VOAL

VOAL

Protesta për Lear Kurtin, qytetarët: Shtet i dhunës! Edhe sa kufoma pret Çuçi që të japë dorëheqjen?

October 23, 2022

Komentet

Kurti pret përfaqësuesit e Luginës e të Sanxhakut: Zgjidhje për mjetet e bllokuara dhe reagim nga BE-ja kundër diskriminimit

KOSOVË-  Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një tryezë diskutimi në Prishtinë rreth 70 përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku.

Të pranishëm në takim ishin edhe figura kryesore politike të Luginës, përfshirë deputetin në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Fokus i takimit ishte diskriminimi institucional, sfidat e përditshme dhe veçanërisht pengesat financiare me të cilat përballen shqiptarët atje.

Gjatë fjalës së tij, Kurti dënoi bllokimin e fondit prej mbi 2.1 milionë eurosh që mbulon 186 projekte dhe organizata, si dhe 61 familje të nxënësve që kanë humbur prindërit. Shefi i qeverisë theksoi se pasojat e këtij bllokimi prekin drejtpërdrejt fëmijët me nevoja të veçanta, studentët, gazetarët dhe trashëgiminë kulturore.

Kryeministri në detyrë u ndal edhe te vizita e fundit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në vendbanimet me shumicë serbe në Luginë, duke e cilësuar si tregues të qartë të shtypjes shtetërore.

Ai denoncoi përdorimin e gjuhës stigmatizuese ndaj shqiptarëve dhe kontrastin e thellë në punësim, ku shqiptarëve u vendosen barriera, ndërsa serbëve u promovohen vende pune edhe në strukturat e inteligjencës.

“Nuk mjafton që një shqiptar nga Presheva të trajtohet mirë në Prishtinë, duhet të ketë të drejta edhe në Preshevë. Nuk mjafton që një student nga Bujanoci të ketë sukses në Kosovë, duhet të ketë perspektivë edhe në Bujanoc. Parimet evropiane duhet të vlejnë edhe për shqiptarët atje.”, u shpreh Kurti./Dosja.al

91 ditë revoltë- Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

Sot shënohet dita e 91-të e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në Tiranë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik.

Protesta vijon pas 90 ditësh të njëpasnjëshme mobilizimi qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Edi Ramës, ndërsa në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor dhe ndryshimi i kursit politik në vend.

Në protestën e mbrëmshme, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit me thirrje si “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Edhe pas 90 ditësh, protestuesit vijojnë ta cilësojnë lëvizjen si një revoltë qytetare kundër klasës së vjetër politike. Gjatë protestës së 90-të, pankartat e tyre përcollën edhe mesazhin “90 ditë, një kërkesë: llogaridhënie”, ndërsa organizatorët paralajmëruan se protesta do të vazhdojë.

Dita e 91-të pritet të vijojë me mbledhjen e qytetarëve në shesh dhe marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit kërkojnë që presioni qytetar të vazhdojë deri në një ndryshim politik.

Ndërsa më 12 shtator është paralajmëruar protestë kombëtare, ku pritet që kësaj revolte t’i bashkohet edhe Diaspora. bw

UGSHPD: NJË PJESË E RËNDËSISHME E DIASPORËS PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE (Misioni i Joseph DioGuardit vijon)


