VOAL

VOAL

“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare ­Nga Enxhi Nasto

April 16, 2021
blank

Komentet

blank

Zyra e Puidgemont: Do të kërkojmë në Parlamentin e ri që Spanja ta njohë Kosovën

Spanja vazhdon të mbetet një prej shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Një qëndrim i tillë i Madridit zyrtar kohë më parë është raportuar se mund të pësonte modifikim, meqë flitej për hapje zyrash në Prishtinë, por asgjë s’ka ndodhur.

Çështja e mundësisë që Spanja të ndryshojë pozicion për Kosovën është rikthyer përsëri në vëmendje pasi Pedro Sanchez ka arritur që të mbetet kryeministër edhe për një mandat tjetër falë përkrahjes nga partitë katalunase, mes tyre edhe partia e Carles Puigdemont “Junts per Catalunya”.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga zyra e Puidgemont kanë thënë se partia e tyre gjithmonë e ka ndjekur me interes çështjen e Kosovës dhe në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Spanjës që ta njohë Kosovën plotësisht si shtet të pavarur.

Josep Alay, shef i Stafit të Carles Puidgemont ka thënë një insistim të tillë do ta përsërisin edhe në mandatin e ri të parlamentit të Spanjës, duke sqaruar se “Junts për Catalunya” s’janë pjesë e kabinitetit qeveritar por që vetë do ta përkrahin Qeverinë e Sanchez nga jashtë dhe se s’kanë kapacitet për të vendosur për çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja.

“Si shef i stafit  të tij, mund t’ju them se ne gjithmonë e kemi ndjekur me shumë interes çështjen e Kosovës dhe gjithmonë kemi kërkuar nga qeveria spanjolle që ta njohë plotësisht Kosovën dhe një komb të pavarur. Në këtë mandat të ri parlamentar, ne do të insistojmë edhe një herë që Spanja të njohë Kosovën, por më lejoni të them se partia politike e Presidentit, Junts per Catalunya, nuk është pjesë e kabinetit spanjoll. Ne i japim mbështetje kësaj Qeverie vetëm nga jashtë dhe nuk kemi kapacitet të vendosim për çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja”, ka thënë Alay.

Për mundësinë e ndryshimit të pozicionit të Spanjës ndaj Kosovës shkaku i kataluansve, media gjatë muajit nëntor ka biseduar edhe me analistin politik, Alejandro Esteso Perez, i cili e njeh rajonin dhe është pjesë e “Balkans in Europe Policy Advisory Group”..

Perez ishte shprehur skeptik se Kosova do të ishte çështje prioritare e katalunasve, meqë sipas tij rasti i Kosovës është përdorur nga ta më shumë si një rast apo përvojë mbi të cilën katalunasit kanë argumentuar të drejtën e tyre për pavarësi sesa si një qëllim në vetvete për të përkrahur hapur njohjen e Kosovës.

“Mendoj se çështja e Kosovës ka qenë një kartë madhore për partitë katalane pro-pavarësisë. Por është e nevojshme të theksohet se Kosova është përdorur më së shumti si një mjet, si një “studim rasti”, d.m.th., si një shembull i një përvoje të fundit të pavarësisë/shkëputjes, në të cilën mund të bazohej përvoja katalane (Sllovenia u përdor gjithashtu si një rast studimor), dhe jo aq si një qëllim në vetvete apo si një rast për të mbështetur haptazi njohjen e Kosovës. Në këtë kontekst, nuk mendoj se është ndër prioritetet e Junts të kërkojë njohjen e Kosovës kur ajo ka shumë çështje më kritike për të negociuar me qeverinë (p.sh. zbatimin e Ligjit të ardhshëm për Amnistinë që përfshin shumë renditja e figurave të Junts)”, kishte thënë Perez.

blank

Drejtësia e re me SPAK-un pararojë, pro qeverisë për shkatërrimin e opozitës- Nga Ndriçim Kulla

Në çdo vend demokratik, në mënyrë që të ruhen tejkalimet e pushteteve në fushat e njëri-tjetrit, që të mbrohen njerëzit nga abuzimet e pushtetit, që të mos i shtypë arroganca e oligarkisë dhe të mos i dërmojë e vrasë vrazhdësia e paskrupullt e krimit, ajo që bëhet barrierë është drejtësia.

Por në një  regjim, që i ka uzurpuar në sqetullën e vet të gjitha këto pushtete që sapo përmendëm dhe në esencën e vet ka shkrirë të gjithë cilësorët e mësipërm, kush mund të bëhet vallë hendeku që  regjimi nuk duhet ta kalojë për të mos e kthyer vendin në diktaturë, përveçse sistemi i drejtësisë?

Besuam shumë se drejtësia e re do të ishte ndryshimi, por tani çdo ditë e më tepër ajo po shfaq si fytyrë të saj tiparet e njërës palë.

Nuk mund të kishim asnjë pritshmëri të skajshme ose revolucionare prej saj, as që do të katapultonte menjëherë botën shqiptare në barazi, por që të na zhyste akoma dhe më keq në pabarazi dhe të na shërbente përkundrazi, si instrument për mbylljen dhe anashkalimin e dosjeve më të nxehta, këtë jo, nuk na e kishte pritur mendja.

Njëherë filloi të veprojë me avazin e drejtësisë së vjetër, duke i goditur shumë më vonë të akuzuarit, jo atëherë kur duhej, duke u kthyer kështu në shërbimin më të madh të pushtetit, të cilit individi nuk i intereson, por veç mbajtja në këmbë e sistemit. Ky qe rasti i ministrit Tahiri apo i Zv/kryeministrit Ahmetaj, më të lavdëruarit e qeverisë.

Atëherë si mund të qëndrojë propaganda e Kryeministrit se çdo dënim i drejtësisë është çështje individësh?

Si ka mundësi që inceneratorët ku kanë firmosur gati të gjitha ministritë të jetë çështje individesh dhe jo sistemi, qeverisje dhe regjimi?!

Askush me mend në kokë se beson dhe pranon, përveç SPAK që jo vetëm nuk e çon çështjen deri në fund, por bën dhe makinacione për ta mbyllur.

Pse e themi këtë?! – Të mos harrojmë se gjithçka që SPAK bëri për inceneratorët erdhi si pasojë e rrëfimit publik dhe cilësisë së komisionit parlamentar të kryer nga opozita, që ia përplasi faktet në fytyrë të gjithë popullit, për vjedhjen e shekullit nga e gjithë administrata e qeverisë, me Edi Ramën në krye si përgjegjësin kryesor. Po si u soll SPAK? – Si garanti i kryeministrit! Të dënohen të gjithë, përveç tij.

A ka krim më të madh që mund të bëjë drejtësia përveç kësaj?!

Si mund t’i besojmë atëherë kësaj drejtësie, që nuk është hakmarrëse, që nuk sillet si revanshiste e historisë?!

