VOAL

VOAL

MULLIQI: MUSTAFA ME PUSHTET TË PLOTË NË KUVENDIN ZGJEDHOR

Bisedë me publicistin dhe analistin politik Skënder Mulliqi

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë deri në Kuvendin e VIII Zgjedhor të LDK-së, si e vlerësoni situatën e krijuar kur kemi heshtje të akterëve kryesor në këtë përballje zgjedhore (Mustafa-Sejdiu)?

Mulliqi: Kjo përballje duket së nuk do të jetë jo vetëm midis Mustafës dhe Sejdiut , por si aktere e rëndësishme do të jetë edhe Vjosa Osmani. Mustafa është kryetar aktual i LDK-së dhe është në një pozitë më të volitshme së dy pretendentet tjerë. Ai si kryetar i LDK-së, edhe i kishte të gjitha mekanizmat për të vepruar që të zgjidhet sërish kryetar i LDK-së. Mustafa bashkë me klanin e tij , punuan nën plafë siç thuhet jashtë normave demokratike të lojës duke i zgjedhur njerëzit e vet më çdo kusht. Dihet si disa kryetar të degëve si edhe ai vete u zgjodhën me aklamacion që nuk përkon aspak me demokracinë e brendshme të çdo subjekti politik. Sejdiu është e vërtetë qe ka heshtur që disa kohë, sepse nuk ka ndonjë mekanizëm veprimi si ka Mustafa. Por, atë qe i mungon shumë Mustafës e ka në dispozicion Sejdiu. Ai ishte president i Kosovës, kryetar i LDK-së, dhe është një njeri me moral të lartë politik, edhe pse gojëkëqijtë po mundohen që ta paraqesin ndryshe figurën e tij e që nuk përkon fare me realitetin. Sejdiu përkundër Mustafës ishte bashkëpunëtori me i ngushtë i presidentit Rugova. Ai ka krijuar karizëm si president edhe si i pari i LDK-së. Prandaj , këto komponentë që i theksova dhe shumë te tjera do të ishte dashur të vinë në shprehje kësaj të diele kur edhe mbahet Kuvendi VIII Zgjedhor. Isa Mustafa pësoi disa humbje radhazi, dhe i bëri dy koalicione pa e pyetur elektoratin, së pari me VLAN-in, ku edhe e shfrytëzoj një situatë të tillë duke vepruar në mënyrë të pa ndershme në dy binarë paralelisht. Në njërën anë për 6 muaj radhazi gjoja u mundua që më VLAN të dal fitues duke e thelluar krizën ekonomike dhe politike ne vend. Por, pa vonuar shumë ia dredhi bigën dhe lidhi koalicion jo parimor me PDK pa e pyetur fare elektoratin. Gabimet e mëdha që i bëri Mustafa dhe dëmin që ia shkaktoi LDK-së, ishte dashur të përmirësohen në kuvendin e radhës, duke mos e rizgjedhur atë për kryetar. Pa asnjë anim, po e theksoi më këtë rast , së do të ishte mirë, dhe për të mirën e LDK-së dhe Kosovës, që Fatmir Sejdiu ta marrë timonin e LDK-së, së Vjosa edhe përkundër përgatitjes se saj të lartë profesionale dhe si politikane e re të përballet më sfidat që e presin LDK-në dhe vendin do ta këtë bukur vështirë. Përvoja është në anën e Sejdiut. Sa ishte president i vendit tregoi së është shumë i përgatitur si profesionist dhe si politikan i kalibri të lartë. Le ta thotë dikush së Sejdiut i mungon diçka që nuk shkon në politikë. Prandaj edhe elektorati i cili në shume vende po kërkon kthimin e tij në krye te LDK-së ka shumë të drejtë. Fitorja e Sejdiut ose e Vjosës do të thotë ndryshim përmbajtësor dhe shpresëdhënës që LDK-ja të kthehet si partia e parë në Kosovë.

Nëse ndodhë që sërish të fiton humbësi i tri palë zgjedhjeve Isa Mustafa, zgjatët agonia e LDK-së i zgjatët agonia Kosovës së mbytur në korrupsion dhe krim te organizuar. Cila do të jetë sipas jush përballja kryesore në Kuvend?

Mulliqi: Në këtë pyetje u përgjigja bukur shumë në pyetjen e parë. Por, po them së përballja do të jetë e vështirë, dhe ajo do të bëhet ndërmjet Mustafës dhe Sejdiut, por gjasa për të bërë befasi ka edhe Vjosa Osmani si deputetja më e votuar. Së pari, ishte dashur që ky kuvend të kaloj në një frymë të qetë dhe demokratike, mos të ndodhë si në Kuvendin e Gjashtë, kur u përdorën karriget. Mirë do të ishte që LDK-ja ta ketë një tjetër kryetar, për tu lëshuar vend kështu reformave të mirëfillta, duke i eliminuar skenarët e ndryshëm si modelin më të keq për të mbetur në krye të LDK-së, siq po bën përpjekje Mustafa me Grupin e tij.

Çfarë do të ndodhë me elektoratin rugovian të LDK-së nëse prapë zgjidhet lideri aktual?

Mulliqi: Nëse ndodhë që Mustafa të rizgjidhet sërish në postin e të parit të LDK-së, sigurisht së elektorati edhe ashtu i zhgënjyer do të pësoi një goditje tjetër të radhës .Fitorja e Mustafës do të thotë rrënimi përfundimtarë i vlerave rugoviane. LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme mendoi unë do të pësonte debakël të vërtetë. Shumë kush nga ata që janë në linjë politike rugoviane dhe janë shumica, do të hezitojnë ta votojnë LDK-në për shkak të kësaj strukture të burokratizuar dhe të korruptuar të LDK-së. Nëse në strukturën më të lartë të LDK-së nuk bëhen ndryshime pikërisht tash, shumë vështirë do të sanohen pasojat e gjithë kësaj.

Fitorja e Mustafës për kryetar thuhet se më së shumti i hyn në funksion PDK-së, por edhe partive opozitare, sepse LDK-në e pret dobësimi dhe kjo natyrisht se shkon në favorin e partive rivale. Sipas jush, cili do të ishte çelësi i suksesit në këtë kuvend?

Mulliqi: Vetëm nëse fitojnë forcat e reja dhe progresive brenda LDK-së , të cilat nuk janë të vogla , atëherë edhe mund të llogarisim që LDK-në e presin ditë më të mira bashkë më Kosovën e cila po përjeton qaste të rënda të natyrës sociale dhe ekonomike , por edhe në aspektin politikë. Të shpresojmë së delegatët e nderuar kësaj radhe do të shikojnë interesin madhor të LDK-së, e jo të bien pre e ndonjë kalkulimi politik , apo të bien pre se duhet votuar Mustafën së ai është edhe kryeministër i vendit dhe se kjo do tu sjellë ndonjë leverdi .Nëse ndodhë që shumica e delegatëve të bien pre e manipulimeve dhe manipulatorëve nuk do të jete mirë. Ka mundësi që situata në kuvend por edhe pas të eskalon për të keq në LDK, që askush nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Cilat mund të jenë prapaskenat e Kuvendit?

Molliqi: Unë nuk do të thosha se prapaskenat dhe skenarët janë bë moti nga Grupi i Isa Mustafës. Se a mund të realizohen këto skenarë dhe prapaskena të përgatitura, mbetet në dorën e delegatëve të pranishem. Drojë së edhe kësaj radhe të do “dhezin” prapaskenat e përgatitura nën kulisa të Isa Mustafës me kompani, dhe kjo do ta rrënonte demokracinë e brendshme, dhe çdo vlerë tjeter. Dihet së në politikë ka moral politik, pa të cilin moral vështirë që do të kemi edhe parti mirë të profilizuar dhe shtet me premisa demokratike.

Ngjarjet e fundit tragjike të Kumanovës trazuan shpirtrat e shqiptarëve anë e kënd trojeve shqiptare, por jo edhe të qeveritarëve të Kosovës. Si e shpjegoni ju zoti Mulliqi indiferencën e qeveritarëve të Kosovës?

Molliqi: Ngjarjet tragjike ne Maqedoni, natyrisht së na goditën të gjithëve për mënyrën e eskalimit të situatës. Kumanova dhe banorët e saj përjetuan gjëra të tmerrshme nga klika shoviniste e Nikolla Gruevskit dhe ndihmëtarëve të tij, të boshtit sllavo-ortodoks. Ky ishte një skenarë mirë i përgatitur për ta demonstruar forcën, që shqiptarët mos të marrin guximin për ti kërkuar të drejtat e tyre legjitime në FYROM. Shkatërrimet dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm, pastaj ekzekutimet e pjesëtarëve të UÇK-së, ishin një qasje krejt irracionale e pushtetit në Maqedoni. Në Kumanovë ndodhi edhe tradhti kombëtare, pa dyshim së dikush ata luftëtarë trima i qiti në pritë dhe kjo shpërfaqi edhe një herë tjetër pafytyrësinë e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Dikush duket ishte i interesuar që të ndodhë Kumanova për t’i mbuluar faqet e zeza. Ata dhjemë u tradhtuan siç po përflitet më së shumti nga Ali Ahmeti. Por, edhe qeveritaret tanë shumë zbehtë reaguan për një ngjarje aq tragjike qe i kalon përmasat e shtetit maqedonë. Reagimi i Prishtinës zyrtare ishte vështirë edhe të mendohet si i tillë. Nese dikush përmes këtyre ngjarjeve tragjike ka dashtë të përfiton politikisht apo në një mënyrë tjetër, do t’i kthehet një ditë si bumerang. Të luhet më fatin e shqiptarëve dhe të luhet edhe me të ardhmen e kombit nuk kalon sigurisht pa reperkusione politike.

Si është e mundur që e gjithë kjo ngjarje tragjike të përfundoj pa asnjë llogaridhënie, ku mbetën të vrarë 9 shtetas të Kosovës, dhjetëra tjerë të plagosur dhe të prangosur nga autoritetet sllavo-maqedonase?

Molliqi: Pas këtyre ngjarjeve ishim dëshmitarë të protestës në Shkup, por e cila sipas meje që në start ka qenë e dështuar. Nuk i besohet shume as opozitarit maqedon Zaev.Nuk është dashtë që shqiptarët ti bashkëngjitën një proteste të tillë. Edhe rezultati i saj doli minimal. Po të kishte pasur ndonjë efekt pozitiv protesta , nuk do të kishte organizuar Gruevski kundër protestë .Sa i përket llogaridhënës, Gruevski një ditë do të përballet më një gjë të tillë. Shqiptarët s’do të duhej t’ia falin kurrë gjakun e derdhur në Kumanovë fashistit Gruevski, si dhe fashizmit ruso-serbo – maqedon. /kosovainfo

AVOKATI I POPULLIT – RAKIQ E GJURIQ SHKELËN E KUSHTETUTËN E KOSOVËS, GJURIQ TË MOS LEJOHET TË HYJË NË KOSOVË

Avokati i Popullit pas një hetimi për pengesat fizike mbi dhe pranë urës së lumit Ibër, si dhe në rrugë të ndryshme të Mitrovicës, ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut që në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë “Parkun e Paqes” nga ura kryesore e lumit Ibër, si dhe të ndalin punimet në “Sheshin Car Lazar” dhe të lejojë lëvizjen e lirë në këtë urë.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka rekomanduar që ndaj të gjithë personave përgjegjës për vendosjen e “Parkut të Paqes”, sidomos ndaj udhëheqësve të tyre, kryetarit Rakiq dhe Marko Gjuriq, të ndërmerren masa të parashikuara me ligj për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ndjekje penale.

Ja komunikata e plotë:

29 maj 2015 – Në muajin qershor 2014, në pjesën e Komunës së Veriut të Mitrovicës janë vendosur një sërë pengesash fizike, pjesërisht me iniciativën, praninë dhe nën vëzhgimin e autoriteteve të ndryshme publike. Që nga ajo kohë, nuk janë ndërmarrë veprime të tjera nga institucionet publike në lidhje me këto veprime.

Avokati i Popullit ka vlerësuar se ka munguar një trajtim dhe analizë ligjore dhe kushtetuese lidhur me këto ndërtime,të ashtuquajtura “Parku i Paqes”, “Sheshi Car Lazar”, “Sheshi Adem Jashari” dhe “Sheshi UÇK”, në Komunën e Veriut të Mitrovicës. Prandaj, Avokati i Popullit ka vendosur të hapë hetime me vetiniciativë lidhur me këtë çështje, me dy qëllime kryesore: (1) për të vlerësuar nëse ngritja e katër ndërtimeve të lartcekura paraqet shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posaçërisht të së drejtës për lëvizjen e lirë, sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe (2) për t’u dhënë rekomandime autoriteteve përgjegjëse në bazë të këtij vlerësimi. Në bazë të analizës juridike lidhur me këtë rast, Avokati i Popullit

konstaton se:

(1)Sheshi “UÇK” dhe Sheshi “Adem Jashari” nuk paraqesin asnjë kufizim të së drejtës për lëvizjen e lirë. Por, meqenëse nuk janë ngritur në përputhje me ligj, këto ndërtime janë të kundërligjshme.

(2)Ngritja e “Parkut të Paqes” dhe “Sheshit Car Lazar” përbën jo vetëm një shkelje të ligjit por edhe një shkelje të Kushtetutës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përkatësisht një shkelje të së drejtës për lëvizjen e lirë.

(3)z. Marko Gjuriq, duke marrë pjesë në mënyrë aktive dhe me veprime konkrete në ndarjen gjeoetnike të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht qytetit të Mitrovicës, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke cenuar me këtë rast të drejtën për lirinë e lëvizjes së individëve në territorin e Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye “përbën kërcënim për sigurinë shtetërore [dhe] rendin publik . . . në Republikën e Kosovës” (Ligji 04/L-219 për të Huajt, neni 31.1).

(4)Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, z. Goran Rakiq, dhe kryetarja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, znj. Ksenija Bozhoviq, kanë dështuar plotësisht për të bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë të Komunës.

Në bazë të këtyre konstatimeve dhe në përputhje me nenin 135, par. 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 16, par. 1 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit

rekomandon që:

(1)Zyra Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë “Parkun e Paqes” nga ura kryesore e lumit Ibër, si dhe të ndalin punimet në “Sheshin Car Lazar” dhe ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme, duke lejuar lëvizjen e lirë në këtë urë, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

(2)Zyra Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë të gjitha pengesat e ndërtuara fizike në Lagjen e Boshnjakëve dhe në hyrje të fshatit Suhodoll, respektivisht te “Sheshi Adem Jashari” dhe “Sheshi UÇK”.

