“Nëse ne rusët jemi të vendosur për të rikthyer madhësinë, krenarinë, famën dhe lavdinë e dikurshme politike dhe ushtarake të ish Bashkimit Sovjetik (BRSS-së): Atëherë duhet të jemi të aftë dhe të përgatur ushtarakisht, për të prishur ose shkatërruar me luftë, shumë me tepër se sa SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe ose Perëndiimi qe krijojnë dhe fitojnë në paqë me anë të politikës, diplomacisë, industrisë, teknologjisë dhe monetokracisë së tyre prevalente dhe absolute në tregun botërorë të vlerave, mallërave, finansave dhe kapitalit.”, citohet t´u ketë thënë bashkëpunëtorëve të tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)- Presidenti i Fedaratës së Rusisë, Vlladimir Vlladimiroviç Putin, në menyrë diskrete ose konfidenciale.
Se këndejmi, sipas liderit rusë (Putin) prezenca ose ekzistenca e Paktit të Natos, është absuditeti, paradoksi dhe anakronizmi më i madh në marëdhëniet e sotme ndërkombëtare.
Pas vetës rusët i kanë Kinën, iranin, Korenë e Veriut, shzumicën absolute të shtetëve të Amerikës L:atine, disa shtete anëtare të BE-s dhe kështu me radhë. Plus shifren trishtuese ose alarmante prej mbi 7O megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, mbi 21 milion eksploziv ose material radioktiv ose bërthamor për frymë banori të planetit tonë.
Me rastin e ndërhyrjes ose involvimit ushtarak të SHBA-së në Iran, gjegjësisht në shekullit të gjirin e njohur persiko-arabik, sikur u zhbë ose shkatërrua tërësisht prestigji ose autoriteti i njohur amerikan në të gjithë botën.
Përballë strategjisë, sigurisë dhe demokracisë amerikane, sikur fitoi dinakëria dhe gjeopolitika ruse e mbështetur dhe ndërtuar në luftëra dhe konflikte të vazhdueshme në mes njerëzve, popujve (kombëve), shtetëve, feve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit.
Presidenti Trump nuk diti t´i përdorë, manipuloi, insubordinoi; kombinoi dhe kordinoi si duhet mjetët , apo instrumentët e fuqshme të paqës dhe sigurisë globale me ato të forcës ose fuqisë së njohur politike, ushtarake, ifinansiare, ndustriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist tè Perëndimit.
(…..)
Me rastin e sulmit dhe luftës së tij kundër Iranit si mik dhe aleat tradicional i Rusisë: Presidenti Trump ia kaloi epërsinë enorme dhe absolute Rusisë për t´u paraqitur opse prfezantuar si mbrojtëse ose protektore e fesë, kulturës dhe botës arabe dhe muslimane në rajon dhe kudo tjetër gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Janë rusët ata që Sirinë dhe Ceceninë i kanë bërë rrafsh me tokë.
Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme politike, ushtarake, historike dhe dramatike në botën e pasluftës, në një masë tepër të madhe (substanciale ose esenciale) asokohe i kishin reformuar (transformuar), determinuar, ridisajnuar dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe formulimet e njohura dominante dhe ekskluziviste të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë, të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional.
Duke e njohur dhe “zbuluar” në këtë prizëm rolin dhe rëndësinë e madhe kolosale ose epokale të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar:
Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture “status quoje” ose “paqjeje të fluidshme” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953. gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953.
Duke shënuar në këtë prizëm edhe “fazën” ose “etapën e dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët; me rastin e testimit të pare nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së me1949 etj.
Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961, gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Mesme, krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John F. Kennedy në vitin 1963, si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare .Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.
Ndaj, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme: SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.
Marëdhëniët dhe raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do reformohen, ridizajnohen, emancipohën dhe kurorëzohen me rastin e ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi dhe në ish Bashkimin Sovjetik për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt ose hemisfera e errët ruso-serbe.
U mor vesh se sirianët (Siria) dhe çecenët (Çecenia) nuk i falin dhe sí harrojnë krimet dhe masakrat ruse.
Pak histori politike dhe ushtarake nga e kaluara:
Luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga ‘kurora’ e hujaj mbretërore ose monarkiste, pos tjerash, sollën ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.
