VOAL

VOAL

Plani i SHBA sipas medias serbe: Kosova ndahet, shqiptarët do bashkohen

October 10, 2019

Komentet

Pas 34 vitesh histori emigracioni, politika shqiptare u bind se Diaspora shqiptare është aset- Nga ALBA KEPI

Pas 34 vitesh histori emigracioni, politika shqiptare u bind se Diaspora shqiptare është aset.
Deri pak kohë më parë e shihnin si një risk i ekulibrave apo raportit të forcës më të cilën pozicionoheshin në parlament, duke injoruar vlerën e shtuar sociale, civile e formuese që do të sillnin për Shqipërinë.
Prej 3 ditësh të gjitha forcat politike kanë nisur fushatën sensibilizuese pêr regjistrimin e emigrantëve në platformën e Komisionit Qendror të zgjedhjeve; KQZ.
Moto; Masiviteti i votës!
E kuptueshme për momentin dramatik që po kalon kombi ku shumica e popullsisë ndodhet në emigracion.
E pranueshme për historikun e zgjedhjeve politike në Shqipëri ku për herë të parë voton dhe emigranti.
E rëndêsishme për demokracinë shqiptare që ulëret krizë në cdo qelizë të sistemit ekzekutiv e shtetëror.
Por shumë i diskutueshëm procesi i votimit, regjistrimi në platformë dhr garancia e sigurisë së votës.
Platforma KQZ paraqet në këto 3 ditët e para probleme serioze;
🔴Aplikacion që nuk i përgjigjet nivelit teknologjik aktual të Apple store , kompania mëmë nga ku eshtë marrë.
🔴Aplikacion i vjetër;
Ekspertët e IT denoncojnë se është i 4 viteve më parë i ngjashëm me një App arkivi telefoni ku ruhen bileta, abone, karta udhëtimi o karta supermerkatesh.
🔴Linke e adresimi tê tjera online që bllokojne e mbyllin regjistrimin gjatë procesit itë krijimit të profilit online të votuesit, që êshtë dhe hapi thelbësori për të nisur procedurën e votimit në diasporë.
🔴Kjo fazë e regjistrimit është mjaft e ngjashme me procesin e një viti më parë mbi censusin e popullsisë ku e Albania kish krijuar të njëjtin aneks Diaspora, për regjistrimin e shqiptarëve jashtë kufijve.
Ky proces u bojkotua në masë nga emigrantët. Dorëzim- skanimi i dokumentave si certifikimi i vendbanimit, pasiguria e privatësisë çuan në dështimin e tij.
E po të njëjta dokumenta kêrkohen sot nga Procesi i regjistrimit për të votuar në KQZ.
Sot në ditën e katêrt kanë aplikuar mbi 11 mijë emigrantë dhe i është njohur e drejta e skedês së votimit rreth 1200 prej tyre.
🔴Dhe këtu është një tjetêr pikë e diskutueshme e kësaj procedure me informacionin se duhen disa ditë pas aplikimit që emigranti të marrë konfirmimin o jo mbi të drejtën e votës në diasporë.
🔴E pa harruar se kush emigrant regjistrohet në Kqz nuk mund të votojë më në atdhe nëse ndryshon planet e tij e më 11 maj 2025 vjen në Shqipëri.
Sa e drejtë dhe historike është vota e diasporës më 2025, aq dhe përcaktuese dhe detyruese është garancia e sigurisë së saj.
Kërkohet masivitet vote por mbi të gjitha duhet siguri e saj!
Në një vend ku krimi elektoral sinjalizohet në cdo raport ndêrkombêtar, pikëpyetja sa do mundet që ky krim të prek dhe votën e emigrantit ka risk të mbetet retorikë.
Emigranti ka ndërgjegjësimin e sensibilizimin mbi rëndësinë e votës pasi ka vite që ia kërkon Shqipërisë, por i mungon siguria e politikës se sa do ruhet vota e tij nga mafia elektorale!

Zgjedhjet dhe politikanët si shërbyes të demagogjive?! – Vështrim nga Skënder MULLIQI

SHBA, gjykatësja i hap rrugën publikimit të raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për 6 janarin

VOA Marrë nga Associated Press

Një gjykatëse federale tha të hënën se Departamenti i Drejtësisë mund ta publikojë raportin e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi çështjen ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.

Vendimi i gjykatëses Aileen Cannon, e emëruar nga zoti Trump, është zhvillimi i fundit lidhur me raportin e Prokurorit të Posaçëm mbi dy çështje të lidhura me zotin Trump, por nga të cilat Departamenti i Drejtësisë u tërhoq pasi zoti Trump fitoi zgjedhjet, në bazë të një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve që janë në detyrë.

Gjykatësja Cannon më parë kishte bllokuar përkohësisht Departamentin e Drejtësisë të publikonte raportin. Urdhri i fundit i saj të hënën i hap rrugën publikimit të pjesës së raportit mbi ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2020.

Ajo caktoi një seancë për të premten për të përcaktuar nëse departamenti mund t’u japë ligjvënësve pjesën e raportit për çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Departamenti ka thënë se nuk do ta zbulojë publikisht atë pjesë për sa kohë që procedimet penale kundër dy të pandehurve të tjerë për këtë çështje mbeten të hapura.

“Lëre të vdesë qenin”- Çfarë iu thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama më ‘97

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dje dhunën barbare ndaj tij, nga pushteti i Sali Berishës.


Atë natë, siç është publikuar edhe në librin “Kështjella e Medias” të Nikoll Lesit, ishin të pranishëm edhe gazetarët e Koha Jonë, Martin Leka dhe Nikoll Lesi, ku në spital luftonte mes jetës dhe vdekjes, Edi Rama.

Mjekët nuk lejoheshin nga agjentët e SHIK-ut ti jepnin tetanoz (gjoja nuk kishte në spital), por u gjet në një farmaci në mesnatë nga M.L. dhe N.L. e ku me pas mjekët u detyruan t’ia bënin gjilperën e tetanozit.

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi foli për këtë episod në spital, pasi ishte dhunuar Edi Rama në vitin 97’, për shkak se bënte shkrime kritike ndaj Sali Berishës.

Ai tregoi momentin kur agjentë të SHIK-ut i jepnin porosi doktorëve, që Ramës të mos i bëheshin mjekime dhe të vdiste.

Nikoll Lesi: Rama ka histori të bukur te “Koha Jonë”. Rama ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime. Më vjen mua te rruga e Durrësit, kemi patur redaksinë atje, kishim bërë një si punë kafeneje për punonjësit. Menduam me Sandrin, meqenëse gazetarët punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makinë shkrimi, ishte torturë… Duke punuar te kafja, vjen Edi Rama, kishte vënë një vath në vesh. I them Dorit të madh, kush është ky? Ky është Edi Rama, më tha.

Filloi shkrimet e para. Kur shkruante Edi Rama dhe Dritëro Agolli, tirazhi ishte i jashtëzakonshëm. I kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun e parë.

Penën e kishte perlë, nuk e them se është kryeministër sot. Por, kur shkruante Rama kishte tirazh të madh.

Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.

Që të vdiste?

Nikoll Lesi: Që të vdiste po.

Nuk po bën shaka ti këtu?

Nikoll Lesi: Ke Martin Lekën gjallë dhe Ben Blushin. Kërkuam natën gjithandej. Martini njihte një farmaciste, morëm ilaçin e çuam në spital. Kur hymë brenda, ata të SHIK-ut, njëri nga ata që dogji redaksinë, nga ata tropojanët, mos i bëni tha, le të vdesë qeni! Rama ishte gjithë gjak.

Rama vijoi ciklin e shkrimeve te “Koha Jonë”. Kur erdhi ministër Kulture në 98’, ne i bëmë shkrimin e parë kritik. U nxeh Edi Rama, tmerr. Mori në telefon, tha Niko ç’është kjo punë…? gsh

Kosovën jashtë OKB-së e “sakatoi” dialogimi i Beogradit dhe i Prishtinës në Bruksel!- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

Ky është shkaku kryesor pse nuk “ndez më” kjo formulë e publikuar për reflektim elitës politike dështuese shqiptare, shkruar nga Prof.Dr. Sali Kelmendi : ““Përshëndetje për të gjithë politikanët, profesorët, analistët dhe gazetarët kosovarë të angazhuar në çështjet ndërkombëtare. Mos e teproni me syzet e rrezikut nga Rusia në Republikën e Kosovës. Nëse 5 shtete të BE-së na njohin, njëkohësisht 4 anëtarë të NATO-s, Republika e Kosovës automatikisht do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s. Kjo mundësi është për shkak se BE-ja është një Organizatë Ndërkombëtare Rajonale Multifunksionale e së cilës OKB-ja ka detajuar rastin e Kosovës për një zgjidhje përfundimtare (duke shmangur kështu mundësinë e mundshme të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së). Kush po i ndalon këto vende të na njohin? Sigurisht që Rusia nuk e ka këtë kompetencë. BE-ja e ka ekskluzivisht këtë kompetencë. Logic esell pse po ndodh kjo? Cili është ndikimi i Kishës Katolike në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki apo Kishës Ortodokse në Rumani, Greqi dhe Qipro? Si përfundim, në rast të zvarritjes së pafund të BE-së, çështja e Kosovës mund të kthehet dhe të zgjidhet përfundimisht në KS të OKB-së? Republika e Kosovës (e mbështetur nga SHBA) është shtet i pavarur dhe, si shtet do ta obligojë vendin e saj në Bashkesinë Ndërkombëtare. “ (Nga FB, 7 janar 2025).

