Pas 34 vitesh histori emigracioni, politika shqiptare u bind se Diaspora shqiptare është aset- Nga ALBA KEPI
Një gjykatëse federale tha të hënën se Departamenti i Drejtësisë mund ta publikojë raportin e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi çështjen ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.
Vendimi i gjykatëses Aileen Cannon, e emëruar nga zoti Trump, është zhvillimi i fundit lidhur me raportin e Prokurorit të Posaçëm mbi dy çështje të lidhura me zotin Trump, por nga të cilat Departamenti i Drejtësisë u tërhoq pasi zoti Trump fitoi zgjedhjet, në bazë të një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve që janë në detyrë.
Gjykatësja Cannon më parë kishte bllokuar përkohësisht Departamentin e Drejtësisë të publikonte raportin. Urdhri i fundit i saj të hënën i hap rrugën publikimit të pjesës së raportit mbi ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2020.
Ajo caktoi një seancë për të premten për të përcaktuar nëse departamenti mund t’u japë ligjvënësve pjesën e raportit për çështjen e dokumenteve të klasifikuara.
Departamenti ka thënë se nuk do ta zbulojë publikisht atë pjesë për sa kohë që procedimet penale kundër dy të pandehurve të tjerë për këtë çështje mbeten të hapura.
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dje dhunën barbare ndaj tij, nga pushteti i Sali Berishës.
Atë natë, siç është publikuar edhe në librin “Kështjella e Medias” të Nikoll Lesit, ishin të pranishëm edhe gazetarët e Koha Jonë, Martin Leka dhe Nikoll Lesi, ku në spital luftonte mes jetës dhe vdekjes, Edi Rama.
Mjekët nuk lejoheshin nga agjentët e SHIK-ut ti jepnin tetanoz (gjoja nuk kishte në spital), por u gjet në një farmaci në mesnatë nga M.L. dhe N.L. e ku me pas mjekët u detyruan t’ia bënin gjilperën e tetanozit.
Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi foli për këtë episod në spital, pasi ishte dhunuar Edi Rama në vitin 97’, për shkak se bënte shkrime kritike ndaj Sali Berishës.
Ai tregoi momentin kur agjentë të SHIK-ut i jepnin porosi doktorëve, që Ramës të mos i bëheshin mjekime dhe të vdiste.
Nikoll Lesi: Rama ka histori të bukur te “Koha Jonë”. Rama ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime. Më vjen mua te rruga e Durrësit, kemi patur redaksinë atje, kishim bërë një si punë kafeneje për punonjësit. Menduam me Sandrin, meqenëse gazetarët punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makinë shkrimi, ishte torturë… Duke punuar te kafja, vjen Edi Rama, kishte vënë një vath në vesh. I them Dorit të madh, kush është ky? Ky është Edi Rama, më tha.
Filloi shkrimet e para. Kur shkruante Edi Rama dhe Dritëro Agolli, tirazhi ishte i jashtëzakonshëm. I kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun e parë.
Penën e kishte perlë, nuk e them se është kryeministër sot. Por, kur shkruante Rama kishte tirazh të madh.
Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.
Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.
Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.
Që të vdiste?
Nikoll Lesi: Që të vdiste po.
Nuk po bën shaka ti këtu?
Nikoll Lesi: Ke Martin Lekën gjallë dhe Ben Blushin. Kërkuam natën gjithandej. Martini njihte një farmaciste, morëm ilaçin e çuam në spital. Kur hymë brenda, ata të SHIK-ut, njëri nga ata që dogji redaksinë, nga ata tropojanët, mos i bëni tha, le të vdesë qeni! Rama ishte gjithë gjak.
Rama vijoi ciklin e shkrimeve te “Koha Jonë”. Kur erdhi ministër Kulture në 98’, ne i bëmë shkrimin e parë kritik. U nxeh Edi Rama, tmerr. Mori në telefon, tha Niko ç’është kjo punë…? gsh
Kosovën jashtë OKB-së e “sakatoi” dialogimi i Beogradit dhe i Prishtinës në Bruksel!- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Barometri diplomatik
Ky është shkaku kryesor pse nuk “ndez më” kjo formulë e publikuar për reflektim elitës politike dështuese shqiptare, shkruar nga Prof.Dr. Sali Kelmendi : ““Përshëndetje për të gjithë politikanët, profesorët, analistët dhe gazetarët kosovarë të angazhuar në çështjet ndërkombëtare. Mos e teproni me syzet e rrezikut nga Rusia në Republikën e Kosovës. Nëse 5 shtete të BE-së na njohin, njëkohësisht 4 anëtarë të NATO-s, Republika e Kosovës automatikisht do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s. Kjo mundësi është për shkak se BE-ja është një Organizatë Ndërkombëtare Rajonale Multifunksionale e së cilës OKB-ja ka detajuar rastin e Kosovës për një zgjidhje përfundimtare (duke shmangur kështu mundësinë e mundshme të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së). Kush po i ndalon këto vende të na njohin? Sigurisht që Rusia nuk e ka këtë kompetencë. BE-ja e ka ekskluzivisht këtë kompetencë. Logic esell pse po ndodh kjo? Cili është ndikimi i Kishës Katolike në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki apo Kishës Ortodokse në Rumani, Greqi dhe Qipro? Si përfundim, në rast të zvarritjes së pafund të BE-së, çështja e Kosovës mund të kthehet dhe të zgjidhet përfundimisht në KS të OKB-së? Republika e Kosovës (e mbështetur nga SHBA) është shtet i pavarur dhe, si shtet do ta obligojë vendin e saj në Bashkesinë Ndërkombëtare. “ (Nga FB, 7 janar 2025).
S’ka dilemë se ky vlerësim, është i qëlluar, mbase është me bazë të qëndruehsme juridike dhe politike ndërkombëtare për mbylljen e statusit të shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Mirëpo, fatkeqësisht vetë BE-ja këtë procedurë e ka ndryshuar me substitutin e Dialogut të Brukselit (2011-2025) në saje të pëlqimit të palëve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës.
