u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Ndërkaq, në Beograd, Vuçiq deklaroi disa ditë më vonë se kishte informacione për plane të Prishtinës për “likuidimin” e serbëve në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se Serbia është për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Këto deklarata u panë me shqetësim nga Bashkimi Evropian që më 14 gusht u bëri thirrje zyrtarëve në Kosovë dhe Serbi të ndalonin retorikën nxitëse dhe tha se do të mbajë përgjegjës liderët “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Përderisa, agjenda e takimeve mes shefit të NATO-s dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk dihet, agjenda e rundit të ri të dialogut është bërë publike.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiq, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.

Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi.

blank

Nga protestat në shtator te opsioni për qeveri teknike, Salianji: Qeveria e ka humbur mbështetjen, zemërimi duhet të ‘shpërthejë’ në sheshe

Deputeti e Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi sot i ftuar në “Opinion” në ‘News24’ se qeveria ka humbur mbështetjen nga qytetarët.

Sipas tij opozita duhet të ngrihet në protesta, ndërsa shtoi se në sheshe duhet të ‘shpërthejë’ zemërimi.

“Opozita do të duhet të ngrihet në protesta. Mbështetjen në popull qeveria e ka humbur. Opozita duhet të bëjë përpjekje të forta për të rrëzuar qeverinë. Data se kur nuk është se duhet të jetë me buton për protestën, por ka zemërim. Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve.”, tha ai. Po ashtu ai u pyet edhe për opsionin për qeveri teknike.

“Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike. Sot ka një krizë ekonomike për shkak të korrupsionit. Duhet të ketë reagim dhe pastaj zgjidhjet duhen parë. E vetmja formë është reagimi. Ka kaluar pa vëmendje publike për shkak të verës, por përfundoi 6 mujori për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore. Në 6 muaj nuk është bërë asgjë. Interesi i PS-së është të mos bëhet asgjë, pasi përdor burimet e administratës për blerjen e votës. Po opozita pse nuk ka asnjë reagim. Ka 6 muaj që ka shkuar. Ka një mbledhje konstituive në fillim. Sot opozita duhej të propozonte votën e emigrantëve. Nuk ka një propozim të opozitës se si do ndalohen përdorimi i administratës për të vjedhur. Komision tjetër për masakrën zgjedhore u mbyll pa dhënë provat që PD i ka me fakte. Në këto kushte kur ekziston dhe jemi përpara këtyre rrethanave, reagimi me protesta do ishte i duhuri.”, pohoi ai.
Nderim përjetë martirëve të Qafë Valmirit. sb bw

blank

Fushatë diplomatike para takimit të radhës Kosovë – Serbi

Nga takimet e kaluara Kosovë – Serbi

VOA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të enjten në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar rrugën drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian tha se takimi synon zbutjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve, që pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit mbi përdorimin e dokumenteve të identifkimit dhe targave të makinave.

Por, një ditë para takimit, të dy udhëheqësit do të bisedojnë ndarazi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili menjëherë pas tensioneve të 31 korrikut kishte biseduar në telefon me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, duke bërë thirrje që dallimet t’i zgjidhin nëpërmjet diplomacisë.

Sekretari Stoltenberg, ritheksoi gatishmërinë e NATO-s për të ndërhyrë, siç tha, në rast të cënimit ose rrezikimit të qëndrueshmërisë.

Me një gusht qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë për një muaj zbatimin e masave të reciprocitetit, me kërkesë të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, i cili tha se shtyrja ishte e nevojshme pasi ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimet. Por ambasadori Hovenier dhe diplomatë tjerë perendimorë, thanë se vendimet e qeverisë janë të ligjshme dhe në pajtim me marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë ditëve të fundit ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore kanë zhvilluar takime me udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit e komunitetit serb për të diskutuar shmangjen e tensioneve si ato të 31 korrikut dhe rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, thanë se diplomatët perëndimorë u kanë kërkuar të njohin realitetin në Kosovë, që nënkupton njohjen e pavarësisë e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se shkon në Bruksel për të punuar për paqen, por nuk pret rezultate duke akuzuar Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të deritashme. Ai vuri theksin te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti tha ndërkaq se qeveria e tij është e përkushtuar për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që në qendër do të kishin njohjen e ndërsjellë. Por, ai është shprehur sërish kundër themelimit të një Asociacioni një entik dhe me çfarëdo përgjegjësishë ekzekutive.