(3)Ndaj të gjithë personave përgjegjës për vendosjen e “Parkut të Paqes”, sidomos ndaj udhëheqësve të tyre, kryetarit Rakiq dhe z. Marko Gjuriq, të ndërmerren masa të parashikuara me ligj për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ndjekje penale.

(4)Qeveria e Republikës së Kosovës t’i refuzojë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, shtetasit të huaj Marko Gjuriq, në bazë të Ligjit për të Huajt, neni 31.1 (“I huaji mund të lejohet të hyjë në Republikën e Kosovës . . . nëse ai [mes të tjerash] nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik, shëndeti[n] publik në Republikën e Kosovës”) dhe neni 32.1 (“Të huajit i cili nuk i plotëson kushtet për hyrje të përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, i refuzohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”).

(5)Kryetari Rakiq dhe kryetarja Bozhoviq, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar në nivelin e duhur me zyrtarët e tjerë të Komunës. kp

GJENDJA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË ËSHTË ALARMANTE

Gjendja me të cilën përballen sot gazetarët në Kosovë është alarmante dhe Mitrovica është një prej vendeve ku gazetarët dhe shoqëria civile ankohen më së shumti.

Kështu ka thënë kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirija Shabani, gjatë konferencës me temën “Liria e medias dhe standardet profesionale” që u organizua nga OSBE-ja të premten në Mitrovicë.

Sipas tij, sfidat janë aq të mëdha, sa që me ngritje të zërit, nuk është më e mjaftueshme për t’u bërë me dije institucioneve se liria e shtypit është alarmante.

Ai tha se gazetarët punojnë në kushte të rënda, shumë prej tyre janë pa kontrata të punës, pastaj përballen me kërcënime etj.

Pozitën e keqe të lirisë së mediave e theksuan edhe përfaqësues të OSBE-së, të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës dhe kryeredaktorë të mediave.

Hysni Syla, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës, duke folur për sfidat e gazetarëve në përgjithësi, dhe të atyre mitrovicas në veçanti, tha se veriu i qytetit të Mitrovicës vazhdon të mbetet akoma sfidë e madhe për gazetarët shqiptarë.

“Gjendja e sigurisë për gazetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës, por edhe të vendit në përgjithësi, përkundër përmirësimit të dukshëm në raport me vitet e kaluara, vazhdon të mbetet sfidë e madhe”, ka thënë Syla.

Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, veç tjerash ka vënë theksin tek mungesa e mbrojtjes së gazetarëve.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, foli për keq përdorimin e lirisë së mediave, ndërsa kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’, Arbana Xharra, ka potencuar rastet e ndryshme ndaj kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, me ç’rast siç u shpreh ajo, Prokuroria e shtetit nuk ka bërë pothuajse asgjë.
Edhe Budimir Niçiq, nga Asociacioni i Gazetarëve serbë në Kosovë, tha se liria e mediave në Kosovë është e cenuar.

Të pranishmit u pajtuan se shumica e punës joprofesionale vjen nga portalet të cilat krijohen për qëllime të caktuara, siç është linçimi i figurave të ndryshme publike, ndërsa u dhanë edhe rekomandime për palët relevante të interesit se si të përmirësohen standardet e medias në Kosovë. kp

PRISHTINË – DEBAT MBI SFIDAT NDAJ BASHKËJETESËS FETARE

 

Debati është pjesë e një konference ndërkombëtare dialogun ndërfetar që po i zhvillon punimet në Prishtinë.

Në Kosovë, përfaqësues institucionesh shtetërore e fetare thanë se toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë vlera të shoqërisë së saj dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë e skajshme të rrezikojnë këto vlera. Këto komente u bënë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që po i zhvillon punimet në Prishtinë.

​​

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se tradita e bashkëjetesës fetare, e kultivuar përgjatë historisë e përfshirë edhe në Kushtetutë si pjesë e rëndësishme e lirive të njeriut, e bën Kosovën një shtet të respektimit të lloj llojshmërisë dhe ruajtjes së paqes. Megjithëkëtë, në një kohë të sfidave botërore të sigurisë, kur njëkohësisht po sfidohet edhe bashkëjetesa, madje edhe fetare, duhet një përgjigje e përbashkët, gjithëpërfshirëse, për ta ruajtur një vlerë të rëndësishme për njerëzit – mirëkuptimin dhe mirëbesimin ndërmjet tyre, tha ajo.

Kjo sfidë, që nuk ka lënë pa e prekur edhe Kosovën, shndërrohet në një betejë të rëndësishme për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, që të ritheksojnë edhe njëherë vlerën e shtetit të ri të tyre, se e ardhmja bazohet në besimin te shteti i përbashkët, i cili ndërtohet mbi shumëllojshmërinë e kulturave dhe traditën e bashkëjetesës midis tyre. Për të siguruar një gjë të tillë, ne duhet të konfrontohemi me ekstremizmat e çfarëdo lloji dhe me ndikimet që ato mund të kenë mbi të rinjtë tanë. Dhe, prandaj, na duhet angazhim i plotë i yni, i shoqërive tona, në hapjen e perspektivave për të rinjtë tanë, në rritjen e nivelit të arsimimit dhe në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës. Dhe religjioni është pikërisht këtu, për ta ndihmuar këtë angazhim për një të ardhme më të mirë për të gjitha vendet tona”, tha presidentja Jahjaga.

Ndërkaq, Ejup Ramadani, nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se Kosova është një vend i vogël e me një të kaluar të hidhur. Por, edhe ajo e kaluar e kujton një vlerë të çmuar e të rrallë, që është harmonia ndërfetare.

Por, sot jemi në rrethana të reja, në sfida të reja, shpesh edhe të padëgjuara më parë. Feja si pjesë e kulturës së shoqërisë ofron përkrahje në përballjen me këto sfida që mund ta rrezikojnë gjithë atë që është arritur deri më sot. Liria e besimit dhe manifestimi i tij janë një vlerë dhe parim global. Arsimimi dhe edukimi nuk kane alternativë, por indoktrinomi duhet të demaskohet dhe mënjanohet pa marrë parasysh se me çfarë petku është veshur ai”, tha zoti Ramadani.

Ndërsa, përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq tha se karakteri shumetnik dhe shumfetar i Kosovës është një pasuri e saj dhe jo një pengesë.

Shoqëria, e cila di se si t’i respektojë dallimet dhe, në të njëjtën kohë di të jetë gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e saj, dëshmon pjekurinë e saj politike. Pa një qëndrim të tillë është gjithmonë të mbetet peng i miteve politike e nacionaliste që mund të mbajnë tërë Ballkanin Perëndimor të izoluar dhe në konflikte”, tha ai.

Famullitari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji, tërhoqi vëmendjen në rreziqet që paraqet mosgatishmëria për të pranuar tjetrin që është ndryshe.

Papa i madh e i pavdekshëm, miku i mbarë botës, ne veçanti i botës shqiptare dhe i Kosovës, Shën Gjon Pali i dytë, ë një rast pat thënë: urrejtja dhe vrasja e njeriut është krim. E krimi i krimeve është kur ajo bëhet në emër të Zotit”, tha Dom Lush Gjergji, i cili tha se Kosova qëndron shumë mirë në marrëdhëniet ndërfetare, meqë siç tha ai, “vëllazëria gjithëshqiptare është mbi ndasitë fetare”, tha ai.

Në konferencën që po vazhdon punimet me dyer të mbyllura është vënë theksi tek dialogu ndërfetar në kohën e mediave sociale: Jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes, që synon këmbimin e përvojave për sfidimin e radikalizimit në internet.

Kosova është përballur me sfidën e pengimit të përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e mesme. Sipas një studimi të qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, i publikuar ditë më parë, deri në muajin janar të këtij viti, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar, që përbën një numër të madh në krahasim me popullatën e saj të përgjithshme. Deri tash rreth 30 veta kanë humbur jetën në ato luftëra. Të martën, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se aktualisht atje mund të jenë rreth 50 shtetas të Kosovës.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës me 60 vota për dhe 17 kundër miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja. za

SHTYHET DEBATI PËR NGRITJEN E GJYKATËS SË POSAÇME

 

Të premten parlamenti i Kosovës duhej të debatonte ngritjen e kësaj gjykate që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë

Parlamenti i Kosovës, shtyu për kohë të pacaktuar debatin për miratimin e  ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Vendimi për shtyrje që u votua nga shumica e deputetëve pasoi propozimin e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci i cili tha se duhet kohë për përgatitjen e dokumenteve para se të debatohet në parlament.

Draft-ligji duhet të na vijë nga Brukseli. Ai duhet të përkthehet në të gjitha gjuhët dhe t’u shpërndahet deputetëve. Kështu që propozojmë që kjo seancë plenare të shtyhet derisa t’i kemi materialet e nevojshme për t’i analizuar”, tha ai.

Ndërkohë, Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare u hodhën në protestë kundër kësaj gjykate, kundër së cilës janë shprehur edhe partitë e opozitës që e shohin atë si të dëmshme për drejtësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Përfaqësues të opozitës thanë se arsyeja e vërtetë e shtyrjes ishte mungesa e votave të mjaftueshme të partive në pushtet, meqë edhe një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike ishin shprehur kundër gjykatës.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për Gjykatën kërkon dy të tretat e votave të deputetëve si dhe mbështetjen e dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë.

Të enjten presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha nëpërmjet një komunikate se ka takuar kryeministrin Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi me të cilët “diskutoi rreth hapave për votimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën e Posacme. Por, pak orë më pas, nga zyra e zëvendëskryeministrit Thaçi u tha se deklarata e lëshuar nga zyra e presidentes se në takimin e mbajtur në mbrëmjen e së enjtes është diskutuar për Gjykatën Speciale, nuk qëndron.

Drejtues të institucioneve dhe diplomatë perëndimorë thonë se dështimi i mundshëm i parlamentit mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Shtyrja e sotme pasoi dënimin e 11 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për krime luftë dy ditë më parë në një proces që nxiti shumë reagime. Protestuesit thanë të premten se proceset e deritashme gjyqësore ndaj pjesëtarëve të kësaj ushtrie janë udhëhequr nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe përvojat flasin që nuk mund të pritet drejtësi nga një gjykatë e posaçme.

Në prill të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës me 89 vota për miratoi themelimin e gjykatës së posaçme, e cila do të vendoset në Holandë, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje për këtë çështje dhe ajo do të drejtohet nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999. za

Protestë kundë Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte

 

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrië Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar në qendër të Prishtinës, në shenjë kundërshtimi me themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, me të cilat i hapet rruga ligjore themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Për miratimin e këtyre amendamenteve, janë të nevojshme votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e minoriteteve.

Mbështetje kësaj proteste i ka ofruar Lëvizja Vetëvendosje, parti politike në opozitë, e cila kundërshton gjithashtu themelimin e Gjykatës.

Protesta e sotme gjithashtu është shprehje e pakënaqësisë me dënimin e 11 ish pjesëtarëve të UÇK-së, nën akuzat për krime lufte. rel

VLORA I KUSHTON SHTRENJT BUXHETIT TË KOSOVËS

Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE),e cila një periudhë të vitit të kaluar ishte udhëhequr nga ish ministrja Vlora Çitaku, gjatë vitit të kaluar, për dy udhëtime zyrtare jashtë vendit kishte rezervuar bileta të klasit biznes në vlerë prej 9.440 euro. Përderisa biletat e klasës ekonomike për të njëjtin relacion kishin kushtuar 3,722 euro, duke shkaktuar në këtë rast mbishpenzim prej 5,718 euro. Kjo është konstatuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Këto bileta sipas ZAP-së , ishin paguar për relacionin Prishtinë-Romë-Washington në vlerë 3,681 euro dhe Washington-Stamboll-Prishtinë në vlerë 3,603 euro. Po ashtu, sipas ZAP-së, raportet e pranimit të SIMFK për mallrat dhe shërbimet e pranuara nuk ishin nënshkruar nga zyrtari i certifikuar për pranim të mallrave dhe shërbimeve, por nga zyrtarë tjerë.

ZAP-ja po ashtu ka identifikuar se shpenzimet e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit ishin tejkaluar ndjeshëm në raport me buxhetin fillestar. “Planifikimet buxhetore për këtë lloj shpenzimi nuk përkonin me kërkesat dhe nevojat reale. Parametrat për shpenzimet e njëjta të vitit paraprak nuk ishin marrë për bazë në planifikimin e buxhetit të vitit aktual”, thuhet në raportin e ZAP-së.

Sipas po të njëjtit raport, shpenzimet vjetore nga kjo nënkategori ishin 410,898 euro, ndërsa ishin buxhetuar 205,198 euro. Po ashtu, auditori ka gjetur se kjo ministri ka pasur planifikim jo real buxhetor edhe për nënkategorinë e shpenzimeve për dreka zyrtare.

“Nga 140,000 euro të planifikuara, ishin realizuar vetëm 39,872 euro. Rreziku planifikimet e dobëta buxhetore dhe devijimi nga programi buxhetor duke mbishpenzuar njërën kategori në dëm të kategorisë tjetër vështirëson arritjen e objektivave të synuara të organizatës. Situatat e tilla mund të rezultojnë në deficit ose suficit të paplanifikuar, me ndikim në reduktimin e efektivitetit të veprimtarisë së organizatës”, thuhet në raport.

MIE po ashtu sipas konstatimeve të ZAP-së, shfrytëzon shërbimet e telefonisë mobile pa ndonjë kontratë të nënshkruar me operatorin ekonomik, ku sipas ZAP-së, shërbimet e këtij operatori shfrytëzohen vetëm për kabinetin e ministrit. Testimi i një mostre/numri telefonik , nga ZAP-ja, ka identifikuar se shpenzimet e muajit dhjetor/2013 ishin 2,936 euro, përderisa me rregullën aktuale në fuqi për nivelin e caktuar hierarkik limiti i lejuar mujor është 250 euro.

E gjetura tjetër nga ZAP-ja ishin edhe shpenzimet e akomodimit për tre udhëtime zyrtare ku ishin tejkaluar në vlerë 1,335 euro, për të cilat, sipas ZAP-së nuk kishte ndonjë shpjegim të vlefshëm të dhënë për këto raste. Tejkalimet në këtë rast ishin aprovuar nga asistentja ekzekutive e Ministres.

