VOAL

VOAL

Po sikur Fevziu?! Kujt i shërbeu ajo intervistë?! Ç’mesazh dha?! Nga Elona Caslli

July 7, 2022
blank

Komentet

blank

‘Homeland Justice’: Personi që goditi Berishën rezulton në disa databaza të policisë

Hakerat iranianë kanë paralajmëruar publikimin e dokumenteve për 31-vjeçarin Gert Shehu. Ata thonë se në ditët në vijim do të nxjerrin të dhënat ku Shehu del në disa databaza të policisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha në një deklaratë për mediat pas sulmit se Gert Shehu është agjent i infiltruar i policisë.

Shehu qëlloi ish-kryeministrin me grusht teksa ku i fundi marshtonte nga selia e PD drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ish-kryeministri Sali Berisha pësoi plagë në fyytyrë ndërkohë që agresori u neutralizua nga personat pranë Berishës. syri.net

blank

blank

Gazeta më e madhe britanike: Lideri i opozitës u sulmua kur po protestonte kundër eksodit masiv

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, shkruan sot se lideri i opozitës shqiptare, u sulmua sot teksa po zhvillohej një protestë antiqeveritare në Tiranë.

Gazeta thekson se Berisha po marshonte drejt vendit ku po mbahej tubimi, kur u godit nga një 31-vjeçar.

Sipas saj, agresori ka precedentë për dhunë dhe trafik droge.

“Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë teksa Shqipëria mbante samitin e parë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit perëndimor, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”, shkruan gazeta.

Sipas saj, opozita po protestonte ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për korrupsion, por edhe për kostot e larta të jetesës në vend.

Gazeta britanike thekson sidomos se opozita po protestonte kundër eksodit masiv të rinisë, e cila po braktis vendin.

Kujtojmë se Britania e Madhe po përballet me fluksin e jashtëzakonshëm të emigrantëve shqiptarë.

Mbi 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur vetëm sivjet përmes varkave të vogla në Angli. syri.net

blank

Protesta- Nga gjuha e dhunës te dhuna me grushta

Inceidenti në protestën e 6 dhjetorit ndodhi, por në kahun e kundërt të asaj që ishte parashikuar. Një qytetar që disa media nxituan ta etiketojnë gabimisht si me origjinë nga Tropoja, shkoi të godasë me grusht, në mes të turmës, liderin e opozitës Berisha, i cili po marshonte paqësisht në bulevard. Goditja e 31 vjeçarit, Gerti Shehu, e rrëzoi përtokë drejtuesin e PD-së dhe ai do të shembej mbi asfalt nëse turma pas tij nuk do e kishte ngritur në krahë.

Natyrisht, për këtë akt të rëndë është shumë shpejt të besosh aludimin që bëri kandidati i PD-së të Tiranës, Belind Këlliçi duke lënë të kuptohet se pas tij mund të fshihej Edi Rama, apo fajsimin direkt që i bëri kryeministrit lideri i opozitës.

Shehu mund të jetë një tifoz i sëmurë politik nga ata të shumtët që nuk e durojnë dot Berishën. Ai mund të jetë një i sëmurë mendor, imun nga ligji, apo gjithçka tjetër. Këtë do ta tregojnë me sa mundet hetimet e një policie të kapur dhe politike.

Por ama një përgjakja e një politikani që po marshonte paqësisht, nuk mund të mos shihet e vendosur në fokusin e gjuhës së urrejtjes, sharrjeve mallkimeve thirrjeve për luftën e tretë botërore që ka buçitur propoganda e qeveris prej tre javësh.

Që kur opozita shpalli se do të bënte miting në  6 dhjetor gjuha e pushtetit mori tone makabre.