Ka shpërthyer një histeri e tërë, nëpër të gjitha mediat e pushtetit, për të ndryshuar edhe ligjin e komisioneve hetimore( tipike kjo për diktaturat), pikërisht pse kanë frikë një efekt bumerangu, që as drejtësia e re sorosiane nuk do të mund t’i bëhej dot   digë, pa përfshirë nga dallgët e provave dhe fakteve edhe vetë Kryeministrin. Atëherë përse na duhet drejtësia e re, kur ka frikë të dënojë edhe ata që mundet?! Pse, nuk ishte rasti i Beqajt një 2-standardësi arrogante e SPAK kur gjykata ia jep të qartë provën  e zbuluar që duhet të hetojë?!

E si mund të presim ne që ajo të guxojë të godasë të pagoditshmin, kokën e regjimit?

Jo, nuk është tamam kështu. SPAK di të trimërohet e të godasë pabesisht, pamoralisht, veç për shoë, një person që nuk ka kurrfarë me akuzat që po i bëhen  Jo, SPAK di dhe të hiqet si premtimi i madh i drejtësisë së re përpara popullit shqiptar dhe të ndalojë politikisht kryetarin e opozitës Sali Berishën. Pastaj, të gjitha mediat të trumbetojnë pse nuk vepron deri në fund e kështu me radhë  me tam-tamin e gjuetisë së shtrigave.

Pse na duket kështu?

Berisha është vërtet njëra nga figurat qendrore të politikës shqiptare të gjithë këtyre 30 e ca viteve, por ama nuk duhet harruar se ka 10 e ca vjet që nuk ka rol në pushtet.

Çfarë pengonte ai për demokracinë që u godit me “non-grata”?!E

kundërta është në realitet. A nuk është kjo një hakmarrje e pastër  politike  e inskenuar nga Kryeministri shqiptar siç loboi edhe me “non grata”-n për të dobësuar rivalin e tij të frikshëm politik për interesa të pushtetit të tij?!

Po tani, çfarë pengon, kur çdokush  nga pushtetarët, dërdëllit se opozita është e ndarë dhe e copëtuar në katërsh?!

Pse nuk ka ngut SPAK për ngjarjet e mëdha si McGonigal që është thembra e Akilit për përçarjen e opozitës?!

Pse nuk ka ngut SPAK për aferën e inceneratorëve që është gati 1miliard dollarë ose çereku i Buxhetit të Shtetit, për  portin e Durrësit, për “Sky ECC” etj, etj. por  krijon kapituj hakmarrjeje politike për dhëndrin e Berishës, me histori të konfirmuara nga drejtësia shumë vite më pare?!

Akuza ndaj dhëndrit të Berishës,  z. Malltezi, është thjesht një represion politik dhe asgjë më tepër. Nuk do shumë argumente për të kuptuar mjegullën e burgosjes dhe izolimit të tij politik që po të krijon regjimi autokratik me drejtësinë që ka plotësisht nën tutelë, qëllimi e veprimeve të së cilës është të prishë imazhin e mire të luftës politike që ka nisur opozita e vërtetë me  qëllimin final, zgjedhjet e 2025-ës.

Z. Malltezi në këtë histeri hakmarrjeje nuk ka fare dallim nga kundërshtarët politikë që burgos dhe dënon Putini në Rusi apo Llukashenko në Bjellorusi.

Nëse do të kishte goditje bëmash pa alibi në këtë drejtim do të bëheshim të gjithë mbështetës së kësaj drejtësie të re. Por kur shohim shoë për të rënduar njërën anë, opozitën dhe drejtuesit e saj, pa fakte dhe pa prova, kur shohim mbyllje dosjesh aferash të tmerrshme apo dënime njerëzish periferikë,  kur shohim përndjekje të pastra politike të opozitës siç po ndodh hapur me z. Berisha, që  nuk po lënë gur pa lëvizur ta ndalojnë pa ligj dhe në të ardhmen ta bëjnë fajtor pa faj, atëherë  dyfytyrësia e SPAK na kthehet në gjëmë.

Po, po, e madhe është kjo gjëmë e mëkatit që ai po i vendos mbi shpinë, Shqipërisë me këto lloj kallëzimesh dhe moskallzimesh që po bën.

Innstucionet e drejtësisë së re sorosiane po duket qartë se nuk kanë si qëllim shërbimin ndaj popullit, por shërbimin ndaj qeverisë në luftën e pandalshme për shkatërrimin e opozitës.

Dëgjoni pak pafytyrësinë shembullore të Kryeministrit kur pyetet për të. “Unë nuk flas e diskutoj fare për “non gratan” dhe zëdhënësit e tij (zotin Bardhi e me radhë).”

Po mirë, do thoshte ciniku i Ramës,  po Bardhi, “non grata” është që nuk merret me të Kryeministri?! Po kushdo tjetër të zgjidhet në PD  i bie të jetë “non grata”, pavarësisht se përfaqëson 700 mijë votues shqiptarë.

A ka shprehje më cilësuese të regjimit që mbron dhe mbështet drejtësia e re me tollovinë e vulës së PD që ka shpikur e po vazhdon, vetëm e vetëm që të mos ushtrojë opozita  gjithë fuqinë e vet?!

Le të vazhdojmë pak t’i nxjerrim kallajin edhe cinikut të Ramës kur thotë: “Është Basha, kryetari de jure i PD.”

Po çfarë thotë Edi Rama pa: Basha, po ky ku është, ku ka humbur, si mund të bisedohet me të?!

Atëherë çfarë duhet të themi më shumë për këtë lloj shpellari të arrogancës dhe dyfytyrësisë që na ka rënë për hise tash 10 vjet? Vetëm një gjë. Ai e ka frikën në palcë, ka kompleks inferioriteti nga fuqia e Berishës që s’e merr dot peng, ndaj sillet si superior.

Ai trimërohet vetëm nga fuqia që i jep drejtësia e re, me premtimin se do të jetë i dënuari i fundit i saj, në të gjithë klasën politike shqiptare.

Ai shpreson se drejtësia amerikane që do dënojë McGonigal nuk do arrijë të mbërrijë dhe tek ai, po gabohet. Tashmë gjërat kanë dialektikën e tyre dhe në të ardhmen do përmbysen dhe do gjykohen. Po, po do gjykohen! Jo për hakmarrje, por  për ta nxjerrë të keqen jashtë dhe të ecet përpara.

Kështu demokracia e verifikon politikën në rrjedhën e saj.

Këto janë mësime të historisë dhe jo profeci të dikujt.

Askujt nuk duhet t’i shkojë ndërmend se të këqijat që i ka bërë demokracisë do t’i mbulojë brenda karrierës së tij.

Kjo vlen edhe për padrejtësitë e SPAK-ut sot në kurriz të opozitës. Prandaj tani duhet që SPAK duhet të hyjë në rrugën e misionit të taksapaguesëve shqiptarë. Mjaft më me gjueti të specializuar shtrigash dhe përndjekje të qarta politike! Qelbja e kokës së peshkut të pushtetit ka kutërbuar me erën e vet të gjitha kancelaritë perëndimore, përveçse në SPAK nuk ndihet kalbësira e tij.