-Ja, ky është “REFLEKTIMI”, që nuk mund të korrigjojë kapitullimin e politikës dhe të diplomacisë së Prishtinës zyrtare, që në momentin e duhur nuk ka “reflektuar esëll” për refuzimin e atijfarë “dialogu teknik”, që i thonin disa liderë politikë në Kosovë, por qe, 15 vjet (2011-2023) u ka dalë “dardhë me bisht”, Serbia përmes tij po kërkon kthimin e Kosovës shqiptare nën sovranitetin kolonial të saj (1912-1999).
Edhe në politikë, “ Njëherë vjen vera kah dera” !
-Po je i zgjuar politikisht, ekziston mundësia, që të kënaqesh me frutet dhe me të mirat e asaj vere me fat. Ndryshe, s’ ka asnjë gjasë në jetë, që për herën e dytë ta përjetosh të njëjtën fat, as verë e as dimër!
Prandaj, edhe thuhet në popull: “Njëherë vjen vera kah dera”, dite ta ndalësh, fitove. Nuk dite, kapitullove sikurse politika e Ibrahim Rugovës, i cili jo më pak se 10 vjet (1990-1999) nuk ndryshoi kursin e politikës inerte pasive , të ashtuquajtur paqësore (!)
Një politikë të tillë e pata kritikuar që më 1996 në Gazetën Studentore “Bota e Re” (maj 1996, Prishtinë), me qëllim që ajo të ndryshonte kursin e saj pasiv në atë aktiv të paqes dhe të interesit të përgjithshëm të Kosovës për të përballuar me sukses politkën terroriste, shfarosëse dhe gjenocidale të Serbisë militariste dhe hegjemoniste të Slobodan Milosheviqit dhe të KOS-it etj. Mirëpo, në vend se Rugova me kamarilën e tij, të REFLEKTONIN për diskursin e tyre aktiv paqësor, duke e begtauar edhe me komponentin e politikës së forcës, duke i bashkuar të të gjithë shqiptarët në Ballkan, ai brenda natës përgjigjet vetëm me një fjali: “Prej të gjithë neve e ke vetëm një porosi sharëse…”
Ky ishte “reflektimi” i Republikës së tyre me “dy shofera, me dy konduktera dhe me dy përkthyes”, sepse nuk kishin asnjë argument valid, ngaqë zhvillimi i ngjarjeve targjike i pati demantuar, jo më pak se 7 vjet (1989-1996), duke qenë se Serbia militariste kishte “gozhduar” Kosovën në shtetrrethimin e saj apartheid dhe të reprezalieve të tipit afrikan, duke i vrarë, burgosur dhe dëbuar nga Kosova në shtetet e Evropës Perëndimore . Kështu, me gjithë “reflektimin” tim, të vonuar jo më pak se 6 vjet, “kasta” rugoviste vazhdoi politikën e saj dështuese deri më 1999, saktësisht më 24 mars-10 qershor 1999, kur NATO-ja “78 ditë rreshe e bombardoi” Serbinë e Slobodan Milosheviqit.
Ia vlen të theksojmë faktin se, gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare (1989-1999) Republikën fiktive të Ibrahim Rugovës nuk e pati njohur ndërkombëtarisht asnjë shtet i botës. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe asnjë shtet i BE-së e as i OKB-së (përjashtim ishte Shqipëria, por nuk e mbrojti ushtarakisht Kosovën .Ky ishte gabimi më i pafalshëm politik dhe diplomatik) nuk e pati parandaluar Serbinë pushteuse, që të mos kryente spastrim etnik dhe gjenocid ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë
Politika dhe diplomacia nuk janë kategori statike
Mirëpo, politikanët dhe diplomatët shqiptarë të viteve(1990-2025) e kanë përvetësuar këtë koncept ndryshe, duke e keqzëvendësuar me “kategorinë statike”, duke harruar se politika dhe diploamcia janë të ndryeshueshme si stinët e motmotit (dimër, verë, vjeshtë e pranverë). Gjithashtu, nuk e dinë se në politikë dhe në diplomaci nuk ka “riprovim” për stuentët e dobët, sikurse në lëndët e tjera, ngaqë ajo që vlen(është aktuale sot), nuk është aktuale nesër. Këtë të vërtetë të lëvizjes materialiste dialektike e provon, edhe ky aforizëm popullor se “ një ujë që nuk lëviz ai nuk pihet.”
Mirëpo, kjo maksimë filozofike kurrë nuk ka vlejtur për liderët dhe diplomatët e shqiptarë të fundshekullit XX dhe në fillim shekullin XXI të sotëm (2025), ngase “punën e sotme” gjithnjë e lënë “për nesër”, duke mos qenë të vetëdijshëm se, “nesër gjithmonë është vonë”, duke qenë se përparësinë dhe fatin tënd të sotëm e grabisin të tjerët për interesa të veta qofshin politike, diplomatike, ekonomike, tragtare…etj.
Sepse po të kishim pasur diplomaci të mirëfilltë profesionale, sigurisht se Kosova nuk do lihej nën adminisrimin ndërkombëtar të UNMIK-ut deri më 17 shkurt 2008, kur shpallet pavarësia e Kosovës. Ndërkaq, një ditë më pas, Presienti historik George W. Bush i SHBA-së, më 18 shkurt 2008 e njohu Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (njohu shtetin e Kosovës, jo kurrfarë “kombi kosovar” të Nexhmedin Spahiut, siç po gënjen me “librat, me” fletoret”, me intervistat, me panelet dhe me “analizat” e tij, jo më pak se dy dekada !)
Kjo njohje e Republikës së Kosovës nga Uashingtoni zyrtar, nuk ishte rezultat i lobimit të diplomacisë së Kosovës, por drejtpërdrejt e diplomacisë së Sali Berishës (ish-kryeministër i qeverisë së Shqipërisë, i cilli më 10 qershor 2007, me rastin e vizitës së ngrohtë, që presidenti amerikan ,George W.Bush ia bëri Shqipërisë, kërkesës historike, kombëtare dhe sovrane të Kryeministrit Sali Berisha, që Kosova të fitonte statusin e pavarur dhe sovran si shtet i lirë, Presidenti George W. Bush në konferencë për media iu përgjigj shkurt në gjuhën angleze : “ENOUGH IS ENOUGH!” Kosova duhet të jetë e pavarur dhe sovrane. Këtë premtim presidenti George W.Bush e realizoi më 18 shkurt 2008, ku shkruan https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html
Text of a Letter from the President to the President of Kosovo
White House News
In Focus: Global Diplomacy
February 18, 2008
His Excellency
Fatmir Sejdiu
President of Kosovo
Pristina
Dear Mr. President:
On behalf of the American people, I hereby recognize Kosovo as an independent and sovereign state. I congratulate you and Kosovo’s citizens for having taken this important step in your democratic and national development.
