Nje ikje qe me dhemb…
e kam njohur shume heret kete grua,
ishte e re e bukur dhe me nje krenari qe te jepte deshire per te komunikuar..
une isha femije dhe e degjoja me kureshtje,
edhe zerin e kishte ndryshe, te qiellt, ashtu si shikimin dhe brishtesine femerore…
u rrita prane saj dhe me Liden si moter te vogel….
sot degjoj qe ka ikur ne qiell dhe ai ka marre shume drite tash e tutje…
poeti e ka pritur me mall dhe pasi i ka bere vend me siguri ia ka nisur t’i lexoje poezite e mungeses ne ciklin “Mall per Ty-zambaku im”…
te jetosh historine si nje liber qe mbyll kapitujt do te thote te jesh i pergatitur per pushtetin e brenges…
jam prane Lides sot…
ashtu pa buje, pa deklamacion,,,
thjesht duke kujtuar gjithçka te mire te prinderve te saj…
ata dhe vuajtjen nuk e perbuzen
sepse ishin te gatuar me lirine dhe ate nuk kishin arsye dhe motive ta shisnin…
pa çka se shume endrra Iu vrane….
per Teta Lilin si e quaja une ne femijerine time kam nje mall nga sot qe shlyhet me shikim nga qielli perlotur…
lamtumire miresi !
Amin !
10 shkurt 2016 PK
Me plagë në shpirt…
Një foto bardh e zi
…si historia
brenda buzqëshjes një degë
që thyhet
si një muaj që i çel lulet mes ngricave
kujtime që bartin udhët e
dikurshme
të plakura si qiejt me ngjyrë plumbi
Të ecësh në udhët e dhimbjes
sa do doja qe pranë të ishe…
edhe si frymëmarrje e lodhur
thjeshtë se bashke udha do ishte
më e dashur
rrugës dikush ndalet… fluturon e
bardhësia
fanepset si gjurmë që qiellit ia ndryshojnë
dekorin e lodhur…
E mendoj botën ndryshe tani… edhe
gëzimin
Kam pasuri vetëm vegimet që dje nuk
i shihja
nuk e kuptoja sa e shkurtër është jeta
pse gëzimi duhet të mbahej gjatë…
me fjalën e thjeshtë
të dua
10 shkurt 2016 PK
Komentet