Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh i pakënaqur për faktin që Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, duke theksuar më gjerë se nuk është “i lumtur” për vazhdimin e luftës mes dy vendeve.
“Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam aspak i lumtur për gjithçka që lidhet me luftën,” deklaroi ai përpara gazetarëve, i pyetur për sulmin që shkaktoi dëme të mëdha natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore.
Trump përsëriti se ka vendosur një afat “dy javë” përpara se të marrë vendime mbi këtë konflikt, për të cilin pretendon se po bën përpjekje personale që të marrë fund.
“Do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe ose do të ketë sanksione, ose tarifa doganore të mëdha, ose të dyja bashkë, ose nuk do të bëjmë asgjë dhe do të themi: ‘ky është lufta juaj’,” tha ai.
Presidenti kujtoi takimet e fundit që zhvilloi, fillimisht të premten e kaluar në Alaskë me homologun rus, Vladimir Putin, dhe më pas të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se dëshiron që dy liderët të organizojnë një takim dhe të ulen në të njëjtën tryezë për të mbyllur luftën, megjithëse një takim i tillë duket gjithnjë e më pak i mundshëm të ndodhë së shpejti. Panorama
Bethesda, Maryland – Agjentët e FBI-së kanë bastisur në mëngjesin e së premtes banesën e John Bolton, ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, në kuadër të një hetimi të ndjeshëm për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Bastisja u krye rreth orës 7:00 të mëngjesit në rezidencën e Bolton në periferi të Uashingtonit dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili në një postim në rrjetin social X deklaroi: “Askush nuk është mbi ligjin… @FBI agjentë në mision.” Postimi u shpërnda edhe nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, e cila shtoi: “Siguria e Amerikës nuk negociohet. Drejtësia do të ndiqet. Gjithmonë.”
Një burim i njohur me hetimin konfirmoi për Associated Press se bastisja është pjesë e një hetimi të FBI-së lidhur me trajtimin e materialeve të ndjeshme nga Bolton. I njëjti burim theksoi se Bolton nuk është arrestuar dhe nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale. Deri më tani, as Bolton, as përfaqësuesit e tij ligjorë dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar publikisht ngjarjen.
Sipas burimeve të mëparshme, hetimi ndaj Bolton kishte nisur vite më parë, por ishte pezulluar gjatë administratës Biden për arsye politike. Tashmë, duket se çështja është rikthyer në vëmendje me intensitet të shtuar.
Ndërkohë që agjentët ndodheshin brenda banesës së tij, në orën 7:32 të mëngjesit, në llogarinë zyrtare të Bolton në X u publikua një mesazh kritik ndaj qëndrimit të Donald Trump për luftën në Ukrainë. Nuk është e qartë nëse postimi ishte programuar më herët apo nëse kishte lidhje direkte me ngjarjen.
Bolton, një figurë e fortë në çështjet e politikës së jashtme amerikane, ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Trump pas largimit nga administrata. Në librin e tij të vitit 2020, ai përshkruante tensione të thella me presidentin dhe mënyrën e tij të udhëheqjes.
Hetimi aktual e vendos Bolton sërish në qendër të vëmendjes politike dhe ligjore në SHBA, në një kohë kur trajtimi i dokumenteve të klasifikuara mbetet një çështje shumë e ndjeshme për autoritetet federale. bw
Vëllezërit Bogolub dhe Dragomir Kariq në takim me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në Minsk (22 qershor 2015).
Radio Evropa e Lirë
Departamenti amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve kompaninë Dana Holdings Limited (Dana Holdings), të regjistruar në Qipro dhe e lidhur me familjen serbe Kariq, e njohur për mbështetjen e saj ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve ’90.
Nga lista është hequr gjithashtu edhe Nebojsha Kariq, shtetas serb dhe qipriot, djali i biznesmenit serb Bogolub Kariq, i cili sipas autoriteteve amerikane kishte rol kyç në kompaninë në fjalë.
Perandoria ndërtimore e familjes Kariq ishte futur në listën e zezë në vitin 2021, si pjesë e zgjerimit të sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke përfshirë entitete dhe persona që, sipas SHBA-së, përfitonin ose mbanin gjallë regjimin e Aleksandar Lukashenkos në dëm të popullit bjellorus.
Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit amerikan të Thesarit kishte vënë në shënjestër kompaninë duke theksuar se ajo kishte marrë përfitime të shumta përmes dekreteve presidenciale të Lukashenkos – nga dhurimi i tokave shtetërore në Minsk me vlerë afër 800 milionë dollarë për një projekt të vetëm, e deri te lehtësitë fiskale, përjashtimet nga tatimet, përdorimi i resurseve publike për punime infrastrukturore dhe kushte të tjera privilegjuese.
Në atë kohë u theksua se familja Kariq kishte marrëdhënie të ngushta me Lukashenkon. Dana Holdings, sipas njoftimit, u kishte ofruar punonjësve një ditë pushimi për të marrë pjesë në një miting pro Lukashenkos pas zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020 – që Perëndimi konsideron se ishin manipuluar – kishte shfaqur mesazhe mbështetjeje në fletushka proregjimit dhe madje kishte hapur një galeri arti të menaxhuar nga nusja e Lukashenkos në një qendër tregtare në Minsk.
Radio Evropa e Lirë më herët kishte raportuar se gjatë dekadave të fundit familja Kariq kishte arritur të ngjitej në majat e industrisë së pasurive të paluajtshme në Bjellorusi, duke siguruar përfitime të mëdha financiare falë lidhjeve të tyre të ngushta me Lukashenkon – udhëheqësin që sundon vendin me “dorë të hekurt” prej vitit 1994.
Pas protestave masive të vitit 2020, të cilat shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, regjimi i tij reagoi me shtypje brutale: mbi 32 mijë persona u arrestuan, mijëra u rrahën nga policia dhe opozitarët kryesorë u burgosën ose u detyruan të largoheshin nga Bjellorusia.
Në dhjetor 2020, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Dana Holdings dhe një prej degëve të saj, duke e akuzuar për përfitime dhe mbështetje ndaj regjimit të Lukashenkos.
Më pas, më 9 gusht 2021, SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja vendosën një valë të re sanksionesh tregtare e financiare kundër Bjellorusisë, në përvjetorin e parë të zgjedhjeve që i siguruan Lukashenkos një mandat tjetër dhe ndezën një valë të paparë protestash.
Si kundërpërgjigje, Lukashenko kërkoi nga SHBA-ja që deri më 1 shtator 2021 të zvogëlonte stafin e Ambasadës amerikane në Minsk në vetëm pesë persona.
Pas shtypjes së protestave dhe izolimit ndërkombëtar, regjimi i tij ka mbetur i mbështetur pothuajse vetëm nga Rusia.
Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefshme të SHBA-së, për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim.
Kjo është pjesë e masave gjithnjë e më të ashpra kundër të huajve që kanë leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.
Në një përgjigje me shkrim për Associated Press, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se të gjithë personat me viza – përfshirë turistët e huaj – i nënshtrohen kontrollit të vazhdueshëm për të parë nëse kanë bërë diçka që i bën të papërshtatshëm për hyrje ose qëndrim në SHBA.
Nëse gjenden të dhëna të tilla, viza do t’u hiqet, ndërsa nëse mbajtësi i vizës ndodhet brenda territorit amerikan, ai ose ajo do të dëbohet, tha DASH-i.
Që kur presidenti amerikan, Donald Trump mori detyrën, administrata e tij është përqendruar në dëbimin e migrantëve që qëndrojnë ilegalisht në SHBA, por edhe të atyre me viza studentore apo me viza për programe shkëmbimi të studentëve.
Mesazhet nga Departamenti i Shtetit tregojnë se procesi i vazhdueshëm i kontrollit – i cili, sipas zyrtarëve, kërkon shumë kohë – është intensifikuar ndjeshëm. Kjo do të thotë se edhe ata që tashmë kanë leje qëndrimi në SHBA, kjo leje mund t’u hiqet papritur.
Sipas të dhënave të Departamentit për Siguri të Brendshme, vitin e kaluar në SHBA kanë qenë 12.8 milionë persona me “green card” dhe 3.6 milionë me viza të përkohshme.
Shifra prej 55 milionësh sugjeron se një pjesë e personave nën kontroll mund të ndodhen jashtë SHBA-së me viza turistike, tha Julia Gelatt nga Instituti për Politika të Migracionit. Ajo vuri në dyshim vlerën e shpenzimit të resurseve për persona që ndoshta nuk do të kthehen më kurrë në SHBA.
DASH-i theksoi se përqendrohet në indikatorë të papërshtatshmërisë, përfshirë qëndrimin përtej afatit të vizës, aktivitetet kriminale, rrezikun për rendin publik, përfshirjen në aktivitete terroriste apo mbështetjen e organizatave terroriste.
“Ne rishikojmë çdo informacion të disponueshëm gjatë procesit të kontrollit, përfshirë të dhëna nga policia, agjencitë e emigracionit ose çdo informacion tjetër që mund të dalë pas lëshimit të vizës dhe që mund të tregojë papërshtatshmëri”, tha Departamenti i Shtetit.
Po ashtu, SHBA-ja do të ndalojë lëshimin e vizave të punës për shoferët e kamionëve komercialë, njoftoi më 21 gusht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në rrjetin X.
