Më 29 Tetor 2025 pushoi së rrahuri zemra e Profesor Doktor Anesti Boçka, një nga figurat më të spikatura të mjekësisë moderne shqipëtare dhe një nga pedagogët më me zë të Fakultetit të Mjekësisë që prej krijimit të tij më 1956, si nga profesionistët më të parë të pas luftës, të përgatitur dhe sprcializuar në Universitetin e Moskës.
Një personalitet i përkushtuar denjësisht dhe tërësisht pacientëve, studentëve dhe kolegëve duke aplikuar ndërhyrje kirurgjikale dhe metoda përmirësimi atyre egzistuese në vend pa pasur nevojë për specializim jashtë shtetit, duke mësuar e zotëruar nderhyrjet në veshin e mesëm dhe të brendëshëm me mikroskop.
Për më shumë se dy dekada shërben si shef i Katedrës së Otorinolaringologjisë dhe Okulistikës në Spitalin Qëndror Nr. 1 dhe Fakultetin e Mjekësisë ushtroi me sukses ndërhyrje të vështira me endoskop në larings, trake dhe bronke duke krijuar mundësi bashkëpunimi me specialitetet e tjera të sapokrijuara si kirurgjia maksilofaciale, neurokirurgjisë, dhe kirurgjisë pulmonare. I pari, që vendosi bazat studimit dhe trajnimit për ndërhyrjet kirurgjikale në kadavër, dhe në ato të eksperimentimit në kafshë laboratori për të perfeksionuar ndërhyrje të tilla si stapedektomi dhe rikonstruksionin e kockëzave të dëgjimit, dhe më vonë disa ndërhyrje në bazën e kafkës dhe ne kockës temporale.
Vazhdoi punën e tij me pasion dhe përkushtim deri në moshën 90 vjeçare, edhe pasi e nxorrën në pension me një figurë me humanizëm dhe ndershmëri të veçantë dhe të pacënuar deri në fund të jetës, me forcë shpirti dhe qëndrueshmëri duke u ndeshur me disa sëmundje të rënda, të cilat i kapërxeu me sukses siç bëri gjatë gjithë jetës me furtunant që i solli jeta. Bashkëshort model, prind dhe gjysh i urtë, njerëzor dhe i sjellshëm, që i dha kaq shumë familjes dhe shokëve dhe kolegëve të vet, të cilëve u qëndroi gjithmonë besnik.
Një njeri dhe karakter i rallë njerëzor për të gjithë brezat që koha do t’i kërkojë të merren si shembull dhe një komb do t’i kujtojë me rrespekt për vetëmohimin e pashëmbullt në shërbim të një populli që e deshi si një bir i përkushtuar si askush. Fisnk. I denjë me kontributin dhe jetën e tij si stoik. Për çfare la pas është një dashuri pa kushte dhe pakufi për atdheun dhe familjen, shokë, miq dhe të njohur që ish kurdoherë sa i gjëndur aq dhe i papërtuar me sa të mundëte. Se ëndërrat e tij do të frymëzojnë mjekë dhe kirurgë të rinj si një simbol që ndrin me thjeshtësinë dhe mendjen e tij të paepur në kërkim të dijes.
Profesor Anesti Boçka, lamtumirë babush, u prehsh në paqe në dashurinë tone dhe mes engjësh. (Anesti Bocka 5 Mars 1929 – 29 Tetor 2025)