On this historic occasion, I note the deep and sincere bonds of friendship that unite our people. This friendship, cemented during Kosovo’s darkest hours of tragedy, has grown stronger in the 9 years since war in Kosovo ended. Kosovo has since worked to rebuild its war-shattered society, establish democratic institutions, hold successful elections for a new government, and foster prosperity. As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.
In your request to establish diplomatic relations with the United States, you expressed Kosovo’s desire to attain the highest standards of democracy and freedom. I fully welcome this sentiment. In particular, I support your embrace of multi-ethnicity as a principle of good governance and your commitment to developing accountable institutions in which all citizens are equal under the law.
I also note that, in its declaration of independence, Kosovo has willingly assumed the responsibilities assigned to it under the Ahtisaari Plan. The United States welcomes this unconditional commitment to carry out these responsibilities and Kosovo’s willingness to cooperate fully with the international community during the period of international supervision to which you have agreed. The United States relies upon Kosovo’s assurances that it considers itself legally bound to comply with the provisions in Kosovo’s Declaration of Independence. I am convinced that full and prompt adoption of the measures proposed by U.N. Special Envoy Ahtisaari will bring Kosovo closer to fulfilling its Euro-Atlantic aspirations.
On the basis of these assurances from the Government of Kosovo, I am pleased to accept your request that our two countries establish diplomatic relations. The United States would welcome the establishment by Kosovo of diplomatic representation in the United States and plans to do likewise in Kosovo.
As Kosovo opens a new chapter in its history as an independent state, I look forward to the deepening and strengthening of our special friendship.
Sincerely,
George W. Bush
###
Shih në: (https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html ).
Pikërisht në përmbajtjen e kësaj letre historiko-diplomatike, shihet se Amerika e ka njohur zyrtarisht Kosovën si “SHTET”, jo si “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut:” …As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.” ((https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html).
Reflektim i qëlluar realist, por i vonuar ,jo për fajin e mosreagimit në kohën e duhur të Prof.Dr.Sali Kelmendit, si autor i këtij vlerësimi të justifikueshëm politikisht dhe diplomatikisht, por për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe kushteve në terren, sepse autoritetet politike në Kosovë ishin në gjumë, duke dëgjuar “përralla” të Desanka Maksimoviqit në gjuhën “frënge” të kryeshefit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner, se në Kosovën e çliruar nga UÇK-ja dhe NATO-ja, nuk ka : (1) Qeveri të Përkohhsme të Kosovës, (2) Nuk ka Ushtri Çlirimtare të Kosovës; (3) Nuk ka përdorim të flamurit të UÇK-së nën të cilin kishte luftuar kundër armikut agresor dhe gjenocidal pushteus serb; (3) Nuk ka vazhdim të Republikës së Kaçanikut (7 shtator 1990).
S’ka dyshim se përjashtimi dhe mohimi i të gjitha këtyre atribueve thelbësore për formimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës , ishin në frymën dhe nën diktatin e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbeomadhe të Beogradit, me prapavijë të thellë dhe afatgjatë “kinse paqësore” për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe të UÇK-së, që ishte bazamenti i formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës Ky ishte gabim fatal i elitës politike drejtuese shqiptare të Kosovës, sepse në vend që më 2003 urgjentisht, të shpallnin REFERENDUMIN për njohjen e së DREJTËS SË VETËVENDOSJES nga ana e Kombeve të Bashkara, të cilat ishin veç në terren me UNMIK-un e tyre, i cili do të ndihmonte në njohjen e rezultateve të arritura të atij REFERENDUMI. Kështu Kosova, do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara, duke qenë se më 2003, Serbia gjenocidale ende ishte e izoluar dhe e bllokuar në arenën e marrëdhëmieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare.
Për këto gabime të pakorrigjueshme, pata reflektuar që atëherë(menjëherë pas formimit të Qeverisë së Përkohshme dhe hedhjes në rrugë të UÇK-së, pa asnjë arsye, sepse kjo ishte boshti kurrizor i formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, por që pushtuesit serbë dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë antishqiptarë, UÇK-në e akuzonin si “organiatë terroriste”, ashtu siç e akuzojnë dhe e padisin edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku padrejtësisht qe 4 vjet po gjykohen komandantët e saj, që kanë luftuar për çlirimin , mbrojtjen dhe shpëtiin e popullit shqiptar, që vritej dhe masakrohej me qindra e mijëra, vetëm pse ishin shqiptarë në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshoe dardane.
Propozimi i Saliut realist, por i “tejkaluar” nga BE-ja, atë e degradoi me Dialogun e Brukselit (2011-2024) !
Kjo procedurë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të zbatohej sikur të mos hapej Dialogu i Brukselit (2011-2025) nga vetë BE-ja, pas mbylljes së statusit politik të Kosovës, të njohur nga 140 shtete të OKB-së !?
Ky ishte një gabim trashanik, sepse BE-ja nevojitej të zbatonte të njëjtën procedurë të njohjes së Kosovës, ashtu sikur ndaj Kroacisë, Sllovenisë, BeH, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, me ç’rast bashkërendoi me KS të Kombeve të Bshkuara për t’i njohur si shtete të reja të pavarura.