“Shtimi i numrit të shoferëve të huaj që drejtojnë kamionë të mëdhenj me rimorkio në autostradat amerikane po rrezikon jetët e qytetarëve amerikanë dhe po dëmton mundësitë e fitimit për kamionistët amerikanë”, shkroi Rubio.
Dy kongresmenë republikanë amerikanë, Andy Ogles dhe Marlin Stutzman, propozojnë presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes 2025. Në letrën e tyre drejtuar sot Komitetit të Nobelit, ata e cilësojnë Trump si një udhëheqës që ka ulur konfliktet globale, ka ndërmjetësuar marrëveshje paqeje dhe ka hapur rrugë dialogu mes palëve në konflikt.
Nomimi thekson takimin e Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska dhe takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ku ai premtoi mbështetje për sigurinë e Ukrainës dhe ndërmjetësim për një takim të ardhshëm mes Putinit dhe Zelenskyt.
“Me respekt paraqesim këtë nominim të Presidentit Donald J. Trump për Çmimin Nobel të Paqes, në vlerësim të kontributit të tij konkret për vëllazërinë ndërkombëtare, udhëheqjes së tij në uljen e konflikteve dhe rrezikut të luftës, si dhe përkushtimit për të nxitur dialogun si rrugë drejt pajtimit,” shkruajnë Ogles dhe Stutzman.
“Udhëheqja e tij vendimtare në arritjen e marrëveshjeve historike diplomatike, në uljen e konflikteve globale dhe në ndjekjen aktive të zgjidhjeve paqësore për disa nga mosmarrëveshjet më të vjetra të botës ka sjellë dhe vazhdon të sjellë një botë më paqësore.”
Në letrën e tyre drejtuar Komitetit të Nobelit, republikanët nënvizuan rolin e Trump në organizimin e samitit me Presidentin Vladimir Putin në Alaskë më 15 gusht 2025, të fokusuar në gjetjen e një rruge drejt armëpushimit në Ukrainë, shkëmbimit të të burgosurve, hapjes së korridoreve humanitare dhe marrëveshjeve të ardhshme të sigurisë – një hap i rëndësishëm drejt rihapjes së dialogut të drejtpërdrejtë e konstruktiv.”
Ata gjithashtu vlerësojnë takimin e zhvilluar më 18 gusht 2025 me Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe një numër liderësh evropianë për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe për të lehtësuar një dialog mes Zelenskyt dhe Putinit me synim paqen e qëndrueshme në rajon.
Përveç përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, letra e Ogles dhe Stutzman e vlerëson Trump edhe për arritjen e një marrëveshjeje historike paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, për angazhimin e tij direkt me liderët rajonalë për konfliktin në Gaza.
Duke e cilësuar Trump si “presidentin e paqes” kongresmeni Stutzman shton:“Nuk është askush tjetër në botë që e meriton këtë vit Çmimin Nobel më shumë se ai, dhe këtë e kanë njohur tashmë disa liderë botërorë.”
Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë
. Në një intervistë me Fox, ai deklaroi se fundi i luftës midis dy vendeve do ta ndihmonte atë të shkonte në parajsë.
“Dua t’i jap fund. E dini, nuk po humbasim jetë amerikane, nuk po humbasim ushtarë amerikanë. Po humbasim rusë dhe ukrainas, kryesisht ushtarë. Njerëz, pasi raketat godasin vendet e gabuara ose qytetet. Nëse mund të shpëtoj 7,000 njerëz në javë nga vrasja, mendoj se kjo është e mjaftueshme – dua të përpiqem të shkoj në parajsë, nëse është e mundurt”, tha Trump.
Presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u panë të angazhuar në diskutim pranë një harte të Ukrainës, ku territoret lindore të pushtuara aktualisht nga Rusia ishin të hijezuara me të kuqe, sipas një imazhi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Harta mund të ketë shërbyer si pikë referimi për Trumpin dhe Zelenskyn për të diskutuar lëshimet territoriale që ka të ngjarë të përfshihen në një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Zelenskyy tha se i tregoi Trumpit “detajet” e fushëbetejës në hartë. “Patëm një takim konstruktiv dhe specifik”, tha ai.
Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit që Ukraina pretendon për vete, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë, rajonet e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhzhisë. sn
Të mërkurën, kongresistja Anna Paulina Luna (R-Fla.) ishte e ftuar në podcast-in e Joe Roganit për të kërkuar që qeveria të jetë më transparente për alienët.
Republikania nga Florida, e cila drejton Grupin e Punës për Deklasifikimin e Sekreteve Federale, një nënkomitet i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, tha se perceptimi ynë i zakonshëm për alienët jeshilë me sy të mëdhenj është krejtësisht i gabuar.
Luna shpjegoi se, edhe pse “kjo mund të duket çmenduri,” ajo ka parë prova të teknologjive të krijuara nga “gjëra energjie” ose “qenie ndërdimensionale” që sfidojnë kuptimin aktual të njerëzimit për fizikën.
Ajo e krahasoi teknologjinë që këto “qenie ndërdimensionale” mund të krijojnë me një person modern që “hedh një telefon … në kohën e njerëzve të shpellave.”
Luna shtoi se këto “qenie ndërdimensionale” mund të lëvizin “përtej kohës dhe hapësirës,” dhe tha se “në Bibël që janë hequr tekste që shpjegojnë dhe prekin këto tema.”
“A kam parë një portal të hapet? Jo. A kam parë personalisht një anije kozmike? Jo. A kam parë prova për këtë? Po” tha Luna. “A kam parë dokumentacione fotografike të avionëve që besoj se nuk janë krijuar nga njerëzit? Po.”
Luna tha se grupi i saj i punës u krijua pasi ajo, kongresisti Tim Burchett (R-Tenn.) dhe ish-republikani i Floridës Matt Gaetz, që u akuzua për marrëdhënie seksuale me të mitur, hetuan një incident në bazën ajrore Eglin. Luna tha se shumë pilotë atje raportuan se panë UAP, ose fenomene ajrore të pazbuluara, dhe pretendoi se ushtria “po e fshihte këtë.”
Ajo tregoi një incident tjetër në bazën Vandenberg Space Force, ku shumë persona, përfshirë një pilot, panë një kub të kuq në qiell që ishte më i madh se një fushë futbolli.
Po ashtu, Luna ndau një përvojë personale me një UAP gjatë shërbimit të saj në Forcat Ajrore, kur ishte e stacionuar në bazën Portland Air National Guard në Oregon si specialiste e menaxhimit të fushës ajrore.
“Ka pasur një shkelje të hapësirës ajrore kur unë isha ende në Gardë, dhe më kujtohet që bisedova me disa pilotë për këtë dhe pyeta, ‘Çfarë ishte kjo?'” tha ajo.
Luna tha se kur kërkoi shpjegime nga kolegët e saj për incidentin, ata vepronin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
“Ata thanë, ‘Nuk mund të flasim për këtë.’ Askush nuk donte ta trajtonte si temë,” tha Luna, duke shtuar se mendon se ata kishin frikë se “do të hiqeshin nga statusi i fluturimit.”
Luna tha se njerëzit i kanë thënë se do t’i dëmtojë karrierën politike duke folur për këto fenomene të pretenduara, por ajo ndien se duhet ta bëjë.
“Transparenca është ajo që krijon besimin,” tha Luna për fshehjen e sekreteve për alienët nga qeveria. “Qeveri të tjera kanë zbuluar disa informacione për këtë. Të mendosh se ne jemi forma e vetme e jetës në këtë planet, në këtë galaktikë, është paksa çmenduri.” / Huffpost – Syri.net
Gjatë konferencës për shtyp në Alaskë, ku nuk u pranuan pyetje nga gazetarët, presidenti i SHBA-ve falenderoi Putinin për qasjen dhe i tha se duhet të vijojmë të flasim shumë shpejt, kërkese të cilës Putin iu përgjigj me ftesë, “herën tjetër në Moskë”.
“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, i thotë ai presidentit rus.
“Herën tjetër në Moskë”, përgjigjet Putin.
Trump thotë “kjo është interesante” dhe shton “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë”. sn
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, në nisje të konferencës së përbashkët për media në Alaskë.
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë produktiv”, por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por ka çështje ende për të cilat nuk janë pajtuar.
Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje.
“Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja”, tha ai pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Para samitit, ai deklaroi se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë.
“Por, ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm, por ka gjasa që ta bëjmë këtë”, shtoi presidenti amerikan.
Putin, në anën tjetër, e cilësoi takimin me Trumpin si “konstruktiv”.
“Rusia është e interesuar që t’i jepet fund krizës ukrainase. Ne shpresojmë që mirëkuptimi që arritëm me presidentin Trump do të hapë rrugë për paqe në Ukrainë”, tha Putin.
Udhëheqësi rus tha po ashtu se pajtohet me Trumpin se siguria e Ukrainës duhet të garantohet.
Ai po ashtu insistoi në adresimin e atyre që i cilësoi si “shkaqe rrënjësore” të konfliktit – që në retorikën e Kremlinit nënkupton t’i jepet fund aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe marrja e hapave për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase.
Gjatë konferencës për media, Trump tha se tani do të bisedojë me udhëheqësit e NATO-s, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqës evropianë, për t’i informuar ata lidhur me samitin në Alaskë.
