VOAL

VOAL

Poema e gjysjetës – Nga Artur Spanjolli

October 5, 2017

Komentet

ANTOLOGJIA E POEZISË SHQIPE NË RUMANISHT FITON ÇMIMIN E PANAIRIT TË LIBRIT “LIBREX 2024” NË JASH TË RUMANISË

 

Antologji e hartuar nga Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu-Melonashi

Vlerësimi i kësaj vepre të rëndësishme është dhe një nder dhe vlerësim jo vetëm për hartuesit dhe përkthyesit e saj, por për kulturën shqiptare dhe poezinë shqipe në të gjitha kohërat dhe në të gjitha trevat

Panairi i Librit LIBREX 2024 u zhvillua në kryeqendrën e Moldavisë, në qytetin e Jashit, nga datat 10-14 prill 204. Këtë vit ishte edicioni i 29 i këtij panairi me pjesëmarrjen e 76 Shtëpive Botuese nga gjithë Rumania. Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit u krye ceremonia e ndarjes së Çmimeve nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Jash, zoti Cassian Marian Spiridon dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit të Jashit, Mihai Chirica.
Juria akordoi 15 çmime të rëndësishme sipas gjinive letrare.
Këtë vit Shtëpia Botuese e ALAR-it mori çmimin Laurențiu Ulici për antologji letrare për botimin e Antologjisë së poezisë shqipe nga zanafilla deri në ditët e sotme me koordinuar Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu – Melonashi. Antologjia e poezisë shqipe (700 faqe) dhe me 63 autorë shqiptarë që nga zanafilla dhe deri më sot është botuar nga Shtëpia Botuese e ALAR, Asdreni, me një studim hyrës nga kritiku dhe shkrimtari Marius Chelaru, kryeredaktor i revistës “Poezia”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.
Në këtë mënyrë, juria LIBREX shpërbleu vlerën e botimit të antologjisë së poezisë shqipe në rumanisht. Vlerësimi i kësaj vepre të rëndësishme është dhe një nder dhe vlerësim jo vetëm për hartuesit dhe përkthyesit e saj, por për kulturën shqiptare dhe poezinë shqipe në të gjitha kohërat dhe në të gjitha trevat. Anëtarë të jurisë ishin Eugen Munteanu, Prof. Dr. në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” Jash, Ioan Holban, shkrimtar, drejtor i Teatrit “Luceafărul” Jash, Petru Nicu Gavrilută, profesor PhD në Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave Politike të Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” në Jash, Cassian Maria Spiridon, shkrimtar, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Jash, Florin Cîntic, historian dhe shkrimtar, Valeriu Stancu, shkrimtar dhe Dragoş Pătrașcu, artist figurativ dhe profesor universitetit në UNAGE Jash.

Newsletter ALAR
Bukuresht, prill 2024

Më verboi bukuria – Cikël me poezi lirike nga Përparim Hysi

 

1. Sytë e tu

Sytë e tu rrezatojnë një dritë
Një dritë që është e ngrohtë
Ndiej një ngrohtësi në shpirt
Dhe duket si tjetër kjo botë.

Buzët të trasha e tërë lëng
Syri i gjatë e me bisht
Koka sa nuk më bën “tëng”
Se diçka jetoj shpirtërisht.

Për mua ti ke shumë”resurse”
Çdo gjë e shoh me syrin tim
Je tunuduese,moj mike,shumë tunduese!
Je si ilaç për shpirtin tim.

2.Më verboi bukuria

Më verboi bukuria
Ke shumë nur e sharm
Doil mendja nga”burgjia”
Edhe jam si në”alarm”.

Ke një vështrim të kadifenjtë
Gjëkundi të tillë nuk kam parë
Dhe,edhe po të isha shenjt,
Për ty do kthehesha:djall!!!

Djall u ktheva dhe pusullën humba
Humba veç prej atij shikimi
Ja “firma” dhe bashkë me të dhe “vula”
Në”alarm” është Përparimi!!!

3. Je si një gur i limuar

Je si një gur i limuar dhe plot shkëlqim
Sa të pashë dhe shtrëngova dhëmbët
Sikur nga lart poshtë të gjithë i shikon me”përçmim”,
Ndaj dhe vendosa:-Do të t’i rrëzojë “pëndët”.

More një pozë si pak tunduese
Ndërsa sytë i pulite djallëzisht
I njoh prej kohësh ato “resurse”
Se di të lexoj”horoskopin e dashurisë”.

Të pashë tek qëndroje, e veçuar
“Mospërfilëse” tek vëzhgon në “pritje”
Edhe unë tinëzisht të jam afruar
Mandej ,t’i rrëzova”pëndët” që kishe.

4.Sot do të pimë

Le të pimë dhe godat t’i kthejmë plot
Me raki a verë(si ta pëlqeni?!)
Se unë jam bërë ujem sot
Dhe nuk mbahem nga shendi.

E kam shtruar tryezën plot e përplot
Dhe ju lutem:- Hiç mos më kurseni!
Ah, sikur ta dini se ç’gëzim kam sot!
Kund më të gëzuar nuk mund të gjeni.

E di që do pyesni:-Përse ky gëzim?
(Epo kushdo është kureshtar)
Asgjë nuk u fsheh miku PËRPARIM:
-Takova,pas kaq vjetësh,dashurinë e parë!

U takuam të dy dhe të dy jemi thinjur
U puthëm me mall si vjete e vjete më parë
Këto puthje reciproke treguan se nuk ishim nginjur
Sa mall që kishim! Eh,se sa mall!…

5.Një fjalë që vjen larg

Një fjalë që vjen nga larg,
Ka një forcë,vërtet,magjike
Si balsam që shëron plagë
Se vjen nga ti,moj mike!

E pres këtë fjalë me mall
Nuk ka kam se si ta fsheh gëzimin
A e di,moj dashuri e parë!
Se ma ke dyfishuar gëzimin.

I hipi barkës së kujtimeve
Dhe vozit në detin e kohës
Ligështohem prej mbresave e përmallimeve
Dhe regëtij prej”ohës”.

Tiranë,21 prill 2024

NAUM PRIFTI NË KUJTIMET E MIA Nga Skifter Këlliçi

 

Punimi shumë profesional i pr. dr. Kastriot Gjikës, botuar kohët e fundit në gazeën ‘Nacional’, kushtuar krijimtarisë për fëmijë të shkrimtarit tonë të njohur, Num Prifti, që u nda kohët e fundit nga jeta në moshën 90-vjeçare, më ngjalli shumë kujtime për të ,të cilat fillojnë nga viti 1957 . Aëherë unë isha student i vitit të dytë të fakultetit histori-filologji në Institutin e Lartë Pedagogjik, dhe së bashku me mua edhe Dhimitër Xhuvani, i cili, ashtu si Naumi që sokohe, ndonëse të dy ende të rinj, me tregimet e tyre kishin filluar të njiheshin si shkrimtarë.

Dhe ndodhi që pikërisht në muajin shkurt të atij viti në faqet e ‘Zërit të Rinisë’ unë të botoja një tregim të gjatë ne tre numra. Ishte tregimi i parë që botoja, kur sapo kisha mbushur 19-vjetët, ndaj dhe shokët e mi të kursit më uruan . Ndër ta edhe Dhimitri me të cilin më pas, më lidhi një miqësi edhe më e ngushtë, sidomos kur ime shoqe, Natasha, u bë redaktore e disa romaneve të tij.

Dhe ja një një ditë, kur së bashku me të po kalonim nëpër sheshin ’Skëndërbej’, takuam Naum Priftin,për të cilin kisha dëgjuar se ishte shkrimtar dhe kisha lexuar edhe disa tregime të tij. Të dy kishin mbaruar Tenikumin Mjekësor, kishin punuar nëpër fshatra ndihmësmjekë, por pastaj i kishte bashkuar përfundmisht letërsia.

Kur gjatë saj bisede të shkurtër , dëgjoi emrin tim, edhe ai më përgëzoi për tregimin që kisha botuar dhe më uroi që të vazhdoja të shkruaja tregime.

Miëpo kjo nuk ndodhi. I dhënë pas mësimeve, sidomos pas lëndëve të gjuhës shqipe dhe pas sportit, për të cilin që në vitin 1954 kisha nisur të botoja në gazetën ’Sporti Popullor’ shkrimet e para, unë reshta së shkruari tregime. Edhe për një arsye tjetër. Përveç Dhimitër Xhuvanit, Halil Qendros, Jorgo Bllacit, studentë si unë të kursit tonë, që kishn nisur të botonin letërsi, ishin dhe studentë të kurseve më të larta, Bekim Harxhi, Bekim Gaçe dhe veçanërisht Ismail Kadarea, që shkruanin poezi dhe tregime ku e ku më të goditura se tregimi im, që, të them të drejtën, ishte shumë skematik.

Nuk mjaftoi kjo, por pas mbarimit të studimeve të larta në vi tin 1959, fillova të punoja folës, gazetar dhe po atë vit radiokronist sportiv në Radio Tirana, krahas Ismet Bellovës dhe ca më pas Anton Mazrekut, që u rikthye në mikrofonin sportiv pas disa viteve heshtjeje.

Atëherë ndiqja kryesisht të rejat kulturore dhe veçanërisht sportive në shtypin sovjetik, që vinte dy herë në javë me avion nga Moska, dhe po jo shpesh lexoja vepra artistike, dhe kryesisht të autorëve të huaj. Shkrimtarë shqiptarë personalisht njihja shumë pak dhe në rastet kur i ftoja në intervista për emisione të redaksisë së kulturës në Radio, ku vazhdoja të punoja, ose në klubin e Shkrimtareve dhe Artistëve, që ishte në një ndërtesë pranë Teatrit Popullor. Dhe aty, nga viti 1963, fillova të takohesha edhe me Naun Priftin. Ato kohë ai ishtë bërë ndër shkrimtart më të njohur shqiptarë. Veç tregimeve dhe përrallave për fëmijë në organet letrare, kishte botuar vëllimin me tregime ‘#ezma e floririt’ që pati ngjallur ngalli interes qarqet letrare. Në shkrimet kritike të kohës Naumi, aëherë 31 vjeçar vlerësohej për gjuhën e pasur, dialogun dhe frymën popullore të tregimeve, që i pati pëmbledhur në këtë vëllim. Për gjuhën e ndihmonte në këtë drej shumë edhe prejardhja e tij: kishte lindur në Rehovë të Kolonjës dhe ruante gjallerisht gjuhën popullore.

