-Që nga arrestimi i kreut të NPK-së nga Gjykata Speciale, një kor zërash të veshur me petkun e politikanit, deputetit, gazetarit dhe analistit ka mbushur hapësirën publike me iluzione dhe gënjeshtra të pakripë.
-Prej fillimit të procesit gjyqësor, e deri në përfundim të seancave dëgjimore dhe paraqitjes së dëshmitarëve, është ndërtuar një teatër absurd me premtime se po lirohet : “sot në mbrëmje”, “për Bajram”, “për Vit të Ri”, madje edhe “për Shën Gjergj”..
-Ky iluzion i orkestruar dhe fushate kunder drejtesise nuk përjashtoi as ekipin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të cilët herë me zë të lartë, herë me deklarata të lëmuara-pikante , ushqyen një narrativë të rreme që binte ndesh me realitetin e provave të paraqitura nga Prokuroria.
-Madje, një numër i konsiderueshëm i avokatëve hoqën dorë nga çështja në gjysmën e rrugës, duke pranuar në heshtje se nuk mund të përballeshin me barrën e deshmive të faktuara. Edhe avokati zhurmeshem i Kadri Veselit, që e nisi me buje dhe premtime, e përfundoi në heshtje klinike.
-Për pesë vite rresht, ekipi i mbrojtjes nuk ka arritur të fitojë asnjë betejë substanciale në këtë proces.
-Dhe është e vështirë të besohet se pikërisht në aktgjykim, do të ndodhë një kthesë magjike që përmbys gjithë peshen e fakteve të grumbulluara.
-Deklarata e fundit e avokatit Mesic, që thotë: “Nëse gjyqtarët e shohin rastin si ne, gjithçka që mund të bëjmë është të shpresojmë për një rezultat pozitiv”, është ndoshta shprehja më e ndershme e pafuqisë së mbrojtjes.
-Një “nese” e hollë si fijest e leshit te Deves , që po i mban në ajër shpresat e atyre që e kanë keqkuptuar rolin e drejtësisë ndërkombëtare..
-Përballë kësaj, mbetet vetëm e vërteta gjyqësore: Gjykata ka vepruar në përputhje me dëshmitë, provat. Dhe nëse verdikti final do të jetë në përputhje me këtë qasje, atëherë ai do të jetë në favor të drejtësisë – jo të propagandës.
-Aktorët që për vite me radhë kanë mashtruar opinionin publik, që kanë shantazhuar me patriotizëm të rremë dhe kanë helmuar diskursin me premtime boshe, i kanë bërë llogaritë pa hanxhiun.
-Ata jo vetëm që e kanë dëmtuar kreun e NPK Thaçin dhe të tjerët në proces, por kanë shkelur mbi integritetin e shoqërisë.
-Dhe ndonëse ndëshkimi penal mund të mos i arrijë, përgjegjësia morale duhet t’i ndjekë si hija kriminelin në ikje..