“Do të zhvilloj disa biseda telefonike dhe do t’i informoj se çfarë ndodhi, por ne patëm një takim shumë produktiv dhe për shumë pika u pajtuam”, tha ai.
Në fund të konferencës, Trump theksoi se beson që do ta takojë Putinin sërish shumë shpejt, dhe lideri rus iu përgjigj në anglisht: “Herën tjetër, në Moskë”.
Pas kësaj, Trump tha: “Mund të përballem me kritika, por e shoh si diçka që mund të ndodhë”.
Daniel Fried, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, njëherësh arkitekt i sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pasi Moska mori nën kontroll Krimenë më 2014, tha pas konferencës në Alaskë se SHBA-ja “duket se nuk ia dorëzoi Ukrainën” Putinit.
“Asnjë marrëveshje për Ukrainën. Putini e teproi me retorikën e ricikluar për shtensionimin e situatës. Fatmirësisht, Trump nuk duket se ia dorëzoi Ukrainën. Por, përparimi që përmendi Trump nuk është i përcaktuar dhe mund të mos ekzistojë fare. Këto përshtypje të para do të ndryshojnë me daljen e më shumë informacioneve”, shkroi ai në X.
Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.
Samiti historik nisi pasi avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në bazën ushtarake Elmendorf, pranë Ankorixhit, rreth orës 10:20 sipas kohës lokale. Rreth 40 minuta më vonë, mbërriti edhe një aeroplan rus “Ilyushin” me Putinin në bord.
Trump dhe Putin shtrënguan duart dhe ecën krah për krah në pistë, ndërsa gazetarët u drejtuan dy liderëve me pyetje, përfshirë nëse presidenti rus do të ndalonte sulmet ndaj civilëve ose do të pranonte një armëpushim. Nuk ishte e qartë nëse ata i dëgjuan pyetjet.
Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë së bashku me delegacionet e tyre gjatë samitit në Alaskë.
Në një veprim të papritur, Putini iu bashkua Trumpit në limuzinën presidenciale amerikane, teksa të dy u nisën drejt vendtakimit – një nder i rrallë për një udhëheqës të një shteti rival.
Më pas, dy liderët u ulën së bashku me delegacionet përkatëse në vendin e takimit, dhe në prapavijë shihej një pano ku shkruante “Në kërkim të paqes”.
“Ju faleminderit shumë. Faleminderit”, tha Trump, ndërsa gazetarët sërish u drejtuan me pyetje, të cilave dy presidentët nuk iu përgjigjën.
Ndërkaq gjatë fluturimit për në Alaskë, Trump i tha Fox News se beson që takimi do të shkonte mirë.
“Do të doja të shihja një armëpushim. Nuk do të isha i lumtur nëse nuk do të ndodhte kjo, por të gjithë thonë se nuk do të arrish të marrësh një armëpushim. Kjo do të ndodhë në takimin e dytë. Takimi i dytë do të jetë i mrekullueshëm. Por, nuk do të jem i lumtur nëse ky takim nuk prodhon një armëpushim”, tha ai.
Ky ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Dy udhëheqësit, megjithatë, gjatë kësaj periudhe, kishin zhvilluar të paktën pesë biseda.
Para samitit Trump-Putin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, – shteti i të cilit është dërmuar nga lufta – tha se ukrainasit “kanë besim në SHBA-në”.
Ai tha se shpreson që ky takim të hapë “një rrugë të vërtetë drejt paqes së ndershme”, por edhe bisedimeve mes udhëheqësve në një format trepalësh: Ukraina, SHBA-ja dhe Rusia.
Më herët, Trump ka propozuar që një takim i tillë trepalësh të mbahet brenda pak ditësh. Alaska mund të ishte sërish vendi për një takim të tillë.
Udhëheqësit evropianë, të cilët, së bashku me Ukrainën janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.
Ukraina dhe Rusia kanë vija të kuqe, prandaj rruga drejt paqes nuk është e lehtë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, para samitit disa herë ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”.
Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.
Ukraina, ndërkaq, i konsideron të papranueshme koncesionet territoriale, dhe kërkon garanci të sigurisë.
Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, që përbën afërsisht 114.500 kilometra katrorë.
Vija e frontit të luftës është rreth 1.000 kilometra e gjatë dhe kalon nëpër rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit.
Të dyja palët vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha, mirëpo më herët gjatë muajit Rusia ka nisur të shënojë fitore në lindje të Ukrainës, duke avancuar 10 kilometra, teksa ushtria përqendrohet rreth rajoneve të Toretskut dhe Pokrovskut.
Shtetet e Bashkuara e kanë dyfishuar shpërblimin për personat që ofrojnë të dhëna që do të çonin në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e akuzuar se ai është “njëri nga trafikuesit më të mëdhenj të narkotikëve në botë”. Shpërblimi u çua në 50 milionë dollarë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është kritikues i vjetër i Maduros, i cili u rikthye në pushtet në janar pas zgjedhjeve të dyshimta për keqpërdorim të votave. Rezultatet e garës u hodhën poshtë gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, raporton televizioni BBC.
Kryeprokurorja e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, tha se vendi i saj do ta dyfishojë shpërblimin prej 25 milionë dollarësh dhe shtoi se Maduro është drejtpërdrejt i lidhur me operacionet e trafikimit të drogës.
Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, tha se lajmi për dyfishimin e shpërblimit për arrestimin e Maduros është “patetik” dhe “propagandë politike”.
“Ne nuk jemi të befasuar, kur kjo vjen nga ata që vjen” – tha kryediplomati venezuelas, duke e akuzuar zonjën Bondi se po bën përpjekje për një “shpërqendrim dëshpërues” nga kryetitujt e mediave që lidhen me reagimet për trajtimin e rastit të abuzuesit seksual, Jeffrey Epstein.
Gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara i kishin akuzuar Maduron dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Venezuelës me një varg shkeljesh, përfshirë narko-terrorizmin, korrupsionin dhe trafikimin e drogës.
Në atë kohë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së kishte pretenduar se Maduro kishte punuar me grupin rebel kolumbian, Farc, për ta “shfrytëzuar kokainën si armë për t’i “vërshuar” Shtetet e Bashkuara”.
Në një video të publikuar në rrjetin X të enjten, Bondi e akuzoi Maduron për bashkërendim me grupet si Tren de Aragua – bandë venezuelase të cilën administrata e Trumpit e ka shpallur organizatë terroriste – dhe Karteli Sinaloa, rrjet i fuqishëm kriminal me bazë në Meksikë.
Kryeprokurorja amerikane pretendoi se agjencia amerikane kundër drogës, DEA, kishte “konfiskuar 30 tonë kokainë të lidhur me Maduron dhe bashkëpunëtorët e tij, me gati shtatë tonë të lidhur me vetë Maduron”.
Presidenti i Venezuelës në të kaluarën i ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se ai është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e drogës. bw
Administrata e presidentit Donald Trump synon të ndërtojë objektin më të madh federal të paraburgimit të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara në një bazë ushtarake në Teksas, tha Pentagoni të enjten, hapi i fundit për të përdorur burimet ushtarake për të realizuar axhendën e tij të imigracionit.
Trump ka shtuar arrestimet e emigrantëve ilegalë në SHBA, ka marrë masa të ashpra ndaj kalimeve të paligjshme kufitare dhe ka hequr statusin ligjor të qindra mijëra emigrantëve. Që kur mori detyrën këtë vit, Trump ka dërguar emigrantë në bazën detare të Gjirit të Guantanamos, megjithëse në numër shumë më të vogël se sa ishte planifikuar.
Pentagoni tha se plani fillestar ishte të mbaheshin 1,000 migrantë në Fort Bliss në El Paso, Teksas, deri në mesin ose fundin e gushtit dhe më pas të përfundonte ndërtimi i një objekti me 5,000 shtretër në javët dhe muajt në vijim.
“Pas përfundimit, kjo do të jetë qendra më e madhe federale e paraburgimit në histori për këtë mision kritik deportimin e të huajve të paligjshëm”, u tha gazetarëve Kingsley Wilson, një zëdhënës i Pentagonit.
Ndërsa objekti po ndërtohet në një bazë ushtarake, Departamenti i Sigurisë Kombëtare pritet të jetë përgjegjës për migrantët. Ndalimi i emigrantëve në bazat amerikane nuk është diçka e re.
Edhe nën presidencën e paraardhësit demokrat të Trump, Joe Biden, Pentagoni kishte miratuar një kërkesë për të strehuar fëmijë emigrantë të pashoqëruar në objektet ushtarake në Teksas.
Administrata e Trump po ndërton gjithashtu objekte të tjera për të mbajtur emigrantët. Një objekt me 1,000 shtretër në Indiana është gati të hapet dhe është quajtur “Speedway Slammer”.
Numri i migrantëve të ndaluar nga Zyrat e Imigracionit dhe Doganave ka arritur nivele rekord në javët e fundit, me rreth 57,000 të ndaluar që nga 27 korriku, sipas të dhënave të ICE-së. bw
Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.
Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës. Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi. Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.
Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më. Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%. Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%. Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj../Gazeta Panorama
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës.
Pak pas mesnatës, përmes platformës së tij Truth Social, Trump shkroi: “Është mesnatë!!! Miliarda dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet eBashkuara të Amerikës!”
Shtëpia e Bardhë tha se mallrat nga më shumë se 60 vende dhe nga Bashkimi Evropian do të përballen me tarifa prej 10 për qind ose më të larta.