Në një nga takimet tona në klubin e mësipërm, Naumi më pyeti:

– Dikur ke botuar një tregim. Por nuk kam parë të botosh të tjera, veç reportazhevë në Radio ose shkrimeve sportive në ‘Zërin e Rinisë’.

I shpjegova se ngarkesa e madhe që kisha për emisionet letrare radiofonike dhe sportive , nuk më linin kohë të merresha me letërsi.

-Sidoqoftë, me pak sakrifica e gjen atëkohë, – më shpjegoi. – Ja, unë punoj në revistën ’Hosteni’, por botoj edhe tregime.

Thoshte një të vërtetë, por atëherë unë nuk kisha besim se do të bëhesha shkrimtar i mirë, ashtu siç e ndjeja se po bëhesha gazetar i tillë.

Në mos gaboj në vitin 1963 ai botoi nëfaqet e revistës ‘Nëntori’ dramën ‘Rrethimi bardhë’, të cilën me interpretimin e aktorëve të Teatrit Popullor në emisionin ‘Teatri në mikrofon’, e tramsmetoi Radio Tirana . Jo vetëm kaq, por një vit më vonë ajo u vu në skenë nga Teatri ‘Çajupi ‘ i Korçës. Të them të drejtën, unë as e kisha lexuar dhe as që nuk arrita ta shoh, sepse kjo dramë nuk u shfaq, jo më në Tiranë , por as edhe në Korçë.

Ç’kishte ngjarë? Ato ditë kur po shfaqej ‘Rrethimi i I bardhë’, në Korçë erdhi …Enver Hoxha. Dhe drejtuesit partiakë të këtij rrethi, e ftuan diktatorin të shihte pikërisht këtë dramë , të bindur se ai do ta pëlqente atë dhe do t’i përgëzonte. Mirëpo, siç më thonte më pas një shok që kishte qenë në atë shfaqje, Enver Hoxha, duartrokiti sa për sy e faqe, për më tepër, takoi partiakët e lartë të Korçës dhe për të meta të theksuara ideologjike, urdhëroi që ajo të shfaqej më.

Me sa mbaj mend, sipas tij realiteti shqiptar paraqitej me ngjyra të errëta, mveshur me përsonazhe egoistë, që në situata të vështira, të izoluar nga dëbora, nuk tregojnë solidaritet dhe dhëmshuri për njeri-tjetrin, por shikojnë vetëm interesat e tyre;një dramë që nxin reatetin socialist, kur në fakt në kushte të vështira jetësore në dramë shfaqeshin , natyrshëm njerëz me tipare pozitive, të dashur të afërt me të tjerët , të sakrificës, por dhe njerëz me tipare të kundërta, të cilët nuk mungonin në të. ( Pak a shumë, ndodhi ajo që do të ndodhte nëvin 1969 me dramën ‘Njollat e murrme’, ndonëse këtë dramë, që sapo kishte fituar edhe çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesioniste, dhe e kishte ngritur në qiell kryeministri Mehmet Shehu, me ta parë, Enver Hoxha, dha urdhër të mos shfaqej, po për të meta të theksuara ideore.

Nuk kisha pasur deri atëherë njohje kaq të afërt me Naumin, por kur ato ditë e pashë në Klubin e Shkrimtarëve, e mora me mend tronditjen e madhe të tij shpirtërore, sepse pas kësaj ngjarjeje kaq të papritur, emri tij do të vihej me siguri vihej në një rreth të kuq nga Sigurimi famëkeq i shtetit , aq më tepër se ai kishte një vëlla, Petrin, që kishte emigruar në Amerikë, fatmiërsisht në vitin1940, pra jo gjatë Luftës së Dytë Botërore, se më pas kishte qenë sekretari i FederatësPanshqiptare ‘Vatra në Boston dhe merrej me studime, pa ndërhyrë në probleme që lidheshin me Shqiqërinë komuniste.

Me Naumin u njohta më afër, kur, pas ‘Thirrjes ‘demagogjike të Partisë në shkurt të vitit 1966, që të punojmë ku ka nevoje atdheu, si shkrimtarë të tjerë edhe shkoi të punonte mësues në Divjakë, për ‘t’u njohur më afër me realitetine ri socialist, kurse unë gjithashtu mësues në Berat. Ato vite ai kishte botuar novelën e njohur për fëmijë “Cikua dhe Beni’ dhe vëllimin tjetër me tregime “Një pushkë më shumë”.

I duhej që njëherë të shtunave në çdo dy javë si dhe mua, të nisej nga Divjaka në Lushnjë dhe aty me autobuzin që vinte nga Përmeti, ( nëse kishte vend), të kthehej për të dielën në Tiranë, për t’u shmallur mme gruan dhe fëmijët, duke pasur një rrogë më të ulët se ç’kishte pasur dhe kushte jetese për të mos u zënë me gojë, siç ndodhi dhe me shkrimtarët dhe artistqt e tjerë që përmenda më lart.

Në disa nga këto udhëtime kam pasur rast të takohem me Naumin. Dhe natyrisht gjuha i shkonte aty ku ‘dhëmb dhembi’, pra te letërsia. Megjithatë, në një nga këto takime Naumi, si dikur, më pyeti nëse po shkruaja ndonjë tregim. I shpjegova se as që më kishte shkuar ndërmend edhe sepse deri atëherë nuk kisha gjetur ndonjë ngjarje që të më shtynte të shkruaja ndonjë skicë, pale më tregim.

-Përse nuk shkruan atëhrrë ndonjë gjë letrare për sportin? – më pyeti. -Ke kaq vite që je gazetar edhe komentator sportiv në Radio dhe je njohur me botën sportit.

Mblodha vetëm supat. Por nuk harrova…Për disa javë mendja më rrihte si çekan te fjalët që më kishte thënë ai. Dhe kështu, që nga dhjetori i vitit 1966 dhe deri në korrik të vitit it 1967 shkrova 13 tregime me temë krejt sportive.

Në një nga udhëtimet me autobusin e Përmetit që na shpinte në Tiranë, i dhashë Naumit dorëshkrimet e disave prej këtyre tregimeve. Dy javë më pas, kur u takuam në Lidhjen e Shkrimtareve, më përqafoi dhe më tha se tregimet në përgjithësi i kishin pëlqyer dhe më nxiti të shkruaja dhe të tjera. Ta pret mendja, se më bëri dhe vëretje për ndërtimin e ngjarjeve në disa tregime që iu dukën të stisura, dialogun jo të natyrshëm, për disa personazhe të zbehta, që më dëshpëruan, aq sa i thashë se ato nuk mund t’i ndreqja. Por Naumi më shpjegoi se pak a shumë edhe atij kështu i kishte ndodhur, kur kishte shkruar vëllimin e parë me tregime, ‘Çezmja e floririt’. Këshu më ndodhi dhe mua. Pata durim dhe këmbëngulje për të ripunuar disa tregime dhe 12 nga 15 prej tyre u botuan nga Shtëpia Botuese “Naim Frëshëri’, në janar te vitit 1988, me titullin ‘Një ndodhi në stadium’, kur unë kisha mbushur plot 30 vjeç.

‘Na solle për herë të parë parë në biblotekat tona një buqetë me lule të freskëta nga fusha e sportit’- më tha një ditë shkrimtari i njohur Shefqet Musaraj,që aso kohe ishte sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve’. I nxitur edhe nga lexues, sidomos sprtdashës, botova deri në vitin1970 edhe dy libra, po me temë sportive, por të them të drejtën nuk patën jehonën e librit të parë ‘Një ndodhi në stadium”. Ndër të parët që më përgëzoi ishte edhe Naum Prifti, i cili ishte edhe i pari që më kishte nxitur të shkruaja tregime me këtë temë.

Në vitin 1970 pas tre vjetësh qarkullimin absurd, si dhe shkrimtarë të tjerë, u kthyem në Tiranë, unë në Televizioni Shqiptar, dhe Naumi, inspektor për teatrin në Ministrinë e Kulturës. Po atë vit ai botoi vëllimin me tregime ’Litari i zjarrtë’, që dëshmuan për një nivel të ri më të dukshëm artistik. Por nuk ndodhi kështu me mua, sepse, vërtet botova dy vëllime me tregime për të rinj, kushtuar figurave të shquara në fushën e muzikës, “Zërat e jetës’ dhe ‘Mbi mjegullat e kohërave’, në fushat e tjera të shkencës dhe artit, por ato nuk shënuan ndonjë ngritje cilësore. Siç më tha më pas Naumi, nuk duhej të nxitohesha në përshkrimin e ngjarjeve disa herë me gjuhë disi të thatë. Por nuk ndodhi kështu me dy romane për fëmijë. ‘Kujtimet e mëhallës së vjetër’ dhe ‘Pas gjurmëve’, (1970,1972). Këtë të fundit e lexoi edhe Naumi në cilësinë e kryetarit të jurisë së konkursit të organizuar nga Shtëpia Botuese ‘Naim Frashëri’. Dhe më përgëzoi, si më pati më pati përgëzuar dhe miku tjetër imi si ai, shkrimtari i njohur për fëmijë, Odhise Grillo, siç kam shkruar edhe në kujtimet e botuara për të muaj më parë po në këtë gazetë, i cili edhe ai, më ka ndihmuar shumë që të bëhem shkrimtar i pëlqyeshëm për fëmijë.

Takimet e mia me Naum Priftin më vonë qenë më të pakta. Vitet rrokulliseshin dhe ne shkruanim, por ai përsëri me sukses të dukshëm. Këtë e dëshmoi ndër të tjera edhe vëllimi me tregime ‘100 vjet, (1983). Duke vlerësuar krijmtarinë e tij kritiku Bashkim Kuçuku nënvizon:

”Dialogu në prozën e e Naum Priftit është i kufizuar, për t’i lënë hapësirë më të madhe monologut, që zbulon ndryshimin e brendshëm të personazhit. (FESH, faqe 2088).

Duke parë se në dy vëllimet e mësiprme me tregime ‘Zërat e jetës’ dhe ‘Mbi mjegullat e kohërave’ mbase te lexuesit ishte krijur bindja se ato ishin …përkthime, vendosa të shkruaja tregime për figura të shquara shqiptare në shekuj. Dhe kur këtë ide ia shpreha Naumit , që, ndër të tjera, më më shpjegoi se një ndër këto tregime, duhej t’ia kushtoja edhe atdhetarit ë madh Avni Rustemi, atentatorit legjendar kundër Esat pashë Toptanit.. Nuk më kishte shkuar ndërmend.! Dhe kur miku im Aziz Gergji, autori i dokumentarëve të njohur historikë në TVSH më tregoi me saktësi të dhënat e materialeve të duhura për këtë ngjarje në Arkivën e Shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare, lindi romani ‘Atentat në Paris ‘(1978). ‘Me këtë roman roman tashmë je edhe më i afirmuar ,- më tha Naumi duke më përgëzuar krahas shokëve të tjerë.