Ministra, deputetë, lakej të tyre në media filluan të flasin për një konspiracion me para ruse, për një dorë të Moskës për të sabotuar samitin, për një axhendë për të sterrosur imazhin e vendit, për një tentativë për ta larguar Shqipërinë nga boshti perendimor.

blankblank

blank

blank

 

Pra pyetja që shtrohet është: a mund të bëhet një lidhje mes kësaj gjuhe dhune, mes helmimit të opinionit me përralla përçarëse, mes frymëzimit të dasive armiqësore dhe aktit të sotëm? Çdo psikolog që të pyetet do të pohonte se një klime e tillë stimulon tipa si ai 31 vjeçari, që simbolizoi në një grusht gjithë mbarsjen e helmit të dirigjuar nga kupola në pushtet. Edhe i sëmurë mendor edhe tifoz fanatik i politikës po të jetë ai është ndjerë si peshku në ujë në mjedisin që krijuan Rama, herarkët e PS-së, ministrat dhe mercenarët e tyre në shtyp.

Aq e fortë u bë kjo klimë sa një moderatore bibë, që po komentonte live në një TV informativ grushtet mbi Berishën,  filloi ti kërkonte llogari të goditurit se pse po ndodhnin këto incidente, pasi ai kishte garantuar që në protestan e opozitës nuk do të kishte të tilla. Kjo është pra klima që i zhvesh budallenjtë dhe të marrët nga çdo lloj frenimi. E para që u distancua nga kjo gjuhe dhune qe ka ndihmuar vete qe të marri krah, duke i ndare shqiptaret në barëngrënës dhe jo të tillë, ishte ambasada e SHBA: “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh një zëdhënës i ambasadës së SHBA.

©Lapsi.al

blank

Fox News: Lideri i opozitës së djathtë shqiptare sulmohet gjatë protestës kundër qeverisë

Qindra media të huaja po i bëjnë jehonë sulmit mbi kreun e opozitës shqiptare, gjatë tubimit antiqeveritar në Tiranë.

Rrjeti i madh televiziv amerikan, Fox News, raporton se kreu i opozitës së djathtë shqiptare u sulmua gjatë një proteste kundër qeverisë.

“Lideri i Partisë Demokratike të opozitës së djathtë u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare që po mbahej pranë samitit të liderëve të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar”.

“Sali Berisha, 78 vjeç, ish-president dhe ish-kryeministër, po udhëhiqte qindra protestues drejt zonës së samitit, i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta, kur një person erdhi drejt tij dhe e goditi në fytyrë”, raporton Fox News.

Sipas këtij rrjeti, opozita po proteston pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion, por edhe për krizën e çmimeve dhe eksodin e të rinjve shqiptarë për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Fox News thekson se Berisha e akuzoi direkt Ramën për sulmin, duke thënë se ai donte të ndalonte opozitën që të mbante protestën. syri.net

blank

Për sulmin ndaj Berishës e pyet gazetarja e Politico, Rama ndërpret konferencën

Asnjë nga gazetarët shqiptarë të pranishëm në konferencën përmbyllëse të samitit në Tiranë, nuk guxuan që të pyesin Edi Ramën për sulmin ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha, gjatë protestës paqësore.

Pyetjet e dhëna gati nga Fuga për gazetarët e medieve të kapura nga qeveria, nuk kishin të bënin me sulmin e ditës së sotme, por kujdeseshin që të nxjerrin në pah veç gjëra pozitive.

U desh gazetarja e Politico Suzanne Lynch që ti drejtonte një pyetje Ramës, dhe ky i fundit të ndryshonte menjëherë shprehjen në fytyrë.

Sigurisht që Rama nuk donte që të pyetej publikisht për sulmin e orkestruar ndaj kreut të opozitës dhe pasi dha përgjigjen duke iu frikësuar pyetjeve të tjera, vendosi të mbyllë konfenrecën.

Pyetje: z. Rama, a mund të jepni një përgjigje për atë sulm që ndodhi ndaj kryetarit të opozitës?

Edi Rama: Përgjigja ime e qartë, e kam dhënë tashmë që prej 1 ore. Është në faqen e internetit të qeverisë, faleminderit.

syri.net

blank

Goditja me grusht e Berishës, jehonë edhe në mediat greke: Pavarësisht sulmit, kreu i PD vijoji fjalimin

Incidenti i rëndë i shënuar sot gjatë protetës së PD, ku një person ka goditur me grusht në fytyrë kreun e kësaj partie Sali Berisha, është pasqyruar edhe në mediat greke.

