Një 16-vjeçar nga qyteti i Pogradecit, i identifikuar si Brajan Aliu, raportohet se ka humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh, duke ngritur shqetësime për vendndodhjen dhe gjendjen e tij.
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Pogradeci Press, i mituri ka qenë pjesëmarrës në protestat e zhvilluara në kryeqytet, ndërsa prej dy ditësh nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen.
Ende mbetet e paqartë nëse 16-vjeçari është shoqëruar apo ndaluar nga Policia gjatë protestave, apo nëse humbja e kontakteve lidhet me rrethana të tjera.
Informacioni është përcjellë në redaksi nga disa qytetarë, të cilët janë angazhuar në kërkimin e të riut dhe po përpiqen të mësojnë vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, deri më tani, Policia e Tiranës nuk ka dhënë informacion që të sqarojë nëse i mituri ndodhet në ambientet e policisë apo nëse ka të dhëna për vendndodhjen e tij.
Pogradeci Press do të vijojë të ndjekë rastin, ndërsa pritet një sqarim zyrtar nga autoritetet për vendndodhjen e 16-vjeçarit.