Diplomatët amerikanë kanë theksuar poashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti, por ka modele të shumta evropiane që ofrojnë mbrojtje për pakicat.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se problemi thelbësor është e ardhmja e serbëve në Kosovë.

Vëzhguesit nuk shprehen shumë optimist për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por shpresojnë në shtimin e përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për të siguruar përparim në bisedime. Ata bëjnë thirrje që fushata diplomatike si këto të ditëve të fundit të mos përdoren vetëm për shmangje krizash, ai ajo e 31 korrikut. Takimi i së enjtes është i treti me radhë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, të cilët u takuan dy herë një vit më parë pa asnjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall me mbështetjen perëndimore, duke llogaritur në përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës. Para se të nisej për në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadoren e Kinës në Beograd.

blank

Kurti bisedoi me të dërguarit e SHBA para takimeve në Bruksel

Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar biseda me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe me të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, ku temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se para takimeve në Bruksel ka biseduar në telefon me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton RTK.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, lidhur me shumë çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë për marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington, në muajin e kaluar”,  ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjithashtu shefi qeveritar ka biseduar edhe me  të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach.

“Para diskutimeve në Bruksel unë pata një telefonatë produktive me të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach, duke theksuar nevojën për marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka bërë të ditur kryeministri.

Shefi qeveritar do të qëndrojë në Bruksel, ku të mërkurën do ta takojë sekretarin e NATO-s, derisa të enjten, nga ora 10:30 pritet të zhvillojë takim në ndërmjetësimin e BE-së me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

blank

SHBA teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”

VOA

Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”, provë e shtyrë për të shmangur shkallëzimin e tesioneve me Kinën, gjatë manovrave që Pekini kreu pranë brigjeve të Tajvanit.

Prova me raketë tregon “gadishmërinë e forcave bërthamore amerikane dhe tregon besim në forcën goditëse dhe efektshmërinë e politikës amerikane të frenimit bërthamor”, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane.

Zyrtarët thanë se në të kaluarën janë kryer rreth 300 prova të kësaj natyre dhe e tanishmja nuk lidhet me ndonjë zhvillim të caktuar ndërkombëtar.

Në muajin prill ushtria amerikane anuloi një tjetër provë me raketën ndërkontinentale për të ulur tensionet bërthamore, ndërsa Rusia po kryente sulmin në Ukrainë.

Raketa “Minuteman 3”, prodhim i firmës Boeing, e aftë të pajiset me mbushje bërthamore, është një nga raketat kryesore të arsenalit bërthamor amerikan.

Ajo ka një rreze prej mbi 9600 kilometrash dhe lëviz me një shpejtësi mbi 24 mijë kilometrash në orë.

blank

Banka e Austrisë: 75% e familjeve në Shqipëri nuk kanë mundësi të kursejnë asnjë lek

Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë sipas anketës së Bankës Qendrore të Austrisë të vjeshtës 2021 (shih grafikun bashkëngjitur).

Siç tregojnë të dhënat e anketës, rreth 75 për qind e familjeve në Shqipëri nuk kanë plane për të kursyer pas krizës pandemike. Kjo tendencë mund të thellohet nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë.

Gjithashtu Serbia dhe Bullgaria kishin një përqindje të konsiderueshme të familjeve që nuk kishin mundësi të kursenin pas pandemisë.

Por rreth 10 për qind e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se kanë plan të kursejnë më shumë se para pandemisë. Niveli i familjeve që kanë në plan të kursejnë më shumë është i krahasueshëm me atë të vendeve të tjera.

