Bisedë me publicistin dhe analistin politik Skënder Mulliqi
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë deri në Kuvendin e VIII Zgjedhor të LDK-së, si e vlerësoni situatën e krijuar kur kemi heshtje të akterëve kryesor në këtë përballje zgjedhore (Mustafa-Sejdiu)?
Mulliqi: Kjo përballje duket së nuk do të jetë jo vetëm midis Mustafës dhe Sejdiut , por si aktere e rëndësishme do të jetë edhe Vjosa Osmani. Mustafa është kryetar aktual i LDK-së dhe është në një pozitë më të volitshme së dy pretendentet tjerë. Ai si kryetar i LDK-së, edhe i kishte të gjitha mekanizmat për të vepruar që të zgjidhet sërish kryetar i LDK-së. Mustafa bashkë me klanin e tij , punuan nën plafë siç thuhet jashtë normave demokratike të lojës duke i zgjedhur njerëzit e vet më çdo kusht. Dihet si disa kryetar të degëve si edhe ai vete u zgjodhën me aklamacion që nuk përkon aspak me demokracinë e brendshme të çdo subjekti politik. Sejdiu është e vërtetë qe ka heshtur që disa kohë, sepse nuk ka ndonjë mekanizëm veprimi si ka Mustafa. Por, atë qe i mungon shumë Mustafës e ka në dispozicion Sejdiu. Ai ishte president i Kosovës, kryetar i LDK-së, dhe është një njeri me moral të lartë politik, edhe pse gojëkëqijtë po mundohen që ta paraqesin ndryshe figurën e tij e që nuk përkon fare me realitetin. Sejdiu përkundër Mustafës ishte bashkëpunëtori me i ngushtë i presidentit Rugova. Ai ka krijuar karizëm si president edhe si i pari i LDK-së. Prandaj , këto komponentë që i theksova dhe shumë te tjera do të ishte dashur të vinë në shprehje kësaj të diele kur edhe mbahet Kuvendi VIII Zgjedhor. Isa Mustafa pësoi disa humbje radhazi, dhe i bëri dy koalicione pa e pyetur elektoratin, së pari me VLAN-in, ku edhe e shfrytëzoj një situatë të tillë duke vepruar në mënyrë të pa ndershme në dy binarë paralelisht. Në njërën anë për 6 muaj radhazi gjoja u mundua që më VLAN të dal fitues duke e thelluar krizën ekonomike dhe politike ne vend. Por, pa vonuar shumë ia dredhi bigën dhe lidhi koalicion jo parimor me PDK pa e pyetur fare elektoratin. Gabimet e mëdha që i bëri Mustafa dhe dëmin që ia shkaktoi LDK-së, ishte dashur të përmirësohen në kuvendin e radhës, duke mos e rizgjedhur atë për kryetar. Pa asnjë anim, po e theksoi më këtë rast , së do të ishte mirë, dhe për të mirën e LDK-së dhe Kosovës, që Fatmir Sejdiu ta marrë timonin e LDK-së, së Vjosa edhe përkundër përgatitjes se saj të lartë profesionale dhe si politikane e re të përballet më sfidat që e presin LDK-në dhe vendin do ta këtë bukur vështirë. Përvoja është në anën e Sejdiut. Sa ishte president i vendit tregoi së është shumë i përgatitur si profesionist dhe si politikan i kalibri të lartë. Le ta thotë dikush së Sejdiut i mungon diçka që nuk shkon në politikë. Prandaj edhe elektorati i cili në shume vende po kërkon kthimin e tij në krye te LDK-së ka shumë të drejtë. Fitorja e Sejdiut ose e Vjosës do të thotë ndryshim përmbajtësor dhe shpresëdhënës që LDK-ja të kthehet si partia e parë në Kosovë.
Nëse ndodhë që sërish të fiton humbësi i tri palë zgjedhjeve Isa Mustafa, zgjatët agonia e LDK-së i zgjatët agonia Kosovës së mbytur në korrupsion dhe krim te organizuar. Cila do të jetë sipas jush përballja kryesore në Kuvend?
Mulliqi: Në këtë pyetje u përgjigja bukur shumë në pyetjen e parë. Por, po them së përballja do të jetë e vështirë, dhe ajo do të bëhet ndërmjet Mustafës dhe Sejdiut, por gjasa për të bërë befasi ka edhe Vjosa Osmani si deputetja më e votuar. Së pari, ishte dashur që ky kuvend të kaloj në një frymë të qetë dhe demokratike, mos të ndodhë si në Kuvendin e Gjashtë, kur u përdorën karriget. Mirë do të ishte që LDK-ja ta ketë një tjetër kryetar, për tu lëshuar vend kështu reformave të mirëfillta, duke i eliminuar skenarët e ndryshëm si modelin më të keq për të mbetur në krye të LDK-së, siq po bën përpjekje Mustafa me Grupin e tij.
Çfarë do të ndodhë me elektoratin rugovian të LDK-së nëse prapë zgjidhet lideri aktual?
Mulliqi: Nëse ndodhë që Mustafa të rizgjidhet sërish në postin e të parit të LDK-së, sigurisht së elektorati edhe ashtu i zhgënjyer do të pësoi një goditje tjetër të radhës .Fitorja e Mustafës do të thotë rrënimi përfundimtarë i vlerave rugoviane. LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme mendoi unë do të pësonte debakël të vërtetë. Shumë kush nga ata që janë në linjë politike rugoviane dhe janë shumica, do të hezitojnë ta votojnë LDK-në për shkak të kësaj strukture të burokratizuar dhe të korruptuar të LDK-së. Nëse në strukturën më të lartë të LDK-së nuk bëhen ndryshime pikërisht tash, shumë vështirë do të sanohen pasojat e gjithë kësaj.
