VOAL

VOAL

Escobar: Bisedimet Kosovë – Serbi, nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës

VOA

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe se bisedimet nuk kanë të bëjnë me statusin e saj.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance dëgjimore në komitetin për marrëdhënie ndërkombëtare të Senatit Amerikan, me temën Ballkani Perëndimor: Mbështetja e paqes dhe përparimit, përgjatë së cilës tërhoqi vërejtjen te kërcënimi rus dhe kinez ndaj përparimit në rajon.

Zoti Escobar, i cili në fillim të këtij muaji ishte në Prishtinë dhe në Beograd së bashku me të dërguarin evropian, Miroslav Lajcak, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian, që janë edhe vendi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u duhet të dyja shteteve për të ardhmen e tyre evropiane. Kjo, tha ai, duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë.

Ai i shprehu mbështetjen formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe çështja më e diskutueshme në bisedimet Kosovë – Serbi.

E mbështesim krijimin e Asociacionit për shumë arsye. E para është se për të palët janë pajtuar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) ka thënë se disa pjesë nuk janë në përputhje me Kushtetutën, nuk ka thënë se vetë Asociacioni është jokushtetues. Në kuadër të bisedimeve, është në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të dukej (asociacioni). Nuk duhet të jetë, dhe sigurisht ne nuk duam që të jetë i ngjashëm me Republikën Serbe, por ne i kemi bërë thirrje dhe kolegu im Lajçak i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të shqyrtojë modelet që ata besojnë se mund të jenë të përshtatshme, që nuk do të dëmtojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës”, tha ai.

I pyetur nga senatori Bob Menendez se çfarë i kërkohet Serbisë në shkëmbim të trysnisë ndaj Kosovës për asociacionin, zoti Escobar tha se “qëllimi i bisedimeve është që çdo gjë të lëvizë në të mirë të Kosovës, që të jemi të sinqertë, me rezultatin përfundimtar, njohjen e ndërsjellë. Pra nuk ka të bëjnë me statusin e Kosovës por njohjen se ajo është vend i pavarur dhe sovran”.

Zoti Escobar tha se Shtetet e Bashkuara presin nga qeveria e Kosovës “të angazhohen plotësisht në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe t’i shohin ato si negociata të vërteta për të arritur qëllimin kryesor që është njohja e ndërsjellë me Serbinë, njohja nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare që ata duan të anëtarësohen. Kjo do të kërkojë kompromis dhe ne kemi qenë shumë të qartë. Ambasadori ynë i ri, Jeff Hovenier, e ka bërë këtë shumë të qartë gjatë takimeve të tij të para me qeverinë (e kryeministrit Albin) Kurti dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ai.

Zoti Escobar tha se shtyllat e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor janë, Evropa, NATO-ja dhe integrimi rajonal.

Është besimi ynë se këto vende duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ato janë kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht pjesë e Evropës dhe ne besojmë se duhet të jenë anëtarë të bllokut”, tha ai duke nënvizuar se çdo vend që është anëtar i Bashkimit Evropian është më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i përparuar pa asnjë kosto për të tjerët.

Shtylla e dytë është anëtarësimi në NATO, për ata që kualifikohen për këtë dhe ato vende që nuk janë ende të interesuara për NATO-n, të jenë më të angazhuara me aleancën”, tha ai duke vënë theksin tek Serbia e cila pohon se është neutrale, por ka shtuar angazhimin me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n gjatë dy viteve të fundit.

Dhe së fundi, është integrimi ekonomik e politik rajonal dhe prandaj mbështesim Ballkanin e Hapur, tregun e përbashkët rajonal dhe çdo program që krijon përfshirje në tregun evropian”, tha ai.

Zoti Escobar tha se përparimi rajonal kërcënohet nga ndikimi politik dhe ekonomik i Kinës dhe Rusisë, duke theksuar se Rusia shfrytëzon furnizimin me energji për të nxitur korrupsionin dhe për të penguar zhvillimin. Ajo u bën tifo etno-nacionalizmit dhe ndarjeve. Kina, tha ai, po zgjeron praninë e saj përmes kredive dhe të ashtuquajturave investime, që ai i cilësoi si “diplomaci borxhesh”.

Çështja e varësisë nga energjia ruse nuk është problem vetëm i Ballkanit, por edhe i një pjese të konsiderueshme të Evropës. Ballkani ka edhe një problem tjetër, që është varësia e tij nga energjia e prodhuar nga qymyri. Ne kemi një strategji për sigurinë energjetike që përfshinë energjinë e ripërtërishme, gazin e lëngshëm natyror dhe rrugët alternative për furnizim me energji“, tha zoti Escobar, ndërsa theksoi se “nxitja e qeverisjes transparente, të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor ndërkombëtar, janë në qendër të angazhimit kundër këtyre veprimeve destabilizuese” të Rusisë dhe Kinës.

Duke folur për Bosnje e Hercegovinën, zoti Escobar tha se problemi kryesor nuk është etno-nacionalizmi, por korrupsioni dhe se Bosnja është vendi i tretë më i korruptuar në Evropë.

Në fillim të vitit Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, për korrupsion dhe kërcënim të qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës.

Zoti Escobar tha se synimi është që serbët të kthehen në institucionet qendrore të Bosnjës dhe që Dodikut qoftë përmes anagzhimit politik, qoftë përmes sanksioneve, t’i pamundësohet që t’i dëmtojë më tej ato institucione.

Blinken: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën çdo moment

RFE/RL

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia vazhdon të mbledhë trupa në kufi me Ukrainën dhe mund të nisë pushtimin në çdo moment, duke përfshirë edhe periudhën sa mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ai ka thënë se Uashingtoni vazhdon të “tërheqë” stafin e ambasadës nga Kievi dhe ka përsëritur thirrjen e Departamentit amerikan të Shtetit që shtetasit amerikanë të largohen nga ky shtet menjëherë.

“Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja të turbullta të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja ruse në kufirin ukrainas”, ka thënë Blinken në një konferencë në qytetin Australian, Melbërn më 11 shkurt.

“Siç e kemi thënë më parë, ne mund të përballemi me pushtim në çdo kohë, dhe të jem i qartë, aty përfshihet edhe periudha e Lojërave Olimpike Dimërore”.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë të largohen nga ky shtet menjëherë, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.

“Shtetasit amerikanë duhet të largohen tani”, ka thënë Biden të enjten për NBC News.

“Ne po përballemi me një prej ushtrive më të mëdha në botë. Është situatë krejt ndryshe dhe gjërat mund të përshkallëzohen shpejt”.

I pyetur nëse ekziston një skenar që mund ta shtyjë atë të dërgojë trupa ushtarake për t’i shpëtuar amerikanët, Biden ka thënë se nuk ka.

“Bëhet luftë botërore kur amerikanët dhe rusët nisin të shtëna ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi në një botë krejt ndryshe prej asaj që kemi qenë”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka plan të pushtojë Ukrainën, pavarësisht se ka mbledhur më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit.

Ndërkohë Rusia ka nisur edhe stërvitjet masive ushtarake me shtetin fqinj, Bjellorusinë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokim të qasjes në det.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba, ka thënë se Deti Azov është bllokuar plotësisht dhe Deti i Zi është mbushur me forca ruse.

Stërvitjet detare të Rusisë nisin javën e ardhshme në dy detet në jug të Ukrainës.

Rusia ka lëshuar paralajmërime se do të ketë gjuajtje me raketa dhe armë tjera gjatë stërvitjeve.

Moska ka thënë se nuk mund ta pranojë që Ukraina – ish-republikë sovjetike me lidhje të forta socio-kulturore me Rusinë – t’i bashkohet një ditë NATO-s dhe ka kërkuar që kjo të mos ndodhë ndonjëherë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të enjten se Evropa po përballet me krizën më të madhe të sigurisë në dekada për shkak të këtyre tensioneve.

Liderët botërorë vazhdojnë të deklarohen se diplomacia duhet të shërbejë për ulje të krizës rreth Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar të enjten vonë se kanë dështuar që të arrijnë në ndonjë pikë kyçe në bisedimet me zyrtarë francezë dhe gjermanë, me qëllim të dhënies fund të konfliktit separatist në lindje të Ukrainës.

Tensionet aktuale kanë ardhur tetë vjet pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Prej atëherë, ushtria ruse ka luftuar me rebelët e përkrahur nga Rusia, në lindje të shtetit.

Kryeministri britanik ka thënë se shpreson në “diplomaci të durueshme” për të gjetur rrugën në këtë krizë, ndonëse rreziqet janë të mëdha.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë gjatë një konference me homologen e tij britanike, Liz Truss se bisedimet kanë qenë “zhgënjyese”.

Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë “lënë për të dëshiruar” dhe se “janë në pikën më të ulët në vjetët e fundit”.

Truss ka akuzuar Rusinë për “retorikë të Luftës së Ftohtë”.

Ka shqetësime se nëse Rusia tenton të pushtojë Ukrainën, stërvitjet e afrojnë ushtrinë ruse afër kryeqytetit ukrainas Kiev, duke e bërë më të lehtë sulmin aty.

Rusia, në anën tjetër, ka deklaruar se trupat e saj do të kthehen në baza të përhershme pas përfundimit të stërvitjeve.

Ukraina ka nisur stërvitjet e veta ushtarake 10-ditore, mirëpo zyrtarët kanë dhënë pak hollësi.

Përgatiti: Krenare Cubolli

SHBA u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Ukraina

VOA/Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të “shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse” kundër Ukrainës.

“Mos shkoni në Ukrainë për shkak të rritjes të rrezikut për veprime ushtarake ruse dhe COVID-19; ata që ndodhen në Ukrainë duhet të largohen menjëherë,” paralajmëron Departamenti i Shtetit në udhëzimin për udhëtimet në Ukrainë.

Edhe presidenti Joe Biden përcolli të njëjtin mesazh në një intervistë për televizionin NBC.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Situata ka ndryshuar dhe ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi”, tha ai.

I pyetur nëse kishte një skenar të mundshëm që mund ta bënte atë të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët që po lënë vendin, zoti Biden u përgjigj:

“Nuk ka. Do të ishte luftë botërore nëse amerikanët dhe Rusia fillojnë të hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Jemi në një botë më të ndryshme nga ç’kemi parë ndonjëherë më parë”, tha ai.

Rusia mohon të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Ukrainës, por ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin e saj me vendin fqinj.

Shtëpia e Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment

VOA/Arash Arabasadi

Mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë, administrata Biden po paralajmëron se më shumë se 100 mijë trupat ruse përgjatë kufirit të Ukrainës mund të fillojnë një pushtim në çdo moment.

Trupat nga Divizioni i 82-të i Forcave Ajrore Amerikane zbarkojnë në Poloni, një shenjë mbështetjeje mes aleatëve të NATO-s pas një grumbullimi të vazhdueshëm të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës.

“Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Poloni tregon solidaritetin tonë me të gjithë aleatët tanë këtu në Evropë dhe padyshim gjatë kësaj periudhe pasigurie, e dimë se jemi më të fortë së bashku”, tha gjenerali Chris Donahue me Divizionin e 82-të Ajror.

Sipas Departamentit të Shtetit, përveç dërgimit të trupave amerikane në vendet aleate të NATO-s në Evropën Lindore, Uashingtoni ka dërguar 650 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, sasia më e madhe ndonjëherë për këtë vend. Qeveria e Ukrainës deri më tani e ka minimizuar mundësinë e një pushtimi rus. Por zyrtarë të lartë amerikanë mendojnë ndryshe.

“Ne besojmë se ekziston një mundësi shumë e qartë që Vladimir Putini të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës. Mund të marrë një sërë formash. Mund të ndodhë që nesër, ose mund të duhen edhe disa javë. Ai e ka vënë veten në pozicion me dislokime ushtarake për të qenë në gjendje të veprojë në mënyrë agresive kundër Ukrainës në çdo moment tani”.

Jake Sullivan shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vazhdojnë përpjekjet diplomatike nëse Rusia zgjedh rrugën e uljes së tensioneve. Kriza përgjatë kufirit të Ukrainës po ndihmon në krijimin e një momenti të rrallë uniteti politik në Uashington, pasi anëtarët nga të dyja partitë kryesore e dënojnë një pushtim të mundshëm.

“Kushtet janë aty. Ka më shumë gjasa të ndodh sesa jo. Laku po mblidhet rreth Ukrainës. Këto janë kohë të rrezikshme. Koha është thelbësore. Ky do të ishte pushtimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore koha, siç përmendi Jake Sullivan, po afron“, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Ndërkohë, ukrainasit dolën në rrugë të shtunën në një demonstrim force, duke u zotuar se do të “mbronin” atdheun e tyre.

Në Çërnobil, vetëm 10 kilometra larg Bjellorusisë, Garda Kombëtare e Ukrainës kryen stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë.

Përpjekjet diplomatike mes anëtarëve të NATO-s dhe Rusisë ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Një pikë kyçe e pengesës është kërkesa e Rusisë që Ukraina të mos pranohet kurrë në NATO, një kërkesë e panegociueshme për Shtetet e Bashkuara.

Zbulimi amerikan: Rusia ka në plan të fabrikojë një pretekst për të sulmuar Ukrainën – media

VOA

Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi sipas së cilave Rusia ka hartuar një plan për fabrikimin e një preteksti për pushtimin e mundshëm të Ukrainës, njoftojnë gazetat New York Times dhe Washington Post, duke cituar persona që janë në dijeni të kësaj çështjeje.

New York Times njofton se plani i Rusisë përfshin përdorimin e një videoje të rreme ku inskenohet një sulm që Moska do ta paraqesë si të kryer nga ushtria ukrainase, ose në territorin rus, ose kundër banorëve mbështetës të Rusisë në Ukrainën lindore.

