VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Prishja e Teatrit është akt ndëshkimi kolektiv ndaj lirisë së brendshme të njeriut – Nga JONI SHANAJ

By | May 21, 2020

Komentet

Analistët: vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i jep fund krizës politike në Kosovë

Leonat Shehu

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur afat deri të premten për të publikuar vendimin rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së vendit.

Ndonëse kjo javë po cilësohet vendimtare për situatën politike në vend, analistët thonë se vendimi i gjykaëts nuk do t’i jap fund krizës politike e cila sipas tyre ka zënë fill në vitin 2014 me vendimin e atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese rreth formimit të qeverisë.

Analistja, Donika Emini, thotë për Zërin e Amerikës se pezullimi i dekretit të presidentit solli një qetësi artificiale.

Donika Emini

Donika Emini

“Ne jemi para një krize të paprecedentë politike, institucionale dhe kushtetuese, ka pasur presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga të dyja anët, janë sulmuar edhe anëtarë edhe përfaqësues të mediave kohëve të fundit pikërisht në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në lidhje hulumtimet apo diskutimet që janë bërë në media lidhur me këtë vendim, ka parti politike të cilat pa e parë vendimin veç se kanë shprehur një lloj mosbindje ndaj atij vendimi dhe kjo normalisht pritet ta thelloj edhe më tej krizën politike në Kosovë”, thotë zonja Emini.

Analisti, Albert Krasniqi thotë se vendimi i gjykatës do të përcaktojë se kush do të jetë në pushtet dhe rrjedhimisht është rritur ndjeshmëria ndaj këtij rasti.

Albert Krasniqi

Albert Krasniqi

“Çfarë po shohim gjatë kësaj periudhe është ushtruar një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese ndaj palëve të përfshira në këtë rast mirëpo edhe ndaj disa mediave që kanë publikuar informatat të cilat në një mënyrë mundohen që të diskretitojnë legjitimitetin dhe integritetin profesional të gjyqtarëve dhe kështu që çfarë do vendimi që mund të merret nga kjo gjykatë mos të ketë atë përkrahjen e nevojshme”, tha zoti Krasniqi.

Të gjitha partitë politike përveç lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje dhe sipas kryetarit të saj Albin Kurti, njëherëesh kryeminisytër në detyrë, ritheksoi sot se kjo lëvizje do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa një gjë e tillë do të jetë interpretim i Kushtetutës.

“Unë pres prej gjykatës Kushtetuese në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës së Kosovës që do të bëj interpretim të kushtetutës e jo shkrim të saj, as presidenti as kryeministri as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë kushtetutën, ne duhet ta zbatojmë dhe respektojmë atë, gjykata Kushtetuese edhe ta interpretoj atë mirëpo ndryshim të kushtetutës, plotësim të kushtetutës, shkrim të kushtetutës mund të bëjnë vetëm me amendamente parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Sipas analistëve, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk pritet që t’i jap fund polarizimit të skajshëm politik në Kosovë.

“Frika për destabilizim ka qëndruar gjatë gjithë kohës dhe besoj që pakënaqëshmëritë e partive politike ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk do të sjellin veç krizë politike sepse atë e kemi, por një krizë shoqërore dhe destabilizim të vendit nëse veç nuk kemi një elitë politike të përgjegjshme që do t’i marr vendimet me qetësi dhe do të punoj së bashku për të tejkaluar këtë krizë”, tha zonja Emini.

“Sa do të prodhojë kjo efekte në tensionimin e situatës politike, situata veç se ka filluar të tensionohet edhe pa pasur një aktgjykim përfundimtar, përgatitjet ose testimet e protestave, thirrjet për zgjedhje gjitha këto na bëjnë të kuptojmë që vendimi nëse nuk do të jetë në favor të lëvizjes Vetëvendosje në veçanti do të ketë edhe një lloj të demonstrimit ndaj këtij aktgjykimi. Sa do të ketë potencial për të kaluar në tensione ose në një dhunë që do të përshkallëzoj në dhunë kjo mbetet të shihet por që nuk besoj se do të shohim skenarë që do të jenë të rrezikshëm dhe do të lëkundin gjithë sistemin në vend”, tha zoti Krasniqi.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit dy muaj ma parë, kur u votua mocioni i mosbesimit i paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeve risë pjesë e koalicionit të saj me lëvizjen Vetëvendosje.

Yuri Kim, Orakulli i Delfit dhe shkatërrimi i Teatrit – Nga Fatos Lubonja

Cicërima gjithë ambiguitet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, ku shprehej se qe e shqetësuar për ca thashetheme që qarkullonin për një marrëveshje të fshehtë (shqiptarësh), të cilët po sabotonin Reformën në Drejtësi, më kujtoi Orakullin e Delfit.

Për ata që nuk e dinë: në Orakullin e Delfit, persona të ndryshëm shkonin të merrnin përgjigje për hallet, problemet apo të ardhmen e tyre. Aty flisnin me ca priftëresha që u jepnin këtyre përgjigje pak si në tym – sipas një versioni pasi ato pinin gjithë kohës opium – por, ama, kjo ishte e llogaritur që pastaj priftërinjtë e mëdhenj me mjekër t’i interpretonin fjalët e tyre sipas interesave të pushtetit apo parasë që kishin te personat që shkonin atje.

Ndjesë ambasadores, por, me ardhjen e saj, ambasada ka filluar të flasë gjithnjë e më shumë me këtë gjuhën e priftëreshave të Delfit (më kujtohet p.sh. kur në protestën e Metës ajo u shpreh: “Nuk e kuptova se pse ishte atje flamuri amerikan”). Kësaj here, nga ky stil u frymëzua edhe prifti me mjekër, Edi Rama, që e interpretoi cicërimën e ambasadores me thënien e Shekspirit: “Ferri është bosh, djajtë janë të gjithë këtu”, që, e interpretuar drejt, sipas meje do të thotë se ambasadorja kërcënonte djajtë, d.m.th. kundërshtarët e tij, të cilët tashmë duhet të ishin në burg, se po vazhdonin t’i krijonin turbullira.

Meta, përkundrazi, e interpretoi duke thënë se fjala ishte për pengesat që po sjell Rama e të tijtë dhe nxori 14 pikat që ia ka dërguar që në prill ambasadës. Edhe Basha tha se ambasadorja e kishte me Ramën, i cili, me gjuhën e një deputeti, kishte kërkuar të shkapërceheshin apo ndryshoheshin ca nene të Kushtetutës. Por interpretimet u pasuruan edhe me skandalin Daci. Meqenëse ky bëri pis procesin e vetingut, ambasadorja, sipas këtij interpretimi, nxitoi të dënojë ndotësit për të mbajtur të pastër imazhin e Reformës (së suksesshme) në Drejtësi. Nuk mungoi as interpretimi se cicërima i drejtohej Edi Ramës, dora vetë, pasi amerikanët i kanë thënë të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe ligji për legalizimin e kanabisit, që të dyja në favor të narkotrafikantëve, me të cilët po ndërton kullat, por ai u ka dalë për duarsh, nuk u bindet më.