Megjithatë, analisti Prof.Dr. Sali Kelmendi ka bërë mirë që këtë opsion për zgjidhjen e konfliktit shekullor serbo – shqiptar, e ka ripërsëritur për të satën herë, para se të fillonte Dialogu falimentues i Brukselit (2011-2025), e, edhe sot, duke iu drejtuar publikisht kastës drejtuese politike dhe lexuesve të Facebook-ut : “
“Përshëndetje për të gjithë politikanët, profesorët, analistët dhe gazetarët kosovarë të angazhuar në çështjet ndërkombëtare. Mos e teproni me syzet e rrezikut nga Rusia në Republikën e Kosovës. Nëse 5 shtete të BE-së na njohin, njëkohësisht 4 anëtarë të NATO-s, Republika e Kosovës automatikisht do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s. Kjo mundësi është për shkak se BE-ja është një Organizatë Ndërkombëtare Rajonale Multifunksionale e së cilës OKB-ja ka detajuar rastin e Kosovës për një zgjidhje përfundimtare (duke shmangur kështu mundësinë e mundshme të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së). Kush po i ndalon këto vende të na njohin? Sigurisht që Rusia nuk e ka këtë kompetencë. BE-ja e ka ekskluzivisht këtë kompetencë. Logic esell pse po ndodh kjo? Cili është ndikimi i Kishës Katolike në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki apo Kishës Ortodokse në Rumani, Greqi dhe Qipro? Si përfundim, në rast të zvarritjes së pafund të BE-së, çështja e Kosovës mund të kthehet dhe të zgjidhet përfundimisht në KS të OKB-së? Republika e Kosovës (e mbështetur nga SHBA) është shtet i pavarur dhe, si shtet do ta obligojë vendin e saj në Bashkesinë Ndërkombëtare. “ (Nga FB, 7 janar 2025).
S’ka dilemë se ky vlerësim, është i qëlluar, mbase është me bazë të qëndruehsme juridike dhe politike ndërkombëtare për mbylljen e statusit të shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).
-E, pra, pse është i vonuar dhe jashtë kohës, që të merrej në konsideratë nga BE-ja dhe nga OKB-ja,- sepse kanë ndryshuar rrethanat dhe klima poliitike ndërkombëtare, që nga vviti 2003, Kosova nuk është në qendër të vëmendjes si çështje koloniale, por vetëm si “çështje minoritare” e Serbisë dhe e BE-së. Këtë e proovon edhe Marrëveshja e Brukselit (2011-2025).
Thjesht, nuk është fajtorja kryesore diplomacia e Rusisë, e cila vuri VETO-në e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër ndryshimit të Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën (10.06.1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe Prishtina zyrtare që pati pranuar zhvillimin e e negociatave të Brukselit, të cilat ndryshuan procedurën e njohjes së Kosovës nga ana e BE-së sikurse në rastin e njohjes së Sllovenisë, të Kroacisë, të BeH, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.
Sa më sipër, nëse Serbia do ta njihte Republikën e pavarur dhe sovrane në Dialigun e Brukselit, atëherë ekziston mundësia, që të realizohej “formula për reflektim” e Prof.Dr. Sali Kelmendit, Ndryshe jo derisa të vazhdojë dialogu në Bruksel ndërmjet palëve negocuese nën monitorimin e përfaqësuesve të BE-së.
On Saturday, December 28, 2024 at 12:33:16 PM EST, Mehdi Hyseni <[email protected]> wrote:
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Fati i Kosovës nuk varet nga Serbia, por nga Amerika shpëtimtare
*** Presidenti serb Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij serbo-ruse kurrë të mos e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, por as shqiptarët në Ballkan, kurrë më nuk do ta lejojnë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovën e Shqipërisë Natyrale ! Ky është epilogu për Kosovën shqiptare!
-Kosova ka vdekur për Serbinë pushtuese gjenocidale sikursse Vuk Karaxhiqi, Nikola Pashiqi, Dobrica Qosiqi, Ivo Andriqi , Vasa Qubriloviqi dhe Slobodan Milosheviqi…etj., duke qenë se përjetësisht kanë humbur koloninë e tyre 100-vjeçare-Kosovën e Shqipërisë Etnike Natyrale (1912-1999) si rrjedhim i luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të bombardimit të Aleancës së Atlantikut Veriore(NATO) , më 24 mars -10 qershor 1999). Kjo luftë e përbashkët fitimtare e UÇK-së dhe e NATO-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si superfuqi botërore, e varrosi përgjithmonë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, e cila më 17 shkurt 2008 e fitoi lirinë dhe pavarësinë nga “140” shtete anëtare të OKB-së me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë .
Ndërkaq, pretendimet territoriale të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të kthejë Kosovën nën sundimin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999), duke përdorur forcën ushtarake, kjo, de fakto dhe de jure, do të ishte fundi i shtetit hegjemon pushtues serb në “bifurkacionin” e rrëmbyeshëm të dallgëve të lumenjve Sava dhe Danubi buzë “Kalamegdanit” në Beograd, jo në Prishtinë e as në Tiranë, pavarësisht nga kërcënimet e përditshme apolitike të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se “ ne, me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës” (https://www.telegraf.rs/vesti/politika/4026704-vucic-ni-po-koju-cenu-necemo-priznati-nezavisnost-kosova
Vuçiqi deri në amshim, mund t’i përsërisë “tiradat” e tij poliko-propagandistike serbomëdha, se “serbët dhe Serbia nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”, por nëse Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja e detyrojnë që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, atëherë kjo është çështje e mbaruar, pavarësisht nga “zhallopojkat” e rreme mitomane të politikës, të diplomacisë së shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja “përjetësisht nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Kjo parullë e përditshme synon “ngrirjen” e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mashtrimin e pafund të serbëve si brenda, ashtu dhe jashtë Serbisë, se kinse “Kosova është Serbi, o me paqe, o me luftë”!?
Për më tepër, kjo parullë raciste serbomadhe in medias res “ka për qëllim të përherhshëm zhdukjen fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij autoktone shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror dhe masakra në përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova Sot/broshurë/1992: 36).
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës !
-Sikurse në rastin e agresionit në Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2024, kur Serbia hodhi “30 terrristë serbë në mënyrë ilegale” për të vrarë dhe terrorizuar shqiptarët dhe për të djegur Kosovën.