Në vitin 1992 ai së bashku me familjen ai u vendos përfundimisht në Nju Jork. Me përjashtim të një takimi në vitin 1994 në Tiranë, nuk patëm më rast të takoheshim. Por ja që rasti e solli që në vitin 1999 edhe unë së bashku me familjen të vendosesha në Amerikë. Kështu rinisi edhe komunikimi midis nesh jo vetëm me telefona, por edhe me vajtjet e mia nga Bostoni ku jetoj, në Nju Jork, për t’u takuar me të.

Në vitin 2002 dhe më pas ai botoi librat ‘Nëna e Diellit’,dramën ‘Plumbat e shkronjave ‘ dhe komedinë “Dasmë pa nuse’. Nuk mbeta pas edhe unë, ndonëse që në bisedën e parë telefonike me të në pranverë të vitit 1999,i pata thënë se në moshën 61-vjeçare sa isha atëherë, ç’kisha për të shkruar më.

‘Uroj që realiteti amerikan dhe mjediset shqiptare në të ,-‘ të të frymëzojnë,- më pati thënë’. Në vetvete nuk besova. Por kur një ditë vjeshte të vitit 2008 po i shpjegoja se si atë mëngjes të 11 shtatorit të vitit 2001, tek po punoja ‘security guard’ në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Logan’ të Bostonin, pa e ditur se kush ishin, kisha parë të kalonin në një pikë të kontrollit të këtij aeroporti të rinj arabë, të cilët pas atentatit dolën se ishin tërroristë që rrëmbyn avionët dhe me ta goditën Kullat Binjake të Nju Jorkut, atëherë ai menjëherë ma tha: ’Ja zanafilla e një romani”, sepse midis rreth 3000 njerëzve që humbën jetën në këtë tragjedi të tmerrshme, në katin fundit kishin qenë edhe tre shqiptarë që ato çaste po pastronin nga jashtë dritarët e këtyre kullave’. Nuk më kishte shkuar ndërmed të bëja këtë lidhje. Kështu, falë tij, lindi romani ‘Shtatori I gjëmë së madhe’’, që e botova në vitin 2011 në Tiraë. Më përgëzoi dhe shtoi:

‘Tani që ke kaq vjet në Amerikë, mendo për ndonjë roman tjetër, por përsëri me temë amerikano-shqiptare.. I shtytur përsëri prej tij, shkrova romanin ‘Një grua midis dy burrave’ me temë të tillë, si i pari, ashtu dhe i dyti, të botuar në Amerikë përkatësisht me titujt’ Disatrous September’dhe ‘A woman Between Two Men’.

U trondita kur mësova lajmin e hidhur se para disa javësh në moshën 92-vjeçare Naum Prifti ishte shuar. Ashtu si Çehovi ai nuk shkroi kurrë një roman, por mbeti i paharruar në letërsinë shqiptare si Çehovi shqiptar; veç kësaj si njeri fisnik dashamirës, sidomos me shkrimtarët më të rinj, siç u mundova të tregoj dhe unë në këto kujtime për të.

LAZËR RADI- Nji verë me Migjenin

Me miqtë e Migjenit. Marrun prej Veprës 4 “Nji verë me Migjenin” e Dr. Lazër Radit
LAZËR RADI

Nji verë me Migjenin

Durrës, 2019
Nji verë me Migjenin
Kujtime dhe shënime
Nga Lazër Radi
Libri u përgatit për botim nga Jozef Radi dhe Luçiano Radi
Redaktor Jozef Radi
Në ballinë – Lazër Radi, Migjeni dhe Hajdar Delvina Puk, korrik 1936
Botimet, Jozef 2019
Botimi i dytë
ISBN 978-9928-280-53-4
Botimi i parë, 1998-Shtëpia botuese Liria Tiranë
Durrës, Shtator 2018
© Shtëpia botuese Jozef dhe Jozef Radi

Me miqtë e Migjenit

Nji ditë, në shkollën e Pukës, erdhi mësuesi i katundit të Dardhës, Filip Ndocaj.

Si kryemësues, gjithë shkollat e asaj nënprefekture vareshin prej Milloshit. Filip Ndocaj ishte thjesht nji mësues i atyne shkollave. Fillimisht u zhvillue nji bisedë zyrtare, mbi problemet shkollës, frekuentimin, vështirësitë e bazës arsimore. Kryemësuesi mbasi u vu në dijeni për krejt aktivitetin e shkollës, organizimin e bamë, mungesat e shumta, sidomos në libra, fletore e mjete të ndryshme mësimore, i dha edhe porositë e nevojshme…

Mbas asaj bisede pune u hap diskutimi mbi letërsinë dhe shtypin e kohës. Filipi e kishte krye shkollën e mesme ndër prifta, në Shkodër, (s’më kujtohet ndër jezuitë a françeskanë) kështu që kishte njohuni të plota mbi letërsinë klasike. Gjithashtu, ai ishte njoftës i mirë letërsisë italiane e deri diku edhe asaj frënge, mbasi i njifte mirë ato dy gjuhë. Në bisedë e sipër, vuna re se Milloshi e nxiste me shkrue, duket pse e shifte të talentuem:

-Filip, n’at zonë ku të kanë caktue mësues, ke kohë e mundsi me shkrue e me krijue gjana të bukura. Je krejt vetëm, mësimi t’i merr katër-pesë orë, po janë edhe njizet orë të tjera! Të kshilloj jo veç me lexue po në veçanti me shkrue, e po të lutem mos me e bjerrë kohën kot! Shpesh shkollat e malsisë, na krijojnë kët fat ne të letrave. Ndër qytete koha bjerret kafehaneve e muhabeteve kodra mbas bregut…

Si ta kishte prekë n’tel, Filipi qet prej xhepit të xhaketës nji fletore katrore dhe nis me na lexue nji novelëz të vetën, përmbajtja e së cilës ishte mjaft intriguese dhe na detyroi me e ndjekë me vëmendje deri në fund.

Bahesh fjalë për nji ngjarje të vërtetë, ku shfaqesh jeta, zakonet dhe traditat e katundit Dardhë. Nji dramë e dhimbshme e lidhun me malësorët me besën dhe fjalën e dhanë. Ajo ngjarje qe përjetue dikur n’at fshat e sot e kësaj dite përmendesh e kujtohesh me hollsi. Filipi, krejt rrëfimet e malsorëve të katundit i kishte mbledhë e kishte thurë nji novelëz të bukur e interesante, e ku ma së shumti i pat mëshue anës përshkrimore të zakoneve dhe traditave të asaj zone.

-Shumë bukur, – i tha Milloshi – asht punë e vyeshme, e s’duhet me u ndalë! Pa u marrë me vlerat artistike, po të tham se ke shkrue nji novelë prekëse e dramatike. “Ato shtatë krisma, ata shtatë të vdekun, ato shtatë varre…” asht nji tragjedi që ndodh shpesh ndër malsi tona. Unë deshta me e ditë mendimin tand, a bani mirë Sokoli që e vrau Diellën a jo?

-E vërteta asht që e ka vra! Asht fakt, e thonë të tanë në katund!

-Pavarësisht në asht a s’asht e vërtetë, unë due me dijtë prej teje, bani a s’bani mirë Sokoli që e vrau Diellën?

-Gojdhanat s’e komentojnë kët gjà!

-Dakord, që gojdhanat s’e komentojnë, po ti si shkrimtar i emancipimit, ti që len nji vepër për gjeneratat që vijnë, a e komenton kët veprim? Gjithsesi, ty të duhet me marrë nji pozicion te ngjarja, sepse edhe ti je mbrenda saj, a jo?

-As më kishte shkue ndërmend nji gjà e tillë! – i tha Filipi i ndodhun n’nji pozitë disi të vështirë.

-Ndigjo, Filip këtu s’asht fjala me t’bà vërejtje për punën që ke bà, jena tue folë miqsisht, po me dishmue pozicione ma të qarta na si shkrimtarë të parët, e mbas nesh sigurisht vijnë lexuesit, që mundet të jetë nxanës, malësorë, qytetarë, intelektualë, pse kështu puna që bajmë ne krijon gjithnji e ma tepër hapsina komunikimi. Ti je djalë i talentuem, mundesh me shkrue gjana shumë ma të bukura, veç mos harro asnjiherë se je edhe mësues: e njashtu si mësuesi asht edukator i nxansave të vet, ashtu edhe shkrimtari asht edukator i lexuesve të vet, edhe pse shpesh s’ka komunikim të drejtpërdrejt mes tyne, ai u shërben me shkrimet e veta njerzve dhe kohnave. Asht e domosdoshme për ne me synue me paraqitë të vërtetën, të përditshmen, at çka shofim me sy, çka ndigjojmë me veshë e çka ndijmë me shpirt, pse sot edhe letërsia moderne kët gjà po synon, e kët ne duhet me e mbajtë gjithmonë parasysh. S’mundem me thanë: “Na shkrimtarët”, sepse në t’vërtetë as unë e as ti s’jena shkrimtarë të mirfilltë; na jena veç filluesa që duhet me u përpjekë me ba diçka për kët vend. Kishe me dashtë që talentin tand ta vejshe në funksion të kësaj ideje, sepse novela jote asht e bukur, dramatike, emocionuese… po deri njaty. Ajo veç e paraqet tragjedinë e shtatë të vramve, të shtatë vorreve e shtatë plagëve të mbetuna hapë n’shpirtin e atyne malsorve, po s’jepet asnji alternativë, asnji zgjidhje, ajo i len të hapuna plagët. Si ngjarje ajo tashma ka kalue, asht shkue nga përjetimi në legjendë. Përballë kësaj tragjedie, ti si shkrimtar, e ke për detyrë me mbajtë nji qëndrim. Malsitë e Pukës, e përgjithsisht krejt malsitë tona janë përplot me ngjarje, me histori, me kangë e legjenda, me epos kreshnikësh ku ndërthuren heroikja, tragjikja, dhimbja, ndjenjat, pasionet njerzore, hakmarrja, kanuni e ku di unë… Shpesh ndër ne, për gjana krejt absurde, gjoja me mbrojtë nderin, kur në të vërtetë s’ta ka cënue kërkush, veç në dukje, ngjarjet koklaviten aq keq, sa për zgjidhjen e këtyne problemeve sa etike aq edhe juridike, fjala i jepet me lehtsinë ma të madhe grykës së pushkës…

Letra e vitit 1955 drejtuar Marilyn Monroes nga John Steinbeck

Letra e vitit 1955 drejtuar Marilyn Monroes nga John Steinbeck, duke i kërkuar njüe fotografi të saj për djalin e tij, që është e paçmueshme

Zonja Marilyn Monroe
Kullat Waldorf
Dhoma 2728
New York City, N.Y.