Duke luajtur rolin e priftit me mjekër të Delfit, po jap edhe unë interpretimin tim. Sigurisht, ambasadorja nuk ka qenë nën efekte opiumi, por pa dyshim ia ka turbulluar pak gjendjen shpirtërore shkatërrimi në atë mënyrë i Teatrit Kombëtar nga beniamini i ambasadës, sheiku i Albanisë, Edi Rama. Kështu, meqë nuk mund të thoshte dot: “Ambasada amerikane mbështet shembjen e Teatrit Popullor”-sepse kjo do ta ulte në minimumin e vet historik reputacionin në rënie pikiatë të Ambasadës– zgjodhi të japë mesazhin: Teatri është një aksident i parëndësishëm, vazhdoni punën, merruni me Reformën në Drejtësi.

Pse e them këtë? Sepse të flasësh për Reformën në Drejtësi ditët kur është kryer një nga krimet më të ulëta, jo vetëm ndaj kulturës e identitetit shqiptar, por edhe ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, është njëlloj sikur të inkurajosh mjekët që i ke paguar për të shëruar një pacient, të vazhdojnë të kërkojnë gjetjen e kurës, ndërkohë që këta, me vetëdije, e kanë vrarë pacientin dhe këtë e dinë të gjithë. Prandaj, për mua, fakti që Yuri Kim ka ardhur këtu me udhëzime të qarta që të mbështesë sheikun e Albanisë (për interesa amerikane dhe jo proceset demokratike e forcimin e shtetit e së drejtës), u provua edhe një herë me qëndrimin e Ambasadës ditën e shkatërrimit të Teatrit.

Pyetja shtrohet: pse e mbështesin amerikanët Edi Ramën? Sqaroj se kur them “amerikanët” nuk kam parasysh gjithë SHBA, por faktin fatkeq se ata që merren direkt me Shqipërinë nuk janë më shumë se 4-5 veta në Departamentin e Shtetit. Pra, kam parasysh këta dhe disa lobe rreth tyre. Deri te Lu-ja, që konsiderohej i administratës Obama, mbështetjen, deri në mbulimin me flamur amerikan të fushave me kanabis, e kemi shpjeguar me lidhjet e Ramës nëpërmjet Soros, me administratën e Klintonin etj..

E kemi shpjeguar edhe me gatishmërinë për të sjellë muxhahedinët, me harxhimet e trustit të kanabisit dhe kokainës për të promovuar imazhin e Kryeministrit artist vizionar, por edhe me një përçmim, që kanë thellë-thellë perëndimorët kur shohin sjelljen tonë prej hajdutësh pa pikë dinjiteti, që lëpijnë lart e pështyjnë poshtë, çka i bën të mendojë se shqiptarët kaq meritojnë: një sheik që luan solo pasi nuk janë në gjendje të luajnë muzikën e demokracisë me një orkestër. Disa nga këto arsye mbeten, por më duken si të pamjaftueshme po të kesh parasysh përshkallëzimin e pushtetit të krimit të organizuar në Albani. Prandaj, mua analiza më çon edhe në Kosovë.

Po të vesh re edhe atje, Kurti është pro-amerikan, siç është edhe opozita jonë pro amerikane, por ata nxituan ta rrëzojnë, megjithëse kohë pandemie, në favor të Thaçit. E pra, ka vetëm një gjë që i bën “antiamerikanë” si opozitën tonë, edhe Kurtin: ata janë kundër planeve për ndryshimin e kufijve, prandaj gjykoj se mbështetja e Ramës në Tiranë, ashtu sikurse ajo e Thaçit në Kosovë shpjegohet edhe me faktin se këta janë interlokutorët e zgjedhur për të kryer marrëveshjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë. Qofsha i gabuar, koha do ta vërtetojë.

Me këtë nuk dua të them se, sapo të kryejnë këtë punë, do të heqin dorë prej Ramës dhe Thaçit. Këtë nuk e besoj siç nuk besoj as një version që qarkullon se amerikanët duan të përfundojë Reforma në Drejtësi me çdo kusht dhe, pastaj, i pari që do të bjerë në rrjetën e saj do të jetë sheiku i Albanisë, dora vetë. Kjo është një përrallë e bukur për ata që presin t’ua nxjerrin gështenjat nga zjarri të tjerët.

Sot për sot di të them se shembja e Teatrit në atë mënyrë, megjithë shembjet e tjera që ajo përmban, nuk është e mjaftueshme që “amerikanët” të heqin dorë nga mbështetja për sheikun e Albanisë. Atyre që presin të ndodhë kjo, pra, që t’ua heqë SHBA sheikun pro amerikan që po i dhunon, po u kujtoj se, në Vietnamin e Jugut, kur amerikanët, për interesat e tyre gjeopolitike, mbështesnin një tip të tillë si autokrati Diem, e lëshuan atë vetëm kur kundërshtarët e tij, vietnamezët budistë, filluan të protestojnë duke u djegur të gjallë në Sajgon dhe kur fotot e tyre bënë xhiron e botës, duke diskredituar mbështetjen amerikane për Diem. Dhe ç’është më e keqja, ata, me të cilët e zëvendësuan, nuk dolën më të mirë.

Shpresoj që mesazhi që jep kjo histori, të jetë më i qartë për shqiptarët sesa cicërima e ambasadores Kim.

Weber: Dialogu nuk nis para gushtit, e shtyjnë edhe zgjedhjet në Serbi

Zyra e Grenellit deklaron se po pritet vetëm Qeveria e re e Kosovës për t’iu rikthyer negociatave. Sipas analistit gjerman Bodo Weber, edhe zgjedhjet e qershorit në Serbi, mund të jenë një nga arsyet e vonimit të dialogut deri në gusht. Megjithatë, sipas analistit gjerman, Grenell synon që marrëveshja të arrihet para nëntorit për disa arsye.

Përveç në Kosovë, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese po pritet edhe nga emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, zyra e të cilit ka thënë për Gazetën Express se dialogu do të rinisë sapo të formohet Qeveria e re në Kosovë.

Kushtetuesja po e trajton çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë, e aktgjykimi pritet të dalë deri më 29 maj. Nga ai varet fati i formimit të Qeverisë, të cilën po e pret Grenell.

Nga ana tjetër, në Serbi më 21 qershor do të mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat garon edhe partia e Presidentit të atjeshëm Aleksandër Vuçiq. Analisti gjerman, Bodo Weber, thotë se këto zgjedhje janë një nga arsyet që, sipas tij vonojnë rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Nuk jam i sigurt nëse Zyra e z. Grenell e pati specifikisht për rezultatin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pritet këtë javë, kur iu referua formimit të qeverisë. Unë do të thosha të presim për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje të ngatërruar”.