‘Zougla’ shkruan: Ish-lideri shqiptar Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë teksa ishte në një demonstratë antiqeveritare nga mbështetësit e tij në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa Berisha, i cili kryeson Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, kaloi pranë mbështetësve duke mbajtur flamuj shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Pavarësisht plagosjes, Berisha mbajti fjalimin e planifikuar, ku fajësoi Edi Ramën për sulmin.bw

blank

blank

VOA: Sulmohet e goditet me grusht ish kryeministri Berisha

VOA

Ish kryeministri Sali Berisha u sulmua sot papritur nga 31 vjeçari Gerti Shehu, ndërsa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, drejtuesin e Partisë së Lirisë, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Goditja duket se ishte e fortë dhe zoti Berisha u lëkund pas, duke humbur ekuilibrin.

Shehu u bllokua menjëherë nga rojet e ish kryeministrit dhe përkrahësit e tjerë të opozitës që gjendeshin aty, të cilët reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Më pas ai u mor nga forcat e policisë.

Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit ndaj zotit Berisha, i cili pak minuta pas goditjes u ngrit dhe vijoi të ecte, ndonëse në fytyrën e tij ishin të dukshme shenjat e goditjes dhe pjesë të përgjakura në anën e djathtë të faqes.

Zoti Berisha u ngjit më pas për të përshëndetur protestuesit nga podiumi lëvizës në urën e bulevardit qendror “Dëshmorët e Kombit”, aty ku policia kishte vendosur barriera hekuri, pjesë e perimetrit të sigurisë, të ngritur për të garantuar mbarëvajtjen e takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, i cili ka nisur sot paradite.

Gjatë fjalës së tij në tubim, zoti Berisha bëri thirrje që dhunuesi i tij të lirohej, duke theksuar se autori i vërtetë i sulmit ishte kryeministri Rama.

Policia njoftoi se 31 vjeçari G.Sh., i cili goditi me grusht deputetin Sali Berisha, është me precedentë të mëparshëm kriminalë: plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Familjarët i treguan policisë diagnozën klinike, sipas të cilës, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh për këtë.

Më pas në një konferencë shtypi zoti Berisha deklaroi se njoftimi i policisë ishte një mashtrim, dhe se Gert Shehu “ishte agjent i policisë kriminale”, që u keqpërdor nga kryeministri Rama. Ai tha se këtë akt e kryen zoti Rama, ministri i brendshëm Bledi Çuçi, dhe ish drejtori i policisë Ardi Veliu.

Kryeministri Rama e dënoi sic tha “pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”.

Sulmi u dënua nga një zëdhënës i ambasadës së SHBA-ve. Ai deklaroi se “u skandalizuan nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presin, që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar, sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, theksoi zëdhënësi.

blank

REL: Berisha sulmohet gjatë protestës kundër Qeverisë Rama

Jetmira Delia-Kaci

Opozita në Shqipëri ka protestuar kundër Qeverisë të kryeministrit, Edi Rama, në kohën kur në Tiranë u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Të thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, qytetarët u mblodhën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku policia kishte vendosur perimetrin e sigurisë për të garantuar qetësinë dhe sigurinë për mbarëvajtjen e samitit, që mblodhi liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Protesta nisi me një incident. Sapo doli nga selia e Partisë Demokratike, kreu i këtij subjekti, Sali Berisha, u godit nga një qytetar me grusht në fytyrë.

 

Ekipi i sigurisë së Berishës arriti të ndalte personin që policia e identifikoi si Gert Shehu. Më pas ai u shoqërua nga zyrtarët e rendit.

Pavarësisht këtij incidenti dhe shenjave të dukshme në fytyrë të shkaktuara nga sulmi, Berisha vijoi të ecte drejt vendit ku ishte ngritur podiumi i protestës.

Berisha i kërkoi policisë që ta lirojë personin që e sulmoi.

“Ai është një fatkeq që ka shitur veten. Ka vetëm një autor të vërtetë dhe ai është Edi Rama”, tha Berisha.

Berisha po ashtu theksoi se “fatkeqësisht në samitin me Bashkimin Evropian, Shqipëria përfaqësohet nga një kryeministër që duhet të ishte para drejtësisë”.

Ai e akuzoi Ramën se ka blerë bizneset dhe mediat dhe një pjesë të opozitës.