Tarifat do të zbatohen edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas këtyre përqindjeve:
Serbia 35 për qind, Bosnja e Hercegovina 30 për qind, Maqedonia e Veriut 15 për qind, Kosova 10 për qind dhe Mali i Zi 10 për qind.
Pjesë e listës është edhe Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, produktet e së cilës do të tatohen me 15 për qind gjatë importit në Shtetet e Bashkuara.
Produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do të tatohen me 15 për qind, ndërsa importet nga Tajvani, Vietnami dhe Bangladeshi do të tatohen me 20 për qind.
Kur bëhet fjalë për pjesën tjetër të botës, Brazili po përballet me tarifa më të larta doganore amerikane në botë – një tarifë prej 50 për qind që zbatohet për shumicën e mallrave.
Edhe India do të preket nga një tarifë prej 50 për qind, e cila hyn në fuqi më 27 gusht.
Sa i përket Kinës, negociatat janë ende në vazhdim dhe si Uashingtoni, ashtu edhe Pekini janë pajtuar që t’i shtyjnë të gjitha tarifat e reja deri më 12 gusht.
Meksikos i është dhënë gjithashtu një shtyrje, pasi Trump ka thënë se do të vazhdohet me normat aktuale për edhe 90 ditë, duke shmangur kështu rritjen e kërcënuar në 35 për qind.
Kanadaja tashmë po përballet me një tarifë prej 35 për qind, që është në fuqi që nga e premtja e kaluar, ndonëse shumica e mallrave janë të përjashtuara në bazë të marrëveshjes tregtare ndërmjet SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.
Për vende si BE-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut, Trump gjithashtu pret që ato të investojnë qindra miliarda dollarë në SHBA.
“Mendoj se rritja do të jetë e paprecedentë”, tha Trump të mërkurën pasdite.
Ai shtoi se SHBA-ja “po fiton qindra miliarda dollarë nga tarifat”, por dha ndonjë shifër të saktë për të ardhurat, duke thënë se “ne madje nuk e dimë ende numrin përfundimtar” në lidhje me normat e tarifave.
Pavarësisht pasigurisë, Shtëpia e Bardhë është e bindur se fillimi i këtyre tarifave gjithëpërfshirëse do të sjellë qartësi për rrugën që do ndjekë ekonomia më e madhe në botë.
Megjithatë, kompani dhe grupe të industrisë paralajmërojnë se tarifat e reja do të dëmtojnë rëndë bizneset e vogla amerikane.
Ekonomistët gjithashtu paralajmërojnë se ato mund të nxisin inflacionin dhe të rëndojnë rritjen ekonomike në një afat më të gjatë.
Vala e fundit e tarifave “reciproke”, të cilat synojnë të adresojnë praktikat tregtare që Uashingtoni i konsideron të padrejta, zgjerojnë masat që Trump ka ndërmarrë që kur është rikthyer në presidencë.
Megjithatë, këto tarifa më të larta nuk zbatohen për importet specifike për sektorë të caktuar që janë objekt më vete, si çeliku, automjetet, barnat dhe çipat elektronikë.
Trump tha të mërkurën se planifikon një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit – megjithëse Taipei deklaroi se gjiganti i prodhimit të çipave, TSMC, do të përjashtohet nga tarifat, pasi ka fabrika në SHBA.
Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke hetuar nëse Smith e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë të përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike.
Zyra e ka marrë këtë vendim pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi.
Zyra e Këshilltarit të Posaçëm është agjenci federale e pavarur, e cila heton sjelljet e punëtorëve federalë, mirëpo nuk ka autoritetet për të ngritur akuza penale. Ajo është agjenci e ndarë prej Zyrës së Prokurorit, që paraprakisht është mbikëqyrur nga Smith, i cili është emëruar në atë pozitë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për t’i ndjekur çështjet penale.
Smith ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë në janar, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale.
Më herët gjatë javës, Cotton e ka akuzuar Smithin që i ka ngritur çështjet penale kundër Trumpit me qëllim të dëmtimit të fushatës së tij presidenciale. Ai e ka quajtur Smithin “figurë politike që maskohet si zyrtar publik”.
“Për këtë arsye kam kërkuar që të hetohet kjo ndërhyrje e pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”, ka shkruar Cotton në X – dikur Twitter.
Smith i ka ngritur dy raste penale kundër Trumpit, në njërën e ka akuzuar për mbajtje të paligjshme të materialeve të klasifikuara, ndërsa rasti tjetër kishte të bënte me përpjekjet e supozuara të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Më vonë, më 6 janar 2021, në ndërtesën e Kongresit patën shpërthyer trazirat.
Asnjëri rast nuk ka përfunduar në proces të gjykimit, për një mori arsyesh. Njëra ndër to ka qenë edhe vendimi i Gjykatës Supreme, me shumicë konservatorësh, që u ka garantuar ish-presidentëve imunitet nga ndjekja penale.
Smith i ka anuluar të dyja rastet pasi Trump i ka fituar zgjedhjet, duke e cituar një politikë të Departamentit amerikan të Drejtësisë që nuk lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.
Ai e ka publikuar një raport në janar, duke thënë se dëshmitë që i ka mbledhur janë të mjaftueshme për ta dërguar Trumpin në gjyq.
Presidenti Trump mohon çdo keqbërje dhe i ka akuzuar prokurorët për tentime të motivuara politikisht, për t’ia dëmtuar fushatën.
Para se të merrej me hetimin ndaj Trumpit, Smith e ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
Gjykata Speciale i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të ndërtuar një sallë të re ballo me vlerë 200 milionë dollarë (151 milionë paund), duke përmbushur një dëshirë të përsëritur shpesh të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Salla e re e vallëzimit do të ndërtohet përkrah një Krahu Lindor të “modernizuar” të Shtëpisë së Bardhë, ku aktualisht ndodhen zyrat e Zonjës së Parë Melania Trump dhe poste të tjera kyçe në Shtëpinë e Bardhë.
Paratë do të dhurohen direkt nga Trump dhe donatorë të tjerë deri më tani anonimë, me punën që do të fillojë në shtator, sipas Sekretares së Shtypit Karoline Leavitt.
Trump ka premtuar vazhdimisht të ndërtojë një sallë vallëzimi “të bukur” në Shtëpinë e Bardhë dhe në vitin 2016 ofroi të paguante 100 milionë dollarë gjatë administrimit të Barack Obamës – të cilën Presidenti i atëhershëm e refuzoi.bw
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar sërish për luftën në Ukrainë, këtë herë në një postim në platformën e tij Truth Social, ku shprehet se vetëm gjatë muajit korrik, Rusia ka humbur rreth 20,000 ushtarë në frontin e luftës.
Ai e quan konfliktin “një vdekje të panevojshme” dhe e pozicionon veten si një figurë që kërkon ta ndalë luftën, ndërsa fajëson presidentin aktual Joe Biden për vazhdimin e saj.
“Sapo më informuan se pothuajse 20,000 ushtarë rusë vdiqën këtë muaj në Luftën qesharake me Ukrainën. Rusia ka humbur 112,500 ushtarë që nga fillimi i vitit. Kjo është një VDEKJE e panevojshme! Megjithatë, edhe Ukraina ka vuajtur shumë. Ata kanë humbur afërsisht 8,000 ushtarë që nga 1 janari 2025, dhe ky numër nuk përfshin të zhdukurit e tyre. Ukraina ka humbur gjithashtu civilë, por në numër më të vogël, ndërsa raketat ruse bien në Kiev dhe në vende të tjera ukrainase. Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë – Kjo është lufta e Bidenit, jo e TRUMPIT. Jam këtu vetëm për të parë nëse mund ta ndaloj!”, shkruan Trump.
Reagimi nuk ka vonuar nga Ukraina. Gazetarja ukrainase Olga Nesterova, në një postim të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë, i kërkoi Trumpit të shkojë përtej statistikave dhe të kërkojë publikisht që presidenti rus Vladimir Putin të tërhiqet nga Ukraina.
“Pastaj kërkoji Putinit të largohet nga Ukraina. Thuaje.”, shkroi ajo.
Nesterova gjithashtu kritikoi vonesat në ndihmën e SHBA-së ndaj Ukrainës dhe shmangien e komunikatës së qartë nga G7, duke theksuar se këto janë çështje reale që nuk mund të zëvendësohen me retorikë politike:
“Ndihma e Bidenit për Ukrainën – ‘e vonuar’. Komunikata e G7 – e shmangur. Këto janë fakte. Jo ndjenja. Jetë reale. Jo statistika.”
Kompania lobuese amerikane “Continental Strategy”, e kontraktuar nga Sali Berisha përpara zgjedhjeve të 11 majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit të rishqyrtojë dhe të heqë shpalljen “non grata” për kreun e Partisë Demokratike.
Në dokumentin e saj, kompania argumenton se shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj Berishës ishte e motivuar politikisht, e pabazuar në fakte dhe ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon.
Fdsgdsfgdfgfdsg
“Përderisa Sali Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e kësaj shpalljeje do të ndihmonte në rikthimin e neutralitetit dhe besueshmërisë së SHBA-së në Ballkan”, thuhet në kërkesën e Continental Strategy, ku gjithashtu përmendet se situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe po përshkruhet nga kritikët si një “shtet-narkotik”.
