Politikanë danezë vizituan këto ditë rrethin e Tropojës, në kuadër të një turi Shqipëri-Kosovë. Pjesë e grupit ishte edhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Mete Gjerskov si dhe ambasadori danez në Tiranë.
Në fokus të interesit ishte realitetit të jetës së banorëve dhe shkaqet e emigrimit të tyre. Pasi u njohën me përditshmërinë e tyre, i veçantë ishte dhe interesimi i politikanëve danezë gjatë turit të tyre për resurset natyrore të Valbonës, si një nga luginat më mbresëlënëse të Evropës, sic u shprehën dhe vetë mysafirët politikanë nga Danimarka.
Madje në bisedat me banorët pati dhe shaka dhe këshilla miqësore të tipit, “Më ka bërë përshtypje që politikanët shqiptarë janë shumë të pasur. Kanë makina të shtrenjta, sikur makinat të shesin e lekët t’ua japin juve, do të ishte një ndihmë e madhe”.
Kështu u shpreh një prej parlamentarëve danezë që ishte pjesë e guidës që vizituan Tropojën nën shoqërinë e deputetes demokrate, Mimoza Hajdarmataj.
Vetë Hajdarmataj duke prezantuar vizitën e danezëve në Tropojë, u shpreh se shpreson që pas kësaj të vijnë dhe projekte mbi zhvillimin e këtyre zonave rurale.
“Parlamentarët danezë vizitojnë Tropojën. Mbresa dhe emocione të paharruara për bukuritë e Valbonës dhe mikpritjen e tropojanëve.
Miq,
Në datat 10& 11 Maj, kisha kënaqësinë të isha pjesë e organizimit të një eksperience shumë të vlefshme dhe emocionuese, të një vizite historike, të një grupi parlamentarësh danezë, të Komisionit të Çështjeve Evropiane, kryesuar nga znj. Mette Gjerskov.
Ata ishin në Tropojë, në kuadër të një turi Shqipëri Kosovë.
Qëllimi i kësaj vizite të organizuar në bashkëpunim me një diplomat të vyer, ambasadorin danez në Tiranë, z. Metz dhe bashkëpunëtorët e Tij Almën, ishte konstatimi dhe vlerësimi i paanshëm dhe objektiv i realitetit të jetës së banorëve dhe shkaqet e emigrimit të tyre.
Në fshatrat e Tropojës si Margegaj, Bujan, Valbonë , Dragobi dhe të tjerë, deputetët danezë takuan dhe biseduan me banorët, të cilët theksuan mungesën e ndihmës sociale, trajtimit mjekësor, papunësinë dhe varfërinë e tejskajshme që ata vuajnë çdo ditë.
Në familjen Muldaka, një nga djemtë tha se shkaku i ikjes në azil të dy vëllezërve të tij është gjendja ekonomike tejet e vështirë dhe papunësia.
Deputetët danezë panë nga afër kushtet e një mjerimi të thellë ekonomik, si dhe u njohën për mungesën e mbështetjes minimale nga shteti për të siguruar ushqimet, si dhe braktisjen e strukturave të bujqësisë për fermerët e zonës .
Në vizitat me banorët, deputetët danezë pyetën të moshuarit mbi kushtet e trajtimit mjekësor, nivelin e pensionit dhe mënyrën si e përballojnë ata tarifat e pagesave të shërbimeve.
Në vizitën në qendrën mjekësore të Dragobisë , delegacioni i parlamentarëve danezë u përball me mungesën e theksuar të ilaçeve dhe pamundësisë së kushteve për të bërë trajtimin e duhur mjekësor veçanërisht të fëmijëve dhe të moshuarve.
Më pas ndalesa e radhës së deputetëve danezë ishte në shkollën e Dragobisë, ku kushtet e arsimimit të fëmijëve janë aspak të përshtatshme. Mësuesit i bënë me dije deputetëve danezë dhe kryetares së delegacionit , se prindërit i rrisin fëmijët në sakrifica të mëdha dhe me mungesa të shumta.
