Mediat, sidomos ato vizive, kane punuar shume qe te krijojne pershtypjen se pa perkrahjen e tyre nuk fitohen zgjedhjet, madje se vetem ato mund te permbysin opinionet e publikut per kete apo ate parti! Ketej rrjedh edhe nenshtrimi gati mjeran i politikaneve ndaj medias dhe koncesioneve financiare apo trafikuese qe ajo kerkon per sherbimet e saj! Dhe deri tani ia ka arritur me “sukses” te pasurohet dhe te jete pjese e rendesishme e pushtetit politik! Por askush, e perseris, askush nuk e ka vertetuar se media shqiptare lot ndonje rol elektoral, aq me pak opinionberes! Perkundrazi, po t’i hedhim nje sy raporteve mes mediave dhe politikes, ne te gjitha zgjedhjet ka humbur ai politikan apo ajo parti qe ka patur numrin me te madh te mediave me vete! Kujtoni 2005 apo edhe 2012…! Raporti eshte krejt i kundert : ai politikan apo ajo parti qe ka patur me pak mbeshtetje mediatike ka fituar zgjedhjet! Paradoksalisht edhe ne kete aspekt jemi unikale…! Zgjidhja? Politika duhet te thyeje murin qe ka ngritur media mes tyre dhe popullit…!
Komentet