Madje përqindja e familjeve që kanë në plan t’i rrisin kursimet në Shqipëri është sa dyfishi i familjeve në Bullgari dhe më i lartë se në Hungari dhe gati në nivel të njëjtë me Serbinë.

Image

Përqindjet e larta të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë dhe atyre që do të kursejnë më shumë tregojnë për një polarizim të shoqërisë në Shqipëri.

Sipas statistikave monetare për nëntë vendet e Europës Juglindore (CESE) norma e rritjes e depozitave të individëve mbeti pozitive gjatë rrjedhës së pandemisë COVID-19. Në Çeki dhe Rumani, rritja e depozitave të individëve u përshpejtua gjatë viteve pandemike 2020 dhe 2021, ndërsa në Bullgari, Kroaci, Hungari, Shqipëri dhe Serbi, filloi përshpejtohet në vitin 2021.

Në Poloni, norma e rritjes së depozitave ishte përshpejtuar në 2019 dhe u ngadalësua disi gjatë pandemisë, por mbeti më lart se nivelet e para krizës. Vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë rritja e depozitave u ngadalësua, por u kthye në nivelet e para krizës në vitin 2021.

Rritja e depozitave të familjeve gjatë pandemisë kryesisht reflekton kursimin e detyruar për shkak të kufizimeve në lëvizje.

Ndërsa disa familje mund kanë rritur kursimet e tyre, shumica nuk kishin mundësi për kursime.

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në vendet e CESE u bë vjeshtën e vitit 2021, pasi e para, se të fillonte kriza e çmimeve të energjisë, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe lufta në Ukrainë, ku pasojat e saj do të vënë më shumë nën presion familjet në Rajon.

Mesatarisht në të gjithë Rajonin 12 % e familjeve pohuan se kursimet e tyre ishin rritur gjatë pandemisë, ndërsa 33% thanë se kursimet e tyre ishin ulur. /B.Hoxha/MONITOR

blank

Në Kosovë do të mbahet stërvitja më e madhe fushore e Ballkanit: ‘Defender Europe 23’

Në Kosovë do të mbahet stërvitja më e madhe fushore e Ballkanit ‘Defender Europe 23’. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i cili shkruan në Fb:

“Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.

Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

Ushtrimi “Defender Europe 23″, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka theksuar Mehaj.

  • blank
blank

SHBA dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Stërvitjet e përbashkëta mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Fotografi ilustruese.

RFE/RL

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e ardhshme pritet të nisin stërvitjen më të madhe ushtarake të kombinuar në vitet e fundit, përballë një Koreje të Veriut gjithnjë e më agresive, e cila ka shtuar testet e armëve dhe kërcënimet e konfliktit bërthamor kundër Seulit dhe Uashingtonit, tha të martën ushtria e Jugut.

Stërvitjet verore të aleatëve, të cilat do të zhvillohen nga 22 gushti deri më 1 shtator në Korenë e Jugut nën emrin “Mburoja e Lirisë Ulçi”, do të përfshijnë ushtrime në terren me avionë, anije luftarake, tanke dhe potencialisht dhjetëra mijëra trupa.

Stërvitjet nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit dhe Seulit për të kthyer trajnimet në shkallë të gjerë, pasi viteve të fundit ata anuluan disa prej stërvitjeve të rregullta për të krijuar hapësirë për diplomaci me Phenianin dhe për shkak të shqetësimeve të COVID-19.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha gjithashtu se marina e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë morën pjesë në stërvitjet e paralajmërimit të raketave dhe kërkimit të raketave balistike në brigjet e Havait prej 8 deri më 14 gusht, të cilat sipas tij synonin të çonin përpara bashkëpunimin trepalësh përballë të sfidave me Korenë së Veriut.

Derisa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i përshkruajnë stërvitjet e tyre si mbrojtëse, “Mburoja e Lirisë së Ulçit” me siguri do të ketë një reagim të zemëruar nga Koreja e Veriut, e cila i përshkruan të gjitha stërvitjet mes aleatëve si prova pushtimi dhe i ka përdorur ato për të justifikuar zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave.