Po, ashu edhe në rastin e armatosur subversiv për hedhjen në erë të kanalin “Ibër-Lepenc”(29 nëntor 2024), me ç’rast në fshatin Varragë të Zubin Potokut, edhe e dëmtuan një pjesë të këtij kanali, që furnizon me ujë për ftohjen e termocentraleve të Kosovës…etj.
Prandaj, si presidenti Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe qeveria e tij janë të detyruar, që të përmbahen nga kërcënimi dhe përdorimi i forcës ndaj Repblikës së Kosovës, dhe në vend të tyre të zbatojnë dhe respektojnë parimet e koekzistencës paqësore për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në përputhje me këto parime themelore të Konferencës së shteteve afrikane-aziatike bërë në Bandung të Indonezisë, më 1955, e cila shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve ndërkombëtare në mënyrë dhe, me mjete paqësore, domethënë në frymën e parimeve të koekzistencës paqësore ndërmjet shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore, duke u fokusuar në eliminimin e diktatit dhe të ultimatumeve të luftës së ftohtë të dy superfuqive botërore dhe aleancave të tyre bllokiste (NATO,1949 dhe Traktati i Varshavës, 1955). Këto parime të Marrëveshjes paqësore të Bandungut (që problemet dhe konfliktet e mosmarrëveshjet ndërkombëtare të zgjidheshin me paqe, jo me forcë dhe me luftë) shërbyen si bazë e qëndruehsme e ndërtimit të Platformës politike të Lëvizjes së Mosinkuadrimit (1961 -1980) , e cila me neutralitetin e saj, jashtë aleancave të ndryshme ushtarake bllokiste , pothuajse për një kohë 20-vjeçare e pati neutralizuar dhe ngadalësuar intensitetin e luftës së ftohtë dhe të zhvillimit të garës së ethshme në armatimin bërthamor të dy superfuqive (Amerika dhe BRSS-ja).
Kjo Lëvizje e Mosinkuadrimit de fakto dhe de jure “ka vdekur” së bashku me themeluesit e saj (Tito, Naser, Nehru…etj.), sepse Serbia pushtuese gjenocidale e “trashigoi”, ashtu sikurse e “tarshigoi” karrigen në OKB, edhe pse kishte kryer 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).
Edhe në këtë vështrim Serbia u privilegjua edhe nga Lëvizja e Mosinkuadrimit ( e cila “është strukur” dikund në Afrikë, sepse pas përfundimit të luftës së ftohtë 1989, si dhe pas shuarjes liderëve themelues të saj botërë, 1980, s’ luan kurrfarë roli në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëare), sepse udhëheqja e sotme e saj,në mënyrë flagrante shkeli parimet themelore të koekzistencës paqësore, duke e pranuar Serbinë si shtet sukcesor të ish-Republiës Socialsite të Jugosllavisë, e cila ishte ndër themeluesit e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, jo Serbia nuk ishte themeluese as e Kombeve të Bashkuara (1945-2024), as e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, por Jugosllavia federative e Titos, e Kardelit dhe e Miroslav Kërlezhës.
Po ashtu, edhe OKB-ja bëri gabim flagrant, sepse shekli parimet dhe qëllimet e Kartës së saj, duke e pranuar Serbinë si sukcesore të RSFJ-së, ndërkaq, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH, i diferencoi nga Serbia, sepse nuk ua njohu statusin e sukcesorit të RSFJ-së sikure, që ia njohu Serbisë, por i detyroi që të shkruanin KËRKESË TË RE PËR PRANIMIN në OKB, duke mos ua njohur cilësinë e njohjes si sukcesorë të Republikës Socialiste Federative, ashtu siç ia njohu Republikës së Serbisë, edhe pse kjo si shtet agresor, pushtues dhe gjenocidal (jo më pak se 10 vjet-1989-1999) e kishte përjashtuar vetëveten, edhe nga OKB-ja, edhe nga OSBE-ja, edhe nga Lëvizja e Mosnikuadrimit , sepse biente ndesh me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Pikërisht, kjo padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare ndaj favorizimit të Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), e frymëzon dhe e trimëron deri në arrogancë, në shovenizëm, në racizëm dhe në apartheid presidentin aktual Aleksandër Vuçiq saqë nuk përfill as OKB-në, as BE-në e as NATO-n vetëm Vladimir Putinin dhe Rusinë militariste dhe agresore.
Mirëpo, ky kurs i politikës, i diploamcisë dhe i propagandës serbomadhe antishqiptare dhe anticiivilizue antievropianee nuk shpie në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por në konfrontim të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshëm, që përshpejton shpërthimin e luftës me këto vende fqinje, sidomos me shqiptarët, me Kosovën dhe me Shqipërinë.
Mirëpo, në fund kjo “finale”, do të mbyllet në Beograd, ashtu sikurse më 6 prill 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mirëpo, shpëtimi i Serbisë, është zgjedhja e formulës së qëndrueshme paqësore, siç parashikojnë edhe këto 10 parime bazë të Konferencës së Bandungut të “29 vendeve afriko-aziatike të bëra në Bandung të Indonezisë, më 1955 për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe të krizave politike rajonale dhe ndërkombëtare . Këto parime të miratuara nga Konferenca e Bandungut drejtpërdrejt kanë ndihmuar në formulimin e konceptit të koekzistencës aktive paqësore, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të së drejtës ndërkombëtare në frymën e përmbajtjes së Kartës së Kombeve të Bashkuara(1945-2024)
“ (1) Respektimi i të drejtave dhe i lirive themelore të njeriut, si dhe i bojektivabv dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara;
(2) Respektimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial i të gjitha shteteve;
(3) Njohja e barazisë së të gjitha racave dhe e barazisë së të gjitha kombeve të mëdha e të vegjël;
(4) Përmbajtja nga përzierja dhe nga ndërhyrja në punë të brendshme të shteteve të tjera;
(5) Njohja e të drejtave të çdo populli, që të mbrohet insividualisht apo kolektivisht, në përputhjen me Kartën e Kombeve të Bashkuara;
(a) Përmbajtja nga përdorimii marrëveshjes për mbrojtjen kolektive për avancimin e interesave të veçanta të ndonjërës nga fuqitë e mëdha.