“Çka do që të jetë, nëse dikush llogarit të gjithë rrethanat që ndikojnë në dialog – zgjidhja e votimit të mosbesimit, zgjedhjet në Serbi dhe masat ekzistuese për udhëtimet ndërkombëtare, për të mos folur për mosmarrëveshjet transatlantike mbi atë se kush e udhëheq dialogun – nuk e di se si do të mund të rinisnin bisedimet para gushtit”, ka

Zyra e Grenellit ka thënë javën e kaluar se nuk do ka të caktuar ndonjë afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë. Weber thotë se nuk mund ta dijë nëse ka afat, por ai beson se Grenell do të provojë që t’i vinte fundit të bisedimeve mes dy shteteve para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

“Nuk ka [afat të fundit për marrëveshje], por do të isha vërtetë i befasuar nëse Grenell nuk do të synonte të arrihet një marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA, sepse kush e di ku do të jetë Ballkani, Amerika dhe personalisht z. Grenell pas nëntorit”, ka thënë analisti gjerman.

Sipas Weberit, një marrëveshje e shpejtë – brenda muajve – do të mund të arrihej vetëm nëse do të përmbante shkëmbimin e territoreve.

“Por, për që të arrihet një marrëveshje “përfundimtare” këtë vit, para nëntorit, këtu është vetëm një mundësi – ajo që Grenell insiston vazhdimisht se nuk bisedon për të: një marrëveshje e shpejtë dhe false mbi shkëmbimin e territoreve. Edhe nëse një marrëveshje e tillë duhet të arrihet, atje, ajo kurrë nuk do të mund të zbatohet. Përkundrazi, do të çonte në destabilizim serioz të Kosovës, Serbisë dhe më gjerë në rajon”, ka thënë Grenell.

Zyra e Grenellit ka konfirmuar gjatë fundjavës, se ai, edhe pse po largohet nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjermani, do të mbetet i angazhuar në dialogun Kosovë – Serbi.

“Ambasadori Grenell mbetet si emisar i Presidentit, dhe ai po shikon të vazhdojë dialogun sapo të përcaktohet formimi i Qeverisë së re të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Grenellit, Dick Custin, për Gazëtën Express.

Ndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka pushuar nga nëntori i vitit 2018, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj vendosi tarifën ndaj produkteve serbe.

Kjo tarifë është hequr nga Qeveria e Albin Kurtit, për t’u zëvendësuar me reciprocitetin ndaj Serbisë, të cilën e ka kundërshtuar fuqishëm ambasadori Grenell.

Qeveria e Kurtit u rrëzua me mocion të partnerit qeveritar, LDK’së, me arsyen kryesore “rrezikimin e raporteve me Amerikën”, për shkak të mosbindjes së Kryeministrit ndaj ambasadorit Grenell, i cili ka marrë në dorë ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë.

SHBA dhe BE për dialogun: Strategji të ndryshme për detyrën e njëjtë

Amra Zejneli-Loxha

Është shumë e rëndësishme dhe një hap i madh që dy ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës kanë përcaktuar koordinatat për rivendosjen e negociatave për marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit nga Berlini.

Deklarata i referohet një letre të hapur, të publikuar nga ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës më 23 maj.

Heiko Maas dhe Jean Yves Le Drian kanë deklaruar se para se të arrihet një marrëveshje, shumë çështje të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen.

“Nuk ka shkurtime ose zgjidhje të shpejta. Kërkohet një qasje serioze dhe negociata të strukturuara mirë me Bashkimin Evropian si ndërmjetës të sinqertë”, kanë thënë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas - foto arkivi.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas – foto arkivi.

“Unë e shoh këtë si një hap domethënës përpara dhe, tani e tutje, të gjithë duke filluar nga zoti Grenell [Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi], partitë qeverisëse në Kosovë, madje edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të duhet të pozicionohen kundër këtij kuadri serioz të ekspozuar për rivendosjen e dialogut”, tha Weber.

“Ne kemi nevojë për angazhim më të fortë në ndërmjetësim dhe vendosmëri politike. Të dyja këto mund të priten nga Mirosllav Lajçak [përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi] dhe ekipi i tij, me mbështetjen e përfaqësuesit të lartë [të BE-së], Borell, si dhe të Berlinit dhe Parisit,” thuhet në letrën e hapur të ministrit gjerman dhe atij francez.

Sipas tyre, tani që Lajçak ka marrë detyrën, është koha për të rifilluar dialogun dhe Franca dhe Gjermania janë të gatshme t’i ofrojnë Lajçakut dhe ekipit të tij një mbështetje të fortë politike, diplomatike dhe ekonomike.

Qëllimi është të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

Në letër, dy ministrat nuk përmendin bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë proces, do të thotë me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialog, Richard Grenell. Weber tha se letra, në mënyrë jodirekte i referohet Grenellit.

“Është shumë indikative. Ajo letër iu referua disa proceseve politike që lidhen me veprimet e zotit Grenell dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke kritikuar se në një kohë pandemie nuk është koha për ndarje të brendshme, kjo pjesë është shumë thelbësore në letrën e ministrave – se nuk ka rregullime të shpejta, porse është e nevojshme një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura – indirekt iu referua shumë qartë veprimeve të zotit Grenell dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Weber.

Nga zyra e Grenellit nuk kanë dashur të komentojnë për qëndrimet e ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës. Zëdhënësi i tij, Dick Custin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Grenell, pasi të tërhiqet si ambasador në Berlin, ai do të mbetet i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi dhe se ai “po pret për diskutimin e ardhshëm për dialogun, sapo të përcaktohet përbërja e qeverisë së (Kosovës)”.

Edward Joseph, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se administrata e Donald Trumpit po përpiqet të arrijë një marrëveshje me çdo kusht para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, duke mos pasur shumë kujdes në përmbajtjen e asaj marrëveshjeje.

“Është e qartë se Grenell është me nxitim të madh. Ambasadori amerikan në Serbi e përshkroi atë me fjalë të shkurta si një ‘njeri shumë energjik’, gjë që është e pazakontë. Unë këtë e interpretoj si një burrë që dëshiron të arrijë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me çdo kusht, pavarësisht nga cilësia e kësaj marrëveshjeje apo nëse është në interesin afatgjatë amerikan. Është shumë e rëndësishme të theksohet se a janë Grenell dhe ambicia politike e administratës së Trumpit në përputhje me interesat amerikane? Të them më saktë, ajo marrëveshje a do të çojë drejt stabilizimit apo drejt destabilizimit shtesë?”, tha Joseph.