Pas vdekjës së Presidentit amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”, Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongresëve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine”, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.
Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër amerikan, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriminimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj.,do futët në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.
Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921: Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme koniukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, ku Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane, gjegjësisht të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917.
Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose interaktiv ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Po gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët.
Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).
Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.
Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, gjithashtu ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” tè Presidentit Amerikan, Roosevelt me Kryeministrin britanik, Churchill në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941, së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHBA-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nëntor 1941, ishte mbajtur në Moskë konferenca sekrete e të deleguarve politik dhe ushtarak të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë (Bashkimit Sovjetik) në luftë kundër Gjermanisë dhe “paktit të çeliktë” Romë-Berlin-Tokio. Ndërkaq, në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942 ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, gjithashtu i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj. Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj…Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.
Ndonese, vetëm dy-tre dekada pas luftës së njohur qytetare ose secesioniste: SHBA-s do ngriten në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë.
Me ç’rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët tjerës finansiar, industrial dhe ekonomik në SHBA-së.
Ndërkaq, sot nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). Gjithashtu kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera. Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan. Ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6, e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës! Firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)-ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj. Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh dhe i fuqishëm. E sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore me 16. 4 %, gjithashtu. Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo është edhe një dëshmi tjetër sublime dhe relevante se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. E sidomos në Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Balllan (Europë), BE-s dhe gjithandej.
Ndonëse, lufta e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, së bashku me krizën ose recesionin e madh botërorë të shkaktuar nga lufta e Ukrainës, pandemia globale e corona virusit (covid 19) dhe kështu me radhë: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën: Lufta e SHBA-s kundër Iranit, botën ose civilizimin tonë i ka sjellur si të thuash-para një të të fikëti ose infrakti të përgjithshëm.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të tjera: Kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike të Rusisë, Iranit, Kinës dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Industria dhe teknologjia ushtarake ose luftarake kanë levizur me hapa të shpejt. Sot projektilët dhe raketat interkontinentale me mbushje nukleare ose atomike, mund të arrijne për 5 ose 1O minuta cdo cep ose meridian të globit.
Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tandemin) e ri ruso-kinez si “pandan” ose “arrë e fortë” kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Pacifikun Jugor (Amerikën Latine) dhe gjithandej.
Ata që e njohin dhe kuptojnë sadopak “ligjin e akumulimit dhe ndarjen e vlerave, mallerave, resursëve dhe kapitalit botëror së bashku me format ose metodat e njohura mbi rënien, përmbysjen ose dobësimin e rendit ose sistemit kapitalist”: E kanë me të qartë ose me të lehtë për t’i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është “luftë e pashpallur” e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo?
Sepse, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë, Lindjen e Mesme etj.) që kanë për qëllim “ndarjen ose copëtimin dhe në fund rënien ose përmbysjen e Natos dhe BE-s, si dhe vet rendit botëror, e sidomos sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.
Ndaj, siç e kemi cekur shpeshherë: Përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi dhe Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Dhe, a ishin 2O bomba nukleare ose atomike fillim i sherrit në marëdhëniet amerikano-gjermane?
Siç dihet, marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) kishte kohë që ishin të acaruara ose tensionuara. Presidenti Trump, ne mandatin e pare, si duket kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani.
Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën. Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.
Po Irani ?!
U mor vesh se amerikanët nuk ia harruan dhe s´i falë kurrë Iranit “irangaten” ose aferën e njohur mbi pengjët amerikane në Ambasadën e SHBA-s në Teheran gjatë vitë të tetëdhjeta të kaluar. Irani shihet si njëri prej rivalëve dhe armiqve kryesor të SHBA-s dhe Izraelit në krejt globin. Lufta eventuale në mes SHBA-s dhe Iranit, i konvenon Rusisë dhe ambicieve të saj imperiale, hegjemoniste dhe ekspanzioniste.
Politika, diplomacia dhe intelegjenca ruse, ia kanë arritur t´i fusin akoma me thellë thikak e ndasive dhe armiqsive të vjetra në mes kapit (bllokut) shiit (shiia) dhe sunnit (sunni) në botën islame ose muslimane ku shtetii dhe populli (kombi) i madh gjerman gëzojnë respekt, besim dhe admirim të madh. Roli i Gjermanisë shihet ose konsiderohet krucial e jetik në krizat e atjeshme politike, ushtarake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike etj.
