Protesta e 19-të e studentëve në Tiranë u shndërrua të shtunën në një përballje të fortë me policinë, me kosha mbeturinash në flakë, gurë e bomba molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qëndresa nisi në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë dhe përfundoi me shpërndarjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku pati përplasje të tjera me forcat e rendit.
Të rinjtë u mblodhën për të 19-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve që u dëgjuan në bulevard ishin “Rama, dorëhiqu!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri!”. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.
Refuzimi i PD-së dhe thirrjet kundër të dyja palëve politike
Një tjetër zhvillim i protestës ishte qëndrimi i studentëve ndaj përpjekjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit. Demokratët nisën marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, por deputetët e PD-së nuk u mirëpritën nga protestuesit, të cilët kërkuan që lëvizja të ruante karakterin e saj të pavarur.
Të rinjtë artikuluan thirrjen “Opozita jemi ne!”, ndërsa në bulevard u dëgjuan edhe slogane kundër të dyja forcave kryesore politike: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Studentët u shprehën se nuk duan që protesta të përvetësohet nga partitë dhe se kërkesa e tyre për ndryshim nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike.
Gurë, molotovë dhe autobotët e ujit në veprim
Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit. Disa protestues hodhën gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të policisë dhe autobotit të ujit. Disa prej molotovëve përfunduan pranë mjetit të ujëhedhjes, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë.
Policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në terren ishin dislokuar forca të shumta të FNSH-së, Shqiponjave dhe efektivë të tjerë. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar mbi 2 mijë punonjës policie, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotë të shumtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të dendura të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku policia kishte vendosur efektivë për të garantuar sigurinë e godinës, dhe vijuan drejt Kryeministrisë.
Droni lëshon gaz nga ajri, policia ndërhyn me forca të shumta
Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej përpara godinës së Kryeministrisë. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një nga zhvillimet më të pazakonta ishte përdorimi i një droni të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se lëshonte gaz lotsjellës nga ajri. Gjatë ndërhyrjes, droni u rrëzua mbi protestuesit, ndërsa efektivët u afruan menjëherë në zonë.
Në bulevard u panë autoblinda dhe mjete të shumta policie, përfshirë autobotë të rinj ujëhedhës. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe rrugicave përreth. Edhe në këto zona u raportuan përplasje të tjera, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve.
Kështu, dita e 19-të e revoltës studentore u mbyll me një tjetër përshkallëzim të situatës në kryeqytet. Pas gati tri javësh protestash, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qëndrimi i tyre kundër përfshirjes së partive politike mbeti një nga mesazhet kryesore të tubimit. bw
Cambria eshte djepi I Ilirise,.
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka deklaruare:
“Jame Mbret I E p I r i t e”.
A e dine politikanet shqiptar ???
Apo vitin 2018 e shpallen per electorate.
Ne se po a e njohin E P I R I N ????
Si qender te arberies ???
C bejne Akademite e shkencave,kunder tragjedive
Ne Kosov e Cameri.
Ne demonstrate sidomos Para ambasadave duet
shkojn academic,historiane
dhe te flasin kushe eshte camria,??gjenocidi??,etj,
Kame degjuare nje Prof.te univ I.Qemali ne nje
demonstrate per Cemerin,diskutoje ne menyre shkencore.
Atehere ti dalin zote zotrimeve te combite
shqiptar.
Camria ka qene e eshte shqiptare.
Pamvarsish nga vendimet e pa drejta
Te europes greqise kufit (ju Dhane
51.000 km.katrore toke, dhe 1.624.000 banoree)
Territory Epirit Eshte Sa nje vilajet,afersisht
Sa Kosova,10779 km.katrore,ne epire hyn:
(1.thesprotia -Camria
15150 km.katrore toke,Dhe 40684 banore ),
2.Jania 4890 km.katrore,
3.Prevzes 1077 km.katror,
4.Kosturi 1685 km.katrore,
5.Arta me 4612 km.katrore (prof.dr.Sami Repishti PhD).
Popullsia Varion ne kohe te ndryshme
nga 80.000-100.000-200.000-250.000 Bangor.
Ne.v. 193 I shkeputen shqiperise dy krahet,
Camerin Martine dhe Kosoven Dardane. .
”Eshtrat ne Dardani e ne Camera,
Kerkojn Darejtesi”,
Mister Shpetim Idrizi (prof .R.D.)
Kerkesat per Camerin e shqiptaret
e Cameririse Jane te drejta.,
Do te vine koha qe do flasin ”DODANA,,,
Dhe Greqia do te njohe veten dhe epirin shqiptar.
Greket Kane Ardhur ne shekullin e VII B. C.
Ata Kane gjeture aty nje popull qe fliste
gjuhe tjeter,ishte I zhvillure,me tradita e culture
Iliro,epirote .
Favenid
New York
February 24 2018