VOAL- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte.
Zonja Osmani bën të ditur në faqen e saj në fb:
Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.