Po ashtu, gjatë vitit 2014, MIE kishte vlerësuar si shkelje, subvencionimin e projekteve të refuzuara nga komisioni vlerësues.kp

33 arsye përse duhet të votohet 33-vjeçarja Vjosa Osmani – Nga Halil Matoshi

 

Deputetja më e votuar për Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i sfidojë 355 delegatët e Kuvendit Zgjedhor të 31 majit 2015, dhe jo vetëm liderin e saj të partisë dhe kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa. A do të mbizotërojë arsyeja mbi paqsionet partikulare tek shumica e delegatëve për t’i dhënë partisë një lider për shekullin 21 e për t’ia kthyer LDK-së primatin!? Vota për Vjosën presupozon modernitet, reformë dhe përgjigje të fuqishme ndaj demagogjisë nacionalromantike. Vota për Vjosën do të thotë ta marrësh anën e jetës kundër kalbëzimit. Ajo e bën diferencën

1. Për shkak se ajo e di se ku synojnë kosovarët për të shkuar.

2. Sepse ju gjithmonë mund të shihni një fytyrë femre që rrezaton rini e paqe. Është 33-vjeçare (mosha më paqësore sipas të gjitha aspekteve) dhe e lindur në muajin e luleve, në maj, dhe ajo synon ripërtëritjen e partisë.

3. Për arsye se ajo dëshiron ta kthejë mbrapsht koalicionin me PDK-në, sepse qeverisja e saj në dy mandate ishte një horror.

4. Të hapë debatin e madh nëse një zyrtar i lartë i LDK-së guxon ta kritikojë liderin e të mos ketë pasoja.

5. Sepse ka respekt për liritë individuale.

6. Dhe natyrisht lirinë e shprehjes.

7. Për shkak se njerëzit e ditur që kanë çfarë t’i japin politikës kosovare nuk duhet të jetojnë nën hije, të margjinalizuar.

8. Për shkak se Lutfi Haziri, Haki Rugova e Agim Veliu janë lobuesit kryesorë për Mustafën e ky i fundit synon t’ia lërë si trashëgimi partinë Lutës, pas katër vjetësh.

9. Dhe për shkak se Fatmir Sejdiu është njëri prej kandidatëve.

10. Dhe pa ta në majë të LDK-së do t’i shkurtohet jeta demagogjisë në politikën kosovare.

11. Dhe do të vijë në konsideratë guximi i qytetarit të edukuar mirë.

12. Dhe Vjosa e sjell mendësinë e re me vete. Ripërtëritjen shpirtërore dhe mentale.

13. Së paku, besohet se për gjërat që nuk i di do të pyesë të tjerët.

14. Për shkak se ajo i do kosovarët dhe u beson atyre dhe kosovarët e duan atë, sepse është e pakorruptueshme.

15. Për shkak se në dekalogun e saj gjithkush është i përfshirë.

16. Sepse ajo synon ta instalojë përgjegjësinë në udhëheqje dhe nëse LDK-ja i humb zgjedhjet do ta lërë drejtimin e partisë.

17. Për shkak se çdo javë ajo lexon një libër dhe blen lule.

18. Dhe Kosova ndien mungesë të qytetarëve të ditur në pushtet.

19. Sepse në pushtet janë ngjitur qytetarët më të këqij. Kakistokracia.

20. Për shkak se populli, në emër të të cilit është shkruar Kushtetuta, duhet mbrojtur nga një Enver Hasan i ardhshëm si gardian i saj.

21. Për shkak se nuk e mallkon popullin si paraardhësi i saj – lideri aktual!

22. Sepse kur ajo do të shkojë jashtë shtetit nuk do ta shohin vetëm si kukull (grua udhëheqëse në një vend patriarkal), por do ta dëgjojnë se çfarë thotë…

23. Sidomos në Amerikë.

24. Për shkak se ajo do t’i mbrojë kosovarët prej armikut më të madh: fabrikimit të armiqve dhe të votave.

25. Sepse është ca mbi peshë, por elegante.

26. Ajo e di se si i shërbehet atdheut, por më parë e di se cili është atdheu real dhe nuk vrapon pas një atdheu fiktiv sikur pas fluturave të kaltra, si një Avatar…

27. Dhe ne me të vërtetë kemi nevojë për më shumë kohë për të gjetur nëse Kosova është shtet i pavarur dhe që duhet të bëjë miq nga fqinjët!?

28. Për shkak se ajo zotohet se nuk do të marrë asnjë vendim pa diskutim serioz dhe të gjatë me anëtarësinë e LDK-së.

29. Për shkak se për të dhembshuria ndaj njerëzve të dobët është një gjendje konstante, sepse është një nënë e mrekullueshme e dy vajzave binjake. Siç është e shenjtë çdo nënë tjetër.

30. Dhe është zemërmirë, pa dyshim…

31. Për shkak se kjo është vajza që do t’u përgjigjet thirrjeve tona telefonike (numrit të shoqërisë civile për antikorrupsion.)

32. Për shkak se ajo është e lindur për t’u ngjitur në majë të lidershipit për ta rikthyer etikën e pushtetit, sepse politika pa moral është nëntokë.

33. Dhe për shkak se ne kemi për ta mbajtur atë për fjale – gjithmonë në luftë për drejtësi.

Sepse ajo vetë ka premtuar: “Mbajtjen e fjalës”

Në vend të post scriptum

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) imponohet si temë jo vetëm për arsyet se është një aset politik i kosovarëve dhe paraqet një trashëgimi të pasur politike (parti që e ka krijuar Ibrahim Rugova me Fehmi Aganin e bashkëmendimtarët e kohës), porse edhe për arsyen se është në koalicion qeverisës me kundërshtaren e saj më të madhe, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe se këto ditë po e zhvillon procesin e zgjedhjeve të brendshme, nga të cilat do të dalë lidershipi i ri i partisë.

LDK-ja ose duhet të angazhohet për një reformë të thellë të brendshme dhe në rrafshin e shtetndërtimit, ose do ta ketë fatin e partive historike të shqiptarëve, si p.sh. atë të Ballit Kombëtar, për të shkuar në histori pa asnjë shans të ringjalljes.

LDK-ja, së pari, duhet të shndërrohet në parti normale politike, konkurruese me të tjerat dhe ta heqë përfundimisht aurën e lëvizjes kombëtare, si dhe të pushojë së shituri në publik kinse flijimin e saj për hir të Kosovës!?

Po ashtu, LDK-ja duhet të angazhohet për reformë politike brenda vetes dhe në rrafshin e shtetndërtimit, për kosovacentrizëm (besnikëri e lojalitet ndaj Republikës së Kosovës) modernizim, emancipim dhe perëndimorizim të shoqërisë kosovare dhe jo për idetë e Rilindjes së shekullit 19 dhe për turbopatriotizëm (porn-folk) të shekullit 20 që e fashistizoi Serbinë.

Derisa zgjedhjet e brendshme partiake në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë në rrjedhë e sipër, mund të thuhet që tani se në kampin e partisë së Ibrahim Rugovës vërehet kalbëzimi ideologjik dhe politik, me vetë faktin se po rikthehen disa figura të së kaluarës që nuk i kanë dhënë vendit ndonjë ide apo vepër për t’u mbajtur mend. Pra, mendësia nacionalromantike po rikthehet dhe po stabilizohet në këtë parti, e cila pati shansin ta braktisë të kaluarën, jo si trashëgimi politike, por si manual për të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie.

Në LDK po zhvillohet një garë demokratike (dhe për këtë duhet lavdëruar edhe Isa Mustafën) jo vetëm për konsolidimin e strukturave të partisë, por edhe për një lidership të ri, mirëpo me gjasën që të mbetet ai i vjetri, ngase Isa Mustafa nga pozita e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës i ka të gjitha resurset në dispozicion dhe strukturat e partisë do ta dizajnojnë Kuvendin zgjedhor në atë mënyrë që shefi të mbetet shef!?

Sidoqoftë, gara në LDK vlerësohet demokratike (ndonëse Isa Mustafa është zgjedhur delegat në Kuvendin zgjedhor me aklamacion) dhe shembull i mirë për partitë e tjera se si duhet iniciuar garën e brendshme demokratike dhe fer me disa kandidatë.

Duket se në garën për lider partie do të hyjnë kryetari aktual i saj, Mustafa, ish- sekretari i përgjithshëm i partisë (në kohën e Rugovës) dhe pasuesi i presidentit historik të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe me gjasë edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila, ndonëse vlerësohet të jetë gruaja më e fuqishme për nga profili intelektual në parti, e ka më së vështiri, sepse strukturat e vjetra të partisë, që po rikonfirmohen nëpër degë, do ta ndajnë mejdanin mes ish-kryetarit Sejdiu dhe kryetarit aktual Mustafa.

Sidoqoftë, Mustafa do të ketë konkurrencë e pra edhe presion të shtuar dhe kjo atë ose e nxjerr nga loja si të humbur në një garë demokratike, ose e fuqizon në parti si lider të fuqishëm.

Zonja Osmani e ka të vështirë, sepse shumica e elektoratit naiv kosovar voton jo për partinë ose ideologjinë dhe reformat modernizuese, por për një “hyqymet”, pra për pushtetin klientelist, që e konsiderojnë se është i tyre, e që në fakt nuk është, sepse ky pushtet është kamikazllëk i disa krerëve të LDK-së për ta shpëtuar nga vdekja e sigurt politike PDK-në e Hashim Thaçin, për ta rehabilituar SHIK-un, pa u përballur me të vërtetën dhe për të mos i sjellë para drejtësisë atentatorët politikë dhe eksponentët e linjës terroriste-enveriste në skenën politike kosovare.

Duket se strukturat e kalbura dhe jointeligjente, pra fundësisht mendjekorruptuara të LDK-së, që jetojnë dhe frymojnë me idetë nacionalromantike të shekullit 19, duke qenë të konvertueshme lehtë, kanë shkelur mbi idetë liberal-demokratike të themeluesit të saj Ibrahim Rugova dhe e kanë marrë mbi supe barrën e rehabilitimit të haraçxhinjve e njerëzve të fuqishëm me alltia, që sillen si vrasës serikë nëpër Kosovë, jashtë kontrollit të shtetit, pra mbi ligjin.

Mirëpo elektorati i gjerë i LDK-së (elektorati i përgjumur dhe i zhgënjyer) po rizgjohet, pra është krijuar një frymë mobilizuese për ta nxjerrë Vjosa Osmanin fituese të kësaj gare.

Pra, ky elektorat i zhgënjyer besohet se do t’u kundërvihet strukturave demagogjike dhe lehtë të konvertueshme për ta bërë diferencën ndërmjet liderëve të së shkuarës dhe liderëve për një Kosovë evropiane si Osmani, e cila, ndonëse është pa konkurrencë më e afta, mjerisht nuk i ka në krah njerëzit e fuqishëm të partisë, mendërisht të kastruar.

Megjithëse ka një popullaritet të madh tek të rinjtë, megjithatë ajo nuk do të zgjidhet në rrjetet sociale por në një forum partiak, që ende duket i papërgatitur për ta vënë në ballë të LDK-së një lidere të shekullit 21.

Porse Vjosa Osmani, edhe nëse nuk e fiton këtë garë, mbetet një grua e guximshme, një lidere që i duhet politikës kosovare…

PRISHTINË – KONFERENCA GLOBALE NDËRFETARE

Jahjaga: Feja s’mund të përdoret për tjetër, pos promovimit të paqes

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha në hapjen e Konferencës Globale Ndërfetare, se “me një traditë shumë të gjatë të tolerancës, harmonisë dhe të bashkëpunimit ndërfetar edhe në periudhat më të rënda të historisë së saj, Kosova ka ndërtuar bazën e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë ndër shekuj dhe pikërisht kjo traditë tregon se sa e vështirë është të prishen vlerat që njerëzit bashkërisht i kanë ndërtuar me mund”.

E para e vendit theksoi se tradita e bashkëjetesës fetare, e kultivuar gjatë historisë së vendit, e gërshetuar edhe në Kushtetutën e Kosovës, si pjesë e rëndësishme e lirive të njeriut, e bën Kosovën një shtet të respektimit të diversitetit dhe të ruajtjes së paqes.

Megjithëkëtë, sipas Jahjagës, në një kohë të sfidave globale të sigurisë, kur njëkohësisht po sfidohet edhe bashkëjetesa edhe fetare, duhet një përgjigje e përbashkët, gjithëpërfshirëse, për ta ruajtur një vlerë të rëndësishme për njerëzit, mirëkuptimin dhe mirëbesimin ndërmjet tyre.

Presidentja shtoi se vlerat e bazuara në tolerancë, harmoni, mirëkuptim e gjithëpërfshirje duhet t’i mbizotërojnë konfrontimet dhe të çelin rrugën e pajtimit mes popujve dhe shteteve, duke garantuar bashkëpunimin dhe hapjen e perspektivës për të ardhmen.

Jahjaga u shpreh se pavarësisht besimeve, qytetarët e Kosovës kanë qëllime e synime të tjera dhe, mbi të gjitha, kanë ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë dhe më të begatë

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Ejup Ramadani thotë se Kosova është një vend me një të kaluar të hidhur, por që ajo e kaluar kujton një gjë të mirë, që është harmonia fetare. Ai tha se liria e besimit dhe manifestimi i tij janë një vlerë dhe një parim global, derisa, arsimi dhe edukimi nuk kanë alternativë, por indoktrinimi duhet të demaskohet dhe mënjanohet pa marrë parasysh se më çfarë petku është veshur ai.

Ramazani u shpreh me tutje se BIK është në prag të lancimit të një projekti në bashkëpunim me komunitetet tjera fetare të vendit, i cili quhet ‘Ta njohim fqinjin tonë’, që ka për qëllim njohjen e njeri-tjetrit, besimin, kulturën dhe gjuhen.

Ndërkaq, igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tha se konferencat religjioze në rajon pas konflikteve kanë një rëndësi të veçantë, duke ofruar mundësi të shkëmbejnë mendimet e tyre lidhur me rolin e religjionit dhe pajtimin e rritjes së besimit mes komuniteteve.

Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës, deklaroi se vëllazëria gjithëkombëtare është më e thellë se sa ndasitë fetare.