“Rama ka futur në rrjetën e tij edhe ambasadorët e huaj, që po sillen si guvernatorë. Ftoj mediat e huaja të hetojnë sepse do të ndihmojnë një popull që vuan nga korrupsioni i Qeverisë Rama. Shqiptarët po ikin me gomone sepse po vidhen çdo ditë nga Qeveria e tyre”, tha kreu i PD-së.

Berisha tha se mesazhi i tij për liderët evropianë është se në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet “është mafia”.

“Sot në këtë samit merr një goditje fatale nisma e Ramës ‘Ballkani i Hapur’”, tha Berisha duke iu referuar nismës rajonale, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Protesta e opozitës u mbajt jashtë perimetrit të sigurisë, të vendosur nga autoritetet për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Fillimisht, dy partitë opozitare kishin thënë se do të protestonin para Qeverisë dhe në vendin ku u mbajt samiti.

Policia e shtetit ndërmorri masa të larta sigurie në bashkëpunim edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare Interpol dhe Europol, për të garantuar sigurinë e 32 delegacioneve shtetërore të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbarëvajtjen e samitit.

blank

E dinin- Endri Fuga shpërndan në Tiktok me qindra video kur goditet Berisha

Vetëm një zyrë e mirëorganizuar në rrjetet sociale që e dinte se çfarë do të ndodhte, mund të kishte gati për pak minuta, video të prera me efekte dhe shoqëruar me kolonë zanore, kur të goditej Sali Berisha mund të organizonte ne rrjet këtë që po bëjnë.

Njeriu që ka një makineri të tillë në Shqipëri, është Endri Fuga, hija e Edi Ramës në media, njeriu që takon fshehur dhe publikisht pronarët e mediave dhe gazetarë të ndryshëm, fillimisht duke i joshur e pastaj duke i kërcënuar.

Fuga se fundmi ka dërguar edhe mikeshën e bashkëshortes së tij, drejtoreshë te ABC edhe pse nuk ka asnjë lidhje mediat. syri.net

blank

Mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në protestën e opozitës, Euractiv: Si u sulmua me grusht Berisha

Në protestën që po zhvillohet ditën e sotme në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit në fytyrë më grusht nga një person.

Kjo ngjarje ka kumbuar dhe të mediat e huaja, ku Euractiv i ka kushtuar një artikull këtij incidenti

“Pasoi një përleshje dhe Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një burrë në turmë dhe më pas u sulmua nga mbështetësit e liderit përpara se të arrestohej dhe shtrohej në spitalin e Traumës së qytetit.”, thuhet në artikull.bw

blank

blank

Rama bie në gjunjë para homologut/ Gazetari: Si karnavale

Kryeministri Edi Rama vazhdoi shfaqjen e tij përpara medieve, teksa u shfaq i ulur në gjunjë përpara kryeministrit luksemburgas, Xavier Bettel.

Nuk dihet se pse u ul në gjunjë pikërisht para tij, sikundër kjo nuk ka lidhje me faktin se ai kishte një valixhe.

Por gazetari Genc Burimi tha për SYRI TV se dihet se ky samit do ishte një karnavale për Ramën, për të dhuruar shfaqje.

Sipas tij, ky është kthyer në një takim autokratësh të rajonit me liderët e BE-së. syri.net

blank

Mediat ndërkombëtare: Goditet lideri i opozitës Sali Berisha në protestën kundër Edi Ramës

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin me grusht të një militanti të PS ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Agjensia e lajmeve ANSA raporton se ‘kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.

Gjithashtu edhe Reuters ka raportuar se ‘lideri i opozitës është goditur me grusht nga një person në protestën e organizuar në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.

Lajmi i ANSA:

Ish-kryeministri shqiptar dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me rastin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.

Për momentin nuk dihen arsyet e sulmit.

Burri që goditi me grusht në fytyrë Berishën u ndalua menjëherë nga truprojat e ish-kryeministrit.

Pasi është ulur në tokë, Berisha ka rifilluar pas pak minutash rrugëtimin drejt vendit të protestës, pavarësisht hundës dhe faqeve të gjakosura.   

blank


Send this to a friend