Dy epope në një pentagram. E kush nuk e njeh të madhërishmen Drashovicë?!
DRASHOVICË, MOJ!
Albert HABAZAJ
Ja harku i fitimtarëve
Në portë të Lumit të Vlorës!
Në ballin e çlirimtarëve
Ndrijnë dafinat e Kurorës.
Luftë e ashpër, ballë për ballë
Saqë tundi dy vargmale.
Tundi dy detet me valë
Trimat në sulm – si në valle.
Dy kohë, dy epope,
Dy perandori të rënda.
Nuk u zunë këmbët dhe
Kë kish’ bërë drerë nëna.
Dy kohë, dy epope
Drashovica – një përherë.
Për këtë gur e për Atdhe
Me dorë rrufetë i ka prerë.
Shtatori dyzet e tre
Në krah të verës Njëzetë.
Dy zjarre ndezur për ne
Bëjnë dritë lirie përjetë.
Na ngrohin e hapin krahët
Nga Harku yt, Drashovicë.
Çakejt s’t’i lëndojnë dot plagët
Nga yjet kanë frikë stuhitë.
Te Monumenti me Lule,
Te ball’ i bardhë i Lavdisë,
Shqiponjat me këngë ulen
Kurorë t’i vënë Lirisë.
LAVDI PËR TRIMAT E TU
Lavdi për trimat e tu
Drashovicë, moj!
Dragojtë që koha pru’
Drashovicë, moj!
Për lirinë e mëmëdheut
Drashovicë, moj!
Stërniprit e Skënderbeut
Drashovicë, moj!
Te Monumenti me Lule
Drashovicë, moj!
Shqiponjat me këngë ulen
Drashovicë, moj!
Drashovicë, e shtunë, 21 shtator 2024