Deputetja e Parlamentit danez dhe të gjithë koleget e saj kishin pergatitur suvenire të vecanta për cdo familje dhe institucione publike që ata vizituan.
Ndër të tjera znj. Mete i dhuroi shkollës së Dragobisë librin e përrallave të shkrimtarit të famshëm Andersen.
Pas vizitës Kryetarja e Komitetit të çështjeve evropiane në Parlamentin danez, znj. Mette Gjerskov u shpreh se është e emocionuar nga natyra e mrekullueshme e zonës, por vëren me shqetësim pabarazinë sociale.
Vërej se në Shqipëri pak njerëz janë të pasur dhe shumë të tjera janë në varfëri të madhe tha ajo.
Duke falenderuar për këtë vizitë tepër të vecantë e të rëndësishme për Tropojën, unë ndër të tjera theksova se shteti vijon të braktisë banorët e Tropojës duke i lënë ata në mjerim dhe pa shpresë.
Këtu nuk ka asnjë investim serioz publik që të lehtësojë sadopak jetën e banorëve të cilët paguajnë edhe me borxhe çdo faturë. Banorët i shprehën vetë deputetëve danezë, arsyet pse emigrojnë, pasi në këto zona nuk ka punësim, mbështetje sociale dhe mundësitë për agrobiznesin janë inekzistente.
Mbas kësaj vizite, shpresoj shumë që nga bashkëpunimi mes deputetëve shqiptarë dhe atyre danezë të mundësohen projekte zhvillimi për zonat veriore dhe verilindore”.
Në 11 Maj, Voto nr. 1: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Aktualisht, Ledina Alolli, prof.as.dr, është Dekane e Fakultetit Ekonomik e Universitetit “Fan S. Noli” . . .
Krenare Cubolli
Beograd, 15 mars 2025
Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgje . . .
Ameriko Vespuçi zbuloi Amerikën, emigrantët e Amerikës, Dardhën e Korçës
Fshati turistik i Dardhës sipas Asdrenit dhe Niko Ballit
Në verë gjithçka përvëlon: edhe karrigia, edhe tavoli . . .
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si nj . . .
Nga Vau i Dejës, Armir Mehaj, News24
“Betlehemi i gjallë’ i kthyer tashmë në traditë në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës tërhoqi vëmendjen e qindra vizitorëve nga Shqipëria, Kosova dhe v . . .
Jetmira Delia-Kaci
“K’cimi i Tropojës” është një interpretim gjatë të cilit flet krejt trupi dhe nuk i ngjan asnjë valleje tjetër.
Tashmë nën mbrojtjen e Organizatës së Kombe . . .
Ermal Hasimja mban si mbiemër, emrin një gruaje. Se si ka ndodhur kjo, ai e rrëfen te “E shkuar e pakryer”. Një libër i jashtëzakonshëm, që dëshmon historinë e shqiptarëve këtej e andej . . .
Vajza e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, Geraldina ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të katërt.
Më 22 tetor, Geraldina e ka festuar ditëlindjen në një ambient mjaft f . . .
Gjatë periudhës së pushimeve të verës së vitit 1977, Bahri Ali Ejupi dhe Osman Ejupi-Zijaça, si nxënës të vitit të dytë të gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, idenë e tyre të kahers . . .
Hamid Kokalari ne vitin 1943 ka shkruar librin-“Kosova djepi i shqiptarizmit”. Diku tjeter Gjakova djepi i Kosoves. Kisha vite qe desheroja ta vizitoja Gjakoven . Qetesia te ngada . . .
Shkurtore
Në këtë shkrim jubilar nderimi për 30-vjetorin e Universitetit tim të dashur, që mban emrin zyrtar Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, i cili përkon po ashtu edhe me datë . . .
Më 13 shtator të këtij viti u bënë 34-vjet kur Serbia, me 42 pizgauerë, 8 automjete të blindura,6 tanke dhe një helikopterë që vëzhgonte gjendjen nga qielli ia kishte mësyrë fshatit . . .
Komentet