Gazeta njofton se plani, që Shtetet e Bashkuara shpresojnë ta parandalojnë duke e bërë publik, ka si objektiv, që videoja të përdoret për ta akuzuar Ukrainën për “gjenocid”.

“Më pas (Rusia) do të shfrytëzojë indinjatën ndaj videos për të justifikuar ndërmarrjen e një sulmi, ose për t’i shtyrë udhëheqësit separatistë në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore, që të kërkojnë një ndërhyrje ruse”, thotë New York Times.

Sipas gazetës, zyrtarët amerikanë, nuk do të publikojnë asnjë provë të drejtpërdrejtë të planit rus, ose detaje se si mësuan për të, për të mos komprometuar burimet dhe metodat e tyre.

Fushata disinformuese ruse, që ka në qendër akuza të rreme për gjenocid ndaj Ukrainës, si dhe veprimet e fundit të parlamentit rus për të njohur qeverisjet e rajoneve separatiste në Ukrainë, janë në përputhje me përfundimet e zbulimit amerikan.

Ndërsa gazeta “Washington Post” njofton se administrata ka në plan ta bëjë të enjten publik këtë informacion sekret.

Gazeta citon burime që janë në dijeni të planit rus të thonë se ai është hartuar nga shërbimet ruse të sigurisë dhe është në fazat e përparuara të përgatitjes.

“Plani ka lidhje, por është një plan më vete nga komplotet e tjera që janë zbuluar nga shërbimet perëndimore të zbulimit, përfshirë vendosjen e sabotatorëve nga Rusia në Ukrainën lindore dhe një tjetër skemë për të cilën njoftoi muajin e kaluar qeveria britanike, që synonte destabilizimin e qeverisë dhe vendosjen në fuqi të një udhëheqësi pro-rus në krye të saj”, i thanë zyrtarët gazetës Washington Post.

Shtëpia e Bardhë tha muajin e kaluar se zyrtarët e zbulimit amerikan kanë arritur në përfundimin se Rusia kishte dislokuar operativë të saj në Ukrainën lindore të kontrolluar nga rebelët, për të kryer akte sabotazhi dhe për të fajësuar Ukrainën për një gjë të tillë, duke krijuar kështu një pretekst për ta pushtuar.

Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtimin e Ukrainës, por ka grumbulluar mijëra trupa në kufirin me fqinjin e saj.

Presidenti i CNN-it jep dorëheqjen për shkak të marrëdhënies me kolegen

VOA/Marrë nga Associated Press

Presidenti i televizionit CNN Jeff Zucker dha dorëheqjen të mërkurën pasi pranoi se ishte në një marrëdhënie konsensuale me një drejtuese tjetër të rrjetit televiziv. Ai ishte për nëntë vjet në krye të kompanisë ku bën pjesë CNN-i, një prej kompanive më të mëdha mediatike në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Zucker tha se e kishte konfirmuar marrëdhënien kur u pyet për të në kuadër të një hetimi ndaj gazetarit Chris Cuomo, i cili u pushua nga puna pasi doli në pah se kishte ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai po hetohej për ngacmime seksuale.

“Duhej ta kisha raportuar kur filloi marrëdhënia, por nuk e bëra një gjë të tillë,” u shpreh zoti Zucker. “Gabova.”

Nuk është ende e qartë se kush do ta drejtojë televizionin CNN përpara se të caktohet presidenti i ardhshëm.

Me anë të një deklaratë, zoti Zucker tha se do të kishte dashur që mandati i tij të kishte përfunduar ndryshe por shtoi se përvoja e tij në CNN kishte qenë e mrekullueshme.

Allison Gollust, nënpresidente ekzekutive dhe shefe e marketingut në CNN, e pranoi marrëdhënien me anë të një deklarate.

“Unë dhe Jeff kemi qenë miq të ngushtë dhe partnerë në profesion për më shumë se 20 vjet. Së fundmi, natyra e marrëdhënies sonë ndryshoi gjatë COVID-it. Më vjen keq që nuk e konfirmuam në kohën e duhur. Jam jashtëzakonisht krenare për punën në CNN dhe pres me padurim të vazhdoj të kontribuoj në këtë punë të mrekullueshme që bëjmë çdo ditë”, tha ajo.

Para se të punonte në CNN, zonja Gollust ishte drejtore komunikimi për ish-guvernatorin Andrew Cuomo, sipas një biografie të postuar në faqen e internetit të CNN-it.

Zoti Zucker u emërua si president i kompanisë “WarnerMedia News dhe Sports” në mars të vitit 2019. Ai gjithashtu ka shërbyer si president i “CNN Worldwide” që nga viti 2013.

ZËRI I AMERIKËS NË 80-VJETORIN E THEMELIMIT: NJË FAQE E LAVDISHME NË HISTORINË E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE Nga Frank Shkreli

Zëri i Amerikës (VOA) shënon 80-vjetorin e themelimit. Transmetimet e këtij gjidanti mediatik ndërkombëtar kanë filluar në shkurt të vitit 1942, si një mjet për të luftuar propagandën naziste me lajme dhe infiormacion të saktë, objektiv dhe të pa anshëm. Për 80-vjet, Zëri i Amerikës i ka shërbyer botës – në kohë lufte dhe në kohë paqeje — duke ofruar shpresë dhe frymëzim në mbrojtje të vërtetës, me përhapjen e lajmeve dhe të informacionit gjatë dekadave, në dyzina gjuhësh të huaja, anë e mbanë botës, përfshir gjuhën shqipe.

Nga themelimi i tij e deri më sot, Zëri i Amerikës vazhdon të jetë i angazhuar për të raportuar të vërtetën me mbulimin e lajmeve, ngjarjeve dhe zhvillimeve politike, ekonomike dhe ushtarake, anë e mbanë botës, duke dhenë shembull për parimet e një shtypi të lirë. Kështu ka qenë duke filluar nga Lufta e dytë Botërore, Lufta e Ftohtë, lufta kundër terrorizmit, konfliktet dhe përpjekjet e sotëme për liri e demokraci, anë e mbanë globit.

Edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij gjigandi të lajmeve ndërkombëtare, duke filluar nga Lufta e Dytë Botërore – me një ndërprerje të shkurtër – por duke rifilluar transmetimet në vitin 1951. VOA shqip gjatë gjithë këtyre viteve – falë dyzina gazetarëve shqiptaro-amerikanë dhe përkushtimit të tyre ndaj të vërtetës dhe dashurisë së tyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, ka kontribuar në përhapjen e të vërtetës dhe në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sidomos në periudhën e errët gjysëm shekullore të komunizmit shqiptar, kur dy vendet tona nuk kishin marrëdhënie dy-palëshe dplomatike. Ishte një periudhë, kur Shtetet e Bashkuara, komunikonin me kombin shqiptar, nepëmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.
Në atë atmosferë tensionesh ndërkombëtare, më 13 maj, 1951 rifillon radio transmetimet edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, transmetime, të cilat kishin filluar më 1943, por që ishin ndërprerë më 1945.  Ishte ky një ri-fillim i transmetimeve të shërbimit shqip të VOA-s, i cili qe inauguruar me një mesazh të posaçëm, drejtuar popullit shqiptar, nga Sekretari Amerikan i Shtetit në atë kohë, Dean Acheson.  Ishte ky një mesazh i ngrohtë, i cili ritheksonte miqësinë tradicionale dhe të hershme midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, mesazh, i cili përsëritej shpesh dhe në forma të ndryshme, pothuaj çdo vit, nepërmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe nga zyrtarë të lartë amerikanë, megjithë vrerin anti-amerikan që vinte nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë dekadave.

Ndonëse, ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, mesazhi i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Dean Acheson, për nga theksi i miqësisë amerikano-shqiptare, nuk ndryshon as nga deklaratat e mëparshme as nga ato të mëvonshme të zyrtarëve amerikanë, gjë që lë të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pasur dhe kanë vazhduar të kenë një politikë pro-shqiptare dhe konsekuente megjithë, armiqësinë e regjimit komunist të Tiranës, për pothuaj një gjysëm shekulli, ndaj Zërit të Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse sot, në këtë 80-vjetor të VOA-s, si enti më i madh ndërkombëtar mediatik i Amerikës në gjuhë të huaja, gjërat kanë ndryshuar dhe ndërkohë që vitet e fundit, falë zhvillimeve politike në Shqipëri, po zhvillohet një debat i vazhdueshëm dhe deri diku i ashpër deri në ditët tona në media dhe në qarqet politike, mbi statusin aktual të këtyre marrëdhënieve dhe luhatjet që mund të vihen re sot në marrëdhëniet dy palëshe. E kam thënë shpesh dhe vazhdoj të besoj se — megjithë aktorët e sotëm nga të dyja palët – dhe megjithë pyetjen: “Quo Vadis” marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, si rezultat i veprimtarive të këtyre aktorëve aktualë, unë besoj se ato janë aq të forta në themel, sa që askush nuk mund t’i dëmtojë ato në mënyrë përmamente. Mund t’i ngadalsojnë dhe mund të hedhin dyshime, madje të bëhen edhe kërcënime nga persona të caktuar dhe burokratë miopë aktualë nga të dy palët – besoj se nga pikëpamja historike, deklarata e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Dean Acheson, në kulmin e periudhës më të errët të marrëdhënieve midis dy vendeve tona — pasqyron gjithnjë këtë angazhim, se “Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re.  Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”. Si i tillë, ia vlen që kjo deklaratë të sillet në vëmendjen e lexuesit, në këtë 80-vjetor të themelimit të Zërit të Amerikës, si dh rolin e rëndësishëm që ky ent amerikan i lajmeve ka luajtur në ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – popull me popull. Pason mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me 13 Maj, 1951.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar.  Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re.  Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.  Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të vërteta.

Që prej Konferencës së Versajës më 1919-n, kur Presidenti Woodrow Wilson mori përsipër duke treguar interesimin e tij personal për ri-vendosjen e një Shqipërie të pavarur, Qeveria e Shteteve e të Bashkuara ka mbështetur përpjekjet e patriotëve shqiptarë.

Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me popullin shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar institucionet humanitare dhe arsimore private, siç janë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për të Rinjtë, Fondacioni për Lindjen e Afërt dhe Fondacioni Rockefeller, për të ndihmuar shqiptarët në përpjekjet e tyre në themelimin dhe në zhvillimin e institucioneve të veta.  Shtetet e Bashkuara ishin të parat nga fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, të cilat bënë deklaratën e parë zyrtare për rivendosjen e një Shqipërie të lirë, duke deklaruar se një gjë e tillë ishte në përputhje me parimet e Kartës së Atlantikut.

Por kjo tani është pjesë e historisë, e së kaluarës suaj.  Tani e tutje, Zëri i Amerikës do t’u flasë juve mbi të tashmen dhe mbi të ardhmen. Tani për tani, ju e dini më mirë se unë se shpresat e tuaja për një vend të lirë dhe sovran, nuk janë realizuar. Me qëllim për t’u ndihmuar që të realizoni një të ardhme për veten tuaj, si një vend i lirë dhe i pavarur dhe anëtar i komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet kësaj radioje do ju sjellë mjetet ose instrumentet për të gjykuar dhe vlerësuar gjërat- d.m.th, faktet.  Zëri i Amerikës do ju sjellë atë që u është mohuar për një kohë të gjatë – të vërtetën nga bota e lirë.  Me këtë rast, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan u dërgojnë përshëndetjet e tyre dhe Zëri i Amerikës u dëshiron mirëseardhjen në radhët e dëgjuesve të tij.” Dean Acheson, 13 Maj, 1951.

Ky mesazh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson pasqyron ndjenjat miqësore, simpatinë dhe mirëkuptimin që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë treguar gjatë dekadave për aspiratat e kombit shqiptar për një ekzistencë kombëtare, të lirë dhe të pavarur, jashtë influencave të huaja.  Janë këto aspirata të ngulitura thellë në traditën dhe psikozën amerikane, por njëkohësisht janë edhe pjesë e idealeve universale për liri e demokraci dhe njëherazi janë edhe burimi dhe prirja e shqiptarëve ndaj qytetërimit perëndimor. Andaj, gjatë dekadave të regjimit komunist në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, pritshin me ankth dhe me shpresë ditën kur Shqipëria dhe kombi shqiptar do të jetonte në liri, zot në tokën e vet dhe i lirë për të vendosur vet fatin e tij.

Vizioni i ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Dean Acheson-it për “një Shqipëri të lirë e të pavarur, anëtare e komunitetit të kombeve”, sot anëtare e NATO-s – është bërë realitet. Roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në realizimin e këtij vizioni ishte i konsiderueshëm, sepse sipas Dean Achesonit, VOA gjatë dekadave të kaluara, u solli shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet, për zhvillimet e mbrendshme dhe të jashtme — si mjete dhe instrumente të nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë — duke shërbyer, njëkohësisht, edhe si një lidhje e pa-ndërprer dhe pa ndërhyrje komunikimi midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar – në ditë të mira dhe në ditë të vështira.

Gëzuar 80-vjetorin e themelimit, VOA!

Frank Shkreli


Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, mbështetës i zjarrët i Zërit të Amerikës, 1951

Kongresi, përgatitje për ‘nënën e të gjitha sanksioneve’ nëse Rusia pushton Ukrainën

VOA

Falë një përpjekjeje dypartiake, Senati po përgatitet për atë që kryetari i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, e ka quajtur si “nëna e të gjitha sanksioneve”, që do t’i vendoseshin Rusisë në rast të pushtimit të Ukrainës.

Sipas kryetarit të komisionit Robert Menendez, senatorët janë në prag për të rënë dakord për një paketë masash që synojnë ta bëjnë koston financiare në rast agresioni ndaj Ukrainës, jashtëzakonisht të lartë për zyrtarët e lartë të qeverisë ruse, si dhe shtetasit e zakonshëm rusë.