S’ka dilemë se ky vlerësim, është i qëlluar, mbase është me bazë të qëndruehsme juridike dhe politike ndërkombëtare për mbylljen e statusit të shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Mirëpo, fatkeqësisht vetë BE-ja këtë procedurë e ka ndryshuar me substitutin e Dialogut të Brukselit (2011-2025) në saje të pëlqimit të palëve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës.

-Ja, ky është “REFLEKTIMI”, që nuk mund të korrigjojë kapitullimin e politikës dhe të diplomacisë së Prishtinës zyrtare, që në momentin e duhur nuk ka “reflektuar esëll” për refuzimin e atijfarë “dialogu teknik”, që i thonin disa liderë politikë në Kosovë, por qe, 15 vjet (2011-2023) u ka dalë “dardhë me bisht”, Serbia përmes tij po kërkon kthimin e Kosovës shqiptare nën sovranitetin kolonial të saj (1912-1999).

 

Edhe në politikë, “ Njëherë vjen vera kah dera” !

-Po je i zgjuar politikisht, ekziston mundësia, që të kënaqesh me frutet dhe me të mirat e asaj vere me fat. Ndryshe, s’ ka asnjë gjasë në jetë, që për herën e dytë ta përjetosh të njëjtën fat, as verë e as dimër!

Prandaj, edhe thuhet në popull: “Njëherë vjen vera kah dera”, dite ta ndalësh, fitove. Nuk dite, kapitullove sikurse politika e Ibrahim Rugovës, i cili jo më pak se 10 vjet (1990-1999) nuk ndryshoi kursin e politikës inerte pasive , të ashtuquajtur paqësore (!)

Një politikë të tillë e pata kritikuar që më 1996 në Gazetën Studentore “Bota e Re” (maj 1996, Prishtinë), me qëllim që ajo të ndryshonte kursin e saj pasiv në atë aktiv të paqes dhe të interesit të përgjithshëm të Kosovës për të përballuar me sukses politkën terroriste, shfarosëse dhe gjenocidale të Serbisë militariste dhe hegjemoniste të Slobodan Milosheviqit dhe të KOS-it etj. Mirëpo, në vend se Rugova me kamarilën e tij, të REFLEKTONIN për diskursin e tyre aktiv paqësor, duke e begtauar edhe me komponentin e politikës së forcës, duke i bashkuar të të gjithë shqiptarët në Ballkan, ai brenda natës përgjigjet vetëm me një fjali: “Prej të gjithë neve e ke vetëm një porosi sharëse…”

Ky ishte “reflektimi” i Republikës së tyre me “dy shofera, me dy konduktera dhe me dy përkthyes”, sepse nuk kishin asnjë argument valid, ngaqë zhvillimi i ngjarjeve targjike i pati demantuar, jo më pak se 7 vjet (1989-1996), duke qenë se Serbia militariste kishte “gozhduar” Kosovën në shtetrrethimin e saj apartheid dhe të reprezalieve të tipit afrikan, duke i vrarë, burgosur dhe dëbuar nga Kosova në shtetet e Evropës Perëndimore . Kështu, me gjithë “reflektimin” tim, të vonuar jo më pak se 6 vjet, “kasta” rugoviste vazhdoi politikën e saj dështuese deri më 1999, saktësisht më 24 mars-10 qershor 1999, kur NATO-ja “78 ditë rreshe e bombardoi” Serbinë e Slobodan Milosheviqit.

Ia vlen të theksojmë faktin se, gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare (1989-1999) Republikën fiktive të Ibrahim Rugovës nuk e pati njohur ndërkombëtarisht asnjë shtet i botës. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe asnjë shtet i BE-së e as i OKB-së (përjashtim ishte Shqipëria, por nuk e mbrojti ushtarakisht Kosovën .Ky ishte gabimi më i pafalshëm politik dhe diplomatik) nuk e pati parandaluar Serbinë pushteuse, që të mos kryente spastrim etnik dhe gjenocid ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë

Politika dhe diplomacia nuk janë kategori statike

Mirëpo, politikanët dhe diplomatët shqiptarë të viteve(1990-2025) e kanë përvetësuar këtë koncept ndryshe, duke e keqzëvendësuar me “kategorinë statike”, duke harruar se politika dhe diploamcia janë të ndryeshueshme si stinët e motmotit (dimër, verë, vjeshtë e pranverë). Gjithashtu, nuk e dinë se në politikë dhe në diplomaci nuk ka “riprovim” për stuentët e dobët, sikurse në lëndët e tjera, ngaqë ajo që vlen(është aktuale sot), nuk është aktuale nesër. Këtë të vërtetë të lëvizjes materialiste dialektike e provon, edhe ky aforizëm popullor se “ një ujë që nuk lëviz ai nuk pihet.”

Mirëpo, kjo maksimë filozofike kurrë nuk ka vlejtur për liderët dhe diplomatët e shqiptarë të fundshekullit XX dhe në fillim shekullin XXI të sotëm (2025), ngase “punën e sotme” gjithnjë e lënë “për nesër”, duke mos qenë të vetëdijshëm se, “nesër gjithmonë është vonë”, duke qenë se përparësinë dhe fatin tënd të sotëm e grabisin të tjerët për interesa të veta qofshin politike, diplomatike, ekonomike, tragtare…etj.

 

Sepse po të kishim pasur diplomaci të mirëfilltë profesionale, sigurisht se Kosova nuk do lihej nën adminisrimin ndërkombëtar të UNMIK-ut deri më 17 shkurt 2008, kur shpallet pavarësia e Kosovës. Ndërkaq, një ditë më pas, Presienti historik George W. Bush i SHBA-së, më 18 shkurt 2008 e njohu Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (njohu shtetin e Kosovës, jo kurrfarë “kombi kosovar” të Nexhmedin Spahiut, siç po gënjen me “librat, me” fletoret”, me intervistat, me panelet dhe me “analizat” e tij, jo më pak se dy dekada !)
Kjo njohje e Republikës së Kosovës nga Uashingtoni zyrtar, nuk ishte rezultat i lobimit të diplomacisë së Kosovës, por drejtpërdrejt e diplomacisë së Sali Berishës (ish-kryeministër i qeverisë së Shqipërisë, i cilli më 10 qershor 2007, me rastin e vizitës së ngrohtë, që presidenti amerikan ,George W.Bush ia bëri Shqipërisë, kërkesës historike, kombëtare dhe sovrane të Kryeministrit Sali Berisha, që Kosova të fitonte statusin e pavarur dhe sovran si shtet i lirë, Presidenti George W. Bush në konferencë për media iu përgjigj shkurt në gjuhën angleze : “ENOUGH IS ENOUGH!” Kosova duhet të jetë e pavarur dhe sovrane. Këtë premtim presidenti George W.Bush e realizoi më 18 shkurt 2008, ku shkruan https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html

Text of a Letter from the President to the President of Kosovo

White House News

In Focus: Global Diplomacy

February 18, 2008

His Excellency
Fatmir Sejdiu
President of Kosovo
Pristina

Dear Mr. President:

On behalf of the American people, I hereby recognize Kosovo as an independent and sovereign state. I congratulate you and Kosovo’s citizens for having taken this important step in your democratic and national development.

On this historic occasion, I note the deep and sincere bonds of friendship that unite our people. This friendship, cemented during Kosovo’s darkest hours of tragedy, has grown stronger in the 9 years since war in Kosovo ended. Kosovo has since worked to rebuild its war-shattered society, establish democratic institutions, hold successful elections for a new government, and foster prosperity. As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.

In your request to establish diplomatic relations with the United States, you expressed Kosovo’s desire to attain the highest standards of democracy and freedom. I fully welcome this sentiment. In particular, I support your embrace of multi-ethnicity as a principle of good governance and your commitment to developing accountable institutions in which all citizens are equal under the law.

I also note that, in its declaration of independence, Kosovo has willingly assumed the responsibilities assigned to it under the Ahtisaari Plan. The United States welcomes this unconditional commitment to carry out these responsibilities and Kosovo’s willingness to cooperate fully with the international community during the period of international supervision to which you have agreed. The United States relies upon Kosovo’s assurances that it considers itself legally bound to comply with the provisions in Kosovo’s Declaration of Independence. I am convinced that full and prompt adoption of the measures proposed by U.N. Special Envoy Ahtisaari will bring Kosovo closer to fulfilling its Euro-Atlantic aspirations.

On the basis of these assurances from the Government of Kosovo, I am pleased to accept your request that our two countries establish diplomatic relations. The United States would welcome the establishment by Kosovo of diplomatic representation in the United States and plans to do likewise in Kosovo.