“Dialogu ndërfetar mbështetet medoemos tek Zoti, burimin tonë të përbashkët dhe zanafillën e njerëzimit. Dhe në jetën tonë shpirtërore falja dhe pajtimi, kërkimi i faljes, ndërrimi dhe përmirësimi ynë janë virtyte të gërshetuara mes hyjnores dhe njerëzores dhe dëshmi se besimtarët dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vetveten, me njëri-tjetrin dhe me Zotin”, tha Gjergji.

Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, me mbështetje të Kombeve të Bashkuara, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këshillit Britanik, Ambasadës britanike, Zyrës së Bashkimit Evropian. kp

Mustafa – Ja çka bisedova me Gruevskin dhe Vuçiçin


 

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pati sot në një bisedë me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski në Tiranë ku të dy morën pjesë në “Vienna Economic Forum” së bashku me udhëheqës të tjerë të Ballkanit perëndimor. Zoti Mustafa deklaroi se ishte folur për ngjarjet e Kumanovës

“Biseduam lidhur me ngjarjet e  fundit që kanë ndodhur në Maqedoni dhe nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes organeve tona të Punëve të Brendshme dhe të Maqedonisë në mënyrë që të parandalojmë cdo situatë në të ardhmen. Dhe ne u zotuam se këtë do ta bëjmë e po ashtu folëm dhe për zbatimin e kritereve ndërkombëtare përsa i përket trajtimit të të burgosurve që janë atje”, deklaroi ai pas takimit.

Kryeministri Mustafa shpjegoi se Kosova ka kërkuar të bëhet dhe një hetim ndërkombëtar sepse, një hetim i tillë, tha ai, “do të jetë shumë më neutral dhe do të japë rezultate të dobishme dhe për Maqedoninë e Kosovën”. 

Nga ana e tij kryeministri maqedonas nuk preferoi të jepte asnjë deklaratë. Ai pati një takim dhe me kryeministrin Edi Rama, rreth të cilit nuk ka patur asnjë njoftim. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj ngjarjeve të Kumanovës. Në fjalën e tij gjatë forumit, zoti Gruevski  theksoi se sipas tij “udhëheqësitë politik të rajonit duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat dhe mesazhet sepse pjesa më e madhe e qytetarëve i ndjekin ato dhe cdo mesazh i dhënë në mënyrën jo të duhur mund të shkaktojë ndjesi negative të cilat do të ishte e vështirë më pas të zgjidheshin”.

Ndërsa me kryeministrin Vuçiq, duket se nuk ka pasur shumë diskutim përtej shtrëngimit të duarve. Mustafa tha thjesht se e pyeti Vuçiq si kishte shkuar takimi me kryeministrin Rama, dhe se Kosova e sheh si shumë të rëndësishëm takimin mes tyre.

Lidhur me shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, Mustafa tha se ky ndryshim është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por se për këtë duhet të dialogohet me serbët dhe me komunitetet e tjera.

Ndërsa sa i përket punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, Mustafa mendon se aktivitete të tilla janë të një rëndësie të madhe, dhe se deri tani është arritur të konkretizohen disa prej projekteve të cilat do të ndihmojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik por edhe komunikimin mes njerëzve, ndërmjet vendeve por po ashtu do ti kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. kp

VETËVENDOSJE DËNON DËNIMIN E ZYRTARËVE TË ISH UÇK-së

 

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar lidhur me shpalljen e aktgjykimi në rastet e njohura si Drenica I dhe II.

Ky subjekt politik përmes një komunikate për media ka akuzuar EULEX-in, se po e degradon luftën e UÇK-së.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë. Prirja e përhershme e EULEX-it për të degraduar luftën tonë për liri del haptas dhe në gjykimet e fundit. Duke dënuar komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe të akuzuarit e tjerë, në një kohë shumë të ndjeshme për Kosovën, EULEX-i nuk po dënon korrupsionin e monedhës, por po korrupton vuajtjet, sakrificat, të zhdukurit e shqiptarëve. Pikërisht në një kohë të tillë po na imponohet krijimi i Gjykatës Speciale që do ta gjykojë UÇK-në për dyshimet e ngritura për gjenocid dhe krime lufte. Ndërsa monedha e pisët do të jetë gjithnjë pushteti që do i konvenojë gjykimeve të EULEX-it”, thuhet mes tjerash në një komunikatë që Vetëvendosje u ka dërguar mediave.

Në komunikatë thuhet po ashtu se “çdo akt që mund të ketë ndodhur në kundërshtim me rregullat dhe parimet e luftës, duhet të trajtohet nga sistemi i drejtësisë në vend e jo nga mekanizmat ndërkombëtarë”. rel

DEPUTETI I PDK DËNOHET ME 3 VJET BURGIM

VOAL – Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykimit në rastin “Drenica 2”.

Pas shqyrtimit të mbajtur publikisht në prani të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, sot  ka shpallur aktgjykimin, transmeton zeri.info.

Në mesin e të dënuarve është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, i cili u dënua me 3 vjet burgim. /Zëri/

ANALISTËT – FRIKË DHE PAAFTËSI E PRISHTINËS PËR T’U POZICIONUAR NDAJ KUMANOVËS

Institucionet e Kosovës, vazhdojnë të mos deklarohen në lidhje me përfshirjen e shtetasve të Kosovës në incidentin e Kumanovës në Maqedoni që la pas vetes 18 të vdekur.

Në këtë incident, nga personat e vrarë, 9 prej tyre janë nga Kosova si dhe 19 të tjerë janë të arrestuar. Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë prononcime nga Zyra e Presidentes dhe e Kryeministrit të Kosovës, por përfaqësuesit e të dyja institucioneve nuk janë deklaruar.

Ndërkohë, analistët politik e cilësojnë këtë heshtje të institucioneve karshi përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në një përplasje të armatosur në një vend fqinj, si tregues të paaftësisë dhe mungesës së guximit për të reaguar drejt në raport me ngjarjet e tilla të cilat reflektojnë në sigurinë rajonale.

Analisti Belul Beqaj, thotë se reagimi i zbehtë i institucioneve të Kosovës për këtë rast dëshmon të kundërtën e asaj që deklaron lidershipi i Kosovws se “vendi është shndërruar në faktor të stabilitetit në rajon”.

“Megjithatë, Kosova nuk është ashtu siç po deklarojnë pushtetarët… se është shndërruar në një vend të stabilitetit në rajon. Përkundrazi, vet ky fakt tregoi të kundërtën se Kosova në një mënyrë përmes individëve të caktuar, pikërisht për shkak të mosefikasitetit të pushtetit në mënyrën e duhur, është një burim i destabilitetit në rajon”, ka thënë Beqaj për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, mungesa e reagimit adekuat të institucioneve, sipas analistit Belul Beqaj, nuk dëshmon edhe marrjen e përgjegjësisë për incidentin në Kumanovë.

Kjo sipas tij, mund të ndërlidhet më shumë me pasojat që mund të ketë një reagim më i ashpër për disa individë të caktuar që bartin poste politike në Kosovë.

“Nuk mund të them që heshtja është pranim i përgjegjësisë për faktin se nuk ka pasur një gjykim të asaj çfarë ka ndodhur. Por, gjithsesi kjo tregon se kjo është një frikë se nëse eventualisht bëhet një reagim zyrtar, të mos bartet edhe formalisht përgjegjësia në pushtetin dhe njerëzit të cilët janë apo ishin të ndërlidhur në forma të ndryshme me disa nga pjesëtarët, të cilët ishin të përfshirë në konflikt’, ka theksuar Beqaj.

Analisti tjetër, Dukagjin Gorani, vlerëson se institucionet nuk kanë treguar guxim dhe aftësi për t’u ballafaquar me këso sfida të rënda, por të cilat janë pjesë e realitetit në Kosovë.

“Kjo strukturë qeveritare dhe ky pushtet, absolutisht nuk ka kurrfarë aftësie që të ballafaqohet me të. Heshtja e cila tash e sa ditë e pllakos këtë vend e cila vetëm sa e shpalos krejt këtë paaftësi edhe për një frikë shumë të madhe të pushtetit kosovar karshi situatave reale shoqërore”, ka vlerësuar Gorani në prononcimin për Radion Evropa e Lirë.

Tragjedia e Kumanovës, sipas Dukagjin Goranit, duhet të hap një debat në Kosovë nëse pushteti dhe politika aktuale janë vetëm një dekor dhe nuk shërbejnë për zgjidhjen e asnjë problemi për zhvillimet qenësore në shoqëri.

Sipas tij, në institucione ka frikë të dilet me një qëndrim rreth atyre pjesëtarëve që u përfshinë në incidentin e Kumanovës, duke pasur parasysh se nga një pjesë e shoqërisë ata shihen edhe si heronj, kurse nga pjesa tjetër si një grup shumë i rrezikshëm.

“Nuk është i konstruktuar ky pushtet që të ballafaqohet me situata reale. Konkretisht, çka të bëjë dhe si të pozicionohet shoqëria kosovare karshi raporteve kontradiktore mes vete”.

“Në njërën anë këta njerëz kuptohen si heronj të cilët kanë shkuar të luftojnë në një shtet i cili është i pranuar, është i huaj, është shtet fqinj dhe i cili na ka njohur edhe neve. E në anën tjetër ekzistojnë raporte të cilat këtë grup e definojnë si të rrezikshëm dhe me pikëpamje ekstreme”, ka thënë Gorani.

Në deklarimet e mëhershme, kryesisht përmes komunikatave me shkrim, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për zhvillimet në Kumanovë.

Jahjaga dhe Mustafa kishin dënuar çfarëdo përfshirje të shtetasve të Republikës së Kosovës në incidente në Republikën e Maqedonisë, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje, duke vënë në sprovë paqen dhe sigurinë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

QUN LAJQI: ENVER ROBELLI, PAQ FAQEN E ZEZË

VOAL – Aktori Qun Lajqi ka reaguar ashpër ndaj gazetarit, Enver Robelli, i cili i cilësoi të vrarët në Kumanovë si kriminelë e njerëz që e meritojnë burgun e jo nderimin e popullit.Quni në Facebook ka shkruar:

Robel Rrebeli!
KUMANOVA ASHT E JONA DHE E DJEMVE TANË QË DHANË JETËN ATJE PËR LIRINË E VËLLEZËRVE TË TYRE ooooooo ROBEL E SHKUAR RREBELI!!!!!……!
ATA S’ISHIN BANDA POR HEROJ TË KOMBIT OR PAQ FAQËN E ZEZË TI E TË GJITHË ATA QË E KANË KËT MENDIM!!!

JACOBSON – KORRUPSIONI, SFIDA MË E MADHE E KOSOVËS

 

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson i bëri këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit të 116 studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë.

Përfaqësues të institucioneve arsimore dhe organizatave ndërkombëtare, thanë sot në Prishtinë se Kosova ndodhet në një epokë të re të zhvillimit të saj si një faktor pozitiv politik dhe ekonomik në rajon, por ajo përballet me sfida të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit.

​​

Ata i bënë këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit 116 të studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, një ndër institucionet e para të arsimit të lartë jo publik në Kosovë, i themeluar në vitin 2003.

Presidenti i këtij universiteti Winfred Thompson, tha se dita e sotme shënon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një kapitulli të ri në jetën e të diplomuarve.“Çdo vend ka nevojë për talentet më të mira të reja dhe kjo vlen posaçërisht për vende të reja si Kosova ku e ardhmja premton shume por bart në vete edhe shumë rreziqe”, tha ai duke shfaqur shpresën që arsimimi në Universitetin amerikan e ka forcuar përkushtimin e të rinjve për të punuar jo vetëm për suksesin personal por edhe për përmirësimin e vendit dhe shoqërisë.

​Oratorët nënvizuan rolin e këtij Universiteti në një periudhë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Richard Lukaj, kryetar i Bordit të Universitetit i ndau mirënjohje ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për punën e saj në shërbim të një botë më të sigurt, më demokratike e përparimtare dhe në interes të popullit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane vlerësoi arritjet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, por tërhoqi vërejtjen edhe në sfidat që ndodhen para saj, duke vënë theksin tek korrupsioni.

Dua ta nënvizoj këtë çështje tani sepse korrupsioni sipas meje pas tre vjet qëndrimi këtu është sfida më e madhe me të cilën përballet ku vend”, tha ajo, duke u bërë thirrje të diplomuarve që të punojnë për të mirën e vendit të tyre, duke shfrytëzuar mundësitë dhe arsimimin e fituar në këtë universitet.