Projektligji që po shqyrtohet tha zoti Menendez gjatë një interviste të dielën për rrjetin televiziv CNN, përfshin “sanksione masive kundër bankave më të rëndësishme ruse, që do të dëmtonin ekonominë e këtij vendi dhe që do të sillte pasoja domethënëse për rusët e thjeshtë në llogaritë e tyre bankare e pensione”.

Zoti Menendez tha gjithashtu se pret që Senati të miratojë ndihmë shtesë në armë për Ukrainën.

Senati po shqyrton marrjen e masave kundër Rusisë, ndërsa Moska ka dislokuar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve veriorë, lindorë dhe jugorë të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia pushtoi Krimenë, një rajon i Ukrainës, duke marrë kontrollin e saj. Në të njëjtën kohë, ajo filloi të ofrojë mbështetje për një kryengritje pro-ruse në Donbas të Ukrainës, një rajon që ka përjetësuar një konflikt të gjatë, por me intensitet të ulët gjatë viteve të fundit.

Në një shfaqje të vendosmërisë dypartiake, republikani kryesor i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, James Risch tha se megjithëse nuk është i bindur që Rusia kishte marrë një vendim për të pushtuar Ukrainën, dërgimi i një mesazhi për pasojat ekonomike që do të paguante Moska, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, është mjaft i rëndësishëm.

Shtetet e Bashkuara denoncojnë publikisht dizinformimin rus për Ukrainën

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – Në dallim nga praktika e deritanishme, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë duke i bërë publike gjithnjë e më shumë gjetjet e shërbimeve të zbulimit, ndërsa përballen me përgatitjet e Rusisë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Kjo synon të dobësojë planet e Presidentit Putin, duke i ekspozuar ato dhe synon të devijojë përpjekjet e tij për të ndikuar tek opinioni publik.

Shtëpia e Bardhë publikoi gjatë javëve të fundit atë, që e cilësoi si një operacion rus, që synonte të krijonte pretekstin për pushtim. Britania publikoi emra konkretë shtetasish të Ukrainës, që i akuzon se kanë lidhje me zyrtarët e zbulimit rus, që po planifikojnë rrëzimin nga pushteti të Presidentit Volodymyr Zelensky. Shtetet e Bashkuara gjithashtu publikuan një hartë të pozicioneve të ushtrisë ruse dhe dhanë detaje se si ata mendojnë që Rusia do të përpiqet ta sulmojë Ukrainën, me gati 175 mijë forca ushtarake.

Ekspertët vlerësojnë rolin e Shtëpisë së Bardhë për publikimin e materialeve të zbulimit dhe hedhjen poshtë të pretendimeve false përpara se ato të përhapen – një taktikë kjo më efikase se reagimi pas faktit.

Por publikimi i të dhënave nuk është pa rreziqe. Vlerësimet e shërbimeve të zbulimit bëhen me nivele të ndryshme konfidence dhe me përjashtim të fotove të lëvizjeve të formacioneve, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, nuk kanë ofruar prova të mëtejshme. Moska i ka hedhur poshtë pretendimet e Uashingtonit si histerike dhe ka risjellë në vëmendje dështimet e mëparshme të zbulimit amerikan, përfshirë të dhënat false të paraqitura për programin e armatimit të Irakut.

Deri më tani nuk ka shenja të qarta për ndryshim nga Rusia, e cila vazhdon të zhvendosë forcat ushtarake drejt Ukrainës dhe në territorin e Bjellorusisë, një vend aleat i Rusisë, i ndodhur në kufirin verior të Ukrainës. Ka pesimizëm në rritje në Uashington dhe Londër për përpjekjet diplomatike që po bëhen dhe se zoti Putin ka gjasa të fillojë një lloj pushtimi gjatë javëve në vazhdim.

 

Në këtë foto të siguruar nga Agjencia Ushtarake Vayar më 25 janar 2022, automjetet ushtarake bjelloruse mblidhen duke u përgatitur për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake bjelloruse dhe ruse në Bjellorusi. Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash nga lindja e largët e vendit.

 

Në këtë foto të siguruar nga Agjencia Ushtarake Vayar më 25 janar 2022, automjetet ushtarake bjelloruse mblidhen duke u përgatitur për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake bjelloruse dhe ruse në Bjellorusi. Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash nga lindja e largët e vendit.

Rusia është e njohur për përdorimin e dizinformimit si një taktikë për të mbjellë konfuzion dhe mosmarrëveshje, si pjesë e strategjisë së saj për konflikt. Kur Rusia pushtoi në Ukrainë, në vitin 2014, Gadishullin e Krimesë, ajo filloi një fushatë për të ndikuar mbi banorët etnikë rusë të këtij territori. Mediat shtetërore dhe llogaritë në mediat sociale të lidhura me Rusinë, nxisnin akuzat se Perëndimi po manipulonte protestat në Kiev, si dhe përhapnin rrëfime false, apo të pakonfirmuara, për krime të tmerrshme të forcave ukrainase të sigurisë.

Këtë radhë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate thonë se Rusia po përpiqet të paraqesë udhëheqësit ukrainas si agresorë dhe të bindë kështu popullsinë ruse, që të mbështesë operacionet ushtarake. Në të njëjtën kohë, thonë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, Rusia ka pozicionuar operativë në territorin lindor të Ukrainës, të cilët mund të kryejnë akte sabotazhi ndaj vetë forcave vasale të Rusisë dhe të fajësojnë më pas për këtë Kievin.

Shtëpia e Bardhë ka nxjerrë vazhdimisht në pah ato që i ka perceptuar si dizinformata dhe ua ka kaluar të dhënat e zbulimit aleatëve, përfshirë Ukrainës. Departamenti i Shtetit publikoi rishtazi një listë të dhënash dhe hodhi poshtë disa nga pretendimet e Rusisë. Gjithashtu, Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj katër personave të akuzuar për lidhje me operacionet e influencimit, që synonin të krijonin pretekstin për një pushtim të ri të Ukrainës.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, foli për marrjen e “një vendimi strategjik për ta denoncuar dizinformimin që konstatojmë”.

“Jemi shumë më të familjarizuar me makinerinë ruse të dizinformimit se ç’ishim në vitin 2014”, tha ajo të mërkurën, duke shtuar se “duhet të jemi shumë të qartë me komunitetin global dhe publikun amerikan për atë çfarë ata po përpiqen të bëjnë dhe arsyet pse”.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian u tha gazetarëve të premten se grupe të lidhura me Moskën po mbështesin justifikimet për konflikt, ashtu siç ndodhi tetë vjet më parë. Një nga skenarët, që këto grupe paraqesin si formë reagimi ndaj akuzave amerikane, është se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke planifikuar për vete një operacion diversioni për të shkaktuar një përplasje në Ukrainën lindore.

Moska vazhdon të bëjë kërkesa që NATO të mos e pranojë Ukrainën dhe të mos zgjerohet me vende të tjera. Pasi zbulimi britanik e akuzoi se ai mund të ishte kandidati për president i mbështetur nga Rusia, politikani ukrainas Yevheniy Murayev, e mohoi akuzën dhe i tha agjensisë së lajmeve Associated Press se kjo “shëmbëllen qesharake dhe argëtuese”.

Ndërkaq, Uashingtoni dhe Moska vazhdojnë përplasjet në internet. Rrjeti mediatik i mbështetur nga Kremlini, “RT.com”, publikoi më 21 dhjetor një video ku aludohej se “Kompani private ushtarake amerikane po grumbullojnë komponentë kimikë në Ukrainën Lindore”. Departamenti i Shtetit e hodhi poshtë këtë pretendim në të dhënat që publikoi për propagandën ruse. Ministria e Jashtme ruse u përgjigj në vazhdim me mesazhe në Twitter “duke hedhur poshtë ‘faktet’ e @StateDept mbi dizinformimin rus në Ukrainë”.

Përpjekjet e Uashingtonit kanë ngritur pikëpyetje në Kiev, ku Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka ndërmarrë një përqasje të ndryshme publike, duke u përpjekur të ulë frikën e publikut ndaj një lufte të zgjeruar, megjithëse shumë ukrainas janë tashmë duke u përgatitur për luftë.

Zyrtarët ukrainas ngrenë privatisht pyetjen përse administrata e Presidentit Biden po paralajmëron për një pushtim të afërt, por nuk vendos sanksione parandaluese, apo nuk ndërmerr hapa kundër gazsjellësit Nord Stream 2, që kritikohet se i ka dhënë më shumë influencë Moskës mbi Ukrainën dhe Evropën Perëndimore. Administrata e Presidentit Biden loboi ligjvënësit demokratë që të kundërshtonin një projek-ligj republikan ku parashikohej vendosja e sanksioneve ndaj gazsjellësit, i cili ende nuk ka hyrë në funksionim.

Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar me sanksione të ashpra, nëse Rusia pushton Ukrainën dhe po përgatitet të dërgojë forca në krahun lindor të NATO-s nëse do të ndodhë ky pushtim. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate gjithashtu po dërgojnë armatime dhe sisteme raketash drejt Ukrainës.

Molly McKew, autore dhe profesore për ndikimin rus, tha se lëvizjet e administratës amerikane për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për të influencuar, duhet të shoqërohen nga një deklaratë e qartë e objektivave dhe planeve amerikane për t’iu kundërvënë pushtimit të mundshëm.

Vetëm identifikimi publikisht i veprimeve, nuk do ta ndalonte Rusinë që t’i përmbushte ato, tha zonja McKew, ish-këshilltare e Presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, vendi i të cilit bëri luftë me Rusinë në vitin 2008 dhe ende po përpiqet të rifitojë kontrollin e rajoneve separatiste që mbështeten nga Moska.

“Po përpiqen të zbatojnë logjikën e dizinformimit në sferat ushtarake”, tha ajo. “Nuk është absolutisht e mundur të largohet kriza nëpërmjet ekspozimit”.

Ekspertët thonë se si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Ukrainë, ka tashmë shumë më tepër ndërgjegjësim në shoqëri për dizinformimin e mbështetur nga shteti. Rusia ka vazhduar gjatë disa viteve të fundit të bombardojë ukrainasit me mesazhe në celular dhe histori false gjatë luftës në vazhdim në Ukrainën lindore, gjatë së cilës kanë vdekur të paktën 14 mijë persona. Dhe ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 u pasua nga disa procese hetimore dhe vite debatesh shpesh përçarëse.

Bret Schafer, studiues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, të Fondit Marshall Gjerman, thotë se megjithëse ekziston rreziku që t’u jepet rëndësi pretendimeve false gjatë procesit të denoncimit të tyre, “ekziston nevoja për t’i devijuar kërcënimet nëpërmjet informimit, më mirë se t’iu përgjigjemi atyre pasi të kenë dalë në qarkullim”.

Por, ta akuzosh publikisht Rusinë për sjellje të keqe është përfundimisht një formë e kufizuar parandalimi. “Ata nuk shqetësohen për dëmtimin e reputacionit”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë: Biden i përkushtuar të emërojë një grua me ngjyrë në Gjykatën Supreme

Washington

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është i përkushtuar të emërojë një grua me ngjyrë në Gjykatën Supreme, tha të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti ka deklaruar dhe ka përsëritur angazhimin e tij për të emëruar një grua me ngjyrë në Gjykatën Supreme dhe sigurisht se qëndron pranë kësaj sot”, tha Psaki në një konferencë për media.

Deklaratat e saj erdhën disa orë pasi raportet e shumta mediale theksuan se gjykatësi Stephen Breyer po largohet nga Gjykata Supreme në fund të mandatit aktual.

Breyer shërbeu si gjyqtar i Gjykatës së Apelit nga viti 1980 deri në vitin 1994 përpara se të bëhej shef i emëruar nga ish-presidenti Bill Clinton.

Kur u pyet nëse Biden do të zgjedhë zëvendës presidenten Kamala Harris për Gjykatën, Psaki tha: “Përsëri, nuk do të flas për ndonjë konsideratë, përgatitje, listë”.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Biden u zotua të emërojë një grua me ngjyrë nëse ai zgjidhet.

SHBA u bën thirrje amerikanëve që të largohen nga Ukraina

Ndërtesa e Ambasadës amerikane në Kiev.

RFE/RL

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve në Ukrainë që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga vendi, duke pasur parasysh situatën e “paparashikueshme”.

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pasi kjo e fundit ka vendosur mijëra trupa pranë kufirit, duke e rrethuar Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu.

“Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit nga veprimi ushtarak rus dhe mund të përkeqësohet në çdo kohë”, tha Ambasada amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë në Ukrainë që ta konsiderojnë mundësinë që të largohen përmes mundësive të transportit komercial apo privat”, u tha në deklaratën e lëshuar më 26 janar.

Më herët gjatë javës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të tërheqë një pjesë të stafit të ambasadës në Kiev dhe familjarët e tyre.

Rusia mohon se po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën, por ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me këtë shtet. Sipas inteligjencës perëndimore, pranë kufirit me Ukrainën, Rusia ka kryer një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimet se po përgatitet për një sulm ndaj Ukrainës.

Më 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që po luftojnë me forcat ukrainase në lindje të Ukrainës.

Blinken:Nuk ka lëshime në përgjigje të kërkesave të Rusisë për Ukrainën

Marrë nga Associated Press

Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë lëshim ndaj kërkesave kryesore ruse mbi Ukrainën dhe NATO-n në një përgjigje me shkrim të dërguar të mërkurën ndaj Moskës.

Rusia kishte kërkuar garanci që NATO-ja nuk do të pranojë kurrë Ukrainën si dhe vendet e tjera ish-sovjetike të bëhet pjesë e saj si dhe se aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik. Këto nuk janë pika diskutimi për SHBA-në dhe aleatët e saj.

Sekretari Blinken tha se përgjigja ndaj Rusisë e bën shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara po u qëndrojnë parimeve të tyre, duke thënë: “Nuk ka ndryshim, dhe nuk do të ketë ndryshim”.

Ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan, ia dorëzoi përgjigjen zëvendësministrit të Jashtëm të Rusisë, Alexander Grushko.

SHBA nuk e ka bërë publike përgjigjen e saj, por tashmë ka paralajmëruar se kërkesat kryesore të Rusisë janë të papranueshme.

Rusia ka paralajmëruar se do të marrë shpejt “masa hakmarrëse” nëse SHBA dhe aleatët e saj refuzojnë kërkesat e saj.

Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka plane për të sulmuar Ukrainën, por SHBA-ja dhe NATO janë të shqetësuara për dislokimin e rreth 100,000 trupave nga Rusia pranë Ukrainës dhe fillimin e një sërë manovrash të gjera ushtarake .

Si pjesë e stërvitjeve, njësitë e motorizuara të këmbësorisë dhe artilerisë në Rusinë jugperëndimore praktikuan gjuajtjen me municione reale. Avionët luftarakë në Kaliningrad në Detin Baltik, kryen bombardime ndërsa dhjetëra anije luftarake lundruan për manovra stërvitore në Detin e Zi dhe Arktik. Avionë luftarakë rusë dhe parashutistë mbërritën në Bjellorusi për stërvitjet e përbashkëta që do të zhvillohen në shkurt.

Duke folur me ligjvënësit, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë do të këshillojnë Presidentin Vladimir Putin për hapat e ardhshëm pas marrjes së përgjigjes nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Perëndimi vazhdon kursin e tij agresiv, Moska do të marrë masat e nevojshme hakmarrëse”, tha zoti Lavrov.

Ai shtoi se Rusia nuk do të presë përgjithmonë. “Ne nuk do të lejojmë që propozimet tona të mbyten në diskutime të pafundme”, tha ai.

Zoti Lavrov ironizoi me pohimet mbi mundësinë e një pushtimi të afërt nga ana e Rudisë, duke thënë se “kolegët perëndimorë e kanë futur veten në një histeri ushtarake”, duke shtuar se edhe “vetë elita ukrainase është trembur disi nga vetë frika e perëndimit”.

I pyetur nga ligjvënësit nëse Rusia mund të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me Kubën, Venezuelën dhe Nikaraguan si pjesë e masave të saj hakmarrëse, zoti Lavrov u përgjigj se Moska ka lidhje të ngushta me to dhe po kërkon t’i thellojë marrëdhëniet. Ai vuri në dukje se Presidenti Puti zhvilloi biseda telefonike me udhëheqësit e tre vendeve javën e kaluar dhe ata ranë dakord të “shqyrtojnë mënyra për të thelluar më tej bashkëpunimin strategjik”.

Në fillim të këtij muaji, zëvendësi i ministrit Lavrov refuzoi në mënyrë të prerë të përjashtonte dislokimin e pajisjeve ushtarake ruse në Kubë dhe Venezuelë, nëse kërkesat e sigurisë së Moskës nuk do të përmbusheshin./ZiA

Presidenti Biden, i hapur për të sanksionuar personalisht Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detin Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, përpjekjet diplomatike vazhdojnë ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë përgatitjet e tyre ushtarake.

Grumbullimi ushtarak i Rusisë përgjatë kufirit të saj me Ukrainën dhe Bjellorusinë po vazhdon, tha presidenti Joe Biden para gazetarëve në Uashington të martën, duke shtuar se ai tani është gati të rrisë praninë amerikane dhe të NATO-s në Evropën Lindore, por nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë.

“Ia bëra të qartë presidentit Putin se nëse do të shkonte në Ukrainë, do të kishte pasoja të rënda, përfshirë sanksione të rëndësishme ekonomike. Ndihem i detyruar të forcoj praninë tonë, praninë e NATO-s, në frontin lindor, Poloni, Rumani etj“, tha presidenti Biden.

I pyetur nëse do të konsideronte sanksione personale ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, Bideni tha se PO, do ta bënte.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia dhe Gjermania kanë urdhëruar familjet e diplomatëve që jetojnë në Kiev të largohen nga Ukraina.

Disa zyrtarë ukrainas thonë se kjo është e nxituar.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë sot. Në realitet, ne nuk e shohim situatën që po fryhet tani në media”, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

E pyetur nëse Shtetet e Bashkuara pajtohem me vlerësimin e Ukrainës, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha.

“Askush nuk mund të hyjë në mendjen e Presidentit Putin apo udhëheqjes ruse. Kemi parë një sërë përgatitjesh, përfshirë 100,000 trupat në kufi, retorikën luftarake dhe veprimet e tjera siç kemi folur këtu, përpjekjet për të përhapur dezinformata në të gjithë rajonin dhe madje edhe në botë, duke ngritur presupozimin për një pushtim”.

Të hënën, Presidenti Biden tha se pati një takim shumë të mirë dhe se Shtetet e Bashkuara janë në unitet të plotë me aleatët kryesorë evropianë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin francez Emmanuel Macron në Berlin të martën dhe të dy ranë dakord se Rusia do të përballet me sanksione të rënda nëse pushton Ukrainën. Presidenti Macron tha se do të fliste me Presidentin Putin të premten.

Përpjekjet diplomatike vijnë pasi Rusia po dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Bjellorusi, duke shqetësuar vëzhguesit.

“Mendoj se trupat në Bjellorusi janë shqetësuese. Sigurisht kjo e pozicionon Rusinë më mirë nëse do të zgjidhte të hynte në Ukrainë. Vështirë të thuhet në këtë kohë nëse Presidenti Putin po bën bllof apo po përpiqet të arrijë atë që dëshiron pa luftë”, thotë William Hartung me Institutin Quincy.

Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video të avionëve luftarakë rusë duke u nisur drejt Bjellorusisë për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta në shkurt. Rusia thotë se nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i trupave dhe pajisjeve përgjatë kufirit dhe në Bjellorusi, dhe po akuzon Shtetet e Bashkuara për “përshkallëzimin e situatës”.

 

Çfarë sanksionesh mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit?

Marrë nga Associated Press

Ndërprerja e qasjes së Rusisë tek dollari amerikan dhe bankat ndërkombëtare janë pasojat me të cilat Putini mund të ndeshet nëse e sulmon Ukrainën.

Ndëshkimet financiare që po shqyrtohen, nëse Rusia pushton Ukrainën, variojnë nga ato gjithëpërfshirëse deri tek ato personale për presidentin Vladimir Putin, nga ndërprerja e qasjes tek dollari amerikan dhe bankat ndërkombëtare e deri tek vendosja e sanksioneve ndaj një ish-gjimnasteje olimpike që mendohet të jetë e dashura e Putinit.

Publikisht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë premtuar se do ta godasin financiarisht Rusinë si kurrë më parë, nëse Putini fut ushtrinë e tij në Ukrainë. Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë kanë dhënë hollësi të pakta për publikun, duke argumentuar se është më mirë që Putini të përpiqet të mendoj vetë për pasojat me të cilat mund të përballet.

Disa javë pas fillimit të negociatave, nuk është e qartë nëse amerikanët kanë arritur një konsensus me Evropën mbi llojin e sanksioneve dhe mënyrën se si duhet ndëshkuar Rusia.

Disa nga veprimet që po shqyrtohen janë të natyrës financiare.

GODITJA E SHPEJTË

Për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, heqja e Rusisë nga sistemi financiar SWIFT, i cili mundëson transferimin e parave mes bankave anembanë globit, do të ishte një nga hapat më të ashpër financiarë që mund të merren, duke dëmtuar ekonominë e Rusisë menjëherë dhe në aspektin afatgjatë. Masa mund ta përjashtojë Rusinë nga shumica e transaksioneve financiare ndërkombëtare, duke përfshirë fitimet ndërkombëtare nga prodhimi i naftës dhe gazit, të cilat përbëjnë më shumë se 40% të totalit të të ardhurave të vendit.

Aleatët në të dyja anët e Atlantikut e konsideruan këtë alternativë edhe në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti forcat separatiste në Ukrainën lindore. Rusia deklaroi atëherë se përjashtimi i saj nga sistemi financiar SWIFT do të ishte ekuivalent me një vendim për t’i shpall asaj luftë. Aleatët, të cilët që nga ajo kohë u kritikuan për reagim shumë të dobët ndaj agresionit të Rusisë në vitin 2014, hoqën dorë nga kjo ide.

Qysh atëherë Rusia është përpjekur të zhvillojë sistemin e saj të transfertave financiare, me sukses të kufizuar.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur më parë të bindin sistemin SWIFT që të përjashtojë një vend, Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor.

Por përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT do të dëmtonte gjithashtu ekonomitë e tjera, duke përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj kryesor, Gjermaninë. Ligjvënësit amerikanë thanë javën e kaluar se administrata e Presidentit Biden është ende duke analizuar pasojat negative të këtij veprimi. Ministrja e jashtme e Gjermaninë, Annalena Baerbock, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga sistemi SWIFT, shprehu dyshime për efektshmërinë e një veprimi të tillë.

“Shkopi më i fortë nuk është gjithmonë arma më inteligjente”, tha zonja Baerbock.

NDËRPRERJA E QASJES TEK DOLLARI

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë një nga armët më të fuqishme financiare për të përdorur kundër Putinit nëse ai e pushton Ukrainën, atë të bllokimi të qasjes së Rusisë tek dollari amerikan.

Dollari ende dominon transaksionet financiare në mbarë botën, transaksionet ditore arrijnë në triliona dollarë.

Transaksionet në dollarë amerikanë përfundimisht miratohen përmes Rezervës Federale ose institucioneve financiare amerikane. Kjo do t’ia vështirësonte Putinit qasjen në sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara, duke eliminuar mundësinë për të bërë pagesat në dollarë.

Presidenti Biden u ka thënë gazetarëve se heqja e aftësisë së Rusisë dhe rusëve për të bërë transaksione me dollarë amerikanë është një nga opsionet që Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar. Ndryshe nga përjashtimi nga sistemi SWIFT dhe masat e tjera financiare, ndërpreja e qasjes tek dollari është një masë që Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë të vetme. Shumë rusë dhe kompani ruse do të pengoheshin në kryerjen madje edhe të transaksioneve më rutinë, si listat e pagave ose blerja e gjërave, sepse nuk do të kishin qasje në sistemin bankar të Shtetevet të Bashkuara.

KONTROLLET MBI EKSPORTIN

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontrolleve ndaj eksportit, duke ia hequr Rusisë qasjen tek teknologjia dhe programet e sofistikuara që ndihmojnë trafikun e avionëve luftarakë, atë të pasagjerëve, tabletave, video-lojrat dhe televizorët e sofistikuar.

Kjo mund të përfshijë futjen e Rusisë në grupin më kufizues të vendeve për qëllime të kontrollit të eksportit, duke e radhitur atë me Kubën, Iranin, Korenë e Veriut dhe Sirinë, thanë zyrtarët.

Sanksione të tilla mund të vënë në shënjestër edhe industritë kritike ruse, duke përfshirë sektorët e saj të mbrojtjes dhe të aviacionit civil, gjë që do të godiste ambicjet e teknologjisë së lartë të Rusisë, si inteligjenca artificiale dhe informatikën kuantike.

TREGU I AKSIONEVE

Administrata e Presidenti Biden kufizoi aftësinë e Rusisë për të marrë hua duke i ndaluar institucionet financiare amerikane të blejnë bono thesari të qeverisë ruse drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore vitin e kaluar. Por sanksionet nuk goditën tregun dytësor, duke e lënë këtë si një hap të mundshëm të ardhshëm.

GAZSJELLËSI NORDSTREAM 2

Republikanët dhe demokratët në Kongres luftuan për vite me radhë kundër zgjerimit të gazsjellësit të ri rus Nord Stream 2 drejt Gjermanisë, duke argumentuar se ai do ta ndihmonte Rusinë të përdorte kontrollin e furnizimit me gaz si një mjet për të arritur synimet e politikës së saj në Evropë. Projektligjet rivale në Kongres do të vendosnin sanksione ndaj operatorëve të gazsjellësit. Republikanët duan të vendosin sanksionet menjëherë, por demokratët thonë se kjo duhet bërë vetëm nëse Rusia e sulmon Ukrainën.

Administrata e Presidentit Biden më parë ka hezituar të vendosë sanksione të këtij niveli për të shmangur përplasjen me Gjermaninë aleate.

Zyrtarët gjermanë thonë se bllokimi i funksionimit të gazsjellësit nëse Rusia hyn në Ukrainë mund të jetë një alternativë nëse Rusia e pushton Ukrainën, por ata nuk kanë dhënë hollësi të tjera për këtë në komentet e tyre publike.

OLIGARKËT DHE E DASHURA E PUTINIT

Një nga taktikat më të përdorura të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara është vendosja e sanksioneve ndaj rrethit të ngushtë të udhëheqësve, familjeve dhe qarqeve ushtarake dhe civile. Putini, miqtë dhe familja e tij mund të përballen gjithashtu me këtë taktikë, së bashku me oligarkët e fuqishëm të biznesit në Rusi dhe bankat e tyre.

Projekt-ligji gjithëpërfshirës i propozuar nga ligjvënësi republikan i Indianës, Jim Banks, i përkrahur nga gati 40 ligjvënës të tjerë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, do të fillonte me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë edhe përpara një sulmi tjetër rus ndaj Ukrainës, duke përfshirë përjashtimin nga sistemi financiar SWIFT dhe sanksionet që lidhne me gazjellësin Nord Stream 2.

Masat e parashikuara në projekt-ligjin republikan përfshijnë vendosjen e sanksioneve ndaj më shumë zyrtarëve të lartë të Rusisë, familjes së presidentit rus dhe një grua që njoftohet se ka lidhje romantike me zotin Putin, Alina Kabaeva, e cila fitoi medaljen e artë në gjimnastikë në lojrat olimpike të vitit 2004.