Fitorja e Mustafës për kryetar thuhet se më së shumti i hyn në funksion PDK-së, por edhe partive opozitare, sepse LDK-në e pret dobësimi dhe kjo natyrisht se shkon në favorin e partive rivale. Sipas jush, cili do të ishte çelësi i suksesit në këtë kuvend?
Mulliqi: Vetëm nëse fitojnë forcat e reja dhe progresive brenda LDK-së , të cilat nuk janë të vogla , atëherë edhe mund të llogarisim që LDK-në e presin ditë më të mira bashkë më Kosovën e cila po përjeton qaste të rënda të natyrës sociale dhe ekonomike , por edhe në aspektin politikë. Të shpresojmë së delegatët e nderuar kësaj radhe do të shikojnë interesin madhor të LDK-së, e jo të bien pre e ndonjë kalkulimi politik , apo të bien pre se duhet votuar Mustafën së ai është edhe kryeministër i vendit dhe se kjo do tu sjellë ndonjë leverdi .Nëse ndodhë që shumica e delegatëve të bien pre e manipulimeve dhe manipulatorëve nuk do të jete mirë. Ka mundësi që situata në kuvend por edhe pas të eskalon për të keq në LDK, që askush nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.
Cilat mund të jenë prapaskenat e Kuvendit?
Molliqi: Unë nuk do të thosha se prapaskenat dhe skenarët janë bë moti nga Grupi i Isa Mustafës. Se a mund të realizohen këto skenarë dhe prapaskena të përgatitura, mbetet në dorën e delegatëve të pranishem. Drojë së edhe kësaj radhe të do “dhezin” prapaskenat e përgatitura nën kulisa të Isa Mustafës me kompani, dhe kjo do ta rrënonte demokracinë e brendshme, dhe çdo vlerë tjeter. Dihet së në politikë ka moral politik, pa të cilin moral vështirë që do të kemi edhe parti mirë të profilizuar dhe shtet me premisa demokratike.
Ngjarjet e fundit tragjike të Kumanovës trazuan shpirtrat e shqiptarëve anë e kënd trojeve shqiptare, por jo edhe të qeveritarëve të Kosovës. Si e shpjegoni ju zoti Mulliqi indiferencën e qeveritarëve të Kosovës?
Molliqi: Ngjarjet tragjike ne Maqedoni, natyrisht së na goditën të gjithëve për mënyrën e eskalimit të situatës. Kumanova dhe banorët e saj përjetuan gjëra të tmerrshme nga klika shoviniste e Nikolla Gruevskit dhe ndihmëtarëve të tij, të boshtit sllavo-ortodoks. Ky ishte një skenarë mirë i përgatitur për ta demonstruar forcën, që shqiptarët mos të marrin guximin për ti kërkuar të drejtat e tyre legjitime në FYROM. Shkatërrimet dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm, pastaj ekzekutimet e pjesëtarëve të UÇK-së, ishin një qasje krejt irracionale e pushtetit në Maqedoni. Në Kumanovë ndodhi edhe tradhti kombëtare, pa dyshim së dikush ata luftëtarë trima i qiti në pritë dhe kjo shpërfaqi edhe një herë tjetër pafytyrësinë e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Dikush duket ishte i interesuar që të ndodhë Kumanova për t’i mbuluar faqet e zeza. Ata dhjemë u tradhtuan siç po përflitet më së shumti nga Ali Ahmeti. Por, edhe qeveritaret tanë shumë zbehtë reaguan për një ngjarje aq tragjike qe i kalon përmasat e shtetit maqedonë. Reagimi i Prishtinës zyrtare ishte vështirë edhe të mendohet si i tillë. Nese dikush përmes këtyre ngjarjeve tragjike ka dashtë të përfiton politikisht apo në një mënyrë tjetër, do t’i kthehet një ditë si bumerang. Të luhet më fatin e shqiptarëve dhe të luhet edhe me të ardhmen e kombit nuk kalon sigurisht pa reperkusione politike.
Si është e mundur që e gjithë kjo ngjarje tragjike të përfundoj pa asnjë llogaridhënie, ku mbetën të vrarë 9 shtetas të Kosovës, dhjetëra tjerë të plagosur dhe të prangosur nga autoritetet sllavo-maqedonase?
Molliqi: Pas këtyre ngjarjeve ishim dëshmitarë të protestës në Shkup, por e cila sipas meje që në start ka qenë e dështuar. Nuk i besohet shume as opozitarit maqedon Zaev.Nuk është dashtë që shqiptarët ti bashkëngjitën një proteste të tillë. Edhe rezultati i saj doli minimal. Po të kishte pasur ndonjë efekt pozitiv protesta , nuk do të kishte organizuar Gruevski kundër protestë .Sa i përket llogaridhënës, Gruevski një ditë do të përballet më një gjë të tillë. Shqiptarët s’do të duhej t’ia falin kurrë gjakun e derdhur në Kumanovë fashistit Gruevski, si dhe fashizmit ruso-serbo – maqedon. /kosovainfo
Komentet