FIKE TERRIN
Dielli rrezon
ndriçon gjithësinë,
në terrin e shpirtit
është në pritë
Dielli ngroh,
detin e kthen avull,
akullin e shkrin,
në terrin e shpirtit
dielli edhe vetë ngrin
Ti Apollon,
zot i dritës e diellit
kot të thonë
Ti që nuk fike
terrin,
nuk mund të jesh
zot i dritës,
as zot i diellit
As ti Eros,
nuk je mbret i dashurisë,
kot të fshehu Afërdita nga Zeusi,
le të shqyente pjellën e vet,
në shpirt terrin nuk e fike,
prej teje nuk ka frikë
Terri
vetëm prej poetit
merr arratinë
TOKA KA SHTERRË GJININ….
E torturuar nga pritja,
me argatë
që nuk besojnë nga lodhja, djersa
e bëjnë strehë
te vepra e ligë
Me buzë të tharë,
kengë,
gisht në fyt,
në vaj,
psherëtimë
për qeshjen
që nuk është më qeshje,
është bërë zgërdhi…
për dashurinë
që bëhet me hile e me tepri
për sekondën e fundit,
marrë shpirtit
toka ka shterrë gjinin
për njeriun, pa njeri
ENDËRRAT MASHTROJNË
Dremitim me ëndrra,
luajmë me kujtime
sa shumë i kemi pambarim
Atdheun e bêjnë
më të madhin e botës,
malin Everest e bejnë të vogël,
një grimë
E kur të ikim,
kemi për të ikë një ditë
bashkë me ëndrrat e kujtimet
tretur në dhera të tjera,
Atdheu, as në ëndrra e kujtime
nuk do të mbetet as një pikë
E çfarë faj kanë fëmijët tanë,
që në ëndrrat e tyre
nuk është Atdheu ynë,
ata ëndërr tjetër po i rritë
I sollëm si një grusht dheAtdhe
e i gjuajtëm larg,
bashkë me Atdheun,
pa mëshirë