Shtetet e Bashkuara urdhërojnë largimin e familjarëve të personelit të ambasadës nga Ukraina

VOA

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi të dielën largimin e pjesëtarëve të familjeve të personelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev dhe autorizoi largimin vullnetar të punonjësve amerikanë, për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga veprimet ushtarake ruse kundër Ukrainës.

Departamenti i Shtetit gjithashtu po u kërkon qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të shqyrtojnë largimin nga vendi, qoftë duke përdorur udhëtimet komerciale apo mundësitë tjera private.

Departamenti i Shtetit ripublikoi paralajmërimin e nivelit të 4-të për udhëtimet në Ukrainë, në të cilin thuhet; “mos udhëtoni në Ukrainë për shkak të kërcënimeve të shtuara nga veprimet ushtarake ruse dhe COVID-19-tës”. Më parë, paralajmërimi i udhëtimit kishte qenë gjithashtu në nivelin e 4-të, për shkak të situatës me COVID-19.

Departamenti i Shtetit ripublikoi gjithashtu një paralajmërim të dielën mbrëma në lidhje me udhëtimet në Rusi; “mos udhëtoni në Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm përgjatë kufirit me Ukrainën, mundësive për keqtrajtim ndaj qytetarëve amerikanë, aftësisë së kufizuar të ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi, COVID-19-tës dhe kufizimeve të lidhura me hyrjen, terrorizmit, keqtrajtimeve nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse dhe zbatimit arbitrar të ligjit vendor”.

I pyetur për kohën e këtyre veprimeve, të dielën në mbrëmje në Uashington, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha gazetarëve se ato janë lëshuar në sfondin e raporteve se Rusia po planifikon një veprim të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se kushtet e sigurisë, veçanërisht përgjatë kufijve të Ukrainës, në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia, janë të paparashikueshme dhe mund të përkeqësohen shumë shpejt.

Zyrtari tha se presidenti Joe Biden ka thënë se një pushtim ushtarak rus i Ukrainës mund të ndodhë në çdo kohë dhe nëse ndodhë një gjë e tillë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev do të kishte mundësi të kufizuara për të ndihmuar amerikanët që mund të duan të largohen nga vendi.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit, që folën me gazetarët, nuk pranuan të japin ndonjë vlerësim për numrin e amerikanëve që punojnë në ambasadën në Kiev, ose për numrin e amerikanëve që jetojnë në Ukrainë.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se këto urdhra po merren si një “masë paraprake e kujdesshme”, e cila në asnjë mënyrë nuk pengon mbështetjen amerikane për qeverinë e Ukrainës dhe se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev, do të vazhdojë të funksionojë.

Departamenti i Shtetit u kërkoi, gjithashtu, të gjithë qytetarëve amerikanë në Ukrainë, që të plotësojnë një formular në internet, në mënyrë që Departamenti i Shtetit të mund të komunikojë më mirë me ta, duke thënë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për qytetarët që planifikojnë të qëndrojnë në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Rusinë të dielën se Uashingtoni i di “të gjitha taktikat dhe teknikat” që Moska mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohet në bisedime diplomatike, me shpresën për të lehtësuar tensionet në Evropën Lindore.

“Sigurisht, ka mundësi që rusët nuk janë aq sa të duhet të angazhuar në diplomaci dhe se diplomacia mund të mos ndikojë në vendimin e tyre përfundimtar, nëse do të pushtojnë apo do të ndërhyjnë në një mënyrë a një tjetër, në Ukrainë”, tha zoti Blinken, për rrjetin televiziv NBC. “Por ne kemi përgjegjësi për të vazhduar rrugën diplomatike, duke shkuar sa më larg të mundemi, sepse është mënyra më e përgjegjshme për t’i dhënë fund kësaj situate”, shtoi ai.

Në një intervistë më emisionin “State of the Union” të rrjetit CNN, sekretari Blinken përjashtoi mundësinë e vendosjes së menjëhershme të sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Moskës, të cilat Shtetet e Bashkuara janë zotuar t;i vendosin nëse presidenti rus Vladimir Putin, pushton Ukrainën. Rusia ka grumbulluar 127,000 trupa pikërisht përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, një ish-republikë sovjetike.

“Nëse ato vendosen tani”, tha sekretari Blinken për sanksionet e mundshme, “humbasin ndikimin e tyre parandalues”.

Senatori republikan, Joni Ernst nga Iowa, duke folur pas sekretarit Blinken në CNN, kritikoi administratën e presidentit Joe Biden për qasjen ndaj Rusisë.

“Sanksionet duhet të vendosen tani”, tha senatori Ernst. “Presidenti Putin e kupton vetëm forcën. Ne duhet të jemi të vendosur”.

Sekretari Blinken nuk pranoi të komentojë mbi një raport të agjencive britanike te zbulimit se Moska po kërkonte të zëvendësojë qeverinë e Ukrainës me një administratë pro-ruse. Moska e hodhi poshtë një pretendim të tillë.

“Dezinformata e përhapur nga ministria e Jashtme britanike, është dëshmi se janë vendet e NATO-s, të udhëhequr nga anglo-saksonët, ato që po përshkallëzojnë tensionet rreth Ukrainës”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një postim ne rrjetin Telegram. “Ne i bëjmë thirrje ministrisë së Jashtme britanike, t’u jap fund veprimtarive provokuese, t’i jap fund përhapjes së marrëzive”, tha ajo.

Rusia ka paraqitur disa kërkesa ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndalimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe një zotim se Ukraina nuk do t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore, gjë që Uashingtoni e ka cilësuar të papranueshme.

*Disa pjesë për këtë artikull u morën nga agjencia e lajmeve Associated Press,

Anketa, vetëm 43% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e presidentit Biden

VOA

Sipas një ankete të fundit, miratimi i punës së Presidentit Biden ra në nivelin më të ulët të presidencës së tij këtë javë, ndërsa amerikanët duken gjithnjë e më të lodhur nga pandemia e COVID-it dhe ndikimi i saj mbi ekonominë.

Anketa u krye nga agjencia Reuters dhe kompania kërkimore Ipsos më 19 dhe 20 janar.

Sipas anketës, vetëm 43 për qind e amerikanëve shprehen pozitivisht për punën e presidentit, ndërsa 52 për qind negativisht dhe pjesa tjetër të pavendosur. Javën e kaluar, 45 për qind kishin mendim pozitiv dhe 50 negativ.

Ndërsa në muajt e parë në detyrë, shifrat positive ishin mbi 50 për qind, popullariteti i presidentit filloi të bjerë në mes të gushtit, ndërsa vdekjet nga COVID-i u shtuan në mbarë vendin dhe pas dështimit të tërheqjes nga Afganistani.

Rënia e vazhdueshme e popullaritet ka shkaktuar alarm mes demokratëve, të shqetësuar se në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres, mund të humabsin shumicën në të dyja dhomat.

Nëse republikanët marrin shumicën e kongresit më 8 nëntor, agjenda legjislative e Presidentit Biden mund të dështonte.

Kryebashkiaku i New Yorkut do të marrë pagën e parë në kriptovalutë

New York

Kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams deklaroi se do të pranojë pagën e parë në kriptovalutë Bitcoin dhe Ethereum dhe jo në dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai kështu edhe njëherë bëri të ditur mbështetjen dhe dëshirën e tij që New Yorku të bëhet qendër e kriptomonedhave.

“New Yorku është qendra e botës dhe duam që ky qytet të jetë qendra e kriptovalutave dhe risive të tjera financiare”, ka thënë Adams.

Pasi u zgjodh në krye të New Yorkut, Adams propozoi që kriptovaluta dhe teknologjia blockchain të mësohen në shkolla.

Në SHBA zhvillohet një betejë e ashpër midis New Yorkut dhe Majamit për marrjen e qendrës së kriptos.

Michael Carpenter: Është e drejtë sovrane e Kosovës të lejojë apo jo zgjedhjet e shteteve tjera në territorin e saj

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, tha se Kosova dhe Serbia duhet të sigurojnë që qytetarët e të dyja vendeve të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa nënvizoi se është e drejtë sovrane e Kosovës të përcaktojë kushtet në të cilat shtete tjera sovrane mund të organizojnë zgjedhje në territorin e saj.

Ambasadori Carpenter i bëri këto komente duke folur rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese që u zhvillua në Serbi më 16 janar, por i cili nuk u lejua të mbahej në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin referendumin në Serbi në të cilin u miratuan ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën në sistemin e drejtësisë.

Para referendumit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, tha ai.

“Le të jemi të qartë për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran që të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvilloheshin zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj. Ne kishim shpresuar se qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e mëhershme të lejimit të OSBE-së për të grumbulluar fletëvotimet e votuesve që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bëjë këtë”, tha ambasadori Carpenter.

Ambasadori amerikan tha se do të diskutohet me qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e Serbisë për t’u siguruar që “qytetarët, të cilët banojnë në Kosovë dhe Serbi, të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”.

Ai tha se është për keqardhje që Kosova nuk është anëtare e OSBE-së “dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot. Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, tha ai, duke nënvizuar thirrjet që qeveritë e të dyja vendeve “të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rrit qëndrueshmërinë rajonale”, tha ambasadori amerikan.

Autoritetet në Kosovë nuk lejuan mbajtjen e referendumit të Serbisë me gjithë thirrjet e diplomatëve perëndimorë, duke theksuar se ai bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Autoritetet thanë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Kosova, nuk e ka penguar pjesëmarrjen e serbëve lokal në zgjedhjet e Serbisë, por autoritetet thonë se ka dallim ndërmjet zgjedhjeve dhe çështjeve të brendshme të një vendi, siç është referendumi i së dielës në Serbi.

Në fillim të muajit prill Serbia pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e tyre brenda territorit të Kosovës.

Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.

SHBA do të diskutojë për zgjedhjet me Kosovën dhe Serbinë

Një qytetar serb duke votuar në zgjedhjet e Serbisë të oraganizuara në Kosovë.

RFE/RL

Ambasadori i misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, paralajmëroi biseda me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për të siguruar se qytetarët e këtyre dy shteteve të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Këto komente ambasadori Carpenter i bëri në një deklaratë rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese që u zhvillua në Serbi më 16 janar.

“Presim që të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe rregullime mund të bëhen për t’u siguruar që qytetarët, të cilët përkatësisht banojnë në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”, tha Carpenter.

Duke iu referuar vendimit të institucioneve të Kosovës që të mos lejojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovës, Carpenter tha se Kosova ka vepruar si shtet sovran edhe pse, siç u shpreh ai, SHBA-ja ka shpresuar se Qeveria në Prishtinë do të vepronte si në të kaluarën.

“Ne kishim shpresuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimin e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bënte këtë”, tha Carpenter.

Më 16 janar, autoritetet e Kosovës nuk lejuan mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin.

Kjo nxiti reagime të shumta të zyrtarëve të Beogradit dhe të Listës Serbe, parti kjo e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës. Shtetet e QUINT-it kërkuan nga institucionet e Kosovës që ta lejonin një gjë të tillë porse Qeveria tha se një gjë e tillë binte ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, përmes së cilës shprehu kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votimet për referendumin e shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Më 3 prill në Serbi pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e tyre brenda territorit të Kosovës.

Zgjedhjet e Serbisë janë zhvilluar në territorin e Kosovës në të kaluarën.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat Serbia i organizoi në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, u mbajtën më 21 qershor, 2020.

SHBA: përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Rusia dërgon forca në Ukrainë

Marrë nga Associated Press

BERLIN – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi të enjten se do të ketë një përgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, nëse Rusia dërgon forca ushtarake në Ukrainë.

Komentet e zotit Blinken në Berlin duket se përfaqësojnë një tjetër përpjekje për të qartësuar ndonjë konfuzion të mundshëm për pozicionin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate të NATO-s, pasi Presidenti Joe Biden u kritikua gjerësisht për frazën se “një ndërhyrje e vogël” nga Rusia do të merrte një përgjigje më të ulët.

“Nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin ukrainas dhe kryejnë akte të reja agresioni ndaj Ukrainës, ato do të marrin një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë”, tha Sekretari Blinken gjatë një konference për shtyp me homologen e tij gjermane.

Në vazhdim, Sekretari Blinken e akuzoi Rusinë se po rrezikon themelet e rendit botëror me grumbullimin e rreth 100 mijë forcave ushtarake pranë kufirit me Ukrainën. Ai tha se Rusia duhet të përballet me një përgjigje të koordinuar dhe të ashpër globale në rast se pushton Ukrainën.

Paralajmërimi i ashpër u bë nga Berlini, qyteti dikur i ndarë që ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit. Sekretari Blinken përgatitet të takohet të premten në Gjenevë me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, në kuadrin e përpjekjeve për të ulur tensionet që nuk duket se do të jenë të suksesshme.

“Çështjet me të cilat po përballemi janë të vështira, dhe zgjidhja e tyre nuk do të bëhet me shpejtësi”, tha Sekretari Blinken. “Sigurisht që nuk pres t’i zgjidhim nesër në Gjenevë”.

Sekretari Blinken tha se veprimet e Rusisë kundër Ukrainës janë një përpjekje për të përmbysur normat ndërkombëtare dhe janë vetëm shkelja më e fundit ndër disa të tilla që Moska ka ndërmarrë në kundërshtim me traktate, marrëveshje dhe angazhime të tjera të panumërta ndërkombëtare, në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tjera.

“Nëse i lejojmë Rusisë t’i shkelë këto parime pa u ndëshkuar, kjo do të na tërhiqte të gjithëve pas në kohëra shumë më të rrezikshme dhe të pasigurta, kur ky kontinent, dhe ky qytet, ishin të ndarë më dysh, të ndarë me tokë asnjëanëse në mes ku patrullonin ushtarë, me kërcënimin e një lufte frontale që luhatej mbi jetën e të gjithëve”, i tha Sekretari Blinken audiencës në Akademinë e Shkencave Berlin-Brandenburg. “Do t’i dërgonte gjithashtu mesazhin të tjerëve në mbarë botën se këto parime nuk janë të paprekshme”.