(b) Përmbajtja e çdo shteti nga ushtrimi I trysnisë mdaj shteteve të tjera.
(7) Përmbajtja nga aktete e agresionit ose të kërcënimit me agresion, si dhe nga përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të ndonjë shteti;
(8) Zgjidhja e të gjitha konflikteve ndërkombëtare me mjete paqësore, sië janë: neogociatat, pajtimi, paqësimi, arbitrazhi ose vendimi gjyqësor, si dhe me mjete të tjera paqësore, të zgjedhura nga vetë palët në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara;
(9) Përparimi i interesave reciproke dhe i bahskëpunimit;
(10) Respektimi i të drejtave dhe i detyrimeeve ndërkombëtare.” (Po aty: https://uncrd.un.org/sites/uncrd.un.org/files/background_document_of_bandung_spirit_water_summit_help_ver.3_20240505.pdf ).
Prandaj, këto Parime bazë të koekzistencës aktive paqësore e thërrasin presidentin Vuçiq që t’i zbatojë me konskeuencë dhe me përpikshmëri në rastin e mbylljes së problemit kolonial të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, ndryshe përgjegjësia për shpërthimin e ndonjë konflikti të armatosur a lufte në Kosovë, do të bjerë mbi presidentin Vuçiq dhe mbi Serbinë agresore.
Ndërkaq, ai preidenti serb Vuçiq, dot të mos e njohë pavaraësinë e Kosovës (sepse njohja e një shteti nuk është akt juridik i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por AKT I VULLNETIT të një shteti, kur ai konsideron ka ose nuk ka interes të njohjes së një shteti tjetër), Mirëpo, është i detyruar ndërkombëtarisht (si shtet anëtar i OKB-së me të drejta dhe me detyrime të plota), që të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë dhe reciprok miqësor dhe paqësor me Republikën e Kosovës, ashtu siç parashikojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Sa më sipër, ABC-ja diplomatike e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të bazohet në zbatimin e detyrueshëm të koekzistencës aktive paqësore
Duke qenë se dy agresionet e ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës në: (1) Banjskë, më 24 shtator 2023 dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor 2024, janë kate të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj, deri tani, Serbia do të duhej të penalizohej nga OKB-ja dhe nga OKB-ja për veprimet e tilla agresore ndaj territorit sovran dhe të pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).
Groenlanda është e rëndësishme nga perspektiva e mbrojtjes me raketa, nga perspektiva hapësinore dhe nga perspektiva e konkurrencës globale – kështu thotë Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar të Qendrës Wilson dhe ish-këshilltare e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për strategjinë e Arktikut.
Diskutimet për këtë ishull janë intensifikuar këtë muaj, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta marrë kontrollin e tij nga Danimarka.
Uashingtoni ka qenë i interesuar ta merrte Grenlandën – për t’i zbutur kërcënimet që buronin nga Arktiku – edhe shumë kohë para Trumpit. Ai i ka ofruar Danimarkës 100 milionë dollarë ar për ishullin e akullt, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ky interesim është rritur viteve të fundit, pasi Rusia dhe Kina kanë shtuar aktivitetet e tyre ushtarake dhe tregtare në Arktik, bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe investojnë në sisteme të reja armësh, të tilla si raketat hipersonike.
“Grenlanda po bëhet më e rëndësishme, ndërkohë që ne e gjejmë veten në një konkurrencë globale me Kinën dhe në një revolucion të ri teknologjik sa u përket luftërave”, thotë Pincus për Radion Evropa e Lirë.
Një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, Grenlanda është fizikisht më afër Shteteve të Bashkuara – vetëm 1.900 kilometra e ndajnë shtetin Mein nga brigjet e ishullit arktik.
Si territor i Danimarkës, ajo është pjesë e NATO-s, por Grenlanda dëshiron që të pavarësohet nga Kopenhaga dhe disa ekspertë druajnë se një gjë e tillë mund t’u hapë dyert Rusisë dhe Kinës për të fituar terren në atë vend.
Shtetet e Bashkuara kanë një bazë hapësinore në Grenlandë për mbrojtjen raketore dhe mbikëqyrjen hapësinore, por kontrolli i gjithë ishullit do t’u mundësonte të mbroheshin më mirë kundër kërcënimeve detare dhe ajrore që burojnë nga rajoni, si dhe rreziqeve nga hapësira.
Rusia ka një prani shumë më të madhe ushtarake në Arktik, sesa Shtetet e Bashkuara, dhe ka vazhduar të investojë shumë në kapacitetet e saj mbrojtëse në rajon, pavarësisht luftës në Ukrainë.
Gjenerali amerikan në pension, Terrence J. O’Shaughnessy, i cili ka shërbyer si komandant i Komandës Veriore të SHBA-së, ka thënë në një seancë dëgjimore në Senat në shkurt të vitit 2020, se nëse Rusia do ta sulmonte SHBA-në, ka të ngjarë ta bënte këtë nëpërmjet Arktikut.
Jahara Matisek, profesor në Kolegjin e Luftës Detare në SHBA, i cili flet për Radion Evropa e Lirë si ekspert i pavarur dhe jo në emër të Qeverisë amerikane, thotë se infrastruktura ushtarake e SHBA-së në Arktik është e dobët.
Sipas tij, ajo është hallka më e dobët në mbrojtjen e atdheut.
“Nëse doni të jeni një vend i fuqishëm hapësinor dhe të jeni në gjendje ta projektoni fuqinë hapësinore, sa u përket sistemeve të armëve hapësinore sulmuese dhe mbrojtëse dhe llojeve të tjera të ISR-së [inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit], duhet të keni infrastrukturë në Arktik”, thotë ai.
Ambiciet kineze
Kina nuk është vend arktik, por po përpiqet të bëhet lojtare kryesore në rajon.
Viteve të fundit, Pekini ka bërë përpjekje të blejë porte, infrastrukturë tjetër dhe të drejta të minierave në Grenlandë, por pa sukses.