Sa më shpejt të freskohet drejtësia e re nga ky kutërbim, aq më shpejt do të shpëtojë Shqipëria nga qelbja dhe shkatërrimi i indit të saj social, që po i bën SPAK-u me 2-standardësinë dhe pabarazinë në individë, vepra dhe përmasa ngjarjesh, të dënimeve apo mosdënimeve që ai po jep.

blank

Emigrantët, dy padi në Kushtetuese kundër marrëveshjes Rama-Meloni

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha si dhe deputetë që janë pjesë e grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazment Bardhi, njoftuan sot dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të dy padive të veçanta kundër marrëveshjes së firmosur muajin e kaluar në Romë, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni. Të dyja palët kanë kërkuar pezullimin e procedurave për ratifikimin në parlament të kësaj marrëveshjeje, dhe deklarimin e saj si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit

Marrëveshja e 6 nëntorit mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon ngritjen e dy qendrave për pritjen e migrantëve të cilët nisen nga brigjet e Afrikës Veriore dhe kapen në det të hapur, nga mjetet lundrues italiane. Në qendrën e parashikuar në portin e Shëngjinit do të duhet të bëhet regjistrimi i tyre, ndërsa në atë që pritet të ngrihet në Gjadër, me kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, ata do të qëndrojnë ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë kërkesat e tyre. Një procedurë e parashikuar të mos zgjasë më shumë se një muaj.

Marëveshja provokoi debate të shumta politike, me opozitën e të dy vendeve që e kundërshtuan atë duke ngritur pikëpyetje. Në Shqipëri, siç dhe kishin paralajmëruar, përfaqësuesit e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, në duart e së cilës ka tanimë dy padi, me të njejtën kërkesë. Si Partia Demokratike e zotit Basha, po ashtu dhe deputetët të cilët janë rreshtuar krah ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, kërkojnë që marrëveshje të shpallet në shkelje të Kushtetutës.

“Kërkojmë, deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë”, shpjegoi nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku.

Po ashtu të dyja palët kërkojnë që të mos vijohet me ratifikimin e dokumentit në parlament. “Kemi kërkuar dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në dalje nga Gjykata Kushtetuese, Lindita Metalia, një nga firmëtaret e padisë së dorëzuar nga mbi 28 deputetë.

Aktualisht, marrëveshja ka hyrë në procedurat e diskutimit në komisionet parlamentare, ndërsa votimi i saj, është parashikuar më datë 22 dhjetor. Hapësira kohore duket e shkurtër, që Gjykata Kushtetuese të mund të ndërhyjë për të bllokuar procesin parlamentar.

Të dyja paditë flasin për shkelje të shumta, sipas opozitës. Marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës.

Territori ku do të duhet të ngrihen qendrat, do të njihet si nën jurisdiksionin italian, Një gjë e tillë shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial.

Po ashtu, në paditë drejtuar Gjykatës, sillen dhe argumenta të tjerë, që nga cënimi i të drejtave për të huajt, i të drejtës për mbrojtje ndërkombëtare, apo dhe momente të tjera që konsiderohen si shkelje dhe të konventave ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

Marrëveshja shihet si një përpjekje e qeverisë italiane për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar trysninë mbi qendrat e pritjes në territorin e saj.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar thjesht si një qasje strategjike ndaj një partneri strategjik, siç është Italia, duke pretenduar se e gjithë kjo zhurmë bëhet, sipas tij, për faktin se për herë të parë një marrëveshje e tillë nënshkruhet me një vend që nuk është anëtar i BE-së.

Dokumenti nuk ka hasur vetëm në kundërshti politike, por dhe organizma të shumtë që meren me të drejtat e njeriut apo të emigrantëve kanë ngritur një seri shqetësimesh.

blank

Babai i Naim Murselit: Liridona mund të ketë ditur ndonjë sekret

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka folur për krimin e rëndë që bëri i biri i tij, i cili akuzohet se ka organizuar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Në një intervistë për gazetaren  Blerta Dalloshi Berisha, dhënë për emisionin Opinion, thotë se nuk beson që krimi i rëndë të ketë ndodhur për çështje borxhi.

Ai dyshon që Liridona mund të ketë ditur ndonjë sekret.

Pyetje: Sa i përket financave është në borxhe?

Shaban Murseli: Unë nuk e di të ketë borxhe, e ka patur një presion, por prej kujt nuk e di.

Pyetje: Mund të jetë ndonjë sekret?

Shaban Murseli: Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.

Pyetje: Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona.

Shaban Murseli: Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtetën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.

Pyetje: Po fëmijët, i kërkojnë prindërit?

Shaban Murseli: Po mbrëmë kanë filluar, i kërkojnë dy persona nga dajat.

Pyetje: Keni komunikuar me ta?

Shaban Murseli: Është gjendje e tensionuar, të vetmin komunikim e kam pas, ja dërgova një mesazh kisha dëshirë me marr pjesë në rivarrim, por mora përgjigje negative.

Pyetje: A kanë patur ndonjë herë telashe?

Shaban Murseli: Kurrë në jetën time, as më ka thënë Liridona, as Naimi që kanë patur mosmarrëveshje./ dita

blank

Eksperti i sigurisë: Liridona u vra sepse ka ditur diçka të rëndë për jetën e Naim Murselit

Vrasja e Liridona Ademajt ka shkaktuar një debate në opinion publik në Shqipëri dhe Kosovë. Mënyra sesi është vrarë 30-vjeçarja, ku burri i saj është porositësi i këtij krimi të rëndë ngre shumë pikëpytje.

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa tha për Panorama TV, se Liridona ka ditur diçka shumë të rëndë për burrin e saj, Naim Murselin.

Po ashtu, Softa përjashton mundësinë e elementëve të psikopatisë, pasi sipas tij nëse përmendim këtë fakt e lehtësojmë atë nga akuza.

“Fakti që ajo mund të ketë ditur diçka shumë të rëndë në jetën e tij, ka zbuluar diçka të rendë që me shumë mundësi ai ka dashur ta eliminojë si person që di diçka rreth tij.

Ka disa aludime! Mund të jenë arsyer nëse do jetë një person i tretë që mund të jetë më e mundshme, sepse një divorc që mund të ndodhte mund të shkaktonte atë që themi përvetësimi i pasurisë imazhi që mund të krijonte etj.

Por fakti që ai ka paguar para për të bërë këtë ekzekutim…edhe elemente psikopatia nuk mendoj, ne e lehtësojmë po ta themi atë”, tha Softa.

blank

Duke u marrë me “punë të mëdha”, po harrojmë shqetësimet e fëmijëve tanë- Nga FRAN GJOKA

Është thënë vazhdimisht dhe gjithnjë do thuhet se “Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit”. Kjo nuk është formale, por një e vërtetë e padiskutueshme, të cilën e pranojmë të gjithë. Ndaj për
fëmijët shoqëria njerëzore është përherë më e ndjeshme, sikurse dhe institucionet e saj, veçanërisht ato të arsimit, kulturës, shkencës apo dhe fushave të tjera që kanë prioritet të vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe edukimit, pajisjes së tyre me njohur të gjëra dhe të sakta sociale, shkencore, kulturore, artistike, humane dhe të traditës, drejtime këto që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë rrugëtimit të jetës.

