Sipas kolonelit Renato González, këto struktura përdorin provincën El Oro si një pikë strategjike për trafikun ndërkombëtar të drogës, duke përfituar nga pozicioni i saj dhe dalja detare, si dhe nga mekanizmat e pastrimit të parave përmes kompanive dhe sistemit financiar.
ITALI- Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve të huaja të lidhura me trafikun e drogës, përfshirë mafien shqiptare dhe organizatën italiane ‘Ndrangheta, të cilat dyshohet se po veprojnë në aleancë me rrjete kriminale lokale.
Sipas kolonelit Renato González, këto struktura përdorin provincën El Oro si një pikë strategjike për trafikun ndërkombëtar të drogës, duke përfituar nga pozicioni i saj dhe dalja detare, si dhe nga mekanizmat e pastrimit të parave përmes kompanive dhe sistemit financiar.
Raporti lidh gjithashtu aktivitetin kriminal me organizata të tjera si karteli i Sinaloas dhe grupe të armatosura nga Kolumbia, të cilat lehtësojnë rrjedhën e drogës drejt Ekuadorit. Për më tepër, prania e mafies shqiptare është konfirmuar pas operacioneve të fundit policore.
Po ashtu shefi i policisë paralajmëroi për fragmentimin e bandave lokale si Los Lobos, gjë që ka intensifikuar dhunën, ndërsa vendi po përballet me një konflikt të brendshëm të armatosur dhe me kërcënime të reja si përdorimi i teknologjisë së avancuar në sulmet kriminale./Dosja.al