E dashur Marilyn:

Në të gjithë përvojën time nuk kam njohur kurrë që dikush të kërkojë një autograf për vete. Autografi është gjithmonë për një fëmijë ose një hallë të vjetër, e cila bëhet shumë e lodhshme, siç e dini më mirë se unë. Prandaj, ju them se kam një nip që jeton në Austin, Teksas, emri i të cilit është Jon Atkinson. Ai është me një këmbë në pragun e pubertetit, por ky është vetëm një nga problemet e tij. Ti je tjetri.

Unë e di që ju nuk jeni bërë nga eteri qiellor, por ai nuk e di. Një sugjerim prej meje për atë se ju keni funksione normale do ta trondiste thellë dhe nuk desha të isha unë ai që do t’i tregoja.

Në një udhëtim të fundit në Teksas, gruaja ime bëri gabimin fatal duke i thënë Jonit se unë të kisha takuar. Ai nuk e beson vërtet, por respekti i tij për mua është rritur edhe duke pasë gënjyer për këtë.

Tani, më kërkohen disa favore pa kuptim, kështu që nuk kam asnjë hezitim të kërkoj një prej jush. A do t’i dërgonit atij, nën përkujdesin tim, një foto tënden, ndoshta të zhytur në mendime, në mënyrë vajzërore, ku i shkruani atij me emër dhe i tregoni se jeni në dijeni të ekzistencës së tij. Ai tashmë është skllavi juaj. Kjo do ta bënte atë skllavin tim.

Nëse do ta bëni këtë, unë do t’ju dërgoj një çelës hyrjeje të zonjave të Fort Knox 1) dhe, për më tepër, do të më pëlqeni shumë.

Ju sinqerisht
John Steinbeck

1) Shkrimtari do të thotë se do t’i jetë shumë mirënjohës pasi sikur dihet Fort Knox është një bazë ushtarake në Kentaki, ku hyrja është shumë e vështirë pasi aty ruhet pjesa më e madhe e arit të SHBA./Përktheu e përgatiti Skënder Buçpapaj

 

Koloneli- Tregim nga SULEJMAN MATO

Xh. Karajt, dëshmitar i kampit Mat`hauzen.
E quajnë Xhemal Karaj.Një burrë i pashëm, me tipare ekspersive e me qëndrim dinjitoz. Nuk të jep përshtypjen se i ka kaluar të tetëdhjetat.Vjen përditë te kafja ku takohemi mëngjezeve, ulet në një tavolinë, i vetmuar, porosit sipas xhepit: herë kafe, e herë kafe dhe raki.
-Sa vjeç mbushe Xhemal?- e pyet dikush.
-Unë? Duket sikur i ka harruar dhe vitet që i kanë ikur.Ja…në dyzetetreshin kam qenë 14 vjeç…
Dyzetetreshi për Xhemalin është një vit historik. Ishte ai vit kur djaloshi nga Picalli i Tiranës do të dilte partizan, gjashtë muaj më pas do të përfundonte në kampin famëkeq të Mathauzenit.
Dy hapa larg tavolinës sonë pi kafe një dëshmitar i gjallë i atyre vuajtjeve. Askush s’ka shkruar asnjë fjalë për të.Nuk dija asgjë për të, e për më tepër, isha kureshtar të dija si kishte shpëtuar nga ai kamp famëkeq.
-Ke pasur fat…
-Po.Kam pasur. Më ka shpëtuar një kolonel gjerman.
-Kolonel Gjerman!?
Është një histori e gjatë,- thotë ai.Midis tyre ka pasur dhe gjermanë të mirë. Njerëz ishin dhe ata.Shpirt kishin dhe ata. Fëmijë kishin dhe ata.
-Si e quanin kolonelin?
-Nuk ia mësova dot emrin.E thërrisnin Koloneli. Ashtu mbeti në mendjen time.Veç gjermanishtes fliste dhe sërbisht. Kur na çuan në kampin e Zemunit. Atje e kam parë fillimisht. Ishte një burrë i pashëm,bjond, i gjatë,i ashpër dhe i prerë.Kishte shumë autoritet tek oficerët e tjerë.Kështu më ka mbetur në kujtesë…
Shënimet e mëposhtme ia mora disa ditë më vonë.
* * *
Ka qenë muaji qershor. Viti 1943.Ishim në fshat.Unë shkova me prindërit për të korrur miser, në arë.Babai kishte marrë dhe dy miq për të na ndihmuar, ndërsa nëna kishte marrë gjashtë gra, shoqe të saj, nga fshati. Në orën njëmbëdhjetë, kur bëmë pushim, baba më thotë. -O çun! A po shkon me na mbush kotruven te burimi?
-Po babë- i thashë. Nëna më dha një kaçile me vete. Burimi mbante rreth çerek ore larg. Atje kishte dhe disa rrënjë fiq. U nisa drejt burimit. Kur po futesha në pyll më zuri syri një çadër italiane. Ishin çadrat e ushtarëve italianë.Italianët kishin disa ditë që kishin hyrë në Pezë. Dy kilometra më tutje, kishte komandën Çeta partizane e Pezës. Ato ditë priteshin sërish luftime të ashpra. Kur kalova pranë çadrës së parë, vura re një grykë pushke. Kishte dalë jashtë çadrës. Nuk e di si ma dha truri.Nuk mendova gjatë. Iu afrova çadrës.. S’pipëtinte asgjë. Ushtari flinte brenda çadrës. Ia tërhoqa pushkën me kujdes, e hodha në krahë dhe ia mbatha në pyll. Mbusha kotruven me ujë, në burim. Mblodha dhe ca fiq dhe, pas gjysmë ore u ktheva në arë. I shkoj babës me katruven me ujë, me kaçilen me fiq, por edhe me një pushkë italjane në krah, të tipit `41. Baba u çudit. -Ku e more? më pyet. I tregova se si ndodhi.Ai nuk më besonte. Në atë çast vjen komisari i çetës së Pezës, Spiro Moisiu.
Ky është djali yt?- i tha babait.
-Po.
-Hë qerrata!-m’u drejtua mua duke më lëmuar flokët.-Nuk pate frikë kur ua rrëmbeve pushkën? Po sikur të të kishin kapur. -Unë të pashë me dylbi,- iu drejtua babait. Djalin e paske të shkathët.
-Bujrum!- i tha baba duke e fuar të hante diçka.Nëna i zgjati fiq në një pjatë.
– Nuk do rri, -tha ai.-Por këtë djalë do ta marr me vete. Në qoftë se ma lejon.
-Si jo?- i tha baba.
Spiroja para e unë pas.Më çoi në shtabin partizan.
O babë, a e njeh këtë çun?- e pyeti Babë Myslimin.
-Si jo. Është çuni i Qazimit.
-Shiko se çfarë u mori italianëve, ma hoqi pushkën nga supi dhe ia zgjati Babës.
Babë Myslimi pasi më pyeti se si arrita që t’ua marr pushkën italianëve, ma hoqi pushkën nga supi dhe më tha:
-Ik tani, se të pret Qazimi.
-Jo, nuk iki! -i thashë i vendosur. Ose më jep pushkën, ose më mbani dhe mua partizan.
-Si thua Babë? – e pyeti Spiroja..
Mbajeni,- miratoi me kokë Babë Myslimi.
Qysh atë ditë unë u inkuadrova në çetën e Pezës.Në tetor të atij viti, bashkë me disa partizanë të tjerë kaluam në brigadën e tretë. Në nëntor gjendeshim në Priskë, e në maj shkuam në Shëngjergj. Atje qendruam 15 ditë.Pastaj u hodhëm në Labinot.Nga e gjithë ajo kohë mbaj mend luftën e Polisit të Elbasanit. U bë luftë e madhe. Patëm 46 të vrarë, e po aq të zënë robër.Mua më kapën robdhe më mbajtën disa ditë në një shtëpi ballisti. Më pas më dorëzuan tek gjermanët.Gjermanët na mbyllën në një kapanon. Kishin me vete një përkthyes.Na pyetën një nga një.Donin të dinin se cilët ishin udhëheqësit tanë.Nuk treguam asnjë. Tre prej tanëve, i nxorrën jashtë dhe i pushkatuan. Ditën e katërt na hipën në kamiona dhe na nisën për në Prishtinë.10 ditë në kampin e Prishtinës. Më pas na kaluan në kampin e Zemunit. Atje nisën të na torturonin pa mëshirë.Na çonin larg qytetit të ngrinim gurë.Këtë gjë e bënin vetëm për të na torturuar. Pas torturës së gurëve na priste një torturë edhe më e rëndë.Na merrnin një nga një, na fusnin në një dhomë, na zhvishnin dhe na qëllonin me shkop gome. Të nesërmen po ajo punë. Një nga këto ditë, hyri në kapanon një Kolonel. Na vërejti të gjithëve me radhë. Tek unë u ndal më gjatë. Për të tjerët urdhëroi të nxirreshin jashtë. Mua ma bëri me shenjë të mos lëvizja. Kur mbeta vetëm, m’u afrua dhe më tha.
-Ti nuk do të dalësh në punë, as sot as ditët e tjera.
Të nesërmen qëndrova në kapanon.Një roje gjermane më solli një pako me ushqime.Ishin pakot që u vinin të internuarve. Thërrisnin emrat.Pakot e të vdekurve ua jepnin të tjerëve. Një nga këto pako më erdhi mua.Ishte shkruar me shkrim dore “Savos”. Më shkoi mendja që pakon e kisha nga koloneli. Edhe ditët e tjera, rojet më binin pako me ushqime me mbishkrimin “Savos”. Nuk e di pse më kishte vënë këtë emër.
* * *
U nisëm me tren nga Banica e Sërbisë.Na ndaluan në një qytezëtë vogël. Emrin s’ ia mbaj mend.U hapën dyert e vagonit. Zbrisni!- thirrën ushtarët e vagonit që na shoqëronin. Rruga tjetër do të bëhej me kamjona. Ishte një rrugë malore.Pas disa orëve na zbritën sërish.Ne vepronim të bindur, sipas komandave të tyre.Na zbritën, na vunë në rresht dhe na futën në një kapanon ku kishte dhe shqiptarë të tjerë.
Si quhet ky vend? pyeta një shqiptar.
-Mathauzen, më -tha ai. Ky është një kamp internimi ndërkombëtar.Po ti mos ki frikë. Ky kamp nuk bombardohet nga aleatët.
Të nesërmen na vunë në njëshkollonë dhe na çuan tre-katër kilometra larg kampit.
Na vunë të transportonim gurë. Këtë punë bëmë për disa disa ditë. I zbrisnim gurët nga mali. Në fund të javës, po ata gurë i kthenim mbrapsht. Ishte një lloj torture.Një mëngjes, na rreshtuan para kapanonit.
-Ti dil këtej! -thirri oficeri i kampit. Shokët u nisën të gjithë. Mua më shoqëruan për në kapanon.Atë çast nuk më shkoi mendja se ky ishte një nder që më bëhej mua, e këtë nder ma bënte vetë koloneli.
Pashë kolonelin duke hyrë në kamp i shoqëruar.Sa më pa ma bëri me dorë.Shkova drejt tij.
-Ti nuk do të shkosh më të mbartësh gurë.
Kaq tha dhe u nis drejt zyrave. Ktheu kokën dhe ma bëri me dorë ta ndiqja pas. Ai para e unë pas tij, u futëm në një kapanon tjetër.Atje më prezantoi me një të internuar nga Vojvodina. Ishte i plagosur rëndë. Pas kurimit e kishin marrë gjermanët nga spitali dhe e kishin sjellur në kamp. Kishte qenë komandant brigade i forcave partizane.
-Ti do të kujdesesh për këtë djalin,-i tha Koloneli. Me sa dukej koloneli kishte simpati të veçantë për të. Ai pranoi, mirëpo unë iu luta kolonelit që të mos më ndante nga shqiptarët.Më hodhi një shikim dyshues.
-Shoqërojeni në kapanonin e tij,- u dha urdhër dy ushtarëve, pa m’i hedhur sytë.
Kështu, unë vazhdova dhe ditët e tjera të mos shkoja për të mbartur gurë. Mëngjeseve më linin të dilja jashtë kapanonit, në oborr. Kishin porosi nga koloneli që të trajtohesha në mënyrë të posaçme.Bëra gjashtë muaj në atë kapanon.
Një mëngjes na vjen vetë koloneli duke thirrur.
-I gjithë kapanoni, jashtë!
Dolëm të gjithë. Na rreshtuan sipas shtretërve që kishim në kapanon. Ishim rreth 300 të internuar. Shumica ballkanas.
-Kush dëgjon emrin të dalë nga rreshti!
Thirri 27 emra. Emrin tim nuk e thirri.Kur mbaroi listën, m’u drejtua mua.
-Ti, dil këtej!
Edhe pse nuk ma thirri emrin, dola dhe unë së bashku me të tjerët.
-Të tjerët nëpër kapanone, -thirri sërish.
Më pas sollën nga një kapanon tjetër edhe 17 të tjerë. Unë iu afrova dhe e pyeta:
-Ubit..?Doja t’i thoshja:-“Do të na pushkatoni”?
Ai më vërejti me inat. U kthye nga unë dhe më rrahu krahët. Për të më dhënë të kuptoja se emri im nuk ishte në atë listë dhe se ai e dinte vetë këtë punë.
Na hipën në dy kamiona dhe na nisën.Nuk dihej ku shkonim. “Do të jetë për mirë…” mendova, duke sjellur ndër mend shikimin e tij dashamirës.
Na çuan në një kapanon me të mirë, ku kishte edhe dushe për t’u larë. Na futën nëpër dushe. Kishim kaq kohë pa u larë. Rrobat tona i dezinfektuan. Na i sollën të thara. Atë natë fjetëm aty. Të nesërmen na hipën nëpër kamiona.Në krye të kolonës më zuri syri kolonelin dhe u gëzova.Në një stacion ndaluan karvanin.Erdhën ushtarë me qese në duar. Na dhanë të gjithëve qese me ushqime.Rruga e kthimit drejt Prizrenit do të bëhej me tren, shoqëruar me roje gjermane.Në një tunel qëndruam gjatë.
Treni ndaloi në tunel për shkak të bombardimeve të forcave aleate.
Në Prizren mbërritëm në mbrëmje vonë.Na zbritën nga treni dhe na futën në burgun e tyre.
Të nesërmen vinin në kapanon, thirrnin listën. I merrnin dhe i sillnin sërish. Askush nuk e kuptonte se çfarë kishin ndërmend të bënin. I thirrën të gjithë. Vetëm mua nuk më thirrën.Unë nuk isha në lista.
-Ka të tjerë?- pyeti oficeri.
-Është edhe një
-Silleni!
Më morën dhe më çuan para një oficeri që fliste shqip.
-Afrohu!
U afrova.
-Prej nga je ti?
-Prej Tirane, i thashë
-Aa! Ti je djali i Qazimit,- tha ai gjithë nervozizëm. -Ky është djali i korrierit të shtabit të Pezës, u tha të tjerëve.Ky ka luftuar kundër gjermanëve…
-Të kthehet pas!- thirri gjithë nervozizëm.
Ndërkohë në derë u shfaq koloneli. Sikur e solli zoti.
-Këtë e kam liruar unë,- i tha atij që më vonë do ta merrja vesh se ishte Xhafer Deva.Më tërhoqi për dore, më çoi gjer tek dera dhe më shtyu me forcë përjashta. Unë qëndrova pas derës. Dëgjoja se si ziheshin me njëri-tjetrin.Xhaferi me Kolonelin. Më pas doli koloneli. -Hip në makinën time!- më tha. Më çoi në një kapanon që ishte gjysmë ore larg burgut.Tre ditë më vonë na morën me makina, dhe na nisën për në Shkodër.Kur hyra në kufirin shqiptar, nisi të më hovte zemra nga gëzimi.Shpëtuam! Shpëtuam,gati sa s’thirra nga gëzimi. Ishte pikërisht ky koloneli nazist të cilit ia kam borxh jetën. E kam kujtuar gjithnjë.Kanë kaluar 71 vjet,e nuk më del nga mendja. Çudi! Si nuk munda të mësoj asgjë për të? S’ ia mësova dot as emrin!?