Universiteti Amerikan në Kosovë u themelua në vitin 2003 me synimin për të ofruar një edukim të cilësisë së lartë amerikane, për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës. Por, gjatë këtyre viteve në këtë institucion kanë studiuar edhe të rinj nga vende tjera të rajonit. za

KUVENDI VIII – HISTORIK PËR LDK-në! – Nga FLORIM ZEQA

Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përballjen finale të Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, përveq se i kemi të qarta vetëm disa prej kandidaturave për kreun e kësaj partie, gjitha të tjerat mbetën enigma të pazbuluara !
Varësisht prej nivelit intelektual, varijojnë edhe përceptimet dhe opinionet e elektoratit, analistëve dhe gazetarëve,…disa prej të cilëve, Kuvendin po e “shëndrrojnë” në fontanë dëshirash, duke harruar se çdo gjë është në dorën e delegatëve të atij kuvendi.
Madje ka edhe deklarata qesharake prej kandidatëve për kryetar partie; ” “Besoj tek mbështetja jashtëzakonisht e madhe e elektoratit të LDK-së…”, duke harruar se nuk janë në përballje me elektoratin, por me një armatë delegatësh të kontrabanduar, vullneti i të cilëve është në shpërputhje të plotë me vullnetin e elektoratit,…është kjo shpërfaqje e politikës adoleshente si dhe përpjekje për mashtrim të opinionit dhe manipulim të delegatëve në kuvend !
Përballja e vlerave me antivlera !
Në Kuvendin e VIII-të, do të thoja historik të LDK-së, përballë njëri-tjetrit do të ndodhen dy taborre delegatësh.
Në njërën anë do të jenë veprimtarët e devotshëm dhe të paluhatshëm të LDK-së, ushtar besnik të filozofisë rugoviane, që do të synojnë rikthimin e frymës rugoviane në këtë subjekt.
Ndërsa në anën tjetër, përballë tyre do të jenë një armatë delegatësh servil, klientelist të kontrabanduar nga ana e kryetarit aktual si; ministra, zv. ministra, deputet, këshilltar politik, vozitës, kamarier, parrukier (ndreqës frizuarsh), lustragjinjë e çka jo tjetër, që me “mund” të madhë kanë arritur të bëhen pjesë e kabinetit (të turpit) qeveritar !
Pra me një fjalë, nuk do të kemi përballje të drejtëpërdrejtë mes kandidatëve, por përballje mes koncepteve dhe ideve politike diametralisht të kundërta.
Do të përballen ato pak vlera rugoviane që kanë arritur të depërtojnë në këtë kuvend, kundrejt manipulimeve të shumta zgjedhore nëpër degë dhe nëndegë të LDK-së, ku delegatët u zgjodhën sipas diktatit dhe orekseve të drejtuesve aktual,…do të përballen kundër antivlerave, kundër servilëve politik, kundër shpërdoruesve dhe përfituesve të vlerave rugoviane në këtë subjekt politik.
Ndarja e “shapit nga sheqeri” !
Kuvendi i VIII-të siq e kam cekur edhe më lartë, do të mbetët historik për LDK-në për shumë arsye, e mbi të gjitha për atë se përfundimisht në këtë subjkekt do të ndahet “shapi nga shqeri”, ngase LDK-ja si e tillë çfare është aktualisht nuk mund të funksionoj tutje,…elektorati i saj nuk do ta pranoj edhe më tutje ngulfatjen e vlerave nga uzurpatorët, puçistët dhe linçuesit e frymës rugoviane në këtë subjekt politik.
Elektorati nuk do t’u qendroj besnik edhe më tutje liderëve humbës të disa palë zgjedhjeve, atyre që u bënë bashkëpjesmarrës në kapjen e institucioneve të shtetit, të atyre që u bënë bashk me krimin dhe korrupsionin duke u pasuruar (u bënë milioner) në kurriz të një populli të varfër,…nuk do t’i qendroj më besnik një lidershipi që tradhëtoi dhe kontrabandoi vullnetin e elektoratit, që theu shpresat e qytetarëve të këtij vendi për jetë dinjitoze në shtetin për të cilin pritën një kohë të gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.
Përgjegjësia historike e delegatëve
Prandaj mbi delegatët e Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së rëndon përgjegjësia historike. Vazhdimi eventual me lidershipin aktual do të thotë shthurje totale e këtij subjekti.
Që kjo të mos ndodhë, nga Kuvendi I VIII-të zgjedhor duhet të nxjerret një lider i përmasave të këtij subjketi; që ka përvojën dhe pjekurinë politike, që ka guximin dhe vendosmërin për arritjen e reformave të mirëfillta strukturore,…jo në bazë të të preferncave, tekeve apo inateve personale, por të bazuar në një platformë ekipore profesionale, sipas meritokracisë dhe standardeve të avancuara,…për vënjën e rendit demokratik mbrenda këtij subjketi, ku secili qytetar të ketë mundësinë të shprehet lirshëm dhe të jetë prezent në vendimarrje sipas sistemit elektoral; “një kandidat, një votë”, kritere këto që do çonin LDK-në drejt fitores historike duke e bërë partinë e parë në vend, si determinuese kryesore të shumë proceseve të rendësishme politike në të ardhmën e afërt të vendit tonë.

NËNDEGA NË BAVARI – LETËR E HAPUR DREJTUAR STRUKTURAVE QENDRORE TË LDK-së

 

 
– Kryesisë të LDK-së,
 
-Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,
 
-Kryesive të Degëve të LDK-së,
 
-Anëtarësisë të LDK-së.
 
     Më 17 maj 2015, Kryesia e Nëndegës të LDK-së në Bavari, e dalë nga Kuvendi i 8-të zgjedhor, mbajti mbledhjen e parë. Veç tjerash, në mbledhje u diskutua edhe mënyra e votimit në kuvendet e Nëndegëve dhe të Degëve. Mbizotëroi mendimi se votimi i fshehtë është i vetmi votim demokratik, kur kemi parasysh hipokrizinë dhe servilizmin neveritës të njerëzve në Kosovë tonë. Mjafton të përmendim rezultatin e shprehur në përqindje, të votimit të hapur, me ngritje të gishtërinjve:  X – Y  u votua 100 %!!! Shtrohet pyetja: A mund të jetë një njeri i pranueshëm për të gjithë? Kurrë, jo, qoftë ai edhe Pejkamber, i dërguar i Zotit në tokë. Rrjedhimisht, kuadrot e dalë nga ky votim, do të jenë me legjitimitet të cunguar, të munguar, përgjatë gjithë mandatit.
 
     Kryesia e Nëndegës për Bavari, vendosi t`u sugjërojë strukturave të partisë, në qendër dhe bazë, këto çështje: 
 
     1. – TË FORMOHET INSTITUCIONI I PËRGJEGJËSISË, për qendrën dhe bazën e LDK-së  
 
      Dihet, mirëfilli, se në LDK-së kanë ndodhur shkelje të rënda të normave partiake, që kanë çuar deri në ndarjen e partisë. Është folur në emër të anëtarësisë, pa e pyetur, pa e konsultuar dhe pa e përfillur fare atë! Kuadro të ndryshëm, madje, deri edhe ata të profilit të lartë, kanë flirtuar me organizatën terroriste të SHIK-ut. Dhe, askush nuk është marrë në përgjegjësi! Prandaj, Institucioni i Përgjegjësisë është i nevojshëm, i domosdoshëm.
 
     2.- SPASTRIMI I LDK-SË NGA AGJENTËT E SHIK-UT
 
     Organizata kriminale e SHIK-ut, e themeluar, enkas, për ta marrë pushtetin me dhunë, ka ekzekutuar 1.800 kuadro civilë dhe ushtarakë, kryesisht, të LDK-së. Disa kuadro të tanishëm të LDK-së, në raste të akuzave të bazuara, për këtë organizatë terroriste e kriminale, e kanë marrë në mbrojtje atë!! Disa të tjerë, e kanë parë si të panevojshme, të tepërt Gjykatën Speciale. Dhe, megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë poste të larta në parti dhe pushtet, edhepse njihen si “Kalë Troje” brenda LDK-së!!!
 
     3.- VLERËSIM RISHTOR PËR STATUSIN, për të gjitha kategoritë e luftës: a) dëshmor; b) invalid i luftës; c) veteran; d) i internuar; e) pjesëmarrës në forma të ndryshme në luftë; f) ndihmës i luftës, e tjera.
 
     Të krijohet një komision vlerësimi i paanshëm, i përgjegjshëm, nga njerëz me integritet moral e njerëzor.
      Komisioni aktual, me gjeneralin matrapaz Agim Çekun në krye, të përjashtohet dhe të procedohet para drejtësisë për: falsifikim, mashtrim, nepotizëm, provincial dhe provokues e përçarës brenda kombëtar. Të ashtuquajturit kryetarë të shoqatave të dala nga lufta, pa hyrë në luftë fare, janë dëshmuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, në organizimin e protestave të mars – prillit 2004, të porositura nga Serbia. Qëllimi ishte realizimi i decentralizimit të pushtetit lokal, thjesht, fshat e enklavë serbe! Prandaj, këta hafije duhet të hetohen për tradhti të lartë kombëtare. 
 
      Gjeneral Çeku, i cili është bërë paçavër, duke ndërruar disa parti, vetëm e vetëm për të zënë një ballë të rehatshëm, kërkon punësim, jo më pak se ministër. Andaj, propozon, pacipshëm, krijimin e një ministrie veteranësh! Në Kosovë është bërë një luftë mbrojtëse, modeste, me kohëzgjatje vetëm 14 mujore; një luftë që ka rezultuar si masakër, me bilancin tragjik e fatalisht disproporcional: 13.500 të vrarë, të ekzekutuar, të masakruar shqiptarë dhe vetëm më pak qindra pushtues të vrarë, pa arritur kurrë shifrën 1.000! Popujt tjerë kanë luftuar pesë (5) vjetë,  p.sh. Lufta e Dytë Botërore; 10 e 20 vjet në kohë të tjera dhe nuk kanë një ministri veteranësh, siç kërkon gjenerali ynë megalloman e hiç.  
 
     4.- KOSOVA TË KËTË SHUMË ZONA ZGJEDHORE
 
      Kosova me një zonë zgjedhore, është imponim i krerëve të SHIK-ut kriminal. Sepse, vetëm në këtë mënyrë arrijnë të bëhen deputetë kuadrot vrastarë të SHIK-ut. Pët rrjedhojë, Parlamenti i Kosovës, sot, është në krye të listës të zezë, me 27 deputetë kriminelë. Kompromisi i SHIK-ut me parittë tjera, përfshi këtu edhe LDK-në, për votim: Kosova me një zonë zgjedhore, ka pasur interesin vetjak e klanor të Kryesive partiake, anëtarët kryesorë të të cilave, kanë siguruar për vete ulësen në Parlament. E turpshme deri në skajmëri!
 
     Zgjidhja më e mirë do të ishte votimi klasik, ballafaqimi me votë i kandidatëve, i vlerave, në nival komunal.
 
     Edhe lista emërore e kandidatëve, me shpërfilljen e renditjes sipas gërmave të alfabetit, është hileqare, imponuese, djallëzore dhe turpëruese deri në rrugaçëri. Renditja alfabetike, është e pranueshme dhe njerëzore. Brenda partisë, kandidatët për strukturat drejtuese të partisë dhe deputetë, duhet të jenë, domosdoshmërisht dhe absolutisht, të barabartë.
 
     Urojmë për mirëkuptim!
 
                                KRYESIA E NËNDEGËS TË LDK-SË NË BAVARI
                                                     Kryetari
                                                IDRIZ ZEQIRAJ

ANALISTËT – PRISHTINA E NDROJTUR NDAJ RASTIT TË KUMANOVËS

 

Incidenti i armatosur në Kumanovë, ku u përplasën organet e rendit të Maqedonisë dhe një grup i armatosur, po përdoret nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës për ta dëmtuar imazhin e vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Sipas tyre, në mjaft raste, qarqe të caktuara në vendet e rajonit dhe më gjerë, e kanë quajtur Kosovën, si “eksportuese të konfliktit”, duke përdorur edhe termin “terrorizëm”.

Në incidentin e Kumanovës, mbetën të vrarë 18 persona, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Nga personat e vrarë, 9 prej tyre janë nga Kosova, si dhe të arrestuar 19 të tjerë.

Halil Matoshi, analist i çështjeve politike, thotë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të heshtin lidhur me informatat eventuale që mund t’i kenë rreth incidentit në Maqedoni, ashtu sikurse edhe për trajtimin e shtetasve të saj, të vrarë në këtë incident.

“Ata mund të kenë qenë luftëtarë të denjë të luftërave në vitin ’99, përkatësisht të vitit 2001 në Maqedoni dhe duhet të respektohen si të tillë, pa marrë parasysh që kanë mundur që këtë herë të bien ndesh me ligjet dhe parimet e moscenueshmërisë së kufijve të shteteve të Ballkanit. Kështu që, secilit duhet dhënë meritat për punët e mira dhe të mbara, por edhe secili duhet të ndëshkohet për punët e mbrapshta”, ka thënë Matoshi.

Njohësi i rrethanave të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish pjesëmarrës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë duhet të ekzistojë aspekti i këmbimit të informacioneve.

Ndryshe, ai e ka vlerësuar si të drejtë angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe interesimin e tyre për shtetasit e saj të përfshirë në incidentit në Kumanovë.

Megjithatë, sipas tij, institucionet e Kosovës është dashur të interesohen më shumë për shtetasit e vet që janë të arrestuar dhe janë në paraburgim në Maqedoni.

“Në këtë rast është dashur që institucionet të angazhohen në aspektin e ftesës për mbikëqyrje, sidomos nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, por edhe Human Rrights Watch dhe të tjerëve, që në njëfarë formë ta mbikëqyrin trajtimin në fazën e paraburgimit atje”.

“Mirëpo, përgjithësisht, mendoj që institucionet përgjegjëse, në këtë rast, duhet të jenë më transparente dhe të japin informacion, sepse krijon qetësi në opinion, ne këtë situatë”.

Por, analisti Matoshi, thotë se heshtja e institucioneve të Kosovës, ndaj asaj se si duhet qasur dhe trajtuar personat e përfshirë në incidentin në Kumanovë, nënkupton, siç i ka quajtur ai, “brishtësinë” e këtyre institucioneve.

Sipas tij, institucionet “nuk kanë guxim” dhe mbi të gjitha, siç thotë ai, “nuk e kanë kontrollin mbi popullin dhe grupet e ndryshme të interesit, përkatësisht edhe grupet paraushtarake”.

“Definitivisht, një grup me uniforma, me emblema dhe me armatime, nuk ka se si të konsiderohet ndryshe. Por, Isa Mustafa [kryeministër] me Skënder Hysenin [ministër i Brendshëm] nuk i kontrollojnë këto grupe, ish- UÇK-në, veteranët e luftës dhe të tjerë. Këtu është problemi. Këta as nuk kanë guxim që të distancohen, përderisa angazhohen për mbrojtjen e Maqedonisë si shtet unik. Këta, në njëfarë mënyre edhe po e thonë, por me “gjysmë goje’”, thotë Matoshi.

Edhe Ibishi vlerëson se institucionet duhet të jenë më transparente lidhur me rastin, sepse sipas tij, asgjë nuk duhet të jetë, siç e quan ai “top sekret”.

“Unë nuk dua të futem në spekulime se a kanë frikë apo duan të presin informacione shtesë, për ta rrumbullakuar tërësinë. Por, sido që të jetë, edhe për ato informacione që i kanë duhet të jenë më transparente. Nuk ka sot diçka që mund të jetë top sekrete dhe që s’mund të thuhet”.

Ndryshe, tetë nga nëntë shtetasit e Kosovës, të cilët janë vrarë në incidentin e Kumanovës, do të varrosen sot në Prishtinë, në Varrezat e Dëshmorëve.

VJOSA OSMANI – PLATFORMA IME, PLATFORMË E FITORES

Deputetja më e votuar në gjithë Kosovën dhe kandidatja për kryetare e LDK-së në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se elektorati i LDK-së e ka të qartë se ku është LDK sot dhe se do të vendosë se kush do ta udhëheq këtë parti më tutje.

