Ministri gjenevas i sigurisë Pierre Maudet foli për shkallën e alarmit në Gjenevë
VOAL – GJENEVË, 11 DHJETOR – “Gjeneva nuk është në të njëjtën situatë që ishte Brukseli: nuk mund të themi se këtu është zbuluar një sulm terrosit.” Kështu thotë Pierre Maudet, kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Ekonomise, lidhur me kërkimin e të paktën katër të dyshuarve si terroristë islamikë që është ndërmarrë dje në rajonin e Lemanit mbi bazën e informacioneve të dhëna Zvicrës ngs shërbimet sekrete amerikane, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Kërkimi filloi pak orë para takimit mes OKB-së, Rusisë dhe SHBA, i cili mbahet në një vend sekret.

Pierre Maudet dhe Monica Bonfanti, shefe e policisë kantonale
“Niveli i alarmit është rritur realisht pasi Konfederata na ka dhënë informacione mbi mundësin e pranisë së këtyre personave,” shpjegoi këshilltari i Shtetit për të përditshmen gjenevase Le Temps: “Rritja e shkallës së alarmit na ka detyruar të flasim për këtë rritje të dukshme të policisë në rrugë. Kërkimi do të vazhdojë gjersa të mos ekzistojë kërcënimi i rrezikut.”
Ndërkohë ambasada ameriane në Zvicër i ka ftuar qytetarët e saj të jenë syçelët dhe të informuar mbi ecurinë e situatës. ats
Komentet