As Kosovo opens a new chapter in its history as an independent state, I look forward to the deepening and strengthening of our special friendship.

Sincerely,

George W. Bush

###
Shih në: (https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html ).
Pikërisht në përmbajtjen e kësaj letre historiko-diplomatike, shihet se Amerika e ka njohur zyrtarisht Kosovën si “SHTET”, jo si “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut:” …As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.” ((https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html).
Reflektim i qëlluar realist, por i vonuar ,jo për fajin e mosreagimit në kohën e duhur të Prof.Dr.Sali Kelmendit, si autor i këtij vlerësimi të justifikueshëm politikisht dhe diplomatikisht, por për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe kushteve në terren, sepse autoritetet politike në Kosovë ishin në gjumë, duke dëgjuar “përralla” të Desanka Maksimoviqit në gjuhën “frënge” të kryeshefit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner, se në Kosovën e çliruar nga UÇK-ja dhe NATO-ja, nuk ka : (1) Qeveri të Përkohhsme të Kosovës, (2) Nuk ka Ushtri Çlirimtare të Kosovës; (3) Nuk ka përdorim të flamurit të UÇK-së nën të cilin kishte luftuar kundër armikut agresor dhe gjenocidal pushteus serb; (3) Nuk ka vazhdim të Republikës së Kaçanikut (7 shtator 1990).
S’ka dyshim se përjashtimi dhe mohimi i të gjitha këtyre atribueve thelbësore për formimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës , ishin në frymën dhe nën diktatin e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbeomadhe të Beogradit, me prapavijë të thellë dhe afatgjatë “kinse paqësore” për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe të UÇK-së, që ishte bazamenti i formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës Ky ishte gabim fatal i elitës politike drejtuese shqiptare të Kosovës, sepse në vend që më 2003 urgjentisht, të shpallnin REFERENDUMIN për njohjen e së DREJTËS SË VETËVENDOSJES nga ana e Kombeve të Bashkara, të cilat ishin veç në terren me UNMIK-un e tyre, i cili do të ndihmonte në njohjen e rezultateve të arritura të atij REFERENDUMI. Kështu Kosova, do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara, duke qenë se më 2003, Serbia gjenocidale ende ishte e izoluar dhe e bllokuar në arenën e marrëdhëmieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare.
Për këto gabime të pakorrigjueshme, pata reflektuar që atëherë(menjëherë pas formimit të Qeverisë së Përkohshme dhe hedhjes në rrugë të UÇK-së, pa asnjë arsye, sepse kjo ishte boshti kurrizor i formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, por që pushtuesit serbë dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë antishqiptarë, UÇK-në e akuzonin si “organiatë terroriste”, ashtu siç e akuzojnë dhe e padisin edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku padrejtësisht qe 4 vjet po gjykohen komandantët e saj, që kanë luftuar për çlirimin , mbrojtjen dhe shpëtiin e popullit shqiptar, që vritej dhe masakrohej me qindra e mijëra, vetëm pse ishin shqiptarë në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshoe dardane.
Propozimi i Saliut realist, por i “tejkaluar” nga BE-ja, atë e degradoi me Dialogun e Brukselit (2011-2024) !
Kjo procedurë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të zbatohej sikur të mos hapej Dialogu i Brukselit (2011-2025) nga vetë BE-ja, pas mbylljes së statusit politik të Kosovës, të njohur nga 140 shtete të OKB-së !?
Ky ishte një gabim trashanik, sepse BE-ja nevojitej të zbatonte të njëjtën procedurë të njohjes së Kosovës, ashtu sikur ndaj Kroacisë, Sllovenisë, BeH, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, me ç’rast bashkërendoi me KS të Kombeve të Bshkuara për t’i njohur si shtete të reja të pavarura.
Megjithatë, analisti Prof.Dr. Sali Kelmendi ka bërë mirë që këtë opsion për zgjidhjen e konfliktit shekullor serbo – shqiptar, e ka ripërsëritur për të satën herë, para se të fillonte Dialogu falimentues i Brukselit (2011-2025), e, edhe sot, duke iu drejtuar publikisht kastës drejtuese politike dhe lexuesve të Facebook-ut : “

“Përshëndetje për të gjithë politikanët, profesorët, analistët dhe gazetarët kosovarë të angazhuar në çështjet ndërkombëtare. Mos e teproni me syzet e rrezikut nga Rusia në Republikën e Kosovës. Nëse 5 shtete të BE-së na njohin, njëkohësisht 4 anëtarë të NATO-s, Republika e Kosovës automatikisht do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s. Kjo mundësi është për shkak se BE-ja është një Organizatë Ndërkombëtare Rajonale Multifunksionale e së cilës OKB-ja ka detajuar rastin e Kosovës për një zgjidhje përfundimtare (duke shmangur kështu mundësinë e mundshme të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së). Kush po i ndalon këto vende të na njohin? Sigurisht që Rusia nuk e ka këtë kompetencë. BE-ja e ka ekskluzivisht këtë kompetencë. Logic esell pse po ndodh kjo? Cili është ndikimi i Kishës Katolike në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki apo Kishës Ortodokse në Rumani, Greqi dhe Qipro? Si përfundim, në rast të zvarritjes së pafund të BE-së, çështja e Kosovës mund të kthehet dhe të zgjidhet përfundimisht në KS të OKB-së? Republika e Kosovës (e mbështetur nga SHBA) është shtet i pavarur dhe, si shtet do ta obligojë vendin e saj në Bashkesinë Ndërkombëtare. “ (Nga FB, 7 janar 2025).

S’ka dilemë se ky vlerësim, është i qëlluar, mbase është me bazë të qëndruehsme juridike dhe politike ndërkombëtare për mbylljen e statusit të shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

-E, pra, pse është i vonuar dhe jashtë kohës, që të merrej në konsideratë nga BE-ja dhe nga OKB-ja,- sepse kanë ndryshuar rrethanat dhe klima poliitike ndërkombëtare, që nga vviti 2003, Kosova nuk është në qendër të vëmendjes si çështje koloniale, por vetëm si “çështje minoritare” e Serbisë dhe e BE-së. Këtë e proovon edhe Marrëveshja e Brukselit (2011-2025).

Thjesht, nuk është fajtorja kryesore diplomacia e Rusisë, e cila vuri VETO-në e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër ndryshimit të Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën (10.06.1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe Prishtina zyrtare që pati pranuar zhvillimin e e negociatave të Brukselit, të cilat ndryshuan procedurën e njohjes së Kosovës nga ana e BE-së sikurse në rastin e njohjes së Sllovenisë, të Kroacisë, të BeH, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Sa më sipër, nëse Serbia do ta njihte Republikën e pavarur dhe sovrane në Dialigun e Brukselit, atëherë ekziston mundësia, që të realizohej “formula për reflektim” e Prof.Dr. Sali Kelmendit, Ndryshe jo derisa të vazhdojë dialogu në Bruksel ndërmjet palëve negocuese nën monitorimin e përfaqësuesve të BE-së.
On Saturday, December 28, 2024 at 12:33:16 PM EST, Mehdi Hyseni <[email protected]> wrote:

 

Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Fati i Kosovës nuk varet nga Serbia, por nga Amerika shpëtimtare

*** Presidenti serb Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij serbo-ruse kurrë të mos e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, por as shqiptarët në Ballkan, kurrë më nuk do ta lejojnë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovën e Shqipërisë Natyrale ! Ky është epilogu për Kosovën shqiptare!

-Kosova ka vdekur për Serbinë pushtuese gjenocidale sikursse Vuk Karaxhiqi, Nikola Pashiqi, Dobrica Qosiqi, Ivo Andriqi , Vasa Qubriloviqi dhe Slobodan Milosheviqi…etj., duke qenë se përjetësisht kanë humbur koloninë e tyre 100-vjeçare-Kosovën e Shqipërisë Etnike Natyrale (1912-1999) si rrjedhim i luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të bombardimit të Aleancës së Atlantikut Veriore(NATO) , më 24 mars -10 qershor 1999). Kjo luftë e përbashkët fitimtare e UÇK-së dhe e NATO-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si superfuqi botërore, e varrosi përgjithmonë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, e cila më 17 shkurt 2008 e fitoi lirinë dhe pavarësinë nga “140” shtete anëtare të OKB-së me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë .

Ndërkaq, pretendimet territoriale të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të kthejë Kosovën nën sundimin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999), duke përdorur forcën ushtarake, kjo, de fakto dhe de jure, do të ishte fundi i shtetit hegjemon pushtues serb në “bifurkacionin” e rrëmbyeshëm të dallgëve të lumenjve Sava dhe Danubi buzë “Kalamegdanit” në Beograd, jo në Prishtinë e as në Tiranë, pavarësisht nga kërcënimet e përditshme apolitike të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se “ ne, me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës” (https://www.telegraf.rs/vesti/politika/4026704-vucic-ni-po-koju-cenu-necemo-priznati-nezavisnost-kosova

Vuçiqi deri në amshim, mund t’i përsërisë “tiradat” e tij poliko-propagandistike serbomëdha, se “serbët dhe Serbia nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”, por nëse Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja e detyrojnë që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, atëherë kjo është çështje e mbaruar, pavarësisht nga “zhallopojkat” e rreme mitomane të politikës, të diplomacisë së shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja “përjetësisht nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Kjo parullë e përditshme synon “ngrirjen” e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mashtrimin e pafund të serbëve si brenda, ashtu dhe jashtë Serbisë, se kinse “Kosova është Serbi, o me paqe, o me luftë”!?