“Është e domosdoshme ripërtëritja e LDK-së sepse dihet se kjo parti që nga viti 2007 nuk ka arritur t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Osmani.

Sipas saj platforma e saj për LDK-në nuk ka të bëjë me koalicionin e tanishëm, por ka të bëjë me fuqinë e LDK-së si partia më e madhe në vend.

“Platforma ime është platformë e fitores”, tha Osmani.

Ajo tha se do të insistojnë që në zgjedhje të bëhet një anëtar, një votë.

BEG RIZAJT – VARRI I DËSHMORIT – Poezi nga AGIM GASHI

 

Eja or Beg Rizaj se po të pret varri
Sa ta kanë lakmi spiuni e tradhëtari,
Ti re për atdhe, u ngjalle përsëri
Tradhëtarët t’gjallë e të vdekur, ska n’dhé kush me i shti.

Eja o Beg Rizaj, tek shokët e betejave,
I paska marr malli, po iu ndrit hareja,
Shkove iu bashkove, veprave të lavdisë
Kshtu rilindin n’fronte, trimat e Arbnisë.

Djali po t’shiqon, lotë s’i shef në sy,
Ai mirë e di, ti re për liri,
Do t’shkoj rrugës sate, derisa t’fitojmë,
Nëse ashtë nevoja, gra e fmijë luftojmë.

Lamtur o Beg ti biri i Dukagjinit
Kur të lshuan në vorr, i ndali valet Drini,
Edhe zogjt e malit, kangen kanë pushu
Veç me cicërrima, Ty të kanë nderu.

Flej i qetë o trim, Ti dëshmor lirie,
Në atë kompleks varresh, varre Arbërie,
Të vjen Ty Shkelzeni, varret t’i sheron
Fresku i Dukagjinit, ballin ta freskon.

23.05.2015
Kosovë

DELEGATËT E KUVENDIT TË LDK-së E KANË ARSYEN E FORTË TË VOTOJNË PËR NJERËZIT E LINJËS RUGOVIANE – Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

Zgjedhjet mbrenda LDK-se shpërfaqën dobësitë e radhës në këtë subjekt politik. Në shumë degë u zgjodhën për kryetarë prap personat e njejtë, disa me aklamacion të turpshem të stilit komunist. Paraprakisht edhe nëpër degë pati proces zgjedhor sa për sy e faqe. Tubimet zgjedhore u bën në heshtje ose u thirren në këto tubime njerëzit të cilët e përkrahin kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafën. Kjo sigurisht së nuk përkon asesi me rregullat demokratike të lojës, dhe as me statusin e LDK-së. U zgjodhen të dëgjueshmit, karrieristët dhe së fundi antirugovistët .Disa degë bën përjashtime sepse aty qëlluan disa përsonalitete të forta të LDK-së, të cilët nuk lejuan manipulime në procesin zgjedhor. E për ço lavdatë ishin zgjedhja e delegatëve dhe kryetarëve të degëve në diasporë. Këta në krye kanë instaluar në heshtje një fenomen anitrugovian që nuk ka lidhje me traditën e LDK-së, që nuk ka lidhje me vizionin e presidentit historik të Kosovës, dhe themelusit të LDK-së, dr. Ibrahim Rugovës.Ky instalim i tipit komunist apo i tipit diktatorial që po bëhët për interesa të Grupit të Isa Mustafës, po e mbysin demokracinë e mbrendshme të LDK-së, po e mbysin qdo vlerë rugoviane, po e mbysin konkurrencën e mirëfilltë politike. Grupit të Isa Mustafës i instaluar mbrenda LDK-së, nuk iu intereson fort fati i subjektit dikur më të madh politik, nuk iu intereson ta ndjekin rrugën e emblemës së kombit dr. Ibrahim Rugovës. LDK-ja rugoviane këtyre iu hyn në funksion vetëm kur mbahen zgjedhjet, dhe asgjë më shumë. Këtu mund edhe të jam gabim ,por besoj të ndëruar lexues, elektorat i respektuar dhe përkrahës të devotshem të LDK-së, së Grupi i Isa Mustafës nuk është linjën politike rugoviane.’Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë në LDK-e’ , kishte dëklaruar në një intervistë shkrimtari, historiani dhe publicisti , Jusuf Buxhovi, njëri nder themeluesit e LDK-së. Lëre që shumë nga të zgjedhurit neper degë janë zgjedhë nga grupi i Isa Mustafës, por shumë nga ata janë edhe thëm edhe janë gjysëm analfabet. Janë të pa pregaditur krejt politikisht. Këta nuk i duhen LDK-së. Nuk i duhen qytetit apo BT ku veprojnë , nuk i duhen Kosovës. Këta iu hynë në shërbim vetëm grupit të Isa Mustafës, dhe disa servilëve aty afer për ti realizuar interesat e tyre përsonale , për të mbetur në pushtet pa asnjë meritë. Këta pas gjithë dëmit të madh që ia shkaktuan LDK-së ishte dashur të largohen , për tu lëshuar rrugë vlerave, për tu lëshuar rrugë njerëzve të devotshem të LDK-së. Njerëz të tillë ka në këtë subjekt politik të cilët më fanatizem ruajnë vlerat rugoviane, të cilët me fanatizem dhe më përkushtim i avansojnë proceset përpara.Kuvendi zgjedhor i LDK-së, do të duhej të jetë shumë vigjilent për të mirën e LDK-së , për të mirën e Kosovës dhe të zgjedhë me të mirët . Rrugëtimi i LDK-së ishte i gjatë, i mundimshem dhe plotë sakrifica , për ta lënë ate në duarë të intersgjinjëve politik.Për LDK-në është investuar shumë që tu lihet në dispozicion të pa dinjitetshmive. Këta bashkë më keqëbëresit tjerë politik, të kësaj klase të korruptuar dhe të kriminalizuar politike, sa më parë që të largohen nga postet e uzurpuara politike, aq më shpejt do të zgjidhen edhe problemet më të cilët tash e shumë kohë po përballët Kosova. Nese nuk largohet kjo strukturë e degraduar me e lartë politike e LDK-së, nuk kemi qka të presim së do të bëhët mirë jo vetëm në LDK.Me të korruptuarit asnjë milimeter nuk kemi mundësi të ecim përpara,si dhe nuk ka avansim të ekonomisë së rrënuar për toke. Nuk do të kemi investime të jashtme pa të cilat nuk kemi mundësi ta kapercejmë krizën.
Të gjitha këto duhet ti venë në pëshore mirë delegatët dhe të votojnë për më të mirët, të votojnë për ata të cilët janë të dinjitetshem, të votojnë për ata që i kanë të gjitha potencialet që ta luftojnë krimin deri ne fund.Ne këtë skenë politike të ndërlikuar dhe shumë të pa qartësuar, një figurë e cila ende nuk është shtërruar politikisht është ish presidenti dhe kryetari i nderit të LDK-së ,dr. Fatmir Sejdiu.Kurrë në jetën time nuk kam përkrahur dikend më ndonjë interes apo diqka tjetër.E kam përkrahuar pa rezerva LDK-në rugoviane.E kam përkrahur një koncept të mirë politik me orjentime të qarta kombëtare dhe pro Perëndimore të një vizonari të madh, siq ishte Rugova. Kurrë kushtimisht të thëm as që jam njohur për afër më strukturat e kësaj partie politke.Prandaj, besoj që në këtë analizë timen , nuk do gaboj nese them se Sejdiu i duhet ende LDK-së dhe Kosovës, duke mos i lënë anash për asnjë moment edhe shumë të tjerë në ketë mes të cilët meritojnë përkrahje. Por, dihet së vetëm njëri nga pretendentet duhet të jetë i pari. Edhe si intelektual por edhe si njerëz besnik të linjës politike të presidentit Rugova janë edhe Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arbën Gashi, Naser Rugova, Donika Gërvalla, Saim Tahiraj, Anton Quni e të tjerë të cilët nuk i kam përmendur më këtë rast. Një kaptinë e veqantë ishte dashur të jetë inkuadrimi edhe i shumë të rinjëve të cilët janë të përgaditur mirë profesionalisht dhe moralisht për ta bartur pëshën e madhe që bartë ne vete politika si profesion.Kështu siq janë bërë punët llugë në Kosovë, nuk kemi mundësi të inkuadrohemi në organizma ndërkombëtare , nuk kemi mundësi të behëmi edhe për shumë kohë pjesë e Evropës së Bashkuar. Delegatët e kuvendit të LDK-së, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji do të duhej të marrin kurajon qytetare, për të mirën e LDK-së pa dyshim e ti vën interesat e partisë dhe shtetit para interesave përsonale , sepse kjo struktuarë është larguar nga kërkesat dhe interesat e elektoratit dhe është larguar kështu edhe nga interesat e popullit.Miqët tanë ndërkombëtar janë duke na thënë pa rreshtur së nuk jemi duke punuar mirë , së kjo klasë politike nuk e ka dhënë provimin për të mirë. Daullët bien për atë që kanë vesh thotë një fjalë e popullit. Mjerimi social që e ka kapluar Kosovën nuk ka mundesi të zvoglohet më mendësi të së kaluarës së hidhur për shqiptarët. Forcimi i LDK-së bëhët me vlera të trashëguara nga presidenti Rugova. Forcimi i LDK-së, bëhët me kuadro të forta të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme para popullit dhe para Zotit . Dhashtë Zoti që në kuvend do të mbretëroj arsyea dhe të zgjedhen ata të cilët vërtetë e meritojnë …

TRI ZHVARRIMET E ISA BOLETINIT

VOAL – Mulla Asllan Murati, i cili për 14 vjet e ka mbajtur sekret vendndodhjen e eshtrave të Isa Boletinit, tregon për organizimin që ishte bërë më 1998 për ta bërë zhvarrosjen e mbetjeve mortore.

Imami i xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka folur për arsyet që e kishin detyruar zhvarrosjen e heroit, flet për shkuarjen në Mal të Zi dhe kërkesën që ishte bërë tek autoritetet e atjeshme për ta bërë tërheqjen e eshtrave pa treguar se bëhej fjalë edhe për Isa Boletinin.

Ai po ashtu rrëfen se varrezat në Podgoricë po rrezikoheshin nga ndërtimet e qytetit, ndërsa tregon për angazhimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova lidhur me këtë çështje, i cili kishte financuar shkuarjen në Podgoricë, dhe kishte vendosur që rivarrimi të mos bëhet në vitin 2004.

Murati tregon edhe për rivarrosjen e eshtrave në oborr të xhamisë e më pas edhe në oborr të shtëpisë së vet, përcjell koha.net. Thotë se është kategorikisht kundër rivarrimit në Vlorë, gjë për të cilën ka disa arsye.

NË DEÇAN PO BËHEN HOMAZHE PËR BEG RIZAJN

VOAL – Në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan kanë filluar homazhet në nderim të të të rënit në Kumanovë Beg Rizaj.

Para arkivolit të Beg Rizajt të mbuluar me flamurin kombëtar po bëjnë roje nderi bashkëqytetarë të tij të veshur me uniforma të UÇK-së.

Ata janë bashkëluftëtarët e tij nga njësiti i UÇK-së “Shqiponjat e Zeza”, ku Begu ishte epror gjatë luftës në Kosovë.

Në ndërkohë shumë qytetarë të Deçanit kanë filluar të bëjnë homazhe para arkivolit të ish – luftëtarit të UÇK-së.

Sot në orën 14 pritet të mbahet tubimi mortor në sheshin e Deçanit ndërsa Rizaj do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Beg Rizaj nga fshati Prekolluk i Deçanit u vra më 9 maj në Kumanovë gjatë përleshjeve të armatosura me policinë maqedonase.

Në këtë përleshje janë vrarë edhe tetë shtetas tjerë të Kosovës që pritet të varrosen të martën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Image
Image
Image

SOT NË PRISHTINË ZBULOHET SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT

Sot në Prishtinë zbulohet shtatorja e heroit Ismail Qemali, ku në ceremoninë e zbulimit të shtatores, i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, e cila ka organizuar ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatore.

Shtatorja do të vendoset para ndërtesës së re të Qeverisë, tek ish- pallati i Shtypit. Shtatorja e Ismail Qemalit është vendosur para kësaj ndërtesë pasditen e djeshme.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Idetë e projektit të vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe të Hasan Prishtinës në Vlorë, u patën shpalosë në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

VJOSA OSMANI – SI KRYETARE DO TA TËRHEQ LDK-në NGA KOALICIONI ME PDK-në

 

Deputetja më e votuar e Kosovës ka vendosur ta sfidojë veten sërish.

Vjosa Osmani ka vendosur të provojë të marrë lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Osmani e ka shpallur kandidaturën e saj duke shpalosur platformën në emisionin Interaktiv në KTV.

“Tashmë janë deleguar 355 delegatë për Kuvendin Zgjedhor të 31 majit. Duke marrë besimin të jem një prej këtyre delegatëve, duke e parë disponimin e anëtarësisë që më ka kërkuar të marrë përgjegjësi, kam vendosur të garoj zyrtarisht për kryetare të LDK-së”, ka thënë Osmani.

Platforma me të cilën ajo synon të mundë Mustafën përmban 10 pika dhe ka të bëjë me gjithëpërfshirjen, premtimin për luftimin e krimit të organizuar në Kosovë si dhe kthimin e LDK-së si forca e parë politike në vend.

“Synimi kryesor është që LDK të kthehet sërish si partia më e madhe në Kosovë. Kjo nuk bëhet duke qenë në koalicion me PDK-në, nuk bëhet duke e votuar Hashim Thaçin për president, sepse kjo nuk i bën nder Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka premtuar se nëse bëhet kryetare e LDK-së do të tërheqë partinë e saj nga koalicioni me PDK-në, menjëherë pas votimit të Gjykatës Speciale.

Osmani gjithashtu ka premtuar ndërrimin e statutit të partisë për të pasur mundësinë e “një anëtar – një votë”, në mënyrë që të gjithë anëtarët të kenë të drejtën e marrjes së vendimit.

Gjithashtu, ka propozuar që me statut të rregullohet marrja e përgjegjësisë, që do të thoshte largimin nga drejtimi i partisë nëse ajo i humbë zgjedhjet e përgjithshme, përcjell koha.net. Osmani tha se shpreson që këto ditë të mos ketë ndikime dhe presione dhe që vota e fshehtë më 31 maj të respektohet.

