I dhimbshem e i trishte sa me s’ka lajmi per largimin tend shume te para- koheshem nga kjo bote miku e kolegu im i mire e dinjitoz Kosta Grillo….
Te kisha me se pari djalin e mikut tim te çmuar e te pa harruar Odhisese…e me pas edhe mikun tim shume te hershem e te veçante…
Veshtire te harroj dot ate kohe kur Lad Grillo i mirenjohur i mikrofonit dhe ekanit sportiv shqiptar ne RTVSH te solli ty djalin pasionant e te qeshur prane nesh per te te futur qysh heret ne boten e magjishme te komentit e gazetarise sportive qe ishte e mbeti pasioni yt me i madh derisa mbylle syte…
Sa e sa kujtime te pa harruara me ty i miri Kosta…sa e sa emocione qe fal veçmas bota e sportit …por edhe sa e sa shqetesime e pa drejtesi qe injorantet e te pa fytyret ti hedhin si gure nen rrota thjesht per te te bere keq se duket kane lindur bashke me te keqen…
Disa prej atyre qe derdhin sot lote Krokodili per ty …dje te shanin publikisht e te akuzonin si filo grek e serb…vetem e vetem pse ishe nga Bregu e flisje greqisht apo edhe pse simpatizoje futbollin serb…
Disa te tjere te hoqen nga puna e te larguan dhunshem nga mikrofoni sportiv -dashuria e madhe e jetes tende …e sot edhe ata lloj palaçosh te tille guxojne e shprehin ngushellime per vdekjen tende…
Dikush edhe me keq akoma…atje lart fare…ne krye te qeverise…te ”dedikon” nje mesazh ”njerezor” ngushellimi teksa deri dje nuk beri absolutisht as me te voglen gje per te te shpetuar jeten nga thonjte e vdekjes kobzeze…
Flisnim vazhdimisht e rregullisht ne telefon e ne Skype i dashur mik i shtrenjte, i çmuar e i veçante e shume i hershem…flisnim si dy miq te mire e te sinqerte…si dy çuna tirone…si dy kolege si dy pasionante sporti te kah hershem…
Ishe vertet i shqetesuar per gjitha ç’ka ndodhte ne vendin tend madje heren e fundit kur te porosita veçmas te beje kujdes me frekuntimin e shpeshte te lokaleve pasi semundja ishte neper kembe…mu pergjigje se ….ehhhhh ishalla s’e kam kismet…pasi e kam ndare mendjen edhe une do largohem nga Shqiperia familjarisht..nuk rrihet me ketu …
Me trishtoi shume ajo ç’ka degjova nga goja jote per ate lloj baterdie qe po i detyron shqiptaret te largohen kaq dhimbshem prej Atdheut te tyre…
Jeta qenka e çuditeshme vertet miku im i shtrenjte…dhe vdekja e zeze bashkeudhetare e saj ndonese e pa deshiruar prej kerkujt…aq me shume kur rremben para kohe njerez e miq te nje lloji te veçante si TY….
Nuk kam me fjale te shpreh ate qe ndjej teksa po shkruaj keto radhe Lamtumire per ty mik i shtrenjte e koleg i mire e i pa harruar … pasi dhimbja… e trishtimi por dhe lotet ne syte e mij jane vetem nje pjese e vogel ngushellimi qe dua ti dergoj familjes tende te respektuar…bashkeshortes e femijeve…te afermeve te tu e miqve te tu te shumte brenda e jashte Shqiperie…
Kontibuove per sportin shqiptar e veçmas futbollin e tij si pak kush per vite me radhe ndaj ishe e do mbetesh perjetesisht mik i mire e i shtrenjte i te gjitheve ne komunitetit sportiv shqiptar …
Prehu ne Paqe e te qofte Dheu i lehte Kosta Grillo !
Me shume respekt e konsiderate miku e kolegu yt i sinqerte per vite e vite me rradhe …
Adriatik Dosti !
Komentet