“Angazhimi i deritanishëm i Grenellit pa Brukselin si partner do të thotë se Uashingtoni do të marrë përsipër barrën e zbatimit të asaj marrëveshjeje në rajon, në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë angazhuar bashkërisht në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme”, shtoi ai.

Bodo Weber tha se është e qartë se nuk ka bashkëpunim në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me çështjet e negociatave për marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë që nga emërimi i Grenellit si i dërguar special, në tetor të vitit 2019.

Sipas tij, minimi i rolit drejtues të BE-së në atë proces ka filluar me ”letrat e qëllimeve” në mes të Kosovës dhe Serbisë për krijimin e një linje ajrore dhe hekurudhore, si dhe për ndërtimin e autostradave, të cilat u arritën nën kujdesin e Grenellit, e në të cilat Bashkimi Evropian nuk ishte i përfshirë.

Ai shtoi se përkundër lidhjeve tradicionale në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ”kjo administratë e Trumpit nuk vepron aspak në frymën politike të administratave të mëparshme që mbështesnin pavarësinë e Kosovës”.

“Nëse me të vërtetë ekziston insistimi i liderëve politikë, të cilët do të marrin pushtetin në Kosovë, që administrata e Trumpit, përkatësisht zoti Grenell duhet të udhëheqë dialogun dhe jo Bashkimi Evropian, e në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [që aspirojnë të formojnë qeverinë e re] nuk e mbështesin shkëmbimin e territoreve apo ndarjen e Kosovës, mbetet të shihet se për çfarë shërben ky dialog paralel, i cili udhëhiqet nga zoti Grenell, a është i udhëhequr me të vërtetë nga interesat dhe motivet ekonomike?”, tha Weber.

“Në atë rast, kam frikë se ky dialog nuk do të çojë askund. Mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet ekonomikisht, sepse nuk është një konflikt ekonomik. Nëse do të ngjallen dyshimet nga ana e akterëve politikë dhe analistëve se në negociatat e fshehta të Grenellt me dy presidentët është bërë edhe një përpjekje tjetër për të nxitur shkëmbimin e territoreve, unë mendoj se atëherë do të shohim një vjeshtë shumë të nxehtë politike”, tha Weber.

Të kujtojmë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më parë se Grenell ishte përfshirë direkt në përmbysjen e qeverisë së tij më 25 mars, vetëm sepse “Grenell është në nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë” deri në shtator dhe se marrëveshja që Grenell kërkon përfshin shkëmbim territoresh.

Sidoqoftë, Grenell, menjëherë pas deklaratës së Kurtit, ka thënë se “nuk kishte asnjë bisedë për shkëmbim territoresh – nuk u diskutua në praninë time”.

Në anën tjëtër, në rolin kryesor amerikan në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë insiston presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më parë ka deklaruar se, derisa Bashkimi Evropian dëshiron të marrë pjesë në proces, ai së pari duhet të heqë vizat për Kosovën.

Ai gjithashtu ka kundërshtuar emërimin e Lajçakut, duke thënë se ai nuk është i besueshëm për këtë proces.

Se kush do të udhëheqë dialogun në të ardhmen, për sa i përket Kosovës, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të merret këtë javë.

Gjykata duhet të japë vendimin e saj nëse Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i caktuar si mandatar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të formojë qeverinë e re pas rënies së qeverisë Kurti me anë të votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars.

Kurti beson se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë dhe se çdo formim i një qeverie, e cila nuk i ka fituar zgjedhjet, është antikushtetues.

Përgatiti: Donika Alihajdaraj

Weber: Berlini dhe Parisi do ta marrin rolin kryesor në dialogun Kosovë-Serbi

Analisti politik në Këshillin Gjerman për Demokratizim, Bodo Weber, ka thënë se paralajmërimi i Gjermanisë dhe Francës për përfshirje më të madhe në dialog s’duhet të interpretohet si thirrje për të rifilluar menjëherë negociatat.

“Artikulli është së pari një rekomandim i fortë nga Berlini dhe Parisi për ta marrë rolin kryesor në dialog, dhe për të theksuar se dialogu në të kaluarën ka qenë, dhe mbetet ai i udhëhequr nga BE-ja. Së dyti, fjalia më e rëndësishme për mua është insistimi se ‘nuk ka zgjidhje të shkurtra dhe rregullim të shpejtë”, ka thënë Weber

Në një opinion të botuar , ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që t’i zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

“Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si ndërmjetës luajalë. Nevojitet një ndërmjetësim më solid dhe vendosmëri politike – gjë që mund ta prisni nga Miroslav Lajçaku dhe ekipi i tij – me mbështetjen nga ana e përfaqësuesit të lartë Borrell, si dhe atë të Berlinit dhe Parisit”, kanë shkruar ata.

Weberi thotë se deklarata qartësisht i referohet frikës së ngritur ditëve të fundit, se nëse mund të ketë një shtytje të përtërirë për një rregullim të shpejtë dhe të rremë, “do të thotë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në gusht-shtator”.

Analisti gjerman vlerëson se mund të paraqiten pengesa në përpjekjen për arritjen e marrëveshjes.

“Duke marrë parasysh skenarët e ndryshëm të mundshëm që lidhen me vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e situatës pas votimit të mocionit të mosbesimit, nga njëra anë, dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit në Serbi nga ana tjetër, një raund i ri i negociatave të Brukselit nuk mund të ndodhë para korrikut, me gushtin më realist”, ka thënë Ëeber.

Sipas tij, pengesat kryesore në njërën anë është performanca e të dërguarit amerikan Grenell, “që minon rolin kryesor të BE-së në negociata dhe krijon hapësirë manovruese për elitat politike në Kosovë që ndjekin synimet e brendshme politike, dhe nga ana tjetër konfuzionin e prodhuar nga BE-ja vetë në lidhje me vendosmërinë e saj për t’i udhëhequr negociatat për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse bazuar në parimet dhe synimet që përbëjnë dialogun politik në vitet 2012-13”.

Weber thotë se BE-ja po përpiqet t’i japë fund qasjes armiqësore të Serbisë që kundërshton shtetësinë e Kosovës.

Grenell po pret qeverinë e re për të vazhduar sa më parë dialogu me Serbinë

Richard Grenell do të mbetet i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, pas lajmit se ai do të tërhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Berlin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dick Custin.

“Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, posa që të finalizohet krijimi i Qeverisë në Kosovë”, ka thënë Custin, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në Twitter se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Grenell ka postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar “E vërtetë” në llogarinë e tij në rrjetin social.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump.

