Dikur Robert Bërnsi la një poezi mbi kartmonedhë
Unë sot ca vargje po lë mbi një faturë tatimore
Ngjashmëri dy poezitë jo jo kurrë s’do të kenë
Veçmas domethënies sigurisht nga ana parimore.
Poeti paguan kafetë e asgjë nuk merr nga poezitë
Edhe pse shumë lodhet, gdhin mbi vargje çdo natë
Hallet e shqetësimet e tij i dinë vetëm perënditë
Nëpër xhepa të tjerë lumë venë e derdhen paratë.