Joe DioGuardit dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi mbështetës të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së saj në fillimin e kësaj jave më 24 Gusht, 2026 u bënë shtetas të Kosovës. Dekretin e nënshtetësisë e dha Znj. Albulena Haxhiu ushtruese e detyrës së presidentes. Vizita e DioGuardëve vjen në një periudhë kur situata politike dhe partitë politike në Kosovë ndodhen në një ngërç për zgjedhjen e Presidentit që prej pesë muajsh, por situata e paqëndrueshme ndjehet veçanërisht që prej vitit 2024. DioGuardi është shprehur se nuk do të largohet pa u zgjedhur Presidenti i Kosovës duke deklaruar fort rëndësinë e momentit historik që ajo po kalon:-“Jam këtu me Shirley-n për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk zgjidhet deri atëherë, do të jeni në telashe të mëdha, sepse keni armiq në gatishmëri për të prishur balancën në Ballkan. Tani nuk është koha të flini në gjumë…”  . Konsekuenca e tij për Çështjen Shqiptare lidhet që pas rënies së Murit të Berlinit në 1989 dhe ai së bashku me kongresmenin Tom Lantosh  që fillimin e vitit 1990 në Shqipëri ndikuan në rilidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe ndoqën fillimet e ndryshimit të sistemit. Në fund të dhjetëvjeçarit Lufta e Kosovës, denoncimi i gjenocidit të Milosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës, Pavarësia në 2008, Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, janë parë të pandara nga qëndrimi parimor dhe kritik ndaj mbrojtjes së demokracisë, funksionimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit. Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri me fokus korrupsionin edhe mungesën e transparencës në sistem të qeverisjes së kryeministrit Rama dhe ka shprehur në fillim të muajit Korrik mbështetjen e lëvizjes qytetare duke shprehur edhe rëndësinë që kanë ato për vendin:-” rinia dhe shumica e popullit të Shqipërisë e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje. Ata kanë humbur besimin te qeveria aktuale dhe nuk besojnë më se të njëjtët zyrtarë përgjegjës për gjendjen e tanishme janë në gjendje të sjellin reforma domethënëse. Ata po kërkojnë krijimin e një qeverie teknike të përkohshme, të përbërë nga profesionistë të respektuar dhe jopartiakë, e cila të udhëheqë vendin dhe ta përgatisë atë për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda një viti. Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe ekstremizmin në çdo formë, në mënyrë që kjo lëvizje të mbetet ajo që ka qenë që nga fillimi: një shprehje paqësore dhe demokratike e vullnetit të popullit. Gjithashtu, u kërkojmë me forcë organizatorëve të këtyre protestave të refuzojnë dhe të largojnë menjëherë çdo individ ose grup që ndjek agjenda të huaja ose ekstremiste dhe që mund të përpiqet të shfrytëzojë situatën për interesat e veta. Së fundi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë shqetësimet legjitime të popullit të Shqipërisë dhe të mbështesë të drejtën e tij për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të kërkuar ndryshim demokratik përmes mjeteve të ligjshme dhe jodhunshme. Ndër të tjera ky mesazh i Bordit Drejtues të LQSHA, është një mesazh që vjen nga ajo pjesë e diasporës shqiptare që gjithmonë ka treguar se ka punuar për vendin. Marrë shkas nga ky subjekt dhe roli i rëndësishëm që ka ndërgjegjësimi kundër propagandës dhe mbrojtja e së vërtetës për të patur një qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve në vijim është një fragment arkivor nga një veprimtari patriotike dhe kulturore e mbajtur në qytetin e Usterit Masaçusets në Janar të vitit 2013.

(video-link https://youtu.be/ZM2gM2ifrDw )

Një dokument që ka aktualitetin e vet edhe sot.

Biblioteka e Usterit në Masaçusets, 26 Janar, 2013. Në kujtim të 545-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u bë njohja botimin më të ri “Rrethimi i Shkodrës”. I përkthyer në anglisht nga nënshtetasi amerikan David Hosaflook. Libri në latinisht i Marin Barletit më 1504 kopje në Vatikan, u përkthye në shqip nga Henrik Lacaj më 1962. Rreth 508 vjet më pas përkthimi nxori në dritë në gjuhën anglisht një vepër që i kujton “vetë historisë ndëshkimin nga harresa”. “Rrethimi i Shkodrës” është i pari libri-dramë i tillë në tokën amerikane. Përkthyesi David Hosaflook ka shënuar :-“Sot anglisht folësit mund të lexojnë për trimërinë shkodrane dhe për kurajën heroike që e mbrojti Evropën nga pushtimi turk për një dekadë pas vdekjes së Skënderbeut”. Organizatorët, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI njohjen e librit e përforcuan edhe me forcën e Rezolutës së Kongresit Amerikan mbi Skënderbeun më 2005 : “Duke pasur parasysh se populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut ndaloi rënien e Romës dhe të të tërë Italisë nën sundimin e Perandorisë Otomane, duke i hapur kështu rrugën Rilindjes italiane.
PËRKUJTIMORE E 545 VJETORIT TË SHKUARJES NË AMSHIM TË HEROI KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU. NJOHJA ME LIBRIN “THE SIEGE OF SHKODRA” TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”. Organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI. Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI e Usterit të Masaçusetsit nderoi ish-përfaqësuesin e Kongresit Amerikan Z .Joseph DioGuardi, Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Shirley Cloyes, Këshilltare për Çështjen Kombëtare në Ballkan (të LQSHA) me motivacion:”Për mbështetjen dhe ndihmën për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjen Kombëtare Shqiptare”. Realizuar nga Shekulli XXI-Arkiva, abm-studio, Janar 2013 Uster Masaçusets, 2013.