Për më tepër, kjo parullë raciste serbomadhe in medias res “ka për qëllim të përherhshëm zhdukjen fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij autoktone shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror dhe masakra në përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova Sot/broshurë/1992: 36).

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës !

-Sikurse në rastin e agresionit në Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2024, kur Serbia hodhi “30 terrristë serbë në mënyrë ilegale” për të vrarë dhe terrorizuar shqiptarët dhe për të djegur Kosovën.

Po, ashu edhe në rastin e armatosur subversiv për hedhjen në erë të kanalin “Ibër-Lepenc”(29 nëntor 2024), me ç’rast në fshatin Varragë të Zubin Potokut, edhe e dëmtuan një pjesë të këtij kanali, që furnizon me ujë për ftohjen e termocentraleve të Kosovës…etj.

Prandaj, si presidenti Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe qeveria e tij janë të detyruar, që të përmbahen nga kërcënimi dhe përdorimi i forcës ndaj Repblikës së Kosovës, dhe në vend të tyre të zbatojnë dhe respektojnë parimet e koekzistencës paqësore për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në përputhje me këto parime themelore të Konferencës së shteteve afrikane-aziatike bërë në Bandung të Indonezisë, më 1955, e cila shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve ndërkombëtare në mënyrë dhe, me mjete paqësore, domethënë në frymën e parimeve të koekzistencës paqësore ndërmjet shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore, duke u fokusuar në eliminimin e diktatit dhe të ultimatumeve të luftës së ftohtë të dy superfuqive botërore dhe aleancave të tyre bllokiste (NATO,1949 dhe Traktati i Varshavës, 1955). Këto parime të Marrëveshjes paqësore të Bandungut (që problemet dhe konfliktet e mosmarrëveshjet ndërkombëtare të zgjidheshin me paqe, jo me forcë dhe me luftë) shërbyen si bazë e qëndruehsme e ndërtimit të Platformës politike të Lëvizjes së Mosinkuadrimit (1961 -1980) , e cila me neutralitetin e saj, jashtë aleancave të ndryshme ushtarake bllokiste , pothuajse për një kohë 20-vjeçare e pati neutralizuar dhe ngadalësuar intensitetin e luftës së ftohtë dhe të zhvillimit të garës së ethshme në armatimin bërthamor të dy superfuqive (Amerika dhe BRSS-ja).

Kjo Lëvizje e Mosinkuadrimit de fakto dhe de jure “ka vdekur” së bashku me themeluesit e saj (Tito, Naser, Nehru…etj.), sepse Serbia pushtuese gjenocidale e “trashigoi”, ashtu sikurse e “tarshigoi” karrigen në OKB, edhe pse kishte kryer 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Edhe në këtë vështrim Serbia u privilegjua edhe nga Lëvizja e Mosinkuadrimit ( e cila “është strukur” dikund në Afrikë, sepse pas përfundimit të luftës së ftohtë 1989, si dhe pas shuarjes liderëve themelues të saj botërë, 1980, s’ luan kurrfarë roli në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëare), sepse udhëheqja e sotme e saj,në mënyrë flagrante shkeli parimet themelore të koekzistencës paqësore, duke e pranuar Serbinë si shtet sukcesor të ish-Republiës Socialsite të Jugosllavisë, e cila ishte ndër themeluesit e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, jo Serbia nuk ishte themeluese as e Kombeve të Bashkuara (1945-2024), as e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, por Jugosllavia federative e Titos, e Kardelit dhe e Miroslav Kërlezhës.

Po ashtu, edhe OKB-ja bëri gabim flagrant, sepse shekli parimet dhe qëllimet e Kartës së saj, duke e pranuar Serbinë si sukcesore të RSFJ-së, ndërkaq, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH, i diferencoi nga Serbia, sepse nuk ua njohu statusin e sukcesorit të RSFJ-së sikure, që ia njohu Serbisë, por i detyroi që të shkruanin KËRKESË TË RE PËR PRANIMIN në OKB, duke mos ua njohur cilësinë e njohjes si sukcesorë të Republikës Socialiste Federative, ashtu siç ia njohu Republikës së Serbisë, edhe pse kjo si shtet agresor, pushtues dhe gjenocidal (jo më pak se 10 vjet-1989-1999) e kishte përjashtuar vetëveten, edhe nga OKB-ja, edhe nga OSBE-ja, edhe nga Lëvizja e Mosnikuadrimit , sepse biente ndesh me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

 

Pikërisht, kjo padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare ndaj favorizimit të Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), e frymëzon dhe e trimëron deri në arrogancë, në shovenizëm, në racizëm dhe në apartheid presidentin aktual Aleksandër Vuçiq saqë nuk përfill as OKB-në, as BE-në e as NATO-n vetëm Vladimir Putinin dhe Rusinë militariste dhe agresore.

Mirëpo, ky kurs i politikës, i diploamcisë dhe i propagandës serbomadhe antishqiptare dhe anticiivilizue antievropianee nuk shpie në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por në konfrontim të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshëm, që përshpejton shpërthimin e luftës me këto vende fqinje, sidomos me shqiptarët, me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Mirëpo, në fund kjo “finale”, do të mbyllet në Beograd, ashtu sikurse më 6 prill 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, shpëtimi i Serbisë, është zgjedhja e formulës së qëndrueshme paqësore, siç parashikojnë edhe këto 10 parime bazë të Konferencës së Bandungut të “29 vendeve afriko-aziatike të bëra në Bandung të Indonezisë, më 1955 për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe të krizave politike rajonale dhe ndërkombëtare . Këto parime të miratuara nga Konferenca e Bandungut drejtpërdrejt kanë ndihmuar në formulimin e konceptit të koekzistencës aktive paqësore, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të së drejtës ndërkombëtare në frymën e përmbajtjes së Kartës së Kombeve të Bashkuara(1945-2024)

 

“ (1) Respektimi i të drejtave dhe i lirive themelore të njeriut, si dhe i bojektivabv dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

(2) Respektimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial i të gjitha shteteve;

(3) Njohja e barazisë së të gjitha racave dhe e barazisë së të gjitha kombeve të mëdha e të vegjël;

(4) Përmbajtja nga përzierja dhe nga ndërhyrja në punë të brendshme të shteteve të tjera;

(5) Njohja e të drejtave të çdo populli, që të mbrohet insividualisht apo kolektivisht, në përputhjen me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(a) Përmbajtja nga përdorimii marrëveshjes për mbrojtjen kolektive për avancimin e interesave të veçanta të ndonjërës nga fuqitë e mëdha.

(b) Përmbajtja e çdo shteti nga ushtrimi I trysnisë mdaj shteteve të tjera.

(7) Përmbajtja nga aktete e agresionit ose të kërcënimit me agresion, si dhe nga përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të ndonjë shteti;

(8) Zgjidhja e të gjitha konflikteve ndërkombëtare me mjete paqësore, sië janë: neogociatat, pajtimi, paqësimi, arbitrazhi ose vendimi gjyqësor, si dhe me mjete të tjera paqësore, të zgjedhura nga vetë palët në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(9) Përparimi i interesave reciproke dhe i bahskëpunimit;

(10) Respektimi i të drejtave dhe i detyrimeeve ndërkombëtare.” (Po aty: https://uncrd.un.org/sites/uncrd.un.org/files/background_document_of_bandung_spirit_water_summit_help_ver.3_20240505.pdf ).

 

Prandaj, këto Parime bazë të koekzistencës aktive paqësore e thërrasin presidentin Vuçiq që t’i zbatojë me konskeuencë dhe me përpikshmëri në rastin e mbylljes së problemit kolonial të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, ndryshe përgjegjësia për shpërthimin e ndonjë konflikti të armatosur a lufte në Kosovë, do të bjerë mbi presidentin Vuçiq dhe mbi Serbinë agresore.

Ndërkaq, ai preidenti serb Vuçiq, dot të mos e njohë pavaraësinë e Kosovës (sepse njohja e një shteti nuk është akt juridik i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por AKT I VULLNETIT të një shteti, kur ai konsideron ka ose nuk ka interes të njohjes së një shteti tjetër), Mirëpo, është i detyruar ndërkombëtarisht (si shtet anëtar i OKB-së me të drejta dhe me detyrime të plota), që të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë dhe reciprok miqësor dhe paqësor me Republikën e Kosovës, ashtu siç parashikojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sa më sipër, ABC-ja diplomatike e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të bazohet në zbatimin e detyrueshëm të koekzistencës aktive paqësore

Duke qenë se dy agresionet e ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës në: (1) Banjskë, më 24 shtator 2023 dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor 2024, janë kate të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, deri tani, Serbia do të duhej të penalizohej nga OKB-ja dhe nga OKB-ja për veprimet e tilla agresore ndaj territorit sovran dhe të pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës e bëjnë Groenlandën më të rëndësishme për SHBA-në

Flamuri i Groenlandës valëvitet në vendbanimin Igaliku, Groenlandë, korrik 2024.