Matisek thotë se SHBA-ja ka dyshuar se interes i vërtetë i Kinës në ato projekte, ka qenë vendosja e sensorëve dhe radarëve me përdorim të dyfishtë në Rrethin Arktik, për të ndihmuar në kontrollimin e satelitëve të saj ushtarakë dhe në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës për operacionet e SHBA-së me bazë hapësinore në rajon.
Pincus thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më shumë mjete të inteligjencës dhe mbikëqyrjes në Arktik.
“Ky është hendeku ynë më i madh që duhet ta mbyllim. Pra, kemi nevojë për më shumë sensorë nga hapësira në shtratin e detit”, sipas saj.
Ajo shton se nuk është për t’u habitur që Rusia dhe Kina janë përqendruar në Arktik, sepse “SHBA-ja është e dobët me praninë sipërfaqësore” atje.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë më shumë se dy akullthyese funksionale, në krahasim me rreth katër dhe disa dhjetëra që ka Kina, respektivisht Rusia.
Kalimi verior
Derisa akulli vazhdon të zvogëlohet në Arktik, për shkak të temperaturave në rritje, ai po hap një rrugë për anijet – përfshirë anijet ushtarake – për të kaluar transit nga Evropa në Azi, përmes ujërave mbi Grenlandë dhe Kanada.
“Transportimi tregtar kinez do t’i rrisë kalimet përgjatë rrugës veriore, pasi është më e shkurtër, por, mesa duket, edhe anijet luftarake kineze do ta përdorin atë rrugë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ben Hodges, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane.
Anijet ushtarake që vijnë në Oqeanin Atlantik nga Arktiku, do të duhet të kalojnë përmes shtegut ujor, GIUK, midis Grenlandës, Islandës dhe Skocisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, forcat e NATO-s i kanë gjurmuar nëndetëset sovjetike që vinin në Atlantikun e Veriut përmes këtij shtegu, thotë Hodges.
Zvogëlimi i akullit do ta bëjë më të lehtë edhe minimin e rezervave masive të burimeve natyrore në Grenlandë. Ato përfshijnë metale të rëndësishme për prodhimin e mallrave të teknologjisë së lartë, automjeteve elektrike dhe turbinave me erë.
Kina dominon në shumë prej këtyre tregjeve të metaleve, përfshirë minierat, rafinimin dhe përpunimin e tyre, ndërsa Pekini ka shprehur, po ashtu, interes për zhvillimin e burimeve natyrore të Grenlandës.
Përfitimet prej këtyre burimeve natyrore janë të rëndësishme për ëndrrën e Grenlandës për pavarësi.
Ishulli varet ende nga subvencionet nga Danimarka.
“Kur keni një vend si Grenlanda… asaj i duhen para për investime. Kina dhe Rusia do të hedhin para në këtë problem”, ka thënë në një intervistë për The Cipher, Philip M. Breedlove, gjeneral në pension i Ushtrisë amerikane, i cili ka shërbyer si komandanti suprem i aleatëve të NATO-s nga viti 2013 deri më 2016.
“Të sigurosh një Grenlandë me prirje perëndimore është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë ai.
Matisek thotë se Trump, thjesht, mund të përpiqet t’i bëjë Shtetet e Bashkuara që “ta marrin seriozisht Grenlandën”, për shkak të rolit integral që luan ajo në mbrojtjen e Amerikës së Veriut.
Është gjithashtu “e qartë përpjekja për t’u siguruar që kinezët dhe rusët të mos fitojnë terren atje”, sipas tij.
Radio Evropa e Lirë
Përgatiti: Valona Tela
Videolajm- Qytetari spektakël me parashutë në liqenin me dallgë dhe erë të fortë të Pogradecit ~1 minute
Një qytetar ka dhuruar spektakël me parashutë në Liqenin e Pogradecit, duke sfiduar motin e ftoht
Ilirjan Tasellari shihet teksa bën sërf në Tushemisht në liqenin me dallgë dhe erë të fortë.
Ai ka nxitur kureshtjen e kalimtarëve të cilet kane filmuar momentin e veçantë të spektaklit në liqen. Panorama
Analisti Genc Burimi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se politikisht është shumë bonapartist dhe një parti ka një shef, është ai që vendos: të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu dhe krijo parti në vete.
‘Kur hyn një parti hyn në një ndërmarrje, ka një shef të pëlqen apo jo dhe kjo është filozofia ime, mbase dhe gabohem’- u shpreh Burimi.
Genc Burimi:
“Sigurisht që të paktën për mua ose me përvojën që kemi këtu në Francë primaret nuk janë aspak një eksperiment i duhur.
Është si të thuash, primaret mund të ngjisin atje ku ka një përvojë një traditë ku janë SHBA-të, Franca u mundua t’i adoptojë, qe një dështim i plotë, flas këtu për zgjedhjet presidenciale, sepse për deputetë është më i ndërlikuar akoma.
Kjo sepse çoi në një luftë vrasëse politike brenda kampit tënd dhe unë jam pak a shumë bonopartist dhe them se një parti ka një shef, është ai që vendos të pëlqen rri, nuk të pëlqeu largohu dhe krijo parti në vete.
Unë nuk pres gjë të madhe nga primaret në kuptimin që është një fjalë e dhënë, duhet bërë i pret pak ai bari në këmëbë i partive të reja që po na mërzisin nga mëngjesi në darkë me këto listat e reja.
Unë politikisht nuk besoj shumë te primaret sepse kur thonë historinë e politikës, partitët politike janë krijim i vonshëm dhe zgjedhja në fund është takimi i një kandidati me një elektorat dhe partia është thjeshtë që i lejon këtij kandidati të ketë më shumë jehonë nga ana e komunikimit.