Sipas informatave të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, 53-vjeçari do të tërhiqet shumë kohë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor. Robin Quinville, që ka qenë zëvendëse e Grenellit, pritet të marrë përsipër detyrat e tij

Ëndrra e presidentit vazhdon! – Nga Vjosa R. Osmani

Në prag të 24 Majit, Ditës së Presidentit, e inicuar si ditë presidenti nga vetë dr. Ibrahim Rugova, e kujtuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, ideatorin e shtetësisë së saj, njeriun e butë por këmbëngulës në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë.
U përkulëm para varrit të Presidentit historik, me kujtesën e freskët për njeriun, i cili na mësoi se këmbëngultësia në parime, sado e vështirë, është rruga e vetme për ta realizuar ëndrrën për shtet që i bën të dinjitetshëm qytetarët e vet dhe ua garanton atyre liritë qytetare; se ëndrra për t’i shërbyer me dinjitet vendit është më e madhe se moskuptimi, sharjet e sulmet nga ata që s’mund ta kuptojnë vizionin tuaj, madje edhe kur sulmoheni me bomba, sikur i ndodhi presidentit tonë, 16 vjet më parë.
Sot, vetura në të cilën ndodhej presidenti Rugova atë ditë, së bashku me veturat e tjera të eskortës së tij, gjinden në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në mëshirë të fatit. Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, do t’u propozoj institucioneve përgjegjëse që këtë veturë, e cila është pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ta marrin nën mbrojtje. Atë veturë nuk guxon ta mbulojë pluhuri i harresës. Ajo është dëshmi se duhet ta ruajmë kujtesën kolektive e jo të bëhemi pjesë e amnezisë kolektive. Është dëshmi se Presidenti nuk thyente parimet as kur përballej me bombat. Prandaj, ajo veturë duhet të jetë në muze, qoftë në Muzeun Kombëtar, qoftë në atë të Pavarësisë, sepse, sikur e gjithë veprimtaria e dr. Rugovës, ajo është dëshmi se vizioni për shtetin e pavarur, i prirë nga dashuria për vendin, është i pathyeshëm; se këmbëngulja për ta ndërtuar vendin është më e madhe se cilado pengesë dhe se kujtesa për lëvizjen për pavarësi është kujtesë për qenien tonë.
Ne do ta kujtojmë përherë presidentin Rugova si njeri stoik e si model të papërsëritshëm të politikanit, i cili ia dha politikës dimensionin më të çmuar të saj: atë human; e kujtojmë unifikuesin e jashtëzakonshëm të popullit të tij e përafruesin po kaq të madh të pikëpamjeve të ndryshme politike rreth vizionit për lirinë. Ai u ndihmoi shqiptarëve që ta krijonin lirinë e brendshme, si premisë mbi të cilën do ta realizonin lirinë fizike dhe kjo qe e arritur e jashtëzakonshme e tij dhe e lëvizjes që ai e udhëhoqi; e kujtojmë udhëheqësin shpirtëror të shqiptarëve, i cili vizionin e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare e shpalosi aq bindshëm nëpër kancelaritë botërore, sa krijoi ura miqësie gjithandej globit dhe e vulosi përfundimisht aleancën e qëndrueshme e të përhershme të shqiptarëve me qytetërimin e vendet e përëndimit. Këto, sikur dihet, ia mundësuan Kosovës që përfundimisht ta prekte ëndrrën për të jetuar e lirë, ëndërr që u bë realitet më 1999.
Ëndrra e presidentit vazhdon!

Orvatja e katërt për rrëzimin presidencial të Republikës së Kosovës – Nga Albin Kurti

1. Nga vizita në Washington D.C. u kthye duarthatë. Qëndroi atje mbi një javë, nga 23 shkurti deri më 2 mars 2020, takoi Vuçiqin e Serbisë, u soll e pështoll korridoreve pa arritur të ndodhet në të njëjtin kuadër filmik me Presidentin Trump ose Zëvendës Presidentin Pence. Unë nuk ju bashkova në lidhjen e shkurtër që ka me Vuçiqin për ujdi me thika mbi hartën e Kosovës. Ngeli pa marrëveshjen ‘historike’ sepse edhe ndërmjetësit amerikanë edhe presidenti serb e dinin që nuk ka legjitimitet: në Kosovë ishin kurorëzuar ndryshimet e 6 tetorit me qeveri të re të 3 shkurtit.
2. Të nesërmen e shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore më thirri në telefon. Presidenti më thoshte që don të konsultohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Ia shpjegova që nuk janë krijuar kushtet për gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Situata është nën kontroll. Më 17 mars mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në kohën kur nuk kishim asnjë të vdekur nga virusi Corona dhe vetëm 19 të infektuar. Edhe aty dështoi që ta fitojë diskutimin për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria dhe mekanizmat shtetërorë po funksiononin të sinkronizuar si rrallë herë më parë. Me një përjashtim prej ministri.
3. Me 25 mars u bënë bashkë ata që në fakt nuk ishin ndarë. E votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë ndërkohë që nuk donin zgjedhje të reja! Meqë humbën te populli donin të fitonin në tavolinë. Të anashkalonin edhe fituesin e zgjedhjeve edhe më të votuaren e LDK-së. Pas 25 marsit, Presidenti po sillej thua se nuk kishte ndodhur 3 shkurti. Mirëpo, ai PLAN kishte dështuar në mëngjesin e 3 shkurtit, kur Presidenti kishte kërkuar nga deputetët e pakicave joserbe që të mos e votojnë qeverinë, me premtimin se herën e dytë ai do t’ia jep mandatin LDK-së kurse ata do të marrin më shumë ministri. 😉 Mbase PLAN-i edhe ka besuar që ne të LVV aq shumë e duam pushtetin saqë do biem në depresion kur të na e rrëzojnë qeverinë. 🙂 Mirëpo, ne nuk mund ta duam pushtetin sikur ata. Për neve pushteti është mjet për shtetin dhe qytetarët e jo shtëpi e re për qeveritarët. Ne jemi në detyrë.
4. Gjykata Kushtetuese duket se është nën trysni të paparë nga veprimet e Presidentit. Dekreti i tij kapërceu partinë fituese dhe mandatoi atë që nuk ishte as në mesin e dhjetë më të votuarve në zgjedhjet e 6 tetorit! Teksa diskutimi që duhet të bëjmë është për datën më të përshtatshme për zgjedhje. Sepse rasti i tanishëm as formalisht e as materialisht nuk është i ndryshëm prej viteve 2010 dhe 2017: binte qeveria e shkohej në zgjedhje, pra respektohej procedura ashtu si e parasheh shprehimisht Kushtetuta. Në anën tjetër, Presidenti shpalli se 20 ditë është afati që duhet të ketë partia fituese për të çuar emër, pra, nga letra e parë me 2 prill deri te tryeza konsultative me 22 prill. Presidenti në Republikën e Kosovës është politikisht joaktiv. Ai nuk përzgjedh kandidatët e as nuk përcakton afatet, por veçse pranon propozimet. Presidenti simbolik, meqë vuan këtë fakt, don ta kthejë Republikën në simbolike. Me sjelljet e tij ilegale synon ta reduktojë shtetin në institucion paralel ndërsa Kushtetutën në udhëzim të tij administrativ.
Edhe orvatja e katërt do t’i dështojë. Koha nuk kthehet mbrapsht. 6 tetori 2019 ka ndodhur. Që prej atëherë, koha ka ecur përpara. I thjeshtë është problemi të dashur qytetarë: nuk mund ta shpëtojmë edhe Republikën edhe këtë President. E, unë e kam ndarë mendjen. Moti.