“Ne nuk do t’i trajtojmë parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial si të negociueshme”, tha ai, duke shtuar se situata është “më e madhe se thjesht një konflikt midis dy vendeve, dhe më e madhe se një përplasje midis Rusisë dhe NATO-s. Është një krizë me pasoja globale. Dhe kërkon vëmendje dhe veprim global”.

Fjalimi u mbajt pasi Sekretari Blinken dhe kryediplomatët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Berlin për të projektuar një front të përbashkët përballë Rusisë, të shqetësuar se ajo mund të jetë duke planifikuar pushtimin e Ukrainës. Një ditë më parë, ai u takua në Kiev me presidentin ukrainas për të diskutuar rreth këtij rreziku.

Ministri britanik James Cleverly, ministri francez Jean-Yves Le Drian, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken (20 janar 2022)

Ministri britanik James Cleverly, ministri francez Jean-Yves Le Drian, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken (20 janar 2022)

Presidenti Biden tha të mërkurën se ai mendon se Moska do ta pushtojë Ukrainën dhe paralajmëroi Presidentin rus Vladimir Putin se nëse vepron kështu, vendi i tij do të paguajë “një çmim të lartë” në jetët e humbura, si dhe një përjashtim të mundshëm nga sistemi bankar global.

Por, Presidenti Biden shkaktoi gjithashtu ankth për vendet aleate kur tha se përgjigja ndaj një pushtimi rus “do të varet nga veprimet”. Ai foli për situatën “nëse do të kishte një ndërhyrje të vogël dhe atëherë do të përfundonim duke debatuar se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo, etj.”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është ndër personat që shprehën shqetësimin. “Duam t’u kujtojmë fuqive të mëdha se nuk ka ndërhyrje të vogla dhe vende të vogla. Ashtu siç nuk ka viktima të pakëta dhe pak zi për humbjen e njerëzve të dashur”, shkruajti ai në Twitter.

Sekretari Blinken u përpoq të theksojë të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë të bashkuara përballë veprimeve të Moskës, duke vënë në dukje se diplomatët amerikanë kanë mbajtur mbi 100 takime me aleatët gjatë javëve të fundit “për t’u siguruar që po flasim dhe veprojmë së bashku me një zë kur bëhet fjalë për Rusinë”.

“Ky unitet na jep fuqi, një fuqi që mund të them se Rusia nuk e ka dhe nuk mundet ta arrijë”, tha ai. “Prandaj ne ndërtojmë aleanca dhe partneritete vullnetare. Kjo është edhe arsyeja pse Rusia përpiqet me papërgjegjshmëri të na përçajë”.

Rusia ka mohuar se po planifikon një pushtim dhe madje akuzoi të enjten Perëndimin se po planifikon provokacione në Ukrainë, duke përmendur dërgesat e armatimeve në këtë vend nëpërmjet avionëve të transportit ushtarak britanik gjatë ditëve të fundit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova aludoi se kur Ukraina dhe Perëndimi flasin për një sulm të afërt rus synojnë të fshehin “organizimin e provokimeve të tyre në shkallë të gjerë, përfshirë ato të natyrës ushtarake”.

Rusia kërkon disa garanci sigurie, ndër to edhe ndalimin e përhershëm të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, anëtarësi të cilën Kievi e aspiron, si dhe heqjen e pjesës më të madhe të pranisë ushtarake amerikane dhe të vendeve aleate nga Evropa Lindore.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere evropiane thonë se janë të gatshme të shqyrtojnë ndërmarrjen e gjesteve më pak dramatike, por se kërkesat ruse nuk mund të shtrohen për diskutim dhe se zoti Putin e di se ato janë të parealizueshme. Vetë kjo shërben si provë për motivimin e fshehur nga zoti Putin, tha Sekretari Blinken.

“Deri më tani, gjestet tona të bëra në mirëbesim janë refuzuar, pasi realisht kjo krizë nuk ka të bëjë në radhë të parë me armatime apo baza ushtarake”, tha ai. “Ka të bëjë me sovranitetin dhe vetëvendosjen e Ukrainës dhe vendeve të tjera në periudhën pas-sovjetike. Në thelb ka të bëjë me refuzimin e Rusisë të një Evrope të pas Luftës së Ftohtë, e cila është e plotë dhe e lirë”.

Mes shqetësimeve se zoti Putin nuk do të ndikohet nga kërcënimet për sanksione dhe se një pushtim nuk do të pritet me përgjigjen e fortë ndërkombëtare që Shtetet e Bashkuara besojnë se meriton, Sekretari Blinken i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë popullit rus që të kundërshtojë çdo ndërhyrje të mundshme.

“Ju e meritoni një jetë me siguri dhe dinjitet, si të gjithë popujt kudo, dhe askush – as Ukraina, as Shtetet e Bashkuara, as vendet e NATO-s – nuk po përpiqen ta vënë këtë gjë në rrezik. Por ajo çfarë kërcënon vërtet sigurinë tuaj, është një luftë e pakuptimtë me fqinjët tuaj në Ukrainë, me të gjitha kostot që e shoqërojnë – mbi të gjitha, për të rinjtë që do të rrezikojnë apo do të japin jetën e tyre për këtë”, tha Sekretari Blinken.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të NATO-s përballen me një detyrë të vështirë me krizën në Ukrainë. Presidenti Biden tha se nuk synon të dërgojë njësi luftarake në rast të një pushtimi të mëtejshëm nga Rusia. Por, ai mund të vendosë për një sërë opsionesh ushtarake më pak dramatike, e megjithatë të rrezikshme, si mbështetjen e një rezistence pas pushtimit të Ukrainës.

Logjika për të mos u bërë pjesë drejtpërdrejt në një luftë Rusi-Ukrainë është e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë detyrim që buron nga ndonjë traktat me Ukrainën, dhe një luftë me Rusinë do të ishte një risk i jashtëzakonshëm. Por, edhe nëse bëhet më pak se ç’duhet, mbart gjithashtu rreziqe.

CIA, “Sindroma e Havanës” nuk është fushatë nga shtete të huaja

VOA

CIA thotë se diplomatët amerikanë, që u prekën nga dhimbje të forta, të pashpjegueshme koke, nga ajo që është quajtur “sindroma e Havanës”, nuk ishin vënë në shënjestër nga ndonjë shtet i huaj, sipas njoftimeve të shtypit amerikan.

Njoftimi i referohet një numri zyrtarësh me njohuri mbi një raport të fundit të CIA-s mbi këto simptoma, që u shfaqën për herë të parë në vitin 2016 në Kubë, ku diplomatë amerikanë dhe kanadezë, u ankuan për dhimbje të fuqishme koke dhe ndoshta edhe dëmtim në tru, pas dëgjimit të tingujve me ton të lartë.

Më pas, edhe diplomatë të tjerë dhe zyrtarë të shërbimeve të zbulimit, në vende të tjera, si Australi, Austri, Kinë, Kolumbi, Gjermani dhe Rusi, janë ankuar për të njetat simptoma.

Raporti i CIA-s nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së një shteti të huaj në rreth 20 raste, që kanë mbetur ende pa shpjegim dhe janë duke u hetuar.

Por në qindra raste të tjera, që mund të kenë patur simptoma të njejta, CIA thotë se ka gjetur arsye të tjera për shkakun e simptomave.

Disa zyrtarë në të kaluarën kanë spekulluar se shkaku i incidenteve mund të kishte qënë një sulm me mikrovalë nga Rusia, por shkencëtarët kanë shprehur dyshime rreth kësaj teorie.

CIA thekson se raporti përmban gjetje paraprake dhe nuk është përfundimtar.

Disa prej diplomatëve të prekur kanë shprehur pakënaqësi me raportin dhe thonë se vlerësimi i CIA-s nuk mund të jetë fjala përfundimtare në këtë çështje.

Drejtori i CIA-s, William Burns, citohet të ketë thënë se “ndërsa raporti ka arritur në disa përfundime domethënëse, ne nuk kemi përfunduar së hetuari”.

SHBA, mbi 1 milion të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 854.076, prej të cilëve 2.346 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 67,5 milionë, me 1.142.093 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 7,2 milionë raste të konfirmuara dhe 78.003 të vdekur.

Në SHBA deri tani më shumë se 249 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 209 milionë dozën e dytë dhe mbi 81 milionë kanë marrë tri doza.

CPJ- Committee to Protect Journalists: Albanian riot police attack journalists covering demonstration

Berlin, January 18, 2022 — Albanian authorities should swiftly and thoroughly investigate police attacks on journalists covering a recent demonstration, hold those responsible to account, and ensure that reporters can cover events of public interest without fear of injury, the Committee to Protect Journalists said today.On January 8, in Tirana, the capital, hundreds of protesters stormed the headquarters of Albania’s main opposition party amid an internal battle over the party’s leadership, and riot police fired tear gas and water cannons that hit at least nine journalists, according to news reports and a journalist at the scene who spoke with CPJ.

“Journalists in Albania must be able to cover protests without fear that they will be attacked by police,” said Gulnoza Said, CPJ’s Europe and Central Asia program coordinator, in New York. “Albanian authorities must investigate the recent police use of tear gas and water cannons on journalists covering a demonstration in Tirana, and ensure that the officers responsible are held to account.”

Seven employees of the privately owned broadcaster Ora News—camera operators Ermal Noka, Esmerald Jahelezi, and Alban Xhokaxhi, and reporters Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj, and Edison Vatnika—sustained burns to their eyes and had breathing problems after police fired a “disproportionate amount” of tear gas at them, according to Ora News and news reports.

Police also fired a water cannon at a reporting team for the local broadcaster Fax News, according to a report by the outlet and camera operator Majklen Sinka, who spoke to CPJ via messaging app.

Sinka told CPJ that he and other journalists at the scene were identifiable as members of the press, and that he was wearing clothing with Fax News’s logo, but police “clearly targeted [us] with water cannons and tear gas.” He added that his equipment was also damaged in the attack.

Freelance photojournalist Felix Bilani told private TV channel NOA that he had to receive medical treatment after police fired tear gas at him during the protest.

CPJ emailed the Albanian Ministry of the Interior, which oversees the police, for comment, but did not immediately receive any reply.

CPJ New York: Dhuna mbi gazetarët më 8 janar/ Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju Jork: Duhet hetim urgjent

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork, një nga organizatat më të rëndësishme për median në botë, ka reaguar për dhunën që u ushtrua mbi gazetarët më 8 janar.

KMG kërkon që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për sulmet e policisë mbi gazetarët që po mbulonin protestën.

“Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë me shpejtësi dhe në tërësi sulmet e policisë mbi gazetarët që po mbulonin një demonstratë së fundmi. Përgjegjësit duhet të dalin para ligjit dhe duhet të sigurohet që reporterët të mund të mbulojnë ngjarjet me interes publik pa frikën e lëndimit,” thuhet në deklaratë.

Më tej, KMG thekson se gazetarët u sulmuan me gaz lotsjellës dhe topa uji.

“Gazetarët në Shqipëri duhet të jenë në gjendje që të mbulojnë protestat pa frikën se do të sulmohen nga policia,” tha nga Nju Jorku Gulnoza Said, koordinatore e programit të KMG për Europën dhe Azinë Qendore.

“Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj gazetarëve që mbuluan një demonstratë në Tiranë dhe të sigurojnë që oficerët përgjegjës të mbajnë përgjegjësi”.

KMG thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, e cila mbikëqyr policinë, por nuk ka marrë asnjë reagim.

US Ambassador in Pristina Jeffrey Hovenier on Recak Massacre Commemoration

US Ambassador in Pristina Jeffrey Hovenier on Recak Massacre Commemoration

Ambassador Jeffrey Hovenier’s Remarks at the Recak/Racak Massacre, January 15, 2022

President Osmani, Prime Minister Kurti, Speaker Konjufca, and distinguished guests, dear friends, I am humbled to be here with you today, representing the American people, to honor and remember those who lost their lives in Recak 23 years ago. Thank you for this opportunity to join the people of Kosovo on this solemn occasion to commemorate and mourn those whose lives were tragically cut short that day.

Let no one forget or deny what happened here, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well. As the officer at the U.S. Mission to the OSCE responsible for Kosovo at that time, I received a call from then-Kosovo Verification Mission Head Ambassador William Walker just after he departed the scene of horror, already focused on his recommendations for the OSCE in response to the brutal murder of defenseless civilians.

In response to this atrocity and others, the United States, together with our NATO Allies, acted to protect defenseless civilians in the name of peace, freedom, and stability. These goals reflect deeply held American and Western values. We believe that all people, regardless of ethnicity or religion, deserve the dignity of living in freedom and security.

We are aware of attempts to rewrite the well-documented history of this massacre and to downplay or misrepresent the facts about these atrocities. Let me be clear about the United States’ commitment to the truth. As President Clinton said then, we reaffirm now: “This was a deliberate and indiscriminate act of murder designed to sow fear among the people of Kosovo.”

Denying these incidents and glorifying war crimes dishonors the memory of the dead, reopens the wounds of survivors, and sets this region back in efforts towards democratic consolidation and full Euro-Atlantic integration. Peace and justice come from a clear-eyed acknowledgment of past crimes. This is vital to ensure these heinous crimes never happen again.

But recognizing the truth of the past is just the first step towards justice.

Today, January 15, is the 23rd anniversary of the massacre here at Recak. It is also, coincidentally, the birthday of one of the United States of America’s greatest leaders and advocates for justice and reconciliation – Dr. Martin Luther King.

I think it is fitting that on this day as we reflect on the horror and tragedy of what happened here on January 15, 1999, we also consider the words and legacy of Dr. King – whom we pay tribute to and honor on this same day each year.