Kompania e lobimit thekson se vendimi për shpalljen e Berishës “non grata” ka ndikuar negativisht në klimën politike në Shqipëri dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit për ta korrigjuar.bw
Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë vitin e ardhshëm. Ajo e njoftoi vetë këtë, duke e lënë derën hapur për një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.
“Gjatë disa muajve të fundit, kam menduar seriozisht t’u kërkoj qytetarëve të Kalifornisë privilegjin të shërbej si guvernatore e tyre”, shkroi ajo në një deklaratë.
“Por pas shumë shqyrtimesh, kam vendosur të mos kandidoj. Për momentin, lidershipi dhe shërbimi im publik do të jenë jashtë postit politik” – u shpreh Harris. bw
Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç bënte ditur vetë kongresistja republikane Tenney, e cila ka publikuar letrën në rrjetet sociale, ato i bëjnë thirrje Donald Trumpit të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, që do të përfshinte paqe afatgjatë dhe njohje reciproke.
“Pasi u takuam me zyrtarë kyçë të qeverisë si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, besojmë se ju dhe administrata juaj keni një moment unik në histori për të mundësuar një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë mes këtyre dy shteteve kyçe në Ballkan. Prandaj ju inkurajojmë të shfrytëzoni influencën tuaj për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të dyja ato. Mendojmë se një ujdi e mundshme paqeje dhe njohje reciproke do të krijojë kushtet për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe paqësor”.
Dy kongresistet theksojnë se tensionet mes dy vendeve kanë sjellë efekte zinxhir në rajonin e brishtë teksa paralajmërojnë se destabiliteti në Ballkan është pararendës i konflikteve globale. Lëvizja serbe “Ne jemi fuqia e popullit”, teksa njofton lajmin, kujton se kongresistja që ka shkruar letrën është vlerësuar gjatë vizitës në Beograd me urdhrin e flamurit serb, prandaj iniciativa përnjohje reciproke mund të përkthehet si diçka që ka bekimin e Beogradit zyrtar./ newsmaxbalkans – Syri.net/
Administrata e Donald Trumpit publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King Jr. në vitin 1968.
Publikimi u bë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga familja e udhëheqësit të të drejtave civile.
Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv më 23 janar për të deklasifikuar mijëra dokumente qeveritare që lidhen me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, vëllait të tij, senatorit Robert F. Kennedy, dhe Martin Luther King Jr. në vitin 1968.
Në mars, Arkivi Kombëtar publikoi dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy, të cilat tronditën Shtetet e Bashkuara dhe botën, duke shkaktuar një sërë teorish dhe skenarësh konspiracioni.
Në prill, ata bënë të njëjtën gjë për vrasjen e Bobby Kennedy, babait të sekretarit aktual të shëndetësisë të administratës Trump, Robert Kennedy Jr., dhe prokurorit të përgjithshëm të presidentit demokrat të vrarë.
230,000 faqet e dosjeve të publikuara mbi Martin Luther King vijnë kryesisht nga hetimi i FBI-së mbi udhëtimet jashtë vendit të vrasësit të dyshuar të Martin Luther King , apo edhe dëshminë e të burgosurit të tij, tha në një deklaratë Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare (DNI) e SHBA-së, Tulsi Gabbard.
Administrata aktuale amerikane “garanton transparencë të plotë në lidhje me këtë episod tragjik dhe vendimtar në historinë e vendit tonë”, shtoi ajo.
Por në një deklaratë të përbashkët, fëmijët e mbrojtësit ikonik të të drejtave civile shprehën shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të këtyre dokumenteve për të bërë “sulme ndaj trashëgimisë” së babait të tyre dhe “arritjeve të lëvizjes” që ai udhëhoqi.
Kur ishte ende gjallë, Dr. King ishte shënjestra e një “fushate dezinformimi dhe mbikëqyrjeje” të orkestruar nga drejtori i atëhershëm i FBI-së, i fuqishmi J. Edgar Hoover, me qëllim “shkatërrimin e reputacionit të tij dhe atë të lëvizjes për të drejtat civile në përgjithësi”, kujtuan ata.
Ata gjithashtu theksuan se nuk besonin kurrë dhe vazhdojnë të besojnë se James Earl Ray, një segregacionist i bardhë, ishte fajtor për vrasjen e tij më 4 prill 1968, në një motel në Memphis, ku ai kishte shkuar për të mbështetur punëtorët grevistë të mbeturinave. James Earl Ray vdiq në burg në vitin 1998.bw
Presidenti i SHBA, Donald Trump, është diagnostikuar me insuficiencë venoze kronike, një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, pasi kishte shfaqur ënjtje të lehtë në këmbët e poshtme gjatë javëve të fundit, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Sipas zëdhënëses së shtypit, Karoline Leavitt, presidenti 79-vjeçar iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë, përfshirë analiza vaskulare, të kryera nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë. Leavitt lexoi një deklaratë nga mjeku personal i Trump-it, Kapiten Sean Barbabella, i cili konfirmoi diagnozën.
“Ultratingujt doppler të ekstremiteteve të poshtme zbuluan insuficiencë venoze kronike, një gjendje e zakonshme, veçanërisht tek personat mbi moshën 70 vjeç”, thuhej në raportin mjekësor sipas CNN.
Leavitt theksoi se nuk u gjetën shenja të trombozës së venave të thella apo sëmundjeve arteriale, ndërsa analizat laboratorike ishin “brenda kufijve normalë”. Trump gjithashtu iu nënshtrua një ekokardiograme, e cila nuk tregoi probleme me zemrën, veshkat apo sëmundje sistemike.
Insuficienca venoze kronike është një gjendje ku valvulat brenda venave nuk funksionojnë siç duhet, duke çuar në grumbullim të gjakut në venat e këmbëve.
Simptomat përfshijnë ënjtje, dhembje apo lodhje në këmbë, vena varikoze dhe ndryshime të lëkurës. Trajtimi mund të përfshijë medikamente, kompresim ose procedura mjekësore në faza më të avancuara.
Zëdhënësja e shtypit gjithashtu komentoi për mavijosjen e dukshme në pjesën e pasme të dorës së presidentit, duke e atribuar atë tek shtrëngimet e shpeshta të duarve gjatë eventeve publike, si dhe përdorimit të aspirinës, që hollon gjakun dhe mund të shkaktojë mavijosje më të lehta. sn
Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar Presidentit Donald Trump të rikthejë në binarë planin e tij për shpërbërjen e Departamentit të Arsimit dhe të vazhdojë me shkarkimin e gati 1,400 punonjësve.
Me tre gjyqtarët liberalë në kundërshtim, gjykata e lartë ka pezulluar një urdhër nga gjyqtari i distriktit amerikan Myong Joun në Boston, i cili lëshoi një urdhër paraprak duke anuluar shkurtimet e vendeve të punës dhe duke vënë në pikëpyetje planin më të gjerë.
Shkurtimet nga puna ka të ngjarë ta paralizojnë departamentin
Shkurtimet nga puna “ka të ngjarë ta paralizojnë departamentin”, shkroi Joun. Një gjykatë federale e apelit refuzoi ta pezullonte urdhrin ndërsa administrata apeloi.
Veprimi i Gjykatës së Lartë i mundëson administratës të rifillojë punën për shpërbërjen e departamentit, një nga premtimet më të mëdha të fushatës së Trump.
Në një postim të hënën në mbrëmje në platformën e tij të mediave sociale, Trump tha se gjykata e lartë “u ka dhënë një fitore të madhe prindërve dhe studentëve në të gjithë vendin”. Ai tha se vendimi do t’i lejojë administratës së tij të fillojë “procesin shumë të rëndësishëm” të kthimit të shumë funksioneve të departamentit “NË SHTETE”.
Gjykata nuk e shpjegoi vendimin e saj në favor të Trump, siç është zakon në apelet emergjente. Por, në kundërshtim me këtë, gjyqtarja Sonia Sotomayor u ankua se kolegët e saj po lejonin veprime ligjërisht të dyshimta nga ana e administratës.
“Kur Ekzekutivi njofton publikisht qëllimin e tij për të shkelur ligjin dhe më pas e zbaton atë premtim, është detyrë e Gjyqësorit ta kontrollojë këtë paligjshmëri, jo ta përshpejtojë atë”, shkroi Sotomayor për veten dhe gjyqtaret Ketanji Brown Jackson dhe Elena Kagan.
Ja çfarë tha Sekretarja e Arsimit Linda McMahon
Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon, tha se është “turp” që u desh ndërhyrja e Gjykatës së Lartë që plani i Trump të ecë përpara.
“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi përsëri të qartën: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, si kreu i Degës Ekzekutive, ka autoritetin përfundimtar për të marrë vendime në lidhje me nivelet e personelit, organizimin administrativ dhe operacionet e përditshme të agjencive federale”, tha McMahon në një deklaratë.
Një avokat i qyteteve dhe grupeve arsimore të Masaçusetsit që ngritën padi për planin tha se padia do të vazhdojë, duke shtuar se asnjë gjykatë nuk ka vendosur ende se ajo që administrata dëshiron të bëjë është e ligjshme.