20 maj 2020

Pandemia etnike, si po rikthen virusi ndasitë racore në Europë dhe në Ballkan – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Në mes të pandemisë dhe rënies ekonomike, Europa përballet, gjithnjë e më shumë me ndasi etnike dhe rajonale. Teksa irritimi dhe varfërimi i shoqërive shtohet, vetë-mbrojtja brenda grupit dhe agresioni (ndaj atyre) jashtë grupit do të përshkallëzohet. Konflikte të tilla mund të jenë të disa formave, që nga ksenofobia anti-emigrantë dhe shënjestrimi i pakicave deri tek mosmarrëveshjet ndër-rajonale dhe ndër-shtetërore. Ato gjithashtu krijojnë një terren të përshtatshëm për fuqitë kundërvepruese si Rusia.

Në vende të ndryshme raportohet një rritje e ksenofobisë anti-emigrantë dhe e abuzimit racist sëbashku me akuzat se emigrantët përhapin sëmundje. Sipas Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA), njerëzit që mendohet të jenë me origjinë kineze ose aziatike janë veçanërisht të shënjestruar. Për radikalët e djathtë, faji më i madh qëndron në përpjekjet e liberalëve  globalistë për të promovuar multikulturalizmin, i cili sipas tyre, dobëson shoqëritë në kohë krizash.

Pakicat etnike që kanë jetuar në një vend të caktuar ndër breza gjithashtu mund të përzgjidhen për tu sulmuar, pavarësisht  nëse ata akuzohen se përfitojnë padrejtësisht nga ndihmat e shtetit, se përpiqen për të drejta më përfshirëse për minoritetet, apo se thjeshtë janë shënjestra më të lehta. Komunitetet Rome në disa shtete, përfshirë Rumaninë, Holandën dhe Irlandën, kanë dëshmuar rritje të abuzimit policor (ndaj tyre) gjatë emergjencës shëndetësore. Në Francë, nacionalistët kanë bërë thirrje që të gjithë popullsitë jo të bardha të dërgohen në “vendin” e tyre.

Mosmarrëveshjet ndër-rajonale brenda shteteve etnikisht të ndara gjithashtu mund të thellohen. Marrëdhëniet midis verioreve hollandisht-folës të dhe jugoreve frëngjisht-folës në Belgjikë janë të përkeqësuara për shkak të kundërpërgjigjes ndaj pandemisë. Argumentet në lidhje me paketat e rimëkëmbjes ekonomike dhe oraret për rihapjen e ekonomisë po ndezin separatizmin Flemish që ankohen se prej tyre pritet të shpëtojnë  financiarisht zonat më të varfra.

Shpërndarja e fondeve të ardhshme të rimëkëmbjes ndërmjet rajoneve dhe vendeve të BE-së ka gjithashtu gjasa që të ndezë armiqësitë dhe madje edhe të ringjallë ndasi mes Europës veriore dhe asaj jugore. Një numër qeverish të Europës Qendrore janë shprehur se kanë frikë se do të humbasin para nga buxheti i BE-së, të cilat do shkojnë drejt vendeve jugore, si Italia dhe Spanja, që janë prekur më shumë nga virusi.

Mosmarrëveshje ndër-shtetërore gjithashtu mund të nxiten nga pretendimet për territore etnike dhe akuzat e separatizmit. Për shembull, qeveritë në Bukuresht dhe Budapest po përdorin pakicën hungareze në Transilvani si një kartë kundër kundërshtarëve të tyre politikë si dhe për të ngritur kredencialet e tyre kombëtare gjatë krizës. Presidenti rumun Klaus Iohannis ka akuzuar opozitën se po komplotonte me pakicën hungareze dhe planifikonte t’ia jepte Transilvaninë Hungarisë, teksa qeveria rumune ishte e pavëmendshme prej pandemisë.

Një tjetër përplasje diplomatike midis Bukureshtit dhe Budapestit u shkaktua nga dërgimi i pajisjeve mbrojtëse prej këtij të fundit për të shtypur pandeminë tek hungarezët në Transilvani. Perceptimet për favorizim etnik gjatë një krize kombëtare përkeqësojnë dukshëm tensionet mes përkatësive. Kryeministri hungarez Victor Orban i përkeqësoi tensionet rajonale pasi në faqen e tij në Facebook postoi një hartë të Hungarisë para Luftës së Parë Botërore, ku përfshiheshin territore të Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.

Gjatë pandemisë, ndarjet etnike gjithashtu po manipulohen nga Rusia, në mënyrë që të fitojë avantazhe politike në shtetet e synuara. Në fillim të majit, qeveria qendrore e Bosnje-Hercegovinës reagoi ashpër kundër vizitës së një ekipi mjekësor rus në Republikën Serbe dhe në qytetin me shumicë kroate të Mostarit. Në njësinë mjekësore raportohet se përfshihej edhe personel ushtarak rus. Sarajeva është veçanërisht dyshuese për lidhje të ngushta midis zyrtarëve rusë, separatistëve serbë dhe nacionalistëve kroatë.

Sidoqoftë, faktori etnik mund të përdoret për të kundërsulmuar Moskën. Kremlini ka lejuar që të 85 rajonet federale të vendosnin kufizimet e veta gjatë pandemisë dhe disa qeveri me republikë kanë vepruar me pavarësi të shtuar. Zyrtarët në Çeçeni kanë ndaluar hyrjen e të gjithë transporteve në republikë duke bërë që kryeministri federal të ankohej se ata po tejkalonin autoritetin e tyre. Pandemia gjithashtu ka nxjerrë në pah gjendjen e shkatërruar të kujdesit shëndetësor dhe thellimin e mosbesimit të autoriteteve në të gjithë Kaukazin e Veriut dhe rajoneve të tjera të trazuara në Rusi.

Si Europa ashtu edhe Rusia do të përballen me lëvizje etno-nacionale dhe rajonale në rritje nëse vihet re se qeveritë qendrore po dështojnë t’i përgjigjen frikës, pasigurisë dhe krizës ekonomike. Nëse kushtet ekonomike përkeqësohen seriozisht dhe BE akuzohet se nuk ka siguruar ndihmën e nevojshme, Ballkani është veçanërisht i gatshëm për tu shfrytëzuar nga nacionalistët dhe fuqitë e jashtme.