Jo thjesht për të shuar kureshtjen, por si një obligim për fëmijët, për të ardhmen e afërt dhe të largët të tyre, në këtë artikull do të veçonim idenë se, trinomi shkollë – familje – komunitet mbetet gjithnjë faktor primar dhe që kërkon vlerësim të vazhdueshëm për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. Në realitetin e sotëm, kur shkolla po integrohet gjithnjë e më tej drejt standardeve bashkëkohore evropiane, kur tekstet e programet po pasurohen dhe alternohen me përzgjedhje dhe cilësia e tyre vjen e rritet, pjesëmarrja e prindërve dhe ndihmesa e tyre në të mësuar po merr rëndësi të veçantë dhe po shfaq tipare e rrugë të reja në menaxhimin sa më racional të kohës, për t’u dhënë ndihmë sa më të kualifikuar dhe efektive fëmijëve tanë. Që të realizohet plotësisht dhe pa ekuivoke ky objektiv madhor, doemos që duhen investuar energji pune konkrete edhe nga prindërit, familja që është baza e shoqërisë dhe që përgatit fëmijën për t`u futur në rrugën e shkollimit, që ta përgatit atë si një lastar të freskët, të drejtë dhe pa cene e dëmtime fizike e biologjike. Kjo është një garanci e madhe që fëmija të integrohet sa më mirë dhe sa më natyrshëm në mjedisin shkollor dhe të ecë përpara drejt rritjes dhe zhvillimit të tij të vazhdueshëm si qytetar i shoqërisë moderne.

blank
Që të edukosh dhe të moralizosh, duhet të jesh vetë një shembull jete, pune dhe edukimi. Dhe, si i tillë, je në gjendje të ndihmosh fëmijën më shumë sesa me fjalën tënde, me veprën tënde, me të
qenit qytetar dhe njeri, me karakter të fortë dhe të palëkundur për të përkrahur të renë dhe përparimtaren, kërkesat e kohës dhe të zhvillimit. Kjo nuk do të thotë që të gjithë prindërit duhet
doemos të jenë në kulmin e shkollimit, që të jen në krye të shkencave dhe zhvillimeve, sepse këto janë raste që nuk i gjen me bollëk, por në radhë të parë kërkohet që të jesh njeri dhe qytetar i denjë, që të transmetosh në jetë dhe në punë vlera njerëzore. Kjo varet nga gjithkush, nuk ka të bëj as me përgatitjen shkencore dhe sociale, por me qëndrimin njerëzor ndaj jetës, punës, njeriut. Kjo ka shumë rëndësi në edukimin e njeriut dhe veçanërisht në edukimin e fëmijëve me vlera morale dhe humane, por edhe me përpjekje për të celur përpara fëmijëve horizonte tëreja, të zgjojnë kureshtjen e tyre si dhe dëshira dhe vendosmëri për të ecur në jetë dhe për të dhënë secili ndihmesën e tij në këtë shoqëri ku ne jetojmë sot.

Koha kërkon që anëtarët e familjes të jenë model në shfrytëzimin sa më racional të kohës për t`u marrë me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. Kjo do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në
përgatitjen psikologjike dhe formimin me aftësitë dhe shprehitë më të nevojshme dhe më elementare për t`u integruar sa më lehtë dhe sa më natyrshëm në shoqërinë e sotme demokratike. Në këtë kuadër, fëmijët t`i edukojmë të zbatojnë me rigorozitet një regjim ditor, që, është në përputhje me orientimet dhe këshillat e specialistëve, psikologëve dhe sociologëve, edukatorëve që
kanë përvojën e punës frytdhënëse e që garanton të ardhmen e sigurt të fëmijëve. Merr kjo përparësi kjo tani në kohën e pandemisë së COVID-19 kur, jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota është mbërthyer në një krizë të gjithanshme social-kulturore dhe ekonomike dhe përpiqet të gjejë rrugët më efektive dhe më jetësore që fëmijët, si edhe të rriturit, ta përballojnë suksesshëm këtë të
keqe që i kanoset jetës së njerëzve. Natyrisht që në këtë periudhë janë krijuar edhe përvoja, madje edhe efektive në edukimin e fëmijëve, por, gjithësesi, ata janë dhe duhet të mbeten kurdoherë të
veçantë dhe të trajtohen me përparësi nga familja, shoqëria, shteti dhe institucionet e tij të specializuara.

Dihet se fëmijët nuk janë të njëjtë për të gjithë, sepse secili ka përgatitje e aftësi të ndryshme për të kapur me shpejt ose më ngadalë fjala vjen nivelin përvetësues të dijeve që merren në shkolla. Nëse nxënësve me prirje të veçanta dhe të talentuar, u mbetet më shumë kohë e lirë që të mund ta shfrytëzojnë për zgjerimin e horizontit, për të mësuar gjuhët e huaja për zbavitje, pushim etj., nuk ndodh kjo me ata që janë disi më të ngadaltë dhe që u mungon pasioni dhe dëshira, apo që edukimi i tyre i lihet spontanitetit, në radhë të parë nga ata prindër që, ose nuk i kanë kushtet e duhura ekonomike dhe sociale dhe arsimore, apo ata që neglizhojnë me edukimin e fëmijëve, duke u kënaqur vetëm me faktin se i kanë shpurë fëmijët e tyre në shkollat më të mira, se u japin para çdo ditë për të plotësuar kërkesat e tyre etj. Një prind i tillë harron se, më shumë sesa biznesi i madh që drejton, më shumë sesa ato para që ai depoziton dhe shtonë përditë në bankë, investimi i tij më i madh është dhe mbetet në radhë të parë edukimi, mirërritja dhe shkollimi i fëmijës së tij, që ai të ndjek rrugën e drejtë të dijes për t`u bërë dikush në jetë dhe jo të mburret apo të jetojë me thërrimet apo emrin e babait të tij. Sigurisht që është e domosdoshme të hiqet dorë nga privimi i fëmijëve nga aktivitetet çlodhëse, që fatkeqësisht praktikohet nga disa prindër. Pushimet e çlodhjes duhet t’u kushtojnë po aq rëndësi sa edhe mësimit sepse ato shërbejnë për freskimin e sistemit mësimor, gjë që ndikon për mirë në përvetësimin e dijeve.

Psikologët e sotëm rekomandojnë që fëmijët t`i mësojnë e realizojnë herë pas here administrimin e kohës, ato kërkojnë që brenda ditës nxënësit të dijë se çdo të bëjë dhe çka bërë. Por fëmijët nuk e kanë të lehtë që të bëjnë këtë punë në rrugë krejtësisht të pavarur, ata kanë nevojë për ndihmën e prindit, që të ndërgjegjësohen se sa kohë kanë harxhuar për gjëra të parëndësishme në dëm të
problemeve mësimore.

