Piloti Ali Aliu është i vetmi shqiptar që drejtoi rreth 6 mijë herë aeroplanët supersonikë në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë. Ai tash është asistent në një laborator, ndërsa aventurat e ajrit i sheh veç në ëndërr.
Aliu është i zhgënjyer se si Kosova nuk e ka as edhe një helikopter.
“Hapësira ende është e pazbuluar, mundësitë e arritjeve teknologjike janë shumë të kufizuara, në realitet ende nuk kanë arritur t’i zbulojnë të gjitha fshehtësitë e ajrit dhe për atë arsye është shumë interesant e sidomos për të rinjtë ku janë edhe shpejtësitë e mëdha, por janë edhe rreziqet shumë të mëdha”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë se ka bërë plot 6 mijë fluturime, brenda 2 mijë e 700 orëve.
Ndihet keq që Kosova nuk ka helikopterë.
“Nuk ka shtet në botë që nuk ka njësit të helikopterëve apo të aviacionit apo diçka të ngjashme. Ne në çdo pikëpamje jemi bisht i ndodhive botërore, kështu që nuk e di ndoshta mungesa e helikopterit është bërë me qëllim”, ka thënë ai.