 

Todd Prince

Groenlanda është e rëndësishme nga perspektiva e mbrojtjes me raketa, nga perspektiva hapësinore dhe nga perspektiva e konkurrencës globale – kështu thotë Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar të Qendrës Wilson dhe ish-këshilltare e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për strategjinë e Arktikut.

Diskutimet për këtë ishull janë intensifikuar këtë muaj, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta marrë kontrollin e tij nga Danimarka.

Uashingtoni ka qenë i interesuar ta merrte Grenlandën – për t’i zbutur kërcënimet që buronin nga Arktiku – edhe shumë kohë para Trumpit. Ai i ka ofruar Danimarkës 100 milionë dollarë ar për ishullin e akullt, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky interesim është rritur viteve të fundit, pasi Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet e tyre ushtarake dhe tregtare në Arktik, bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe investojnë në sisteme të reja armësh, të tilla si raketat hipersonike.

“Grenlanda po bëhet më e rëndësishme, ndërkohë që ne e gjejmë veten në një konkurrencë globale me Kinën dhe në një revolucion të ri teknologjik sa u përket luftërave”, thotë Pincus për Radion Evropa e Lirë.

Një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, Grenlanda është fizikisht më afër Shteteve të Bashkuara – vetëm 1.900 kilometra e ndajnë shtetin Mein nga brigjet e ishullit arktik.

Si territor i Danimarkës, ajo është pjesë e NATO-s, por Grenlanda dëshiron që të pavarësohet nga Kopenhaga dhe disa ekspertë druajnë se një gjë e tillë mund t’u hapë dyert Rusisë dhe Kinës për të fituar terren në atë vend.

Shtetet e Bashkuara kanë një bazë hapësinore në Grenlandë për mbrojtjen raketore dhe mbikëqyrjen hapësinore, por kontrolli i gjithë ishullit do t’u mundësonte të mbroheshin më mirë kundër kërcënimeve detare dhe ajrore që burojnë nga rajoni, si dhe rreziqeve nga hapësira.

Një pamje e bazës hapësinore Pituffik (ish-Baza Ajrore Thule) në Grenlandë.

Një pamje e bazës hapësinore Pituffik (ish-Baza Ajrore Thule) në Grenlandë.

Rusia ka një prani shumë më të madhe ushtarake në Arktik, sesa Shtetet e Bashkuara, dhe ka vazhduar të investojë shumë në kapacitetet e saj mbrojtëse në rajon, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Gjenerali amerikan në pension, Terrence J. O’Shaughnessy, i cili ka shërbyer si komandant i Komandës Veriore të SHBA-së, ka thënë në një seancë dëgjimore në Senat në shkurt të vitit 2020, se nëse Rusia do ta sulmonte SHBA-në, ka të ngjarë ta bënte këtë nëpërmjet Arktikut.

Jahara Matisek, profesor në Kolegjin e Luftës Detare në SHBA, i cili flet për Radion Evropa e Lirë si ekspert i pavarur dhe jo në emër të Qeverisë amerikane, thotë se infrastruktura ushtarake e SHBA-së në Arktik është e dobët.

Sipas tij, ajo është hallka më e dobët në mbrojtjen e atdheut.

“Nëse doni të jeni një vend i fuqishëm hapësinor dhe të jeni në gjendje ta projektoni fuqinë hapësinore, sa u përket sistemeve të armëve hapësinore sulmuese dhe mbrojtëse dhe llojeve të tjera të ISR-së [inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit], duhet të keni infrastrukturë në Arktik”, thotë ai.

Ambiciet kineze

Kina nuk është vend arktik, por po përpiqet të bëhet lojtare kryesore në rajon.

Viteve të fundit, Pekini ka bërë përpjekje të blejë porte, infrastrukturë tjetër dhe të drejta të minierave në Grenlandë, por pa sukses.

Matisek thotë se SHBA-ja ka dyshuar se interes i vërtetë i Kinës në ato projekte, ka qenë vendosja e sensorëve dhe radarëve me përdorim të dyfishtë në Rrethin Arktik, për të ndihmuar në kontrollimin e satelitëve të saj ushtarakë dhe në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës për operacionet e SHBA-së me bazë hapësinore në rajon.

Pincus thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më shumë mjete të inteligjencës dhe mbikëqyrjes në Arktik.

“Ky është hendeku ynë më i madh që duhet ta mbyllim. Pra, kemi nevojë për më shumë sensorë nga hapësira në shtratin e detit”, sipas saj.

Ajo shton se nuk është për t’u habitur që Rusia dhe Kina janë përqendruar në Arktik, sepse “SHBA-ja është e dobët me praninë sipërfaqësore” atje.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë më shumë se dy akullthyese funksionale, në krahasim me rreth katër dhe disa dhjetëra që ka Kina, respektivisht Rusia.

Kalimi verior

Derisa akulli vazhdon të zvogëlohet në Arktik, për shkak të temperaturave në rritje, ai po hap një rrugë për anijet – përfshirë anijet ushtarake – për të kaluar transit nga Evropa në Azi, përmes ujërave mbi Grenlandë dhe Kanada.

“Transportimi tregtar kinez do t’i rrisë kalimet përgjatë rrugës veriore, pasi është më e shkurtër, por, mesa duket, edhe anijet luftarake kineze do ta përdorin atë rrugë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ben Hodges, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane.

Anijet ushtarake që vijnë në Oqeanin Atlantik nga Arktiku, do të duhet të kalojnë përmes shtegut ujor, GIUK, midis Grenlandës, Islandës dhe Skocisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, forcat e NATO-s i kanë gjurmuar nëndetëset sovjetike që vinin në Atlantikun e Veriut përmes këtij shtegu, thotë Hodges.

Zvogëlimi i akullit do ta bëjë më të lehtë edhe minimin e rezervave masive të burimeve natyrore në Grenlandë. Ato përfshijnë metale të rëndësishme për prodhimin e mallrave të teknologjisë së lartë, automjeteve elektrike dhe turbinave me erë.

Kina dominon në shumë prej këtyre tregjeve të metaleve, përfshirë minierat, rafinimin dhe përpunimin e tyre, ndërsa Pekini ka shprehur, po ashtu, interes për zhvillimin e burimeve natyrore të Grenlandës.

Dy grupe turistësh duke shikuar akullnajën në Scoresby Sund, në Grenlandë (Fotografi nga arkivi).

Dy grupe turistësh duke shikuar akullnajën në Scoresby Sund, në Grenlandë (Fotografi nga arkivi).

Përfitimet prej këtyre burimeve natyrore janë të rëndësishme për ëndrrën e Grenlandës për pavarësi.

Ishulli varet ende nga subvencionet nga Danimarka.

“Kur keni një vend si Grenlanda… asaj i duhen para për investime. Kina dhe Rusia do të hedhin para në këtë problem”, ka thënë në një intervistë për The Cipher, Philip M. Breedlove, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane, i cili ka shërbyer si komandanti suprem i aleatëve të NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.

“Të sigurosh një Grenlandë me prirje perëndimore është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë ai.

Matisek thotë se Trump, thjesht, mund të përpiqet t’i bëjë Shtetet e Bashkuara që “ta marrin seriozisht Grenlandën”, për shkak të rolit integral që luan ajo në mbrojtjen e Amerikës së Veriut.