 
 
28 Gusht, 2026
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot protesta e 90- Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Shqipëria kërkon revolucion

Sot shënohet dita e 90-të e protestës qytetare.

Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra.

Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre. bw

UGSHPD: “THE WANTED” (Operacioni ndërkombëtar “Të Kërkuarit”)

Kush e sjell ndërmend “Konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët” më 30 Dhjetor 2025 të kryeministrit Rama, pak ditë pasi Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri u shpallën në kërkim (ndërkombëtar), nga SPAK, të shumëkërkuarve në harkun e 7-8 muajve u kishte nisur hetimi i veprave penale me këto cilësime:

Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës 

-Heqja e paligjshme e lirisë

-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike (e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal)

-Grupi i strukturuar kriminal 

-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal 

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal)

Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit. Penal)

Formulën sqaruese se:-“Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë” mbetet në fuqi. Tashmë Ermal Beqiri i ndaluar në Francë, ndërsa Ergys Agasi në Francë, por që të dy të njohur për aferat me AKSHI-n dhe në rastin e Konferencës së shtypit kur pyetja ju drejtua Ramës:-“Ju thatë në fakt skuadra e suksesshme e AKSHI-t. Doja te pyesja nëse pjesë e kësaj skuadre të suksesshme është edhe Ergys Agasi për shkak se nuk kuptuam sesi po del në dosjet e SPAK si një person i cili kishte influencë dhe ndërmjetësim në ndarjen e tenderave?*, kryeministri pa i zënë fare emrin në gojë dhe insistuar në logjikën e gjysmë të vërtetave që dalin lartë e poshtë, la batutën magjike:-“mua çfarë nuk më vret vetëm më forcon”,  ose më e plotë:-“Unë nuk marr pjesë në këtë histori, unë thjesht jam në dispozicionin tuaj si personazh që të më fusni ne tenxhere nga mëngjesi deri në dark. Mos harroni vetëm një gjë, mua çarë nuk më vret vetëm më forcon, këtë kijeni parasysh. Po të doni të më dobësoni, mos tentoni të më vrisni. Flas të më vrisni metaforikisht se larg qoftë fizikisht se atë nuk e kemi në dorë. Flas për këtë që ne kemi në dorë.”

Deri tani me mbrojtjen e AKSHI-t nga media dhe drejtësia është zbuluar se SPAK ka sekuestruar 40 milion euro nga për 52 asete nga të dy këta bashkëpunëtorë të AKSHI-t, Agjenci pranë dhe nën vartësi dhe nën kontrollin e kryeministrit.

Interesant sipas burimeve të lajmeve dhe njoftimeve që ka nxjerrë SPAK, shkruhet se:-“Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është kapur në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar ‘The Wanted’.”

“The Wanted” është një operacion ndërkombëtar i koduar që ka nisur një vit më parë Gusht 2025 dhe nënkupton shumësin e autorëve të veprave penale. Herë pas here Italia, Spanja, Ekuadori, Belgjika, Dubai kanë ekstraduar persona që lidhen kryesisht me krimin e trafikut të narkotikëve. Figurshëm bashkëpunimi ndërkombëtar i institucioneve të drejtësisë po punon si një “darë që po i lidh hallkat e zinxhirit”. Gjatësia e tij varet sa mund të shkojë dhe ku më e dobët do të jetë hallka që nuk këputet. Kriminalizimi i ekonomisë shqiptare dhe korrupsioni janë ky zinxhir në pamjen e plotë, ndaj një konferencë shtypi e kryeministrit Rama do të ishte e mirëpritur për ta kuptuar thelbin e asaj që:-Mos harroni vetëm një gjë, mua çfarë nuk më vret vetëm më forcon, këtë kijeni parasysh.”

Nëse media e ka mbajtur parasysh,, koha është e përshtatshme.

Pushimet mbaruan!

______________

*ATSH- 30/12/2025-Fjala e plotë e Ramës në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët

 

27 Gusht, 2026
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit.

Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km.

Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%.

Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%.

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon.

E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës.

Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë.

Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta.

Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori.

Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë./Monitor

“Në pranga jo vetë Agasi” Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare.

Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta e 88

Ditën e djeshme qytetarët u mblodhën sërish para Kryeministrisë.
Pasi përfundoi sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish iudrejtua Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

Me mijëra qytetarë mbuluan rrugët e Tiranës me simbole dhe flamuj kuqezi, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë rezistence.

Protestuesit brohorisnin parulla të forta kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Koret si “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ushtuan në çdo rrugë. bw

Konjufca: LVV i ka emrat, gjasat janë të mëdha për zgjedhjen e presidentit

Radio Evropa e Lirë

Numri dy i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, i ka emrat për presidentin, por refuzoi që t’i tregonte për mediat, duke argumentuar se do të humbiste kuptimi i procesit të negocimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.

Gjatë një prononcimi për media, Konjufca tha se gjasat janë që takimi i radhës mes kreut të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Abdixhiku, të rezultojë me marrëveshje për presidentin.

Për shkak të moskonsensusit për pasardhësin e Vjosa Osmanit – mandati presidencial së cilës përfundoi në prill – Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor.

LVV-ja dhe LDK-ja, pas dështimit të bisedimeve për bashkëpunim qeveritar, kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar për profilin e presidentit të ardhshëm dhe kanë thënë se synojnë që në takimin e radhës të dalin me emra konkretë.

“Lëvizja Vetëvendosje, unë vetëm po them, që është gati. Kryeministri [në detyrë i Kosovës] Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve”, tha Konjufca, duke shtuar se beson që edhe LDK së shpejti do të jetë gati për të dalë me emra konkretë.

Ai tha se me informacionet që ka, nuk ka ndonjë ftesë për takim mes Kurtit dhe Abdixhikut, por tha se sipas fjalëve të vetë kreut të LDK-së, një takim i tillë do të duhej të mbahej këtë javë.

“Prej kur LDK-ja është deklaruar që janë të gatshëm për takime dhe që tashmë është paralajmëruar se takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkretë lidhur me presidentin e ardhshëm, atëherë e kemi kuptuar menjëherë që ky është një shans i mirë dhe një mundësi e re. Prandaj konsideroj që ekziston një probabilitet goxha i madh që të kemi president dhe një marrëveshje për presidentin”, tha Konjufca.

Edhe nga LDK-ja një ditë më parë kanë thënë se së shpejti do të dalin me emra konkretë për presidentin.

Deri më tani, në media kanë qarkulluar disa emra për postin e presidentit. Emri i profesorit Ibrahim Berisha dhe i ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës në vitin 1990, Ilaz Ramaji, u përmendën, por që të dy mohuan përfshirjen në proces. Po ashtu është përmendur edhe emri i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ndërkaq, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për president.

Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë duke pritur vendimin – që shpallet më 16 shtator – në rastin kundër tij dhe ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkaq, ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker, ka propozuar që president të bëhet Faton Bislimi, nga radhët e LDK-së.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sipas Kushtetutës mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor. Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë e çfarë ndodh nëse përfundon kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri.

LVV-ja kërkon një president konsensual, ndërkaq LDK-ja po ashtu kërkon që kreu i ri i shtetit të mos jetë i lidhur me ndonjë parti politike.

Partia e Kurtit fitoi 53 mandate në zgjedhjet e fundit dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh.

Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në për çështjen e presidentit, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

Kryeministri Kurti priti në takim ish-kongresistin Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi si dhe anëtarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

 

Prishtinë, 25 gusht 2026

Një ditë pas dekretit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, për dhënien e shtetësisë ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i priti të dy në zyrën e tij dhe më pas zhvilloi një takim me anëtarë të bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Në takimin e përzemërt, kryeministri Kurti i falënderoi për kontributin e tyre të pamatshëm për rreth katër dekada nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara te Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Të dy përherë dhe palëkundur qëndruan për kombin dhe me popullin shqiptar. Joe e Shirley gjithnjë interesohen për zhvillimet në Kosovë dhe japin ide e kontribut të çmuar”, tha kryeministri.

Ai falënderoi edhe anëtarët e Bordit të Ligës, me të cilët zhvilloi një diskutim të këndshëm për angazhimin e tyre të vyer dhe përkushtimin e paepur për atdheun, si dhe për aktualitetet dhe të ardhmen.