“Pa ia shpjeguar popullit amerikan arsyetimin e saj, shumica e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të SHBA-së i kanë dhënë një goditje shkatërruese premtimit të këtij kombi për arsim publik për të gjithë fëmijët. Në dosjen e saj në hije, Gjykata ka vendosur përsëri të rrëzojë vendimin e dy gjykatave më të ulëta pa argumente”, tha në një deklaratë Skye Perryman, presidente dhe CEO e Democracy Forward.
Gjykata e Lartë i ka dhënë Trumpit një fitore pas tjetrës në përpjekjet e tij për të riformësuar qeverinë federale, pasi gjykatat e shkallës së parë kanë gjetur se veprimet e administratës ndoshta shkelin ligjin federal. Javën e kaluar, gjyqtarët i hapën rrugën planit të Trumpit për të zvogëluar ndjeshëm madhësinë e fuqisë punëtore federale. Në frontin e arsimit, gjykata e lartë më parë ka lejuar që shkurtimet në grantet për trajnimin e mësuesve të vazhdojnë.
Lajmi i keq për demokratët është se Yuri Kim nuk është pushuar nga puna.
Lajmi i mirë është se mund të festojmë përsëri nga e para kur të largohet vërtet nga vjeshta apo fundi i vitit. Si tha ai, “na shkoi jeta në dasëm”.
Ideale sigurisht është të mos personalizohen marrëdhëniet. Nuk ka nevojë të kesh zyrë në Departamentin e Shtetit që të kesh influencë politike.
Washingtoni është vendi ku shpenzohen miliona për të gjetur miq që zakonisht s’i ke për gjë, kurse armiqtë të prishin punë pa para.
Shqiptarët nuk para kanë qejf t’u japësh këshilla, por po e lëshoj një – të vonuar si zakonisht:
“Gjithmonë, gjithmonë trajtojeni diplomatin apo zyrtarin amerikan që ju sulmon si dikë që është keqinformuar, jo si dikush që ju ka inat. Diplomati është nga natyra enë transmetuese, jo burim”
Nejse, në komentin e parë është lajmi që citon zëdhënësin e Departamentit të Shtetit lidhur me Yuri Kim.
Ja çfarë i tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit gazetës “Illyria” për planet e afërme të diplomates amerikane
Diplomatja amerikane Yuri Kim, e cila ka shërbyer si Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, nuk është pushuar dje nga puna, si është njoftuar në median shqiptare.
Ndonëse është parë duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës dje, një traditë në disa institucione amerikane, ajo nuk ka qenë pjesë e atij kontigjenti punonjësish.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, u shpreh se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane.
Mirëpo, ai u shpreh, se pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”.
“Riorganizimi” që përmendi ai është një reformim i thellë që po i bën institucionit, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.
Kritikët e Administratës së Presidentit Donald Trump kanë dënuar këto shkurtime duke thënë se po dëmtojnë diplomacinë amerikane në një kohë kur sfidat janë më të rënda dhe eminente. Së bashku me mbylljen e institucioneve si USAID, Zëri i Amerikës, etj, këto ndryshime po e lënë në disavantazh Amerikën përballë veprimtarisë ruse dhe kineze në vende të ndryshme të botës.
Mirëpo, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, thotë se një pjesë e madhe e aktivitetit ndërkombëtar të institucioneve tona ishte përqendruar në përhapjen e ideologjive të majta sesa në mbrojtjen e interesave amerikane.
Një numër punonjësish të Departamentit të Shtetit dolën në korridor dhe në hyrjen e institucionit për të përcjellë me duartrokitje një pjesë të punonjësve që mbaruan dje punën e tyre. Një prej atyre që duartrokisnin të ish-kolegët ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim që ka shërbyer për disa vite në Shqipëri. Pamja e saj të kapura në disa kronika të medias u interpretuan në Shqipëri si provë që ajo u pushua nga puna.
Nuk është hera e parë që një lajm i tillë përhapet në median shqiptare dhe pritet me entuziazëm nga mbështetës të opozitës që fajësojnë Ambasadoren Kim për ngjarjet që çuan në shpalljen non-grata të kryetarit të opozitës kryesore në vend, Sali Berishës dhe përçarjen që vijoi duke ndarë në dy pjesë Partinë Demokratike.
Diplomatja Kim u emërua si Ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pas mbarimit të mandatit si ambasadore në 2023, ka shërbyer si Zv-Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit.
Ajo vijon të jetë Këshilltare e Lartë për Efikasitetin dhe Përgjegjshmërinë në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike sipas një faqe të Departamentit të Shtetit në internet, e postuar në 1 mars 2025. (Illyria)
Pamje nga kronika me video e agjensisë Reuters për pushimet nga puna në Departamentin e Shtetit. Yuri Kim e treta nga e djathta duke duartrokitur. Lart fotografia e përdorur nga Departamenti i Shtetit për biografinë dhe postin e diplomates.
Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.
Ndërkohë gjatë një protestë që këtë punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë klanit tashmë të diskredituar Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit është para edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri një shërbëtore e verbër e narkodiktaurës së Edi Ramës dhe politikave të Soros në vendin tonë Yuri Kim.
Në videon e publikuar nga “>Reuters duket qartë ish ambasadorja Kim, mikja e Erjon Velijat që tashmë është në burg dhe asistentja e Belinda Ballukut për sjelljen në portin e Vlorës të dy anijeve që do të prodhonin energji por që prodhuan vetëm pagesa nga shteti shqiptar. Pagesa që vazhdojnë akoma.
Pak kohë më parë më mediat e shumta që vazhdon të kontrollojë Rama dhe ushtarët e tij thuhje se Yuri Kim ishte rritur në detyrë. Por dalja e saj në protestë tregon se paska, “shkuar të hajë bar”.
Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leo XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në një vend historik të hapur për publikun, raportuan mediat lokale të premten.
Shtëpia me tulla, në një lagje të qetë me 21,000 banorë, është shitur nga pronari i saj aktual për 375,000 dollarë, sipas televizionit WGN. Shitësi e kishte blerë pronën vetëm vitin e kaluar për 66,000 dollarë – pak para se Papa Leo të zgjidhej si papa i parë amerikan – dhe kreu rinovime të gjera.
Bordi i drejtorëve të Dalton votoi unanimisht më parë këtë muaj për të ofruar për shtëpinë me tre dhoma gjumi dhe tre banjo, e cila kishte qenë në ankand, me qëllim që ta shndërronte atë në një pikë referimi që do të nderonte udhëtimin historik të Papës dhe do të ishte e arritshme për vizitorët.
Siç raportoi radioja WBEZ e Çikagos, prindërit e Papa Leos – Robert Prevost, siç është emri i tij laik – e kishin blerë shtëpinë në vitin 1949 dhe e kishin shitur në vitin 1996, duke lënë pas një pjesë të historisë familjare që tani po merr një rol të ri për komunitetin vendas. sn
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.
Sipas deklaratës, diplomatët e shërbimit të jashtëm janë në leje të menjëhershme administrative për 120 ditë, pas së cilës ata do të largohen përgjithmonë, ndërsa për punonjësit civilë periudha e tërheqjes është 60 ditë, sipas deklaratës.
“Memorandumi i brendshëm, i siguruar nga Associated Press, thotë se si pjesë e riorganizimit, departamenti po përmirëson operacionet e tij të brendshme për tu përqendruar në prioritetet diplomatike.Shkurtimet e stafit synojnë kryesisht departamentet dhe pozicionet jo-thelbësore ku mund të arrihen përfitime të konsiderueshme në efikasitet përmes konsolidimit ose konsolidimit të funksioneve dhe përgjegjësive,” tha zyrati.
Vendimi është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive. Megjithatë, ky veprim ka tërhequr kritika të ashpra nga ish-diplomatë dhe diplomatë aktualë, të cilët paralajmërojnë se reduktimi dramatik i personelit do të dobësojë aftësinë e SHBA-së për tu përballur me kërcënimet ekzistuese dhe ato në zhvillim në të gjithë botën. sn
Së paku 81 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.
Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.
Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.
Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit.
Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.
Përmbytjet në Teksas.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.
“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas.
Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.
“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur – absolutisht e tmerrshme”, tha Trump.
Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas. rel
Një ditë pasi pyeti ndjekësit e tij në platformën X nëse duhet krijuar një parti e re politike në SHBA, Elon Musk deklaroi (këtë të shtunë) se “Partia Amerika është themeluar.”
“Në raport 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!” shkroi ai në një postim në X.
“Sot, themelohet Partia Amerika për t’ju kthyer juve lirinë.”
Ky njoftim i Musk vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një projektligj për ulje taksash dhe rritje shpenzimesh, një ligj të cilin Musk, CEO i Tesla-s, e kundërshtoi fuqishëm.
Musk ka shpenzuar qindra miliona dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Trump-it dhe ka drejtuar Departamentin për Eficiencën e Qeverisë gjatë administratës Trump, me qëllim uljen e shpenzimeve federale. Por së fundmi, marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ligjin e ri.
Më herët këtë javë, Trump kërcënoi se do t’i ndërpriste miliarda dollarë subvencione që kompanitë e Musk i marrin nga qeveria federale.
Musk kishte deklaruar më parë se nëse ligji kalonte, ai do të krijonte një parti të re politike dhe do të shpenzonte para për të rrëzuar ligjvënësit që e mbështetën atë.