Udha ka lehjet e rënda – Cikël poetik nga ISMET TAHIRAJ

TË FJETURIT BEZBARDHË

Terri shtrihet sa më dendur
Për t’ parë ne kacabujt
Dhe urrtjën e errët në sytë tonë.
Po kush e lë mollën n’ peshore
Dhe peshën e fajit në gotë.
Ai apo ajo që flasin rrafsh
Shtrihet pezhgve e madhe
Udha ka lehjet e rënda tejet te rënda
Te rralla tepër rralla që djegur sy e krah
Nga ujnajat mbesin thëngjijtë
Dhe furrat më bukën që nuk e kishin
E shtrihet i dendur ëmbël terri
Krahve var mallotën e kufomave
Ditën tjetër shtohen gropat
Me të fjeturit bezbardhë
Krejt si në kohë e shirave
Qe mykën ditët ….

 

DHUNTIA E DHUNËS…
Dhuntia dhunës kur i shtohet
Këlbaz e gjak rritet,
Faizet virtyti ,e dashuria
Gjithçka nga sofra e tutje
Përmbyset
Atëherë qipujt
Harlisën…

BREGUN TJETËR
Fletë ahu
Kam mysafir,
E koha aspiratore
Mastrubon
Mençurakve
U fishkët goja
Më gjasë bregun tjetër
Dikush po tëhollonë

I pangjashëm mes të ngjashmëve (Akademiku 90-vjeçar Ali Aliu që na nderon mes nesh)- Nga Zija Çela

Kur më erdhi ftesa për këtë tryezë, megjithëse dimër, dita kishte plot dritë dhe vetiu m’u kujtua çfarë i kisha thënë njëherë Ali Aliut. I kisha thënë se gjatë vitit Prishtina vërtet ka tërheqje, por edhe Tirana ka shumë ditë me diell. Nuk e di pse, përveçse si albanolog i shquar, edhe si personalitet njerëzor Ali Aliu më vjen në mend sidomos në ditë me diell. E kështu ndodhi që ky vegim m’u bë nxitje për t’i hedhur lirshëm ca shënime edhe në letër.

1.

Akademiku 90-vjeçar, që na nderon mes nesh, ka njëzakon të pashqitshëm. Kur është duke shkruar, ai sikur e këndon nën zë tekstin që po kompozon. Dhe kjo ndodh prej fjollave të frymëzimit. Nga Katër Stinët e Vivaldit, ndoshta për harenë e saj, do ta vija gishtin te Pranvera.

Ali Aliu i përket kritikës dhe filozofisë pozitiviste. Kur bën objekt studimi krijimtarinë e një shkrimtari, ai hedh dritë në anët më të forta të autorit, i analizon njëpër një, por me lupë në dorë nxjerr në pah edhe sythe që ose janë në zhvillim, ose premtojnë të zhvillohen. Në shkrimet e tij nuk ka asgjë toksike. Ai nuk helmon as me dashje, as pa dashje, përkundrazi, vihet në krah të shkrimtarit të cilit i dhuron vlerësim dhe ndjesi gëzimi. Nuk ka autor që mund të ankohet se Ali Aliu ia ka ngrënë hakun, siç nuk kam dëgjuar ta ketë pohuar dikush mbipeshën, kur mund t’i jetë dhënë më tepër.

2.

Ali Aliu e ka të lindur Dashninë për leximin dhe Pasionin e fjalës për letërsinë. Pa e patur fare qëllim, madje pa i shkuar asfare në mend, çfarë ka patur tëbrendshme e ka shpallur si kryemotiv qysh në fillimet e veta. Ja si mund të lexohen të bashkuar tre titujt e tre librave të tij të parë: “Kërkime e Shtjellime në Rrjedha tëLetërsisë”. Tre tituj në një, kredo e plotë.

Ali Aliu është studiuesi në simbiozë me zekthat që ka përditshmëria e kritikut. Ky është tharmi që, ashtu siç nuk e ka lënë në rini, nuk e lë rehat as në moshën e patriarkut. Kur i ka ardhur për të folur, atij nuk i ka ngrirë lapsi në dorë, madje me raste nuk është stepur për ta trajtuar një vepër edhe si kryevepër, pa manipuluar me heshtjen si element i estetikës sëreagimit apo si koncept i dilemës etike. Romancierët ndoshta s’janë aq bujarë sa poetët, të cilët jo rrallëngopen me aromën e lavdërimeve, ndërkohë qëprozatori ndalet ndër paragrafë e detaje, duke kërkuar argumentin në shumësinë e tyre. Nuk po i shtyj më tej reagimet e palës së shkrimtarëve, por po them se ndodh diçka e çuditshme me palën tjetër. Në vend të presëmirënjohje nga autorët e librave që ka pëlqyer, Ali Aliu sillet vetë i pari falënderues ndaj tyre.