Është gjithashtu “e qartë përpjekja për t’u siguruar që kinezët dhe rusët të mos fitojnë terren atje”, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Mos i “vrisni” qëndrestarët! Integriteti i Z.Berisha nuk mjafton! Nga Milaim Nela

Bashkohem me shqetësimin e Z. Agron Tufa. Shpresoj që zëra të tjerë të lirë si Agroni të flasin publikisht.
Edhe unë në këtë faqe jam shprehur për atë çfarë ka ndodhur në Degën 2 pa patur parasysh emrat kandidues bile as Zj Irma Marku me të cilën jam takuar vetëm njëherë në grup në një takim elektoral të Belind Kelliçit.
Gjithkush nga ju që më lexoni e dini që unë kam vetëm një interes në këto prononcime apo përfshirje nëse mund ti quani të tilla e ky interes eshte interesi i Partisë Demokratike që është e vetmja shpresë pêr shpëtimin e vendit nga sekti ‘Soro-rilindas’, është interesi i opozitës shqiptare.
Partia Demokratike duhet të heqë dorë nga manipulimet e zgjedhjeve të veta!
Një parti që është në opozitë prej 12 vitesh manipulon dhe orkestron në mënyrë të pështirë procese si ky i Degês 2!
Kjo është e PAPRANUESHME.
Çdo argument që përdorni për ta justifikuar këtë akt vetëm se ju bën qesharakë në sytë e votuesit, në sytë e shqiptarëve!
Ne nuk kemi fytyrë të akuzojmë kundërshtarët politikë nesë ne nuk bëjmë zgjedhje të hajrit mes vedi.
Mos e vrisni të vetmen shpresë që kanë shqiptarët!
Bëjeni këtë për hir të fëmijëve tuaj!
Bëjeni këtë për hir të Shqipërisë.
Me çfarë morali do ju dilni votuesve përballë me 11 Maj?
Vetëm integriteti i Sali Berishës nuk ju mjafton! Po ju a them që sot!
Përkundrazi duke bërë gjëra të tilla kompromentoni dhe dëmtoni rëndë edhe figurën e tij në këtë kohë kur morali politik na duhet më tepër se kurrë!
Sot jemi në epokën e komunikimit masiv dhe merret vesh gjithçka për minuta pa le për orë e ditë.
Lejani votuesit ta zgjedhë drejtuesin/drejtuesen e saj. E nëse procesi është i drejtë, i lirë e transparent ju garantoj se askush nuk do ta kontestojë e garuesit do ti japin dorën njeri tjetrit.
Ai proces ka qenë i parregullt dhe këtu mbaron argumenti!
Mos i “vrisni” qëndrestarët!
Mos na e vrisni të vetmen shpresë dhe mundësi që kemi në dispozicionin tonë.
Anullojini zgjedhjet e degës 2 dhe përsëritini ato duke caktuar një komision të pavarur e me njerëz me integritet.
Ju LUTEM!

Letër e ngutshme Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Nga Agron Tufa*

I nderuar doktor Berisha,
Nisur nga një shqetësim i hershëm dhe i ri, që s’ka e s’mund të ketë kurrfarë interesi personal, përpos botëkuptimit tim të djathtë, ju sjell edhe njëherë në vëmendje, ashtu si gjatë viteve 2006-2013 fillimisht, çështjen e ndërhyrjeve në rregullat demokratike nëpër degët e PD.
Ajo që ka ngjarë dje me zgjedhjet në degën nr. 2 të PD-së në Tiranë me megamanipulimin e vullnetit të lirë të anëtarëve të kësaj dege, me truket, falsifikimet, për të nxjerrë me doemos një fitues sipas shijeve të diktuara nga Grupi i Punës, është një ogur kobzi për perspektivën e ardhshme të zgjedhjeve nëpër degët e tjera dhe minim i rrugës së popullit demokrat drejt 11 majit 2025.
Për hir të zemrës së bardhë e të përkushtuar të demokratëve të thjeshtë anembanë Shqipërisë, këtij populli të mrekullueshëm, besnik e të shumëvuajtur, ju, doktor, duhet të informoheni mirë mbi këtë çështje. Për më tepër, të ripërsëriten zgjedhjet në këtë degë, gjithë në pajtim me statutin dhe rregulloren. Përndryshe kjo teknologji e stërholluar ndër vite të gjata, e ndërhyrjes nga lart të adeptëve të Kryesisë Qëndrore nëpër degët e PD (kushdo qofshin ata), jo që e deformon, por e shpartallon vullnetin e votuesit demokrat. Si ka mundësi që ende vazhdojnë këto sëmundje të hershme, pa gjetur dot shërim?
E kam parë këtë film të neveritshëm që nga viti 2006 e në vijim në shumë degë të PD-së, po marr të Dibrës, p.sh., dhe, për këto dallavere me kumbari të të deleguarve nga Kryesia e PD, që vinin dhe trazonin kazanin, ju kam informuar i shqetësuar personalisht në bazë të fakteve, asnjëherë për as edhe një grimë interes! Nuk mund të mbyllja sytë para padrejtësisë së dhunshme e të trashë…
Më vonë, për të njëjtat probleme kam vënë në dijeni dhe z. Basha (gjatë periudhës 2013-1019), gjithmonë me fakte, që gjithmonë vërtetoheshin. Dhe çfarë? Kronikë e një shpartallimi të paralajmëruar… Asgjë nuk u bë! U larguan njerëzit më të sinqertë, madje u goditën, u shpallën armiq, ikën jashtë vendit me gjithë familje dhe fëmijët e tyre të pafajshëm, që prindërit i kishin rritur me frymën e lirisë së PD-së! Ata nuk dinin si t’ua shpjegonin fëmijëve, se përse po goditeshin, përse hiqeshin nga puna, nga po ajo parti e djathtë, me frymën e të cilës i kishin rritur fëmijët e tyre.
Unë e kam prekur këtë dramë, e kam parë. Ata, doktor, u përndoqën egërsisht dhe ishin intelektualë krejt të sinqertë e të vendosur, të drejtë e të pakorruptueshëm, por u larguan duke marrë me vete brengë e hidhërim. U shpallën armiq! Dhe Dega, siç dihet, degradoi – nga një fortesë e PD, erdh e u shpërfytyrua nga humbja në humbje. Monstruoze!
A duhen dëgjuar zërat kontestues? Sidomos të atyre që nuk kanë interes, përveç botëkuptimit të tyre të djathtë? Kam përshtypjen se kësaj sëmundjeje të Ndërhyrësve nga Lart, i duhet dhënë fund, tani, duke ripërsëritur rrënjësisht zgjedhjet në degën nr.2 të PD-së, Tiranë.
Adeptët e mësuar me këto lojëra të pashëndetshme, duhet të marrin një mësim të qartë. Një tarafi të hershëm e më përvojë të gjatë burokratike në kësi dallaveresh zgjedhore i intereson më shumë konformizmi i postit humbës se sa bashkimi problematik, hapja dhe rregullat demokratike!
Lëndues e fyes konspiracioni kundër znj. Irma Marku, që ka hyrë me grupin e saj shtëpi më shtëpi nëpër gjithë lagjen, që ka kaluar me grupin e saj netë të tëra poshtë ballkonit të liderit të burgosur të Partisë Demokratike. Ajo, doktor, ajo me grupin e saj, jo fituesja, jo hunda e saj sqimatare… Dhe, siç e pohojnë, një ndër akuzat e grupit të punës ndaj znj. Marku, ka qenë se ajo “e ka mbushur degën e PD nr. 2 plot me ish-të përndjekur politikë(!!)”. Nuk do ta dekonstruktojmë këtë fjali: ajo e plotëson mjaftueshëm autoportretin e akuzuesit.
Me ndjesën që ju shkruajta gjatë, sugjerimi im i vetëm mbetet ky: zgjedhjet në degën nr. 2 të PD, Tiranë, duhet të ribëhen rrënjësisht! Lakrori do ta tregojë pastaj se çfarë ka brenda petëve…
Me respekt,
Agron Tufa
Shkrimtar, azilant politik*
12.01.2025

Videolajm- Qytetari spektakël me parashutë në liqenin me dallgë dhe erë të fortë të Pogradecit ~1 minute

Një qytetar ka dhuruar spektakël me parashutë në Liqenin e Pogradecit, duke sfiduar motin e ftoht

Ilirjan Tasellari shihet teksa bën sërf në Tushemisht në liqenin me dallgë dhe erë të fortë.

 

Ai ka nxitur kureshtjen e kalimtarëve të cilet kane filmuar momentin e veçantë të spektaklit në liqen. Panorama

Burimi: Politikisht jam bonapartist, një parti ka një shef, të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu

Analisti Genc Burimi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se politikisht është shumë bonapartist dhe një parti ka një shef, është ai që vendos: të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu dhe krijo parti në vete.

‘Kur hyn një parti hyn në një ndërmarrje, ka një shef të pëlqen apo jo dhe kjo është filozofia ime, mbase dhe gabohem’- u shpreh Burimi.

Genc Burimi:

“Sigurisht që të paktën për mua ose me përvojën që kemi këtu në Francë primaret nuk janë aspak një eksperiment i duhur.

Është si të thuash, primaret mund të ngjisin atje ku ka një përvojë një traditë ku janë SHBA-të, Franca u mundua t’i adoptojë, qe një dështim i plotë, flas këtu për zgjedhjet presidenciale, sepse për deputetë është më i ndërlikuar akoma.

Kjo sepse çoi në një luftë vrasëse politike brenda kampit tënd dhe unë jam pak a shumë bonopartist dhe them se një parti ka një shef, është ai që vendos të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu dhe krijo parti në vete.

Unë nuk pres gjë të madhe nga primaret në kuptimin që është një fjalë e dhënë, duhet bërë i pret pak ai bari në këmëbë i partive të reja që po na mërzisin nga mëngjesi në darkë me këto listat e reja.

Unë politikisht nuk besoj shumë te primaret sepse kur thonë historinë e politikës, partitët politike janë krijim i vonshëm dhe zgjedhja në fund është takimi i një kandidati me një elektorat dhe partia është thjeshtë që i lejon këtij kandidati të ketë më shumë jehonë nga ana e komunikimit.

