Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve për rrëmbimin e dosjeve të gazetarëve të News 24.
Ai e cilëson ngjarjen si një akt kriminal të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas Berishës, gazetarët investigativë po hetonin lidhjet e qeverisë me krimin dhe korrupsionin.
Ai dënon ashpër ndërhyrjen, duke e quajtur një sulm ndaj fjalës së lirë dhe medieve të pavarura.
Postimi i kreut të PD Sali Berisha:
Një krim i shëmtuar!
Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!
Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë. bw