Dr. King was no stranger to injustice, no stranger to loss. Throughout his struggle to advance human rights, he was physically attacked, marginalized, threatened, and ultimately assassinated. Yet even as he languished in an Alabama jail for peacefully protesting racism and racial segregation, he wrote of justice and reconciliation – the ultimate goal not only equality, but shared destiny. In his famous “Letter from Birmingham Jail,” he penned these transcendent words: “injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”

Dr. King called us all to action, affirming that we have the power to promote positive change, noting “Human progress never rolls in on wheels of inevitability.” But he also called on us to remember the main point – not retribution, but reconciliation. I echo his words – a powerful reminder for all of us: “Our ultimate end must be the creation of the beloved community.”

In the spirit of that vision of a beloved community, I want to cite one more powerful text that I believe can provide a guide for how best to honor the tragic victims we remember here today. From Kosovo’s February 17, 2008 Declaration of Independence…

“Committed to confronting the painful legacy of the recent past in a spirit of reconciliation and forgiveness. Dedicated to protecting, promoting and honoring the diversity of our people.”

May these words guide us all.

Thank you

Hetimet për trazirat në Kongresin e SHBA, arrestohet kreu i grupit të ekstremit të djathtë ”Oath Keepers”

Washington DC

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka arrestuar Steward Rhodes, udhëheqësin e grupit të ekstremit të djathtë ‘Oath Keepers’, i cili akuzohet për “komplot dhe nxitje rebelimi” në kuadër të hetimit për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin e SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në një njoftim thekson se juria e madhe federale në Washington ka akuzuar 11 persona, përfshirë 56-vjeçarin Rhodes, për komplot dhe nxitje rebelimi.

Më tej, shtohet se përveç Rhodes, sot në Phoenix të Arizonës u ndalua edhe 63-vjeçari Edward Vallejo.

Sipas ligjit amerikan, personat e akuzuar për konspiracion dhe nxitje rebelimi mund të dënohen deri në 20 vjet burg.

Më 6 janar të vitit 2021, grupet e ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit ku u mbajt seanca për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020.

Gjatë këtyre trazirave u vranë pesë persona, duke përfshirë një oficer policie.

Blinken, Kurtit: Shpresojmë në rikthimin e momentumit në dialog

RFE/RL

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se shpreson që të rikthehet momentumi në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që Kosova të mbështetë zotimet paraprake.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar Qeveria e Kosovës më 13 janar.

Blinken ka thënë se SHBA-ja pret të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë.

Sipas Sekretarit amerikan, natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet pengesë për anëtarësimin dhe integrimin e plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka thënë ai përmes letrës.

Blinken mes tjerash ka bërë thirrje për shmangie të veprimeve dhe retorikës që mund t’i rrisë tensionet.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Më 2021, në kuadër të dialogut janë zhvilluar vetëm dy takime të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshje për energjinë dhe të pagjeturit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Përveç dialogut, Blinken ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar në arritjen e marrëveshjes për energji në veri të Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

“Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka thënë ai.

Për 18 vjet me radhë, nga 1999 deri më 2017, rryma e shpenzuar nga banorët e katër komunave me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok), u është faturuar konsumatorëve të viseve të tjera të Kosovës dhe faturat për komunat në veri ishin për 3.5 për qind më të shtrenjta.

Por, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në fund të vitit 2017 kishte vendosur që kjo praktikë të pezullohet sepse ishte joligjore.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 tetor 2021, në bazë të padisë së ushtruar nga institucioni i Avokatit të Popullit, ka detyruar Zyrën e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) që të obligojë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) për kthimin e mbi 40 milionë eurove për qytetarët e Kosovës, të cilët në periudhën nga 2012-2017 kanë paguar rrymën e konsumatorëve në katër komunat e veriut të Kosovës me shumicë serbe.

Nga dhjetori i vitit 2017 e deri në fund të vitit të kaluar, 40 milionë euro vlerësohet vlera e energjisë së tërhequr nga sistemi inter-konektiv për mbulimin e humbjeve për pjesën veriore të Kosovës, është thënë në një përgjigje nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhënë në muajin prill për Radion Evropa e Lirë. Kjo kompani është publike me 100 për qind të aksioneve shtetërore.

Hovenier dhe Escobar, zërat e SHBA-së në Kosovë

Ai ka përmendur edhe se Kosova ka strehuar përkohësisht refugjatët afganë – me kërkesë të SHBA-së – të cilët janë evakuuar pas përfundimit të misionit ndërkombëtar në Afganistan.

Sipas tij, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

Blinken ka përmendur në letër edhe ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si persona që mund t’i ndihmojnë Kosovës që të adresojë çështjet e përmendura.

Hovenier pason Philip Kosnettin në postin e ambasadorit në Kosovë.

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Mandati i ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë është tre vjet.

Evi Kokalari jep dorëheqjen nga KR të PD por kujton: Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë!

Evi Kokalari mbrëmë papritmas ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni i Rithemelimit të PD dhe ndërsa ka parë reagimet e fansave të saj të shumë, që u ndjenë të zhgënjyer, Evi iu ka premtuar se nuk do t’i largohet kurrë kauzës të saj, si më poshtë:

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.

Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua t’i kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore.

Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë.

Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj,

Përzemërsisht,

Evi”

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas.

Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit.

Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.”

19 të vdekur përfshirë 9 fëmijë humbin jetën nga një zjarr në Bronks të Nju Jorkut

Marrë nga Reuters dhe AP

Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë humbur jetën nga një zjarr në një apartament në qytetin e Nju Jorkut, për të cilin komisioneri i zjarrfikësve të këtij qyteti tha se ishte një nga zjarret më të rënda që ka parë. Numri i viktimave u konfirmua nga kryebashkiaku i Nji Jorkut, Eric Adams.

Dhjetra persona kanë marrë plagë nga zjarri në lagjen e Bronksit dhe të paktën 32 prej tyre janë shtruar në spital. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut, rreth 200 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje të dielën në apartamentin “Twin Park”.

Shkaku i tij nuk dihet ende, u tha gazetarëve komisioneri i departamentit të zjarrfikësve të Nju Jorkut, Daniel Nigro në një konferencë shtypi të dielën.

“Zjarrfikësit gjetën viktima në çdo kat dhe po i nxirrnin jashtë ndërsa ata po përjetonin arrese kardiak dhe bllokim të frymëmarrjes,” tha ai.

Zoti Nigro tha se tymi ishte përhapur në çdo kat të ndërtesës ndoshta sepse dera e apartamentit ku kishte rënë zjarri ishte lënë e hapur dhe se viktimat kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi. ZiA

Biden: Trump shpërndau gënjeshtra për zgjedhjet presidenciale

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë fjalimit më 6 janar 2022.

 

RFE/RL

Presidenti amerikan, Joe Biden mbajti fjalimin në përvjetorin e parë të sulmit mbi Kongresin amerikan nga mbështetësit e Donald Trumpit. Ai tha se kjo ngjarje ndryshoi rrënjësisht Kongresin dhe rriti shqetësimet botërore lidhur me të ardhmen e demokracisë amerikane.

“Për herë të parë në historinë tonë, një president jo vetëm që humbi zgjedhjet, por ai tentoi që të ndalonte transferimin paqësor të pushtetit, teksa turmat e dhunshme hyn në Kapitol”, tha Biden. “Por, ata dështuan”, shtoi ai.

“Demokracia u sulmua”, tha Biden gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kapitol.

“Ne, populli triumfuam”, shtoi ai.

Presidenti dhe kongresistët demokratë e shënuan përvjetorin e parë të sulmit, duke vizituar një sërë vendesh ku protestuesit sulmuan Kongresin vitin e kaluar, në përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Bidenit kundrejt republikanit, Donald Trump.

Biden tha se ka dallim ndërmjet të vërtetës të asaj që ndodhi dhe narrativit të rremë lidhur me sulmin, përfshirë edhe refuzimet e shumë republikanëve që të pranojnë se Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Unë dhe ju dhe e gjithë bota e pamë këtë me sytë tanë”, tha Biden.

“Ne duhet të jemi absolutisht të qartë lidhur me atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë gënjeshtër. Kjo është e vërteta. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpërndau një rrjet gënjeshtrash lidhur me zgjedhjet e vitit 2020”, tha Biden.

Trump, i cili vazhdon të pretendojë se ka fituar zgjedhjet e vitit 2020, dhe ka lënë të kuptohet se do të garojë në zgjedhjet e vitit 2024, ka mohuar se ka nxitur dhunën.

Vdes veterani më jetëgjatë amerikan i Luftës së Dytë Botërore

Lawrence N. Brooks, veterani më jetëgjatë i Luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara dhe, siç besohet, burri më i vjetër në këtë shtet, vdiq të mërkurën në moshën 112-vjeçare.

Për vdekjen e tij njoftoi Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore dhe të njëjtën gjë e konfirmoi vajza e saj, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.

Broks, i lindur më 12 shtator 1909, njihej për sensin e mirë të humorit, pozitivitetin dhe mirësjelljen. Kur pyetej për sekretin për jetë të gjatë, ai shpesh thoshte: “shërbimi ndaj Zotit dhe sjellja e mirë ndaj njerëzve”.

Vajza e tij tha se atij i pëlqente shumë klubi i futbollit “New Orleans Saints” dhe kurrë nuk i ikte asnjë ndeshje. Ai ishte i lidhur edhe me kishën dhe kurrë nuk mungonte në meshat e së dielës deri në fillimin e pandemisë.

Me prejardhje nga Louisiana, familja e Brooks-it u vendos në Mississippi Delta, kur ai ishte fëmijë. Brooks ishte njëri nga 15 fëmijët e familjet dhe jetonte shumë larg shkollës më të afërt, prandaj prindërit i mësuan çfarë mundën në shtëpi.

Rreth 1 milion të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara

Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord botëror me pothuajse 1 milion të infektuar me koronavirus të raportuara të hënën, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters. Shifra është pothuajse sa dyfishi i arritur një javë më parë ndërsa varianti Omicron, tejet infektues, nuk tregon shenja ngadalësimi.

Numri i pacientëve të shtruar në spitale me COVID-19 është rritur gati 50% në javën e fundit dhe tani tejkalon shifrën prej 100,000 individësh, tregon një analizë e agjencisë së lajmeve Reuters, hera e parë që ky prag është arritur që nga dimrii një viti më parë.

Në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një mesatare ditore prej 486,000 rastesh gjatë javës së fundit, një normë që është dyfishuar në shtatë ditë dhe tejkalon çdo vend tjetër. 978,856 infeksionet e reja të raportuara të hënën përfshijnë disa raste nga e shtuna dhe e diela, kur shumë shtete nuk japin njoftime.

Numri mesatar i vdekjeve ditore në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19 ka mbetur mjaft i qëndrueshëm gjatë gjithë dhjetorit dhe në fillim të janarit në rreth 1,300, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters.

Varianti Omicron duket se transmetohet shumë më lehtë se sa mutacionet e mëparshme të virusit. Sipas vlerësimeve, varianti përbënte 95.4% të rasteve të koronavirusit të identifikuara në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari, njoftuan të martën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se provat e deritanishme sugjerojnë se varinati Omicron po shkakton pasoja më të lehta. VOA

Bien akuzat për Andrew Cuomo, ish-Guvernatorin e New York-ut

Prokurori i arkivon akuzat për ish guvernatorin e New York-ut

Prokurori i Qarkut Albany ka njoftuar se do të heqë dorë nga akuza penale kundër ish-guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo për “prekjen me forcë” të ndihmëses së tij në vitin 2020.

Vendimi i David Soares erdhi tre ditë përpara se ish-guvernatori demokrat të dilte në gjykatë.

Pavarësisht se e cilësoi viktimën e supozuar si “bashkëpunuese dhe të besueshme”,

prokurori shpjegoi se “pasi kemi shqyrtuar të gjitha provat në dispozicion, kemi arritur në përfundimin se nuk mund të vazhdojmë gjykimin”.

Cuomo dha dorëheqjen në gusht për shkak të akuzave për ngacmim seksual nga disa gra./rsi.ch/eb

Zjarri më i madh në historinë e shtetit Colorado të SHBA-së shuhet me reshjet e borës

Zjarri më i madh në historinë e rajonit dhe i cili ka qenë efektiv në një territor prej rreth 2.500 hektarësh në shtetin Colorado të SHBA-së është shuar pas reshjeve të borës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të enjten në rajonin Boulder County dhe kërcënoi vendbanimet në një kohë të shkurtër si pasojë e erës që arriti shpejtësinë 169 kilometra në orë. Në zjarrin më të madh të historisë së shtetit u evakuuan rreth 34 mijë njerëz nga qytetet Louisville dhe Superior.

Autoritetet njoftuan se janë plagosur 6 persona, përfshirë një punonjës zjarrfikës ndërsa 3 të tjerë janë zhdukur dhe se zjarri historik u shua me reshjet e borës.

Si pasojë e zjarrit që ishte efektiv në një zonë prej rreth 2.500 hektarësh u dëmtuan 1.000 shtëpi si dhe u shkrumbuan një hotel dhe një qendër tregtare.

Ndërkohë bëhet e ditur se një pjesë e zjarreve në vendet e banuara janë shkaktuar nga shtyllat e energjisë elektrike që u rrëzuan si pasojë e erës.

Shkencëtarët thanë se moti jashtëzakonisht i thatë dhe me erë është reflektim i ndryshimeve klimatike dhe e bën më të vështirë luftimin e zjarreve.

SHBA, mbi 70 universitete i kthehen mësimit në distancë për shkak të COVID-19

New York

Në SHBA shumë universitete kanë vendosur të kthejnë sërish mësimin në distancë për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve me COVID-19 në javët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbi 70 universitete në 26 shtete njoftuan se në semestrin e dytë do të vazhdojnë mësimin në distancë nëpërmjet internetit.