Moska dëshiron të thellojë ndikimet e saj copëtues në rajon duke kërkuar një rol në bisedimet Serbi-Kosovë. Ajo përllogarit se kriza ekonomike dhe zelli i Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje përpara zgjedhjeve të SHBA në nëntor i jep asaj mundësi. Përfshirja e Rusisë do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme, pasi ajo do t’I jepte guxim Beogradit për të kërkuar lëshime të ndryshme, për të dobësuar sovranitetin e Kosovës, dhe për të marrë mbrapsht shtetësinë e saj.

Dita70, Albania

ETHNIC PANDEMIC

Janusz Bugajski, 22 May 2020

In the midst of the pandemic and economic crash, Europe faces growing ethnic and regional divisions. As societies become increasingly frustrated and impoverished, in-group self-defense and out-group aggression will escalate. Such conflicts can assume several forms, from anti-immigrant xenophobia and minority scapegoating to inter-regional and inter-state disputes. They also produce fertile terrain for adversarial powers such as Russia.

A rise in anti-immigrant xenophobia and racist abuse has been reported in various countriesamidst allegations that migrants spread disease. According to the European Union’s Agency for Fundamental Rights (FRA), people perceived to be of Chinese or Asian descent have been especially scapegoated.For radical rightists the ultimate blame lies in liberal-globalist attempts to foster multi-culturalism, which allegedly weakens societies during times of crisis.

Ethnic minorities who have resided in a country for generations can also be singled out for attack, whether they are accused of benefiting unfairly from state assistance, canvassing for greater minority rights, or are simply easy targets. Romani communities in several states, including Romania, Holland, and Ireland, have seen a rise in police abuse during the health emergency. In France, nationalists have called for sending all non-white populations back to their “home” countries.

Inter-regional disputes within ethnically bifurcated states may also deepen. Relations between Belgium’s Dutch-speaking northerners and French-speaking southerners are deteriorating over responses to the pandemic. Arguments about economic rescue packages and timetables for reopening the economy areinflamingFlemish separatism with grievances thatthey are expected to bail out the poorer Walloons.

The distribution of future recovery funds between EU regions and countries is also likely to stir animosities and even revive division between northern and southern Europe. Several Central European governments have expressed fear that they will lose money from the EU budget to southern countries that have been most afflicted by the virus, such as Italy and Spain.

Inter-state disputes can also be incited by ethno-territorial claims and charges of separatism. For instance, governments in both Bucharest and Budapest are using the Hungarian minority in Transylvania as a foil against their political opponents and to raise their national credentials during the crisis. Romanian President Klaus Iohannis accused the opposition of planning to give Transylvania to Hungary in a conspiracy with the Hungarian minority while the Romanian government was distracted by the pandemic.

A diplomatic rowbetween Bucharest and Budapest was also triggered by the latter’s dispatch of protective equipment to stymie the pandemic to Hungarians in Transylvania. Perceptions of ethnic favoritism during a national crisis evidently exacerbate neighborhood tensions. Hungarian Prime Minister Victor Orban further aggravated regional tensions by posting a map of pre-World War One Hungary on his Facebook page, including sections of Romania, Serbia,Croatia, Ukraine, and Slovakia.

Ethnic divisions have also been manipulated by Russia during the pandemic to gain political advantages in targeted states. In Bosnia-Herzegovina the central government reacted strongly in early May against the visit of a Russian medical team to the Serb Republic and to the Croatian majority city of Mostar. The medical unit reportedly included Russian military personnel. Sarajevo is especially suspicious of closer ties between Russian officials, Serbian separatists, and Croatian nationalists.

Nonetheless, the ethnic factor can also backfire against Moscow. The Kremlin permitted all 85 federal regions to impose their own restrictions during the pandemic and some republican governments have acted with increasing independence. Officials in Chechnya stopped all transportation from entering the republic leading to complaints from the federal Prime Minister that they were overstepping their authority.The pandemic has also highlighted the calamitous condition of health care and deepened distrust of the authorities throughout the North Caucasus and other restive regions in Russia.

Both Europe and Russia will face growing ethno-national and regional movements if central governments are seen to be floundering in their response to fear, uncertainty, and economic crisis. The Balkans in particular are ripe for exploitation by nationalists and outside powers if economic conditions seriously deteriorate and the EU is accused of failing to provide necessary assistance.

Moscow wants to deepen its disruptive influences in the region by seeking a role in the Serbia-Kosova talks. It calculates that the economic crisis and the eagerness of the White House to achieve a deal before the US elections in November provides it with opportunity.Russia’s involvement would prove extremely damaging, as it would embolden Belgrade to demand various concession to weaken Kosova’s sovereignty and reverseits statehood.

Urim e Thirrje! – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Besimtarë myslimanë, faleni namazin, shpërfillni Zhupan Ramën.

Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga Satanai i Surrelit.

Vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë, miqt’ e mij’ kudo që ndodheni:
Unioni Artistik i Kombin Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ju uron gezuar Fitër Bajramin.
Allahu na pranoftë agjërimin e lutjet tona.
Falenderimet i takojnë Atij, krijuesit të gjithësisë, atij që krijoj qiellin dhe tokën, fuqiplotit, të mëshirueshmit, Zotit.
Lutemi që Allahu të blatojë mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja, për mbarë Kombin Shqiptar.
Na largoftë të keqen.
Në këtë ditë të madhe lutemi për të varfërit, jetimët, njerëzit në nevojë, për një jetë më të mirë për ta.
Lutemi për mbarë njerëzimin, që jeta të ngadhënjejë mbi vdekjen e bota të shpëtojë nga kercënimi serioz i Covid-19-ës, shpikur nga medja diabolike e darvinëve të rinj’, komunistë kinezë, të cilët u përpoqën të asgjesojnë demokracitë botërore dhe inkurajuan instalimin e pushteteve autokratike, model allaRama.
Lutemi që Shqipëria të shpetojë nga totalitarizmi ramian.
Ndalimi i faljes së namazit nga despoti ynë, që nuk ka moral, besë as fe, nuk e zbeh dot madhështinë e kësaj feste.
Forcën e saj e shpreh më zemër dhe me shpirt çdo besimtarë.
Por siç u tall ai me namazin do tallet dhe Zoti me të, ashtu siç u tall me shtatoren e Enver Hoxhes me lak në qafë para tre dekadash.
Populli ynë ka një fjalë të urtë popullore:
“Zoti vonon por nuk harron”.
Para një gjysëm shekulli diktatori Enver Hoxha shembi kisha dhe xhamia, disa prej tyre i ktheu në vatra kulture, qendra të propogandës së pushtetit të tij.
Kjo platformë e kishte zanafillën tek bolshevizmi dhe tek levizja kulturore e Maos në Kinë.
Diktatori Hoxha kaloj çdo limit të fantazisë njerëzore, shpalli Shqipërinë të vetmin vend ateist në botë, duke denuar me vdekje dhjetëra misionarë, burgosur e internuar qindra klerikë, sidomos katolikë e bektashinjë, sëbashku me familjet e tyre, megjithatë nuk e shkuli dot besimin tek Zoti të Popullit Shqiptar.
Epilogu i pushtetit të tij erdhi me lak në qafë.
Talebani Edi Rama pas shembjes së Tempullit të kulturës shqiptare, shtëpisë së artit, Koloseut të identitetit kulturor shqiptar, urdhëroj gestapon e tij të ushtroj dhunë të pashembullt policore ndaj protestuesve paqësorë, pikërisht në muajn e madhnueshëm të Ramazanit, duke mos kursyer artistë, gazetarë, ish deputetë, madje edhe qytetarë që agjeronin.
Tani Zhupani ynë ndalon namazin, biles duke u tallur me të.
Ai demonstroj kështu haptazi urrejtje fetare.
Ky veprim çertifikoj filozofinë hegjemoniste dhe celebroj portretin ortodokso- bizantin të pushtetit të instaluar nga zhupani i vetëpagëzuar si sundimtari suprem, sivllau i Vuçiçit dhe Putinit, i cili synon zhbërjen e identitetit kulturor, integritetit territorial, zhdukjen e besimit fetar, transplantin e racës shqiptare, duke e zbrazur Shqipërinë nga shqiptarët dhe zëvendësimin e tyre me racën aziatike, që po e sjell të maskuar në emër të filantropisë.
Por ky vendim i Dushman Ramës s’e ndalon dot kuvendin e besimtarëve me Perendinë.
Ai nuk mund të shkulë besimin tek Zoti të shqiptarëve dhe nuk mund t’i asimilojë ata.
Atë nuk e bënë dot perandorët romako -bizantinë, zhupanët e Serbisë, Nemanjiqët, Stefan Deçani e Stefan Dushani, sulltanët e Turqisë, fashizmi e diktatura komuniste.
Identitetin kulturor, besimin e shqiptarëve, adn-në e tij s’e zhdukën dot të gjithë ata diktatorë në mijëra vite, prandaj nuk mund ta zhdukë as neodiktatura e Edi Ramës.
Kombi Shqiptar tani ka bekimin e mbështetjen hyjnore për të rrëzuar juntën ushtarake të tij, të instaluar duke shfrytëzuar pandeminë botërore.
Shqiptarët tani kanë të drejtn hyjnore absolute për të zhbërë me çdo çmim pushtetin absolut, për të shembur regjimin totalitar’ të kuislingut që vuri në pikëpyetje vetëekzistencën e Kombi tonë duke u bërë aktor e protagonistë, i ndarjes se territoreve të tij, zhbërjes së identitetin kulturor, integritetit territorial, transplantit rracor’ e tjetërsimit fetar’.
Besimtarë myslimanë falni namazin, lutuni e shpërfillni Zhupanin, Satanain e katakombeve të Surrelit.
Zoti e shpëtoftë Kombin shqiptar nga djalli Edi Rama.
Allah Allah.
Amin.

(11) VIRUSI PYET: PO KET A E DINI: CILI ASHT GJUETARI..?- Nga Fritz RADOVANI

 

DO MARR ÇIFTEN MORE, DO DAL PER GJAH…

Jaman shok-o, jaman aman…
E çiftenë more me gjithë zagar,
Jaman shok-o, jaman aman…
E çu ngjita more sipër në mal
Jaman shok-o, jaman aman…
E pashë dy more të bukuro,
Jaman shok-o, jaman aman…

Kaluene një jetë, dit’ e natë tue gjuejtë..Cili po vret ma shumë?

Besoj, ju kujtohet kjo kangë andej kah Pogradeci… Eeee, iku ajo kohë, kjoftë per atëherë… Ikën edhe ata.., që e këndonin…

Ikën gjuetarët… E vështirë se vijnë ma monstrat e tyne… Ikën.!

Po mundohet “Rilindja” me vazhdue kangën e tyne… Po, na u gjet havale ky “virusi”… Erdhi bash në kohen ma të keqe, kur gjithë Ballkani ishte çue peshë “me coptue Shqipni e Kosovë”?!

Kësaj i thonë, si dikur t’ vjetrit: “Mos me t’ lane dreqi rahat”!

Shpesh’ e shikoj këte foto… E u bane sa vjet’ e vjetë që nuk dij me e kuptue se, cili kje gjuetari e cili zagari? Veç, kur ndigjoj…

Çiftëja bam… zagari ham… ham… ham… Si sot… ham …ham!

I vetmi vend n’ Botë, ku lehin “heronjtë” edhe mbas vdekjes…

                      Melbourne, 24 Maji 2020.

“Aty je përsëri, pranë skenës dhe luleve…” Poezia “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” kushtuar aktorit Prokop Mima

Memorie.al publikon poezinë “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” (rekuiem për Prokop Mimën) të shkruar nga përkthyesi i njohur, Robert Shvarc, “Mjeshëtr i Madh”, një nga njohësit më të mirë të gjuhës gjermane në Shqipëri, i cili u nda nga jeta më 25 prill të vitit 2003. Poezia i kushtohet aktorit të madh të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Prokop Mima, “Artist i Merituar” e cila u dha për botim nga autori dhe u publikua në “Gazeta Shqiptare” më 2 qershor të vitit 2000, me rastin e botimit një një shkrimi dossier, për gjigandin e skenës shqiptare.

Nga Robert Shvarc

NJË BREDH NË OBORRIN E TEATRIT KOMBËTAR

(rekuiem për Prokop Mimën)

Tërë jetën tënde,

tërë jetën tënde sa të gjatë

e aq të shkurtër, kunat,

mbete një bredh, diku në të acartin veri,

një bredh i fortë,

i drejtë si qiri,

duke ëndërruar një tjetër fat –

ndoshta atë palmën e vendeve të nxehta,

ndoshta atë qiellin mesdhetar,

atë diellin tonë, atë diellin tënd

nën të cilin nuk donin

të na linin vend!…

Dhe tani, që nuk je më,

tani që të vdiqën para kohe

dhe dërrasat e skenës tënde aq të dashur

t’i kthyen në dërrasa qivuri –

tani një shpirt fisnik

të shkuli nga harrimi

e nga mosmirënjohja

e nga cmira

e nga dhunimi

dhe të përjetësoi sërishmi

në një bredh,

sipas ritit të shenjtë të romakëve të lashtë

dhe të hebrenjve të sotëm!

Aty je përsëri, kunat,

pranë skenës tënde,

pranë fjalës tënde të kristaltë

të gjuhës sonë burrërore,

pranë luleve të tua që ishin

e jotja e madhja dashuri, pranë jetës tënde,

mes shokëve të tu!

Aty je përsëri,

i thjeshtë e pa babëzi

titujsh e kurorash –

dhe do të bëhesh

një bredh shtatlartë i drejtë,

siç ishe në jetë.

Memorie.al