Kur hyn një parti hyn në një ndërmarrje, ka një shef të pëlqen apo jo dhe kjo është filozofia ime, mbase dhe gabohem”

Në margjina të ngjarjeve ose zhvillimeve të përgjithshme brenda dhe jashtë vendit….- Nga AGRON SHABANI

…!
Në veri të Kosovës vazhdimisht ose sistematikisht sikur lugatrërohen dhe fryejnë erëra lufte. Çetnikët dhe banditët serbë vazhdimisht hodhën në sulme dhe barrikada luftarake edhe kundër trupave paqëruajtëse ndërkombtare (KFOR) edhe ndaj policisë  së Kosovës.   Si të thuash, nuk ka se  çfarë t´iu bëjë askush!
Në veri të Kosovës ose Mitrovicës, mbrohet dhe garantohet ekzistenca dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve. Aty pra ku janë “Trepça”, Ujmani dhe pasuritë tjera shtetrore, nacionale ose strategjike të Kosovës.
Për dallim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit dhe të tjerëve, të cilët në menyrë hamletiane, disfatike ose kapitulluese, pranuan ose falën gjithëçka pa fituar asgjë në raport me Serbinë: Edhe Albin Kurti si duket ra në karemin, kurthin ose rrethin e njohur vicioz ose biocenoz të Vuçiçit, Daçiqit, ose politikës dhe diplomacisë serbe. Dhe, kjo pa e detyruar askush.
Sipas politologjisë ose shkencave politike: askund në botë nuk ka kryetar ose prefekt komunash që i takojnë pakicës në raport me shumicën. Serbët në atë pjesë veriore të Kosovës, si duket janë shumicë. Apo?!
Dhe, kjo “de jure e de facto” i çelë (hapë) rrugë asociacionit ose “zajednicës (republikës) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.
 Atë “punë” e kanë pritur me padurim Vuçiçi, Daçiqi, Vulini, Lavrovi dhe Putini.
Apo, ashtu si duket kanë vendosur dhe deshiruar me herët “zotërinjt” ose zeusët e luftë me seli në Moskë dhe Beograd, sipas të të cilëve zgjedhja ose emrimi i kryetarëve shqiptar për kryetar komunash të banuara nga shumica serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës: Janë skemat dhe skenarët me të volitshëm për nxitjen ose ndezjen e një lufte ose konflikti të ri në Kosovë, ku edhe Rusia në një formë a tjetrën do dilte “faqebardhë” nga lufta e saj imperiale, koloniale ose apokakiptike në Ukrainë përmes skemave dhe skenarëve të ndryshme makabre dhe tepër funebre të paisjes ose furnizimit të ushtrisë serbe me raketa ose bomba të ndryshme nukleare ose atomike me reze ose radius dhe azimut të vogël levizjeje dhe veprimi (të ngjajshëm ose analog me Hiroshimën ose Nagasakun e Japonisë)-për ti goditur ose bombarduar Kosovën dhe shqiptarët me material radioaktivë ose atomik! (…) Dhe, kjo do nënkuptonte edhe bombardimet masive të Serbisë nga SHBA-së, Britania e Madhe, Natoja ose Perëndimi dhe shndërrimin e tërë rajonit në pluhur radioaktivë.
Zatën ky ka qenë edhe skenari i Boris Jelcinit dhe Vladimir Putinit, gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë kur luftanijet ruse të mbushura me armë nukleare ose atomike, përmes Bosforit dhe Dardanelëve ( në pajtim dhe kordinim të plotë me autoritetët turke)-asokohe marëshuan drejt Egjeut, Jonit dhe Adriatikut, për t’iu dalur zot serbëve në luftë kundër shqiptarëve.
Ishin luftanijet amerikane, angleze (britanike) dhe gjermane ato që ua ndalen asokohe turrin luftanijeve nukleare ose atomike të Rusisë, e jo “vëllezërit ose aleatët turq” të Hashim Thaçit, Edi Ramës, Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe kështu me radhë.
Sa për turqit e Erdoganin dhe Çaushoglusë: Rusia do i kishte shndërruar asokohe Kosovën dhe shqiptarët në hi e pluhur radioaktivë ose atomik. Edhe “desanti i papritur” i ushtrisë ruse në Prishtinë-gjithashtu. Nejse!
Serbët dhe rusët kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Albin Kurti e di këtë fakt.
Mëkatët ose gabimët e njerëzve të pushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin ato. (Duke e parafrazuar një mendim të Konfuqit).
Të mëdha, të pushtetshme, të thella, dubioze dhe aq të fuqishme si duket janë frika, miqësia, interesi, dashuria dhe simpatia e disa grave ose “burrave të fortë” në Prishtinë dhe Tiranë- ndaj Rusisë, Serbisë dhe Turqisë në veçanti, si dhe ndaj elementit turk dhe atij serbo-rusë në përgjithësi.
“Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.”, thotë Makiavelli.
Sidoqoftë, motivet, vizionet dhe narrativat pa normë, pa vlerë, pa parim, pa kuptim dhe ekzekutim, mund të quhen fantazma, iluzione, halucinacione ose utopi, thotë psikologjia politike.
 Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si duket shumë vendime i merr nën presionin e dyfishtë (insubordinues dhe suportues) të Beogradit dhe disa liderëve ose politikanëve të paditur, të shitur, korruptuar, stupid dhe nebuloz të opozitës kosovare,
të cilët gjithëmonë janë në valë të njejta ose të shkurtëra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët kundër Albin Kurtit të zgjuar, të mençur, të vendosur, reformator, konsekuent, intelektual dhe intelegjent.
Ndërkaq, Vuçiçi i Serbisë pos tjerash si duket e ka edhe hipotekën ose kompleksin e “birit” ose “kopilit” të shqiptarit! Gjegjësisht, kompleksin ose sindromin e njohur të Edipit, inferioritetit, maliciozitetit etj.
Se këndejmi, jo vetëm Kryeministri Kurti ose Presidenta Osmani, por të gjithë shqiptarët e kudo ndodhur, kanë për obligim moral, ligjor, politik, diplomatik, ushtarak dhe historik për t’i njohur, zbatuar dhe respektuar këshillat dhe kërkesat e amerikanëve, anglezëve (britanikëve), gjermanëve, italianëve, francezëve, kroatëve, austriakëve dhe të tjerëve që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe ishim në rrezik.
“Sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverbë e njohur japoneze.
Se këndejmi, aty ku nuk ka shpresë dhe besim në të ardhmën, e sotmja dhe e djeshmja ose e kaluara, sipas Emil Zoles, paraqitën të errëta dhe shumë të hidhura.
 Kështu që Vuçiçi i Serbisë, tani e një kohë të gjatë, në menyrë “perfekte”(perfide)-vazhdon të imitoi Hipokritin, i cili pasi që i kishte vrarë dhe masakruat të dy prindërit e tij, kishte filluar të kërkonte lëmoshën dhe mëshirën e të tjerëve, si bonjak ose jetim i ngelur pa prindër!
Bile, edhe thotë se: “ato që janë para meje dhe pas meje, nuk janë asgjë në krahasim me ato që ndodhën në mua, ose brenda meje!” Hëm….!
“Jeta nuk ka të bëj vetëm me ngrënjen ose kafshimin e vetvetës dhe atij tjetrit, por edhe me gjetjen ose zbulimin e vetvetës dhe atij tjetrit.”, i tha dikush nga dijetarët ose filozofët e njohur grek në Antikë-Hipokritit. Por, nuk i bëri punë as kjo.
“Unë jam njeriu me i mençur ose më i ditur në këtë botë për faktin se kam gjetur ose zbuluar një gjë e cila është ajo që më ka rrefyer ose dëftuar se nuk dijë asgjë…”, i kishte thënë dikush tjetër nga audienca e lartë.
Sidoqoftë, në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin, opinionin dhe vendimin e njohur politik dhe diplomatik,i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj….Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.
Disa në  Moskë dhe Beograd, si duket aq shumë janë të interesuar që Kosova dhe shqiptarët t’i japin falas ose gratis edhe mbretin, edhe mbretëreshen në “shahun e madh politik dhe diplomatik”të globit.
Se këndejmi, e kemi thënë ose cekur shpesh së sprovat ose provokimet me të rënda për individin dhe kolektivitetin, pos skamjës dhe robërisë, janë ato kur nuk dijnë, nuk munden, nuk duan dhe nuk guxojnë të jetojnë të lirë, të, pavarur, sovran, autonom dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës!
Ndaj, është mirë t´i masim dhe kursejmë fjalët ose premtimet e mëdha, nëse nuk kemi për të thenë ose për të bërë asgjë të mirë ose konkrete për kombin dhe atdheun. E sidomos për kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik dhe gjeografik të kombit dhe atdheut.
 Në të kundërtën, vetëm femrat (gratë) dhe gjinekologët ose psikokologët e ndryshëm, e dijnë se sa të “rëndësishme” ose “relevante” në disa raaste janë rrenat ose gënjeshtrat e stisura, rimuara, sajuara, retushuara, valorizuara ose glorifikuara! (….)
U mor vesh se aty ose atje ku drekojnë bashkë padituria, rrena (gënjeshtra), urrejtja dhe xhelozia së bashku me interesat e ndryshme klanore, tribale, provincialiste, farefisnore, partiake, karieriste, profiteriste, politike, parapolitike dhe të tjera të grupit ose individit, mashtrimi dhe tradhëtia e lartë shtetërore dhe nacionale, ndodhën të ulura këmbëkryq.
Shtetin, lrinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos me vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Serbët i kanë humbur të gjitha luftëtat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera, apo….?!
Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithëmonë.
Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.
 Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.
Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.
Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e  e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t’ i urrejmë ose injorojmë ata së bashku me projektët ose planimetritë e tyre kundër nesh.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.
Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit.”
Sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t’i parë dhe numruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj “anës tjetër” si Sizifi, por, edhe për t’i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufinjtë e tyre me të tjerët, si dhe për t’i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.
Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose muslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit.
Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.E thëm këtë, parasegjithash duke u mbështetur ose bazuar në faktin se në Kosovë: Politikën dhe diplomacinë, jo rrallë i bëjnë feja ose religjioni, e jo elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike etj.