Psikologu Alan në librin e tij që titullohet ” Si të arrini të kontrolloni kohën dhe jetën tuaj”, këtij problem i vë shumë rëndësi. Me pak fjalë ai thotë se njerëzit më të suksesshëm e dinë mirë se ç’do
të bëjnë ditë për ditë. Kur veprohet kështu , nxënësit do të mësohen ta shfrytëzojnë kohën me projekte produktive. Kjo ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për kohën e shkollës por edhe si përgatitje për jetën. Ka raste që fëmijëve ua marrin kohën edhe prindërit. Jo rrallë ndodh që ata t`i ngarkojnë kohë pa kohë me punë të dorës së dytë, ose në dimër kur nuk i krijojnë kushte për
studim dhe ata detyrohet ” të përgatiten” për të nesërmen duke qëndruar pranë televizorit apo kompjuterit në mes bisedave të anëtarëve të tjerë të familjes. Vetëm ata që merren me studimin e
këtij problem, mund ta dinë se si nxënësve u humbet koha që kanë në dispozicion për t’u përgatitur për mësime. Nxënësit nuk janë gjithnjë fajtor për të mësuarit me hope. Në këto kushte s`ka se si
ndodh ndryshe. Në radhë të parë janë mësuesit pastaj vijnë prindërit që nuk përpiqen ta harmonizojnë punën, që përfundimisht ta shërojnë këtë plagë që po shfaqet dukshëm në sistemin e
punës së nxënësve. Duke qëndruar indiferent, të dy palët nuk mund të nxjerrin kurrë rezultate nga puna që po bën mësuesi. Prandaj lufta kundër të mësuarit me hope të nxënësve në shtëpi mbetet
problem përfundimtar në rritjen e cilësisë së procesit mësimor. Edhe bota e jashtme akademike, këtij problem i kushtojnë një vëmendje të veçantë, aftësinë dhe dhuntinë natyrale të nxënësve të
sotëm nuk duhet ta lëmë të na firojnë gjatë periudhës shkollore është edhe një nga objektivat e reformës së sotme arsimore. Ndodh shpesh që të dëgjosh nga goja e mësuesve e prindërve akuza
të forta si më zemërim thonë: “Janë të zgjuar , por nuk mësojnë “.Kjo akuzë prindërore ndaj mësuesve lëshohet nga ata që bëjnë pak ose aspak punë për t’i ndihmuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj mësimit. Kjo kategori mësuesish e prindërish harrojnë se shoqëria e sotme shqiptare i ka thirrur pikërisht ata që t`i edukojnë edhe këta nxënës me shpirtin e disiplinës shkencore në mësim. Psiko – pedagogët kanë provuar se po të orientohen mirë edhe mjaft nga këta fëmijë bëjnë përpjekje për të kapërcyer vështirësitë. Mësuesit në bashkëpunim me prindërit duhet të punojnë për t`i kalitur vullnetin nxënësve , që të mund të përballojnë edhe vetë kryerjen e detyrave mësimore jetësore në rrugë të pavarur.

Kjo kërkesë vlerësohet si shumë e rëndësishme dhe bën pjesë në kulturën e re të të nxënit. E parë në këtë këndvështrim me keqardhje vërejmë aty këtu në shkolla, ku mjaftohen edhe me akuza (këta janë nxënës që nuk mësojnë). Dhe s’bëjnë asgjë konkrete për t’i ndihmuar . Është fatkeqësi e madhe kur fëmijët bien në duar të disa prindërve dhe mësuesve të tillë. Prindërit e mësuesit nuk
duhet të tërhiqen nga vështirësitë që paraqet puna më këtë kontigjent nxënësish, sepse po të punohet mirë vjen një ditë kur ata shpërthejnë. Mjafton të kujtojmë edhe Ajnshtajnin që deri në
moshën 9 – vjeçare nuk fliste normalisht. Në shpirtin e çdo mësuesi duhet të ç rrënjoset mendimi antipedagogjik që dëgjohet ” Shyqyr që ikën, shpëtuam prej tyre!”. Kjo mënyrë e të gjykuarit
ndeshet në disa shkolla të mesme sidomos tek mësuesit që punojnë me klasat e para dhe të dyta. Duhet të pranojmë se mbartësit e këtyre koncepteve nuk mund të quhen me edukatorë të vërtetë.
Jeta shkollore dhe ajo prindërore ka provuar se po të veprohet me kritere shkencore dhe me përkushtim, kjo masë nxënësish mund të përmirësohet dhe të integrohet në veprimtaritë mësimore
dhe edukative. Kontrolli i shfrytëzimit racional të kohës ka mjaft vlera konkrete, se parandalon shpërdorimin e saj që është shfaqja më e rëndë e keq administrimit të mundësive reale që ka secili
për të ecur përpara. Për këtë problem në kohën e tij ka folur dikur edhe Gjergj Fishta” Si ka me u rritë, siç e lyp arsyeja e detyra po qe se prindërit nuk janë të qytetënuar e përparuar. Prandaj për në daçim që shteti shqiptar të përparojë në udhë të qytetenisë së vërtetë, përpara çdo pune tjetër duhet pasë parasysh edukata e familjes shqiptare tue ba që prindët si dhe fëmija e tyne të jenë të
qytetnuem”.

blank

‘Droga shqiptare po mbërrin në Itali falë politikës’- Media italiane: ‘Toka e Shqiponjave’ duhet të përballet me korrupsionin, rasti i Saimir Tahirit…

HuffPost Italia i ka kushtuar një artikull trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt vendit apenin, duke rikutjuar rastet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe atë të trafikantit Klement Balili.

Në shkrimi ne saj media italiane shprehet se pjesa më e madhe e drogës shqiptare po mbërrin në Itali falë lidhjeve dhe ndërhyrjes së politikës dhe se askush nuk po e ndalon këtë fenomen.

Duke analizuar marrëdhëniet mes krimit të organizuar shqiptar dhe italian në lidhje me trafikun e drogës dhe marrëdhëniet me politikën, del në pah një fakt shqetësues. Falë këtyre lidhjeve një pjesë e madhe e drogës shqiptare mbërrin në Itali. Këtë e vërtetojnë konfiskimet gjithnjë e në rritje të lëndëve narkotike. Në Shqipëri ka ende plantacione kanabisi në ajër të hapur. Droga shqiptare mbërrin në Itali nëpërmjet brigjeve të Adriatikut, një pjesë mbetet në Itali dhe pjesa tjetër shkon drejt shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shkruan HuffPost Italia.

Pozita gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar ndër vite zhvillimin e kanaleve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale italiane dhe shqiptare, me referencë të veçantë për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e substancave narkotike. Ka pasur gjithmonë kontakte të vazhdueshme midis grupeve kriminale shqiptare me degë në Itali dhe grupeve kriminale puliane, duke iu referuar veçanërisht atyre që veprojnë në zonën e Foggia-s, në zonën e Barit dhe në zonën e Salentos me degëzime edhe në territorin shqiptar.