Ish-kongresisti i parë amerikan me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, bashkë me plejadën e Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel, ishin nga zërat e hershëm e të fuqishëm, mbështetës në kohët kur populli ynë kishte më së shumti nevojë të dëgjohej në botë.

“Kosova ishte me fat dhe e bekuar që pati ambasadorë të këtillë, edhe kur s’kishte ambasadë të Republikës në ShBA, andaj jemi përherë mirënjohës si shtet dhe popull”, theksoi kryeministri./Zyra e Kryeministrit

UGSHPD: TAULANTI PRAPË PA RRIPIN E SIGURISË (Përsëritës pa rripin e Sigurisë*)

 
 
Me një shpejtësi gati 60 km në orë në ndenjësen e pasme të automjetit, kryetari i GPS Taulant Balla të ngrin gjakun më shumë për sigurinë se sa për mesazhin e vëzhgimit mjedisor që ai do të përcjellë.
Zgjidhja klasike e vëzhgimit mund të bëhej në atë territor buzë rrugës drejt Spillesë ashtu sikurse ATSH-ja e paraqet aksionin e Ballës. I kudondodhur dhe që i përgjigjet ankesës së një  bashkatdhetari nga Kavaja në diasporë për të treguar se administrata dhe kryetari oponent politik i tij nuk punojnë dhe nuk merren me pastrimin e qytetit. Balla tek sa makina përshkon rrugën është bërë mjeshtër i lajmit të shkurtër thotë se:-Nuk do presim Fisnikun, se Fisniku, Halili e të tjerë, kanë halle të tjera. Do duhet ta pastrojmë se s’bën atë vendgrumbullim mbetjesh në anë të rrugës. Asnjë ankesë nuk duhet lënë pa u dëgjuar dhe pa u përpjekur për ta zgjidhur”.
Emergjenca e kryetarit të GPS ngjan me imitimin e video mesazhit të kryeministrit Rama kur ai me të njëjtën “skenografi” sqaronte “Pasqyra Albania”. Zë për zë me propagandën ditore parazgjedhore të partisë.
Fakt është se zona e plehrave të hedhura duket pak e vjetër pranë Spillesë. Është shqetësuese dhe është bërë nga njerëz të pandërgjegjshëm. Por zgjidhja mund të vijë edhe nga dronët e policisë të vendosur rishtazi për të gjobitur shkelësit e rregullave të qarkullimit të cilët mund të identifikojnë edhe shumë vatra të tjera veç asaj të Spillesë. Para disa ditësh ishte një zonë parkingu në një lagje të Durrësit, … ke më lart drejt Tiranës pa shkuar tek Inceneratori jo ekzistues i Sharrës, Shajakun me disa vatra mbetjesh që shtohen përditë pa folur për Fushë-Krjujën dhe kryeqytetin që janë në një tejngopje prej mos përpunimit, por që paratë thithen çdo ditë nga Buxheti.
Së fundi kur duhet t’i godasë oponentët politikë të Kavajës, përse nuk pranon Balla se kriza e mbetjeve urbane dhe përpunimi i plehrave u shpik nga Rilindja Socialiste. Kavaja, Peqini, Spilleja ishin fushat e djegies dhe tymit para pesë viteve që e bënë qeverinë të projektonte tre inceneratorë rajonal. As Fieri, as Elbasani dhe as Tirana tani më nuk punojnë ose nuk kanë gjurmë ndërtimi. Por para ama kanë thithur boll nga 110-120 milion euro dhe një kosto e plotë për rreth 180 milion euro që do të dalin nga pagesa koncesionare. Shkrepësen ndoshta para 5 vitesh ja vuri një ish deputet socialist si Sadri Abazi sa për të ndezur projektin e emergjencave mjedisore.
Sot sikur Spilleja të ishte e vetmja vatër ndoshta do t’ja falnim Ballës nxitimin. Ndaj këshilla mbetet:-“Taulant vëre rripin!”. I duhesh qarkut të Tiranës si drejtues i lartë rilindës. Mos e vini jetën tuaj dhe të shoferit në rrezik me shkelje të përsëritura dhe të pa zëna mend.
_____
 
25 Gusht, 2026
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë

Sot shënohet dita e 88-të e protestës qytetare.

Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre. bw

DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin para se të largohem, armiqtë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan

Ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij Shirley Cloyes DioGuardi të hënën u është dorëzuar dekreti i shtetësisë nga u.d. e presidentit Albulena Haxhiu. Njëri nga zërat më të fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president, duke paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit mund ta vendosë vendin në një situatë të vështirë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Dorëzimi i dekretit të shtetësisë është bërë në një ceremoni të veçantë në zyrën e Presidencës, të hënën.

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president, duke paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit mund ta vendosë vendin në një situatë të vështirë, për shkak të, siç tha ai, armiqve që janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për situatën në Kosovë, DioGuardi tha se ka ardhur për të dhënë zërin e tij dhe për ta zgjuar popullin shqiptar, duke theksuar se nuk është koha për të qëndruar pasivë, pasi sipas tij ka njerëz që janë të gatshëm t’ua marrin atë që kanë arritur.

“Pra, kjo nuk ishte e lehtë. Prandaj, mos e merrni si të mirëqenë. Unë jam këtu me ju për t’u siguruar që ju të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, ju do të jeni në telashe të mëdha, sepse tashmë keni armiq të gatshëm për ta prishur ekuilibrin në Ballkan”, ka thënë ai.

Ish-kongresisti amerikan foli edhe për rrugëtimin e tij personal dhe politik, duke kujtuar se ishte rritur në Bronx dhe se që në moshë të vogël kishte punuar në marketin ushqimor të familjes në South Bronx.

“Kam lindur dhe jam rritur në Bronx. Prindërit e mi punuan shumë dhe u bënë ortakë në një market ushqimor në South Bronx. Dhe unë punoja atje, që kur isha tetë, nëntë, dhjetë vjeç, dhe në këtë mënyrë mësova shumë për jetën. Prandaj, dua që ta dini se ka diçka që duhet ta mbani mend. Kur u zgjodha, isha në një distrikt ku gara ishte aq e fortë, saqë mu dashtë të debatoja me dhjetë njerëz të ndryshëm dhe të gjithë ishin të zgjedhur në Ëestchester County për pozita të ndryshme: deputetë të asamblesë, senatorë shtetërorë, e të gjitha llojet e tjera. Kështu që mu dashtë të punoja shumë për të dalë fitues. Madje, më vonë kam sjellë me vete një fotografi të dhjetë personave. Do t’jua tregoj. Në mesin e tyre ishte edhe shefi i stafit të kongresistit kundër të cilit më duhej të garoja në momentin e fundit”, ka rrëfyer DioGuardi.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuard ka thënë se shqiptarët e Kosovës nuk e nisën dhunën, por u detyruan të luftonin për të mbrojtur ata që ishin në rrezik.

“Përsëri, Kosova ka një histori, shqiptarët kanë një histori, jo të nisjes së çfarëdo lloj dhune, jo të përfshirjes në aktivitete ushtarake, por në këtë rast u detyruan të ngriheshin për të mbrojtur të gjithë ata që ishin në rrezik. Prandaj është e rëndësishme që jemi së bashku sot, për t’u kthyer pas në histori dhe për të njohur atë që u desh për ta rrëzuar Slobodan Millosheviqin, e më pas për të arritur në këtë moment, në vitin 2026, kur mund të marrim vendime se si mund të ecim përpara”, ka deklaruar ajo. 

Joe DioGuardi ka lindur më 20 shtator 1940 në Nju Jork. Ka qenë ish-kongresist dhe një nga figurat më të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ka shërbyer si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së nga viti 1985 deri më 1989. Angazhimin në Kongres ai e pati edhe angazhim për çështjen shqiptare e me prioritet të Kosovës. Që në vitin 1986 ai paraqiti nga rezolutë në Kongres për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në vitin 1989 DioGuardi themeloi Albanian American Civic League (Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane), përmes së cilës zhvilloi aktivitet lobues për të drejtat e shqiptarëve dhe, në veçanti, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo organizatë punoi për vite me radhë me senatorë, kongresmenë dhe personalitete tjera, me qëllimin që Kosova të vihet në qendër të politikës së SHBA-së.

Prej 37 vitesh Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi janë të angazhuar intensivisht në sensibilizimin e opinionit publik dhe politikës amerikane për krimet dhe represionin e regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe proceset që kanë vazhduar në Kosovë.


Send this to a friend