Janë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit.
Sipas KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 18.55 %.
Nga të dhënat rezulton se Mati ka pjesëmarrjen më të lartë me 39.99%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët.
Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votim është 12.42 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 19.84 %, në bashkinë e Cërrikut 23.49 %, në Mat 39.99 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 32.21%.
Bashkia Vlorë: Kanë votuar 6 242 nga 51 724 zgjedhës (12.42%)
Bashkia Berat: Kanë votuar 4 557 nga 22 972 zgjedhës (19.84%)
Bashkia Cërrik: Kanë votuar 1 467 nga 6 246 zgjedhës (23.49 %)
Bashkia Mat: Kanë votuar 4 019 nga 10 050 zgjedhës (39.99%)
Bashkia Tepelenë: Kanë votuar 965 nga 2 996 zgjedhës (32.21%)/KQZ