Është e vërtetë që në Shqipëri ka ndërlidhje mes trafikantëve të drogës dhe politikës. Fatkeqësisht, Toka e Shqiponjave duhet të përballet me shkallën e lartë të korrupsionit të pranishëm. Kjo ka ndodhur si me qeverinë e djathtë ashtu edhe me atë të majtë. Rasti më përfaqësues i marrëdhënies mes politikës së korruptuar dhe krimit të organizuar është dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me pesë vite burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Tahiri ishte ministër i Brendshëm në Shqipëri në qeverinë e dytë Rama, nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur u detyrua të braktiste detyrën për shkak të akuzave për përfshirje në trafik droge, shkruan media italiane më tej.

Ndërlidhjet ekzistojnë edhe me mafiozët italianë. Hetimet e shumta nisin që nga hetimi nga Guardia di Finanza e Katanias, me operacionin e quajtur “Rosa dei Venti”, që çmontoi një rrjet kriminal italo-shqiptar të akuzuar për importimin e tonëve kanabis nga Shqipëria në Itali për mbi 20 milionë. euro. Që atëherë, në vitin 2018, deri më sot kapjet e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali janë shumëfishuar me shifra eksponenciale.

Në vitin 2023 në Brescia një sekuestrim i madh me vlerë mbi 3 milionë euro i dha një goditje të rëndë një organizate kriminale italo-shqiptare që importonte drogë në Itali. Në Treviso u sekuestruan gjithsej 420 kilogramë drogë me vlerë të shitjes me pakicë që vlerësohet në mbi 34 milionë euro. Në Romë tashmë qarkullon droga kryesisht shqiptare dhe mbizotërojnë kartelet “shqiptare”.

Ka edhe disa trafikantë shqiptarë droge me lidhje në Itali. Moisi dhe Florian Habilaj, të konsideruar si drejtues të kartelit të Vlorës dhe tashmë të njohur për autoritetet gjyqësore dhe policore italiane, rikujton HuffPost. Vëllezërit Habilaj trafikonin drogë drejt Italisë dhe Greqisë. Marrëveshja e fshehtë mes politikës dhe trafikantëve përfshinte edhe Italinë.

Për të kuptuar përfshirjen e politikës mund të marrim si shembull rastin e Klement Balilit të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge tashmë në vitin 2006. Pronar i hoteleve të shumta luksoze në bregdetin shqiptar, atij iu besua transporti në rajonin e Sarandës në vitin 2014 edhe pse ai ishte në kërkim për shkak se ndaj tij ishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar. Sot është i dënuar pasi iu dorëzua drejtësisë shqiptare në këmbim të uljes së madhe të viteve të burgimit.

Fitimet nga trafiku dhe tregtia e drogës janë të mëdha dhe paratë e drogës janë gjithashtu joshëse për politikanët. Në Shqipëri, partitë politike dhe fushatat elektorale shpesh financohen me të ardhura nga trafiku i drogës. Krimi i organizuar, politika dhe ekonomia janë shpesh të ndërlidhura në një rrjet të ndërlikuar interesash të përbashkëta dhe një sërë përfitimesh reciproke, theksohet në artikull.

Ashtu siç ndodhi në Itali, edhe në Shqipëri, organizatat më të rëndësishme kriminale kanë arritur të hyjnë në politikë, ekonomi, financa, media dhe në aktivitete sociale e kulturore. Ata kontrollojnë territorin, krijojnë mirëqenie, prodhojnë investime dhe gjithashtu ndikojnë aktivisht në politikën shqiptare. Qeveria shqiptare duhet të zbatojë ndryshime serioze legjislative në të ardhmen e afërt, duke filluar nga Kodi i Procedurës Penale dhe Penale, për të forcuar masat represive ndaj anëtarëve të organizatave mafioze. Modeli për të frymëzuar është padyshim ai i luftës kundër mafies italiane.

Prandaj do të jetë e nevojshme të forcohet siguria e burgjeve; luftimi i krimit të organizuar dhe lidhjeve me politikën dhe botën ekonomike; të luftohet korrupsionin në mënyrë efektive; të përdoret izolimi total i të burgosurve të rrezikshëm për të parandaluar komunikimin e tyre të jashtëm me organizatat kriminale; dhe të konfiskohen pasuritë e mafias. Një tjetër nga problemet me të cilat do të përballet Shqipëria është sistemi i saj gjyqësor, i cili duhet të reformohet dhe të përmirësohet, duke e mbrojtur mbi të gjitha nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike që cenojnë besueshmërinë dhe efektivitetin e saj, përmbyll shkrimin media italiane./bw

blank

Skenari makabër i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës pas darkës me fëmijët

Të mërkurën, Naim Murseli i kërkoi bashkëshortes që së bashku me fëmijët të dilnin në një darkë, e cila në fakt ishte një plan mizor për ta vrarë atë. Një përmbledhje rreth vrasjes makabre të 30-vjeçares.

Naim Murseli dje doli për herë të parë para gjykatës si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt. Të mërkurën në mbrëmje ai e kishte marrë bashkëshorten e fëmijët dhe kishin shkuar për të darkuar në një restorant në Graçanicë. Për Liridonën, bashkëshorti i saj kishte përgatitur një skenar mizor për t’ia marrë jetën atë natë.

Ky personazh, i njohur kryesisht nga rrjetet sociale, ku postonte fotografi me ata që konsiderohen si “elitë” dhe VIP, kishte arritur të siguronte edhe një pozitë në Qeverinë e Kosovës, e cila i ishte besuar nga Behgjet Pacolli më 2017, asokohe Ministër i Jashtëm, natën kritike do të përgatiste shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij.

Grabitja. Ky ishte skenari. Naim Murseli kishte thënë të mërkurën në Polici se persona të maskuar ua kishin zënë pritën dhe i kishin plaçkitur. Hetuesve u kishte thënë se ata ua kishin marrë gjërat me vlerë si paratë dhe telefonat. Nga kjo situatë, ai kishte thënë se ishte detyruar t’i largonte fëmijët nga vetura dhe se aty kishte mbetur bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj, e cila u vra me plumb në qafë në Bërnicë të Prishtinës.

Skenari i Murselit ka edhe sfondin e tij. Fillimisht ai e kishte bindur bashkëshorten Liridonën të ktheheshin nga Suedia për të jetuar në Kosovë. Plani i tij si duket ka nënkuptuar edhe blerjen e një shtëpie që do ta vendoste çiftin dhe fëmijët në Kosovë për të nisur jetën e re.

Pasi kishin marrë vesh për vrasjen, familjarët e Liridona Ademajt kishin kërkuar menjëherë që ta shohin atë. Ndërkohë që kishin shkuar nga Gjakova në Prishtinë, Naim Murseli po jepte deklaratë në Polici.

Gjykata Themelore e Prishtinës dje bëri të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e vërtetë të Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, ai e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Disa orë para vrasjes, Naim Murseli ishte takuar me Kushtrim Kokallën, djalin e dajës së tij, duke i thënë se “sot duhet të kryhet kjo punë”. Takimi kishte ndodhur në 9:30 në mëngjes, sipas dosjes së Prokurorisë.