Duke iu rikthyer rëndësise strategjike te Gjermanisë:
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike. Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -janë të vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë. Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj. Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s, të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë. Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO ushtar amerikan, të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan, të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem. Pas Japonisë, në Gjermani pra, ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral. Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria”(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore, ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu. Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj. Nuk dihet nëse pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s dhe ish Presidentit Trump?
Ndonëse, ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij, asokohe kishin paralajmëruar mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër.
Siç u cek me sipër, Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e kanë të qartë situatën, e sidomos raportin osekonstelacionin e forcave.
Dhe, ky sigurisht se është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare në përgjithësi, si dhe për paqën, stabilitetin dhe sigurinë globale (kontinentale dhe interkontinentale) në veçanti. E sidomos për Kosovën e varur tërësishtë nga SHBA-së, NATO dhe BE-s.
Krejt në fund, diçka nga filozofia amerikane…
Sipas hipotezave ose teorive utilitare dhe pragmatike të mendimtarëve ose filozofëve të njohur amerikan, Ch. S. Pierce, W. Jammes, J. Dewey dhe të tjerë: E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik. Ndonëse, G. Santayana, R. W. Sellers dhe filozof të tjerë amerikan, në kuadër të realizmit dhe racionalizmit të njohur kritik, ishin (janë) në favor të kthmit (rikthimit) të domosdoshëm të filozofisë në çështjet, problemët ose fenomenët e jetës, botës dhe natyrës me anë të një vështrimi të ndjeshëm, sensual, racional, kritik, observues dhe participant.
U mor vesh se Santayana, Dewey, Nagel, Moris Raphael Cohen dhe filozof të tjerë amerikan, janë të mendimit mbi ngritjen ose ndërtimin e tërë lëndës, materies ose metodikës së njohur multidisiplinare tè filozofisë (me ndihmën e epistemologjisë, gneseologjisë, ontologjisë, antropologjisë, fenomenologjsë së natyrës, etikës, metaetikës, estetikës etj.) mbi ligjët ose principet e njohura matematikore ose aritmetike. (Natyralizmi ose teoria e njohur natyraliste.)
Me fjalë tjera, kjo do thotë se filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm e dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo “epistemologjinë revolucionare” të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)
Do shtuar në vazhdim se mendimtari ose filozofi i njohur anglo-amarikan, Jonathan Edwards (17O3-1758)- nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian, respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë determinante dhe idealiste amerikane nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën) e filozofisë fetare ose religjioze, transcendentalizmin, si dhe të të ashtuquajturin “kantizmin dhe hegelianizmin” e njohur amerikan të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezntuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s.
Aty ishin edhe reflektimet, ndikimët (infulencat) ose interferimet e njohura eksterne ose eksplikative të I. Newtonit (Njutënit), G. Berkeleyit, B. Franklinit, Samuel Johnsonit dhe të tjerëve në ngritjen, themelimin, zhvillimin, avansimin dhe përparimin e gjithëmbarëshëm të mendimit shkencor dhe filozofik në SHBA-s.
Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, me kalimin e kohës, do angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë dhe të pavarur fetar ose religjioz, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik dhe antikalvinist. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si “Journal of Speculative Philosophy”, “Philosophical Review” etj.)
Ndërkaq, në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj.)-krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe “fenomenologjia” e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial ose ekzistencialist.
Kitika dhe filozofia e njohur amerikane, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike.
Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, industriale, teknologjike, ekonomike etj.
Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e kulturës dhe filozofisë së njohur politike dhe diplimatike.
Kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, arsyeja, vetëdija, edukata dhe kultura e njohur njerëzore, shtetrore dhe nacionale, janë frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore, qytetare, kulturore, politike, eksonomike, industriale ose teknologjike, siç është ajo në SHBA-së, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Francë, Japoni dhe kështu me radhë.
Në fund të fundit, teoria dhe praktika e përgjithshme psikologjike dhe politologjike, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se asnjëherë nuk i bën t´u besohet atyre që janë rrexuar ose kanë rënë ( deri në theqafje) nga vetvetja, normaliteti dhe racionaliteti.