Kur hyn një parti hyn në një ndërmarrje, ka një shef të pëlqen apo jo dhe kjo është filozofia ime, mbase dhe gabohem”
Në margjina të ngjarjeve ose zhvillimeve të përgjithshme brenda dhe jashtë vendit….- Nga AGRON SHABANI
Jemi afër zgjedhjeve të radhës nacionale.Disa radhë për politikën, votuesit dhe ate së çka mund të në sjellin zgjedhjet .Politika është profesion fisnik edhe pse ngatërrohet nga shumë kush duke e klasifikuar ate vetëm si punë përfituese. Puna e krijimit të paqes në fushën e të vërtetave kontradiktore, krijimit të paqes në të cilën nuk imponohet asnjë e vërtetë superiore, por vetëm ato të vërteta që garantojnë kushte njerëzore të jetesës. Duke vepruar kështu, kontributi më i rëndësishëm i politikës është respektimi i rregullave të lojës, të cilat i lejojnë secilit të gjejë të vërtetën e tij në jetë. E vërteta elementare e politikës duhet të jetë e vërteta e rregullave të tilla të lojës. Nuk kemi nevojë për politikë me ambicie për të krijuar kuptim, me një shpirt që më pas do të arrijë deri te shpirti i qytetarit, politikë me ngazëllim dhe dridhje botëkuptimi. Dalja në zgjedhje është një çështje individuale, e cila përfshin edhe përgjegjësi përsonale.Edhe atë që nuk dëshiron të votoj, duhet respektuar , vetëm mos ndodhë më pas se është bërë zgjedhje e gabuar. Para së gjithash, zgjedhë vetë në zgjedhje, ndaj edhe nëse bëjë një zgjedhje të keqe, rezervoj të drejtën të kritikoj dhe ta ndryshoj nëse nuk funksionon. Zgjedhjet janë mundësi të ndryshoni gjendjen për të mirë, që me një goditje të stilolapsit mund t’ia bëni vetes katër vitet e ardhshme më të lehta. Dhe, e di që keni frikë nga përgjegjësia për një zgjedhje të keqe të mundshme, ekziston frika e humbjës të mundësinë për të ndryshuar, menduar dhe ekzistuar. Kur zgjidhni mes “dy të këqijave”, zgjidhni më të voglën, midis “dy të mirave”, zgjidhni më të mirën, në çdo rast zgjidhni se e keni mundësinë.Largoni më votën tuaj pa meritorët, ata që nuk dinë dhe nuk dëshirojnë për të punuar ndërshmërishtë për shtet dhe qytetarë. Dhe, ruani mendjen për ju, sepse në zgjedhje nuk zgjidhni vetëm për veten tuaj, por për të gjithë.Ju e dini se çfarë kanë gënjyer dhe çfarë kanë bërë mirë, kur na gënjejnë dhe kur thonë të vërtetën.Sigurishtë së për shumë palë të zgjedhjeve na kan gënjyer dhe manipuluar sa për të marrë votën.Mos lejoni që kjo të përseritet gjithë herë.E dimë të gjithë se shumë kush nga të kandiduarit nuk e ka vendin aty, por që ja kjo është gjendja, që duhet pikërishtë këtu të bëhët ndryshimi.Matrapazëve dhe manipulatorëve duhet një herë e mirë treguar vendin.Kosovës i duhen njerëz kredibil, njerëz më moral dhe dinjitet që e i dërgojnë proceset përpara.Të largohemi nga logjika autokratike e shekullit të kaluar të te menduarit dhe vepruarit.E këtë mund të bëjmë duke e spastruar më votën tuaj skenën ende jo kredibile politike ne vend. Kujtesa është një gjë e çuditshme dhe nuk thirret për të porositur. Merrni për shembull luftën; edhe pse në kuadër të fushatës parazgjedhore politikanët bëjnë gjithçka për t’i kujtuar elektoratit të tyre luftën, ata përfundimisht ia dalin vetëm në nivelin sipërfaqësor. Një kujtim i vërtetë i luftës, wshtw një rikthim i gjallë në të kaluarën me të gjitha detajet e saj.Votoni për krijimin e një atmosfere demokratike .Votoni për një atmosferë normaliteti dhe mirësjelljeje.Për një atmosferë ndryshe , që më mirë të jetojmë.Një atmosferë ku do të mësojmë më të mirën nga e kaluara dhe nuk do të ngulmojmë vetëm në më të keqen.Të krijojmë atmosferë në të cilën qeveria ndihmon njeriun e thjeshtë për të zgjidhur problemet, dhe nuk funksionon në atë mënyrë që t’i japë vazhdimisht probleme.Një atmosferë kur paszgjedhore do të përfitojnë edhe votuesit, jo vetëm të zgjedhurit.Votoni ata që do t’ju ofrojnë një arsim normal, siguri, kushte për të përparuar, pa qenë nevoja të jeni anëtar partie…Votoni edhe nese nuk na respektojnë. Se mos respect treguan shumë herë deri më sot.Votoni sepse vetëm kështu do të vijnë të tjerët.Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt …
Lajmet me interesante
-
Bardhi fiton gjyqin ndaj Ballukut, avokati i demokratit thirrje zv/kryeministres: Trego ku kanë shkuar 180 mln euro të shqiptarëve!
January 8, 2025
-
Me botuesin e Kadaresë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit- Esé nga FATBARDH AMURSI
January 9, 2025
-
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram
January 7, 2025
-
NDESHKIMI- Poezi humoristike nga ANDREA ZALLI
January 10, 2025
-
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur elbasanas, Astrit Bishqemi
January 8, 2025
-
Rrëfen Bedri Çoku: Klithmat e nëndheshme që tronditën Shqipërinë. Si u pushkatuan në kampin e Spaçit: Koprenca, Kokomani dhe Lezha
January 9, 2025
Lajmet e fundit
-
Mbetjet e një avioni në liqenin e Konstancës mund të hedhin dritë mbi incidentin
By voal.ch | January 14, 2025
-
Zelenskyy dhe Macroni diskutojnë për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë
By voal.ch |
-
Bylykbashi: Asambleja e EPP miratoi amendamentin e PD: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, detyrim për Shqipërinë!
By voal.ch |
-
“Nuk ka prova që të lidhin Olsi Ramën me Xibrakën”- Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut me kërkesë për informacion pas pushimit të hetimeve
By voal.ch |
-
“1 milion shqiptarë u larguan 10 vitet e fundit”, Topalli: Diaspora e kësaj dekade t’i japë përgjigje me votë qeverisjes socialiste
By voal.ch |
-
Më 14 janar 2014 u nda nga jeta poeti i shquar argjentinas Juan Gelman
By voal.ch |
Komentet