BEG RIZAJ VARROSET TË DIELËN NË KOMPLEKSIN MEMORIAL NË GLLOGJAN

 

Beg Rizaj, që u vra në luftimet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, do të varroset të dielën në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.

Lajmin e ka bërë me dijet kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj i AAK-së.
“Qytetarë të nderuar gjithë andej trojeve etnike, ju njoftojmë se varrimi i luftëtarit e komandantit Beg Rizaj i rënë në Kumanovë do bëhet të dielën më 24 maj, në ora 16:00 në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.

Ndërsa tubimi mortor mbahet në Sheshin e Deçanit para Objektit të Komunës së Deçanit, duke filluar nga ora 14:00”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në Facebook, teksa ka shtuar se për detaje të tjera opinioni do të informohet nesër pas takimit të Këshillit Organizativ. kp

OVL-UÇK – TË VRARËT NË KUMANOVË TË VARROSEN NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË PRISHTINË

OVL-UÇK dhe disa nga familjet e kosovarëve të vrarë në Kumanovë janë pajtuar dhe kërkojnë që trupat e 9 të vrarëve në Lagjen e Trimave të varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Megjithatë ende nuk dihet nëse do të ndodh diçka e tillë.

OVL-UÇK po presin që rëndësinë e kërkesës së tyre që të vrarët në konfliktin e Kumanovës ta kuptojnë të gjitha familjet e të vrarëve dhe të pranojnë që djemtë e tyre të varrosen si dëshmorë në varrezat e tyre në kryeqytet. Kështu ka thënë për Gazetën Express u.d. i OVL-UÇK’së, Smajl Elezaj.

Ai ka treguar se për këtë do të merret vendimi përfundimtarë në ditët në vijim, kur edhe të përfundoj ekspertiza e viktimave që po kryet në Kosovë.

“Ata duhet të varrosen në varrezat e dëshmorëve. Për këtë janë pajtuar një pjesë e familjeve. Presim që edhe familjet tjera të kuptojnë rëndësinë e kësaj. Ne ata duhet ti respektojmë ata djem si heronj dhe luftën e atyre trimave në Kumanovë e vlerësojmë si luftë kombëtare dhe do ta quajmë “Beteja e Kumanovës””, tha Elezaj për Gazetën Express.

Në Kumanovë, dy javë më parë u vranë nëntë kosovarë që kishin nisur një konflikt të armatosur me forcat maqedonase në Lagjen e Trimave. Deri me sot ka shumë dilema dhe paqartësi për konfliktin e ndodhur atje, ku në total u vranë 14 dhe u arrestuan edhe rreth 30 shqiptarë të tjerë.

Trupat e nëntë kosovarëve të vrarë atje janë sjellë në Kosovë të enjten, në orët vona të mbrëmjes dhe pritet të varrosën më ditët në vijim.

KJO ËSHTË FOTOGRAFIA E FUNDIT BASHKË E KOSOVARËVE QË U VRANË NË KUMANOVË

Kjo fotografi është e fundit që shihen bashkë 6 nga nëntë kosovarët e vrarë në Kumanovë.

Fotografia e bërë në momentet kur këta djem kaluan kufirin maqedonas do të mbetet si kujtim i fundit i tyre dhe ‘luftës’ së tyre në Kumanovë, shkruan Gazeta Express.

Fotografia është shpërndarë shumë shpejt nëpër rrjetet sociale nga të afër të këtyre të vrarëve në konfliktin e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave.

Petrit Selimi bën selfie me Daçiqin, me vete edhe djalin

 

Kanë shpërthyer kritikat në rrjetin social Facebook, ndaj një selfie që zëvendminsitri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e ka bërë me zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në foto shihet fytyra paska e buzëqeshur e zëvendësministrit të Hashim Thaçit, dhe ajo e ngrysur e ministrit nga Serbia, Daçiq.

Në foto, Selimi mban edhe djalin e tij të vogël.

Të dy janë takuar në Tiranë, në kuadër të një takimi vjetor të ministrave të Rajonit. kd

VJOSA OSMANI ZYRTARIZON KANDIDATURËN PËR KRYETARE TË LDK-së

 

Dhjetë ditë para zgjedhjeve të brendshme në LDK, Vjosa Osmani nuk ka më dilema.

Deputetja më e votuar në Kosovë ka vendosur të sfidojë kryetarin aktual të partisë dhe kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Në Interaktiv, Osmani e ka shpalosur platformën, me të cilën synon të udhëheqë me partinë tradicionale të vendit.

Osmani ka thënë se do ta prezantojë çdo ditë platformën e saj dhe se beson që shumica e delegatëve në Kuvendin e 31 majit do ta përkrahin atë.

Qëllimi kryesor i Osmanit dhe ekipit të saj është kthimi i LDK-së si partia e parë në vend.

Kryetari aktual dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, do ta kërkojë një mandat të dytë në krye të LDK-së, përcjell koha.net. Përveç Osmanit, në garë pritet të hyjë edhe ish-kryetari i saj, Fatmir Sejdiu. kp

MASAKRA E DUBRAVËS – KRIM I PLANIFIKUAR NGA SHTETI SERB

 

Janë bërë 16 vjet nga masakra famëkeqe e shtetit serb e kryer në Burgun e Dubravës në vitin 1999.

Masakra kishte nisur më 19 maj, për të vazhduar edhe tri ditë të tjera, e ku mbetën të vrarë më shumë se 120 të burgosur dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Më shumë se 900 të burgosur shqiptarë, kryesisht të burgosur politikë, ishin bërë pjesë e një plani monstruoz të shtetit serb, i cili i kishte sjellë në Burgun e Dubravës, vend ky që ishte kthyer në cak të sulmeve të NATO-s, pasi që paraprakisht aty ishin vendosur forcat ushtarake e policore serbe.

Nait Hasani është një prej të mbijetuarve të kësaj masakre. Ai thotë se ishin ushtarët, policët, gardianët, e madje edhe të burgosurit serbë që ishin armatosur, ata që shtinë mbi të burgosurit e mbledhur në fushën e sportit në këtë burg.

“Aty janë vrarë mbi 100 vetë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë, që do të thotë se pas luftës së dytë botërore është masakra më çnjerëzore nga Aushvici që është bërë në kohën e Hitlerit. Serbia në këtë formë ka bërë një masakër ndaj të burgosurve dhe sot e 16 vjet nuk ka asnjë përgjegjësi”, rrëfën Hasani.

Hasani dhe të mbijetuarit tjerë, kanë argumente se ky krim ishte planifikuar nga shteti serb, ndërsa janë të zhgënjyer me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare për heshtjen e këtij krimi, me arsyetimin se nuk kanë kompetencë t’i hetojnë njerëzit që nuk janë në Kosovë. Por, profesori i të drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu thotë se kjo është e paqëndrueshme.

“Me të drejtën nacionale të Kosovës, por edhe me të drejtën ndërkombëtare penale, por edhe me juridiksionin, me pushtetin e atëhershëm të UNMIK-ut dhe tani të EULEX-it, këta kanë të drejtë të iniciojnë procedurën e hetimeve, vetë me kapacitetet e tyre dhe të lëshojnë fletarreste që këto t’i bëjë Interpoli dhe Europoli”, thotë Salihu për Radio Kosovën.

Ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se Kuvendi e ka kryer punën e vetë sa i përket masakrës në Burgun e Dubravës, por përgjegjësia kryesore i bie Qeverisë.

“Në fund të fundit, bisedimet në Bruksel janë zhvilluar nga ekzekutivi dhe ekzekutivi e ka përgjegjësinë kryesore për këtë çështje”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Ligjvënësit i fajësojnë qeverinë aktuale dhe qeveritë e deritashme që nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim. Në mënyrë të veçantë e fajësojnë Ministrinë e Drejtësisë. Kreu i kësaj ministrie, Hajredin Kuçi tha për Radio Kosovën se kërkesën për hetimi për masakrën në Burgun e Dubravës e ka bërë që në ditët e para kur është emëruar ministër i Drejtësisë në mandatin e parë.

Ai theksoi se u ka dërguar letër të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë përfshirë edhe Serbinë, për të dhënë informata për udhëheqësit e asaj kohe në Burgun e Dubravës dhe për ekstradimin e tyre në Kosovë.

Ndryshe, tani brenda burgut të Dubravës është ndërtuar një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër. Ka edhe të tillë që kanë qenë në burg dhe tani konsiderohen të zhdukur, prandaj e vërteta për Dubravën edh sot e kësaj dite mbetet e pasqaruar. rel

masakra e dubraves

DORIS PACK – KOSOVA DUHET TË HIQET NGA PREAMBULA E KUSHTETUTËS SË SERBISË

 

Preambula në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën precizohet se Kosova është pjesë e territorit të saj, jo vetëm që nuk është në përputhje me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në regjion, por përplaset edhe me tendencat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vlerëson Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e partisë CDU, parti kjo e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ndryshe, anëtarët e ekipit për veprim në Kuvendin e Serbisë për reformimin e sistemit politik, kanë theksuar se definicioni i Kosovës në preambulën e kushtetutës nuk do të hiqet ose ndryshohet kur të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Doris Pack, duke folur për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i definimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që mëtojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë e dinë se deri në momentin kur Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, çështja e marrëdhënieve me fqinjët duhet të zgjidhet. Kështu që, jam e bindur që do të nevojitet ndryshimi i sërishëm i Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se kjo nuk ndodhë tash”.

“Në fakt, ky është moment i mirë për të eliminuar preambulën, por kam përshtypjen se kjo do të ishte e parakohshme, për shkak se politikanët nuk i kanë përgatitur qytetarët. Është përsëritur shumë herë dhe tone të tilla po dëgjohen edhe nga burrështetasit e huaj, se çështja me preambulën, duhet të pastrohet, gjë që nënkupton edhe një ndryshim të Kushtetutës”, tha Pack.

Siçka thënë ajo, ende nuk ka ardhur momenti i hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, por, sipas saj, çështja e heqjes së preambulës do të aktualizohet përsëri në fund të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe autoritetet serbe do të duhet të ballafaqohen me këtë çështje.

“Në këtë moment, askush nuk do të insistojë në ndryshimin e preambulës, në qoftë se për këtë nuk ekziston gatishmëria. Nuk jam nga ata që sugjeroj që kjo duhet të bëhet menjëherë, por është definitive se kjo duhet bërë kurdo qoftë. Mbetet tek ata që të gjejnë momentin e duhur, sepse kjo është e pashmangshme”.

“Momenti final për pranimin e rezultatit të pashmangshëm është oborri i Bashkimit Evropian, ndërkohë që bisedimet janë në vazhdim e sipër. Në këtë proces, do të kalojë koha dhe në fund do të arrijmë deri te një pikë kur Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Pack.

Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një shtet, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në mënyrë precize.

“Kjo thjeshtë nuk është e mundur”, ka thënë Pack. rel

JEVTIQ PREMTON KTHIMIN E SHQIPTARËVE NË KROIN E VITAKUT

 

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Dalibor Jevtiq, dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, kanë arritur marrëveshje për formimin e një grupi punues, për të zgjidhur problemet në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, që kanë të bëjnë me kthimin e shqiptarëve të zhvendosur.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ky grup punues do të përbëhet nga dy përfaqësues të kthyer shqiptarë, banorë të Kroit të Vitakut, pjesëtarë të komunitetit serb, dy kryetarët e komunave, ministrat Mariq dhe Jevtiq, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ministri Jevtiq citohet të ketë thënë se çështja e kthimit të shqiptarëve në Kroin e Vitakut do të zgjidhet në mënyrë transparente.

“Është bërë një hap i rëndësishëm në qasjen për zgjidhjen e problemit të lagjes Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Pas bisedimeve disaorëshe me familjet e zhvendosura të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, kemi rënë dakord për të formuar një grup punues, i cili do të përbëhet nga të gjitha palët dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të Kosovës, si dhe organizatat ndërkombëtare, ashtu që çështja e kthimit në Kroin e Vitakut të zgjidhet në mënyrë transparente dhe të rezultojë në një zgjidhje afatgjate dhe paqësore”, citohet të ketë thënë ministri Jevtiq.

Në lagjen Kroi i Vitakut ka pasur shpesh incidente pasi serbët e atjeshëm kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë. rel

SEANCA PËR GJYKATËN SPECIALE – MË 29 MAJ

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në seancën e ardhshme e cila do të mbahet më 29 maj, të procedohen amendamentet kushtetuese që i hapet rrugë Gjykatës Speciale. Po atë ditë pritet që edhe ligji për gjykatën të shqyrtohet dhe miratohet.

Kështu u tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes , Glauk Konjufca tha se është shumë e dëmshme themelimi i kësaj gjykate sepse dihet se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Ne do t’i bëjmë të gjitha veprimet për të mos u votuar gjykata. Ky është një dëm i pariparueshëm nëse ndodh”, ka thënë ai.

Kurse, Pal Lekaj i AAK-së, tha se grupi parlamentar i AAK-së, shpreh shqetësimin rreth krijimit të kësaj gjykate.

“Krijimi i Gjykatës Speciale është sui generis. Ne themi se Qeveria e Kosovës dhe të gjitha shtyllat janë treguar të pa afta dhe kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje që t’i merret mëvetësia”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se deri më tani nuk është vendosur se si do ta kundërshtojnë themelimin e kësaj gjykate por në ditët në vazhdim do të koordinohen.

Ndërsa, Adem Grabovci i PDK-së, deklaroi se ka të bëjë me një çështje tepër të rëndësishme dhe sensitive. Ai shtoi se më 23 prill të vitit të kaluar kanë votuar pro themelimit të kësaj gjykate

“Kjo çështje nuk me lejon të bëjë politikë. Kam marr besimin e qytetarëve që t’i mbroj interesat e vendit dhe interesat kombëtare.

Ne nuk kemi nevojë të frikësohemi por ta mbrojmë interesin luftës sonë çlirimtare”, ka thënë ai.

Lidhur me deklaratat e opozitës se nuk do ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, Grabofci tha se nuk kanë nevojë ta bindin askënd se si të votojë.

Ismet Beqiri i LDK-së, tha se në mes Rusisë dhe SHBA-ve, ata zgjedhin ata që ishin dhe janë për krah Kosovës.