3.

Sigurisht, me sy të lirë askujt nuk i duken shenjat e botës së brendshme. Por askush që merr guximin të shkruajë, sado të përpiqet, për një sy të stërvitur nuk mund ta fshehë transplantin e zemrës në tekstin e tij, në terma tëkardiologjisë, ritmin, aritminë, suficencën, insuficencën, etj. Ashtu si për çdo krijimtari, në rreshta e midis rreshtave shpirti i kritikut pulson në tekst, duke dëshmuar si ndihet fjala aty, vjen si harmoni, vjen si llogaritje matematike, rënkon nga mungesa apo kërcet nga teprimi.

Modalitetet e shqyrtimit kritik janë nga më tëndryshmet, rekomandohet objektiviteti. Mirëpo kur e kanë patur prirje, edhe kritikë e studiues të shquar nëbotë ia kanë dalë ta arrijnë objektivitetin jo vetëm përmes dijes, kulturës e kapacitetit mental, por edhe ndihmës së urtësisë shpirtërore. Më duket se kjo urtësi e karakterizon tekstin e Aliut. Në pjesën e shkrimeve kritike ai nuk është i shkarkuar plotësisht nga barra emocionale, porse emocioni i ngarkohet vetë zbulimit të një thelbi, bie fjala, thelbit të përgjigjes se çfarëështë e re në librin e këtij apo atij autori. Dhe nuk mund të mohohet, për vetë natyrën e tij zbulimi është ngritje e velit, njëfarë dasme e përjetshme, ai e ka nëaksionin e vet emocionin.

4.

Në veprën e Ali Aliut gjenden referenca, por zakonisht të natyrës pohuese, mbështetëse dhe informuese. Duke mënjanuar frymën e debatit dhe të polemikës, ai përqendrohet sidomos në faktorët e tij tëanalizës, në thellimin e argumenteve dhe depërtimin shpesh kapilar. Si fryt i punës së Ali Aliut, ndër të tjera, në librin voluminoz “Don Kishoti shqiptar”, që sapo është ribotuar i plotësuar, sot kemi një tablo plot ngjyra mbi krijimtarinë e disa prej poetëve e prozatorëve më të spikatur bashkëkohorë. Herë në rolin e historianit e herë tëpropozuesit për historianët e letërsisë, në këtë antologji vetjake të mendimit kritik gjejmë problematika tërëndësishme të estetikës dhe përgjithësisht të teorive letrare. Aty shtrohen pyetje e jepen përgjigje për çështje bazike të prozodisë, individualitetit dhenarracionit, raportit të reales me irealen, gjuhës sëtekstit e të nëntekstit, etj.

5.

Njëherë, teksa bisedonim për një shkrim të botuar në gazetë, vërejta se Aliut i kishte mbetur peng përse redaktori kishte ndajshtuar pranë emrit të tij ofiqin e akademikut. Dhe këtë nuk mund ta merrje as si shtirje, as si trill, aq më pak si rastësi. Ai gjithnjë nuk ka kërkuar ndonjë potencim me statuset zyrtare, për ta lënë lexuesin të lirë në gjykimin e tekstit, duke ia respektuar mendimin e pavarur dhe mënyrën e leximit. Tekefundit, tërë jetën edhe vetë është treguar një lexues i hatashëm, nga ata të thekurit, të cilët lënë sytë mbi shkronjat e tjetërkujt.

6.

Por si lexon Ali Aliu? Kam krijuar një përshtypje nga biblioteka e tij private. Me gjasë, me t’iu ndezur ndonjë shkëndijë përgjatë lëçitjes, ai hedh shënime nëmargjinat e librit, në ato hapësirat e bardha sa njëpentagram. Si ta përfundojë leximin, do të këqyrëpikërisht këto nota të shpejta. Nëse ka mundur tënxjerrë esenca, ndihet thuajse gati për shkrimin; nëse ende jo sa duhet, i rikthehet librit pjesërisht.Përndryshe, me kalimin e kohës ato shkëndijat ftohen dhe shënimet nuk dalin nga raftet.

Mes mënyrave të larmishme, pse jo, mua më pëlqen gjithashtu ky qëndrim, që afron me krijimtarinë e mirëfilltë: të punosh jo vetëm për të kënaqur të tjerët, por së pari për të ndier kënaqësi vetë gjatë procesit tëshkrimit.

Ali Aliu ka lexuar shumë libra të rëndësishëm. Por ma do mendja nuk ka profesionist që të ketë lexuar sa ai edhe libra të parëndësishëm. Nëpër vite, për t’i dhënë skenëd emrin që ka, kam parë si i “vërsulen” në panaire duke i dhuruar libra prej kahmos. Siç është e pritshme, nuk mungojnë autorë të afirmuar, por nuk mungon sidomos bylyku i fillestarëve, amatorëve të vonuar e maniakëve tëshkrimit. Si dreqin e ndiejnë këta se kanë gjetur “babaxhanin” e duhur?! Sepse Aliu, me torbat plot, shkon pastaj përtej mirësjelljes: i lexon thuajse të gjithë ato libra, madje cili është me fat edhe recensionohet.

Kam menduar ndonjëherë se Aliu nuk është fort i rreptë si kontrollor. Por më mirë genuin, sesa ta lidhte veten duke u bërë autocensor. Natyrisht, ne do të kishim edhe ashtu një profil letrar, por jo kaq tëpersonalizuar prej shenjave të tij, domethënë njëpersonalitet të pangjashëm midis të ngjashmëve, ose tëngjashëm me të pangjashmit. Shkurt fjala, një kritik kaq empatik.

7.

Në përvojën time, kur shkruaj një roman, synoj tëkaloj në katër nivele, që nuk është rasti të përmenden. Por ekziston edhe një i pestë. Ky është niveli, kur kritika letrare zbulon në veprën e shkrimtarit çfarë s’e ka ditur më parë vetë autori i saj. Kështu ndodh edhe me kritikët e studiuesit, jo rrallë dinë për veten më pak se të tjerët dinë për ata. Dhe sa mirë kur kolegët janë tëgatshëm t’ia thonë.

8.

Dhashtë Zoti që, një ditë, të jemi çliruar përfundimisht nga bizantinizmi i trashëguar, ai i llojit që, siç thotë Brodskij, sa më afër qëllimit të ndritur tëjetë dikush, aq më të mjegullta ia bëjmë mundësitë e arritjes. Afërmendsh, auditori më i drejtpërdrejtë për çfarë shkruhet sot janë bashkëkohësit. Por unë besoj se do të mbizotërojnë interesat e pastra, të cilat punën e çmuar të studiuesve tanë do t’ia përcjellin edhe sëardhmes.

9.

Ah, edhe diçka në fund, meqë pajtohem se çka është e mjaftueshme, mbetet gjithnjë e pamjaftueshme. Po, gjatë vitit Prishtina ka vërtet tërheqje, por edhe Tirana ka shumë ditë me diell…

(Vijon në 100-vjetorin e lindjes.)

(Marrë nga ExLibris)

60 vjetori i rinise sime poetike- Nga SHABAN MURATI

60 vjet më parë, 19 prill 1964, kur isha në vitin e parë të Fakultetit Histori-Filologji, pa mbushur 19 vjeç, në gazetën e njohur dhe të vetme letrare të vendit “Drita”, shkrimtari i madh Ismail Kadare, që ishte redaktor për poezinë në atë gazetë, më botoi një cikël të veçantë vjershash të miat.
Për mua si poet i ri ishte një ngjarje e jashtëzakonëshme, të cilën nga albumi i kujtimeve kam kënaqësinë e veçante ta ndaj me miqtë e mi në këtë 60 vjetor të rinisë sime poetike.

NË PANAIRIN E LIBRIT – SHTËPIA, NË SHTËPI – PANAIRI I LIBRIT. – SHBA, Connecticut, Stamford, Biblioteka “Ferguson” – Nga Visar Zhiti

 

 

Në SHBA në shtetin Connecticut, në qytetin Stamford, në Bibliotekën “Ferguson” u hap Panairit i Librit Shqip,
Ishte Edicioni i tretë I tij, mbas mbas 14 vitesh nga edicioni  i dytë, që u mbajt në New York në vitin 2010.
Median e shkruar dhe ato televizive njoftuan:
“Panairi i Librit Shqip në Amerikë numëroi pjesëmarrjen e mbi 30 autorëve:  Visar Zhiti, Adnan Mehmeti, Mëhill Velaj, Yllka Filipi, Bexhet Asani, Daisy Elbasani, Tushe Saliaj (Rrapaj), Lufti Brami, Premisa Muca Kerthi, Erlinda Pysqyli, Demir Rusi, Rukiana Kasemi, Lela Qejvani, Suzana Vangjeli, Majlinda Pajaj, Bora Balaj, Merita Prenga, Gjon Fran Ivezaj, Gjeto Turmalaj, Sami Mulaj, Kastriot Fetahu, Selman Dervishi, Luigj Çekaj (përfaqësuar nga e bija), Nexhmedin Syla, Azgan Berbati, Arjana Fetahu Gaba, Ramiz Mujaj, Pal Ndrecaj, Nosh Mernacaj, Sergio Bitiçi, Idriz Lamaj, Arjeta Ferlushkaj, Simon Dervishi Mani, Hamid Alaj, Age Ivezaj Gjokaj…”.
Panairin do ta përshëndesnin drejtuesit e Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, Prsidenti Adi Memeti, Kryetari Mhill Velaj, etj, përfaqësues të Bashkisë së Stamford-it, amerikani z. Aaron Miller, i cila tha: “jemi krenarë që kemi në qytetin tonë një komunitet shqiptar kaq të suksesshëm” dhe u uroi të gjithë shkrimtarët.
Gjatë veprimtarisë u shpërndanë dhe çertifikata mirënjohje, gazetarit të palodhur të gazetës “Dielli”, në New York, Dalip Greca, poetit të njohur nga Kosova, Xhevdet Bajraj, në Meksiko, të cilët nuk janë më…
Me çertifikatë mirënjohjeje u nderuan edhe tre Anëtarët e Nderit të Shoqatës, z. Visar Zhiti, Sami Repishti, Carrie Hooper, gjithashtu edhe anëtarët: dr. Bexhet Asani dhe Arjeta Ferlushkaj Kotrri,
Në panair u hap edhe një ekspozitë me piktura dhe punime dore të Ramiz Mujaj.
Në fund të veprimatrisë u mblodh këshilli i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë dhe bëri zgjedhjet e reja: Kryetare u zgjodh Dr. Yllka Filipi, Nën/kryetare: Arjeta Ferlushkaj dhe Sekretar: Bexhet Asani
Ky panair, u mor vendimi, që të bëhet një traditë, të happen në çdo tre vjet..
Nga SHSHSHA

 

TË DASHUR LIBRA!