Kjo për faktin se populli ose elektorati i përgjithshëm në Kosovë, me tepër janë fetar ose laikë politik, se sa të kualifikuar, auditorial ose audiencional.
Ndonëse, në Kosovë deri me sot, nuk është bërë kurrë ndarja e fesë ose religjionit nga politika, diplomacia, arsimi, shkenca, kultura ose informacioni. Jo çfare!
Kështu që politikën dhe diplomacinë në Kosovë (shtoja këtu edhe kulturën ose informacionin)-jo rrallë i bëjnë, dirigjojnë, menaxhojnë ose monitorojnë udbashë, maxhupët ose ciganët joshqiptar dhe antishqiptar….Prandaj, i kemi edhe kishat ose manastirët serbe, dhe metjtepet ose hamamët turke së bashku me dogmat ose parollat e njohura të sinodit ose mitropolisë serbe mbi “Kosovën si djep ose Jerusalem të popullit qiellorë të Serbisë”, si dhe plot brroçkulla ose thnegla tjera!
Çdo liri e mirëfillët individuale dhe kolektive, lindë ose fillon nga idealet e larta individuale dhe kolektive. Respektivishtë, nga bindja dhe besimi i plotë në fitorën.
Nuk ka liri të përgjysmuar ose gjysëmliri. Jo. por, vetëm liri të plotë individuale dhe kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive.
E kundërta e tyre janë nënshtrimi dhe robëria e stisur, kamufluar ose përkthyer në liri të importuar inflatore dhe inflamatore.
 Kosova dhe shqiptarët nuk mund të quhen t´lirë kur komandantët ose heronjtë e tyre kryesor nuk janë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës. E sidomos me “zajednicat”(dodik republikat) serbe” në veriun e  Kosovës ose Mitrovicës!
Kosova dhe shqiptarët së bashku me miqtë ose aleatët e tyre natyror dhe historik, kanë luftuar dhe janë angazhuar për një shtet ose shoqëri të lirë, të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës.
Mbase, për një shtet, pushtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme…Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, stresi, tensioni, shantazhi, presioni, depresioni, frika, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive.
Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.
Në këtë frymë integriteti moral, fizik, profesional ose politik i personit ose individit së bashku me  lirinë e njohur shoqërore (qytetare) dhe politike në njerën anë si dhe integritetin dhe sovranitetin e garantuar shtetërorë, nacional, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër: Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Disa shqiptarëve ndërkaq, për t’i njohur, mbrojtur, kuptuar dhe pranuar heronjt ose protagonistët e rëndësishëm ose kryesor të UÇK-s, së bashku me liderët ose intelektualët e lartë shkencor, kulturor dhe politik, gjithëmonë iu nevojitët dikush i huaj (joshqiptar ose jokosovar)-për t’i bindur dhe mishëruar me heronjtë dhe liderët e tyre shtetror dhe nacional!
 Shqiptari i shkretë, i paditur, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, të gjithat ia falë shqiptarit të ditur (mençur), të suksesshëm, intelegjent, intelektual, profesional, trim ose patriot, përveç vlerave, suksesëve dhe meritave të atij tjetrit
Mjerisht.

Votoni sepse e ardhmja jonë do të jetë e sigurt- Nga Skënder MULLIQI

Jemi afër zgjedhjeve të radhës nacionale.Disa radhë për politikën, votuesit dhe ate së çka mund të në sjellin zgjedhjet .Politika është profesion fisnik edhe pse ngatërrohet nga shumë kush duke e klasifikuar ate vetëm si punë përfituese. Puna e krijimit të paqes në fushën e të vërtetave kontradiktore, krijimit të paqes në të cilën nuk imponohet asnjë e vërtetë superiore, por vetëm ato të vërteta që garantojnë kushte njerëzore të jetesës. Duke vepruar kështu, kontributi më i rëndësishëm i politikës është respektimi i rregullave të lojës, të cilat i lejojnë secilit të gjejë të vërtetën e tij në jetë. E vërteta elementare e politikës duhet të jetë e vërteta e rregullave të tilla të lojës. Nuk kemi nevojë për politikë me ambicie për të krijuar kuptim, me një shpirt që më pas do të arrijë deri te shpirti i qytetarit, politikë me ngazëllim dhe dridhje botëkuptimi. Dalja në zgjedhje është një çështje individuale, e cila përfshin edhe përgjegjësi përsonale.Edhe atë që nuk dëshiron të votoj, duhet respektuar , vetëm mos ndodhë më pas se është bërë zgjedhje e gabuar. Para së gjithash, zgjedhë vetë në zgjedhje, ndaj edhe nëse bëjë një zgjedhje të keqe, rezervoj të drejtën të kritikoj dhe ta ndryshoj nëse nuk funksionon. Zgjedhjet janë mundësi të ndryshoni gjendjen për të mirë, që me një goditje të stilolapsit mund t’ia bëni vetes katër vitet e ardhshme më të lehta. Dhe, e di që keni frikë nga përgjegjësia për një zgjedhje të keqe të mundshme, ekziston frika e humbjës të mundësinë për të ndryshuar, menduar dhe ekzistuar. Kur zgjidhni mes “dy të këqijave”, zgjidhni më të voglën, midis “dy të mirave”, zgjidhni më të mirën, në çdo rast zgjidhni se e keni mundësinë.Largoni më votën tuaj pa meritorët, ata që nuk dinë dhe nuk dëshirojnë për të punuar ndërshmërishtë për shtet dhe qytetarë. Dhe, ruani mendjen për ju, sepse në zgjedhje nuk zgjidhni vetëm për veten tuaj, por për të gjithë.Ju e dini se çfarë kanë gënjyer dhe çfarë kanë bërë mirë, kur na gënjejnë dhe kur thonë të vërtetën.Sigurishtë së për shumë palë të zgjedhjeve na kan gënjyer dhe manipuluar sa për të marrë votën.Mos lejoni që kjo të përseritet gjithë herë.E dimë të gjithë se shumë kush nga të kandiduarit nuk e ka vendin aty, por që ja kjo është gjendja, që duhet pikërishtë këtu të bëhët ndryshimi.Matrapazëve dhe manipulatorëve duhet një herë e mirë treguar vendin.Kosovës i duhen njerëz kredibil, njerëz më moral dhe dinjitet që e i dërgojnë proceset përpara.Të largohemi nga logjika autokratike e shekullit të kaluar të te menduarit dhe vepruarit.E këtë mund të bëjmë duke e spastruar më votën tuaj skenën ende jo kredibile politike ne vend. Kujtesa është një gjë e çuditshme dhe nuk thirret për të porositur. Merrni për shembull luftën; edhe pse në kuadër të fushatës parazgjedhore politikanët bëjnë gjithçka për t’i kujtuar elektoratit të tyre luftën, ata përfundimisht ia dalin vetëm në nivelin sipërfaqësor. Një kujtim i vërtetë i luftës, wshtw një rikthim i gjallë në të kaluarën me të gjitha detajet e saj.Votoni për krijimin e një atmosfere demokratike .Votoni për një atmosferë normaliteti dhe mirësjelljeje.Për një atmosferë ndryshe , që më mirë të jetojmë.Një atmosferë ku do të mësojmë më të mirën nga e kaluara dhe nuk do të ngulmojmë vetëm në më të keqen.Të krijojmë atmosferë në të cilën qeveria ndihmon njeriun e thjeshtë për të zgjidhur problemet, dhe nuk funksionon në atë mënyrë që t’i japë vazhdimisht probleme.Një atmosferë kur paszgjedhore do të përfitojnë edhe votuesit, jo vetëm të zgjedhurit.Votoni ata që do t’ju ofrojnë një arsim normal, siguri, kushte për të përparuar, pa qenë nevoja të jeni anëtar partie…Votoni edhe nese nuk na respektojnë. Se mos respect treguan shumë herë deri më sot.Votoni sepse vetëm kështu do të vijnë të tjerët.Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt …


Send this to a friend