Nga ana tjetër, republikanët janë shprehur të shqetësuar se përplasjet e vazhdueshme mes Musk dhe Trump mund të dëmtojnë shanset e tyre për të ruajtur shumicën në zgjedhjet për Kongresin në vitin 2026. sn
Ish-drejtuesi i DOGE, Departamenti i Efiçencës Qeveritare, Elon Musk është shfaqur sërish pranë gjirit të familjes së madhe Trump.
Në një foto familjare të publikuar nga djali i vogël i Donald Trump, Barron Trump, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA, dallohet se mes tyre është edhe miliarderi Elon Musk me djalin e tij të vogël, X Æ A-12, ose Kyle të cilin e mban në krahë.
Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit Musk është përfshirë në përplasje të forta me Presidentin e ShBA, Donald Trump, pasi largimit të tij nga drejtimi i DOGE.sn
Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi një kamp të ri emigrantësh në Everglades dhe sulmoi ashpër Joe Bidenin.
Ai deklaroi se Biden donte ta shihte në burg, duke e quajtur atë “bir ku***”. Trump ishte i shoqëruar nga Ron DeSantis dhe Kristi Noem gjatë deklaratës së tij.
Ai akuzoi Bidenin për “armatimin” e Departamentit të Drejtësisë kundër tij. Trump përballet me katër çështje penale.
Trump është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Trump ka pohuar se çështja në Manhattan u koordinua nga ndihmësit e Bidenit.bw
Departamenti i Shtetit merr përsipër programe të drejtuara më parë nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një veprim që zyrtarët thonë se do të ristrukturojë ndihmën e jashtme të SHBA-së dhe do ta riorientojë atë drejt interesave kombëtare.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të martën se USAID – i cili mbikëqyrte ndihmën e huaj, ndihmën në rast katastrofash dhe programet e zhvillimit ndërkombëtar – nuk do të ofronte më ndihmë për vendet e tjera.
“Që nga 1 korriku, USAID do të pushojë zyrtarisht së zbatuari ndihmën e huaj”, shkroi Rubio. “Programet e ndihmës së huaj që përputhen me politikat e administratës – dhe që përparojnë interesat amerikane – do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku ato do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet.”
Një zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, i cili informoi gazetarët të martën, tha se “politika e ndihmës së jashtme amerikane” do të synonte të “lidhej diplomatikisht” me axhendën e politikës së jashtme të administratës Trump dhe partnerëve amerikanë.
“Sapo ta kalojmë këtë tranzicion dhe programet të jenë gati, mendoj se muajt e ardhshëm do të na ndihmojnë të tregojmë se ku mendojmë se është vizioni ynë për të ardhmen”, tha zyrtari. “Ne nuk parashikojmë ndonjë boshllëk në aspektin operativ.”
Agjencia e ndihmës së huaj ishte ndër agjencitë e para qeveritare që Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, i drejtuar më parë nga Elon Musk, uli shpenzimet në përpjekjet e tij për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.
Administrata Trump kërkoi të shpërbënte USAID-in, duke ndërprerë mijëra kontrata dhe duke i lënë punëtorët me pushime. Në një deklaratë në shkurt, Departamenti i Shtetit tha se “pjesë të konsiderueshme të financimit të USAID-it nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.bw
Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar Universitetin e Harvardit se, sipas hetimeve të saj, institucioni ka shkelur ligjin federal për të drejtat civile në mënyrën si ka trajtuar studentët hebrenj dhe izraelitë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Wall Street Journal.
Sipas raportimit, një letër zyrtare i është dërguar presidentit të përkohshëm të Harvardit, Alan Garber, në të cilën paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren “ndryshime të menjëhershme dhe të mjaftueshme”, universiteti mund të humbasë të gjitha fondet federale dhe marrëdhënia e tij me qeverinë federale do të dëmtohet më tej.
Agjencia Reuters nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur përmbajtjen e letrës, por ky paralajmërim vjen në vijim të akuzave nga presidenti Trump, i cili ka deklaruar se synon të ndërhyjë ndaj Harvardit dhe universiteteve të tjera elitare të SHBA-së, të cilat, sipas tij, janë kthyer në qendra të antisemitizmit dhe ideologjisë së majtë “woke”. Panorama
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”
Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.bw
Në një atmosferë festive dhe plot simbolikë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizoi një ceremoni madhështore për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Ngjarja u zhvillua në praninë e aleatëve, partnerëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, të cilët iu bashkuan festimeve për të nderuar historinë, vlerat dhe miqësinë e ngushtë SHBA–Shqipëri.
Përveç përkujtimit të Ditës së Pavarësisë, ceremonia shënoi edhe një tjetër jubile të rëndësishëm — 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të SHBA, degët e para të ushtrisë amerikane, e cilësuar si më e fuqishmja në historinë botërore.
Ambasada shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë të ftuarit që ndanë këtë moment domethënës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë në rajon për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave demokratike.
🇦🇱 Ambasada e SHBA festoi me krenari 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me Aleatët dhe partnerët tanë në Shqipëri. Duke nderuar liritë tona dhe heronjtë që luftojnë për to, festuam gjithashtu 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Falënderime të përzemërta për të ftuarit tanë që na u bashkuan për të shënuar këtë ditë!
🇺🇸 The U.S. Embassy proudly celebrated America’s 249th Independence Day together with our Allies and partners in Albania. Honoring our freedoms and the heroes who fight for them, we also celebrated the 250th birthdays of the U.S. Army, Navy, and Marine Corps, the first branches of the greatest military the world has ever known. Sincerest thanks to our guests for joining us to mark the occasion!bw
Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po forcojnë fuqinë e tyre goditëse në distanca të gjata me përfshirjen e bombarduesit më të ri të gjeneratës së ardhshme, B-21 Raider.
Ky zhvillim shënon një pikë kthese në fuqinë ajrore amerikane, ndërsa B-21 i bashkohet flotës ekzistuese me avionë të njohur si B-2 Spirit, B-1B Lancer dhe B-52H Stratofortress, të cilët vazhdojnë të jenë aktivë në operacione globale. Së bashku, këta avionë përbëjnë shtyllën kryesore të kapaciteteve strategjike dhe të luftës me rreze të gjatë të SHBA-së.
B-21 Raider: Bombarduesi i fshehtë i së ardhmes
I projektuar nga kompania Northrop Grumman, B-21 Raider është ndërtuar për të zëvendësuar bombarduesit e vjetër B-2 dhe B-52. Ai kreu fluturimin e tij të parë në fund të vitit 2023, ndërsa vendosja operacionale pritet të ndodhë gjatë kësaj dekade.
Forcat Ajrore Amerikane kanë planifikuar të blejnë të paktën 100 njësi, me mundësinë që numri të shkojë deri në 200 avionë. B-21 është ndërtuar për të vepruar në mjedise të rrezikshme, të mbajë armë bërthamore dhe konvencionale, dhe të përshtatet me kërcënimet e së ardhmes falë sistemit të tij dixhital dhe të hapur.
Karakteristikat teknike:
• Ekuipazhi: 2 persona
• Hapja e krahëve: 40.2 metra
• Shpejtësia maksimale: Mbi Mach 0.8
• Lartësia maksimale: 15,000 metra
• Ngarkesa e armëve: 9,000 kg
• Armatimi: raketat AGM-181 LRSO dhe bombat JDAM
B-2 Spirit: Bombarduesi legjendar i padukshëm
B-2 Spirit mbetet pjesë thelbësore e aftësisë së SHBA për të goditur objektiva të largët dhe të mbrojtur. I zhvilluar gjithashtu nga Northrop Grumman, ai përdor teknologji të padukshmërisë dhe dizajn me krah fluturues për të shmangur radarët.
Në një nga misionet e tij më të famshme, gjatë “Operacionit Midnight Hammer”, B-2 fluturoi për 37 orë nga baza ajrore Whiteman drejt Iranit, ku goditi objektiva bërthamorë me bomba depërtuese GBU-57.
Karakteristikat teknike:
• Ekuipazhi: 2 persona
• Hapja e krahëve: 52.4 metra
• Pesha maksimale në ngritje: 152,400 kg
• Ngarkesa: 18,000 kg
• Lartësia maksimale: 15,000 metra
• Rrezja e veprimit: ndërkontinentale
• Kosto për njësi: 1.157 miliardë dollarë (viti fiskal 1998)
• Në shërbim: 20 avionë (1 njësi testuese)
B-1B Lancer: Fuqi goditëse me shpejtësi të lartë
B-1B Lancer është ndër avionët më të fuqishëm për transportimin e armëve konvencionale. I prodhuar nga Boeing, ai ka krahë të lëvizshëm dhe motorë të fuqishëm me pasdjegie, që e lejojnë të depërtojë në lartësi të ulëta me shpejtësi të lartë.
Avioni është modernizuar me radarë dhe sisteme dixhitale të avancuara, dhe bart një përzierje të municioneve të drejtuara dhe të padrejtuara. Mbrojtja e tij rritet falë sistemeve elektronike për pengimin e radarëve, mashtruesve elektronikë dhe ndezësve antiraketë.