“Në këtë situatë asnjë parti nuk do duhej të mundohej të përfitonte politikisht. Më së paku duhet të shtrohet çështja në qoftë se i kemi votat por duhet të votojmë dhe të mos lejojmë që të shkon kjo çështje atje ku kemi shumë armiq. Ne do të votojmë përsëri sikurse kemi votuar vitin e kaluar dhe është bërë e pa tejkaluar krijimi i Gjykatës Speciale.”, ka thënë ai.kp

EDI RAMA NESËR NË PRISHTINË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do ta vizitojë Kosovës. Ai do të jetë prezent në cermonin e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetime delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar. kp

BEQIRI – SHKELJE BRUTALE TË LIGJEVE NDAJ GRUPIT TË PARABURGOSUR TË KUMANOVËS

Arrestimi i grupit të armatosur në Kumanovë ka shtuar zërat për shkelje ligjore, dyshime për torturë dhe veprime tjera antiligjore.

Prof.dr. Mitasin Beqiri, profesor universitar i kriminologjisë dhe penologjisë dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Burgjeve në Maqedoni përgjigjet në INA mbi procedurat dhe të vërtetën se çfarë kanë ndodhur me grupin e Kumanovës, pas shqetësimeve të avokatëve për tortura, brutalitet dhe shkelje ligjore gjatë procedurave nga privimi i tyre.

Ngjarja me grupin e dorëzuar në rastin e Kumanovës, ka nxitur shumë zëra dhe dyshime për shkelje ligjore dhe të procedurave, dyshime për torturim dhe akte tjera antiligjore. Çfarë mund të na thoni në këtë drejtim se si është trajtuar sipas jush ky rast?

Beqiri: Sipas analizave të bëra nga ajo që publikohet dhe shqetësimet e shprehura nga avokatët mbrojtës dhe Avokati i Popullit, mund të them se nuk janë respektuar ligjet dhe ka shkelje të mëdha ligjore dhe të procedurave.
Është e habitshme se si nuk respektohet imuniteti i ambasadorit që ka kërkuar vizitë dhe që nuk i është dhënë leje. Familjarët kanë qëndruar me shumë vuajtje, nënçmime para dyerve të burgut të Shutkës dhe një pjesë e tyre mezi kanë kryer vizita e shkurtëra. Kjo u pa edhe në fotot dhe deklaratat e familjarëve. Personat e privuar janë rrahur prej Kumanove deri në Shkup dhe kjo shihet në pamjet e MPB-së. Kjo ka ndodhur edhe kur kanë shkuar në pyetje tek gjykatësi i procedurës paraprake. Nga vendi i arrestimit deri tek gjykatësi personat e privuar mbahen në stacion policor deri në 72 orë. Kjo është faza më e errët e mbajtjes së personave të privuar në stacionet policore. Këtu rrihen, maltretohen, nënçmohen dhe pësojnë të zezat e ullirit. Më pas pason dërgimi tek gjykatësi hetues, i cili ka për detyrë që në ate gjendje të rrahur dhe maltretuar, të cakton masën e shërimit të detyrueshëm në spital e jo masën e paraburgimit, siç ka ndodhur me këtë grup. Me këtë duhet të nxjerrim në pah se organet policore vihen në pozitë mbi prokurorinë dhe gjykatën, ndërsa në fakt duhet të jenë në shërbim të këtyre institucioneve.
Gjykatësi i procedurës paraprake me kryetarin e Gjyqit Themelor Shkupi 1, e kanë për obligim që të shkojnë në paraburgim ti shohin personat e paraburgosur.
Në këtë fazë, personat e privuar kanë të drejtë t’i shohin përfaqësuesi i ambasadës së vendit përkatës, Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë, Komiteti për Torturë dhe Sjellje çnjerëzore dhe nëse shihet se është tejkalu sjellja e organeve të rendit duhet të merren masa ndaj policëve përgjegjës, por edhe gjykatësit të procedurës paraprake, se pse ka lejuar këtë gjendje të burgosurëve deri në 11 herë në alivanosje dhe me probleme shëndetësore.

Pra ju përmendni këto shkelje dhe se shkelësit e ligjit tashmë dihen. Por a është koha që për këtë dikush të bartë përgjegjësi, sepse këto praktika po përsëriten ?

Beqiri: Po sigurisht se kjo mund të identifikohet shumë lehtë nga organet e rendit, duke u ditur fillimisht se kush ka qenë në operacion. Edhe gjykatësit që kanë marrë në pyetje në këtë gjendje dhe të marrin masa. Andaj apeloj që kjo të zbardhet dhe pikërisht hetimi i gjërë që po kërkohet sidomos nga faktori ndërkombëtar duhet të përfshijë edhe këtë pjesë më të errët, e cila është aplikuar dhe po aplikohet ashpër në Maqedoni, edhe përkundër pretendimeve për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ditëve të fundit është hasur edhe heshtja e ministrit të Drejtësisë, Adnan Jashari. Ndërsa si e komentoni deklaratat e Avokatit të Popullit ?

Beqiri: Ministri i Drejtësisë nga ajo çka po flasim duhet të ndërmarrë iniciativë nëpërmjet Këshillit Gjyqësor Republikan të shkarkojë gjykatësit e procedurës paraprake, që u kanë caktu paraburgim personave të rrahur dhe maltretuar. Ndërkohë, duhet shkarkuar drejtoreshën e ekzekutimit të sanksioneve dhe drejtorin e burgut të Shuktës, se pse i kanë pranuar personat në këtë gjendje shëndetësore.

Avokati i Popullit duhet të jetë më zëshëm dhe mos të mbrojë gjykatësit e procedurës paraprake, se janë rrahur ata prej gjyqi deri në burg. Ndoshta janë rrahur edhe në këtë rast, por ata janë rrahur edhe nga Kumanova për në stacionin policor, edhe kur janë dërguar tek gjykatësi, por edhe nga gjykata deri në burgun e Shutkës. Avokati i Popullit duhet qartë ta sqarojë gjendjen faktike që është me të paraburgosurit në burgun e Shutkës. Për këtë ai duhet të përgadis raport për në Parlament dhe jo këtë ta thotë vetëm përmes mediave.

Nuk është mjaft të prononcohet ai se nuk i lejohet vizita. Atëherë shtrohen pyetjet dhe shumë dilema se edhe kësaj radhe kush cilët i rrahin? apo Kush janë të privuar, rrahur, shkallmuar, pra shqiptarët!?.

Pse nuk u jepet leje anëtarëve të familjes për vizitë, pse nuk i lejohet ambasadorit që të vizitojë, pse nuk i jepet leje Avokatit të popullit, pse heshtën Ministri i Drejtësisë. Këto dhe shumë dilema tjera janë shqetësuese për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni. Nuk duhet të heshtim, por këto çështje duhet të alarmohen.

Me gjithë këtë po shtohen faktet dhe e vërteta se ky vend nuk respekton ligjet dhe aplikon padrejtësi të mëdha?

Beqiri: Me rastin e fundit të Kumanovës, u pa se ky shtet nuk respekton të drejtat dhe liritë e njeriut. Nuk respektohet demokracia. Rasti i Kumanovës na kujton si rastin e Lubotenit. Kjo tregon se akoma nuk ndryshojnë gjërat këtu në këtë aspekt. Këto i themi që të mos përsëriten më dhe shqiptarët të mos jenë viktima. Këtu kemi të bëjmë me mosrespektim të plotë të standardeve evropiane dhe ligjeve për të drejtat e personave të privuar dhe personave të burgosur. Këto dhe shumë çështje tjera tregojnë gjendjen faktike në Maqedoni.

Pas gjitha këtyre shkeljeve skandaloze të ligjeve në sferën penale dhe kushtetutës, shihet qartë se ky shtet nuk po funksionon. A duhet reviduar disa çështje dhe ngritjen e pozitës dhe rolit shqiptar si faktor i barabartë në Maqedoni?
Beqiri:
Edhe pse ligjet janë mirë, përsëri duhet reviduar, edhe ate shumë prej tyre sepse janë sjellë në mënyrë të njëanshme.

Pikë së pari duhet reviduar Kushtetutën e vendit, për të rregulluar sferën e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Kjo nënkupton një model federalizimi me Parlament dydhomësh, buxhet koncensual, me respektimin e të drejtave kolektive dhe duhet ndryshuar në bindjen dhe psikologjinë e njerëzve, sepse mund të sillen ligje të mira, por nëse ato nuk respektohen apo abuzohen, atëherë kjo nuk ka efekt apo nuk respektohet, duke sjellë njërën palë në pozitë inferiore.

SI DO TË VEPROHET SOT ME JABLLANOVIÇIN?

Aleksander Jabllanoviq, ish ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, do të duhej që sot të paraqitet në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, në cilësinë e të pandehurit. Ai ka thënë se nuk do të paraqitet në prokurori, por ende nuk dihet edhe veprimi i Prokurorisë në Gjakovë.

Lënda hetimore kundër Jablanoviçit u ngrit për veprën penale nxitje të urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe tolerancës. KosovaPress merr vesh se lëndën për Jabllanoviqin, Prokuroria në Gjakovë e ka dërguar në Prokurorin Speciale në Prishtinë dhe kjo e fundit deri dje në mesditë nuk e ka kthyer në Gjakovë.

Me ta marrë ftesën nga prokurori, që me 22 maj të paraqitet në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Jabllanoviq ka nxituar t’u drejtohet gazetarëve në veri të Mitrovicës, duke e cilësuar ftesën, veçanërisht aktakuzën, si përpjekje për t’i frikësuar dhe për t’i disiplinuar serbët e Kosovës.

Jabllanoviq ka siguruar, se siç tha ai, “ne që nuk jemi fajtorë për asgjë, pafajësinë edhe nuk duhet që ta dëshmojmë, sidomos jo para Prokurorisë në Gjakovë”.

Ndryshe, Jabllanoviq është shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunite, pas protestave të shqiptarëve që ishin organizua në Prishtinë kundër Qeverisë së Kosovës, e me kërkesën që Jabllanoviq të shkarkohet.

Reagimet e politikanëve kosovarë, studentëve dhe shoqërisë civile, si dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kishin ardhur pas deklaratës së Jabllanoviqit në Zoçishtë të Rahovecit, i cili nënat e civilëve të zhdukur shqiptarë të Gjakovës i kishte quajtur egërsira.kp

TRUPAT E 9 TË VRARËVE SILLEN NË PRISHTINË NGA KUMANOVA PËR EKZAMINIM TË SËRISHËM

Fotografi nga homazhet për të vrarët në Kumanovë

Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë, me 9 dhe 10 maj, janë sjellë në Kosovë, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

Familjarët e personave të vrarë i kanë marrë trupat e pajetë të të afërmve të tyre nga autoritetet e Maqedonisë rreth orës 3 e 15 , ndërkohë që kortezhi ka hyrë në territorin e Kosovës, në orën 4: 10, përmes pikës kufitare në Han të Elezit.

Shtetasit e Kosovës të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

Familjarët që kanë marrë të afërmit e tyre të pajetë në Maqedoni, që nga dita e enjte, gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Gërxhaliu, menjëherë pas hyrjes së kortezhit në territorin e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas procedurave, që i quajiti të zgjatura burokratike nga autoritetet maqedonase, trupat e pa jetë janë identifikuar nga familjarët dhe ata ishin në rrugë drejt morgut të Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

“Paksa i stërzgjatën procedurat, ndoshta edhe më tepër se që duhet. Por, marrë në përgjithësi që numri ishte prej nëntë personash, secili drejtim i punës priste ta përfundonte punën një sektor, për ta marrë pastaj sektori tjetër. Kjo ishte paksa e mundimshme, mirëpo meqenëse u arrit që familjarët të bëjnë identifikimin e 9 personave, arritëm që t’i marrim në këto orë të vona. Në orën 4 e 10 minuta kemi hyrë në kufi dhe tash jemi rrugës. Po i dërgojmë në morgun e Prishtinës”, tha Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se gjatë pritjes për identifikimin dhe marrjen e trupave të pajetë, kanë pasur mbështetje dhe ndihmesë mjaft të madhe nga ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Gërxhaliu, ka theksuar se vetë familjarët e shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e Kumanovës, kanë insistuar që të përsëritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe sipas tij, një gjë e tillë edhe do të bëhet..

“Po, ata e kanë thënë këtë gjatë gjithë kohës dhe ne kemi qëndruar bashkë më shumë se 12 orë. Ata janë duke ardhur drejt morgut që të bëjnë kërkesat e tyre dhe dëshirojnë që gjithsesi të bëhen ri-autopsitë edhe në departamentin tonë”, ka theksuar Gërxhaliu.

Në anën tjetër, edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, ka bërë thirrje ndaj familjarëve të personave, shtetas të Kosovës, që kanë humbur jetën në incidentin e Kumanovës, si dhe ndaj institucioneve të Kosovës, që të përsëritet ekzaminimi i trupave të pajetë.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky këshill insiston që trupat e pajetë që janë sjellë nga Maqedonia, të mos varrosen para se t’i nënshtrohen edhe një herë ekspertizës.

“Insistimi ynë është që ka mundësi edhe forenzika, por edhe mjekësia ligjore – në qoftë se është nevoja, shteti duhet të investojë edhe në ekspert të jashtëm- në mënyrë që të bëhet një super-ekspertizë, në mënyrë që të vërtetohen shkaqet e vdekjes. Vetëm atëherë kur të bëhet një super-ekspertizë dhe të dihen shkaqet e vdekjes, atëherë mund të bëhet varrimi. Në qoftë se e bëjnë varrimin tash, atëherë shumë gjëra do të mbeten mister dhe të pasqaruara”, tha Shala.

Ai ka shtuar se KMDLNJ, insiston që të zbardhen faktet nëse personat që kanë humbur jetën në incidentin në Kumanovë janë vrarë gjatë luftimeve apo pasi ata janë dorëzuar.

“Këtu ka shumë gjëra për të cilat mund të dyshohet, sepse dëshmitarët që kanë marrë pjesë në luftime, tregojnë se disa prej tyre kanë qenë të plagosur e pastaj ata figurojnë në listën e të vrarëve. Mjekësia ka shkuar aq larg sa që mund të konstatohet edhe koha, por edhe mënyra e vdekjes”, ka theksuar Shala.

Ndryshe, Gërxhaliu ka theksuar se ekipet për ekzaminimin e trupave të pajetë janë të gatshme në Departamentin e Mjekësisë Ligjore dhe se pritet qe ky proces te përfundojë brenda dy apo tre ditësh.


Send this to a friend