Të dashur Libra! – Kështu do të doja ta filloja fjalën time në këtë Panair të Librit Shqip, 2024, këtu në Stamford, në shtetin Connecticut, në bibliotekën e madhe dhe të bukur, “Ferguson”.
Të dashur lexues dhe autorë, gjithë të pranishmit, na mblodhi ky panair i vogël, i organizuar në Amerikën e madhe, prandaj dhe kuptimi i tij, vlerat janë të mëdha.

GJUHA – ATDHEU I SHKRIMTARIT:

Për ne panairi filloi më përpara se të vinim këtu. Bashkë me time shoqe ishim ndanë librave në shtëpinë e një mikeshës tonë në New York, e Aidës, nga familja Balaj, e shquar për patriotizëm dhe dashuri ndaj kulturës. Pranë dritares nga ku dukej liqeni dhe porti i varkave, e gjithë faqja e murit ishte biblioteksa e saj. I hapa raftet dhe e pashë, krahas librave të shumtë anglisht, kishte shumë e shumë libra shqip, klasikët tanë, At Fishta, Dom Ndre Mjeda, “Shkodra e Rrethueme”, Kadare, Orwell, bashkëkohësit, gjeta dhe nga librat e mi, “Valixhja e shqyer”… kështu është vallixhja e atij që ikën, e shqyer… dhe m’u duk sikur panairi i librit kishte hyrë në shtëpi, ndërkaq po vazhdon këtu, te kjo sallë e madhe e Bibliotekës se qytetit, te të gjitha tryezat përreth përplot me libra, shoh familjarë me fëmijë dhe them se dhe shtëpa ka ardhur në Panair.
Dhe ky është dhe qëllimi…

Ne këtu jemi autorë shqiptarë, që nuk kemi mërguar nga gjuha amë dhe gjuha është atdheu i shkrimtarit.
Ne jemi dhe lexues të librit shqip dhe libri është emocion jete, shpirt i një populli dhe kujtesë, estetika e saj, etj.
Me librin jetën tonë e mbushim edhe më, i japim dhe atë që s’e jetuam dot apo nuk e jetuam vetë, libri kështu na bën me shumë jetë të tjera, kështu thoshte dhe semiologu dhe shkrimtari Umberto Eco, ndër më të mëdhenjtë e shkullit XX.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë me këtë veprimtari, “Panairin e Librit Shqip”, po kryen një akt kulturor me më rëndësi se aq, po sjell librin shqip të an;etareve të saj nga një vend i vogël dhe i përvuajtur i Ballkanit në vendin e madh dhe më të fuqishëm, në SHBA, superfuqi edhe kulturore. Ato jetët tona, që rrjedhin nga jeta e një populli, – të lashtë, do të thosha tani sipas zakonit të fjalimeve, që…, por nuk po zgjatem, – po i mbartim dhe janë derdh në kombin modern amerikan, plot dije dhe liri, pra po bashkohen me jetët e botës së madhe.
Ky bashkëveprim, do të shtoja, është dhe mirëkuptim, miqësi, mbështetje, liri më shumë, zgjerim i atdheut me dije. Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë, thoshte Naimi ynë.

Shumë nga librat në këtë Panair a të gjithë mbase, janë shkruar në SHBA, ky është vendi i madh që ta jep këtë mundësi, sepse i çmon dhe i do dhe gjuhët e çdo diaspore këtu dhe shqipja jonë ndjehet e nderuar.
Besoj se librat këtu janë shtypur në Shqipëri dhe janë sjellë nga përtej oqeanit dhe unë shoh dhe një oqean tjetër dashurie, atë të të gjithë shqiptarëve.
Ne e duan gjuhën amë, ka që e mbiçmojnë, por unë s’mund të rri pa thënë se shqipja jonë është dhe martire, në shekujt e pushtimit ka qenë e ndaluar, poezitë tona të para janë shkruar me gjak. Pikërisht letërsia e ktheu gjakun në bojë shkrimi, sipas Thomas Eliot, që është dhe poet amerikan.
Po a mund ta rikthejmë të shkruarit dhe në gjak të jetës?

Po të flasim për panairin tonë. Jemi së bashku, një pjesë jona, aq sa mundej, autorë dhe lexues dhe libra, edhe të atyre që s’janë, që s’vinin dot, miq tanët dhe unë prapë s’mund të rri pa kujtuar që vijmë nga një vend dhe një kohë që dënonte autorë, libra dhe lexues, përndiqeshim dhe nga ata që kishim pranë dhe kjo, e projektuar në realizëm socialist, në entuziazëm absurd, shpesh ishte vepra e tyre më e arrirë. Edhe ata kanë mbërritur deri këtu…
I them këto se ndjej dhe shoh përreth dhe përballë praninë e autorëve të rinj, ata shkruajnë dhe në anglisht, forcë e aftësive të tyre dhe i tërheq po aq dhe i përkushtohen dhe gjuhës amë.
Dhe në gjuhë janë dhe dashuria dhe vuajtja, edhe humbjet, që vetëm gjuha, edhe ajo e brendshmja, i kthen në përvojë dhe në poezi, dua të them në letërsi.

THEMELTARËT
DHE VAZHDIME:

Të rinj ishin këtu dhe Imzot Fan Noli dhe Faik Konica- “biblioteka lëvizëse” sipas Apollinaire, që themeluan “Vatrën” e përbashkët të shqiptarëve dhe “Diellin”- gazetë të saj, ata me bashkëpunëtorë krijuan këtu një qeveri në mërgim, kur s’kishte një të tillë në Shqipërinë që ende nuk ishte pavarësuar dhe i dhanë letrave të çoroditura shqipe vepra të pavdekshme.
Motrat e famshme Qiriazi, mësuese të dritës, që do të kërkonte t’i shqyente me kthetra errësira…
Kur atje pas Luftës II Botërore po vendosej një diktaturë gjakatare, erdhën këtu për të vazhduar përpjekjet për atdhe shumë shqiptarë, edhe nga krerët kryesorë, si shkrimtarët Mit’hat Frashëri, – bir i Abdylit të “Lidhjes së Prizrenit” dhe nip i Naimit, Mustafa Kruja, – gjuhëtar dhe stilist i historisë, por edhe kryeministër, shkrimtari e filozofi Isuf Luzaj, – mik dhe me Jorge Luis Borges, Baba Rexhepi, – mistik shpirtëror i fuqishëm, për të cilin janë shkruar libra, historiani Ago Agaj, antropolog luftëtar, por dhe Abaz kupi, – luftëtari i parë i rezistencës me armë në Europë kundër fashizmit… dhe do të vazhdonin me komunizmin…
Kur në atdhe burgoseshin dhe pushkatoheshin poetë, do të arratiseshin për këtej pas burgut poeti e filozofi Arshi Pipa, duke marë me vete dhe sonetet infernale, humanisti e studiuesi sorbonas Sami Repishti, nga internimet dhe përndjekja do tË vinte dhe poeti i dufit çam, Bilal Xhaferri e deri te poeti Gjekë Marinaj, që kërcënohej me burg edhe për një metaforë; ky i fundit do të ishte dhe Kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, themelues.
Ata mbeten përherë të rinj me idetë e tyre për një Shqipëri të lirë, të hapur, euroatlantike, duke ikur ata kishin atdheun me vete, pra veç e zgjeruan…

Për ata, Konicën dhe Nolin, etj, po tregon shkëlqyer duke e sjellë përvojën e tyre si përvojë të kombit, historiani Ilir Ikonomi, që erdhi këtej pas rënies së perandorisë komuniste dhe punoi në “Zërin e Amerikës”, zëri që i flet gjithmonë pranë Shqipërisë duke i treguar dhe rrugët e lirisë dhe të demokracisë, ku ishte në drejtim dhe gazetari i shquar, familjemërguari Elez Biberaj.
Enciklopedinë e shqiptarëve të Amerikës na e ka dhënë në një vepër madhore z. Vehbi Bajrami, ndërkohë dhe botues i gazetës s;e mirenjohur “Illyria”.
Këtej erdhën dhe shkrimtarët si Naum Prifti, Betim Muço, që s’janë më midis nesh, poeti Roland Gjoza, gjuhëtari dhe shkrimtari Ardian Vehbiu, drejtor dhe i revistës kulturore elitare, me shumë rendësi për estetikën e mendimit sot, “Peizazhet e Fjalës”.