Ky takim, sipas Prokurorisë, e pasonte një takim të rreth një jave para vrasjes, kur të dy kishin folur për “problemet bashkëshortore” dhe ku Kushtrim Kokalla i kishte thënë Naim Murselit “unë ta zgjidhi këtë punë”.

Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin takuar në një pompë të derivateve, ku dorasi iu kishte treguar atyre se “merret me gjithçka”.

Të nesërmen, pas “grabitjes”

Pas policëve, Naim Murseli do t’ua përsëriste të nesërmen të njëjtin version edhe familjarëve të bashkëshortes, të cilët patjetër që kishin pyetje, shumë pyetje, ndoshta më shumë dhe më ndryshe prej policëve. Më kryesorja: si e la gruan të vetme në veturë duke u përballur me persona të maskuar e të armatosur?

“E kam pyet fort mirë. Naimi na kish pasë pre në besë neve. Kur e hetova unë më së pari… se kurrë njëherë një palë fjalë një yrnek këtu nuk m’i tha. Thashë Naim qysh ke puna që m’u vra çika, shpëtove ti e shpëtuan edhe dy fëmijët tjerë. Qysh ke puna, tregom pak diçka. Nisi të më tregonte. Tha ‘kemi qenë duke ecë rrugës dhe më ka dalë një njeri me pistoletë në dorë dhe më ka thënë gruaja ndale se hajnat’. Tha ‘e kam ndalë kerrin’. Thash a doli kah ana jote a kah ana e çikës. Jo tha, ‘kah ana jeme’. Thashë e qysh dole ti përjashta. Tha ‘po unë e çela derën teme, e i kam kapë edhe dy fëmijët’. Ani thashë a ta dhanë lejën për me i kapë ti edhe dy fëmijët tjerë me ikë teposhtë andej e me m’u vra çika në kerr, a qysh ke puna? ‘Edhe ika nja 5-600 metra a 1000 metra kam ecë veç me fëmijë’. Thashë a dëgjove farë krismash? Tha ‘po i kam ni dikur krismat’. Thashë e sa herë? ‘Nuk e di as vetë’. Po mirë thashë po të veti çikën qysh e le në kerr ti? Jo, tha ‘Liridonës ia lypën paret’. Ani thashë a ia dhatë? ‘Po do ia dhamë e Liridona nuk ia dha çantën e… Aty e kam hetu unë”, tha Hajdar Ademaj, babai i Liridonës, duke rrëfyer për bisedën e parë me Naimin pas krimit.

Edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, tregoi për dyshimet e tyre të para të enjten.

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra pas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan”, tha ai.

Leonard Ademaj tha se Naim Murseli nuk i ishte përgjigjur në telefon ndërsa shoferi i tij i kishte treguar se kishte qenë në hotelin Sëiss Diamond “ulur, tu hangër e tu pi”.

“Ai nuk dëshironte me hi me pa”, tha Leonard Ademaj, duke treguar se si Naim Murseli nuk kishte dashur ta shihte trupin e pajetë të gruas së tij. “Aty filluan edhe dyshimet tjera”, tha vëllai i 30-vjeçares.

Dita e varrimit dhe e arrestimit të Naim Murselit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Naim Murseli e mbajti në dorë arkivolin e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të premtën, kur ajo u varros në Cërmjan të Gjakovës.

Qindra njerëz e ngushëlluan atë ditë, para se Policia ta arrestonte. U arrestuan edhe Granit Plava, dorasi, dhe Kushtrim Kokalla, një ushtar i FSK-së, si i përfshirë në planin për vrasjen e Liridona Ademajt. Dorasi deklaroi në Polici se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për ta vrarë Liridona Ademajn. Edhe Naim Murseli fillimisht e pranoi në Polici se pagoi për vrasjen e gruas së tij.

Para Gjykatës

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

Naim Murseli i ndërroi fjalët dje, kur deklaroi në seancën dëgjimore se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se kishte qenë i rrezikuar edhe vetë.

“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, citohet të ketë thënë ai, sipas vendimit të gjykatës.

Avokati i tij, Ahmet Ahmeti tha se Naim Murseli “nuk është fare i involvuar” në këtë krim. Dorasi Granit Plava edhe avokati i tij Skender Gojani nuk e kundërshtuan caktimin e paraburgimit. Edhe Kushtrim Kokalla dhe avokati i tij Ndec Dodaj i quajtën “të përgjithësuara” dhe “të paargumentuara” kushtet për caktimin e paraburgimit.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Motivi?

Familjarët e Liridona Ademajt besojnë se përfitimi nga sigurimi i saj jetësor në Suedi mund të jetë motivi i vrasjes. “Unë vetëm e di se çika ka qenë e sigurume atje në Suedi. E kjo ka sigurim të madh, që me e gjetë gjë, merr pare të madhe. E unë veç qaty dyshoj, që e ka mbytë për me ia marrë q’atë sigurim. Kurrgjë tjetër”, tha Hajdar Ademaj, babai i saj. Po kështu mendon edhe Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, shkruan Gazetaexpress.

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Mundet me qenë që ka mundur me mbetë pa pare, me pasë borxhe edhe me e privu nga jeta motrën tonë me ia marrë paret e sigurimit”, tha ai. Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt sot u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës dhe u varros në fshatin e saj të lindjes, Rracaj, pasi Prokuroria e miratoi këtë kërkesë të familarëve, të cilët thonë se besojnë në drejtësi.bw

blank

Meksikë, gazetarja e rrëmbyer dhe kërcënuar rikthehet në detyrë

VOA/Cristina Caicedo Smit

Gazetarja meksikane Maria Teresa Montaño u ka mbijetuar kërcënimeve me vdekje dhe një rrëmbimi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cristina Caicedo Smit nga Toluca në Meksikë, gazetarja nuk pranon të heqë dorë nga detyra e saj për të hetuar mbi korrupsionin dhe keqbërjen. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka nderuar atë me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit

Këmbëngulja, kjo është fjala që përdor Maria Teresa Montanos kur u pyet se pse ajo ende vazhdon të punojë si gazetare investigative në Meksikë.

“Pavarësisht rreziqeve gjatë viteve të fundit, jam kthyer për të përfunduar misionin tim”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja María Teresa Montaño.

Me një eksperiencë 30-vjeçare, gazetarja mbulon çështjet e korrupsionit, qeverinë lokale dhe politikën për faqen e saj të lajmeve “The Observer” në qytetin Toluca. Por shkrimet e saj nuk mirëpriten nga të gjithë. Në gusht të vitit 2021 ajo u rrëmbye nga tre burra të armatosur.

Sulmuesit e kërcënuan gazetaren për tre orë, e detyruan të tërhiqte para në disa bankomat dhe i morën të gjitha pajisjet e saj. Ajo thotë se sulmuesit e paralajmëruan që të mos e raportonte rrëmbimin.

“M’u desh që të largohesha nga vendi sepse më kërcënuan se do të më vrisnin”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Në Meksikë rrëmbimi i gazetarëve është bërë diçka e zakonshme. Në muajin nëntor tre gazetarë u rrëmbyen në shtetin Guerro dhe u mbajtën për disa ditë.