Karakteristikat teknike:
• Ekuipazhi: 4 persona
• Hapja e krahëve (e zgjatur): 41.8 metra
• Shpejtësia maksimale: Mach 1.2
• Lartësia: mbi 9,000 metra
• Ngarkesa e armëve: 34,000 kg
• Kosto për njësi: 317 milionë dollarë
• Në shërbim: 62 avionë aktivë, 2 njësi testuese
B-52H Stratofortress: Bombarduesi me më shumë përvojë
Më shumë se 70 vite pas fluturimit të parë, B-52H Stratofortress vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e forcave ajrore amerikane. I njohur për qëndrueshmërinë dhe rrezen globale të veprimit, B-52 mund të lëshojë armë bërthamore dhe konvencionale. Ai ka marrë pjesë në operacione nga “Desert Storm” deri te lufta kundër ISIS.
Avionët B-52 të ditëve të sotme janë të pajisur me podë për objektiva dhe sensorë të avancuar, si dhe me sisteme të modernizuara avionike dhe të komunikimit. Aftësia për të bartur shumë armë në distanca të gjata e bën këtë avion të domosdoshëm për një sërë misionesh strategjike.
Karakteristikat teknike:
• Ekuipazhi: 5 persona
• Hapja e krahëve: 56.4 metra
• Shpejtësia maksimale: Mach 0.84
• Lartësia maksimale: 15,000 metra
• Ngarkesa e armëve: 31,750 kg
• Rrezja e veprimit: 14,200 kilometra
• Kosto për njësi: 84 milionë dollarë
• Në shërbim: 58 aktivë, 4 njësi testuese, 18 në rezervë
Rëndësia strategjike e flotës së bombarduesve
Këta katër bombardues përbëjnë bazën e fuqisë goditëse strategjike të SHBA-ve. Ndërsa avionët ekzistues modernizohen për të qëndruar të gatshëm për betejë, B-21 Raider përfaqëson një brez të ri të fuqisë ajrore amerikane.
Sipas deklaratave të Forcave Ajrore të SHBA-së, këta avionë garantojnë “aftësinë e Amerikës për të kryer goditje të sakta, të qëndrueshme dhe të mbijetuara në të gjithë botën, tani dhe në të ardhmen.”/ The Economic Times – Syri.Net
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas kthimit të pilotëve amerikanë që morën pjesë në sulmin ajror ndaj objekteve bërthamore në Iran. Në një postim në rrjetet sociale, Trump shprehu mirënjohjen e tij për pilotët e bombarduesve strategjikë B-2, të cilët u ulën të sigurt në bazën e tyre në Missouri.
“Pilotët e shkëlqyer të B-2 sapo kanë zbritur, të sigurt, në Missouri. Faleminderit për një mision të realizuar me sukses!” – shkroi Trump.
Screenshot 16
Sulmi amerikan mbrëmjen e kaluar në Iran shkatërroi objektet bërthamore të Teheranit ku mendohej se pasurohej uraniumi dhe vazhdonta puna për ndërtimin e armës bërthamore.
SHBA ngriti avionët B-2 Spirit të cilët fluturuan për orë të tëra deri në destinacion duke bombarduar me bomba 14 tonëshe impiantet e pasurimit të uraniumit. Këto sulme ishin pjesë e operacionit të koduar “Midnight Hammer”, i cili përfshinte gjithsej 125 avionë, përfshirë avionë luftarakë, avionë mbështetës dhe aeroplanë të tjerë mbështetës. Avionët amerikanë shënjestruan impiantet bërthamore të Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Duke u nisur nga baza ajrore Whiteman në Missouri, SHBA e deri në Iran, avionët kanë fluturuar në një distancë prej 10 500 kilometra (rreth 6500 milje) në një drejtim. Për misionin vajtje-ardhje ata përshkuan afërsisht 21 mijë kilometra (13 mijë milje). Një mision i tillë përfshin furnizimin e avionëve në ajër disa herë gjatë fluturimit për të përballuar distancën dhe për të kryer sulmin pa u ndalur në ndonjë bazë jetër. Avioni B-2 është i ndërtuar enkas për misione të tilla shumë të gjata dhe të padukshme ndaj sistemeve të radarëve.
Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin si “totalisht shkatërrimtar” për tri sitet bërthamore: Fordoë, Isfahan dhe Natanz.
Megjithatë, Pentagoni preferoi të përmendë dëmtime “jashtëzakonisht të rënda”, me objektiv të arritur — shkatërrimin e kapaciteteve në Fordoë. Pas këtij sulmi apokaliptik, Irani ndodhet në situatë delikate, ndërsa aftësia e tij për të patur armë bërthamore tanimë duket një ëndërr e largët. bw
Politikania e së djathtës amerikane Anna Paulina Luna, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj miliarderit George Soros, se ky i fundit është iniciatori i përpjekjeve për të destabilizuar qeveritë konservatore dhe për të promovuar axhendat e së majtës ekstreme, përmes Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur.
Në një postim në rrjetin social :X”, Luna ka kritikuar ashpër çështjen, ndërsa ka ngritur pyetje se pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë në gjyq George Soros?
“Pyetje e sinqertë: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë George Sorosin në gjyq? Pse jam unë i pari që e ngre këtë çështje? Kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”,- shkruan ajo.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se “Gateëay Pundit” e ka kritikuar shpesh Sorosin për financimin e lëvizjeve radikale, duke përfshirë ato të lidhura me politikat e kufijve të hapur, prokurorët radikalë që refuzojnë të burgosin kriminelë të dhunshëm dhe fushatat e prokurorëve të distriktit të ekstremit të majtë që synojnë riformësimin e sistemit të drejtësisë në SHBA.
Përpara zgjedhjeve, George Soros u përpoq të blinte mbi 220 stacione radiofonike , përfshirë rrjetin radiofonik Audacy, i cili arrin 165 milionë amerikanë, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve dhe opinionit publik.
Sakaq thuhet se Republikanët në Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies së Dhomës së Përfaqësuesve (Kryetari Jim Comer dhe Përfaqësuesi Nick Langëorthy) kanë nisur një hetim . Ata po kërkojnë dokumente dhe komunikime me FCC-në për të përcaktuar nëse agjencia e ka përshpejtuar procesin në dobi të Sorosit.
Ndërkohë George Soros është një emër i njohur edhe për Shqipërinë. Miliarderi është akuzuar gjerësisht për transaksionet që kanë kaluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejt fondacionit të tij, fonde këto që dyshohet të kenë kaluar përmes USAID dhe që janë përdorur në mbështetje të politikave dhe interesave të miliarderit, në vende të ndryshme të botës.
Ndër këto vende përmendej dhe Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat prej kohësh ka dyshime të forta për ndikim të Soros në politikbërjen e dy vendeve të Ballkanit./ politico.al/
Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin, deklaroi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke lënë të kuptohet se qëllimi i SHBA-së mund të bëhet më i qartë në ditët në vijim.
Duke dëshmuar para një komiteti të Senatit, Hegseth ishte shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij publike, duke mos pranuar të thotë nëse Pentagoni ka përgatitur opsione për sulme ndaj Iranit.
Megjithatë, kur u pyet me këmbëngulësi nga ligjvënësit, ai e pranoi se është i gatshëm ta zbatojë çdo urdhër në lidhje me Iranin dhe paralajmëroi se Teherani duhet ta kishte dëgjuar thirrjen e Trumpit për të bërë marrëveshje mbi programin bërthamor, para se Izraeli t’i fillonte sulmet ajrore të premten.
“Ata duhet të kishin bërë marrëveshje, fjala e presidentit Trump ka peshë. Bota e kupton këtë. Dhe, në Departamentin e Mbrojtjes, puna jonë është të jemi gati dhe të përgatitur me opsione – dhe pikërisht këtë po bëjmë”, tha Hegseth para Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit.
Më herët të mërkurën, Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin apo objektet e tij bërthamore, por tha se durimi i tij është sosur.
Duke folur pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump e përsëriti thirrjen e tij për “dorëzimin e pakushtëzuar” të Iranit.
“Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di çfarë do të bëj”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse kishte vendosur t’i fillonte bombardimet kundër Iranit.
Trump tha se Irani madje kishte lënë të kuptohet se dëshiron të dërgojë zyrtarë të vet në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për t’i ndalur sulmet ajrore të Izraelit, por shtoi se “është shumë vonë”.
Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur.
Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.
Irani i ka lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë në sulme hakmarrëse ndaj Izraelit prej atëherë.
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce të martën, duke konfirmuar vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë.
“Ne jemi në dijeni për sulmet e natës së mbrëmshme në Kiev, që kanë rezultuar me shumë viktima, përfshirë vdekjen tragjike të një shtetasi amerikan. Ne dënojmë këto sulme dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të të prekurve”, ka thënë Bruce në një konferencë për media.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë të martën se shtetasi amerikan, një 62-vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmeve në qytet, pa dhënë më shumë hollësi.
Rusia e ka rrafshuar një pjesë të një blloku apartamentesh të martën në Kiev, duke shënuar sulmin më vdekjeprurës në kryeqytetin ukrainas këtë vit, pasi qindra dronë dhe dhjetëra raketa kanë vrarë të paktën 16 persona dhe kanë plagosur 134 të tjerë.
Zyrtarët ukrainas kanë shpallur të mërkurën ditë zie.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin si ndër më të tmerrshmit në kryeqytet, prej nisjes së luftës më 2022.
Trupat ushtarake ruse janë duke bërë përpjekje për të depërtuar në thellësi të rajonit lindor të Ukrainës dhe kanë hapur një front të ri në rajonin Sumi, në verilindje, pavarësisht thirrjeve për armëpushim prej presidentit amerikan, Donald Trump.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.