Më herët SHBA-ja dhe Koreja e Jugut zhvillonin stërvitje të mëdha të përbashkëta çdo pranverë dhe verë në Korenë e Jugut. Ato pranverore ishin me zjarr të vërtetë që përfshinin një gamë të gjerë mjetesh tokësore, ajrore dhe detare dhe zakonisht përfshinin rreth 10.000 trupa amerikane dhe 200.000 trupa koreane.

Dhjetëra mijëra trupa aleate kishin marrë pjesë në stërvitjet e verës, të cilat kryesisht përbëheshin nga simulime kompjuterike për të përmirësuar vendimmarrjen dhe planifikimin e përbashkët.

Deri tani nuk është bërë publik numri i trupave që do të marrin pjesë në stërvitjen e javës së ardhshme.

Stërvitjet të cilat do të nisin me një program trajnimi katër-ditor të mbrojtjes civile të Koresë së Jugut, të udhëhequr nga punonjës të qeverisë, thuhet se do të përfshijnë ushtrime që simulojnë sulme të përbashkëta, përforcime të vijës së parë të armëve dhe heqjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Aleatët gjithashtu do të stërviten për sulme me dronë dhe zhvillime të tjera të reja luftarake të treguara gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe do të praktikojnë reagime të përbashkëta ushtarako-civile ndaj sulmeve në portet detare, aeroportet dhe objektet kryesore industriale.

“Kuptimi më i madh i (Mburojës së Lirisë Ulçi) është se ajo normalizon stërvijet e kombinuara dhe ato në terren mes Korensë së Jugut dhe SHBA-së, duke duke kontribuar në rindërtimin e aleancës Kore e Jugut-SHBA”, tha Moon Hong-sik, një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.

Disa ekspertë thonë se Koreja e Veriut mund t’i përdorë stërvitjet si një justifikim për të nxitur tensionet.

Në një intervistë për Associated Press TV, Choe Jin, zëvendësdrejtor i një instituti kërkimor të drejtuar nga ministria e Jashtme e Phenianit, tha se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të përballen me sfida “të pashembullta” të sigurisë nëse nuk heqin dorë nga fushata e tyre armiqësore ushtarake kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Kim Jun-rak, zëdhënës i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, tha se ata dhe amerikanët po vëzhgojnë nga afër aktivitetet dhe objektet ushtarake të Koresë së Veriut.

Armiqësia në Gadishullin Korean është krijuar që kur negociatat bërthamore SHBA-Kore Veriore dështuan në fillim të vitit 2019.

Korea V. e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.

Kim Jong Un që atëherë ka deklaruar se do të forcojë parandalimin e tij bërthamor përballë presionit të SHBA-së “si gangster” dhe ka ndërprerë të gjithë bashkëpunimin me Korenë e Jugut. Duke shfrytëzuar një ndarje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Koreja e Veriut ka rritur testimin e armëve me një ritëm rekord këtë vit, duke kryer më shumë se 30 lëshime balistike.

Koreja e Jugut dhe zyrtarët amerikanë thonë se Koreja e Veriut që nga shtatori 2017 po përgatitet gjithashtu për testin e saj të parë bërthamor.

blank

Presidenti Bajram Begaj takon kryeministrin Albin Kurti

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës.

Pas takimit me homologen e tij Vjosa Osmani dhe kryetarin e Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, ai ka vizituar edhe memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kreu i shtetit shqiptar po zhvillon një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.bw

blank

Ndërron jetë pas një sëmundje të gjatë gazetari Mehmet Emerllahu, detajet e ceremonisë mortore

Ditën e sotme është ndarë nga jeta gazetari nga Kosova Mehmet Emerllahu.
Një njoftimin mbi detajet e ceremonisë mortore, bëhet me dije se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.

“Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan.

Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit në rrugën Astrit Bytyqi në Ferizaj.

Do të mbetesh përgjithmonë shembull i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm:, thuhet në njoftim.bw


Send this to a friend