Universiteti i Harvardit njoftoi se në tre javët e para të vitit të ri mësimet do të zhvillohen në distancë dhe në rast të përmirësimit të kushteve do të kthehen në kampuse në fund të muajit janar.

Ndërsa Universiteti i Chicagos njoftoi se fillimi i semestrit të dytë do të shtyhet dy javë dhe se mësimet në dy javët e para do të jenë nëpërmjet internetit.

Në mesin e universiteteve të tjera që do të kthehen në mësimin në distancë janë edhe “George Washington”, “Yale” dhe “Columbia”.

Elon Musk: Brenda 10 vitesh do të dërgojmë njerëz në Mars

Elon Musk parashikon se SpaceX do të jetë në gjendje të dërgojë njerëz në Mars brenda 10 viteve të ardhshme. Musk bëri parashikimin gjatë një paraqitjeje në podkastin e Lex Fridman. Themeluesi i Tesla analizoi planet e SpaceX për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për udhëtimin e gjatë.

“Rasti më i mirë është rreth 5 vjet. Rasti më i keq, 10 vjet”, tha Musk duke vënë në dukje se “mekanika e automjeteve” e nevojshme për udhëtimin mbetet një faktor kyç në përcaktimin e një afati kohor.

“Starship është raketa më komplekse dhe më e avancuar që është bërë ndonjëherë, nuk e di nga një renditje e madhësisë apo diçka e tillë”, shtoi Musk.

“Është me të vërtetë niveli tjetër”.

SpaceX ka rritur operacionet e saj në vitet e fundit si pjesë e qëllimit afatgjatë të Musk për të krijuar një koloni në Mars. Në fillim të këtij muaji, Musk zbuloi se SpaceX ka filluar ndërtimin e një platforme lëshimi në Florida që mund të akomodojë raketa Starship. /abcnews.al

Ghislaine Maxwell shpallet fajtore për përfshirje në abuzim të grave

RFE/RL

Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat janë abuzuar nga financieri i ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein.

Maxwell, 60-vjeçare është shpallur fajtore për pesë nga gjashtë akuzat, me të cilat është përballur – duke përfshirë atë për trafikim seksual të të miturave.

Vendimi është marrë pas pesë ditësh gjykimi në Nju Jork.

Kjo nënkupton se ajo mund të kalojë pjesën tjetër të jetës mbrapa grilave.

Në procesin gjyqësor kundër saj kanë marrë pjesë katër gra, të cilat kanë thënë se janë abuzuar nga Epsteini në periudhën 1994-2004.

Maxwell nuk ka shfaqur shumë emocione teksa i është lexuar vendimi, vetëm se e ka lagur fytyrën me ujë.

Ekipi i saj ligjor ka thënë se veçse ka nisur të punojë për apelim të vendimit.

“Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e Ghislaine”, ka thënë avokatja e saj, Bobbi Sternheim, para gazetarëve.

Annie Farmer, njëra nga gratë që ka dëshmuar kundër Maxwellit, ka thënë se është shumë e çliruar që gjykata e ka identifikuar sjelljen e saj grabitqare.

Ghislaine Maxwell.

Ghislaine Maxwell.

“Shpresoj që ky vendim t’i ngushëllojë të gjithë ata që kanë nevojë ta dinë se askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë ajo.

Damian Williams, prokuror për një qark të Nju Jorkut, e ka mirëpritur vendimin dhe i ka “përgëzuar” viktimat për trimërinë e tyre, që të flasin hapur.

Maxwell, bashkëpunëtore për kohë të gjatë e Epsteinit, që po ashtu është akuzuar për abuzime seksuale me fëmijë, ka qenë në burg nga korriku i vitit 2020 dhe është akuzuar për përfshirje në abuzimet e financierit.

Disa prej viktimave kanë qenë 14 vjeç.

Epsteini ka kryer vetëvrasje më 2019, teksa ka qenë në pritje të gjykimit për akuza rreth trafikimeve seksuale.

Maxwell është vajza e vogël e manjantit të gazetave, Robert Maxwell, i cili ka vdekur më 1991.

Pak pas vdekjes së babait të saj, Maxwell është nisur nga Britania e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara, ku ka punuar me patundshmëri dhe më pas ka takuar Epsteinin.

Lidhja e tyre romantike është thënë të ketë zgjatur pak vjet, mirëpo ajo ka vazhduar që të punojë me të për një kohë të gjatë dhe është thënë se e ka takuar Epsteinin me figura të fuqishme, përfshirë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe Princin britanik, Andrew.

Përgjatë gjykimit, avokatët e Maxwellit është raportuar të kenë thënë se ajo është fajësuar për krimet e kryera nga Epsteini.

Prokurorët, në anën tjetër, kanë tentuar t’i paraqesin ata si “partnerë krimi”, të cilët kanë udhëhequr një “skemë piramidale të abuzimit”.

Prokurorët kanë treguar se sipas të dhënave bankare, ajo ka pranuar 30 milionë dollarë nga Epsteini në periudhën 1999-2007, si e dhënë se ajo është motivuar nga paratë.

Të gjitha gratë që kanë dëshmuar, kanë thënë se janë abuzuar seksualisht nga Epsteini para se t’i mbushnin 18 vjet dhe se Maxwell u ka kërkuar, ndërmjetësuar dhe me raste edhe ka marrë pjesë në skenat seksuale.

Vetëm një grua, Annie Farmet, e ka përdorur emrin e saj të vërtetë gjatë dëshmisë së saj, derisa të tjerat kanë përdorur pseudonime për të mbrojtur identitetet.

“Ghislaine Maxwell ka kryer krime kokë më kokë me Jefrrey Epsteinin. Ajo ka qenë grua e rritur, e cila e ka ditur saktë se çfarë po bën”, ka thënë asistentja e Prokurorit, Alison Moe.

Virginia Giuffre është, po ashtu, një nga gratë më të njohura që ka akuzuar Maxwellin dhe Epsteinin, duke thënë se ajo është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me Princin Andrew tri herë.

Princi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Shpirti im kërkonte drejtësi për vite dhe sot juria më dha atë. Do ta kujtoj këtë ditë përjetë”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.

Data për të shqiptuar dënimin për Maxwellin, nuk është bërë e ditur ende.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Ka vdekur Sarah Weddington

U largua nga kjo jetë ikona që luftoi për legalizimin e abortit në SHBA në vitin 1973. Ishte 76 vjeç. Ajo ishte avokatja që e fitoi çështjen në Gjykatën e Lartë

Avokatja Sarah Weddington vdiq në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte fytyra e betejës për të drejtën e abortit në Gjykatën e Lartë të SHBA, ku fitoi kur ishte vetëm 28 vjeç, duke rishkruar historinë e miliona grave amerikane.

Sarah Weddington u gjet e vdekur nga asistentja në shtëpinë e saj në Austin, Teksas. Shkaqet e vdekjes nuk u zbuluan, por Weddington kishte kohë që luftonte me një sërë problemesh shëndetësore.

E diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Teksasit në vitin 1967, Sarah takoi Norma McCorvey-n, e njohur më vonë në dokumentet e gjykatës si ‘Jane Roe’. Norma ishte shtatzënë dhe donte të bënte një abort, por ligji në fuqi në Teksas në atë kohë lejonte ndërprerjen e shtatzënisë vetëm në rastet kur bëhej fjalë për të shpëtuar jetën e nënës. Në mars 1970, McCorvey, e ndihmuar nga Weddington dhe shoqja e klasës në kolegj, Linda Coffee, ngriti një padi kundër Henry Wade, avokati i Dallasit i famshëm për ndjekjen penale të Jack Ruby për vrasjen e Lee Harvey Oswald, i akuzuar për vrasjen e Presidentit John Fitzgerald Kenne. Në vitin 1971, Gjykata e Lartë ra dakord të dëgjonte çështjen kundër Wade, i cili vazhdoi të zbatonte ligjin kufizues të Teksasit për abortin, pavarësisht se ishte shpallur jokushtetues nga një vendim i mëparshëm federal.

Weddington u prezantua përpara urtëve amerikanë për të mbrojtur lirinë e zgjedhjes së grave. Ajo foli para tyre në dy raste, fillimisht në vitin 1971 dhe më pas vitin e ardhshëm. Ajo i përshkroi ata si të papranueshëm: “Ishte e pamundur të dalloje asgjë nga fytyrat apo shprehjet e tyre,” kujtoi Sarah në intervistat ndër vite. “Më 22 janar 1973, isha në punë kur një gazetar i New York Times telefonoi dhe pyeti asistentin tim nëse doja të komentoja për Roe v Wade”.

Ajo u përgjigj duke e pyetur “çfarë duhet të komentoj”, duke përshkruar pastaj emocionin e jashtëzakonshëm  “menjëherë pas një telegrami nga Gjykata e Lartë që thoshte se kisha fituar shtatë me dy”. Avokatia e kuptoi menjëherë rëndësinë e vendimit të të mençurve: me atë dënim u legalizua de facto aborti në Shtetet e Bashkuara.

Kanë kaluar 48 vite gjatë të cilave implantimi i atij vendimi u ka rezistuar sulmeve të ndryshme të skajeve më konservatore të shoqërisë amerikane, por tani Roe v Wade është rrezikuar seriozisht nga lufta e shpallur nga shtetet republikane për të ndaluar ndërprerjet e shtatzënisë. Gjykata me një shumicë të qartë konservatore. Weddington e kishte parashikuar një sulm të tillë prej vitesh. Kur Donald Trump emëroi Neil Gorsuch në gjykatë, ai tha: “Nëse emërimi i tij konfirmohet, aborti nuk do të bëhet i paligjshëm të nesërmen, sepse një gjyqtar nuk bën ndryshim. Por dy ose tre gjyqtarë mund ta bëjnë këtë.” E thëna është më e shpejtë se sa e bëra.

Përveç Gorsuch, Trump ka emëruar dy gjyqtarë të tjerë konservatorë, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barrett, duke përmbushur në mënyrë efektive ëndrrën e kultivuar prej vitesh nga e drejta amerikane për të qenë në gjendje të përmbysë dënimin. Dhe tani Gjykata e Lartë mund të vendosë qershorin e ardhshëm mbi apelimet që janë paraqitur kundër ndalimeve de facto të abortit të miratuara nga Teksasi (ndalimi i abortit pas gjashtë javësh) dhe Misisipi (në rrahjen e parë të zemrës së fetusit), me rrezikun e vendosjes kufizime të reja në nivel federal.

Megjithatë, pas triumfit – Sarah Weddington ishte avokatja më e re në histori që fitoi një çështje në Gjykatën e Lartë – Weddington ka mbajtur gjithmonë një angazhim të fortë në mbrojtje ndaj grave, fillimisht në politikë duke mbërritur në Shtëpinë e Bardhë tek Jimmy Carter dhe më pas duke dhënë mësim.

Por ajo e kishte ditur gjithmonë se emri i saj do të mbahej mend për atë fitore historike:

“Çfarëdo që të bëj në jetën time, titulli i nekrologjisë sime do të jetë gjithmonë “Avokati i Roe v Wade ka vdekur”.

 

 

Presidenti Biden dhe zonja e parë uruan për festat pjesëtarët e ushtrisë amerikane në gjithë botën

Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden shënoi Krishtlindjen e tij të parë në detyrë duke komunikuar me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan në baza në mbarë botën, për t’i uruar ata për festat dhe për t’u shprehur mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e tyre për vendin.

Në shoqërinë e bashkëshortes së tij Jill, presidenti foli të shtunën përmes videos me anëtarët të të gjitha degëve të ushtrisë amerikane të vendosur në bazat e Katarit, Rumanisë, Bahreinit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Si komandanti juaj i përgjithshëm, doja të përfitoja nga ky rast për t’ju thënë faleminderit, faleminderit, faleminderit,” u tha ai pjesëtarëve të ushtrisë. “Ne ju jemi mirënjohës për guximin, sakrificën tuaj dhe të familjes suaj.”

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, zoti Biden u tha atyre se ata janë “shtylla e palëkundur e kombit” dhe theksoi “detyrimin e shenjtë” që ka vendi për t’u kujdesur për ushtarët dhe familjet e tyre.

Jill Biden tha se i kuptonte vështirësitë që përjetojnë familjet e tyre duke i kaluar festat larg njerëzve të tyre të dashur, duke vënë në dukje se edhe ata vetë kishin përjetuar të njëjtën gjë kur djali i tyre Beau, i cili kishte shërbyer si major në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Delauerës, ishte stacionuar në Irak.

Familja presidenciale po kalon një Krishtlindje relativisht të qetë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa pandemia e koronavirusit intensifikohet sërish, për shkak të variantit shumë ngjitës Omicron, presidenti dhe bashkëshortja e tij u përpoqën me daljet dhe deklaratat e tyre publike të ofronin një ndjenjë uniteti dhe normaliteti në një sezon që është i vështirë për shumë njerëz.

Në një deklaratë për Krishtlindjen, ata ngritën lart “guximin, karakterin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë” e popullit amerikan përballë pandemisë dhe shprehën shpresën që vendi të gjente “dritën në errësirën” e një sezoni të vështirë.

“Gjatë këtij sezoni festash, ne frymëzohemi nga amerikanët e panumërt që janë një kujtesë se gjërat që i kemi të shenjta na bashkojnë dhe e kapërcejnë distancën, kohën dhe madje edhe kufizimet e një pandemie,” thanë ata në deklaratën e tyre.

Të premten në mëngjes, Presidenti Biden dhe zonja e parë Jill vizituan Spitalin Kombëtar të Fëmijëve për të uruar për festat e fundvitit pacientët e vegjël dhe familjet e tyre. Presidenti e tregoi atyre fotot e qenit të tyre të ri dhe Jill u lexoi një libër për fëmijë. VOA


Send this to a friend