Një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, Meksika regjistroi mbi 12 të vrarë nga radhët e shtypit vetëm gjatë vitit 2022, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, shkurtimisht CPJ.

“Vazhdojmë të shohim zyrtarë publikë që nuk e respektojnë lirinë e shtypit në vend. Në Meksikë, grupet e krimit të organizuar janë të gatshme të përdorin dhunë ekstreme për të mbrojtur interesat e tyre dhe për ta, gazetarët janë një objektiv legjitim”, thotë Jan-Albert Hootsen me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Mungesa e drejtësisë i rrit rreziqet, thotë ai.

“Në Meksikë nuk ka asnjë të dënuar për më shumë se 95% të krimeve kundër gazetarëve, sipas të dhënave që kemi regjistruar”.

Rrëmbimi i gazetares Montano ende mbetet pa përgjigje edhe pse ajo e bëri denoncimin tek zyrtarët e shtetit dhe zyra e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, të cilët i caktuan një truproje, për të paktën gjatë kohës në qytetin Toluca. Por gazetarja thotë se është e shqetësuar pavarësisht rojës për ta mbrojtur atë.

Pas rrëmbimit ajo i largoi fëmijët e saj nga Toluca dhe u largua nga Meksika për pak kohë.

“Më kapi një depresion i thellë dhe nuk mund të vazhdoja më. Kisha momente aq të rënda sa nuk mund të ngrihesha nga shtrati”.

Por ndjenja e profesionit dhe faqja e saj e re e lajmeve dhe verifikimit të fakteve, “The Observer” bënë që ajo ta merrte veten.

“Pas rrëmbimit, mendova se gazetaria kishte marr fund për mua, por pastaj e kuptova se ishte një thirrje. Shumë gjëra më prisnin. Një portal lajmesh dhe një ekip që prisnin kthimin tim dhe më duhej të kthehesha. Doja të kthehesha për të përfunduar atë që kisha filluar”.

Një tjetër motivim, përkushtimi i saj ndaj së vërtetës.

“Është e nevojshme të inkurajohet një shtyp i lirë që i bën publike çështjet që kanë rëndësi. Devijimin e politikanëve, çfarë gabimesh bëjnë dhe kush janë ata, në mënyrë që njerëzit të marrin vendimet e duhura”.

Disa javë më parë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e nderoi atë me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit me motivacionin për raportimin e saj të guximshëm.

blank

Policia angleze e alarmuar: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë në Britani! Kanë ardhur me gomone dhe kamionë

Policia angleze thotë se të paktën 1700 kriminelë nga Shqipëria po ecin të lirë në Britani.

Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur, raporton Daily Mail.

Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.

Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

Një burim i brendshëm tha: ‘Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.’

Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’.syri.net

Image

blank

“Mamin e harruam në veturë”- Vëllai i Liridonës zbulon çfarë i thanë dy fëmijët e motrës

Vrasja e Liridona Murselit (Ademajt) me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit, ka tronditur gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.

 

Njëri nga vëllezërit e Liridonës, Leonard Ademaj ka folur për RTK-në, ku ka treguar fillimisht çka i ka thënë bashkëshorti i Liridonës, Naimi pasi ajo ishte vrarë.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.

Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.

“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha  mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte  me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të”, theksoi ai.

Leonardi thotë se në ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi.

blank

 

Dyshimi tjetër ishte te gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se iu vodhën.

“Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin  tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin për RTK-në, Leonardi.

Ai thotë se vrasja e motrës së tij ka ndodhur brenda makinës.

Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit“, shpreh dyshimin e tij, Leonardi.

Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.

Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë fëmijët në momentin e vrasjes së inskenuar përmes grabitësve.

Mamin e harruam në veturë, i kishin thënë fëmijët, dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kish pas shtrënguar dorën shumë. Kur jam shkuar në polici mu ka ofruar më ka përqaf, dajë tha hajni mi ka lyp paret po unë s’ia kom dhënë e ka qel dorën i kish pas paret aty“, rrëfen ai.

Për këtë krim, tashmë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, është arrestuar si i dyshuar që ka urdhëruar me pagesë autorin për t’a vrarë gruan.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe personin e tretë që dyshohet se është bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Të tretë pritet të dalin para Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda të dielën (3 dhjetor).

blank

Krejt çfarë dihet për vrasjen e Liridonës

Protestë e mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave. Dhjetor 2022.

Krenare Cubolli

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Mediat lokale në Kosovë e kanë identifikuar bashkëshortin si Naim Murseli.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se seanca e parë për tre të dyshuarit është caktuar për 3 dhjetor, në orën 9:30.

“Murseli e ka porositur vrasjen”

Betimi për Drejtësi – medium i specializuar në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë – ka raportuar, bazuar në burime se, i dyshuari Naim Murseli e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen për bashkëshorten e tij.

“Burime të ‘Betimi për Drejtësi’ bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës”, është thënë në raportimin e këtij mediumi.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kryer bastisje në Gjakovë dhe ka arritur të sekuestrojë armën, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

“Do ta zhvarrosim trupin”

Rasti i vrasjes së 30-vjeçares është dënuar rëndë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur vrasjen si “krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar”.

“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë.

Mllef, posaçërisht, ka nxitur fakti se Naim Murseli është parë duke marrë pjesë në varrimin e bashkëshortes.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se familjarë të Liridonës, synojnë ta zhvarrosin trupin e së ndjerës nga Gjakova, ku është varrosur, pas dyshimeve se bashkëshorti ka dorë në vrasjen e saj.

Liridona Ademaj, jo Murseli

Në reagime e sipër në rrjete sociale, disa kanë kërkuar që Liridona të njihet me mbiemrin e vajzërisë, Ademaj, dhe jo Murseli, të familjes së burrit.

blank

Disa janë shprehur të alarmuar me dhunën kundër grave, disa i kanë vënë fajin mendësisë patriarkale për raportimet sistematike për dhunë, dhe kanë kërkuar më shumë siguri për gratë.

Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, më 3 dhjetor është thirrur një protestë pas vrasjes së Liridonës.

Në orën 11:30 është planifikuar të mbahet një marsh drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me thirrjet ndal femicidit.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet si vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë, që mund të jetë e nxitur nga rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave, apo normave të dëmshme shoqërore.

Në periudhën janar-nëntor, në Kosovë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje. Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 90 për qind e viktimave të kësaj dhune kanë qenë gratë dhe vajzat.

Në Kosovë, më 25 nëntor ka nisur fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me baza gjinore”.

Në aktivitetin e mbajtur më 27 nëntor, të titulluar “Ato janë ne”, Haxhiu tha se dhuna në familje është shndërruar në fenomen në Kosovë.

Vetëm në vitin 2022 në Kosovë janë vrarë tri gra – për të tria rastet, fajtorë ose të dyshuar kanë qenë bashkëshortët e tyre.

Në periudhën 2010-2022 në këtë shtet janë vrarë 50 gra.

Në Kosovë, rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

Linja telefonike e Mbrojtësve të Viktimave është 0800 11 112.


Send this to a friend