Poetët i duam,
janë zëra që guxojnë,
me ndjeshmërinë që përcjellin,
na bëjnë të ëndërrojmë!
Poetët i duam,
janë zëri ynë,
që kundërshton të keqen,
që kërkon drejtësinë!
Poetët i duam,
thonë çfarë ne ndjejmë,
që shpesh s`guxojmë,
as t`i rrëfejmë!
Poetët i duam,
për fisnikërinë,
për ëmbëlsinë e vargut,
për atdhedashurinë!
Poetët i duam,
për zemrën e dëlirë,
na bëjnë dritë kur ecim,
janë qirinj në errësirë!
Poetët i duam,
janë Promete`,
ngjajnë me Nositin,
vetëflijohen për ne!
Poetët i duam…
…………….
1.Prometheu, titan që i vodhi zjarrin Zeusit dhe ua dha njerëzve, ndonëse e dinte që do të dënohej rëndë nga Zeusi.
2.Nositi (pelikan), shpend që vetëflijohet për të vegjlit e vetë. “Vdekja e Nositit”, është një poezi e njohur e Lasgush Poradecit.