Këtej kam dhe bashkëvuajtës të mi, që kanë ardhur në Amerikë, te ëndrra, që me punë kanë arritur atë mirëqenien, që s’do të mundnin kurrë në vend tjetër, por mbi të gjitha këtu kanë prekur atë liri të vërtetë dhe demokracia është dhe realitet i tyre…
Një pjesë e bashkëvuajtësve të mi shkruajnë, është këtu libri me poezi, postume i Luigj Çekajt, me titullin kuptimplotë, që ka shtegtimin si të vetë panairit, “Një shkrelas në Manhatan”, po a kanë mbërritur poezia e Pëllumb Lamajt, e Ilir Spatës, etj, etj?
Unë kam shkruar për një liber tjetër me poezi, të Artan Kafexhiut, që është dhe këtu. Poezia dhe mërgimi kanë të përbashkët një lloj mallëngjimi, kanë ikjen si një kthim dhe kthimin si një tjetër ikje…
Po miqtë e mi, Dine Dine e Hasan Bajo, që shkruajnë prozën e gjatë? Memuaristikë kanë botuar dhe Kaso Hoxha, Muharrem Xhutollari, Memisha Gjonzeneli, persiatje nga aktualiteti nxjerrin shpesh Lekë Mirakaj, Ilirjan Blloshmit, etj.
Po hulumtimet dhe studimet e veçanta të Ing. Mërgim Korça, a jan:e këtu? Vëllai i tij, Genci, ka shkruar në anglisht memuaristikë tronditëse. Janë djemtë e Xhevat Korçës, studiues dhe minister i arsimit, që vdiq me të parën grevë urie në burgun e Burrelit. Luftoi dhe me vdekjen e tij vdekjen…
Dua të kujtoj Makensen Bungo që na ka dhënë romanin “Këneta e vdekjes”, vuajtjet e tmerrshme të të burgosurve dhe të vetes, një sfidë dhe ndaj “Kënetës” së realizmit socialist…

Nga kujtesa dramatike ka tërhequr vëmendjen sot me tregimet e tij Muç Xhepa, me ato realitetet e tij të përziera shqiptare dhe amerikane, po kështu dhe Sami Milloshi me prozën e shkurtër, ndërsa në Kanada vazhdon të përmbushë vepren e tij shkrimtari Faruk Myrtaj. Ndjek mendimin kritik të Minella Aleksit, Gëzim Bashës.
Takoj Kastriot Fetahun, njihemi që në Çikago, edhe të tjerë, janë emrat e tyre në gazette…
Në Amerikë ka shkruar dhe Lazër Radi, i dalë nga burgjet dhe internimet, vinte si visitor, po në Amerikë ka ardhur dhe shkrimtari Ernest Koliqi, i dënuar me vdekje në atdhe nga diktatura, ai themeloi Katedrën e Albalalogjisë në Romë, ndërsa romani i tij i vetëm, “Shija e bukë së mbrume” personazhet i ka shqiptaro-amerikanë dhe ngjarjet zhvillohen në Amerikë.
Është në Universitetin Ann Arbor në Miçigan pedagogu Lisandri Kola, poet dhe studiues i shkëlqyer, që ka arritur vetë të krijojë dhe të japë lëndën e Letërsisë shqipe në mërgim në katedrën ku punoi dhe poeti nobelist, kundërshar i sovjetëve, ruso-hebreu Josip Brodsky. Iku, e pëzunë pas burgut…

Të kthehemi te librat e Panairit. Z. Mhill Velaj, që sot ka ditën e fundit si kryetar, shkon tryezë më tryezë dhe shpjegon për autorët dhe librat për kamerat e televizionit.
E pse të mos tregoj dhe unë që një përmbledhje timen me poezi “Si shkohet në Kosovë”, ia kam dhënë këtu në SHBA, në Çikago në një takim me të, kryeminstrit të Kosovës, z. Albin Kurti
Po vite më parë, më thotë një shqiptar se këtë libër ia kam pas dhuruar me autograf dhe vëllait të tij në një takim letrar vite më parë në rrethinat e Çikagos, pikërisht atij, që la me testament pasurinë e tij për t’u ngritur katedra e albanalogjisë në Universitetin DePaul, Hidai Bregu. Unë nuk e mbaj mend, por rëndësi ka, që pikërisht mes atyre njerëzve, që bëjnë një jetë të pabujë, mbase dhe spartane, fshihen akte kulturore me rëndësi kombëtare, të ndjeshme dhe në SHBA.
Ka vërtet një testament të madh shpirtëror i gjeneratave të mëparshme këtu, që do atë dashuri e përgjegjësi të bukur, sakrifica e talent për të arritur lartësinë e tyre, që na mësojnë si shkohet tek e mira, që ta duam vazhdimisht dhe pa kushte atdheun.
Duaje atdheun dhe kur të vret, ua la porosi fëmijëve te tij shkrimtari Mitrush Kuteli. Mos pyet ç’bën atdheu për ty, pot ti ç’bën për atdheun, na mëson Presidenti Xhon Kenedi.
Si një atdhe të vogël shqiptarët këtu kishin “Vatrën” e tyre shekullore, duhet mbajtur. Na dhimbet çdo çarje e saj si çarje plage. Zjarri i Vatrës do të duhej dhe në kohët më moderne…

VËSHTRIMI I GRUAS NË PANAIR

Këtej erdhi dhe vajza e Stalin si kundërshtare e të atit, – thashë me vete, – afër ku unë jam. Më afër kam shtëpinë e fëminisë së Heminguejit, – po thoshim, – dhe sa i donte gratë ai… por, që të shijojnë në pleqëri të mirat e kapitalizmit, e kush s’ka ardhur, nga Shqipëria, e kam fjalën, edhe heronj, edhe të panjohur, edhe komandantë burgjesh, që mbanin brenda telave me gjemba të dënuar që donin të arratiseshin për në Amerikë, edhe artistë, letërnxirës të Realizmit Socialist, që tani të nxijnë letrat e realizmit demokratik, bashkë, paqja qoftë me ne, – lutet ime shoqe! Që të bëhemi si Amerika apo me gjakimin donkishotesk, të bëjmë amerikanët si veten? – pyes unë, jo pa ironi.
Letërsia s’duhet të ketë mure si ai i SHBA me Meksikën, le të vazhdojë të na futë pa doganë në faqet e veta…
Në këtë panair edhe unë kam sjellë romanin tim, “Këpuca e aktorit”, i shkruar në SHBA – metaforë e ecjes së vështirë në skenat e jetës, ka dashuri dhe grua, – më thonë.
Po ne kemi të ekspozuar dhe libra të tjerë, edhe “Dita e Shenjtes Nënë Tereza” i Edës time, botuar në Vatikan, edhe “Për atë që dua(m)” i Atjonit”, që Eda ia ka dhuruar dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si një nënë një nëne, si zonja zonjës…
Afrohem te grupi i zonjave në panair, ku është dhe ime shoqe, u pëlqejnë kostumet kombëtare, pozojnë me to si të “veshuna me diell, mbathun me hanë”, prin Eva Dori me “Bijtë e shqipes”, nënkuptohen dhe bijat patjetër, ja dhe shkrimtaret Yllka Filipi dhe Arjeta Ferlushkaj, Majlinda Pajaj, Suzana Vangjeli, Arjana Gabaj etj, po mikja jonë Ilirjana Sulkuqi, ku është, s’është kthyer nga Shqipëria?
Po këtu ka ardhur dhe një poete koreano-jogore, tashmë amerikane, Tonia (HounHye) Ko Hung, mike me poetët shqiptarë, ajo ka dhe një libër të përkthyer në shqip.
Unë pëlqej shumë shkrimet e Profesores Eda Dehremi, kanë forcë të bukur gruaje. Dhe statuset e psikologes Silvana Kola-Loka. Flas për ç’njoh këtej përreth.
Në Tiranë Ambasada Amerikane jepte një çmim për gratë e shquara me emrin e shkrimatres së persekutuar, disidentes së parë grua në perandorinë komuniste, “Musine Kokalari”. Studiuesja shqiptare në Angli, Nashi Brooker, sa shumë i është përkushtuar asaj, shkëmbejme letra me të…
Poezia e zonjave i ka dhënë qumësht Rozafe poezisë shqipe, them unë.
Po Nënë Tereza – është poete dhe Ajo me lutjet e saj. Dhe m’u ndërmend që kështu quhet dhe Qendra kulturore shqiptare në Miçigan. Shkruan për Shenjten tonë dhe Prefosorja në universitetet amerikane, Ines Murzaku. Kujtoj emra të tjerë shoqatash e institutesh e akademish e bibliotekash në SHBA dhe më duket sikur i sintetizon emri prekës i organizatës së Dr. Sonila Sejdaras, “Care for Albania”, ngjan me “Medicare”, aq e njohur në SHBA. Kujdesi për shëndetin, Kujdesi për Shqipërinë.
Edhe nëpërmjet librit. Është e rëndësishme sa të gjitha dhe më e bukura.
Prandaj është dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë. Drejtimi këtë radhë do t’u besohej zonjave
Janë tre volume këtu në panair që përmbledhin jetën dhe bëmat dhe veprat e anëtarëve-shkrimtarë të grupimit të tyre, që nga themelimi, i ka qëmtuar me pasion Presidenti i tyre, Adnan Mehmeti. Ja, dhe revista “Pena” e SHSHSHA…
Ky panair na përcjell gjallërueshëm, po aq dhe lavdishëm, të shkuarën që është dhe e tashme, që do të donim që kjo e tashme të ishte dhe pjesë e së ardhmes. Patjetër, kur është kujtesë dhe Kulturë dhe krijimtari patjetër.

ALBUM I VOGËL NGA PANAIRI

Më 15 prill 1928 lindi poeti i shquar shqiptar Murat Isaku

 

Murat Isaku (Gajre, 15 prill 1928 – Tetovë, 24 gusht 2005) ka qenë arsimtar, poet, romancier, tregimtar si dhe ka lënë një monografi për poetin Lasgush Poradeci.

Biografia

U lind në Gajre të Tetovës më 1928, shkollimin e ndoqi në Tetovë, Elbasan, Prishtinë, Prizren, maturën e mbaroi në Normalen e Gjakovës, studimet e larta për gjuhën dhe letërsinë i mbaroi në Beograd më 1953. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në gimnazin e Tetovës dhe mëtej u emërua zv. drejtor i kësajë shkolle. Duhet theksuar se u caktua redaktor i TV Shkupit për emisionet e gjuhës shqipe nga edhe u pensionua.

Ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare në Tetovë në vitin 2005.
Tituj të veprave

Zani i malit (1960)
Buzëqeshjet e mesditës (1963)
Drithmat (1975)
Blana (1982)
Unaza e djerrinës (1971)
Gërsheti (1978)
Sheshtina (1982)
Dielli e din rrugën e vet (1965)
Flaka e vonar (1973)
Plagët (1975)
Etje (1982)
Damkat (1986)
Shtjella (1989) [2]
Gjaku i sharraxhive19??(në vazhdime në Flaka e vëllazërimit)
Ngushëllimi i Bukur
Fatprerët

TURMAT- Poezi nga SHKËLQIM ALIMADHI

Le të jenë turmat plot ngjyra  shpirtrat kan’ gri,

gjenezën kan’ prej zjarit,

thatësir në trup dhe trurin si eshk,

një shkëndiz e vogël dhe marin flak,

mania e tyre tortuaret ti mbushin plot gjak,

rrugicat janë baltosur asfaltet mbushur me një kalim,

shirita të kuq tregojnë nuk lejohet për të kaluar,

jam specie toksore krahë nuk kam për të fluturuar,

akademik që mbajnë era myk, me retorik të shfrenuar,

të aftë të prodhojnë turma me shpirtrat e tyre gri,

kënaqen flak kur ndizen e gjithçka bëhet hi,

duart fërkojnë pas qametit ka uri,

turmat do mblidhen veten do dekorojnë si luftar të liris,

pranga mbërthuer prej ideologjis.


Send this to a friend